Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Gripi i shpendëve mund të shkaktojë vdekjen e 62 milionëve

    Gripi i shpendëve mund të shkaktojë vdekjen e 62 milionëve

    22-12-2006

    Radio Zëri Amerikës

    Një ekip shkencëtarësh thotë se rreth 62 milionë vetë, shumica në vendet në zhvillim, mund të vdesin nëse shpërthen një epidemi e gripit të shpendëve.

    Studiuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Harvardit i botuan këto përfundime në revistën mjekësore Lancet. Llogaritjet u bënë duke studiuar të dhënat për viktimat nga 27 vende nga epidemia e vitit 1918 e gripit spanjoll dhe duke përdorur formulën për popullsinë 6 miliardëshe të botës në vitin 2004. Studiuesit thonë se sipas këtij modeli, 96 për qind që do të humbnin jetën nga katastrofa jetojnë në vendet në zhvillim.

    Shkencëtarët thonë se ndërsa vendet e varfra në përgjithësi janë ato që goditen më rëndë nga katastrofat natyrore, studimi i tyre është i pari që gjen një lidhje mes varfërisë dhe numrit të viktimave shkaktuar nga epidemia e gripit spanjoll.

    Virusi H5N1 i gripit të shpendëve ka shkaktuar vdekjen e mbi 150 vetëve në gjithë botën, shumica në Azi.

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Me sa duket bilancet e kompanive monopoliste farmaceutike nuk kane qene kaq te dhjamura gjate 2006!
    Si gjithmone motoja eshte: "Blini o burra ilace qe nuk funksionojne kunder semundjesh qe nuk egzistojne"!
    C'fare komedie!
    Te dhenat e viteve te fundit thone se nga marrja e 1-3 vaksina (me zhive) kunder gripit, nje i rritur shton probabilitetin e Alzaimerit 5-10 here pak me vone!
    Dikush este i interesuar te bertase ne shesh te pulave - Dhelpra Dhelpra!
    Para dy vitesh nuk vdiqen 10 miljonet e planifikuar, as vjet nuk vdiqen 20 miljonet e planifikuar (Sars etj), shefat e fushatave promocionale kesaj here e kane cuar numrin e te "vdekurve" te kercenuar ne 60 miljon!
    Pas dhjete vjetesh keta qelbesira do na kercenojne me vdekjen e 9 miljard njerzve (megjithese popullata planetare do jete 6.5-7 miljard!)!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga antares
    Me sa duket bilancet e kompanive monopoliste farmaceutike nuk kane qene kaq te dhjamura gjate 2006!
    Si gjithmone motoja eshte: "Blini o burra ilace qe nuk funksionojne kunder semundjesh qe nuk egzistojne"!
    Aty nga fundi i viteve 90', pesidenti i Afrikes se Jugut (pas Madeles dhe shoku i tij i idealeve), Thabo Mbeki, kembengulte se SIDA nuk ishte nje semundje qe shkaktohej nga nje agjent i caktuar patogjen (virusi HIV), por (sipas tij) nje semundje "me baza sociale". Me gjithe keshillat e eksperteve te huaj dhe vendas, ai dhe marksistet mandeliane Afrikanojugore per shume vjet mohonin ekzistencen e virusit (i cili me demek ishte mashtrim i biznesit farmaceutik per te nxjerre para nga "populli i shtypur prej racizmit te te bardheve") dhe nuk pranonin te hartonin programe per blerje barnash nga "kompanite kapital-imperialiste monopoliste farmaceutike". Pikepamja e tyre absurde mbronte se "zhdukja e varferise ne masat popullore zezake, te shtypura nga apartejdi" do mjaftonte te zgjidhte problemin e SIDES.
    Rezultati sot eshte qe 1 mije afrikanojugore vdesin cdo dite nga SIDA dhe 11% e popullsise totale jane te infektuar dhe i pret i njejti fat.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ketu nuk po flasim per SIDA, Murtaje, Kolere apo Ebola!
    Ketu po flitet per fushata periodike (cdo vit) frikesuese (promocionale do ishte fjala e pershtateshme), per te llahtarisur njerez me nivelin e tipit te mesiperm qe te shkojne me kuc e me mac te nesermen ne rradhe per te marre vaksinen kunder ketij gripi hipotetik!
    Kjo loje ka kohe qe po behet dhe per sa kohe te kete nje shumice (si tipi i poltizuar me siper) biznesi i ilaceve do rroje e lulezoje!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  5. #5
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    gripi ka qenë farsë.

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga antares
    ...njerez me nivelin e tipit te mesiperm ...

    (si tipi i poltizuar me siper) ...
    Ne kundershtim me ty, qe je tip krejt i pa-politizuar
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Konfirmohet vdekja e nje gruaje ne Egjipt prej gripit (inekzistent ) te shpendeve.

    http://www.cnn.com/2006/HEALTH/12/24/egypt.bird.flu.reut/index.html
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga D@mian
    Aty nga fundi i viteve 90', pesidenti i Afrikes se Jugut (pas Madeles dhe shoku i tij i idealeve), Thabo Mbeki, kembengulte se SIDA nuk ishte nje semundje qe shkaktohej nga nje agjent i caktuar patogjen (virusi HIV), por (sipas tij) nje semundje "me baza sociale". Me gjithe keshillat e eksperteve te huaj dhe vendas, ai dhe marksistet mandeliane Afrikanojugore per shume vjet mohonin ekzistencen e virusit (i cili me demek ishte mashtrim i biznesit farmaceutik per te nxjerre para nga "populli i shtypur prej racizmit te te bardheve")...
    Duke hequr pallavren e konceptit marksist te shfrytezimit te klasava te thjeshta nga kapitalistet, ajo ideja e biznesit farmaceutik nuk eshte dhe shume shume larg nga e verteta. Mbeki ne fakt ka harruar dicka tjeter (ose mbase se ka ditur) qe HIV u perhap nga vaksinat e epatitit B qe shperndante WHO (World Health Organization) dhe faktorin tjeter me te rendesishem qe targeti i HIV ishte popullsia zezake, ajo hispanike dhe komuniteti i homoseksualeve

    Edhe per gripin e shpendeve nuk cuditem aspak. Eshte rritur ndjeshem popullsia ne Toke dhe detyrimisht lind nevoja per epidemira qe te reduktojne "paksa" numrin e deleve te perendise qe popullojne kete planet. Dhe ska sesi te jete ndryshe; The Power That Be ka vendosur qe te rrallohen rradhet e bagetive per ti lene mundesi te zgjedhurve qe te jetojne me me pak "strese" dhe veshtiresi. Kontrollohet me lehte pakice sesa shumice, apo jo?

Tema të Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishëm
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. Gripi i Shpendeve mbërrin në Shqipëri
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •