Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Nein, adolf, nein.

    Shqiperia nuk ishte thjesht as lindje as perendim, si thoshte ramo, se po te ishte ashtu, ahere do te kishin rene dakord me strauss-in.

    Ne nje fare menyre, Shqiperia nuk ishte "no man's land".
    ja ja xhuxh ,gabim historik i ramiz alis,ne ato vite greqia,spanja e portugalia u lidhen me gjermanin duke u futur ne familjen gjermane BE,mbrenda nate ju ndryshua jeta,kurse mos tishte Shqiperia dhe shqiptaret te mallkuar prej zotit ne do ta kishim pas fatin te futemi ne familjen gjermane ,do te ishim monako,po tash me ke presim te lidhemi me shtetet e dores se dyte ne BE,si greqia ,italia e bullgaria

  2. #12
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    :-( , shumicen e ketyre qe lexova i degjonim nen ze qysh ne ato vite.
    Problemi yne ishte se "politikanet" e asaj kohe (tanet e kam llafin)
    jetonin mbi gjakune e djersen e 3 miljone sklleverve, te cilet ishin
    aq te verbuar nga indokrinimi sa jo Shtrausi, po Zoti vete te zbriste
    do ta kishin kryqezuar per se dyti.
    Kur ka ardhur per koncert Albano & Romina ne Shqiperi, kam degjuar qe
    u mbushen postat me letrat e "komunisteve popull" per te "demaskuar"
    devijimin revizjonist te R. Alise, biles ka qene gati puçi ushtarak.
    Megjithese u perpoq R. Alia tu hapte syte gradualisht njerezve (jo se e beri dhe
    ky nga qefi, po u prene gjitha burimet pas renies se komunizmit ne lindje),
    ne 90-en vullnetaret e Enverit ishin gati ta lanin ne gjak Shqiperine.

    Nuk ishte kollaj me ate gjendje surealiste ku na kishte futur merhumi Enver,
    breza te tere te lindur ne izolim total, nje klase intelektuale me ndikim
    perendimor qe kalbej shtat pashe nen dhé ose ne Spaç qysh pas 44-es.
    Vendet e tjera te lindjes si kishin mbyllur gjithe dyert dhe populli i tyre ishte shume
    me i parapregatitur se ne.

    Jam i bindur (ndoshta e kam gabim) se nqs do ishte bere nje kthim drjet
    Perendimit ne 85-en, pa pergatitur popullin do kishim direkt nje
    kunderevolucjon "marksisto-komunist" qe nje Zot e di se si do perfundonte.
    Nodshta vete ne qe tani flasim ketu do kishim marre armet per te mbrojutr
    "revollucjonin, komunizmin, e internajonallizmin" :-) .

    Akoma edhe sot pika jone me e dobet eshte se drejtohemi akoma nga produkti
    i aij rregjimi; qindra mijra rini Shqiptare qe kane marr diploma Perendimore
    apo Shqiptare (ata qe i kane marre pa leke ;-) ), inkurajohen te kthehen
    vetem gjate fushatave elektorale, me pas eshte Bac Sala e Don Nano qe i
    marrin pune ne dore. Edhe ata qe jane kthyer shumica jane ndodhur perballe
    nje muri dekurajus, qe s'eshte vetem ai financjer.

    Nejse, kjo "historia e Shtrausit" do jete nje mit me shume ne radhen e
    "ngyshellimeve" tona si popull. Mite te cilat na mbajne peng e na lene
    larg realitetit.

  3. #13
    Nuk e diskutoj gabimin e ramizit, por nuk kishe cfare te prisje ndrysh prej tij, asaj biroje, asaj partie, ...
    ... u lidhen me gjermanin duke u futur ne familjen gjermane BE ...
    Se ku i gjen ti keto nocione, une nuk e di, veces di mire qe BE nuk eshte familje gjermane. Gjermania zgjodhi udhen e integrimit europian qysh me Adenauer, dhe mbajti ate kurs mjaft mire, duke qene te bindur se lidhja e interesave gjermane me ato te europes ishte zgjedhja me e mire per te mos perseritur historine e midis dy luftrave boterore te shekullit te kaluar. Flirtimi dhe pazaret e vecuara ruso-gjermane i kane vene flaken te pakten dy here Europes, nje here kur lenini e nxorri rusine nga Entente, ashtu dhe ribentrop-molotov ne luften e dyte.
    kurse mos tishte Shqiperia dhe shqiptaret te mallkuar prej zotit
    Une nuk e di se Zoti e ka mallkuar Shqiperine, une besoj ne nje Zot qe e do njerezine mbare - jemi ne prag te Krishtlindjeve - Shqiperia nuk ben perjashtim - ishte diktatura ajo qe u perpoq qe te mallkonte Krijuesin.

  4. #14
    Debatet në KQ për bisedimet me Gjermaninë


    Enveri: Dakord për kreditë në vend të dëmeve të luftës

    Zhvillimet e reja me Anglinë: Nëse na kthejnë interesat e arit, do të vendosim marrëdhënie diplomatike

    Afrim Imaj

    “Në qoftë se gjermanët hezitojnë për të na kthyer dëmshpërblimet e luftës, atëherë le të operojnë si në rastin e Jugosllavisë që po ia kthejnë në formën e kredive me interes ekonomik”.

    Me këtë ide që ka dalë gjatë takimeve shqiptaro-gjermane të mbajtura në Bon në maj të vitit 1984, është pajtuar më në fund edhe Enver Hoxha. Në vijim të diskutimeve në Sekretariatin e KQ për çështjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, udhëheqësit e lartë shqyrtojnë kushtet dhe vështirësitë që vazhdojnë të mbajnë të bllokuara lidhjet midis Tiranës dhe Bonit. Teksa ndjehen skeptikë për kthimin e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore, zyrtarët shqiptarë mundohen të përafrojnë qëndrimet me ato të palës gjermane të bëra të qarta për herë të parë gjatë takimit të zhvilluar në Bon para vizitës së Shtrausit në Shqipëri. Mënyra se si Gjermania ka lëvruar këto dëmshpërblime me shtetet e tjera si Jugosllavia, Polonia dhe Izraeli, duke i kompensuar ato me kredi të leverdishme me interes ekonomik, mbetet më në fund mundësia e vetme edhe për palën shqiptare.
    Po si vazhdoi negocimi për t’i kompensuar reparacionet e luftës me kreditë lehtësuese? Çfarë ofroi pala shqiptare për t’u diskutuar në takimin e dytë me palën gjermane dhe si u operua me përpunimin e modaliteteve për të vendosur marrëdhëniet diplomatike me Bonin...

    Vijon dokumenti i Sekretariatit të KQ të PPSH

    SHOKU RAMIZ ALIA: Ja, këto idera kanë hedhur gjermanët, shoku Enver. Përfundimi, si të thuash është ai që ka thënë sekretari i shtetit: ky është turi i parë i takimit dhe nuk mund të mendohet që çështjet të përfundojnë në një bisedim. Do të jetë nevoja edhe për një takim tjetër. Konkretisht ata propozuan që takimin e tanishëm ta ndërpresin këtu, u shkëmbyen disa mendime, tani secila palë do të reflektojë mbi ç’u tha, pastaj mund të bëjmë një takim tjetër, kur të doni dhe ku të doni ju. Kështu iu drejtuan Sofos. Ne, thanë ata për veten e tyre, jemi gati ta bëjmë takimin tjetër ndaçi në Romë, ndaçi në Paris, ndaçi në Vjenë, ose kudo që të dëshironi ju. Sofoja u tha “Dakord, mund të bëjmë një takim tjetër më vonë, kur ta shikojmë të arsyeshme. Tani, secila palë të studiojë pikëpamjet e njëra-tjetrës” dhe shtoi: “Ju më folët për disa forma lehtësish ekonomike për pagimin e dëmshpërblimeve. Ashtu siç kini gjetur formën e kredive për të tjerët, format që paraqitët përpiquni t’i konkretizoni për në takimin tjetër. Edhe ne, nga ana jonë do të mendojmë për këtë punë”. Me kaq përfunduan bisedimet.

    SHOKU ENVER HOXHA: Po mirë është.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Kjo një bisedë e parë ishte dhe, siç duket, në kuptimin që të paguajnë dëmshpërblimet, ata s’kanë për të dhënë gjë, por ndonjë lëshim mund të bëjnë në rrugë e forma të tjera. Pra, njëfarë lehtësimi ekonomik mund të bëjmë.
    SHOKU ENVER HOXHA: Sa mallra importojmë ne nga Gjermania?
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Po importojmë nja 30 e ca milionë dollarë materiale të ndryshme dhe 8 milionë dollarë objekte në vit.
    Po në 5-vjeçarin që vjen do të importojmë më shumë, se kemi disa objekte të rëndësishme e me vlerë të madhe, siç janë uzina e koksit, ajo e llamarinës në të nxehtë; jemi në bisedime me disa firma gjermane për uzinën e tubave etj. Gjermania për ne është treg i rëndësishëm si për materiale, si për objekte.
    SHOKU ENVER HOXHA: Po ja, këtu mund të shikohet jo vetëm çështja e taksës së doganës.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Doganën mbi mallrat e eksportit e kanë të shtrenjtë ata, nja 20 e ca për qind.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe në rrugë tjetër mund të arrihet diçka me ta.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Po forma tjetër, financimi nga shteti i tyre për firmat gjermane që investojnë jashtë?
    SHOKU RAMIZ ALIA: Ajo nuk na sjell ndonjë fitim të madh, vetëm lehtëson në kuptimin që paratë e objektit nuk i lan, si të thuash, çdo vit.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Ky është një lloj kreditimi për ca kohë 5-6 vjet apo më shumë, aq sa vazhdon ndërtimi i objektit, vleftën e të cilit e lan në fund.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Domethënë kur kolaudon veprën, atëherë paguan dhe paratë.
    SHOKU ENVER HOXHA: Pa interes?
    SHOKU RAMIZ ALIA: Po, pa interes.
    Unë mendoj, shoku Enver, që edhe forma që gjermano-perëndimorët kanë përdorur me polakët mund të jetë me interes për ne për ndonjë objekt si në industrinë e naftës, në atë të bakrit, në mekanizmit e minierave të bakrit dhe në shtimin e kapacitetit përpunues të uzinës së bakrit.
    SHOKU ENVER HOXHA: Po, po.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Për të prodhuar tela të hollë e shumë të hollë.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Në këta sektorë mund të investojnë gjermanët, me një fjalë të na japin makineritë e nevojshme dhe ne të zotohemi me një kontratë shumëvjeçare, të themi 5 apo 10-vjeçare, për t’u dhënë atyre një pjesë të prodhimit me çmimet koniunkturale.

    SHOKU ENVER HOXHA: Po, po.
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: 20 për qind të vleftës së objektit t’ia shlyejmë, ta zëmë, me tela bakri nga uzina që do të ndërtojmë dhe pjesën tjetër me materiale të tjera, me kompensim.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, jo me kompensim. Ai thotë ne investojmë, nuk duam shlyerje, por angazhimin që për 10 vjet me radhë ta zëmë, 20 për qind të prodhimit të na i jepni me çmimet koniunkturale.
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: A, t’ia shesim atij deri sa të shlyhet plotësisht objekti.
    SHOKU ENVER HOXHA: Po vetëm tua shesim atyre, me një fjalë thonë ata, ne sigurojmë prodhim për vete dhe kështu garantojnë vlerën e investimeve. Makineritë pas kësaj na mbeten ne. Kështu e kanë bërë ata me polakët. Në këtë rast kreditë i japin jo si dëmshpërblim dhe formalisht i merr 20 për qind të prodhimit me çmimet kuniunkturale.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Edhe ne mund t’u japim 20 për qind të telave të bakrit.
    SHOKU ENVER HOXHA: Ne mund t’u japim edhe energji elektrike.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Posi, edhe energji elektrike mund t’u japim.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Po ta rregullojnë me jugosllavët, pse të mos u japim edhe energji.
    SHOKU ENVER HOXHA: E rregullojnë vetë gjermanët atë punë, flasin ata me jugosllavët dhe u thonë merrni energji elektrike nga Shqipëria për ne.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Posi, e rregullojnë ata menjëherë, edhe me austriakun e me të tjerë.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Kjo prapë mund të jetë me interes për ne. Mund të bësh edhe drejtpërsëdrejti ndërtim hidrocentrali dhe pastaj për shlyerje u jep energji elektrike.
    SHOKU ENVER HOXHA: Po, po drejt.
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: Turbinat, makineritë komplet të hidrocentralit i merr andej dhe i jep për 10 vjet 70 milionë kilovat energji elektrike çdo vit. Ne i japim 150 milionë kilovat orë energji elektrike çdo vit Jugosllavisë.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Jepu gjermanëve edhe 500 milionë kilovat orë po deshe, se do t’ua japësh me atë çmim që ua jep edhe jugosllavëve.
    SHOKU ENVER HOXHA: Pra, nuk është më ashtu siç thoshte çeku, të investojnë ata dhe ne t’ua jepnim gjithë prodhimin.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Ajo që thoshin çekët, të lë pa treg.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Tamam ashtu është, të lidh duar e këmbë. Ta ndërtojmë uzinën, thoshin ata, por prodhimin, koncentratin e hekurnikelit të na e shisni vetëm ne!
    SHOKU ENVER HOXHA: Ja, në qoftë se kjo është kështu, është prapë një e ardhur e mirë. Pastaj është edhe taksa doganore. Po edhe çështja e pensioneve për të vrarët, pa le ç’thonë gjermanët për polonezët. Polakëve u kanë dhënë ata. Edhe Titos i kanë dhënë 50-60 a 100 milionë dollarë.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Me siguri u kanë dhënë.
    SHOKU HEKURAN ISAI: Prandaj Titoja mbajti fjalimin që u përmend këtu.
    SHOKU ENVER HOXHA: Po mirë, të mendojmë një çikë për këto punë, shokë.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Do t’i mendojmë shoku Enver, të tëra me radhë.
    SHOKU ENVER HOXHA: Ka mbajtur shënime Sofoja për bisedat që ka bërë?
    SHOKU RAMIZ ALIA: Po, po i ka mbajtur shënimet të tëra. Tani është duke punuar për të bërë raportin.
    SHOKU ENVER HOXHA: Ambasadorit francez ia dhatë përgjigjen e qeverisë sonë për komunikimin që na bëri lidhur me çështjen e arit që na mbajnë anglezët dhe të pasurive amerikane?
    SHOKU RAMIZ ALIA: Sot në ora 12, më duket, sot ia dorëzojmë notën. E ndala një çikë unë dje se desha të bisedoja me Sofon për të parë se ç’rezultat kishim nga bisedimet me gjermanët.
    SHOKU ENVER HOXHA: Në qoftë se problemi i interesave të arit me anglezët është ashtu si ka thënë gjermani, perspektiva e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Anglinë është e mirë.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Këtë ia thashë edhe Reizit, shoku Enver, që, kur të takojë ambasadorin francez për t’i dorëzuar përgjigjen tonë t’i thotë, në qoftë se ai pyet, që me Anglinë përveç çështjes së interesave problem tjetër nuk kemi. Po u zgjidh ky, krijohen kushte për normalizim të marrëdhënieve diplomatike.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Çështja e interesave është e ligjshme, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, sepse ky ar, kjo monedhë, po ta kishim ne, do ta kishim përdorur me interes.
    SHOKU HEKURAN ISAI: Paratë po t’i çosh në bankë dhe merr interes, jo më t’i vësh në qarkullim ekonomik.
    SHOKU ADIL ÇAR-ÇANI: Çdo shtet kur depoziton diçka, mendon që të marrë interesin.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Kështu është.
    SHOKU ENVER HOXHA: Sidoqoftë të shohim, unë jam skeptik.
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: Anglezët e të gjithë kapitalistët e tjerë janë qen të lekut.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Një gjë është e qartë, këto punë janë diskutuar midis qeverive perëndimore, midis gjermanëve, anglezëve, amerikanëve, francezëve dhe italianëve. Të tërë kanë shkëmbyer mendime se si do të bëhet e qysh do të bëhet.
    SHOKU ENVER HOXHA: Po, po ata duan të kenë një gozhdë në Shqipëri kundër Partisë dhe pushtetit tonë. Njerëzit e tyre, diplomatë, gazetarë, tregtare etj, janë si dhemie. Sapo të vijnë do të kërkojnë të shkojnë poshtë e lart, “të shohin” Gjirokastrën, Sarandën, “të shohin” minoritetin etj... etj!
    SHOKU HEKURAN ISAI: Duam “të shohin” klimën, duam të shohim atë e këtë do të thonë ata.
    SHOKU ENVER HOXHA: Ehu, sa pengesa e kërcënime do të nxjerrin e do të bëjnë ata, po ne do të ecim drejt rrugës sonë. Sa interesa kanë të tjerët, aq kemi edhe ne.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Kur të vijë puna, numrin e personelit të ambasadave e përcaktojmë ne. Anglezët për shembull, në ambasadën e tyre mund të dëshirojnë të kenë edhe mazhordom, kamerier, kuzhinier etj.
    SHOKU HEKURAN ISAI: Të gjitha këto gjëra janë të lidhura, të bashkërenduara. Ja “Le Monde diplomatique” boti dy faqe të tëra për kujtimet e shokut Enver nga libri “Hrushovianët”, në të njëjtën kohë doli gjermani me propozim, anglezi nga ana tjetër. Të gjitha këto nuk janë rastësi.
    SHOKU ENVER HOXHA: Patjetër që të gjitha këto veprime janë të lidhura. Me shqiptarët s’kemi ç’të bëjmë tjetër thonë ata.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Ashtu duke ngrënë bukë e kishin pyetur Sofon për çështjen e Kosovës, dhe ky ua kishte shpjeguar. Zëvendësministri, që kryesonte grupin e gjermanëve në bisedimet, kishte thënë: “Ne ju kuptojmë mirë për këtë çështje, se edhe ne jemi të ndarë në dy pjesë. E kuptojmë ç’domethënë kur ke gjysmën e popullit matanë.
    Sofoja i ishte përgjigjur: “Ashtu është, po vetëm me një ndryshim, që ju keni 40 vjet që jeni ndarë, kurse ne kemi 70 vjet”.
    SHOKU HEKURAN ISAI: Qeveritarët gjermanë edhe herë tjetër kështu kanë thënë, drejtpërsëdrejti ne nuk mund të mbajmë anën e Kosovës, sepse do të hidhej kundër nesh vet populli gjerman dhe do të na thoshte se përpara se të merrni anën e Kosovës, na zgjidhni njëherë problemin tonë këtu, në Gjermani. Me këtë justifikohen ata për qëndrimin ndaj kësaj çështjeje.
    SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, kështu thonë qeveritarët gjermanë.
    SHOKU RAMIZ ALIA: E kishin pyetur Sofon edhe se çfarë pune e bën e çfarë përgjegjësie ka.
    SHOKU ENVER HOXHA: Ata të Ministrisë së Punëve të Jashtme e pyetën?
    SHOKU RAMIZ ALIA: Po. Ky ishte përgjigjur se merret me shkencat politike. “Po sikur ke qene ambasador në Romë?”, i kishte thënë njëri. Duket e kishin ngatërruar me Pirro Bitën. Në fakt ata e kanë parë në gazetë që merret me miqtë e huaj të Partisë sonë.
    “Jo, jo, - i sqaroi Sofoja, - nuk kam qenë kurrë diplomat”.
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: Të dhënat ata i kanë të sakta, po kushedi se si mendojnë.
    SHOKU HEKURAN ISAI: Gjermania s’ka ç’t’i bëjë rusit, pa Gjermaninë Lindore e kishte përfshirë me kohë.
    SHOKU ENVER HOXHA: O, o, Gjermania dominon Francën, Italinë, Austrinë.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Gjermanëve që largohen nga Gjermania Lindore ata u paguajnë rroga, po kanë edhe telashe. Sofos i kishin thënë: “Na është krijuar një problem i madh me ta, sepse nuk kemi punë e nuk kemi ku t’i fusim”. Pastaj probleme u kanë krijuar edhe emigrantët. Turqit për shembull, kanë krijuar qytete më vete dhe shtohen shumë. I kishin thënë edhe diçka tjetër, e kanë shumë problem çështjen e mbrojtjes, s’kanë ushtarë, sepse nuk ka lindje, këto i kanë shumë të pakta.
    SHOKU HEKURAN ISAI: Gjatë Luftës së Dytë Botërore Hitleri shkatërroi kombin gjerman, sepse vrau brezin e ri.
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po, po, vrau brezin e ardhshëm të asaj kohe.
    SHOKU ENVER HOXHA: Po mirë, shokë, kështu javash-javash të shohim edhe këtë punë me gjermanët.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Rëndësi të madhe, shoku Enver, ka vendosmëria për t’u qëndruar vendeve kapitaliste. Po u qëndrove mund të fitosh, po nuk u qëndrove nuk fiton gjë.
    SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, ashtu është Ramiz. Ne, më duket mua, duhet të jemi ekzigjentë, pse e shohim që edhe ata kanë nevojë dhe dimë që kur gjermanët vendosin të bëjnë diçka do ta bëjnë se s’bën.
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: E bëjnë, se ata kanë parasysh edhe interesat e veta.
    SHOKU ENVER HOXHA: Ja, Italia, një çikë u hapëm ne dhe menjëherë u përgjigj.
    SHOKU RAMIZ ALIA: Ashtu është. Eshtë Italia ajo që nuk desh të vendoste linjën ajrore, kurse tani vendosi edhe tragetin që është më i shtrenjtë.
    SHOKU ENVER HOXHA: Meqë e përmende tragetin dua të di, Ramiz, a punon ai?
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: Punon, shoku Enver, një herë në 10 ditë.
    SHOKU ENVER HOXHA: E mbushim ne atë?
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: E mbushim? Makinat me mallra bëhen gati kur vjen ai dhe ngarkohen menjëherë. Deri tani mirë na ka shkuar puna, s’ka pasur ndonjë shqetësim.
    SHOKU ENVER HOXHA: Mirë, puna është të vijë se kemi interes. Makinat nga Jugosllavia kalojnë në rregull?
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po, po, ashtu është kemi interes, se fitojmë ca.
    Makinat tona kalojnë nëpër Jugosllavi ditët e tjera, kur s’ka traget. Po tani transporti shtohet se do të fillojë eksportimi i domates.
    SHOKU ENVER HOXHA: Posi, i domates dhe i zarzavateve të tjera...



    neser do te lexoni

    * Cilat ishin çështjet që u diskutuan në takimin e parë të Shtrausit me Manush Myftiun në gusht 1984
    * Çfarë vështirësish i parashtroi kryeministri i Bavarisë zyrtarit të lartë shqiptar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.
    * Reagimi i Myftiut për kthimin e reparacioneve të luftës dhe hezitimi i Shtrausit për të mos u angazhuar me këtë çështje.
    * Pse nuk binte dakord pala gjermane për t’i kthyer dëmshpërblimet e luftës siç kishte operuar me Jugosllavinë dhe çfarë kishte parasysh kryeministri bavarez me vlerësimin që “Shqipëria ka qenë një mbretëri me Italinë”.
    * Si u trajtuan problemet e genocidit serbomadh në Kosovë dhe përqasja e mysafirit nga Bavaria me çështjen e Gjermanisë Lindore.

    Gazeta Panorama

  5. #15
    Enveri: Dakord për kreditë në vend të dëmeve të luftës
    Domethene manushi e çobo rrapushi ia paskan treguar deren Strausit, une edhe enveri s'paskemi dit gje. keta zara edhe nje p.o.r.d.h.e te degjonin ia raportonin atij, jo me te benin zarare te atilla.

    Hajde te keqen e mendjes hajde.

    Strausi paska ardhur qe tia kthente mendjen udheheqjes shqiptare qe te hiqte dore prej reparacioneve, me ato çarçafe artikujsh te zp ne ato kohe qe mbushte rreshta sofosh e rrondokopesh aparatçike te kq te enverit.

    glorifikojeni enverin, e shof iu ka mare malli ...

  6. #16
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Te gjithe artikujt e ketij lloji kane nje qellim te qarte propagandistik.
    Duke e bombarduar lezuesin me shkrime "exclusive" per ato qe kane ndodhur dhe jane thene ne Shqiperine e partise se punes,tentohet ti jepet lexuesit nje panorame tjeter,nje panorame shume me te bute nga realiteti i asaj kohe.Me dialogjet ndermjet anetareve te komitetit qendror tentohet ti jepet atyre nje fytyre njerezore,krimet e tyre ti paraqese si gabime.Duke pasur parasysh qe ne kemi dhene prova qe harrojme shume shpejt,kjo lloj propagande po lulezon.Kjo duket qarte jo vetem ne artikujt e shumte neper gazeta,por edhe nga publiciteti qe mediat vizive i bejne figurave si Ramiz Alia per shembull.
    Per lexuesin,sidomos per ata qe nuk e kane perjetuar ate kohe ose kane qene shume te vegjel per te mbajtur mend,krijohet pershtypja se ky Ramizi nuk paska qene edhe aq i keq,bile ai ka merite se "shmangu gjakderdjen" dhe keto jane fjalet e tij literalisht.Pra i bie qe ne duhet ti jemi mirenjohes xhelatit se nuk na shtypi me tanke sic bene kinezet ne 1989 kunder studenteve.
    Shkurt nje popull qe harron te kaluaren nuk ka te ardhme.

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Xhuxho

    Nuk besoj se Enveri kontrollonte gjithcka , Ramizi me njerezit e tij FILOSLLAV e FILOLINDOR kan penguar aq sa munden mardheniet me perendimin

    Foto Cami (ky spiun Rus) e vegel e Ramizit shkruante s ne Zerin e Popullit me tone te pastra antievropiane (si pergjigje te vizites se Shtrausit)

    Keto pisa merrnin urdhera nga Moska derisa e hoqen qafe Enverin

  8. #18
    Debatet në KQ për bisedimet me Gjermaninë



    SHOKU ADIL ÇARÇANI: Punon, shoku Enver, një herë në 10 ditë.
    SHOKU ENVER HOXHA: E mbushim ne atë?
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: E mbushim? Makinat me mallra bëhen gati kur vjen ai dhe ngarkohen menjëherë. Deri tani mirë na ka shkuar puna, s’ka pasur ndonjë shqetësim.
    SHOKU ENVER HOXHA: Mirë, puna është të vijë se kemi interes. Makinat nga Jugosllavia kalojnë në rregull?
    SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po, po, ashtu është kemi interes, se fitojmë ca.
    Makinat tona kalojnë nëpër Jugosllavi ditët e tjera, kur s’ka traget. Po tani transporti shtohet se do të fillojë eksportimi i domates.
    SHOKU ENVER HOXHA: Posi, i domates dhe i zarzavateve të tjera...

    Ewwwww ca dialogu... sikur po lexoja (degjoja) Borizanin e Cetes, Dulja me Yllin e Shamunaqes... Ca turpi i zot. Cfare injorantesh dhe shtazesh kemi patur ne krye ne ato vite

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  2. Veteranët shqiptarë kremtojnë Ditën e Çlirimit të vendit
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-11-2004, 02:59
  3. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37
  4. Ligji Grek i luftës dhe Shqiperia
    Nga shoku_sar në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2003, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •