Close

Rezultati i Sondazhit: Besoni ne Fenomenet Paranormale

Votues
192. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, besoj.

    100 52.08%
  • Jo, nuk besoj

    23 11.98%
  • Besoj pjeserisht

    54 28.13%
  • Nuk e di

    15 7.81%
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #-9

    Çfarë janë Fenomenet Paranormale

    Fenomenet Paranormale

    Fenomeni Paranormal ose thjesht Paranormalja eshte si nje lloj ombrelle qe perdoret per te pershkruar nje sere raportimesh te fenomeneve jo normale. Vete termi Paranormal do te thote; Cdo fenomen qe ne nje ose disa disiplina tejkalon kufijte e asaj qe eshte perkufizuar si mundesi fizike ne perputhje me deduktimet e shkences aktuale. Termi para vjen nga latinishtja qe do te thote kundra, jashte ose pertej normales.

    Shume njerez e shikojne termin paranormal si dicka qe pershkruan subjekte te studjuara nga parapsikologjia e cila trajton fenomenet psiqike te natyres se telepatise, perceptive ekstra sensoriale, studimeve te mbijeteses si fantazma apo reinkarnimi etj. Vecantia e paranormales eshte qe shpesh trajton subjekte te cilat jane jashte spektrit te parapsikologjise apo subjekte qe perfshihen ne ufologji/alienologji, kriptozoologji, mistere te natyre se Trekendeshit te Bermudes si dhe shume subjekte te tjera jo fizike.

    Ja nje liste e pjesshme e subjekteve qe trajton paranormalja

    Kinesiologjia e Aplikuar

    Astrologjia

    Aureola

    Sherimi Kiropraktik

    Mprehtesia e Mendjes

    Komunikimi me te Vdekurit ose Komunikimi i Kanalizuar

    Perceptimi Ekstra Sensorial

    Sherimi nepermjet Besimit

    Fantazmat

    Grafologjia

    Homeopatia

    Ngritja ne Ajer, Levitimi

    Numerologjia

    Palmistria ose Leximi i Dores

    Frenologjia

    Fizionomia

    Njohja Paraprake

    Profecia

    Kirurgjia Psiqike

    Psikokinetika

    Psikometria

    Vezhgimi ne Distance ose Remote Viewing

    Djegia e Menjehereshme e Njerezve ose Spontaneous Human Combustion

    Prekja Terapike

    Dhunimi i Ligjeve te Levizjes se Njutonit ose aparatura te levizjes se perhershme


    Lista mund te vazhdoje me shume po keto jane disa nga subjektet qe perfshihen rendom ne te ashtuquajturat Fenomene Paranormale.
    Besoj se ky eshte nenforumi i pare ne shqip i ketij lloji qe i ofrohet lexuesit. Disa tema ishin te hapura me pare tek forumi i Shkenca dhe Jeta dhe qe tani levizen ketu pasi perputhen teresisht me natyren e ketij nenforumi.
    Po ashtu ketu kam inkuadruar edhe disa tema te tjera te llojit te Teorive Konspirative si dhe te Shoqerive Sekrete dhe Mistereve.

    Duhet te kihet parasysh qe Fenomenet Paranormale ndonese shpesh lidhen me anen religjioze te ndonje fenomeni te caktuar, skane asgje te perbashket me besimin fetar te mirefillte. Pra tema te natyres fetare apo diskutime per fene skane vend ketu dhe sdo lejohen.

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    po besoj ne fenomenet paranormale.

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nga padija njeriu shume fenomene i quan paranormale, magjike, etj etj.... Sa me i ditur te behet njeriu aq me teper zvogelohet lista e ketyre fenomeneve. Personalisht deri tani nuk ka dale njeri apo ngjarje qe te me mbushe mendjen per egzistencen e ketyre fenomeneve. Shendet!

  4. #-6
    Citim Postuar më parë nga beni67
    Nga padija njeriu shume fenomene i quan paranormale, magjike, etj etj.... Sa me i ditur te behet njeriu aq me teper zvogelohet lista e ketyre fenomeneve. Personalisht deri tani nuk ka dale njeri apo ngjarje qe te me mbushe mendjen per egzistencen e ketyre fenomeneve. Shendet!
    Mendim interesant dhe i thene qarte. Por ke harruar dicka qe mesa duket ose se ke lexuar ne postimin e pare ose si ke kushtuar vemendje:

    Citim Postuar më parë nga Darius
    Fenomeni Paranormal ose thjesht Paranormalja eshte si nje lloj ombrelle qe perdoret per te pershkruar nje sere raportimesh te fenomeneve jo normale. Vete termi Paranormal do te thote; Cdo fenomen qe ne nje ose disa disiplina tejkalon kufijte e asaj qe eshte perkufizuar si mundesi fizike ne perputhje me deduktimet e shkences aktuale
    Spo flasim per emertime ne lashtesi apo mesjete por per ditet e sotme. Dhe ata qe i kane perkufizuar si te tilla jane njerez te ditur biles shume te ditur. Dhe sa me shume i ditur te jesh aq me shume fenomene paranormale zbulon se e rrethojne njeriun sot.

    Shendet edhe ty !

  5. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Interesant! Nga 32 persona ne sondazh 28 besojne ne fenomenet paranormale.......Ti quaj keto injorante? nuk ma mban, po si tia ve emrin kesaj....?
    Nejse une per vete nuk besoj tek paranormalja..Do tia di shume per nder neqs ndonjeri do ma mbushe mendjen per te kunderten. shendet

  6. #-4
    Besimi apo mosbesimi ne dicka nuk te bejne injorant. Thjesht besues ose mosbesues.

    Gjykimi pa baza dhe pa diturine e duhur te ben injorant dhe me teper se kaq.

    Nuk je i detyruar ta frekuentosh si teme nese ste pelqen apo nuk i perputhet besimit tend.

  7. #-3
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Duhet te kihet parasysh qe Fenomenet Paranormale ndonese shpesh lidhen me anen religjioze te ndonje fenomeni te caktuar, skane asgje te perbashket me besimin fetar te mirefillte. Pra tema te natyres fetare apo diskutime per fene skane vend ketu dhe sdo lejohen.


    E ke bërë parapritjen por e pashmangshme përzierja e fesë në këtë çështje. Nuk kam për qëllim ta kthej temën në një drejtim të tillë. Thjesht automatikisht paranormalja të çon në atë drejtim dashur padashur. Kur kemi të bëjmë me fenomene paranormale besoj se flasim për gjëra jashtë asaj që njeriu quan normale dhe në një farë mënyre të mbinatyrshme. Feja pikërisht kap këtë aspekt dhe e trajton hollësisht duke dhënë edhe zgjidhjen e duhur. Të përpiqesh të shpjegosh nga ana shkencore disa gjëra që kanë të bëjnë ose janë të lidhura ngushtë me fenë, nuk besoj se është edhe aq e lehtë.


    Pikërisht për këtë së shpejti (dhe ndoshta është realitet) parapsikologjia (është saktë në shqip?) do futet si shkencë më vete. Dhe kjo për të shpjeguar atë që shkenca nuk është në gjendje ta shpjegojë. Pra duke folur për paranormalen nuk mund të përjashtosh implikimin e fesë në këtë çështje. E theksoj se nuk dua të marrë një drejtim të tillë tema. Ky është mendimi im personal.

    Personalisht besoj në paranormalen si ekzistencë të saj por, besoj se nuk ka asgjë të paqartë nëse kërkon në mënyrën e duhur dhe je mendje hapur.



    Gjithë të mirat.

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  8. #-2
    E di qe eshte e pashmangshme por edhe mund te mos perzihet. Te pakten deri tani ja kam arritur dhe do perpiqem ta mbaj te paster si teme.

    Sa per ate tjetren, parapsikologjia tashme trajtohet si shkence vetem se nuk eshte shume e njohur.

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-03-2007
    Postime
    31
    po une besoj ne keto fenomene por disa me duken edhe trillime vetem per te terhequr vemendjen e njerezve dhe besoj se shumica prej jush jane ne nje mendje me mua

  10. #0
    Edhe une nuk i besoj te gjitha.

    Ka nga ato qe duken qarte qe jane falsfikime dhe qesharake. Por ka dhe disa te tjera qe me e pakta te bejne te mendohesh.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kultura dhe Qyteterimi (Sipas Muslimaneve)
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •