Dasma e fshehtė zhgėnjen qindra fansa tė aktorėve, qė mbetėn pėr orė tė tėra nė shi dhe nuk morėn asnjė pėrshėndetje apo autograf, nga tė sapomartuarit. Bracciano, qyteti i vogėl pranė Romės, qė jetoi pėrrallėn hollivudiane
Martesa pėrrallė, e Katie Holmes dhe Tom Cruise
Shekulli
Yjet e Hollivudit, Tom Cruise dhe Katie Holmes u martuan tė shtunėn, nė njė kishė mesjetare nė Itali. Ceremonia ngjasonte me njė pėrrallė nė pamje tė jashtme, edhe pse fansat jashtė mbetėn disi tė zhgėnjyer. Binte shi dhe askush nuk doli jashtė pėr tė firmosur autografe. Dy aktorėt, mėsohet tė kenė bėrė betimet emocionale nė hollin e dekoruar me trėndafila dhe tė rrethuar nga qindra qirinj, njė celebrim ky i drejtuar nga Kisha e Shientologjisė, ndėrsa dėshmitarė ishin 150 tė afėrm tė ēiftit dhe miq.
Kėshtjella e Bracciano-s, ku zgjodhi tė martohej ēifti, ka njė pamje marramendėse nga liqeni dhe daton nė shekullin e XV-tė. Aty janė organizuar edhe martesa e gazetares sė famshme tė CNN, Christiane Amanpour, me ish-zėdhėnėsin e Departamentit tė Shtetit, James Rubin, nė vitin 1998 dhe po aty Isabella Rossellini dhe Martin Scorsese, janė martuar nė vitin 1979.
Tom Cruise ėshtė fotografuar duke mbėrritur nė kėshtjellė me njė limuzinė tė mbushur me truproja, tė cilėt dukeshin tė shqetėsuar pėr sigurinė e bosit tė tyre, ndėrsa nėn shi ka mbėrritur edhe Katie Holmes, sė bashku me vajzėn e vogėl, Suri.
Shirat e vazhdueshėm nuk i kanė dekurajuar mijėra fansat qė tė shkonin pėr tė admiruar sfilatėn e xhamave tė errėt, pasi yjet qėndruan tė fshehur dhe nuk dolėn ti pėrshėndesnin. Anėtarėt e Kishės sė Shientologjisė kanė pėrfituar nga rasti pėr tė shpėrndarė trakte rekrutimi, duke pėrfituar nga lidhja me kėtė sekt e ēiftit.
Mirėsevini nė Braccianollywood!', thėrrisnin tregtarėt e provincės pranė Romės. Ata kanė fėrkuar duart, pasi tashmė suveniret e martesės sė Tom Cruise dhe Katie Holmes, kanė korrur sukses.
Mes yjeve tė shumtė tė ftuar nė dasmė, ishte edhe aktorja Jennifer Lopez dhe burri i saj aktor, Marc Anthony. Nuk mungoi as fashion-istja, Victoria Beckham. Fotot e tė sapomartuarve kanė qenė tė rralla dhe njė pjesė e tyre u janė shitur me ēmime stratosferike, disa titujve tė shtypit amerikan. Nuk dihet nėse ceremonia, e cila nuk ka vlerė ligjore, ėshtė pasuar nga njė martesė civile. Ēifti nuk i ka harruar as fishekzjarret nė tė rėnė tė natės, qė e kanė ndriēuar kėshtjellėn.
Martesa, joligjore
Tom Cruise dhe Katie Holmes, i kanė thėnė Po njėri-tjetrit tė shtunėn, nė njė kala tė shekullit tė XV-tė, nė Bracciano, 43 kilometra pranė Romės. Martesa ėshtė celebruar nė njė sallė armėsh, sipas riteve tė Kishės sė Shientologjisė dhe nuk ka asnjė vlerė ligjore, por parashikon qė burri i dhuron gruas sė vet njė tigan, njė krehėr dhe njė mace.
Fansat nė shi pėr orė tė tėra, tė
zhgėnjyer qė yjet qėndruan fshehur
Tė shumtė qenė fansat e zhgėnjyer nga martesa e yjeve tė adhuruar, qė kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes qė nga mbėrritja e tyre nė Itali 5 ditė mė parė dhe banorėt e Bracciano-s e kanė cilėsuar fyerje injorimin e dy aktorėve tė mėdhenj, pasi ata qėndruan tė fshehur pas mureve tė kėshtjellės. Do tė kishte qenė mirė, sikur ata tė ishin shfaqur paksa nė dritare dhe tė kishin pėrshėndetur me dorė turmėn,- ėshtė shprehur Patrizia Riccioni, kryetare e bashkisė.
Njė puthje aq e gjatė, sa tė ftuarit kanė thirrur: Stop, betimet e ēuditshme sipas traditės shientologjike dhe tė ftuarit specialė
Detajet e ceremonisė
Detajet e ceremonisė kanė filluar tė dalin qė natėn e martesės sė ēiftit, menjėherė pasi u njoftua se Tom Cruise, 44 vjeē, ėshtė martuar me Katie Holmes, 17 vjet mė e re se ai. Sipas stafit tė aktorit, Holmes ka veshur njė fustan tė Giorgio Armanit, me njė krah. Ata janė puthur gjatė nė fund, aq gjatė, sa nė fakt edhe tė ftuarit kanė thėrritur: Stop. Cruise thuhet se ka pėrsėritur betimet tradicionale shientologjike, duke premtuar ta mbajė nusen e tij nė tė mirė dhe nė sėmundje, ndėrsa Holmes ėshtė betuar tė bėjė gjithēka mundet pėr ta bėrė burrin e saj tė ri, tė lumtur. Yllit tė Mission Impossible, iu kujtua qė vajzat kanė nevojė pėr rroba, ushqim dhe butėsi, po edhe pėr njė tigan, njė krehėr dhe ndoshta njė mace, ndėrsa nuses iu tha qė burrat e rinj janė tė lirė dhe mund ti harrojė premtimet e tyre. Pėrveē kėsaj, ceremoninė e ndoqėn dy fėmijėt e adoptuar tė Cruise me gruan e dytė, Nicole Kidman. Vajza e ēiftit tė sapomartuar, shtatė muajsh, e veshur me tė bardha, ishte gjithashtu e pranishme nė ceremoni. Ndėr tė ftuarit ishin Jennifer Lopez dhe burri i saj, kėngėtari Marc Antony, Brooke Shields, Victoria Beckham dhe e motra,- pa burrin e saj,- i cili u kthye nė Spanjė, pasi kjo iu kėrkua nga Real Madrid, Giorgio Armani dhe mbesa e tij Roberta, si edhe Priscilla Presley. Ėshtė pėshpėritur edhe ftesa e yjeve, si Russell Crowe, John Travolta dhe Steven Spielberg, por kaq sekret janė mbajtur detajet e dasmės, saqė nuk dihet nėse ata ishin me tė vėrtetė prezentė.
20/11/2006
KATEGORIA: Metropol
Krijoni Kontakt