Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    Donald Rumsfeld jep dorėheqjen

    BREAKING NEWS
    NBC, MSNBC dhe sherbime te tjera te lajmeve


    WASHINGTON - Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld jep doreheqjen nga posti i sekretarit te mbrojtjes, nje dite pas zgjedhjeve prej te cilave kundershtimi i luftes ne Irak coi ne humbjen e Republikaneve.

    Presidenti Bush tha se ai do te emeroje Robert Gates, nje ish-drejtori CIA, zevendesues te Rumsfeld ne Pentagon.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 08-11-2006 mė 16:07

  2. #2
    Donald Ramsfeld jep dorėheqjen, Robert Geits emėrohet Sekretar i ri i Mbrojtjes

    08-11-2006


    Presidenti Bush shkarkoi Sekretarin e Mbrojtjes, Donald Ramsfeld njė ditė pas humbjes sė republikanėve nė zgjedhjet pėr nė Kongres, ndėrkohė qė anketat tregojnė se shkas pėr humbjen ishte pakėnaqėsia me luftėn nė Irak. Njoftimin pėr dorėheqjen e zotit Rumsfeld Presidenti e bėri gjatė njė konference shtypi sot.

    “Pas njė sėrė bisedash, Sekretari Ramsfeld dhe unė ramė dakort se ka ardhur koha pėr tė patur njė drejtues tė ri nė Pentagon.”

    Presidenti Bush tha se Sekretari Ramsfeld ishte njė udhėheqės i pėrkryer, gjatė njė kohe ndryshimesh tė mėdha. Presidenti shtoi se largimi i zotit Ramsfeld ėshtė pjesė normale e njė demokracie nė funksionim dhe ai i paralajmėroi armiqtė e Amerikės tė mos e keqinterpretojnė kėtė si dobėsi.

    Presidenti po ashtu njoftoi se ai ka emėruar ish drejtorin e CIA-s, Robert Geits pėr tė zėvendėsuar zotin Ramsfeld. Kandidatura e zotit Geits duhet tė konfirmohet nga Senati, i cili mund tė kontrollohet nga demokratėt.

    Shumė demokratė dhe disa republikanė kishin kėrkuar dorėheqjen e zotit Ramsfeld. Ata e fajėsojnė atė pėr planifikimin e dobėt, qė sipas tyre ēoi nė dhunėn e tanishme qė po vazhdon tani nė Irak.

    Zoti Ramsfeld ka qėnė njė prej sekretarėve tė mbrojtjes me kohė zgjatjen mė tė madhe tė madhe nė kėtė post.

    Zeri i Amerikes
    08-11-2006

  3. #3
    Komentet e presidentit Bush pas dorėheqjes sė sekretarit Ramsfeld

    08-11-2006


    Presidenti Bush pranoi gjatė njė konference shtypi se fitorja e demokratėve nė zgjedhjet pėr nė Kongres ėshtė njė sinjal se amerikanėt janė tė pakėnaqur me mungesėn e pėrparimit nė Irak.

    Gjatė njė konference shtypi sot nė Uashington, Presidenti Bush tha se ai ėshtė i zhgėnjyer me rezultatet e zgjedhjeve tė sė martės. Ai pėrshėndeti demokratėt qė zhvilluan njė fushatė tė disiplinuar, gjatė sė cilės opozita mori kontrollin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe mund tė marė edhe kontrollin e Senatit.

    Presidenti tha se ai ka biseduar si me udhėheqės demokratė edhe republikanė dhe u ka bėrė thirrje tė dy partive tė bashkėpunojnė pėr tė zgjidhur problemet e vėshtira me tė cilat ndeshet vendi, pėrfshirė ekonominė, sektorin e energjitikės dhe luftėn nė Irak.

    Presidenti Bush tha se ai do tė punojė me kryetaren e ardhshme tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Nensi Pelozi pėr tė gjetur pika tė pėrbashkėta pėr tė ēuar vendin pėrpara.

    Ligjvėnėsja demokrate nga Kalifornia ka qėnė kritike e ashpėr e Presidentit Bush dhe luftės nė Irak.

    Presidenti tha se votuesit presin qė dy partitė tė bashkėpunojnė. Njė prej ēėshtjeve pėr tė cilėn mund tė bashkėpunohet tha ai, ėshtė pėr rritjen e pagės minimale, si dhe pėr ligjin pėr shkollimin e fėmijve, njė ligj i miratuar me nismėn e Presidentit Bush.

    Presidenti po ashtu tha se ai ka besim tė plotė tek nėnpresidenti Dik Ēeni. Nėnpresidenti, tha ai, do tė qėndrojė nė detyrė deri nė fund tė mandatit.

    Zeri i Amerikes

  4. #4
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Komentet e presidentit Bush pas dorėheqjes sė sekretarit Ramsfeld

    08-11-2006


    Presidenti Bush pranoi gjatė njė konference shtypi se fitorja e demokratėve nė zgjedhjet pėr nė Kongres ėshtė njė sinjal se amerikanėt janė tė pakėnaqur me mungesėn e pėrparimit nė Irak.

    Gjatė njė konference shtypi sot nė Uashington, Presidenti Bush tha se ai ėshtė i zhgėnjyer me rezultatet e zgjedhjeve tė sė martės. Ai pėrshėndeti demokratėt qė zhvilluan njė fushatė tė disiplinuar, gjatė sė cilės opozita mori kontrollin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe mund tė marė edhe kontrollin e Senatit.

    Presidenti tha se ai ka biseduar si me udhėheqės demokratė edhe republikanė dhe u ka bėrė thirrje tė dy partive tė bashkėpunojnė pėr tė zgjidhur problemet e vėshtira me tė cilat ndeshet vendi, pėrfshirė ekonominė, sektorin e energjitikės dhe luftėn nė Irak.

    Presidenti Bush tha se ai do tė punojė me kryetaren e ardhshme tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Nensi Pelozi pėr tė gjetur pika tė pėrbashkėta pėr tė ēuar vendin pėrpara.

    Ligjvėnėsja demokrate nga Kalifornia ka qėnė kritike e ashpėr e Presidentit Bush dhe luftės nė Irak.

    Presidenti tha se votuesit presin qė dy partitė tė bashkėpunojnė. Njė prej ēėshtjeve pėr tė cilėn mund tė bashkėpunohet tha ai, ėshtė pėr rritjen e pagės minimale, si dhe pėr ligjin pėr shkollimin e fėmijve, njė ligj i miratuar me nismėn e Presidentit Bush.

    Presidenti po ashtu tha se ai ka besim tė plotė tek nėnpresidenti Dik Ēeni. Nėnpresidenti, tha ai, do tė qėndrojė nė detyrė deri nė fund tė mandatit.

    Zeri i Amerikes
    O qazo!edhe Bushi do bente mire po te bente te njejten gje,qe te jepte dorheqjen!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    rumsfeld ka ne politik qe ne kohen e nixon. Ka shkruajtur libra qe cdo politikan i madh a i vogel qe do te bej karrier ne ushaington duhet ti lexoj si biblen. Rumsfeldi nuk ishte politikan i paaft por si ka ardhur akoma koha per ti zgjidhur ato probleme qe morri persiper. Psh esht njesoj si ti thuaje ronald reganit qe ishte i pazoti se nuk mposhti dot komunizmin kur dihet se asaj pune si kishte ardhur akoma koha

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Gamori qe e theu qafen ishte e sigurte se do sakrifikohej.....
    Sa per ate qe Regani (nje analfabet - kaubojs) mposhti USSR, kjo ben per te qeshur cdo njeri qe ka dy pare mend ne koke.
    Le te falenderojne trangullin Gorbacov qe shiti vendin e tij per kete......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #7
    Akoma vazhdohet me perrallen e Luftes se Ftohte?

    Lufta e Ftohte dhe Perdja e Hekurt kane qene sllogane dhe propagande e mirefillte per delet (dmth masat). Mbrapa skenes te dyja palet kane qene miq te ngushte dhe kane ndare cdo zhvillim teknologjik (natyrisht ai qe eshte akoma i pashpallur per publikun)...

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Gamori qe e theu qafen ishte e sigurte se do sakrifikohej.....
    Sa per ate qe Regani (nje analfabet - kaubojs) mposhti USSR, kjo ben per te qeshur cdo njeri qe ka dy pare mend ne koke.
    Le te falenderojne trangullin Gorbacov qe shiti vendin e tij per kete......
    Me tė vėrtet mposhtja e RS t'RS t'RS tėnde tė dashur e ka bė me qeshė ēdo njeri, edhe Rusėt i ka bė me e ndi veten si njerėz mbas shumė kohe.

    Mos u mėrzit pėr sakrifikim tė Rumsfeld-it se e ka Halliburton-in me e ngushllue, edhe e ka ngushllim pėr sa shumė me dorėheqje tė tij (dorėheqje pra, se ndryshe nuk kishin pas si me e largu) e ka ndreq pamjen (imazhin) e Amerikės nė tė njėjtėn kohė kur Amerika nuk ndėrron asnjė gjė nė politikė tė jashtme.

    Kėshtu ta bėjnė kaubojsat.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Poeti i pėrzėnė


    Enver Robelli



    Me largimin e Donald Rumsfeld-it nga politika, gazetarėt kanė humbur njė autor pothuaj gjenial tė aforizmave



    Nė historinė e Amerikės, Donald Rumsfeld ka qenė ministri mė i ri (nė vitet ‘70-tė) dhe mė i vjetėr (nė vitet 2001-2006) i Mbrojtjes i Shteteve tė Bashkuara. Rumsfeld ishte njė dinozaur i politikės. Mbi tė gjitha, ky plak 74-vjeēar ishte njė filozof i rrallė nė mesin e politikanėve, njė autor i aforizmave, i cili dinte tė argėtonte gazetarėt dhe konferencat e tij pėr mediat i shndėrronte nė seanca tė humorit fin. Tė panumėrta janė maksimat e Rumsfeldit pėr shtetin dhe pushtetin, tė vėrtetėn dhe interpretimet e saj, lirinė dhe robėrinė. Nė vazhdim tė kėtij teksti, fjalėn e ka Donald Rumsfeld:
    - “Me siguri, e dimė se Osama Bin Laden gjendet ose nė Afganistan ose nė ndonjė vend tjetėr ose ka vdekur”.
    - “Ne e dimė ku gjenden ato (armėt irakiane tė shkatėrrimit masiv, v.j.). Nė rrethinėn e Tikritit dhe nė Bagdad dhe nė Lindje, nė Perėndim, nė Jug dhe pak nė Veri”.
    - “Vdekja ka njė prirje tė ofrojė njė pamje dėshpėruese tė luftės”.
    - “Gjėrat ndodhin”. (Lidhur me plaēkitjet nė Irak pas pushtimit amerikan).
    - “Raportet pėr ngjarje, tė cilat nuk kanė ndodhur, mė interesojnė gjithmonė. Siē e dimė, ka dije tė njohur dhe gjėra pėr tė cilat dimė se e dimė. Siē e dimė po ashtu, ka padituri tė njohur. Kjo do tė thotė: Ne e dimė, se ka gjėra tė cilat nuk i dimė. Por, ka edhe padituri, pėr tė cilėn nuk dimė asgjė. Gjėrat qė nuk i njohim, nuk i njohim!”.
    - “Siē e dini, ju nė luftė hyni me atė ushtri qė e keni dhe jo me atė qė do ta kishit me dėshirė, apo qė do ta dėshironit mė vonė”.
    - “Unė qėndroj nė kėmbė dhjetė orė nė ditė, pėrse ėshtė kufizuar qėndrimi nė kėmbė nė katėr orė?”. (Lidhur me metodat e marrjes nė pyetje nė kampin Guantanamo, ku tė burgosurit detyrohen tė qėndrojnė me orė tė tėra nė pozita tė pakėndshme).
    - “Ministri i Jashtėm, Colin Powell dhe unė pajtohemi pėr ēdo temė, qė ka tė bėjė me kėtė qeveri, pėrveē ēėshtjeve, tė cilat Colin-i ende ėshtė duke i mėsuar”.
    - “Kur mendoni Evropėn, juve ju shkon mendja te Gjermania dhe Franca? Mua jo. Pėr mua ato janė Evropa e Vjetėr”.
    - “Nuk do tė thosha se e ardhmja ėshtė mė pak e parashikueshme sesa e kaluara. E kaluara nuk ka qenė e parashikuar kur ka filluar”.
    - “Kur ta di pėrgjigjen do t’ua them pėrgjigjen, e kur nuk e di, atėherė vetėm do tė pėrgjigjem shkathtė”.
    - “Herė pas here qėndrojė kėtu dhe bėjė diēka. Pastaj them vetė mė vete: ēfarė po bėj kėtu? Kjo ėshtė njė befasi”.
    - “Gjėrat nuk ecin detyrimisht nė mėnyrė tė vazhdueshme. Fakti se do tė jenė diēka tjetėr dhe jo tė vazhdueshme, nuk do duhej tė kuptohej si pauzė. Do tė ketė gjėra, tė cilat njerėzit i shohin, do tė ketė gjėra, tė cilat njerėzit nuk i shohin. Dhe jeta vazhdon”.
    - “A besojė unė se kjo do tė ndodhė? Po, ka njė shans qė tė ndodhė. A do tė ndodhė me siguri? Kush e di”.
    - “Hėngrėm darkė, ramė nė shtrat. Kujtoj se ai hyri dhe dikush pyeti: A dėshiron tė shikosh njė film? Nuk dėshiroja tė shikoja film. Nuk e di, nėse ishte kjo natė apo njėra prej kėtyre netėve. Sidoqoftė, gjėja e fundit qė e dua ėshtė njė film. Krejt jeta ime ėshtė film”.
    - “Ju e keni parė se ēfarė ndodhi nė Afganistan: njerėzit dolėn nė rrugė, ishin tė lumtur, mbanin balona dhe bėnin muzikė dhe pėrshėndesnin SHBA-tė. Ēdokush e di: Shtetet e Bashkuara nuk do ta pushtojnė Irakun”.
    - “Gjithēka qė them dhe qė nuk ėshtė dashur ta them, nuk e kam thėnė kurrė. Dua qė ta kuptoni kėtė. Menjėherė!”.
    - “Kur zgjohesh nė mėngjes nė kėtė botė tė rrėmujshme, rrezikon qė tė jetė dikush qė gėnjen dhe dikush qė pėrshkruan gabimisht atė qė bėn”.
    - “Anketat shkojnė lart e poshtė, ato sillen si kėndesi i motit. Janė interesante, mendoj unė. Por, unė nuk i shikoj.”.
    - “Nuk e di sa shpesh kam qenė nė Guantanamo, por kam qenė shpesh. Dhe shpesh ka qenė gjatė verės, kur kam qenė pilot nė marinė. Ka qenė koha kur nuk ka pasur aparate klime. Ėshtė e mrekullueshme, njerėzit janė mirė. Shikoni, nė Kubė ka shumė njerėz pa aparat klime. E di se kjo do t’ju befasojė! Por, unė kam qenė nė Washington para se tė kishte aparate klime. Dritaret mund tė hapeshin! Ka qenė mrekulli!”.
    - “Mė kanė njoftuar pėr kėtė ēėshtje para se tė vija kėtu. Nuk e kam shikuar ende. Por, ėshtė interesante. Mė lejoni tė pėrpiqem ta vendosė atė nė njė kontekst, pastaj do tė shikojė nėse mund t’i pėrgjigjem. Nuk e kam idenė pėr ēka bėhet fjalė”.
    - “Unė i qėndroj asaj ēfarė kam thėnė dje. Nė tė vėrtetė, nuk e di ēfarė kam thėnė, por e di se ēfarė mendoj dhe unė mendoj se pikėrisht kėtė e kam thėnė”.
    - “Nuk duhet ta mendoni se jeni i pazėvendėsueshėm apo i pagabueshėm. Siē ka thėnė Charles de Gaulle, varrezat e kėsaj bote janė pėrplot me njerėz tė pazėvendėsueshėm”.
    - “Ėshtė mė lehtė tė futesh nė diēka sesa tė dalėsh”.
    - “Nė politikė, pėr ēdo ditė ka shumė raste pėr tė bėrė gabime serioze. Kėtė duhet ta shijoni”.
    - “Ėshtė si muzika e Wagnerit. Nuk ėshtė aq e keqe sa tingėllon”. (Lidhur me njė propozim tė ish-kancelarit gjerman Schröder mbi reformimin e NATO-s).
    - “Ai (Hugo Chavez, kryetar i Venezuelės, v.j.) ėshtė njė person, i cili ėshtė zgjedhur legalisht, ashtu siē ėshtė zgjedhur legalisht Adolf Hitleri, dhe pastaj ka konsoliduar pushtetin dhe tani bashkėpunon ngushtė me Fidel Castron dhe me zotin Morales (kryetarin e Bolivisė, v.j.) dhe me tė tjerė”.
    - “Si do tė pėrfundojė? Do tė pėrfundojė. Kėshtu ėshtė”.



    11/11/2006
    KATEGORIA: Analiza
    shekulli


    --

    ???


    nje hajvani si rumsfelja.. i eshte lene ne dore jeta e mijra bij nenave amerikane..
    tmerr..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 12-11-2006 mė 13:51

  10. #10
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Brari nese me theniet idiote te rumsfeldit mbushet nje faqe ,me gafat e bushit shkruhen romane.
    Si tha Bushi per kosovaret? I qujti The Vosovarians dhe greket the Greekians,e tha nje MP i parlamentit anglez kete qe ca pret prej nje presidenti qe qun greket dhe kosovaret The Vosovarians dhe greket The greekians
    .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 21:55
  2. Krizė nė Maqedoni: Kryeministri jep dorėheqjen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 01:40
  3. Jep dorėheqjen avokati i fushatės sė Bushit
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 22:08
  4. Arbėn Xhaferi jep dorėheqjen
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •