Osman, Abdullah emra tradicionalisht shqiptar? ....Postuar më parë nga BEHARI
![]()
Osman, Abdullah emra tradicionalisht shqiptar? ....Postuar më parë nga BEHARI
![]()
Lioness,pa mi gjej ti disa mbiemra shqiptar se jam shum kurioz ta di nga ana jote??Postuar më parë nga Lioness
Behar i nderuar, pash të keni quajtur temen si diçka intresante, në këtë rast po të mos ishte forum (mundësia ç'dokujt) kjo do të ishte një Temë shumë Deliakte për tu diskutuar, e që duhej të merrëshin expertet me të.
ViC, besoj ta kesh patur fjalen për VIÇ, se tamam puna të bëjm Vica edhe për kët punë.
Tash Cilët jan Mbiemrat karakteristik Shqiptarë?
Të gjithë mbiemrat shqiptarë që nuk marrin prapashtesat e quditshme sllave janë shqiptarë.
Por!
Edhe ata mbiemra që praktikohën në disa familje shqiptare, si Idrizi, Jashari, Rexhepi. Thjesht nuk jan asgjë tjetër veqse mbiemra marr emrat e gjyshit.
Unë dijë ku mbiemri Idrizi përpara pati për mbiemer BERISHA por pasi që i ati që vdiqë quhej Idriz, fëmijët e posalindur merrnin për mbiemer emrin e gjyshit. Natyrisht kjo i shkonte për syrësh kolonëve sllav, sepse me këtë arsyetojn një të kaluar të afërt të popullsis shqiptare e sidomos dikur në kosovë, tash në "maqedoni"dhe "Mal të Zi".
Emrat nuk jan ndonjë problem i madhë, sepse emrat ndërrohen edhe më shpesh, pra gjeneratata të reja.
Por Mbiemrat! Mbiemrat jan shumëëëëëë qështje delikate/serioze.
Ndryshuar për herë të fundit nga Ylldriti : 17-01-2007 më 19:51
Edhe nëse do të vdisja nuk do të mërzitësha, ama ti bijer njëher autostrades Durrës-Morinë
Mbiemra shqiptare? Po ja po ti jap une disa mbiemra tradicionale shqiptare.
1-Muzaka
2-Balsha
3-Kastrioti
4-Topia
5-Kostandini
7-Mirakaj
8-Strati
9-Kryemadhi
10-Lazri
11-Muraku
12-Dreni
13-Demi
14-Marku
15-Stefani
18-Zara
19-Kote
20-Dune
21-Gjoleka
22-Gurabardhi
23-Korita
24-Rrota
25-Shkembi
26-Pellumbi
27-Kryeziu
28-Gjormi
29-Gjoka
30-Huti
Etj, etj, etj... Po ti hysh nuk i mbaron dot. Dhe jane te gjithe mbiemra jo vetem tipik shqiptare por dhe shume te vjeter e te perdorur. Me vone mbiemra te tille u zevendesuan me mbiemra myslimane dhe arsyeja dihet. Po te thuash qe 'me gjej nje mbiemer tipik shqiptar' eshte jo vetem injorance per historine e vendit tend por edhe miopi. Pse deri perpara se te pushtoheshim nga turqit dhe te nderronim sebashku me fene edhe mbiemrat, sipas teje shqiptaret kane patur vetem emra?
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Dikush tha që kjo është një temë interesante, dikush tjetër tha që është delikate sipas dikujt tjetër e panevojshme sepse kemi probleme më madhore (rryma elektrike, varfëria, administrata, korrupsioni etj.), unë do të thosha se është temë e rëndësishme.
Hapësi i temës, me sa e kuptova, kërkon ndërrimin e mbiemrave - të atyre mbiemrave që nuk janë shqip ose nuk tingëllojnë si të tillë; unë do të thosha se nuk është e nevojshme të ndërrohen por të korrigjohen - të shqiptarizohen, pikësëpari ata mbiemra me mbaresa të huaja (sllave, psh. -viq) dhe pastaj në përgjithësi që mbiemrave të shqiptarëve t'u vihet mbaresa shqipe -aj. Kjo e fundit nuk vlenë për të gjithë mbiemrat (llagapet) por për një pjesë bukur të madhe të tyre, sidomos kur mbiemri vjen nga një emër njeriu. Që të mos bëhet tepër i thatë ky shkrim ja disa shembuj:
Hyseni > Hysenaj;
Hasani > Hasanaj,
Gjini > Gjinaj,
Konstadini > Konstadinaj,
Gurabardhi > Gurabadhaj etj. kurse
Kryeziu, Kastrioti, Gashi, Berisha etj. mbeten si të tillë. Ja pse kështu:
" Erdhën Hysenajt, shkuan Hasanajt, do të takohemi me Gjinajt, pimë nga një kafe me Konstadinajt, u ngatërrova me Gurabardhajt" etj., kurse:
" Erdhën Kryezinjtë, shkuan Gashët, do të takohemi me Kastriotët" etj.
Edhe te kombet tjera kanë mbaresa tipike të mbiemrave (një apo më shumë) si dhe ka gjithashtu përjashtime (mbiemra jotipik), psh. te gjermanët -er, -en; te skandinavët -son, -sen; te finlandezët -nen; te sllavët -viq; te spanjollët -es, -ez;
te grekët -is, -as sikurse edhe te lituanezët -is, -as (edhepse nuk kanë lidhje në mes veti këta dy të fundit) e kështu me radhë.
P.s: Lioness, shembulli i përmendur nga ti 15. Stefani a nuk do të duhej të ishte Shtjefni sepse kemi emrin ndërkombëtar Stefan të shqipëruar/shqiptarizuar Shtjefën ( psh. Shtjefën Gjeçovi që sipas mendimit tim do të duhej të ishte drejt Shtjefën Gjeçaj)? Dhe më tutje mendoj se më drejt(më shqip) do të ishte 15. Stefanaj/Shtjefnaj.
Ndryshuar për herë të fundit nga Tal Aga : 18-01-2007 më 06:14
të gjitha me masë!
Ja si shqiptarizohen emrat:
Ibrahim Luta == Abraham Lloti
Adem Nuhija == Adam Noeja
Havë Ismaili == Eva Ishmaeli
Skender Musa = Aleksandër Moisiu
Ky ishte një shqiptarizim apo Izraelizim i emrave muslimanë.
Darius, shumë falemnderit !Postuar më parë nga Darius
Kjo eshte e mjaftueshme...
shendet
KREKSI!!Postuar më parë nga Kreksi
mire ti qe e falenderon DARIUS per ata mbiemra shqiptar qe na solli si shembull!!
por une dua te bej nje pyetje ty,darius na solli si shembull mbiemrin RROTA!
atehere lind pyetja,si do te tingellonte tek ti po te therrisnim KREKSI RROTA!!???
apo Darius ta quanim DARIUS RROTA!??
pastaj juvet kush ju ka then qe STEFAN na qenka emer apo mbiemer shqiptar!?
Pash disa ga mbiemrat që kishit dhënur nga lart, mirë shumë.
Ja shtoi edhe disa sosh:
Lakra
Pula
Thaqi
Kastrati
Morina
Dugagjini
LLeshi
Krasniqi
Kuqi
Puka
Behari qenka hutuar me atë se si tingëllon po ta quaje dikën Rrota.
Ja përshembull në kosovë ka edhe nga ata si:
Filan Baballoqi
Filan Pula
Edhe nëse do të vdisja nuk do të mërzitësha, ama ti bijer njëher autostrades Durrës-Morinë
Behar tingellon si tingellon ato mbiemra ekzistojne prej shekujsh dhe jane perdorur po prej shekujsh. Shume vende te botes dhe jo vetem shqiptaret e kane tradite qe te perdorin si mbiemer nje objekt te caktuar dhe shpesh edhe nje profesion te caktuar. Sa per mbiemrin Stefani kam lexuar disa kronika bizantine qe i perkisnin kohes se mijevjecarit te pare (vitet 840-970) ne kohen kur brigjet e Himares dhe te Vlores apo Dhermiut ishin te mbushur me mbiemra te tipit Gjonbaba ose Gjonbiri etj dhe ky mbiemer ka qene i perdorueshem ne Shqiperi. Po ashtu ne tradite ka qene dhe vendosja e mbiemrave duke perdorur emertime vendesh te ndryshme ne Shqiperi. Une personalisht e kam mbiemrin Shiroka pasi me origjine shume te larget nga njera ane jam shkodran. Dhe ky mbiemer i ka mbetur familjes sime ndonese prej me shume se 7 brezash kane jetuar ne Tirane.Postuar më parë nga BEHARI
Nese mbiemri im do ishte Rrota (mbiemer i nderuar ky ne qytetin e Shkodres me piktorin e famshem Simon Rrota apo i biri kompozitori i talentuar Tonin Rrota) do e preferoja shume me teper sesa ta kisha Mehmeti apo Abdullai apo Qerimi apo Islami etj. (sdua te fyej asnje anetar qe mund te kete nje mbiemer te tille).
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt