Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 107
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    [QUOTE=Brari]
    ata jan hije pa rendesi.. pra profili tyre eshte glas.. zogu qe leshohet nga nje bir e bjen diku pa objekt.. pra mjegull kot .. dhe kjo perseri eshte profil.. pra jan kotat.. qe skan mendim..


    Shyqyr qe te kemi ty qe te bie glasa gjithnje ne nje vend, lol ose si themi ndryshe " po ne nje vrime i bie fyellit" kush nuk eshte me Berishen, eshte kriminel dhe duhet asgjesuar lol,

  2. #72
    Citim Postuar mė parė nga ZEINA
    Elna, pse i kalojme gjerat ne ekstreme? Dhe pse i marrim personalisht postet? Une nuk thashe qe publiku nuk ka te drejte te shprehe mendimin e tij por te tregohemi me te qyteteruar ne diskutim pa ofenduar ate tjetrin. Sepse ne fund te fundit (mos na mbese hatri) e kemi pak per huq ne shqiptaret te "zgjidhim" ceshtjet e botes dhe ti japim mend dynjase. Une u futa ketu se ishte teme letersie dhe as e kisha idene se kush ishte Renato. Me pelqeu rrjeshti i tij dhe kaq. Mora vesh per ngjarjen dhe me vjen keq per c'ka ndodhur dhe e perbuz menyren si eshte sjelle Kadare (sepse as me kafshen nuk sillesh ashtu). Por ne monizem, cfare nuk behej. Po s'me takon mua t'i kerkoj llogari protagonistes ne fjale se pse e ka nxjerre kete muhabet pas 20 vjetesh ose te futem me thelle. Ketu ta kisha llafin.

    Sa per ate qe thua qe femija s'duhet perdorur si karrem per te realizuar ambicjet, ke te drejte. Por prape gabon sepse as une e as ti nuk e dime aresyen e vertete pse kjo nene me ne fund vendosi ta beje kete histori publike. S'ke menduar ndonjehere se te te therrasin "k...." pa e merituar dhe te te perbuze nje mehalle e tere sepse keshtu u vendos nga lart, ndoshta me ne fund deshiron tu tregosh atij publiku qe te perfoli per vite te verteten e te vendosesh nderin ne vend. E pra......

    Gresa e mitur? Moter, ne gjimnaz shoqet tona u fejonin e u martonin ne ate kohe. Dhe ky djali i mitur ka qene (vit 3 gjimnaz). Ligji te kap kur ti je mbi 18 vjec dhe ke maredhenie me nje te mitur. Biles nuk jam e sigurte ne ka egzistuar ne monizem ky ligj.

    Jo jo, nuk mendoj se po mbron Kadarene si shkrimtar. Mendoj se po e mbron si njeri. Mgjtht, si shkrimtar, dhe mua s'me ka terhequr stili i tij se si njeri jo e jo. Ka pasur sa te duash pushtetare ne monizem qe kane qene njerez persembari e jane sjelle bute me popullin. Pse jo ky? Nejse, who cares! Lol

    Naten elnushe.
    C'ke moj Zeina qe ze ne goje te miturit??? Kaq i ulet qenka ky publik shqiptar?

    Sa per pushtet, c'pushtet paska pasur Kadareja? Kujdes se mos e beni drejtus shteti me gjithe kete vrull qe paska ketu.

    Te vetmin pushtet qe ka pasur Kadareja ka qene pena e tij, asgje tjeter. Sa per faktin qe ai ka qene i detyruar t'i nenshtrohej atij arti qe i urdherohej, ketu s'ka ndonje cudi, te gjithe ate pune kishin. Le ta levizte njeri prapanicen dhe do e shikonin shume mire perfundimin. Kadareja nuk e ka mohuar nenshtrimin ndaj pushtetit te atehershem, nderkohe nuk mohon as faktin qe gati sa s'u dogj njehere nga pushteti dhe 8 vepra te tij nuk i jane botuar dhe duhej te bente autokritike perpara byrose .... mirepo keto duken si justifikime boshe per nje brez qe nuk e ka idene.

    Shendet te gjitheve qe e ndjekin kete telenovele te ulet me kaq pasion.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #73
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    C'ke moj Zeina qe ze ne goje te miturit??? Kaq i ulet qenka ky publik shqiptar?

    Sa per pushtet, c'pushtet paska pasur Kadareja? Kujdes se mos e beni drejtus shteti me gjithe kete vrull qe paska ketu.

    Te vetmin pushtet qe ka pasur Kadareja ka qene pena e tij, asgje tjeter. Sa per faktin qe ai ka qene i detyruar t'i nenshtrohej atij arti qe i urdherohej, ketu s'ka ndonje cudi, te gjithe ate pune kishin. Le ta levizte njeri prapanicen dhe do e shikonin shume mire perfundimin. Kadareja nuk e ka mohuar nenshtrimin ndaj pushtetit te atehershem, nderkohe nuk mohon as faktin qe gati sa s'u dogj njehere nga pushteti dhe 8 vepra te tij nuk i jane botuar dhe duhej te bente autokritike perpara byrose .... mirepo keto duken si justifikime boshe per nje brez qe nuk e ka idene.

    Shendet te gjitheve qe e ndjekin kete telenovele te ulet me kaq pasion.
    Brenda disa rreshtave ke thene gjithcka Manulaki...............
    Eshte hipokrizi te na afrojne brockulla te tilla se Kadare ne ate kohe ka qene i gjithpushtetshem,kur eshte kritikuar e detyruar te rishikoje shkrime e libra.
    Po ku ngeli shkrimtar apo poet pa i thurur lavde Partise dhe Enverit,po ngeli kompozitor a kengetar pa hedhur ne pentagrame tinguj e kenduar per vitet famekeqe,po ku ngeli skluptor a piktor pa daltuar e hedhur penela per djallin dhe ate sistem te djallosur.
    Pse internimi i familjes ne fjale u be pas dy vjetesh plot kur Kadareja ishte i gjithpushtetshem.
    Pse dokumenti qe doli ka tjeter version,teper te rende per zonjen ne fjale.
    Po te qe kaq i gjithpushtetshem Kadareja Janullen e flaknin prej leckash pas nje jave,e nuk prisnin plot dy vjete.

    Kjo histori telenovele,kaq e rendomte,tregon edhe njehere organizimin brilant qe kane hijet e ringjallura te diktatures komuniste.
    Alabakeria gazetareske ne shqiperi gati sa nuk po na ben te besojme se Kadare ishte vete Enveri,na paska vrare e internuar,ndersa vampiret e vertet te atij sistemi djallezor po jetojne vitet e tyre thelle dere ne pleqeri,pa u kujtuar njeri per ta .
    Paskal langaraqo-zuzari para se ti kerkoje llogari Kadarese,e te ndjeje keqardhje per Janullen,te ngrihet dhe kerjoje xhevap nga Rita e Simon,Hekuran dhe Hajredin,Adil dhe Lenke,Besnik e Manush,nga vete Ramiz firmenxire,qe me ate firme te nxire ka nenshkruar kuja e vaje ne shume familje shqiptare .Nga vete kucedra Nexhmije qe fshihet pas kesaj historie Janulle,qe letren e te ciles tunde dikur,leter qe e shpetoi nga hallet e internimit,dhe ndoshta ka ardhur koha Nexhmije-Paskalet te kerkojne borxhin mbrapa.







    Ke te drejte mike e mire se ky brez i banane-coca-coles nuk e kane idene e atyre viteve te mbushur me vrer-tmerr-frike-kocka-vuajtje.

    Eshte marrezi,eshte cmenduri,te nxjerresh kaq vrer per njeriun,njerzit qe bejne te degjohet zeri i Shqiperise neper bote.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    “Kadareja ka qenė bashkėpunėtor i hershėm i Sigurimit tė Shtetit"

    “Kadareja ka qenė bashkėpunėtor i hershėm i Sigurimit tė Shtetit"

    Menjėherė pas shpalljes sė denimit me vdekje nga gjykata e faktit e kryeqytetit, Zylyftar Ramizi ka dashur tė publikojė njė dokument qė pėrmban njė akuzė tepėr tė rėndė pėr shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

    “Kadareja ka qenė bashkėpunėtor i hershėm i Sigurimit tė Shtetit" – ėshtė thelbi i kėtij dokumenti, nė tė cilin shkruhet edhe pseudonimi i tij, por dhe njerėzit qė ai ka denuar me kėtė veprimtari. Ndaj Zylyftar Ramizit prej pesė muajsh rėndon akuza e "Krimeve kundėr njerėzimit nė bashkėpunim", pasi duke qenė me detyrėn e shefit tė Sigurimit tė Shtetit shqiptar nga 1 nėntori 1982 deri nė 7-8 korrik 1990, ka propozuar, urdhėruar e zbatuar dėbimin dhe internimin masiv tė qytetarėve shqiptarė pėr shkaqe politike. Nuk dihen ende shkaqet e vėrteta qė kanė shtyrė Ramizin qė tė hapė njė superdosje, pikerisht para pak minutave nė qeli sipas rregullores sė burgjeve shqiptare ai tė vishte kokoren e vdekjes e tė lidhet kėmbė e duar, deri nė ditėn e egzekutimit? Ndoshta ky veprim"inekstremis" i tij, ėshtė diktuar nga rethanat e zhvillimit tė gjyqit te sapopėrfunduar. Vetėm dhjetė ditė mė parė shkrimtari mė i madh nė historinė e letėrsisė shqipe, Ismail Kadare, kandidat disa herė pėr ēmimin " Nobel" nė letėrsi, kishte sulmuar ish shefin e sigurimit. Madje, nė intervistėn e tij mė tė fundit dhėnė gazetės "Albania", ai kishte pėrmendur njė moment ku nė gjyqet e zhvilluara sė fundi nė gjykatėn e Tiranės ndaj ish funksionarėve tė lartė komunistė, njėri prej tyre megjithėse nė bangon e tė akuzuarve, kishte bėrė shantazh. Ai kishte cituar, pa i pėrmendur emrin, njė shprehje tė Ramizit pėr njė dėshmitar se meqė ai nuk u tregua burrė, "unė do ta them", duke pėrmendur pas kėsaj qenien e Kadaresė si agjent tė shėrbimeve tė huaja. Ka qenė mė pas avokati i ish shefit tė kundėrzbulimit shqiptar, Nasip Naco, qė kishte deklaruar pėr disa organe shtypi se "klienti im denohet pasi ai di disa njerėz qė sot kanė pushtet. Ėshtė pikėrisht presioni i tyre qė detyron marrjen e vendimeve tė tilla ekstreme pėr Ramizin. Disa prej funksionarėve tė lartė tė sotėm kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit" - kishte deklaruar avokati.

    “Pseudonimi prej agjenti i Ismail Kadaresė ka qenė “Gjenerali”

    Katėr faqe letėr me shkrimin e tij, tė shkruar nė qeli me titull - "Pėr Ismail Kadarenė" – ishin ato faqe me tė cilat Zylyftar Ramizi hapi "Dosjen-Bombė". "Kadareja nuk ka qenė nėn kontrollin e organeve tė Sigurimit tė Shtetit, ato qė ai ka shkruar nė lidhje me kėtė ēėshtje nuk janė tė vėrteta. Ai pėrkundrazi ka qenė mik i kėtyre organeve, pasi ka qenė bashkėpunėtor i tyre. Nė informata qe ka dhėnė nė organet e Sigurimit bashkėpunėtori "Gjenerali", pra, Ismail Kadareja, ka dhėnė konsiderata negative pėr mjaft vepra artistike".

    Kadareja ka dhėnė konsiderata pėr Dhimitėr Shuteriqin, Kol Jakovėn, Petro Markon, Petro Zhein, Anastas Kondon dhe pėr njė bojaxhi, Mustafa Greblleshin, qė pėr mua ėshtė emėr i pa njohur e dėgjuar (fillimisht shkrimtar, e mė pas i denuar nga regjimi komunist). Me kujtohet mire se konsiderata negative ka dhėnė pėr romanin "Stina e armėve" me autor Petro Marko, pėr romanin "Kur qeshė qyteti" dhe pėr autorin e saj (Qamil Buxheli)….”

    Pas kėsaj, ish kryesigurimsi ka vazhduar konsideratat e tij tepėr negative pėr Kadarenė, duke shkruar madje se "fjala e tij nė organet e larta udhėheqėse tė Partisė e tė shtetit ishte apsolute.” Pėr ta pėrforcuar kėtė, Ramizi shprehet se kėshtu, njė djalė vetėm se u dashurua dhe hyri nė marrėdhėnie me vajzėn e tij, ai ndėrhyri nė kėto organe, ku kėrkoi qė ai tė futej nė burg apo tė internohej.

    “Me tė vėrtetė familja e kėtij djali dhe ky vetė u internuan nė vitin 1982 nė kundėrshtim me tė gjitha rregullat e ligjet e asaj kohe. E kjo familje ishte e Janulla Rapit” - ka pėrfunduar kėtė pjesė tė rrėfimit tė tij. Pas kėsaj ish Drejtori i Drejtorisė sė Parė tė Kundėrzbulimit ka vazhduar tė tregojė sipas mėnyrės sė tij, disa hollėsi nga jeta e shkrimtarit, ku tregohet se njeriu i letrave ka qene "mik i ngushtė i Enver Hoxhės dhe detaje tė tjera qė tregojnė lidhjet e tij me strukturat e ish shtetit komunist.”

    Nuk dihet ende saktėsia e akuzave tė tjera tė rėnda tė kreut tė Sigurimit ndaj Ismail Kadaresė….Megjithate, gjithēka mbetet e hapur dhe vetėm koha do tė jetė treguesja mė e qartė e vėrtetėsisė sė akuzave tė nxjera nga goja dhe dora e Zylyftar Ramizit.



    Kronikė marė nga gazeta "Koha Jonė"

    E Shtunė, 25 maj 1996

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2006
    Postime
    20
    Manulaki, nuk ka leverdi te bejme diskutim sepse ne fund do dalim tek i njejti konkluzion: we must agree to disagree per shume gjera. Mgjth, sa per respekt po marr pak kohe te shpjegoj brendesine e postit tim (mqns disa s'e paskan kuptuar).

    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    C'ke moj Zeina qe ze ne goje te miturit??? Kaq i ulet qenka ky publik shqiptar?
    Moter, lexo me kujdes sepse shqip kam shkruar dhe nuk kam "zene ne goje" te miturit (dhe me me kujdes me epitetet e parakohshme te lutem.) Diku me lart postit tim ishte hedhur ideja se ky djali e ka mashtruar kete vajzen, e ka gjetur te mitur dhe ka shfrytezuar rastin. Biles thuhej qe ky duhej te perfundonte ne burg per kete (ne vija te trasha). Pak a shume posti im donte te thoshte THJESHT qe ky djali s'eshte fajtor sepse:
    1) Nese kjo ishte e mitur dhe ky djali ashtu ishte. Dmth, dhe ky djali ishte nen 18 vjec...pra nga ana ligjore s'ka kryer krim. Une po thoja qe ligji te kap kur njeri nga partneret eshte mbi 18 vjec dhe tjetri nen moshe 18 vjec. Per mendimin tim, duket qarte qe ka qene nje dashuri e paster midis 2 te rinjsh dhe jo lojra aventurieresh sepse ky djali pranoi te hante te rrahurat, interrnimin, dhe psikiatrine per te mos hequr dore prej saj. Dashuri e rralle, apo jo?

    2) Cdo gje eshte bere me konsensus. Ne rrethanat qe ka qene Shqiperia atehere, s'te merrte njeri me zor sepse dihet ku perfundonte. Dhe s'eshte se kjo ishte femije ne kuptimin e fjales qe mos dije se c'po ben sepse ne ate moshe vajzat fejoheshin (ndoshta na duket cudi sot por eshte fakt qe me pare martesat beheshin shpejt). Ndoshta eshte nxituar ne zgjedhjen e saj sepse adoleshente por prape nuk mund t'ja vesh fajin tjetrit kur it takes two to tango.

    Sa per jeten e saj private, as e kam gjykuar as do e gjykoj ndonjehere (jo vetem kete po askend tjeter) sepse personi zgjedh vete si ta jetoje jeten dhe askush tjeter nuk ka te drejte te gjykoje. Prandaj lexo me kujdes!!!!

    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Sa per pushtet, c'pushtet paska pasur Kadareja? Kujdes se mos e beni drejtus shteti me gjithe kete vrull qe paska ketu.

    Te vetmin pushtet qe ka pasur Kadareja ka qene pena e tij, asgje tjeter. Sa per faktin qe ai ka qene i detyruar t'i nenshtrohej atij arti qe i urdherohej, ketu s'ka ndonje cudi, te gjithe ate pune kishin. Le ta levizte njeri prapanicen dhe do e shikonin shume mire perfundimin. Kadareja nuk e ka mohuar nenshtrimin ndaj pushtetit te atehershem, nderkohe nuk mohon as faktin qe gati sa s'u dogj njehere nga pushteti dhe 8 vepra te tij nuk i jane botuar dhe duhej te bente autokritike perpara byrose .... mirepo keto duken si justifikime boshe per nje brez qe nuk e ka idene.
    Ndoshta ti mendon se vetem ju keni jetuar ne Shqiperi....se vetem brezi juaj e njeh mire Kadarene....se vetem ajo qe thoni ju eshte e drejte dhe ne te tjeret nuk kemi asnje lloj mendimi. Por ajo qe harron ne radhe te pare eshte se opinionet jane relative dhe se dyti, keto opinione mund te jene bazuar ne njohje me te thelle te personit ne fjale. S'eshte puna tek veprat e tij sepse te gjithe ishin te programuar te flisnin/shkruanin ne nje lloj menyre por prape, s'ke pse te humbesh shpirtin dhe te behesh vrases. Per mendimin tim nje prind qe arrin te beje nje xhest aq te ulet sa t'ja rrezikoje jeten bijes se tij 6 muajshe shtatzene per hir te karrieres dhe te shkaterroje jeten e nje te riu per dicka qe ti si prind je fajtori kryesor (I'm sorry, he should have worked harder) atehere get a reality check.
    I tha buza syrit pse loton? Pyet zemren se ajo te tregon...

  6. #76
    Citim Postuar mė parė nga arturo
    “Kadareja ka qenė bashkėpunėtor i hershėm i Sigurimit tė Shtetit"

    Kronikė marė nga gazeta "Koha Jonė"

    E Shtunė, 25 maj 1996
    Wow kjo ishte cishte ... Arturo/Aruni pash zotin me ato unseen powers qe ke ti dhe meqe ke ndaluar konfliktin ne Lindjen e Mesme si dhe ke penguar marrjen e cmimit Nobel te Kadarese, pse nuk na ndricon pak me shume me kete dosje te ZR dhe qe Koha Jone e paska nxjerre tamam ne zgjedhjet e majit te 96-es?

    Se mua ne fakt cfare del nga Koha Jone me vjen ose era grek, ose era serb ose 100 % era te KUQ nga ata te perdalit. Me fal, te dale boje e kisha llafin. (jo per bojen e flokeve te Nikolle Lesit)

  7. #77
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Renato dhe Dritero Agolli


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marinari : 12-10-2009 mė 18:26

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Djali qe u dashurua me vajzen e Ismail Kadares

    Djali qe u dashurua me vajzen e ismail Kadares

    FAQJA E JANULLA RRAPIT







    “Renato vazhdon tė vuajė pasojat e spitalit psikiatrik”




    Rrėfimi nga SHBA i nėnės sė Renato Rapit, djalit qė dashuroi vajzėn e shkrimtarit i bėrė kėto ditė, do ndihmojėqė tė krahasohet me iontervistėn e Janullės bėrė para njė viti



    Janulla: Ju tregoj vuajtjet tona tė urdhėruara prej Kadaresė



    “Renato vazhdon tė vuajė pasojat e spitalit psikiatrik”



    Nga Erjon Tase



    Janulla Rapi sot numėron plot 62 vjeē, jeton nė njė pallat modest nė lagjen Bronks tė Nju Jorkut dhe shqetėsimi kryesor i ditės sė saj vazhdon tė jetė djali, Renato. Djaloshi simpatik i filmave tė Kinostudios shqiptare, tashmė ėshtė njė i sėmurė qė jeton me njė pension invaliditeti tė dhėnė nga qeveria amerikane, ndėrkohė qė vazhdon tė vuajė pasojat e torturave dhe mjekimit tė detyruar nė spitalin psikiatrik tė Elbasanit. “Doja tė falenderoja Paskal Milon, sepse e kam ndjekur debatin e tij me Kadarenė. Do tė doja qė Kadare tė pėrballej me mua, por ai gjithnjė i bėn bisht kėsaj historie”, e nis bisedėn e saj nė telefon, Janulla. Debati i ditėve tė fundit mes shkrimtarit dhe historianit e ka rikthyer edhe njėherė nė qendėr tė vėmendjes kėtė ngjarje tė hidhur dhe Janulla i ka ndjekur tė gjitha nėpėrmjet internetit. Nuk e ka patur tė lehtė qė t’i pėrgjigjet pyetjeve sepse t’u rikthehet atyre momenteve tė dhimbshme nuk ėshtė e lehtė, edhe pse plagėt e ndjekin nga pas ēdo ditė. Nė njė intervistė tė gjatė pėr Gazetėn, Janulla Rapi rrėfen tė gjitha vuajtjet qė ka pėsuar ajo dhe djali i saj pėr fajin e vetėm tė njė dashurie me vajzėn e familjes Kadare.



    - Zonja Janulla, faleminderit qė pranuat t’u pėrgjigjeshit pyetjeve. Mund tė na tregoni se si nisėn problemet tuaja me drejtėsinė dhe Sigurimin?



    Debati i ashpėr qė ėshtė zhvilluar ndėrmjet shkrimtarit Ismail Kadare dhe historianit Paskal Milo sė fundi nė Shqipėri mė detyroi qė t’u pėrgjigjem dhe tė sqaroj tė vėrtetėn mbi kėtė ngjarje qė pėrpiqet tė fshihet nga Ismail Kadare. Nė vitin 1977 mė vdiq burri dhe mė la dy fėmijė jetimė, djalin 13 vjeē Renaton, dhe vajzėn e vogėl 3 muajshe. Me shumė sakrifica u mundova t‘i rrisja, t‘i edukoja e t‘i bėja me shkollė. Qė nga mėngjesi e deri nė darkė, punoja shitėse ushqimore e megjithatė, isha e lumtur me fėmijėt e mi. Djali nė Liceun Artistik pėr violinė dhe vajza nė shkollėn e baletit. Renatoja kishte pasur dhe njė talent tjetėr tė fshehur, aktrimin. Kinostudioja e zgjodhi pėr tė luajtur nė disa filma si:”Gunat pėrmbi telat”, “Tinguj lufte” dhe “Mėsonjėtorja”. Ėshte pikėrisht ai djaloshi i pėllumbave, qė nė skenėn e filmit vritet nga turqit, pėr tė mbrojtur mėsonjėtoren. E megjithatė, violina, filmi dhe dashuria do tė shėnonin ēastet e bukura tė jetės sė Renatos, e mė pas pėr tė dhe pėr mua do tė vijonin vuajtjet dhe shkatėrrimi. Fati ynė i keq ishte se ne jetonim shumė afėr me shtėpinė e Kadaresė. Njė ndenjė dashurie e pastėr, pėr tė cilėn Renatoja, nė moshėn 18 -vjeēare do tė provonte rrahjet, torturat psikologjike, internimin, burgimin dhe sė fundi, mbylljen nė Spitalin Psikiatrik tė Elbasanit me kurė tė detyruar, ku qėndroi pėr njė kohė tė gjatė. I vetmi faj i tij ishte se dashuroi vajzėn e Ismail Kadaresė. Ėshtė njė histori me shumė detaje, sa me to mund tė shkruash njė film ose roman, qė ia kalon dhe tragjedive tė Shekspirit. Mė vjen keq, se ndjej dhimbje pėr gjithēka tė padrejtė qė mė ėshtė bėrė. Unė isha e pafuqishme, kurse ai, shkrimtar i madh, deputet, nėnkryetar i Frontit, etj. Ismail Kadareja u ngrit nė sferat e larta ku, zgjuarsinė e ktheu nė dinakėri tė zhdėrvjelltė, vullnetin nė egėrsi bishe, ambicien me cinizėm dhe moralin, nė mirėsjellje formale. Kur mori vesh dashurinė e vajzės sė tij me djalin tim, u bė si bishė, por ishte tepėr vonė, sepse kishte nė mes njė shtatzani.



    - Mund tė na shpjegoni si nisėn problemet pėr ju?



    Gjithēka filloi nė njė nate dimri. Kisha derdhur nė arkė, lekėt e dyqanit dhe po kthehesha nė shtėpi, ku gjeta Gresėn me djalin tim, tė ulur nė divan dhe rrinin shumė tė mėrzitur. “Ēfarė keni mo Renato, mė thoni ēfarė ka ndodhur?”. Unė isha mėsuar me ta, se ajo vinte shumė herė dhe i gėnjente ata, duke iu thėnė se do tė fle te shoqja e ngushtė, mė duket, nė mos gaboj, te Majlinda Turdiu. Epo mė nė fund Gresa tha: “Thuaja ti sat`ėme!”. Mė dha numrin e telefonit tė shtėpisė sė saj dhe unė shkova direkt tek hotel “Peza”, t’i telefonoja Helenės, tė vinte e tė bisedonim si nėnė qė ishte pėr kėtė hall. Erdhi menjėherė me njė shall tė bardhė, qė kishte mbuluar gjysmėn e fytyrės, e enjtur nga heqja e njė dhėmballe. Kur mori vesh pėr gjendjen e vajzės dhe kur pa konditat tona tė shtėpisė qė nuk i pėlqyen, u ngri nė vend, megjithatė, ajo mė tha mua: “Hajde nesėr nė shtėpi tė bisedosh me Ismailin, se ai ėshtė babai dhe ai vendos pėr gjithēka”. Ashtu e lamė, unė do tė shkoja tė nesėrmen kur do mbaroja nga puna. Por pas asaj nate, filloi skenari i pėrgatitur prej tyre dhe pėr mua e tim bir rodhėn ngjarje tė tmerrshme.



    - Nė akuzat qė ngriti hetuesia ndaj jush thuhet se patėt njė grindje nė shtėpinė e Kadaresė?



    Kur arrita, derėn e hapi Ismaili, atje gjeta njė shoqe tė Helenės, Lili Zhejin, njė punonjės tė Ministrisė sė Brendshme, Vladimir Meēen dhe Helenėn. Ismaili, nė fillim mė futi nė dhomėn e tij tė punės. Menjėherė sa hyje, tė binte nė sy njė fotografi e madhe, ku kishte dalė ai me Enver Hoxhėn dhe vajzėn e tij Gresa. Filloi duke thėnė i qetė se e mori vesh kėtė histori dhe kishte biseduar me vėllain e tij, Shahinin qė ishte mjek, se kishte mundėsi qė mos tė kishte ndodhur shtatzania. E shikova njė herė dhe mendova, se ēfarė mashtruesi kisha pėrpara. Ia ktheva pėrgjigjen duke i thėnė: “Shko o Ismail! E di qė pėr ju ėshtė e rėndė, por ata janė tė rinj dhe do ta ndėrtojnė jetėn e tyre mė sė miri, nė qoftėse i ndihmoni dhe ju”.Sa i thashė kėshtu, u egėrsua e mė shikonte si njė bishė e egėr. Nė kėtė kohė hyn Helena dhe mė merr nė kuzhinė. Vladimir Meēja, njė servil i regjur, nis duke mė bėrtitur e duke mė thėnė: “Po ti moj, do tė bėsh krushqi me Ismail Kadarenė, qė e njeh gjithė bota, mos harro se je mbesė kulaku, njė dajė tė burgosur nė Burrel 25 vjet, njė tjetėr tė arratisur,… ik moj qėrohu! Ke dhe surrat tė flasėsh me Ismail Kadarenė; lėreni rehat tė shkruajė materialin qė i duhet pėr pleniumin!”. Fillova t’i pėrgjigjesha se vėrtet isha mbesė e kulakut, i cili me pasurinė e tij ndihmoi luftėn Nacionalēlirimtare, njė dajė i arratisur me emrin Leonidha Gjoni, iku se ligji partizan, me urdhėr tė Mehmet Shehut (mik familjar i Kadaresė), atė natė do ta pushkatonte, pėr tė vetmen arsye qė nuk la tė dilte partizane tė fejuarėn, Eftiqi Zaho. Ndėrsa tjetri qė ishte nė burg, vetėm se i tha njė mikut, i cili ishte spiun: Unė nė ato kohė pėrpara bridhja me kalė nė kėto fusha.



    - Si rrodhėn ngjarjet nė kėtė takim tė parė nė shtėpinė Kadare?



    Mbas gjithė kėtyre debateve, bie zilja e telefonit dhe i nderuari Ismail mė thotė: “Merre pak telefonin se ėshtė pėr ju.” Ishte njė farė Neshat Tozaj dhe me njė dialekt lab tė egėrsuar mė tha: “Do ikėsh andej moj prostitutė, apo tė dėrgojmė policinė tė tė nxjerrė pėrjashta”. O Zot, thashė, ēfarė tmerri dhe deri ku arrin kjo kulturė e kėtyre njerėzve qė mbahen intelektualė tė mėdhenj, qė nė publik ishin aq tė respektuar dhe anasjelltas, me mua po silleshin me skenarė tė turpshme si harbut, e kriminelė tė regjur. Megjithatė, u bėra gati pėr tė dalė kur u hap dera, u vėrsulėn nja 6 a 7 policė e duke mė tėrhequr prej krahu me forcė, me ato duar prej hekuri duke mė thėnė: “Do vish nė polici me ne. Je e arrestuar se ke hyrė me zor nė shtėpinė e deputetit Kadare”.“Ore njerėz, a jeni nė vete pėr kėto qė thoni, ky bashkė me tė shoqen mė ftuan nė shtėpi, ej”. Por dhe mua mė hipi gjaku nė tru nga dhimbja e krahėve qė mė tėrhiqeshin sikur tė isha njė kafshė, por as donin t’ia dinin. Me shkelma e grushte mė nxorėn dhe nėpėr shkallė ku mė mbeti njėra kėpucė ju thashė: “More Ismail Kadare, o kriminel, o mik i Mehmet Shehut e Enver Hoxhės qė ke nė duar gurin dhe arėn.” Njerėzit e komshinjtė si Dritėro Agolli, besoj se e kanė dėgjuar dhe parė nga penxheret gjithė kėtė skandal?!Ismaili mė pėrgjigjej: “Vazhdo, vazhdo tė shikosh se ē’do tė bėj.” Mė mbajtėn nė rajon tė policisė numėr 3 gjithė natėn, duke mė bėrė presione: “Ti, njė copė shitėse kėrkon tė bėsh krushqi me I. Kadarenė. Po vazhduat do shikosh se ē’do t’ju bėjmė, burg ose internim do tė keni. E more vesh.” E bjer ku tė dhemb. Nė mėngjes mė liruan, shkova nė shtėpi, u pėrqafova me fėmijėt e mi, tė cilėt dhe ata tėrė natėn s`kishin fjetur. Po pas kėsaj nate, pasojat erdhėn aq tė rėnda, e tani qė po i kujtoj mė dridhen duart qė po i shkruaj….Enveri mė hoqi dėnimin: Nuk ka pse tė vuajė nėna.



    - Dje na treguat pėr incidentin nė shtėpinė e Kadaresė. Ēfarė pasojash patėt?



    Dy ditė pas atij takimi nė shtėpinė e Kadaresė mė erdhi thirrja pėr nė gjyq, ku akuzohesha se kisha dhunuar banesėn e deputetit dhe shkrimtarit tė madh. Kadare, do tė pėrdorte kundėr nesh jo vetėm emrin, por dhe miqtė e tij me pozitė, duke filluar qė nga drejtori i Policisė sė Tiranės, Hajredin Shyti, Komiteti i Partisė, e deri tek ministri i Brendshėm, Hekuran Isain, pėr tė pėrfunduar nė majėn mė tė lartė tė shtetit shqiptar, tek ēifti Hoxha. Akuza qė mė bėhej ishte ajo e “fyerjes” sė deputetit. Mė dėnuan me punė korrektore pėr 11 muaj, duke mė mbajtur gjysmėn e rrogės. Kadare kishte urdhėruar qė tė mė fusnin nė burg, por shpėtimi mė erdhi nga njė letėr qė i drejtova Enver Hoxhės. I shkruajta se ēfarė po mė bėnin mua vetėm sepse isha nėna e Renatos, djalit qė dashuronte me gjithė zemėr vajzėn e Kadaresė dhe pas kėsaj ai ndėrhyri. Duke e parė se ishte njė dėnim i padrejtė, Enver Hoxha i dha urdhėr Aranit Ēelės, kryetarit tė Gjykatės, dhe ai e uli dėnimin nė 3 muaj. Kėshtu u ktheva prapė nė punė, nė dyqanin ushqimor ku unė punoja. Por Ismail Kadareja nuk u kėnaq me kaq. Djalin ma pėrjashtuan nga shkolla, ndėrsa e thėrrisnin nė polici e nė hetuesi herė pas here, duke e sharė edhe para vajzės, tė dashurės sė tij. E rrihnin nė mėnyrė tė pamėshirshme dhe me fjalėt mė banale: njė kėmbė ia vinin nė bark me ato kėpucė qė i mbanin me gozhda, e me kėmbėn tjetėr i binin nė kokė, duke e gjakosur. “More rrugaē, do heqėsh dorė ti nga kjo vajzė, apo do qė tė tė bėjmė tė vdekur”. Vajza e shikonte dhe vetėm qante, duke thėnė: “Nuk mė vjen mė zor, se unė e dua!”.- Pra dashuria mes dy tė rinjve vazhdonte ende edhe pas kėsaj situate tė rėnduar?Hetuesi “privat” i Kadaresė, Riza Icka, i thoshte gjithnjė vajzės sė Ismailit: “Thuaj qė Renatua mė ka kapur me zor!”. Por ajo nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Ata duheshin aq shumė, sa thurnin ėndrrat e tyre pėr tė ardhmen. Njė natė, Renaton e rrahėn aq shumė, sa e mbajtėn nja 3 ditė nė rajon pa ndjenja, e thoshin: “Nė qoftė se vdes, do thoni qė i ra murit vetė me kokė”. O Zot ēfarė ka hequr ky djalė! Nuk mund ta harroj ditėn qė djali ruante pas derės sė shtėpisė sė Kadaresė sepse kujtoi se e rrihnin vajzėn, por dėgjoi qė ai i bėrtiste dhe i thoshte: “Ti nuk ke pėr ta parė mė atė djalė, se ne do t’i internojmė si familje”. Hetuesi Icka, e pa Renaton dhe ata e morėn prapė nė polici. Duke vazhduar tė rrahurat, i thanė se do tė na internonin dhe do tė na zhduknin. Djali erdhi atė natė nė shtėpi dyllė i verdhė dhe me shenja. U mbyll nė dhomėn poshtė, ku rrinte gjithmonė me tė dashurėn e vet dhe piu ilaēin e “Flibolit”, qė mbanim pėr mizat. E pashė qė u vonua dhe shkova poshtė, por ē’tė shihja...? I dilte shkumė nga goja. Erdhi ambulanca dhe e mori. Mendova nė ato momente se Renaton nuk do ta shihja mė. Ashtu e egėrsuar me dashurinė e nėnės pėr djalin, i shkova nė shtėpi Kadaresė. I rashė derės dhe mė doli Helena dhe hetuesi Rizai: “Ta dish o Ismail Kadare, - i thashė, - mė vdes djali sonte, unė po s’ta vura benzinėn qė tė habitet bota!”. Helena mė mori pak mėnjanė qė tė mė qetėsonte. Mė tha se dhe ajo kish vrapuar mbas vajzės pėr ta ndaluar qė tė hidhej nga taraca. Mė shkoi mendja te tragjedia e Shekspirit. E paskan vendosur dhe bėrė me fjalė qė tė dy tė vdisnin. “Mos u mėrzit, - thoshte Helena, - se ne nuk i kemi bėrė gjė Renatos”. Me shumė edukatė, qė mė dukej shumė falso, mė tregoi se vetė ajo, i kishte vajtur nė zyrė Hekuran Isait, duke i thėnė qė tė na burgosnin e jo tė na internonin. Ē’ironi!



    - Si rrodhėn ngjarjet deri nė internimin tuaj?



    Duke qenė se u bė bujė nga kjo ngjarje, Kadareja i shkruajti njė letėr Nexhmijes dhe Enver Hoxhės, duke denoncuar me shpifjet nga mė tė ndryshme. Mesa kam marrė vesh shkruhej deri se “kjo familje mė shqetėson, se unė dua tė pėrgatitem tė shkruaj pėr nė Kongres e nuk mundem tė shkruaj pėr Partinė”, etj, dhe nė fund, “kėrkoj ndihmė nga ju”. Kėshtu, ata kaq deshėn, sa tė thoshte Enveri: “Tė shikohet kjo ēėshtje!”Foto Ēami bashkė me Hekuran Isain dhe Manush Myftiun, qė nė atė kohė firmoste pėr dėbim-internimet, vendosėn tė na internojnė me pretendimin se nuk e linim tė qetė shkrimtarin e madh Kadare. Nė orėn 5 tė mėngjesit, mė datė 26 Prill 1984, e gjithė rrugica u rrethua me policė, me njerėz civilė tė hipur nė makinė me rimorkio dhe nja 7 a 8 gaza tė Ministrisė sė Brendshme. Shpejt e shpejt, sikur tė ishim si nė kohėn e skllevėrve, na futėn nė njė makinė tė madhe me gjithė rimorkio. Nė derė hynė tre persona bashkė me kryetarin e Frontit tė Lagjes Nr.4. Lexuan urdhrin e internimit pėr 5 vjet nė Kosovė tė Lushnjės, ku atje ishte dhe burgu i grave tė Shqipėrisė. Nga ai tmerr, vajza ime qė atėherė ishte 7 vjeēe, akoma dhe sot nė gjumė i del njė psherėtimė, kurse Renato gjithmonė hesht; nuk do t’i kujtojė mė ato tmerre qė hoqi. Nė internim pamė shumė gjėra, tė internuar qė kishin dhe 40 vjet. Tė gjithė na u afruan mė vone, se nė fillim kishin frikė; familja e Xhevdet Mustafės, familja e Tefta e Vera Dumes, familja Urani, familja Leka, kunata e Mehmet Shehut dhe familja e Ali Ohrit. Dėshira Ohri, e cila na ndihmoi nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, tė paktėn ēdo tė shtunė na vinte ujė nė zjarr tė laheshim, se do tė kishim marrė ndonjė sėmundje, pasi njė copė kasolle ku na futėn; pa ujė, pa banjė e minjtė na vinin natėn nga penxherja.



    - Patėt probleme e Sigurimin gjatė kėtyre viteve tė internimit?



    Mbaj mend njė episod kur dy spiunė tė Degės sė Brendshme tė Elbasanit bėnė sikur e njihnin Renaton nė lice, e sikur iu vinte keq pėr tė. Njė ditė i kishin thėnė: “Renato, nuk mund tė jetohet kėtu, e di ē’ke? Hajde me ne, se dhe ne e urrejmė kėtė regjim, do shkojmė nė Jugosllavi se atje kam njė dajė gjeneral nė UDB. Po tė duash merr dhe mamanė!”, e shumė gėnjeshtra tė tjera. “Mirė, - u tha Renatua, - po shkoj t’i them mamasė”. Sa hyri, mė tha: “Filluan provokimet e mė duket se do tė na futin nė burg”. -Rri brenda, se vete e ua them unė pėrgjigjen! - Dal dhe nja 50 metra mė poshtė, nė njė rrėnjė ulliri po prisnin ata tė dy. Gazi i Elbasanit po vinte me nja 2 civile brenda. Fillova duke iu bėrtitur e duke iu thėnė: “Kush ju ka futur tė na provokoni more maskarenj!,- Vazhdova duke u thėnė: “Ēoni fjalė atij Kadaresė, se nuk na e prish mendjen jo, a morėt vesh.” E ēfarė t’i kujtojmė atij internimi tė mallkuar! Punonim tė 7 ditėt e javės pa pushim, qė nga mėngjesi nė orėn 6 e deri nė darkė. Renatua, rrėshqiti nga ēizmet e llastikut, nga maja e kodrės. U vra nė kėmbė derisa iu infektua e do t’i bėhej gangrenė sepse nuk e merrnin as ta mjekonin apo ta ēonin nė spital nė Elbasan, por e lanė tė vuante. Edhe sot e ka kujtim nga ai internim shenjėn qė nuk i hiqet kurrė. Njerėzit atje ishin shumė tė mirė dhe e ndihmuan me ilaēe popullore. Mbasi bėmė gjysmėn e dėnimit, i shkrova letėr drejtoreshės sė ligjeve nė Kuvendin Popullor z.Liri Gjoliku, e cila bashkė me Ramiz Alinė na ndihmuan tė na lironin. “Ky internim, - tha Ramiz Alia, - ėshtė bėrė i njėanshėm, sepse familja Kadare dhe familja Rrapi kishin njė ēėshtje tė pėrbashkėt”. Nuk do tė thotė qė tė gjithė komunistėt tė ishin tė kėqij. Unė dhe sot kam respekt pėr disa qė e kanė shikuar ēėshtjen time me drejtėsi si, Guro Zeneli, Zef Loka, Jorgo Dhrami apo Drita Xhillari, e shumė tė tjerė. Kur u kthyem nga internimi, menduam se u liruam dhe s’do tė kishim mė pasoja, por makina e persekutimit, nuk harroi tė pėrgatiste tjetėr skenar, njė skenar qė ishte i fundit pėr ne e shumė tragjik.



    - Ēfarė ndodhi pas kėsaj ndėrhyrjeje tė Ramiz Alisė?



    Nuk na jepnin shtėpi dhe nuk na bėnin pasaportizimin qė tė rrinim nė Tiranė. Vinte policia prapė dhe na vinte afat qė tė largoheshim. Kadareja, i frikėsuar se mos vajza e tij vazhdonte me Renaton, i kurdisi prapaskena bashkė me hetuesin e tij “privat”. Kėrkesės sime pėr tė qėndruar nė Tiranė, Nexhmije Hoxha, nėpėrmjet sekretares, Hejdije Xhango, m’u pėrgjigj: “Dhe atje njerėz jetojnė, prandaj shkoni prapė atje!”. I zura derėn edhe Kryeministrisė dhe me firmėn e Adil Ēarēanit u ndihmova qė tė rrinim nė Tiranė, por djalit iu mohua e drejta tė shkonte nė Konservator, se thoshin qė nuk i takon, se ka qenė i internuar. Nuk kaloi shumė kohė dhe Renatos ia shpikėn njė akuzė pėr ta larguar sėrish nga Tirana. Njė denoncim se gjoja ai mbante thikė me vete dhe kėrcėnonte familjen Kadare mjaftoi qė djali tė mbyllej nė Spitalin Psikiatrik tė Elbasanit, me kurim tė detyruar pėr njė kohė tė gjatė. E shkatėrruan me doza tė larta aloperdoli dhe me elektroshok. Mbase donin t’ia hiqnin kujtesėn, qė mos tė mendonte mė pėr vajzėn e Kadaresė. Edhe sot e kėsaj dite Renatoja ėshtė gjallė, por me ēdo ndjenjė tė vdekur. Pasojat po i vuaj ende dhe sot me djalin e sėmurė dhe me shtėpinė nė Tiranė qė ende nuk e marr dot. Shpresoj tė paktėn qė kryeministrit z.Sali Berisha tė mė ndihmojė me gjyqet qė kam nė gjykata pėr kthimin e pronave.



    - Nė fjalėt tuaja ka ende shumė zemėrim pėr Kadarenė. A do ta falnit, pas kaq shumė vitesh?



    Ai nuk ka dashur tė pėrballet asnjėherė me mua. Nuk di ē’tė them mor bir. A do ta falja?!... Nuk e di...

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    E ciles date eshte kjo interviste? Se ke nja 6 tema ne kete forum per kete subjekt e me intervista nga Janulla. Madje e kemi dhe forumiste.

  10. #80
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga ChuChu Lexo Postimin
    E ciles date eshte kjo interviste? Se ke nja 6 tema ne kete forum per kete subjekt e me intervista nga Janulla. Madje e kemi dhe forumiste.
    O, me ēfare emri del ?
    sa per temen gjynah vertete .
    A don, e s'din, a din e s'don !

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Mazhoranca miraton nė kuvend ligjin pėr hapjen e dosjeve
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 18:51
  3. Denoncoi trafikun, vret gruan dhe djalin
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 13:25
  4. Daja i Klajdit: Djalin tonė e vranė “Ēobenėt”
    Nga FLORIRI nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 06:32
  5. Ka kryer maredhenie seksuale me djalin e tezes
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 09:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •