Mire se ke ardhur ne teme njehere.
Nese dikush pretendon i pari nder shoket duke thene se "Bota eshte e rrumbullaket" nderkohe qe askush tjeter nga njerezit e asj bote nuk e di kete gje, bile as qe ka ndonje perfytyrim ne lidhje me formen e saj.
Nuk ka fare rendesi se a eshte e vertete apo jo!
Mos u cudit, ky gjykim eshte paradoksal por eshte i drejte. Tani do ta sqarojme perse.
Nderkohe qe ky njeri e tha nje te vertete te madhe dhe te panjohur nga askush deri atehere: -realisht nuk ka thene asgje!
Te shohim perse:
Shumica do te vrapojne ta perqafojne ate thenie dhe ta respektojne ate qe u dhuroi nje njohuri te re. Por kjo ne mos asgje do te zgjoje xhelozine ne shumicen prej tyre/atyre qe e lakmojne ate respekt per vete.
Nje qe eshte me i paftyre se te tjeret do te dalete thote: -Jo! Bota eshte e rrafshte. Pasi qe t'i bindur ky nje pjese te konsiderueshme ne te kunderten pavaresisht sa e pavertete qofte kjo, e verteta do te jete me te. Dhe respekti do ti drejtohet ketij te dytit tani. Por ky nderrim disponimi do te hape udhe per ambicjet e atyre qe ndenjen te heshtur deri atehere dhe do te ngritet secili per vete duke mohuar dy theniet e para.
Njeri, "jo nuk eshte e rrumbullaket, por eshte katrore!". Tjetri: "jo, nuk eshte katrore, por eshte kube" e keshtu me radhe pambarim.
Kur te jete bere tolllovi dhe kaos i papajtueshem plotesisht sepse ne kete menyre secili prej tyre ka te drejte te barabarte ne ate qe pretendon pavaresisht se ku qendron e verteta, ne fund do te vije radha forces. Me i forti prej grupeve te percara do t'i detyroje te gjithe te pajtohen dhe te betohen se bota eshte nje rreth me nje vrime ne mes. Dhe kjo qeshtje do te shnderrohet ne nje tabu te paprekshme dhe askush nuk do te guxoje te shprehe dyshimin se nuk eshte ashtu sepse te nenshtruarit tjere do ta hane per se gjalli ose do ta lecisin.
Fatmiresisht gjendja e mjerueshme nuk mund te qendroje gjithmone keshtu sepse nje e vertete e tille pothuaj perjetesisht aktuale megjithate ekziston diku. Argumentit te forces i vie fundi vetem nga forca e argumentit.
Euklidi qysh ne shekullin 5 pes, lere qe e kishte kuptuar se bota eshte e rrumbullaket por ai edhe e kishte matur perimetrin e saj.
Voah??? si eshte e mundur ?
Shume thjeshte, me nje shkop. E kishte lutur nje mik qe ta maste hijen e atij shkopi te vendosur pingul ne mesin e dites kur dielli eshte saktesisht ne zenit ne nje qytet te cilit ia dinte saktesisht largesine dhe po me kete shkop e kishte matur hijen e diellit ne mesdite diku ne Egjipt. Diferenca e gjatesise se hijes, distanca e pikematjeve te saj per gjatesine konstante te shkopit, ia dha atij shkallen e lakeses se siperfaqes se tokes dhe ai me ane te saj perfitoi nje rreth ne baze te te cilit gjeti perimetrin e globit tokesor.
Ja kjo eshte e vertete, ky eshte argument dhe ky njeri mund te thote se Toka eshte e rrumbullakte dhe vetem tani ky pretendim ka vlere. Ky mendim ka vlere per secilin njeri sepse ka argument dhe ky argument nuk mund te fshehet as te shtremberohet as te prishet e demtohet asgjesohet as shketerrohet nga asnje njeri kundershar. Dhe tani secili prej atyre qe e degjuan se bota eshte e rrumbullket nese ia thot dikujte dhe ai e kundershton me nje pretendim tjeter personal se jo eshte katrore, ky miku edhe mund t'ia argumentoje te kunderten duke i thene se hija e shkopit ne nje siperfaqe te rrafshet do te duehj te ishte gjithkund te siperfaqen e tokes e njejte, por nuk eshte. Ky do ti thote -jo eshte. Ky do t'ia ktheje ani eja ta masim pra. Dhe serish do te ngadhnjeje e verteta pavaresisht faktit se kush e tha, sherbetore apo mbret.
Dikush mund te ngritet e te thote: Pharaon do te thote paraja-jone pra ari jone apo pasuria jone. Atehere si do ta bindesh ti se, jo ore, e verteta eshte kjo qe them une. Ketu kemi fjale perballe fjaleve dhe asgje me teper.
E verteta dosido duhet te jete disi, por ajo nuk varet nga kush cka thote por ne cka e mbeshtete dhe a ka ne cfare ta mbeshtese.
Krijoni Kontakt