Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 78
  1. #51
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Objection your honor,

    Mbrojtja nuk eshte vene paraprakisht ne dijeni mbi faktin qe panorama ishte krijuar nga nje i trete dhe jo nga klienti yne (NASA), lol
    Kur te thashe qe e knosideroja si stervitje ishte sepse nuk po e nisja ashtu siç duhej duke te kerkuar burimin dhe historkun e materialit.

    Duke u bazuar ne te mesipermen, mbrojtja i kerkon trupit gjykues te konsideroje materialin prove "panorame" si te kompromentuar pra te pavlefshem. Gjithashtu kerkon pezullimin e seances deri ne gjetjen e fotografive baze qe sherbyen ne krijimin e panorames. Gje qe sipas rregullave baze te kodit penal eshte detyre a akuzes
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #52
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Por judikatori po anashkalon deklaraten e te akuzuarit se nuk e ka prekur burimin ne asnje menyre, "and swares that he did not modify nor altered the source image by any means once or ever".

    Pra akuzat ose miratimet duhet t'i adresohen shtisit e jo dorasit. Shtiresi eshte NASA. Kurse NASA ben be se nuk i posedon me origjinalet e negativeve te filmit perpos diapozitiveve final.

    Pra burimi eshte falso!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 13-07-2007 më 09:17
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #53
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    582

    Moon Landing A Fake or Fact part 1-9

    http://www.youtube.com/watch?v=qUOItuKm5UE

    Ketu shpjegohet gjithqka...

  4. #54

  5. #55
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Darius, video-ja te postimi #40 eshte reale? Nga e kane marre?

    S'besoj te jete reale, se di pse me duket si fallsifikim.

  6. #56
    Jo jack nuk eshte reale.

    Ka qene pjese e nje emisioni ne spanjisht mbi uljen ne Hene dhe ate qe pretendohet se eshte pare aty por mesa di une ky filmim ka rezultuar i falsifikuar. Nuk e di nese eshte bere thjesht per te ilustruar emisionin dhe me pas eshte perdorur gabimisht nga ndonjeri si filmim origjinal apo eshte bere qe ne fillim me qellimin per te mashtruar. Di vetem qe nuk eshte filmim origjinal.

  7. #57
    Nje faqe interesane per disa mistere te Henes eshte kjo ketu:

    http://www.thelivingmoon.com/43ancie...on_Images.html

    Qe mos ngaterroheni me materialet qe ka faqja shkoni me mire direkt ketu: http://www.thelivingmoon.com/43ancie...ages_Menu.html

    Ne kontekst me ate qe permban kjo faqe mos harroni ate qe thuhet per avancimin e shkences dhe thyerjen e dogmes. Avatari i meposhtem e permbledh me se miri


  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2008
    Postime
    52
    Profesori i jon i gjeografis na thonte se eshte e pamundur ajo edhe se nuk eshte e vertet pasi qe ne hene nuk ka ere, a kur e sheh aty flamuri i amerikes valon, thonte se i kan bo montazhe neper shkretetira te ndryshme, na ka kallxu edhe do argumente tjera po tash i kam haru

  9. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Une kam nje tjeter mendim. Fakti qe amerikanet kane shkuar ne Hene per mua eshte i vertete por jo filmimi dhe fotot e realizuara per kete fluturim. Me pak fjale fluturimi i vertete eshte kryer edhe ulja, por jo ajo qe eshte transmetuar direkt nga NASA atehere, as fotot qe jane shperndare me pas.
    Arsyeja pse eshte dubluar nje ngjarje e tille dhe pse nuk jane paraqitur filmimet origjinale, nuk eshte vetem nje por jane disa. Kjo duke filluar qe me artifaktet qe jane pare ne hene (dhe ketu eshte vete deklarata e Buzz Aldrin dhe me pas e Gordon Cooper) apo operacionet e germimit (mining operations) e deri tek objekte fluturuese qe kane shoqeruar te gjitha fluturimet hapsinore te tokesoreve ne Hene. Sot e kesaj dite jane te rregjistruara komunikimet e kozmonauteve te misioneve te ndryshme te Apollos me Huston dhe permendja e objekteve fluturuese si dhe emri me te cilin ato quheshin "Santa Klaus". Pa harruar motherships gjigande qe qendronin kercenueshem ne kraterin Kopernicus apo Mar Tranquillity etj. Ka shume arsye per te fshehur fluturimin e vertete per ne hene dhe bindja ime e plote eshte qe filmimi eshte teresisht i sajuar ne studio.
    Te behen analizime te ketyre fakteve do te thote te shpenzosh shume kohe me kete teme por besoj se ja vlen dhe se mund te behet gradualisht.
    Jam i bindur qe kembe njeriu jashte kufinjve te atmosferes se tokes nuk ka per te dale. Lere pastaj henen qe as qe behet fjale te shkoje njeriu. Kulmi jane perrallat e marsit e me pas te planeteve te tjere. Hipokrizia arrin gjer ne mundesine per aftesimin tone per daljen jashte sistemit diellor.
    NASA dhe askush nuk ka arsye qe te fshehe per bashkesine me ndergjegje phi (njerezit e sotem) faktet e zbuluara ne hene. Biles perkundrasi cdo artifakt apo objekt fluturues do te ishte ne ndihme te NASA po te publikohej per ne, sepse ne te gjoret i rritim me shume vlerat NASA dhe potencialet elitave dhe keshtu i bejme te pamposhtshem ne ndergjegjen kolektive. Problemi eshte se ato qe jane paraqitur jane paraqitur si shprese per te genjyer publikun medieval te viteve 60-70 por qe sic u pa nuk i rezistuan kohes. Shtoj ketu qe nga vete keto qarqe jane hedhur dyshimet e para dhe po keto qarqe tani shpikin sikur paskan shkuar dhe nuk tregojne pamjet e verteta. (ketu nuk e kam me ty Darius ) Kjo eshte tallje me budallenjte dhe eshte ne fakt edhe mekat te tallesh me te gjoret sepse turmat kete e marrin per te vertete e me pas Zot (e filloj me shkronje te madhe per kulture personale) na ruaj , do te besojne perralla pas perrallash sa here qe NASA hap gojen.
    Perse ,Darius, nuk mendon njehere se mos keto UFO-t qe shoqerojne cdo udhetim
    jashte siperfaqes se tokes te jene me prejardhje njerezore. Si mund te mendohet qe njeriu eshte i paafte te shpike disqe apo te tilla forma fluturuese qe jane te afta te fluturojne dhe manovrojne edhe ne saje te spineve magnetike qe ato krijojne rreth tyre. Njeriu arrin te prodhoje vete gjera te tilla.
    Llafolloget e konspiracionit thone si te ishin te porositur 2 gjera te verteta dhe 100 te tjera fantazi e perralla. Nese, Darius, analizon efektin qe keta persona kane mbi qytetaret qe i degjojne duket se keta njerez u rritin, biles u shumefishojne vlerat elitave te elitave.
    E verteta eshte e tille qe asnje komb , bashkesi apo individ nuk mund te kete gjithe planetin te tij dhe te beje c'te doje ne te. Kjo hidhet poshte nga llafolloget e konspiracionit te cilet i quajne elitat e elitave te plotfuqishem. Qesharake apo jo!

  10. #60
    Citim Postuar më parë nga G.D
    Perse ,Darius, nuk mendon njehere se mos keto UFO-t qe shoqerojne cdo udhetim jashte siperfaqes se tokes te jene me prejardhje njerezore. Si mund te mendohet qe njeriu eshte i paafte te shpike disqe apo te tilla forma fluturuese qe jane te afta te fluturojne dhe manovrojne edhe ne saje te spineve magnetike qe ato krijojne rreth tyre. Njeriu arrin te prodhoje vete gjera te tilla.
    Ku e di ti qe se mendon Darius ate qe ke komentuar? Kur them une qe ju nuk denjoni te lexoni temat po komentoni ne tym, kam te drejte. Une kam shkruar faqe te tera per ate pune dhe jane ne forum. Jam lodhur qe ti hartoj, ti dhe te tjeret lodhuni qe ti lexoni. Kjo eshte dhe arsyeja pse shpesh refuzoj tju pergjigjem madje ju fshi dhe komentet. Jane faqe te tera te mbushura me shkrime, materiale, dokumentime, foto etj dhe serisht kometet e reja qe behen duken sikur tema eshte hapur para 1 ore.

    Llafolloget e konspiracionit thone si te ishin te porositur 2 gjera te verteta dhe 100 te tjera fantazi e perralla. Nese, Darius, analizon efektin qe keta persona kane mbi qytetaret qe i degjojne duket se keta njerez u rritin, biles u shumefishojne vlerat elitave te elitave.
    Cfare jane fantazi dhe perralla? Ato qe nuk di ti apo ato qe nuk beson ti? Me duket se shprehja fantazi dhe perralle eshte relative ne menyren sesi duam ti shohim gjerat. Ne psikologji ka nje fenoment (pjese e human behavior) qe quhet verbim i vullnetshem ose me konsensus (ne anglisht Consensus Blindness) dhe eshte nje fenoment qe mund te quhet me plote gojen si nje karakteristike percaktuese e rraces njerezore. Do te thote qe: njerezit nuk e shohin ate qe kane para syve sepse besojne qe nuk duhet ta shohin !!! Dhe fatkeqesisht eshte kjo lloj ndruajtje eksesive ajo qe e ben rracen njerezore lehtesisht te manipulueshme duke ja fshehur te vertetat ne mes te sheshit ose sic thone anglezet in plain sight.

    NASA dhe askush nuk ka arsye qe te fshehe per bashkesine me ndergjegje phi (njerezit e sotem) faktet e zbuluara ne hene. Biles perkundrasi cdo artifakt apo objekt fluturues do te ishte ne ndihme te NASA po te publikohej per ne, sepse ne te gjoret i rritim me shume vlerat NASA dhe potencialet elitave dhe keshtu i bejme te pamposhtshem ne ndergjegjen kolektive
    Do te mesosh me shume dhe te ndryshosh mendim (sepse me keqardhje me duhet te te ve ne dukje qe ske fare njohuri nga ky subjekt)? Atehere mundohu te lexosh njerin nga autoret me prestigjioz ne kete fushe, Richard Hoagland me librin qe ka shkruar Dark Mission - The Secret History Of Nasa



    Derisa te informoheni me shume, lexoni e studioni gjerat qe jane neper biblioteka dhe librari apo internet (materiale ka plot dhe te hartuara nga shkenctare e studiues dinjitoz, jo sharlatane) eshte e kote qe te diskutohet jo keshtu e jo ashtu. Nese doni qe tema te bjeri ne nivelin e thashethemeve ajo ska per te ndodhur. Nuk e lejoj dicka te tille. Nese doni diskutim serioz dhe qe ja vlen atehere rrugen e keni te hapur. Dua te theksoj me te madhe qe nuk kam nder mend te vazhdoj me komente pse, si, qysh etj... Ky eshte nenforumi i Fenomeneve Paranormale dhe flitet pikerisht per ato. Po nuk kuptuat ndryshimin atehere do jeni gjithmone jashte temave dhe subjekteve qe ato trajtojne.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  2. "Vizitori" i befasishëm
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33
  4. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 15:07
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •