Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare



    Nga një grup i grave shqiptare të zhvendosura nga Lubizhda e Hasit dhe fshatrat tjera në komunën e Prizrenit, u ndanë rreth 100 vajza dhe gra të reja dhe u detyruan në marrëdhënie seksuale.

    Ata i shfrytëzuan seksualisht dhe këtë e bënë në grup, para anëtarëve të familjes së vajzave dhe para qindra fqinjëve dhe banorëve të fshatit. Kështu, një person civil në shërbim të Ushtrisë së Jugosllavisë, që ishte shqiptar, ka ndarë shqiptaren S. T., që ishte 14 vjeçare, për ta dhunuar para familjes dhe të pranishmëve të tjerë. Shumë vajzave dhe grave të dhunuara më vonë u janë humbur gjurmët.

    Telegrafi sjell dëshminë e kolonelit në pension, Lakiq Gjoroviq, të thënë për mediumin serb, E-novine. Ai thotë se nga tmerret që serbët kanë bërë, dy oficerë nuk kanë mundur të durojnë dhe kanë vrarë dy ushtarë të Serbisë.

    Shqiptarët e Kosovës nga fshatrat e Hasit në veriperëndim të Prizrenit, si dhe në Damjan dhe Tanaj, në juglindje të Gjakovës, janë vrarë, rrahur, plaçkitur, dëbuar në Shqipëri. Atyre u janë djegur shtëpitë, u janë marrë dokumentet personale që t’ju pamundësohet kthimi i mëvonshëm.

    Që nga fillimi i vitit 1998 e deri më 16 qershor 1999, në shtatë raste (në shtator dhe dhjetor 1998; 27 dhe 28 janar 1999; 25, 26, 30 mars 1999; 12, 15, 16 dhe 26 prill 1999 ), u dëbuan në mënyrë sistematike shqiptarët në malet dhe pyjet përreth. Janë vrarë dhjetëra nga ta e mbi dymijë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

    Nga vrasjet masive dhe krimet tjera të forcave serbe në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i kam hulumtuar dhe dokumentuar si një prokuror veteran i Ushtrisë, mund t’i përmend 17 vepra penalo- juridike që i kanë konsumuar kriminelët e Sigurimit Ushtarak të Korpusit të Prishtinës dhe Dragoljub Zdravkoviq - ish zëvendësi im i atëhershëm e tashti gjykatës i Gjykatës së Lartë në Beograd.

    Më 12 prill 1999, rreth orës 20:30, tek Guri i Korbit, afër një proçke malore te Deli i Ujit, në malin në rrethinë të Lubizhdës së Hasit, forcat serbe (Batalioni i Dytë i Motorizuar 549) dhe pjesë të tjera të Brigadës dhe njësive të Policisë Ushtarake; njësive tjera speciale të Ushtrisë Jugosllave; forcave policore serbe të veprimit të veçantë - Njësiti 23, 37, Çeta e Pestë, Çeta e Katërt e Gjakovës, vullnetarët, serbët lokalë, serbët nga Serbia, vullnetarët nga Rusia, Ukraina, romët; grupe të ndryshme të armatosura nën kontrollin e MUP-it; kanë rrethuar dhe kanë privuar pa të drejtë nga liria 500 shqiptarë të dëbuar nga fshatrat përreth, kryesisht fëmijë dhe gra, ndër të cilat M. N. (e lindur më 1962), me pesë fëmijët e mitur - tre vajza dhe dy djem. Emrat nuk i përmend edhe pse i di.




    I ndanë gratë dhe fëmijët nga burrat, e pastaj burrat i rrahën brutalisht, i detyruan që të gjunjëzohen në duar dhe gishta, që të hanë bari.
    Në mënyra të ndryshme i kanë keqtrajtuar dhe poshtëruar. Me këtë rast, ushtarët e Batalionit të Dytë të motorizuar 549, ku komandant ishte Vlatko Vukoviq, si dhe ushtarët nga njësitet rezervë të njësitit të Prizrenit, ku kolonel ishte Tomislav Nikoliq, e ku dalloheshin për brutalitet dy persona, njëri me nofkën ose emrin Xhole, me të shtëna nga afërsia kanë vrarë 15 shqiptarë nga ky grup (12 nga Lubizhda e tre nga Demjani). Tre të tjerë nga Lubizhda janë plagosur rëndë. Identiteti i tyre është i njohur, por nuk dua t’i cek.

    Disa nga ta, tash oficerë të panjohur të Ushtrisë, ndoshta në postin e kolonelëve, në tmerr dhe afekt, për shkak të vrasjes së këtyre 15 shqiptarëve dhe plagosjes së tre të tjerëve, aty për aty kanë vrarë dy serbë, tashmë të panjohur, që kanë marrë pjesë në vrasje, përkatësisht në plagosjen e shqiptarëve.

    Nënkoloneli dhe dy ushtarët serbë që i ka vrarë, janë të njohur për ushtrinë serbe, shërbimin sekret, drejtësinë dhe shumë gjykata në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Ky është një nga mijëra sekretet ushtarake, siç janë emrat e shumë kriminelëve serbë të luftës.

    Në të njëjtën ditë, ushtarët nga njësitet ushtarake dhe grupi 549 - në mesin e të cilëve S. T., shqiptar nga Kabashi në Ushtrinë serbe - nga grupi i shqiptareve të ndara të Lubizhdës dhe fshatrave tjera të komunës së Prizrenit, kanë ndarë 100 femra dhe gra dhe i kanë detyruar në seks, duke e bërë këtë në grup, para anëtarëve të familjes dhe fshatit. Kështu, shqiptari e ndau 14 vjeçaren dhe e dhunoi para familjes. Shumë prej grave dhe vajzave të përdhunuara dhe vajzave iu humbej gjurma.

    Tre ditë më vonë, më 15 prill 1999, forcat serbe ndanë një grup prej mbi 38 shqiptarëve, të mbyllur në dy shtëpi në lagjen Tanaj të Dedajt, të Lubizhdës, dhe i dërguan në drejtim të panjohur. Emrat e tyre nuk i përmend tash, por e di identitetin e tyre shumë mirë.

    Për të fshehur dhe shkatërruar gjurmët e krimeve të kryera dhe për të parandaluar që të zbulohen më vonë, këta 38 shqiptarë janë dërguar në vend të panjohur, e sipas të gjitha gjasave më 26 prill 1999 janë vrarë dhe janë varrosur në varreza sekrete masive.

    Në korrik 1999, pas kthimit nga Shqipëria, familjet e Lubizhdës së Hasit, në vendin Deli i Ujit, ku janë vrarë më 12 prill, kanë gjetur trupat e 15 shqiptarëve të vrarë.

    Mbetjet e trupit të shqiptarit të 31-të, nga 38 sosh, të cilët më 1999 në Tanaj të Dedajt janë ndarë dhe drejtuar në vend të panjohur, janë zhvarrosur në shtator 1999, në Gurishtë, që është mes fshatit Mazrek dhe Planejë, të komunës së Prizrenit. Shtatë shqiptarë të tjerë janë të zhdukur. Identitetin e tyre e di. /telegrafi/

    Dëshminë e Slobodan Stojanovicit, komandantit të pensionuar të policisë serbe, i cili thotë se krimet e serbëve gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk shihen as në filma horrori, ku flet se nga kafkat shqiptare bëhen llambat, mund ta lexoni KËTU.

    http://www.zeri.info/artikulli/20247...mrat-shqiptare

  2. #2
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    edhe ta lexoje Edvin Kristaq Bajga, para se te marre rrugen per vizite ne Beligrad, pastaj hushi-*** Thaqi, qe rehabilitoj te gjithe kriminelet e luftes dhe duke i ndihmuar te vijne ne vendin e krimit dhe duke ja ndihmuar Serbise rrugen per EU, ta lexojne edhe ata 60 mije veteranet e luftes se Uqkes; krejt Kosova Uqika, edhe kumanantat e kajkes; kersiiitiii pushka e ushtojke mali.

    Ky vetem nje rast nga mijera rastet, nje popull te tille, me mbamendje te shkurter historike, eshte jo ti demontosh, por e meriton te ja detonosh Sarinen mbi kokat e tyre
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  3. #3

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Mesa duket shqiptari e paska zakon te harroje kriminelin dhe ate qe e masakron dhe dhunon o pirat. Shiko ketu ne forum sesi i falen turkut qe ka bere 100 fish me shume se serbi, zhduku fshatra e qytete te tera me banore dhe pergjysmoi popullsine shqiptarebrenda nje 3 vjecari. E megjithate keta kermat ulerasin DumBaben.

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    loneeagle (11-11-2013),Pirate of Love (11-11-2013)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    shume prekese... dhe u dalshin ne enderr gjithe krimet qelbesirave sllavo-ndyresirave qe perdhunojne akoma veten e tyre dhe jo njerezit e pafajshem... ata pseudoshqiptare qe jane ne ushtrine serbe vetem emrin e kane te kopjuar si te tille, se krimineli s'ka komb, s'ka atdhe, s'ka dinjitet, s'ka shpirt... dhe ky deshtaku ma quan veten akoma KOLONEL ndyresira....
    KOLONEL domethene te luftosh krimin... keshtu qe titulli i temes per mua duhet nderruar se eshte gabim!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #5
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Mesa duket shqiptari e paska zakon te harroje kriminelin dhe ate qe e masakron dhe dhunon o pirat. Shiko ketu ne forum sesi i falen turkut qe ka bere 100 fish me shume se serbi, zhduku fshatra e qytete te tera me banore dhe pergjysmoi popullsine shqiptarebrenda nje 3 vjecari. E megjithate keta kermat ulerasin DumBaben.
    Behet fjale per Serbin, e jo per Turqine.
    Tani sa here qe kujtojm serbine, ju sikur ndjeni obligim te na perkujtoni turqine, sikur t'mos ndjeheshit fare t'prekur nga tragjedia e fundit.
    Shqiptaret e besimit Islam nuk i perulen as turkut e as arabit, por vetem Zotit, e askujt tjeter, as Amerikës e as Greqisë e Italisë !.

    PS : Sa i perket temës, kriminelët serbë mund te flasin lirshëm tani që qeveria thaciste dhe ajo rugoviste votuan pro-amnistise per kriminel lufte. Kurse ne, vazhdojm edhe pas 15 vitesh duke i kerkuar kufomat e vllezerve dhe motrave tona !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Le dévoué : 11-11-2013 më 12:31
    … ///

  7. #6

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Shtttt, mos fol budallalliqe po lexo komentin e atij qe kam cituar une qe te kuptosh.

    Po te kujtokam Turqine une ty? Nuk e dija qe ishe turk ti. Dhe nese eshte keshtu mos fol ne emer te besimtareve shqiptar ti se ske surrat.

  8. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Shqiptar jam un, Shqiptar !
    … ///

  9. #8

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Epo atehere mbylle kamaren kur "shahet" Turqia se nuk po te shan njeri baben.

  10. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    lene Rugoven rrehat or qen, te kish pas Kosoava e Shqipnia dy tre Rugova nuk do ishte ku eshte sot por do ishte atje ku ka dash te jet, mes kombeve dinjitoze. Rugova ishte nje njeri me vizion e me burrni. po ju nuk e kuptoni se jeni bo sot 500 mije ish ushtare te UCK. Me kaq sa keni dal ju sot e kishit pushtu dhe Beogradin, Po lene pash Zotin keto muhabete pa lidhje. Rrofte Kosova shqiptare dhe rugovizmi i paster.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Dëshmon koloneli serb: Si u vranë dhe u përdhunuan femrat shqiptare

    Rrëfimi i policit: I ekzekutonim shqiptarët vetëm pse nuk kishin para pë të na dhënë



    Autoritetet ligjore në Serbi nuk i mohojnë akuzat për krime lufte, të cilat i ka bërë publike Slobodan Stojanoviq, komandant i pensionuar i policisë serbe, ish-pjesëtar i Çetës së katërt të Togës së njësive të veçanta të policisë dhe dëshmitar i mbrojtur nga shteti serb.

    Gjatë vitit 1998, si pjesëtarë i Policisë të Serbisë ai kishte marrë pjesë në një numër aksionesh, për të cilat ai dëshmon se kjo polici i ka ndërmarrë kundër civilëve shqiptarë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

    Slobodan Stojanoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se për të gjitha veprimet, të cilat i kanë bërë pjesëtarët e forcave serbe në terren, në Kosovë, kanë qenë të informuar eprorët e lartë, përmes zinxhirit komandues i cili ka ekzistuar në njësitet e përfshira në, siç e quan ai, “pastrimin e terrenit”.

    Ai thotë se ka parë mjaft tmerre, të cilat i kanë kryer forcat serbe dhe kjo kishte ndikuar që ai të largohet nga policia.

    Stojanoviq shpjegon një nga rastet që kishin ndodhur dhe që sipas tij ishin rutinë.

    Gjithkah kam shkuar dhe kur kam parë se çfarë po ndodhë, unë jam tërhequr. Thjeshtë, pa asnjë arsye, u afroheshin njerëzve dhe i kërcënonin duke ju kërkuar para. Në qoftë se nuk kishte dikush para, e vrisnin, pa asnjë arsye tjetër”, tha Stojanoviq, duke shpjeguar se dinte edhe emra të njerëzve të caktuar që kishin vrarë të pafajshëm duke thënë se "shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”.

    Sipas tij, gjatë “pastrimit të terrenit” fillimisht ushtria grasatonte për orë të tëra dhe më pas futej policia dhe ushtria, të ndarë në njësi të vogla me nga 20 njerëz, të cilët merreshin vesh me komandantët e tyre lidhur me veprimet që i bënin.

    Ai akuzon komandantin e tij, Nenad Stojkoviq, për djegien e fshatrave mbi Mitrovicë dhe krimet që kishin ndodhur atje.

    Nenad Stojkoviq, është përgjegjësi kryesor për punën që bënim në Mitrovicë. E djegin gjithë fshatin... ja se çfarë bënin. Vetëm merrnin urdhër dhe ato ishin fjalë të shkurtuara. Do të thotë, kur merrnin fjalën ‘shkrepës’ atëherë do të thoshte se duhej djegur gjithë fshatin, nëse ishte fjala “goma”, atëherë nënkuptonte se duhej vrarë. Kur thoshte komandanti Mitroviq ‘dërgoje për rrezitje’, kjo nënkuptonte se duhej vrarë ai njeri shqiptar”, shpjegon Slobodan Stojanoviq.

    Ai ka rrëfyer edhe raste tjera, të cilat sipas tij ishin krime, për të cilat askush nuk është përgjigjur deri më sot.

    Akuzat për krimet, të cilat, sipas Stojanoviqit, i kanë kryer forcat serbe në Kosovë, i pohojnë edhe autoritetet ligjore në Serbi. Prokurori i Gjykatës speciale për krime lufte i Serbisë, Bruno Vekariq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është i sigurt për krimet që i përshkruan Stojanoviq, por sipas tij, ky i fundit u ka bërë shantazh autoritetet për interesa personale.

    Për ato që ai flet, jam i sigurt se kanë ndodhur ato krime. Prokuroria e ka nisur procedurën, bazuar në deklaratat e tij dhe tash jemi në fazën fillestare. Kur ne e kemi nisur procedurën, ai ka qenë në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Gjithçka ka funksionuar si duhet deri në një moment kur ai (Stojanoviq) ka filluar të kërkojë nga ne shërbime të caktuara, të cilat ne nuk mund t’i japim në atë program të mbrojtjes, madje as për dëshmitarin e mbrojtur, i cili për ne është i shenjtë".

    "Në kontratë nuk qëndron se ne duhet t’ia punësojmë gjysmën e familjes. Nuk qëndron në kontratë që ai të jetë krye shef i policisë së Leskovcit. Esenca është se ai vet ka dalë nga programi i mbrojtjes dhe atë për të cilën na kishte premtuar se do të na jepte, nuk na e dha. Do të thotë, ne nuk mund ta shfrytëzojmë, sepse nuk kemi pasur dëshmi, të cilat na ka premtuar se do të na i japë në procedurën kundër atyre njerëzve”, ka shpjeguar prokurori serb Vekariq.

    Ai ka shtuar se aktualisht është iniciuar procedura kundër Stojanoviqit sepse ai ka kërcënuar zëvendës-prokurorët për krime lufte.

    Ndryshe, Stojanoviq thotë se për të gjitha krimet që kishte parë, kishte informuar ministrin e Brendshëm të Serbisë, në vitin 2000, si dhe disa organizata joqeveritare.

    Por sipas tij, askush nuk kishte dashur ta dëgjojë.

    Të gjithëve ju kam drejtuar. Por, në fund, janë detyruar që si kryeshef të stacionit policor të më fusin edhe në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, kinse më është rrezikuar jeta nga ana e policëve dhe se ata mund të më vrisnin. Ata më komprometuan".

    "Kur hyra në program, gruaja dhe fëmijët u traumatizuan, ndërkaq në analizën që ma bënë të gjakut, kinse është gjetur droga. Unë u thash, pse po flisni marrëzira? Ndërkaq, ata janë të gjithë kriminelë që kanë qenë në Kosovë dhe kanë vrarë e prerë popullin shqiptarë. Mu ata njerëz kujdesen për ne në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka theksuar Stojanoviq.

    Në anën tjetër, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka vlerësuar se dëshmia e Slobodan Stojanoviqit, përmes medieve,është paksa e vonë.

    Drejtuesi i këtij këshilli, Behxhet Shala, vlerëson se kjo dëshmi e Stojanoviqit është vetëm një mbështetje për deklaratat, materialet dhe kallëzimet penale që i kanë bërë organizatat joqeveritare nga Kosova dhe nga Serbia, për mizoritë që i kanë kryer forcat paraushtarake, policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.

    Ai është dëshmitarë i dorës së parë, i cili në njëfarë mënyre është edhe pjesë e krimit, sepse ka reaguar vetëm pasi kanë kaluar më shumë se 13 vjet, ndonëse ai thotë që i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe e ka informuar për ato që kanë ndodhë. Mirëpo, nuk e ka bërë publike. Do të thotë, kjo është një argument pas së cilit prokuroria në Beograd duhet t’i fillojë hetimet. Besoj që do të merret me rastin”, tha Shala.

    Ai ka shtuar se organizatat joqeveritare në Kosovë, por edhe institucionet, nuk janë në pozitë që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtarë për hapjen e hetimeve lidhur me krimet e luftës.

    Ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne nuk jemi në pozitë që ti bëjmë presion akujt, sepse ne jemi në pozitë që i nënshtrohemi presionit. E dyta, thjeshtë, mungon vullneti politik për tu arrestuar apo gjykuar ata të cilët janë përgjegjës për krime luftë. Ata që munden, ata nuk e bëjnë këtë. Këtë mund ta bëjnë vendim-marrësit të cilët janë në Bruksel dhe në Uashington. Por, ata e analizojnë gjendjen politike dhe e shohin nëse ja vlen të merren me të kaluarën, atëherë merren. Në qoftë se jo, atëherë heshtin”, ka theksuar Shala.

    Sido që të jetë, ish-pjesëtari i policisë serbe, Stojanoviq, duke folur edhe për mediat serbe, ka rrëfyer episode, siç i ka quajtur ai, të tmerrshme të luftës në Kosovë dhe krimeve ndaj shqiptarëve.

    Siç ka treguar ai, një person, identitetin e të cilit Stojanoviq e di, ka prerë kokat e një shqiptari dhe një shqiptareje të vdekur, duke i shndërruar ato më pas në abazhur tavoline.
    http://www.botasot.info/kosova/25129...e-te-na-dhene/

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •