Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Trashegimtaret e Frasherllinjve..

    shekulli

    Lexova me vėmendje reportazhin mbi Frashėrin. Vetė jam me origjinė nga ky fshat, por banoj nė Lushnjė. Mė pėlqeu, por kisha dhe njė sugjerim. Kam dėgjuar, se diku nė Tiranė ėshtė njė nga nipėrit e familjes Frashėri, i vetmi trashėgimtar mashkull. Di qė ky person ka emrin e gjyshit tė tij, Mehmetit, pra djali i fundit i frashėrlinjve. Do tė ishte serioze pėr gazetėn tuaj, nėse i shkohet deri nė fund kėsaj ēėshtjeje. Dihet shumė pak pėr kėto figura madhore, thuajse gjėra tė pėrsėritura nga Historia e Letėrsia, ndėrsa ka me dekada qė nuk po lexojmė ndonjė gjė tė re. Ndaj, kur pashė reportazhin me titull “Thesare nė kullėn e frashėrlinjve, 8 fjalorė tė rrallė me firmėn e Samiut”, mendova se nėse gjendet trashėgimtari, atėherė gazeta juaj do tė vazhdonte tė zbulonte “thesare” tė reja.

    Mehmeti: Trashėgimtari pa prona, i vėllezėrve Frashėri

    Gjysmė shekulli persekutim, vetėm nga mbiemri. Paradoksi i njė jete, mes famės dhe pėrbuzjes. Pseudonimi qė e shpėtoi pinjollin e vetėm tė frashėrlinjve

    Elisabeta Ilnica

    Nuk ishte e vėshtirė pėr tė gjetur pinjollin e frashėrlinjve, tė sugjeruar nga lexuesi Pėrparim Skėnderi. Sekreti nuk qėndronte shumė te gjeneralitetet e tij tė famshme, si Mehmet Frashėri, sesa te pseudonimi i ēuditshėm pėr njė plak qė shkon drejt tė 90-ve: Pipi. Gjithė jetėn e tij ishte thirrur nga ky emėr pėrkėdhelės, qė ia kishte ngjitur halla e tij e shkolluar nė Francė, aq sa… ishte harruar se ai quhej Mehmet Frashėri. Harruar nga lagjja, miq e tė afėrm, por jo nga… Sigurimi i Shtetit. Nė 45-vjet tė sistemit komunist, ai u persekutua nė mėnyrat mė tė ulėta si pasardhės bejlerėsh, ndėrsa kuadrot e lartė shtetėrorė mbronin tema diplome, me faktin qė frashėrlinjtė shisnin pasurinė pėr tė luftuar pėr Shqipėrinė e lirė. Atij nuk i jepnin asnjė lloj, pune pavarėsisht se dinte perfekt 2 gjuhė tė huaja dhe nga emri i xhaxhallarėve tė tij, Abdyli, Samiu, Naimi, ishte identifikuar njė epokė nė letėrsi: Rilindja. Fėmijėve tė Mehmet Frashėrit, iu mohua e drejta e studimit me gjithė rezultatet e shkėlqyera, ndėrsa fėmijėve nė shkolla u mėsohej “Bagėti e bujqėsi”…

    Pipin e gjen ēdo mėngjes nė orėn 9.00 nė lokalin pa reklamė, pėrballė shtėpisė sė tij, nė rrugėn “Qemal Stafa”. Duhet patjetėr tė jetė atje, sepse pi “racionin” e tij tė pėrditshėm tė rakisė grapa. “Mė bėn mirė pėr zemrėn, se po tė isha veseli, atėherė do pija dhe duhanin. Vetėm njė teke ēdo mėngjes, nuk e teproj”,- thotė Pipi, ndėrsa na fton tė ulemi si tė “shpisė”. Nga fytyra nuk i heq syzet e errėta, kafe dhe, pavarėsisht se ėshtė nė karrige, mbahet nė njė bastun. Pipi ėshtė pinjolli i vetėm mashkull nga familja e madhe patriotike Frashėri, i cili ka trashėguar emrin e gjyshit tė tij, Mehmetit. Duke treguar mbi pemėn gjenealogjike, ai sqaron: “Stėrgjyshėrit e mi, Haliti dhe Emineja, kishin 6 vėllezėr dhe 2 motra. Nga kėta, i pari ishte Avdyli, i cili pati 2 djem, por qė asnjėri nuk u martua. Pra, nuk pati pasardhės. Pastaj ka qenė vajza e madhe, Nafiseja, por asaj as foto nuk i kam dhe asgjėkund nuk dihet saktė pėr tė. Pas saj ishte Sherifi, i cili fatkeqėsisht ndėrroi jetė nė njė moshė shumė tė re. Megjithatė, Sherifi la njė vajzė pas, Asijen. Duke qenė se atėherė ishte si “ligj” qė mos nxirrej nusja nga shtėpia, atėherė gruan e Sherifit e mori Naimi. Veē Asijes qė e adoptoi, pas martesės, Naimi lindi dhe njė vajzė tjetėr. Sėrish, asnjė djalė…Pas Naimit, vinte motra tjetėr, Shahnishaja. Ajo u martua me Ibrahim Pashė Vėrzheshtėn, njė doktor ushtarak. Shahnishaja, pas kurorės shkoi tė jetonte nė Turqi dhe nuk u dėgjua asgjė e re. Sipas radhės, vijmė te Samiu, i cili gjithashtu u trashėgua vetėm nga vajza. Meshkujt u pakėsuan akoma mė tej nė familjen Frashėri, me vdekjen e shpejtė tė vėllait tjetėr, Tahsini. I shtati pėr nga radha, Tahsimi, ishte shumė i talentuar nė fushėn e letėrsisė dhe filozofisė, por qė vdiq vetėm 27 vjeē. Tani vijmė te djali i fundit, nga ku kam marrė dhe emrin, te gjyshi im, Mehmeti. Ai lindi djalė tė vetėm Hysrefin, babain tim. Po ashtu, edhe im atė vetėm mua mė pati djalė dhe 3 vajza. Duke qenė se isha pra. i vetmi mashkull nė gjithė kėto pasardhės, ai vendosi qė tė ruante trashėgiminė, duke mė lėnė emrin e gjyshit tim, Mehmetit”. Ēdo detaj pėr familjen e tij, Pipi e tregon dhe me foto. Nė albumin e gjenealogjisė i mungojnė 2 foto; ajo e stėrgjyshes Emine dhe e vajzės sė madhe sė saj, Nafiseja. Kjo pėr shkak se, nė atė kohė, femrat nuk para dilnin nė foto dhe mbi tė gjitha, ishte vėshtirė tė gjeje fotograf.

    Pasi ka mbaruar rrėfimin mbi trungun familjar, Pipi kalon te vetvetja, edhe pse ėshtė vėshtirė ta bėsh tė flasė. “Kam shumė kujtime tė kėqija, ndaj nuk i rikthehem sė kaluarės, por merrem me tė tashmen”,- thotė ai, ndėrsa tregon grimca jete, nga ajo se ēfarė i ndodhi me Reformėn Agrare nė Shqipėri. Mbiemri i madh me tė cilin krenohej gjithmonė, nisi ta persekutojė. Por, nuk ishte vetėm mbiemri Frashėri qė e persekutoi Pipin. Ai kishte dhe njė “cen” tjetėr trashėgimie. Ishte pasardhės i Toptanėve. Kur gjyshi i tij kishte qenė nė burg nė kohėn e austro-hungarezit, ishte njohur me Murat Toptanin. Duke qenė se ishin bėrė shumė miq, atėherė vendosėn tė bėjnė njė “shkėmbim”. Murati i dha motrėn pėr grua Mehmetit (gjyshja e Pipit), ndėrsa vetė ai u martua me vajzėn e adoptuar tė Naimit (vajza e vėllait tė vdekur, Sherifit), Asijen. Pra, Pipi trashėgonte prona pa fund nga tė dy prindėrit dhe radhitej ndėr bejlerėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Ndėrkaq, kishte njė shtėpi tė bukur nė qendėr tė Tiranės, nė rrugėn “Qemal Stafa” sot. E gjithė pasuria e Pipit u “varros” nė vitin 1945, pėr tė mos u marrė kurrė mė, pavarėsisht ardhjes sė demokracisė. “Na morėn gjithēka. Pronat, dihej dhe e pranuam nga halli, por na morėn edhe shtėpinė, duke futur tė tjerė aty, ku gjatė luftės kishim strehuar me dhjetėra partizanė. I harruan tė gjitha bamirėsitė tona, kontributin e xhaxhallarėve tė mi dhe u kujtuan vetėm pėr faktin qė ishim familje bejlerėsh. Si kulakė qė na pėrcaktuan, na lanė vetėm njė barakė tė vjetėr ngjitur me shtėpinė e madhe, qė ishte pėrdorur gjithnjė pėr qymyr apo dhe bagėti. Pėr gjysmė shekulli kam jetuar aty me familjen, nė mes tė ftohtit, thuajse pa punė, duke duruar pėrbuzjen dhe urrejtjen, qė nuk e di se nga vinte. Kjo urrejtje shkoi deri aty, sa mė morėn edhe kostumin tim, se dyshekėt e jorganėt i kishin pėrlarė me kohė. Ėshtė e ēuditshme, por m’u kundėrvunė pikėrisht njerėzit me tė cilėt isha rritur, kisha bashkėpunuar nė luftė apo kishin ngrėnė bukė nė shtėpinė time”,- tregon plaku frashėrli. Sipas tij, edhe pse ishte ndėr tė rrallėt qė kishte studiuar, qė dinte gjuhė tė huaja, ndėrkohė qė Shqipėria vuante nga analfabetizmi dhe kėrkoheshin kuadro mėsuesish, ai asnjėherė nuk u pranua tė ishte pjesė e fushatės sė arsimit, pavarėsisht kėrkesave tė shumta. Jo vetėm kaq, por Pipi nuk u pranua pėr tė bėrė dhe punė tė zakonshme apo tė rėndomta. Me miqėsitė e mbetura, zinte tek-tuk ndonjė punė si bojaxhi, derisa talenti si projektues dhe nevoja pėr njė profesion tė tillė, arritėn t’i jepnin njė vend pune si dekorator nė fshatin Tėrshajė tė Tiranės. Dhe kėtė mundėsi, Pipi thotė se ia dhanė nga halli, se ishte shumė i aftė si projektues dyqanesh e maposh, dhe jo nga zemėrgjerėsia.

    Pavarėsisht se, nga viti nė vit, i ishte harruar emri i vėrtetė dhe tė gjithė e njihnin si Pipi, gėzimi i njė pune tė sigurt nuk do t’i vazhdonte gjatė. Dikush ishte kujtuar se ai ishte Mehmet Frashėri… Ishte vetė nipi i Samiut nga vajza, i quajtur Eminereji. I lindur dhe rritur nė Turqi, ai ishte kujtuar pėr tė afėrmit e tij dhe kishte marrė vesh se trashėgimtari me gjak mashkulli ndodhej nė Tiranė. Eminereji, kishte bėrė kėrkesėn pėr vizitė nė Tiranė nė vitin 1974, me ē’rast do tė sillte eshtrat e dy xhaxhallarėve nė Shqipėri, Naimit dhe Abdylit, por jo tė Samiut, qė ishin refuzuar tė lėvizeshin nga shteti turk. Nė rivarrim ishin paraqitur shumė frashėrlinj “tė rremė”. I vėrteti ishte mėnjanuar, deri nė momentin qė Eminereji kishte kėmbėngulur pėr ta takuar, pasi tė nesėrmen do tė ikte urgjent. “Mė erdhi dikush kėtu nga lagjja dhe mė tha qė mė kėrkonin nė Komitetin Qendror. U frikėsova, se mezi kisha gjetur njė punė dhe mendova se kushedi, kėsaj here ēfarė mė pret. Mora njė shokun tim me mbiemėr Arbana, qė ishte me Sigurimin, vete dhe nisem pėr atje, ku mė thonė tė shkoja nė Hotel “Dajti” pėr tė takuar Eminerejin. Veprova si mė thanė. Eminereji mė priti shumė mirė dhe mė pyeste gjithė kohės pėr ēfarė kisha nevojė, si ia kaloja, a mė respektonte shteti, etj. Dhe unė, pėr ēdo gjė thosha “po”, “po”, pa treguar asgjė nga e vėrteta. I bindur se ishte ashtu siē i thosha unė, Eminereji u detyrua tė ikte shumė shpejt, pasi do tė nisej drejt Turqisė. Pas kėtij takimi, nisėn orėt e mia tė akthit. Sėrish nė Komitetin Qendror… Por, mė doli krejt ndryshe. E mbaj mend si sot. Ishte dhoma 3, nė katin e dytė. Aty mė priste njė burrė i ulur, me size dhe njė tjetėr mė kėmbė. U tregova kush isha dhe mė thanė qė tė ulesha. “Bravo tė qoftė! Je treguar burrė, nuk e prisnim!”. Shtanga, pastaj e kuptova qė ata e dinin tė gjithė bisedėn qė unė kisha zhvilluar me Eminerejin. Madje mė falėnderuan qė nuk i kisha treguar asgjė dhe pėr kėtė “shenjė besnikėrie ndaj partisė” siē e quajtėn ata tė Komitetit Qendror, mė pyetėn se ēfarė kisha dėshirė tė kėrkoja. Dhe unė kėrkova vetėm punė, pėr gruan dhe djemtė. Ē’tė doja mė shumė?!”,- rrėfen Pipi, pa harruar tė kthejė herė pas here gotėn e qelqtė me grapa.

    Edhe sot, pas dekadash tė tėra, Pipi nuk do mė shumė. Pronat e shumta tė konfiskuara qė nė vitin 1945, as i ka kėrkuar fare. “E pse t’i kėrkoj?! Dihet qė pronat nuk do tė merren kurrė nė Shqipėri. Nuk ka, as ligj e as Maliq, qė tė ēojė tė zotin te toka e tij. Mbi pronat e mia janė ndėrtuar pallate politikanėsh, qė nga Kamza, Shqipėria e Mesme, e deri nė Pėrmet. Tė tjera mė janė zaptuar me forcė dhe e di qė ėshtė e kotė tė merrem me kėtė gjė. Ēfarė iku nuk kthehet mė, si puna e viteve tė mia. Nuk kam ndėrmend tė harxhoj pensionin e vogėl tė pleqėrisė pėr fotokopje letrash, duke qenė se shumė mirė me ato para blej ilaēet qė tė ma forcojnė zemrėn. Edhe fėmijėve tė mi, u kam thėnė qė mos tė vrapojnė pas letrash. Po e pėrsėris: Pronat nuk do tė merren kurrė nė Shqipėri”,- kėmbėngul trashėgimtari mė i madh i pronave nė Kadastėr, por i vetėm disa metrave katrorė nė pėrditshmėri. Ajo ēfarė i ka mbetur nga mbiemri i madh, janė vetėm kujtimet e hidhura pėr 50 vjet, shtėpia e rimarrė pas viteve ’90 dhe njė album fotografish…





    27/11/2006

  2. #2
    U perbuzen familjet e ndershme shqiptare per te ngritur mbi emrin e tyre, mbi pronat e tyre, mbi vepren e tyre, klasen e cobaneve komuniste dhe e bijve te tyre, qe e rrenuan Shqiperine dhe mbare kombin shqiptar.

    Nje klase e krijuar nga ata qe lane kerrabat maje bjeshkeve, nuk mundet kurresesi te njohe vleren e larte te ketyre familjeve, sepse nje jete ata jane ushqyer me urrejtje dhe ende sot e kesaj dite vazhdon qe te vjellin vrer ndaj tyre.

    Dhe thone se ne Tirane fiton vetem e majta pastaj.
    Normalisht kur Tirana ka ne shumice banore si ato qe i citoi Brari ne nje shkrim.

    Kjo ishte dhe eshte e majta shqiptare!

    Dhunuese, urryese, perbuzese dhe denigruese per njerezit me te cmuar te kombit.

    Djemte e partizanit Meke i kane sot pronat e Shqiperise!

    Dinjiteti kombetar pertoke!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 27-11-2006 mė 08:42

  3. #3
    Me kishte shpetuar pa pare kjo teme. Kush tha qe ky nga qenka mashkulli i vetem trashegimtar i Frashllinjve se na hutuat? Se kuptoj kete manine e gazetarise ose me mire pseudogazetarise ne Shqiperi per te bere scoops nepermjet disinformacionit. Harruan keta qyqare qe jo shume vite me pare ish ministri i drejtesise, perikisht Hektor Frasheri eshte pasardhes direkt i Frashllinjve? Harruan keta gazetare qe jo shume kohe me pare njeri prej kolegeve te tyre, Atlant Frasheri ishte pikerisht djali i Agron Frasherit, nje prej Frashllinjve me te denje dhe pasardhes direkt i tyre dhe vellai i Hektorit. Ne tregjet e Tiranes ka dale nje liber mbi gjenezen e Familjes Frasheri dhe kalvarin e tyre qe nga koha e osmaneve deri ne ditet tona. Aty jepen me detaje jo vetem meshkujt e familjes por edhe femrat, perfshi ketu dhe pasardhesit qe mbajne ose jo te njejtin mbiemer. Gazetari karagjozesh kjo e jona...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Kemi edhe ne France nje nip te tyre, eshte arkitekt, kam nje njė reportazh te vogel, gjirim filmike me te, sa here qe organizonim tubime per qeshtjen e kosoves ai vinte aty me neve prane flamurit, per here te fundit e kam pare me 1999, por nese doni kam adresen e tij....banon ne rrethine te Parisit.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #5
    Frashllinjte jane fis i zgjeruar. Ka shume me ate mbiemer por te ngushte nuk ka asnje ne France. I njoh mire te gjithe dhe jane kryesisht ne Amerike

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Artikulli ben fjale per pasardhesit e drejt per drejte te vellezerve Frasheri duke vene theksin mbi linjen e meshkujve, prej tyre nuk besoj te kete te tjere ne Shqiperi. Fisi, natyrisht qe eshte i gjere.

    Asllan Rusi ish njeri prej sternipave te Naim Frasherit, nga e ema natyrisht (e vetmja trashegimtare e gjalle prej Naimit, ne s'gaboj. Quhej Naime'), por u shuan komplet si dere.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Me kishte shpetuar pa pare kjo teme. Kush tha qe ky nga qenka mashkulli i vetem trashegimtar i Frashllinjve se na hutuat? Se kuptoj kete manine e gazetarise ose me mire pseudogazetarise ne Shqiperi per te bere scoops nepermjet disinformacionit. Harruan keta qyqare qe jo shume vite me pare ish ministri i drejtesise, perikisht Hektor Frasheri eshte pasardhes direkt i Frashllinjve? Harruan keta gazetare qe jo shume kohe me pare njeri prej kolegeve te tyre, Atlant Frasheri ishte pikerisht djali i Agron Frasherit, nje prej Frashllinjve me te denje dhe pasardhes direkt i tyre dhe vellai i Hektorit. Ne tregjet e Tiranes ka dale nje liber mbi gjenezen e Familjes Frasheri dhe kalvarin e tyre qe nga koha e osmaneve deri ne ditet tona. Aty jepen me detaje jo vetem meshkujt e familjes por edhe femrat, perfshi ketu dhe pasardhesit qe mbajne ose jo te njejtin mbiemer. Gazetari karagjozesh kjo e jona...
    Darius flm per informacionin per librin ,une kam qene ca vite ne internim me familjen ,aty kishim dhe nje pasardhes te Frashellinjve ,kishte bere shume vite burg e quanin NAIM FRASHERI, po nuk e di se i kujt ishte nje burre shume i edukuar dhe i kulturuar ishte martuar shume vone ,e nuk kishte femije ,atje ku ishim kishte te internuar nga familje shume te mira te SHqiperise ,si dhe njerez te thjeshte ,pak injorant ,me kujtohet qe diten e pavarsise ai ēdo vit vendoste ne oborrin e shtepise flamurin ,per ate kohe ishte nje gje e pakuptueshme qe dikush te vendoste flamurin ne oborrin e shtepise ,dhe injorantet talleshin me kete veprim.
    Kur te shkoj ne Tirane do ta blej librin se kam kujtime shume te mira nga ky person .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Kush tha se nuk ka trashėgimtar tė Frashėllinjve? Po ne ē'jemi?Njė nga Motrat e Frashėllinjve qė nuk e shkeli kurrė Turqinė ishte Xhevaireja.Ajo ishte e martuar nė Mezhgoran tė Tepelenės me Sadik Ēerēizin (Skėndo) (Gjyshi im) Vdiq pas disa vjet martese nga njė sėmundje nė mushkri dhe la njė djalė Seit Ēerēizi.I cili ka sotė dy fėmij, (ka disa vjet qė ka vdekur edhe ai),njė djal dhe njė vajzė Shpėtimin dhe Violeta tė cilėt kanė nga njė kompani fėmijėsh.Ja pra qė frashėllinjtė jetojnė akoma.
    Ali Baba Tepelena
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 30-01-2009 mė 09:57

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga Lady Oscar Lexo Postimin
    Artikulli ben fjale per pasardhesit e drejt per drejte te vellezerve Frasheri duke vene theksin mbi linjen e meshkujve, prej tyre nuk besoj te kete te tjere ne Shqiperi. Fisi, natyrisht qe eshte i gjere.

    Asllan Rusi ish njeri prej sternipave te Naim Frasherit, nga e ema natyrisht (e vetmja trashegimtare e gjalle prej Naimit, ne s'gaboj. Quhej Naime'), por u shuan komplet si dere.
    Ke te drejte, per kete edhe une e kam fjalen, per kete Naimen, hallen Naime qe ky arkitekti ne francė e pat permendur kur bisedoja me te, eshte nipi i saj, e theme kete sepse e njoh personalishte, videon duhet ta kem diku ne arkiva...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •