Jam kurioz te di mendimet e ndryshme te atyre qe besojne ne Bibel,por edhe te atyre qe nuk besojne.Eshte bibla autentike,apo thjesht eshte nje riperpunim i besimeve Sumero-Akado-Babilonase(qyteterimet mesopotame).Shembujt qe te lene te dyshosh jane te shumte,dhe nje prej tyre eshte pjesa qe flet per permbytjen( Le deluge) ku Zoti meshiroi Noen dhe e instruktoi ate se si te ndertonte anijen me te cilen ai dhe familja e tij do te mund ti shpetonin permbytjes.Besoj se shumica e dine kete histori.Por cudia qendron ne faktin se nje histori e tille ekzistonte ne besimet e popujve te Mesopotamise te pakten 2600 vjet para ngjarjeve qe pershkruan Bibla.
Jane me qindra-mijra tableta ku flitet me detaje per permbytjen.Ne epopene e Gilgameshit mund te lexoni edhe per permbytjen,ku ne te njejten menyre si Noe,Zoterit instrukojne Ut-Naparishin se si te ndertoje nje anije sa te gjate aq edhe te gjere ku do te strehoet me familjen e tij.Ut-Naparishi duhet gjithashtu te mare me vete ne anije edhe nga nje cift kafshesh te buta dhe te egra ne menyre qe jeta te vazhdoje pas uljes se ujrave dhe shfaqjes se sterese.E keshtu me rradhe eshte pothuaj e njejta histori si e Noes.C'fare mendojne vellezerit tane bersimtare dhe jo besimtare?A eshte kjo nje koincidence?A eshte nje kopjim qe cifutet i bene shkrimeve te vjetra mesopotame?Apo mos ndoshta valle nje pjese e mesopotameve u vendosen ne token ku jetonin hebrejte pas shkaterrimit te qyteteve te tyre dhe u perzine me hebrejte?Kjo eshte vetem nje nga shembujt e shumte te cilat per mendimin tim nuk mund te jene thjesht koincidenca.
Pre reagimet tuaja.
Krijoni Kontakt