Nė Parkun Kombėtar, qytetarėve kryeqytetas do t`u rikthehen vendet e dashurisė
A e dini se ku bėnin dashuri dikur prindėrit tuaj, ku ēuēurisnin poezitė vesh mė vesh e gajaseshin, derisa mbrėmja tė kaptonte qytetin? Padyshim qė nuk keni nga ta dini, se nga strehėzat e dashnorėve tė mbrėmjeve kryeqytetase, sot ka mbetur thjesht emri dhe reliket e vjetruara tė lėna pas dore, si edhe historitė e dashurive qė pėrfliten ende kafeneve. Pėr kuriozitetin tuaj, ato janė ende aty dhe quhen bisedtka, njė alias qė fsheh ende shumė zėnka dashurore apo lidhje qė i rezistuan kohėrave. Ato janė shtatė tė tilla dhe sot asnjė nga dashnorėt e rinj tė metropolit nuk preferon qė tė ulet e tė presė tė dashurėn e tij ashtu siē bėnin djemtė e para viteve 90. Pėr tė kthyer nostalgjinė pas, iniciativėn pėr ti afruar edhe njėherė tė rinjtė tė bisedtkat e ka marrė pėrgjegjėsi i ri i Parkut Kombėtar Arben Korra dhe stafi i tij i punės. Prej 15 vitesh, specialist i gjelbėrimit nė Francė, Korra ėshtė kthyer nė Shqipėri me ide tė qarta pėr ti dhėnė njė imazh tė ri Parkut.
Dhe pėr tė kristalizuar idetė e tij pėrgjegjėsi Korra e ka nisur nga rregullimi i bisedtkave dhe i burimeve tė famshme. Unė kam kaluar njė pjesė tė mirė tė fėmijėrisė dhe tė rinisė sime nė kėtė park, dhe kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse unė dua qė ky park tė fitoj edhe njėherė gjallėrinė e tij tė dikurshme, - rrėfen Korra, i cili shpjegon mė pas edhe vėshtirėsitė me tė cilat ai dhe stafi i tij hasin gjatė punės sė pėrditshme. Duhet tė kuptojmė diēka, se Shqipėria nuk i ka mundėsitė financiare pėr tė administruar nė mėnyrėn e duhur parqet, dhe pėr kėtė gjė ne duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm dhe duhet tė japim vetė kontributin tė parėt,- vazhdon mė tej Korra duke shpjeguar se me iniciativėn e tij ėshtė rregulluar edhe bisedtka e parė. Kur kam ardhur kėtu dhe i kam parė tė braktisura mė ka ardhur shumė keq, ky ishte edhe ngacmimi i parė pėr ti kthyer edhe njėherė si dikur,- rrėfen pėrgjegjėsi, i cili mė shumė se fjalėt gjatė periudhės sė drejtimit tė tij ka preferuar tė flasė nė bazė tė veprave tė kryera.
Njė puthje nė publik... Hė, mo xhaxhi, kush tė ka humbur djali apo vajza. As djali, as vajza, mė ka humbur komedia. E po kėrko diku tjetėr se kėtu do tė gjesh vetėm poezinė. Tani kohėt kanė ndryshuar. Pėr tė gjetur bocetin e komedisė sė humbur, Aleks Paskut, shkrimtarit qė bridhte bisedtkave nė filmin Stola nė park i duhet tė bredhė lokaleve tė kryeqytetit, aty ku ndodhen dashnorėt e rinj tė kryeqytetit. Tė rinjtė e sotėm preferojnė mė mirė njė puthje publike me kondicioner sesa njė pėrqafim intim tė fshehur nė ndonjė bisedtkė, tė cilat pėr ta cilėsohen si tė dala jashtė mode.
Dritan Laci
Krijoni Kontakt