Me kenget e Joe Ardit Fejzo une personalisht kam gjetur paqen...
Eshte fantastik dhe me kujton vitet e dikurshme per te cilat ironikisht kam nostalgji (ata qe jane tek te 30 do kuptojne).
Po
Jo
Me kenget e Joe Ardit Fejzo une personalisht kam gjetur paqen...
Eshte fantastik dhe me kujton vitet e dikurshme per te cilat ironikisht kam nostalgji (ata qe jane tek te 30 do kuptojne).
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
A very nice photo
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
No......... koment ........
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Ardit Fejzo ska qene ndonjehere kengetar i mirefillte e jo me ta konsiderosh kengetar nga me te miret.
Ska asnje kenge te spikatur dhe pervec pamjes se nje djali terheqes ska asgje me shume se nje kengetar i rendomte dhe medioker.
Natyrisht ky eshte mendim im.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Pajtohem me mendimin me siper.
Sdua te bej teorira por i kenduari eshte art, edhe per me teper filozofi.
Keta jane brezi i kengetareve amator qe shperthyen ne Shqiperi, si rrjedhoje e deshires per te dale ne skene. Asgje me teper se amator.
Elena ti mund ta pelqesh, skam asnje kundershtim me ty.![]()
HOLLAND...
UUU cik te renda keto..
Une nuk thashe qe eshte me i miri i Shqiperise .atje eshte Frederik Ndoci ,Alban Skenderaj etj. por me pelqen personalisht sepse kenget e tij me kujtojne vitet e Shqiperise ,nostalgji pra.
Plus qe ,per mendimin tim ,kenga e Tiranes me pelqen jashte mase.Do preferoja te titullohej ndryshe .
Just my opinion ....
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Kenga E Tiranes eshte pjeserisht e kopjuar...melodia i perngjan "Che Sara Di Me" nga Massimo Di Cataldo.
Ky nuk ben asnje lek per kengetar, edhe nga pamjet biles kush e lavderoi...![]()
As qe du me dit!
Aman cfare teme! Joe Ardit Fejzo eshte psudo-artist! Sado qe kam memorie te mire per kenge, sinqerisht qe nuk i mbaj mend asnje kenge ketij. Pervec emrit qe e ka disi te dhimbshem le te themi, cdo gje e tij me duket mediokre. Jo vetem qe s'eshte nje nga kengetaret e mire (s'eshte as kengetar sic e thashe) por i ri? Si mund ta quash te ri? Artistet rralle shperthejne nga 50 vjec. Dalohen qe ne femijeri de pasurohen nga ana artistike. Nuk dua ta paragjykoj personin ne fjale, po paraqitja e tij ne skene me duket shume larg nga arti.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Inteligjentja : 06-12-2006 mė 01:41
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
Po he mi ti se nuk shpertheu ne moshen 50 vjecare.Tani eshte 42 dhe ka kaq vjet qe mundohet ne Itali dmth ka filluar studimet qe ne Shqiperi ,vajti ne Itali me familjen e vet dhe sa mori veten ,ju fut kenges perseri.
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Vetem talenti dhe pasioni nuk mjaftojne ne art.
Kenga "Me ty" ne Netet e Klipit Shqiptare mban autore Berdaku -Fejzo
Pak fjale se kush eshte A.Berdaku.
Ka lindur ne qytetin historik dhe ate te tradites se bukur te Krujes.Mbaron studimet e para ne qytetin e lindjes e me pas ne Tirane e ne Itali per rregji televisive dhe kinematografike.I pregatitur ne shume kurse te tjera kualifikimi ka krijuar nje profesinalizem per te admiruar dhe shume te vleresuar.Eshte fare i ri por me nje deshire dhe vullnet ne profesionin e tij te cilin e ka te ushqyer qe femije prej origjines se vet familjare. Nga nje familje artistash, ka trasheguar pikerisht pasionin per atin e kinemase, teatrit dhe videos. I ati i tij rregjisori i nderuar Ibrahim Berdaku ka dhuruar ne kete profesion me shume se 33 vjet duke lene gjurmet e veta ne rradhen e artisteve shqiptare dhe rregjise se skenes,vlen per tu permendur nje nga veprat te rregjisuara prej tij Berberi i Siviljes ne 1979 me Teatrin e Operas dhe Teatrit (TOB), date dhe muaj ky qe perkon edhe me datelindjen e djalit te tij Adriatik Berdaku.
Aktualisht Adriatiku punon ne Itali si profesionist i lire duke bashkepunuar me studio te ndryshme televisive FreeLance, studio Tv ne televisonet rajonale dhe ato satelitare te platformes te SKY, nazionale dhe internazionale, repotazhe te ndryshme per mediat shqiptare, kronika dhe reklama.www.ajvideo.it
Kesaj here mer pjese ne Netet e Klipit Shqiptare me rregjine e videoklipit Me ty ne bashkepunimin me kantautorin Joe-Artid Fejzo.
Duke i uruar suksese ne naten finale final te 9 Qershorit po i drejtohemi me disa pyetje per te njohur pak me shume rreth ketij konkurimi
Videoklipi Me ty nje bashkepunim Berdaku Fejzo qe keto kohe po njeh jehonen ne kanalet televizive shqiptare dhe jo vetem. Mund te na thoni me teper per kete realizim dhe bashkepunim mes jush?
Kam rastin dhe kenaqesine te falenderoj publikisht kantautorin Joe-Artid Fejzo per mundesine e ketij bashkepunimi, besueshmerine qe me dha ne realizimin prej meje te ketij videoklipi. Ka qene nje bashkepunim total ne te gjitha momentet tona gjate punes, sugjerime, keshilla, opinione dhe profesionalizem, kjo edhe per faktin dhe nderin qe gjate xhirimeve patem ndihme rregjizorin e madh zotin Muharem Fejzo, nje mbeshteteje prej tij qe padyshim ka rendesine e vet.
Vetekuptohet cdo realizim televiziv dhe per me teper video, ka veshtiresi nga me te ndryshmet, duke filluar qe nga individualizimi i ambientit ku duhet xhiruar, nga kushtet atmosferike, teknike dhe qe me teper perksuhtimi per te arritur dicka ndyshe dhe sa me afer te perkryeres.Veshtiresi kemi patur sidomos gjate filmimeve ne ambientet e fabrikes se braktisur ne zonen e Marche.Si nje prone private por ideale per tju pershtatur ambientit te videoklipit tone, nuk mundem te nxjerrim leje, keshtu qe filmimet jane realizuar brenda pak kohe, realizuar vetem me Steadicam pa Kran e mjete te tjera teknike. Sigurisht nuk arritem te realizonim ate cka kisha ne svenare baze dhe se si e kisha imagjinuar kete videoklip, sepse gjithmone mbetet dicka per te bere me shume dhe asnjehere nuk mund te vetkenaqesh nga punet e tua.
Per momentin them se ka krijuar simpatizantet e vete , une jam perpjekur dhe kushtuar gjithcka qe duhet per te arritur dicka te bukur dhe profesionale, megjithate vleresimin e fundit e jep padyshim publiku yne artedashes.
Si e pritet ftesen per te realizur nje videoklip me kengetarin Joe Artid Fejzo.
Padyshim pozitivisht, duke degjuar albumin e tij qe vertet ka nje baze te forte muzikore, krijuese dhe instumentale ishte e veshtire te seleksionoje kengen me te cilen duhet te realizonin videoklipin tone. Nderkohe qe studiova me vemenedje kenget e tij natyrisht per nje regjisor video menjehere te vjen deshira per te krijuar imazhe dhe skena duke trasformuar vijen melodike dhe fjalet ne nje shirit filmi. Tematika ishte shume e larmishme, por gjithmone te ngacmon ideja per te realizuar dicka te vecante dhe qe te pelqehej nga artedashesit.Megjithate ideja qe une perceptova qe ne fillim mbetej gjithmone ne trajtimin e nje teme aktuale socilale e cila u mbeshtet edhe nga Joe. Dhe pikerisht rame dakort ne zgjedhjen e kenges Me Ty.
Subjekti qe trajtohet ne kengen Me Ty eshte vertet aktule po edhe aq e forte si nje plage qe ka perjetuar shoqeria shqiptare. Pse pikerisht ju ngacmoi kjo teme?
http://www.youtube.com/watch?v=DQqUIvoDAMQ
Ndoshta une si shume te tjere qe jetojme ne Itali prej vitesh kete plage te shoqerise shqiptare ne vitet e ndyshimeve e kemi takuar shpesh ne mediat dhe shtypin italian.Nje fenomen qe ka shume forma por qe nis si i tille fatkeqesisht nga vendet me problemet sociale qe kane.Eshte nje teme qe nuk te ben indiferent aq me teper kur ato kane brenda historise se tyre shume e shume ndjenja te nderthurura. Doja te ishte dicka e forte edhe ngacmuese si ne trajtimin e saj po ashtu edhe ne realizimin skenik,Joe nga ana e vete ishte po i te njejtes ide per te trajtuar dicka te tille, nje kartvizite publikut shqiptare ndyshe edhe pse ndoshta e trajtuar me pare.Sigurisht shqetesimi i pare eshte si do ta mirepres nje gje te tille.
Videoklipin e pame si nje film me me metrazh te shkurter, ku cdo element kishte rolin e vete.Kjo ide per ta pare ne kendeveshtrim me goditi shume dhe menjehere fillova nga hartimi i nje skenari ku interesi ishte i gjithe i perqendruar tek drama.Drame e cila prek padyshim shoqerine, familjen por mbi te gjitha femren si instrument prostitucioni, duke fshire e mohur ate nga te gjitha ndenjat, enderrat dhe dashurine e saj, eksiztencen humane dhe njerezore.Menduam se ne nje videoklip te tille mund te qendronin mjaft mire muzika, subjekti, filmi dhe personazhet, nje harmoni elementesh qe jemi munduar ta realizojme me cilesi e profesionalizem.
Ne Backstage shfaqen disa aktore dhe grupi i punes gjate xhirimeve. Si jeni ndier qe keni punuar se bashku dhe a keni patur veshtiresi?
http://www.youtube.com/watch?v=yYtS1XqnD_g
Me behet qejfi qe me beni kete pyetje.Doja ta theksoja qe ne fillim faktin qe aktoret ne realizimin e ketij filmi nuk ishin aktore me njohuri ne fushen e drames dhe te aktrimit, po edhe me teper, qe skenarin e paten ne duar vetem ne ditet e xhirimeve. Efekti surprize dhe reagimet e tyre ishte nje ane tjeter e vecante gjate punes per ta bere ate sa me reale.
Por vullneti, pasioni dhe deshira e madhe per te bere vertet dicka originale mendoj se ja ka arritur qellimit, dashje pa dashje i angazhoi aktoret duke dhene maksimumin dhe nje pjese te ndjenjave te tyre ne rolet te cilat ata interpretonin qofte edhe fragmente te vogla.
Veshiresi mendoj se nuk patem ne drejtim te organizimit mes nesh.Me mirekuptim dhe shume dashamiresi krjuar raporte shume te mira me te gjithe. Ato qe meritojne ne falenderim me te madh dhe sigurisht te meritur jane pikerisht vajzat te cilat asnjehere nuk munguan me gadishmerine dhe durimin e tyre. Xhirimet jane bere ne nje periudhe te ftohte dhe ato pikerisht e kane ndier me veshjet e tyre verore dhe skenike. Me kujtohet nje fragment ku i thame se mund te pushonin pak ne makine, ishin aq shume te gezuara sa u ndodha ne keqardhje, ato po vuanin per ti treguar te gjitheve ne rol se cfare ndodh, kur dikush shkel dhe dhunos kufijte njerezore. Patjeter qe desha te falenderoje te gjithe grupin realizues per pekushtimin dhe punen e tyre.Mendoj se kemi krijuar nje miqesi te bukur nga nje bashkepunim i tille mes nesh qe uroj ta kemi edhe pse jo ne te ardhmen.
Ju konkuroni per here te pare ne Netet e klipit shqiptare.Mendoni se do merrni pjese edhe ne te ardhmen ne konkurime te tilla apo qofte edhe me kete videoklip ne konkurse te tjera internazionale?
Une mendoj se po. Padyshim shikohet mundesia e bashkepunimeve te cilat gjejne nje emerues te perbashket midis artistit dhe rregjisorit te nje videoklipit, por edhe pjesamarrja ne aktivitete te tilla qe japin mundesine e nje paraqitjeje serioze dhe konkuruese.Keto dite kam patur ftesa per te marre pjese ne disa konkurse, te cilat kane edhe teme sociale, shpresoj te arrij objektivat e mia preofesionale.
Po ashtu ne Itali ku une zhvilloj aktivitetin ne studion time eshte mirepritur shume mire pasi Italia eshte nje vend ne te cilin hapsira e trajtimit te problemeve eshte nga me te shumtat, aktualiteti eshte dhe mbetet nje per paresi mbi cdo teme tjeter.
Si i shikoni ju si Filmaker videoklipet shqiptare?
Sic e kam thene edhe ne nje interviste tjeter, mendoj se videoklipet shqiptare kane patur nje zhvillim te shpejte nga ana teknologjike,qysh nga viti 2000.
Por problemi qendron tek realizimi.
Pra,se pari duhet te dime cfar kerkohet tek nje videoklip, cfare mesazhi do te percjelle, cila eshte ideja e kengetarit,dhe si mund te shtrihet regjia ne deget e saj?.
Shume videoklipe qe kam patur rastin te ndjek, dhe nga shume opinione, me rezulton, qe disa prej tyre jane njelloj, regjia, efekte skenike, inkuadrimet,lokacione, paraqitja dhe pa fabul.
Duhet te investojme me shume ne krijimin e figurave te reja artistike, te investojme e te testojme vehten ne kete pikpamje,qe nje dite mos te gjendemi perseri ne keto kushte.
Dua te theksoj,ne konkursin Netet e Klipit Shqiptare 2007, konkurenca eshte shume e madhe dhe me disa realizime mahnitese, ndaj duhet vleresuar puna e cdo secilit, njohuria artistike e tyre.Mendoj se duhet te shmagemi aspektit thjesht tregeti e te perqendrohemi me teper ne planin cilesor e profesinalizem, te perqiemi me shume per te arritur artin duke vleresuar cdo perberes se tij.
Me se po merreni keto kohe dhe planet tuaja?
Planet e mia per te ardhmen,besoj jane te njejta me shume te tjere. Krahas punes mundohem te ndjek studime apo me te rejat ne fushen tone te rregjizures pa te cilat nuk mund te behemi me prefeksionues per veten dhe per te realizuar per te tjeret. Deshirat dhe pasionet jane te medha, por ato nuk mjaftojne ne art, dhe per kete une jam gjithmone kerkues ne punen time. Vetem pak dite me pare jam kthyer nga Franca ku kam perfunduar nje projekt dokumentaresh televiziv ne fushen e AltaModa dhe po disa projekte te tjera ne Itali dhe Shqiperi
A.Mezini.©AllRightsReserved
Krijoni Kontakt