Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 97 prej 97
  1. #91

    Question Prapesia ballkanike e Putinit

    Moscow Times


    Rusia përsëri ka marrë vrull. Këtë herë Kremlini i ka futur gishtat në sy Perëndimit rreth përpjekjeve për t'i sjellë Kosovës pavarësinë formale. Për dallim nga zhurma rreth mburojës raketore amerikane në Evropë, ky konflikt nuk tregon shenja të zbutjes dhe kërcënohet t'i prishë edhe më tej marrëdhëniet e ngurta ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit.
    Në çdo pikë Rusia i ka sfiduar përpjekjet e Perëndimit që të përshpejtojë pavarësinë e Kosovës. Pas një viti negociatash mes Serbisë dhe Kosovës, Kremlini i presidentit Vladimir Putin e hodhi poshtë raportin e ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara për pavarësi të mbikqyrur, duke parandaluar që ky raport të miratohet nga Këshilli i Sigurimit. Rusia insistoi në tre muaj shtesë të negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, megjithëse kompromisi u bë i pamundur. Tre javë më parë në Këshillin e Sigurimit, Rusia përsëri insistoi se çdo marrëveshje duhet të ketë pëlqimin e Serbisë dhe Kosovës, dhe se nevoiten negociata të mëtejme. Rusia e di se bisedimet e tilla do të ishin të padobishme, por beson se një apel i tillë për bisedime, i cili duket pa sherr, mund ta prishë unitetin e Bashkimit Evropian, që duket se është qëllim jetik i Putinit. Shtyrja e mëtejme gjithashtu mund të nxiste dhunë në Kosovë dhe të minonte përjekjet ndërkombëtare për pavarësi.
    Kundërshtimin e Putinit e nxit urrejtja e tij ndaj marrëdhënieve "të nënshtruara" të Rusisë me Perëndimin në kohën e Boris Jelcinit. Por vonesat e Perëndimit në zgjidhjen e statusit të Kosovës lejuan që ky kundërshtim të marrë hov. Në fakt, Perëndimi vazhdimisht në mënyrë të gabuar i ka lexuar qëllimet e Rusisë rreth Kosovës, dhe shumica pohonin se Kremlini po e shtyn të pashmangshmen, por më në fund nuk do ta bllokojë pavarësinë. Tash Rusia i mbetet besnike pozicionit obstrukcionist, dhe zgjedhjet presidenciale në mars edhe më shumë do t'i forcojnë qëndrimet anti-perëndimore.
    Por, çfarë do bëjë Putini kur Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së do ta njohin Kosovën e pavarur në muajt e ardhshëm pa bekimin e Kombeve të Bashkuara, siç po planifikojnë tani?
    Nuk ka mundësi që Kremlini të përpiqet për ndonjë ndërhyrje tjetër ushtarake në Kosovë, si në vitin 1999 kur pësoi fiasko me zbarkimin e trupave në aeroportin e Prishtinës. Por Kremlini tash ka mundësi tjera, dhe me efektivitet e mbështet intrasigjencën nacionaliste të Serbisë rreth Kosovës. Rusia është thënë se nuk nuk do t'i japë Serbisë çekun e bardhë, por me gjasë do t'i mbështesë përpjekjet e qeverisë serbe për ta izoluar dhe destabilizuar Kosovën e pavarur.
    Përderisa Serbia i ka rezistuar ndarjes së Kosovës, Rusia gjithashtu mund ta mbështesë propozimin serb për ndarjen e pjesës veriore të banuar me serbë, një përpjekje që do të hapte kutinë e Pandorës me ndarje të mundshme të Serbisë, Bosnjes dhe Maqedonisë. Një propozim i tillë mund të fitonte pak mbështetje në Evropë dhe gjetkë si një kompromis i duhur, madje nëse përsëri do të destabilizonte Ballkanin.
    Rusia gjithsesi do t'i vazhdojë përpjekjet e saj diplomatike për të bindur botën se negociatat janë rruga e vetme për të zgjidhur problemin, dhe se ai njuk mund të zgjidhet jashtë Kombeve të Bashkuara. Kjo do tërheqë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshirë dhe ata që kanë pakica të mëdha etnike të pakënaqura.
    Rusia gjithashtu mund të reagojë përtej Ballkanit, me gjasë në Kaukaz, duke njohur rajonet që kërkojnë shkëputje në Gjeorgji. Deklarata e pavarësisë së Kosovës me siguri mund të sjellë një deklaratë të ngjashme në Abkhazi, të cilën Rusia mund ta njohë. Nëse Gjeorgjia ndërmerr hapa ushtarakë për ta parandaluar, ushtria ruse me siguri do të reagonte me forcë, duke krijuar një situatë që mund të dalë nga kontrolli.
    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk duan t'i përkeqësojnë marrëdhëniet me Rusinë, por ato nuk mund të zbrapsen para kokëfortësisë ruse, sepse në lojë është siguria e Evropës. Por ata gjithashtu duhet të përpiqen që të parandalojnë konfrontimin me Rusinë në të gjitha frontet.
    Perëndimi duhet t'ia bëjë të qartë Serbisë se do të reagojë energjikisht kundër çdo përpjekjeje për të promovuar dhunën apo ndarjen e Kosovës. Dërgimi i trupave shtesë të NATO-s, bashkë me misionin e planifikuar të Bashkimit Evropian për të mbikqyrur pavarësinë e Kosovës, do të ishte shumë i dobishëm.
    Rusia e Putinit, e cila i kushton pak kujdes sundimit të ligjit, i ka mbuluar përpjekjet e saj diplomatike me petkun e të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht me rezolutën 1244, e cila i dha fund luftës në Kosovë. Tash nevojitet ofenzivë e gjatë diplomatike për t'i kundërshtuar argumentet e Rusisë, si dhe bota të përkujtohet se çfarë ka ndodhur në Kosovë.
    Rezoluta 1244 nuk thekson se Kosova duhet të mbetet nën sovranitetin serb, siç insistojnë Rusia dhe Serbia, dhe as që ajo e përjashton pavarësinë. Me të vërtetë, çdo lexim i arsyeshëm i rezolutës, lë të kuptohet se pavarësia do t'i kënaqte synimet e këtij dokumenti dhe qëllimet e mbikqyrjes së vazhdueshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në tetë vitet e fundit.
    Në rastin e Abkhazisë, Perëndimi duhet ta ripërsërisë natyrën sui generis të Kosovës dhe t'i nënvizojë përpjekjet e mëdha që janë ndërmarrë atje prej vitit 1999. Bota gjithashtu duhet ta bëjë të qartë se ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Abkhazi është e papranueshme, ndërsa qeveria e Gjeorgjisë duhet të përmbahet të reagojë ushtarakisht ndaj çfarëdo provokimi.
    Mënyra se si do të reagojë Rusia ndaj mbështetjes së Perëndimit për pavarësinë e ardhshme të Kosovës, do të jetë test që do të tregojë se sa ka përparuar ajo që nga koha e Luftës së Ftohtë. Përmes menaxhimit të kujdesshëm të procesit të pavarësimit të Kosovës dhe vëmendjes për t'i shfrytëzuar rastet për t'i përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, Perëndimi mund t'i zbutë pasojat më të rënda të këtij konfrontimi.
    Por, pavarësisht nga kjo, Lufta e Ftohtë e re mund të jetë pak më e ftohtë.
    Don"t believe the truth

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    i kemi hy valles se pavarsis duhet te luajm deri ne fund,kur nje popull do diqka smundet ta ndaloj askush.as rusia............

  3. #93
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    A dini ndonjeri te interpretoni kete frazen; " mund të vije deri të vala e re e refugjatëve, sikur edhe deri të ekseset e reja në Jug të Serbisë dhe në Maqedoni, ku jetojnë shqiptarët" . ?

    ç'ka dashur te thote me kete ? Amos eshte fjala per shqiptaret e Presheves e te kumanoves apo eshte fjala ne teresi per shqiptaret ne kosove dhe gjetiu ?
    Dhe nje, kush do e mbroje popullin shqiptar nese vjen deri te sulmi rus ?
    Sipas ketyre fjalve te renda u dashka patjeter qe serbia dhe Shqipria me ne fund per te mbyllur kete kapitull te angazhohen ne luften finale per kufijt e ri ne ballkane, pikerishte aty ku filloi konflikti me 1912 -ten ?
    Cpune ka rusi te sulmoje shqiptaret mer kreks? Ky qendrimi pro sllav i ruseve eshte po aq fiktiv sa eshte 'mbeshtjetja' ndaj Iranit. Thjesht loje nervash dhe provokimi i rradhes ndaj perendimit. Kermat ruse mbas kolapsit total te 10 vjeteve te shkuara tani qe po e marrin veten duan perseri te zene vendin qe kane patur ne arenen nderkombetare. Po ruset harrojne dhe dicka, qe shqiptari aq i vogel dhe aq i paarmatosur sa eshte se ka problem te shuhet deri ne pjellen e fundit dhe zgjedhen sllave ska per ta duruar me. Problemi i vendeve te medha e te fuqishme eshte qe gjithmone i bejne llogarite gabim kur bie fjala per vende te varfera dhe pa mbeshtetje. Kete gabim rusi e beri ne Afganistan dhe theu turinjte. Kete gabim beri dhe Amerikani ne Vietnam dhe doli me turp qe andej (sic po shkon dhe ne Irak). Ketu kemi qene, ketu jemi dhe ketu do jemi perjetesisht.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Po, ju kuptova fote mir i nderuari Darius mirepo si e dini, ne Afganistan Stingeret amerikane e kryejten gjysmen e planit amerikan qe te vije nje dite e te instalohet aty ku eshte sot...
    Ne irake edhe aty u shkatrrue i tere ai arsenal rus, ne serbi poashtu, athue se kane mbledhur mend ruset ?
    Te gjitha ato rezerva gazit natyror rusia duhet ti qes dikah e nese i mbyllen te gjitha caqet (si ne ate lojen cic-mic) ate pasuri so do ta shfrytezoje perpos daljes kah Adriatiku, e ketu e kam friken une se ne shqiptaret jemi nje sigures e dobet per arushen e madhe...
    Mos ndoshta eshte ky blefi i fundit rus ?

  5. #95
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Ne njeren ane them se duhet te jemi te qet dhe mos i shikojm shum e shum keta rus e serb cka thojn por ne anen tjeter mendoj se mund edhe te ndodh kjo ne qoft se na rrim te heshtur,ne qoft se Shqiperia tash ri e heshtur.


    Nisnja nje email ministrit te puneve te jashtme dhe thuani te reagoj.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  6. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet në Bllog
    23
    Historianët rusë: Pavarësia e Kosovës është në rrugë të pakthyeshme

    Nga Elona Bano, Moske

    Tema e konfliktit të Kosovës zë një vend të rëndësishëm në dhjetëvjeçarin e fundit në arenën ndërkombëtare, duke filluar që nga ngritja e disa institucioneve të veçanta për shqyrtimin e kësaj çështjeje e deri te kryefjala e çdo diskutimi të analistëve për Gadishullin e Ballkanit. Këto diskutime janë gjithmonë dhe me të shpeshta, qoftë në nivel kombëtar, por dhe në nivel rajonal. Duke qenë se ky konflikt paraqitet si një krizë etniko-territoriale në veçanti dhe rajonalo- politike në përgjithësi, situata e Kosovës ka veshur një rëndësi të madhe jo vetëm për vendet e rajonit Ballkanik, por dhe për arenën e gjerë ndërkombëtare. Kështu, të gjithë e kemi të qartë rrezikun që paraqesin deri diku marrëdhëniet e ndera Tiranë-Beograd, të cilat për shumë njerëz marrin nuanca apo vihen nën dritën e ideve nacionaliste dhe etnike, duke iu dhënë hov disa nacionalizmave të sëmurë. Nga ana tjetër, duke parë dhe interesimin ndërkombëtar për këtë çështje, Rusia po e përdor çështjen e Kosovës edhe për të rritur ndikimin e saj në Evropë.


    Rumania


    Është folur dhe stërfolur për këtë temë duke e trajtuar deri në detaj, por diçka nuk duhet harruar, rëndësia gjeografike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kosovës, këtu përfshin stabilitetin në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. “Fuqitë e mëdha” nuk na habisin më me asnjë nga qëndrimet e tyre, duke i pasur të definuara shumë mirë dhe qartë pozicionet e tyre ndaj çështjes së Kosovës, kemi parasysh këtu vendet evropiane së bashku me SHBA dhe Rusinë. Ndërkohë, të rejat vijnë gjithmonë andej nga nuk e pret. Rasti më i fundit ishte deklarata e presidentit rumun, Traian Basescu, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku sipas “Mediafax”, citojmë: “Të mos ngelet asnjë dyshim për asnjë gazetar serb apo rumun, për asnjë qytetar serb apo rumun. Dua të bëj të qartë pozicionin tonë në lidhje me Kosovën, ndihmën që do t’ia afrojmë Serbisë në çdo rrethanë. Për këtë ndihmë Rumania nuk i kërkon asgjë në shkëmbim Serbisë. Është vetëm dëshira dhe interesi ynë që një popull komshi dhe mik, të cilin e respektojmë, të nisë rrugën drejt Evropës, pjesë e së cilës dhe është. Asnjë nuk mund të verë nën shenjën e dyshimit rrugën e Serbisë drejt Evropës”.

    Po me këtë rast do të shprehej dhe presidenti serb, Tadiç, që Rumania është një “mike e Serbisë”, për më tepër presidenti rumun Besescu, sipas tij, është një mik, i cili do ta mbështesë integritetin territorial dhe kufijtë e Serbisë.



    Konferenca


    Një ditë pas vizitës së Basescut në Beograd, në Bukuresht organizohej nga Qendra Gjeopolitike e Universitetit Shtetëror të Bukureshtit një konferencë, ku do të merrnin pjesë të gjithë analistët më në zë të Rumanisë, që nga Eugen Popesku e deri te prof. doc. Ilie Badeslu. Tema e kësaj konference ishte “Bota e parë nga Rumania- Kosova dhe Rumania”. Kjo konferencë do të vazhdojë deri të dielën, dt. 3 shkurt. Deri diku dhe në disfavor të situatës në Kosovë, ky qëndrim i Rumanisë për analistët politikë ishte më se i pritur. Themi më se i pritur, pasi duke patur parasysh lëvizjet e fundit politike dhe ekonomike të bëra nga Rusia në fushën e energjisë dhe kondukteve të naftës, Rumania pati shumë humbje dhe përfitimet më të mëdha i kaluan Bullgarisë.

    Ndër të tjera, duke iu referuar gjithmonë agjencisë telegrafike “Mediafax”, presidenti rumun Basescu e ka bërë këtë vizitë të papritur në Serbi si kundërpërgjigje e marrëveshjeve Rusi-Bullgari dhe Rusi-Serbi në fushën energjitike (projekti South Stream) duke i propozuar presidentit Tadiç një projekt të ri dhe pikërisht konduktin e gazit natyral Konstanca-Pancevo-Trieste.



    Deklaratat e Nikoliçit


    Data e 3 shkurtit paraqet një rëndësi të veçantë, ajo përkon me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Dy pretendentët, Boris Tadiç dhe Tomislav Nikoliç, domosdoshmërisht që kanë strategji të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ndërkohë që Tadiç duket më proevropian, duke mbrojtur në mënyrë të moderuar dhe diplomatike atë çka serbët e quajnë territori serb, duke mos njohur pavarësinë e Kosovës, Nikoliç që i përket krahut të nacionalistëve ekstremistë, as që nuk do të dëgjojë emrin “pavarësi” për Kosovën, aq më pak të ulet dhe të bëjë tratativa për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për më tepër Nikoliç deklaron se, në rastin e fitores së tij, ai do të lejojë formimin e bazave ushtarake ruse në territorin e Serbisë. Lidhur me këtë deklaratë të kandidatit për president, Tomislav Nikoliç, diplomatët rusë mbajnë një qëndrim shumë të ekuilibruar, duke e marrë këtë deklaratë si një dëshirë të izoluar dhe personale të Nikoliç, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht dhe qëndrimin apo pjesëmarrjen e Rusisë në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë konflikt.



    Pavarësia, një rrugë e pakthyeshme



    Çështja e Kosovës paraqet interes dhe për shumë analistë rusë. Nuk ka as dhe një muaj që në Rusi është botuar libri “Faktori Kosovë”. Autorët e tij janë kandidatët e shkencave historike Ar.A.Ulunjan dhe S.G.Kuleshov. Ky libër është botuar nën kujdesin e Institutit të Historisë Botërore pranë Akademisë së Shkencave ruse. Ai përbën një burim të besueshëm për historianët dhe politikanët, të cilët studiojnë problemet e Gadishullit të Ballkanit. Ky libër e trajton çështjen e Kosovës nën spektrin etniko-historik të ngjarjeve. Siç do të shprehej dhe vetë njëri nga autorët, A .Ulunjan: “Nëse për gjithë Evropën, historia tashmë është shkruar, për Gadishullin Ballkanik ajo jo vetëm që nuk është shkruar, por tani fillon të shkruhet”.

    Libri përbën interes si për lexuesin rus, ashtu edhe për atë shqiptar apo serb, duke qenë se të mundëson përvetësimin e një mendimi të përgjithshëm dhe të ekuilibruar mbi këtë çështje të nxehtë. Rëndësi të veçantë autorët në trajtimin e kësaj teme i kushtojnë përplasjes së pozicioneve të shteteve euroatlantike, ballkanike dhe Rusisë si një faktor i tretë. Pasi i bëjnë një analizë të hollësishme historisë së secilit popull ballkanik më vete dhe të projekteve të tyre për ribashkim, duke i quajtur përpjekjet e vendeve ballkanike si përpjekje për krijimin e “Bullgarisë së Madhe”, “Greqisë së Madhe”, “Shqipërisë së Madhe”, me shumë kujdes ata analizojnë dhe faktorët, të cilët çojnë në krijimin e këtyre shteteve të mëdhenj. Interesant është fakti se autorët e këtij libri, edhe pse përkrahin pozicionin e Rusisë në çështjen e Kosovës, shprehen se procesi për pavarësinë e Kosovës tashmë ka nisur dhe është në një rrugë pa kthim. Për sa i përket afatit, në të cilin do të akordohet kjo pavarësi, sipas autorëve kjo është vetëm çështje kohe.

    Sipas tyre, brenda 5 viteve të ardhshme do të ketë një zgjidhje prokosovare dhe popullata serbe në mënyrë të natyrshme do të njohë prioritetin që ka e drejta e popujve për vetëvendosje përpara ruajtjes së kufijve, dy principe të së drejtës ndërkombëtare këto që momentalisht duken se përjashtojnë njëri-tjetrin, por që me kohën do të gjejnë urat e ndërthurjes.



    Mendimi i Bullgarisë


    Vlen për t`u kujtuar këtu dhe roli që ka luajtur tavolina e rrumbullakët “Kosova dhe stabiliteti rajonal” e organizuar në Klubin Qendror ushtarak në Sofje të Bullgarisë, më 25 mars 2006, ku bullgarët si mediatorë në zgjidhjen e kësaj çështjeje vendosën që nga pala serbe dhe kosovare të respektojnë pikat e mëposhtme:

    - Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë zgjidhje dypalëshe, ndërkohë që serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në mënyre aktive në procesin e zgjedhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës;

    - Zgjidhja duhet të jetë e qartë dhe duhet të sigurojë stabilitet në rajon;

    - Duhet mbështetur dhe respektuar në mënyrë kategorike plani ‘Ahtisaari’;

    - Beogradi dhe Prishtina duhet të sigurojnë një atmosferë të qetë dhe të volitshme për një dialog sa më konstruktiv

    - Vendimi duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane, duke respektuar të drejtat dhe liritë e banorëve të Kosovës, pavarësisht nga feja, gjuha dhe përkatësia kombëtare.



    Përfundime


    Situata në Kosovë edhe njëherë ngre një sinjal alarmi për shtetet evropiane, duke iu rikujtuar ndarjen e padrejtë që i bënë në vitin 1913 njërit prej popujve më të vjetër të Evropës. E pavarësisht përpëlitjeve të Serbisë, mbështetjes së Rusisë dhe deklaratave të ndonjë shteti si Rumania, sërish historianët rusë kanë parashikuar një të vërtetë të pamohueshme. Pavarësia e Kosovës është vetëm çështje kohe dhe asgjë s’mund ta ndalë, as deklaratat e forta të Nikoliçit dhe as nacionalizmi i shfrenuar serb. Në këtë lojë të madhe të kombeve, Serbia është thuajse e vetme dhe do apo s’do, do të vijë koha që dhe ajo vetë do e njohë pavarësinë e Kosovës si një të drejtë natyrale të shqiptarëve që jetojnë në shumicë atje. Për sa i përket Rusisë, ashtu siç u tha dhe më lart, lëvizja për çështjen e Kosovës është më shumë një tentativë për të forcuar pozitat e saj në Evropë. Por, gjithsesi, dhe vetë rusët janë të bindur se shumë shpejt do të vijë dita që edhe Kosova do të hyjë në analet e historisë, si një çështje, e cila mori zgjidhje pas gati 100 vjetësh padrejtësie dhe si një shembull sesa keq e vendosin ndonjëherë kombet e mëdhenj fatin e më të vegjëlve.

    Tema

  7. #97

    Pavarësia e Kosovës sa më shpejt pasi fuqia e Rusisë po rritet

    Pettifer: Pavarësia e Kosovës sa më shpejt pasi fuqia e Rusisë po rritet

    Ilir Ikonomi
    05-02-2008


    Historiani James Pettifer, autor i disa librave për Ballkanin, thotë se fuqitë perëndimore po tregohen të kujdesshme me pavarësinë e Kosovës për të shmangur një përçarje të BE-së, por njëkohësisht, ato nuk duhet të humbasin kohë sepse fuqia e Rusisë në Europën Lindore po rritet. Profesor Pettifer u intervistua nga kolegu ynë Ilir Ikonomi.

    Zëri i Amerikës: Tani që zoti Tadiç u zgjodh President i Serbisë, mendoni se do të shohim shenja moderimi në qendrimin e Beogradit ndaj pavarësisë së pritëshme të Kosovës?

    James Pettifer: Jo. Ai është president me fuqi shumë të kufizuara. Ai ka një politikë të caktuar dhe nuk mendoj se ekziston ndonjë arësye që ta ndryshojë këtë politikë. Zgjedhjet në Serbi nuk u bënë për politikën ndaj Kosovës, e cila mbetet e njëjtë për të gjitha partitë. Zgjedhjet kishin të bënin me të pasurit dhe të varfërit në Serbi, pra me ata që përfituan nga ndryshimet e bëra vitet e fundit dhe ata që nuk mundën të përfitojnë. Kishin të bënin gjithashtu me pakicat. Nëse shihni se kush mori pjesë në zgjedhje, pa votën e pakicave, zoti Tadiç nuk do të ishte zgjedhur, pra pa votuesit në Vojvodinë apo në Sanxhak.

    Zëri i Amerikës: Fakti që zoti Tadiç do të vazhdojë të ketë përsëri kontrollin e ushtrisë, a ndikon në uljen e tensioneve të mundëshme ushtarake me Kosovën?

    James Pettifer: Kjo është diçka e mirë sepse zgjedhja e zotit Tadiç heq këcënimin ushtarak ndaj Kosovës, që ekzistonte të paktën në teori në rast se radikalët do ta kishin në dorë ushtrinë. Fuqia e zotit Tadiç bazohet kryesisht në ushtrinë dhe shpresoj se ai do të veprojë në mënyrë të përgjegjëshme.

    Zëri i Amerikës: Çfarë ndikime do të ketë pavarësia e Kosovës në marrëdhëniet e saj me vendet e rajonit?

    James Pettifer: Mendoj se pavarësia e Kosovës është absolutisht e domosdoshme për stabizilimin e rajonit. Por në vështrimin afatshkurtër do të ketë probleme. Sepse mendoj se disa nga vendet përreth, madje edhe vende anëtare të Bashkimit Europian si Rumania dhe Bullgaria, nuk janë shumë të kënaqura me pavarësinë. Mund të ketë probleme udhëtimi, pasaportash dhe tregtie me Kosovën. Megjithatë, mendoj se atyre do t’u duhet në fund të fundit të zbatojnë politikat e BE-së. Gjithashtu, disa vende ballkanike, si Bullgaria, po goditen rëndë nga problemet ekonomike, siç është krediti bankar, pra ato do të shikojnë problemet e tyre të brendshme më tepër se sa do të preokupohen me Kosovën.

    Zëri i Amerikës: Përse Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi po e luajnë me kaq kujdes kartën e pavarësisë së Kosovës?

    James Pettifer: Fuqitë perëndimore po përpiqen të mbajnë një front të bashkuar sidomos të mos lejojnë përçarjen e BE-së sepse kjo ka rëndësi. Por njëkohësisht, ato nuk duhet të humbasin kohë sepse fuqia e Rusisë në Europën Lindore po rritet dhe kjo u pa edhe me marrëveshjen që Gazpromi rus nënshkroi me Serbinë. Presidenti rus, Putin ka marrë shumë nga ato që synonte të merrte dhe mendoj se ka rëndësi që këtij ndikimi të Rusisë në rajon t’i vihet tani një kufi.

    Zëri i Amerikës: Kohët e fundit, disa figura politike amerikane si ish sekretari i shtetit Lawrence Eagleburger dhe ish ambasadori amerikan në OKB, John Bolton, paralajmëruan se pavarësia e Kosovës mund të nxisë shqiptarët në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës të ndjekin shembullin e Prishtinës. Sa të besueshme janë këto argumente?

    James Pettifer: Mendoj se ata nuk e njohin realitetin në terren. Komunitetet shqiptare në këto vende kanë probleme të të drejtave të njeriut por këto probleme po zgjidhen si në rastin e Maqedonisë me marrëveshjet e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni e ndjejnë se ka rëndësi që Maqedonia të mbetet e bashkuar. Nuk ka ndonjë shenjë që ndonjë pjesë e rëndësishme e udhëheqjes politike të ketë bërë thirrje për federalizim, kantonizim apo gjëra të tilla. Autorët e artikullit përsërisin një ide të Serbisë së Madhe që vjen direkt nga Beogradi. Më habiti shumë fakti që një personalitet si John Bolton, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB, bën komente të tilla.

    Zëri i Amerikës: Po Lugina e Preshevës?

    James Pettifer: Lugina e Preshevës ka shumë probleme por tani për tani ajo nuk është në gjendje krize. Ajo ka nevojë për reforma të ndryshme por të mos harrojmë se shqiptarët e Preshevës morën pjesë në zgjedhjet e fundit në Serbi dhe ata luajnë një rol aty. Nuk shikoj ndonjë shenjë që çështja e Preshevës të rihapet ushtarakisht. E vetmja mundësi që kjo të ndodhë është nëse kemi ndarje të Kosovës.

    Zëri i Amerikës: Ka patur zëra se qeveria e Maqedonisë mund të përpiqet të vendosë një regjim vizash edhe me Kosovën. Çfarë implikime mund të kishte një gjë e tillë?

    James Pettifer: Në Maqedoni ka një lob prosllav i cili nuk e shikon me sy të mirë atë që po ndodh në Kosovë. Por mendoj se realiteti është që Maqedonia ka nevojë për tregtinë dhe biznesin me Kosovën dhe vendosja e një regjimi vizash do të ishte një hap i madh prapa. Kjo do të rriste gjithashtu tensionet në kufin mes Kosovës dhe Maqedonisë.

    Zëri i Amerikës: Sa kohë do të duhet që Serbia ta njohë një Kosovë të pavarur, ta njohë ekonomikisht dhe politikisht?

    James Pettifer: Nëse do të ketë një bojkotim nuk mendoj se ai do të zgjasë shumë. Bojkotimet nuk funksionojnë mirë dhe qeveritë e kanë të vështirë t’i vazhdojnë ato. Njerëzit në Serbi kanë nevojë të bëjnë tregti me Kosovën, sidomos fermerët dhe ata kanë nevojë për para. Përsa i përket njohjes ekonomike, mendoj se ajo mund të vijë shumë shpejt. Ndërsa njohja politike do të jetë më e vështirë dhe do të kërkojë disa vjet.

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •