Close
Faqja 35 prej 42 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 412
  1. #341
    Sikur e 1997-ta edhe kjo është një lëvizje e dëshpruar e greko-shkavellëve - mbeturinave të historisë që as me e vjedhë historinë Shqiptare nuk kanë ditë.

    Si shkijet edhe grekët kanë me u vetëshkatërru se e kanë dytësu gabimisht fenë prej burimit - prej Shqiptarëve. Tash e kanë turbullu keq edhe burimin - ua morën vetëqeverisjen Shqiptarëve dhe e fëlliqen sikur çdo gjë tjetër që e kanë fëlliq. Dashtë Zoti me u jep fuqi Shqiptarëve Ortodoksë për me e ruajtë fenë. Dashtë Zoti e u jep fuqi Shqiptarëve me i liru Ortodoksët Shqiptarë prej këtyre fëlliqësirave greko-shkavelle që ua kanë zënë fenë peng.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  2. #342
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Kali i Tiranes.

    Kali i Tiranës

    Lizandër Saraçi

    Prej vitesh, çdo shqiptar që e do sadopak vendin e vet, ndien shqetësim e indinjim në çdo rast që dinjiteti ynë kombëtar nëpërkëmbet nga fqinjët tanë jugorë. Deri më sot, tema kryesore e divergjencave ka qenë problemi i emigrantëve tanë në vendin fqinj. Temat e tjera po aq të rëndësishme si problemi çam, ligji i luftës, kolonizimi ekonomik falë pozicionit abuziv të firmave helene në Shqipëri dhe pretendimet vorio-epirote, janë kaluar disi në heshtje, për shkak të frikës së qeveritarëve tanë, nga reagimi gjithmonë arrogant deri në absurditet i palës tjetër (operacioni "fshesa" ka qenë një armë tejet e përdorur prej tyre).

    Por sot, Kombit tonë po i kanoset një rrezik ndaj të cilit nuk e kemi për zakon të ulim kokën. Ligji i ri për dhënien e nënshtetësisë të gjithë atyre që do deklarohen si minoritarë në Shqipëri, është rreziku më i madh që i kanoset kombit tonë. Ky ligj është një Kalë i ri Troje (që ne po e quajmë Kali i Tiranës, megjithëse, në fakt, është Kali i Shqipërisë), të cilin me naivitet disa po e presin me krahëhapur. Duke shpërndarë disa pasaporta me emra të falsifikuar, ai kërkon në të ardhmen t‘i zërë vendin Kalit të Skënderbeut, me pretekstin se ne nuk mund duhet të na përfaqësojë djallëzia e Kalit të Trojës dhe jo heroizmi i Skënderbeut. Aktualisht, ndër vite, rreth 30000 Shqiptarë kanë marrë shtetësinë e vendit fqinj. Dhe ky është pak a shumë numri i minoritarëve që jetonin në Shqipëri para 1990-ës. Ndërkohë, në disa media atje deklarojnë se 200-220000 e kanë marrë apo do ta marrin së shpejti kartën e djallëzisë. Dhe kush e di se sa do vejë numri i kartave të shpërndara përderisa ata i kanë detyruar tashmë një pjesë të mirë të emigrantëve tanë atje të ndërrojnë emrat e fenë.

    Shumëkush, i influencuar edhe nga propaganda helene, mendon se kjo është diçka pozitive dhe se më në fund emigrantët, falë kartës së djallëzisë do mund të lëvizin të qetë. Por e vërteta është sigurisht komplet ndryshe. Shqiptarët për të marrë dyshtetësinë do duhet të marrin kartën e djallëzisë. Pra, të ndryshojnë kombësinë e të deklarohen helenë. Pra, atyre do u duhet të shkelin mbi gjakun e të parëve tanë që dhanë jetën për Shqipërinë. Dhe ç‘është më e rrezikshmja, ata pa dashje do shesin një pjesë të Shqipërisë. Askush nuk do mund të qeshë më me pretendimet e tyre për Vorio-Epirin kur ata të na tundin pasaportat e qindra mijëra njerëzve ku të shkruhet që janë me kombësi helene dhe vendlindja të jetë një nga qytetet e Jugut të Shqipërisë. Se ndryshe nga vendet e tjera të Evropës dhe ndryshe edhe nga ne, në pasaportat helene precizohet kombësia dhe jo nënshtetësia. Askush të mos mendojë se do mund të thotë më se është shqiptar (me kombësi) në qoftë se e bën këtë hap tragjik. Sepse për një gjë të tillë, grekët do mund t‘i fusin në burg për mashtrim në momentin e deklaratës së kombësisë.

    Edhe ideja se s‘kanë ç‘na bëjnë, se është viti 2006 e Evropa po shkon drejt heqjes së kufijve, më duket naive për kushtet dhe një nënvleftësim i ekstremizmit tek ata. Do ju lutesha të lexonit shkrimin e të madhit, Faik Konica, "Ju rrëfej grekët", të botuar në vitin 1940 në "New York Times". Në të tregohen qartë: Krimet makabre të despotit Thanas që kishte si lojën e tij të preferuar t‘u priste hundën e veshët shqiptarëve në Janinë. Masakrat në jug të Shqipërisë pas luftës së parë botërore, nga ushtarë grekë të veshur civilë (e cila denoncohet edhe nga studiuesja angleze, Edith Durham, në librin e saj "20 vjet ngatërresa ballkanike" ose në filmin francez "Le dernier Seigneur des Balkans". Përpjekjet e tyre të pareshtura për helenizimin e shqiptarëve. Dhe në qoftë se tërë këto ju duken histori të vjetra dhe të kaluara (të harruara kurrsesi, se ne nuk duhet të harrojmë asnjë pikë gjaku të derdhur për Shqipërinë), ç‘mund të themi për këto deklarata të bëra në mediat e tyre gjatë revoltave të 1997-ës?

    Gazeta "Stohos", 05 mars 1997
    "Oficere vorioepirote drejtojnë kryengritësit: e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë. Ngrihet flamuri dhe shpallet autonomia në Himarë e Tepelenë. Shtabi i andarteve të Epirit të Veriut bën thirrje: "Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë". Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë në duart e autonomistëve grekë prapë Epiri i Veriut. Gati ushtria jonë të ndërhyjë. Flamuri i autonomisë së Epirit të Veriut u ngrit prapë në Himarë, Tepelenë. Ngritja e flamurit çlirimtar vetëm 15 ditë pas përvjetorit të shpalljes së autonomisë (17 Shkurt 1914) u shoqërua nga thirrjet e shtabit drejtues të andarteve të Epirit të Veriut, të cilët ftojnë helenizmin që të mbështesë veprimet e autonomistëve. Iu bëhet thirrje edhe politikanëve tanë që të mos na pengojnë dhe të mos na tradhtojnë përsëri. Oficerët tanë vorio-epirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë. Ata po marrin nën kontroll anije luftarake të Shqipërisë. Oficerët tanë vorio-epirotë janë të përgatitur për këtë gjendje. Ushtria jonë ndodhet në Gjirokastër. "Gati planet, kjo është kërkesë e oficerëve. Të mos kundërshtojnë politikanët!"
    Kanali televiziv "Mega", 5 mars 1997, lajmet e orës 14:00
    "Sot, grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio-Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë. Sot, popullsia e Sarandës efshtë ngritur me armë dhe të gjithë deklarojnë njëzëri se janë të uritur dhe kërkojnë furnizim me bukë dhe ujë nga Korfuzi. Gjithashtu, kryengritësit shprehen se nëse do të fillojë kryengritja edhe në Gjirokastër, atëherë pothuajse gjysma e Shqipërisë do të kontrollohet nga populli i armatosur i Jugut. Problemi i hershëm i Shqipërisë ka qenë ai veri-jug. Shqipëria ndahet në mes nga lumi Shkumbin, i cili ka bërë ndarjen e vendit në bazë të përkatësisë fetare dhe gjuhësore. Kështu, kriza aktuale në Shqipëri efshtë përqendruar në Jug të Shqipërisë ku popullsia efshtë greqishtfolëse.

    Kanali televiziv "Sky", 6 mars 1997, lajmet e orës 17:00
    "Para disa minutash, kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilat kanë vendosur të sulmojnë sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t‘i lëshojnë postblloqet, si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do t‘u bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatësi veriore". Në një deklaratë të sajën SFEVA, pasi vë në dukje ‘situatën e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, u bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në "vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë- thekson deklarata- vetë epirotët e Veriut duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre."
    Gazeta "Stohos", 7 mars 1997
    "Partia Demokratike po mundohet të bindë njerëzit se të gjithë oficerët minoritarë, të liruar nga detyra, janë ata që drejtojnë kryengritjen ndaj Shqipërisë. Numri i tyre i kalon të katërqindit. Këtë gjë e bëjnë për të rritur urrejtjen ndaj minoritetit, të shkaktojnë hakmarrje ndaj tij dhe në një moment të duhur, të kalojnë në veprime më tragjike." (koment: Është shumë qesharake se si e njëjta gazetë që e deklaronte një gjë të tillë dy ditë më parë, akuzon dikë tjetër për mashtrim e nxitje urrejtjeje). "...Treqind epirotë të Veriut të rinj do të hyjnë në Shqipëri për të mbrojtur helenizmin." "E shpallën autonominë në Himarë e Tepelenë". "Në duart e grekëve autonomistë, përsëri Epiri i Veriut" dhe "Na ndihmoni, na ndihmoni, njëmijë herë na ndihmoni".

    Gazeta "Maqedonia e Selanikut", 7 mars 1997
    "Thirrje e mitropolitit të Drinopulit: Kemi nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, për mbrojtjen e minoritetit grek". "Mitropoliti Andreas i Drinopulit drejton thirrje për përmbushje të borxhit kombëtar." "Vorio-Epiri". "Populli i Vorio-Epirit duhet të ngrihet vetë për të fituar autonominë. Greqia nuk mund të ndërhyjë zyrtarisht për arsye të rrezikut të një sulmi të mundshëm nga ana e Turqisë në mbrojtje të aleatëve të tyre historikë."

    Kanali televiziv "ANTENA", 08 mars 1997 - lajmet e orës 14:00, 18:00
    "Vazhdojnë edhe sot luftimet e përgjakshme për të marrë "Argjirokastron", midis popullit të armatosur dhe forcave proqeveritare të dërguara nga Tirana. Populli i Argjirokastros kërkon hapur e me të drejtë autonominë e Vorio-Epirit. Eshtë momenti më i mirë historik për të marrë atë që kemi ëndërruar."

    "CNN International", 8 mars 1997
    "Intervistë me ministrin e Jashtëm të Greqisë Z. Pangalos": "Në radhë të parë, Greqia duhet të mbrojë komunitetin që ka në Jug të Shqipërisë, të cilin ne e quajmë Vorio-Epir dhe më pas duhet të mundohemi të marrim pjesë në zgjidhjen e krizës në Shqipëri."
    Kanali televiziv "ANTENA", 10 mars 1997
    "7 qytete janë tani në duart e kryengritësve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara, Vlora, Tepelena dhe Memaliaj. Synimi i këtyre forcave efshtë që të marrin nën kontroll Fierin dhe Ballshin. Në këtë mënyrë ato do të kontrollojnë gjithë Shqipërinë e Jugut." "Intervistë me vëllain e peshëngritësit Piros Dimas": "Unë po pres ta di se si do të zgjidhet çështja. Jam gati të shkoj e të ndihmoj patriotët e mi. Qëkur erdhi Berisha në pushtet, u përgatit lufta midis veriut e jugut, pasi siç dihet, veriu efshtë më i varfër. Ai është përpjekur që pasuritë tona, t‘i marrin ata të Veriut dhe këtë e ka bërë me fakte, jo me llafe, pra me dokumente, me testament. Një pjesë e këtyre dokumenteve (librat e trashëgimisë së pasurisë) janë zhdukur. Jam në krahun e të krishterëve grekë dhe shqiptarë, sepse edhe të krishterët shqiptarë janë grekë. Këtë e di çdokush nga historia. Do të shkoj të luftoj atje".

    Kanali televiziv "ET1", 15 mars 1997 - lajmet e orës 21:00
    (Lajm direkt nga Gjirokastra)
    "Në Gjirokastër po festohet dorëheqja e Berishës. Populli këtu e mësoi këtë lajm nga kanalet greke. Në çdo shtëpi të Jugut, në çdo shtëpi të Gjirokastrës dhe Sarandës kuptohet lehtë, se të vetmet kanale që ndiqen nga të gjithë njerëzit janë kanalet televizive greke dhe radiot greke. Lajmin për dorëheqjen e Berishës ashtu si dhe shumë të tjera njerëzit këtu e mësuan nga kanalet greke. Kanali i vetëm televiziv nuk ka asnjë interes për t‘u parë nga populli. Sot Z. Gjolek Malaj deklaroi për kanalin tonë se pas dy ditësh, Berisha nuk do të jetë më". Pra, atëherë nga frika e Turqisë (që deklaroi se kush sulmon Shqipërinë i ka shpallur luftë Turqisë) ata u ‘mjaftuan‘ me bombardimin e Borshit që është i vetmi fshat tërësisht mysliman rreth Himarës dhe që i prish shumë punë pretendimeve të tyre. Cilido banor i Borshit mund t‘ju tregojë se si anijet greke i afroheshin bregut dhe bombardonin fshatin. Por të mos harrojmë se as Turqia dhe askush tjetër nuk mund t‘ju ndalojë atyre të kërkojnë të paktën autonominë për zonat për të cilat ata do kenë prova që janë të populluara nga njerëz me kombësi helene. Të jeni të bindur që kartat e djallëzisë do i marrin ata që do deklarojnë se kanë lindur në zona për të cilat ata kanë pretendime prej kohësh. Pra, nuk është se flitet se minoriteti i tyre në Shqipëri do jetë 10% e popullsisë së Shqipërisë në vend të 1-2% që është realisht. Por do flitet për zona që do na rezultojnë të banuara nga një mazhorancë me minoritarë. E atëherë, nuk do pi ujë fakti se ne e dimë që ky është një mashtrim i arritur me djallëzi, se ligjërisht ata do t‘i kenë kartat në rregull. Asgjë nuk do u mungojë për të vërtetuar pretendimet e tyre. Ata kanë shkollat e tyre ku mësohet vetëm në gjuhën e tyre edhe në fshatra të Jugut që janë tërësisht të populluar me shqiptarë. Janë duke bërë varrezat e ushtrisë së tyre. Dhe nesër do thonë: "Kjo është tokë helene se këtu kanë luftuar e janë vrarë të parët tanë". Pavarësisht se ato varreza do jenë të mbushura me eshtrat e të parëve tanë që ata i vodhën në Kosinë (atje u bë çështja publike se ndoshta ka edhe shumë vende të tjera) e se ushtarët e tyre kanë qenë pushtues në ato toka. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në kundërshtim me dëshirën e shqiptarëve dhe duke mohuar gjakun e derdhur nga Rilindësit tanë, është sot në zotërimin total të kishës së tyre dhe Janullatosit që prej vitesh tund flamurin e helenizimit. Të mos harrojmë edhe kolonizimin ekonomik që ata e kanë arritur falë pasivitetit të qeverive tona që nga ‘97-ta. Dhe që përdoret si presion i vazhdueshëm prej tyre. Dhe si provë e hapave viganë që ata kanë hedhur për helenizim e Shqipërisë, është ky shkrim në ‘97-ën :

    Gazeta "To Vima", 09 mars 1997
    "Shtetësi e dyfishtë për greket e Shqipërisë"
    "Qeveria greke po shqyrton çështjen e dhënies së dyshtetësisë greke, të gjithë grekërve të Shqipërisë. Si organi kompetent, Ministria e Brendshme i ka parashtruar Ministrisë së Jashtme kërkesën për dhënien e dyshtetësive. Kjo, ka karakter të thellë politik dhe do të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve të drejtërdrejta me qeverinë shqiptare sapo atje të rregullohet situata. Zv.ministri i Brendshëm, Papadhimas, ka rënë dakord me dhënien e shtetësisë së dyfishtë dhe sapo të jepet drita jeshile për këtë gjë, shërbimet e kësaj ministrie do ta zbatojnë atë. Deri tani, çdo shtetësi e dhënë për grekët e Shqipërisë efshtë dhënë pas një studimi të hollsishëm, ndonëse kjo ka ndodhur mjaft rallë. Të vetmit që mund ta fitojnë këtë të drejte me më pak vështirësi janë ata të cilët mund të vërtetojnë se kanë qenë të persekutuar politikisht ose për arsye fetare gjatë regjimit komunist deri në 1989-ën. Në të njëjtën kohë, Ministria e Brendshme po përgatit një projektligj për kodifikimin e rregullave të dhënies së shtetësisë së dyfishtë, gjë e cila do të lehtësojë punën e shërbimeve për të arritur këtë qëllim. Nuk do të ketë ndryshim të procedurave ligjore, pra do të veprohet si më parë. Edhe greket e Qipros dhe ata të Stambollit e fitojnë këtë të drejtë vetëm pasi të kenë mbushur dhjetë vjet qëndrimi në Greqi. Lehtësia e vetme rezervohet për fëmijët të cilët mund ta përfitonin atë vetëm me një kërkesë të thjeshtë pranë ambasadës apo konsullatës greke në vendin ku gjendet."

    Pra, në një kohë kur mediat e tyre bënin thirrje për ndërhyrje ushtarake në Shqipëri, diskutohej një ligj që është shumë më restriktiv se ky i sotmi, i cili i jep kombësinë e dyshtetësinë, çdo njeriu që e vërteton në konsullatat e vendit fqinj në Shqipëri ose te popi me dy dëshmitarë. Paçka se ky njeri nuk jeton fare atje. Një ligj i tillë është i paimagjinueshëm për vendet e Komunitetit Evropian sot. Po ajo që të bën më tepër përshtypje është fakti se aty flitet për konsultim me qeverinë shqiptare. Kush është pra ajo qeveri me të cilën ata kanë negociuar? Përse opinionit shqiptar nuk i bëhet e ditur se cili negocioi në fshehtësi shitjen e kombësisë së qindra mijëra bashkëkombësve tanë? Por cilat do qofshin prapaskenat politike në këtë mes, ajo që ka rëndësi është që të frenohet hemorragjia. Ne nuk ndërhyjmë dot në ligjet e askujt dhe nuk kemi pse, se nuk ka asgjë të keqe që qeveria e një vendi të preokupohet dhe t‘i japë nënshtetësinë bashkëkombësve të saj. (Ah sikur edhe qeveritë tona ta kishin bërë sadopak këtë!) Problemi nuk qëndron dhe aq te ligji sesa tek aplikimi i tij djallëzor.

    Sigurisht që nuk kemi as pse të jemi kundër marrjes së nënshtetësisë të çdo vendi nga ana e atyre shqiptarëve që jetojnë e punojnë prej vitesh atje. Megjithëse në mënyrë plotësisht paradoksale, shqiptarët që marrin nënshtetësinë greke futen në luftë me vëllezërit e tyre dhe madje edhe me vetveten, për shkak të ligjit të luftës. Po duke qenë se ligji i luftës midis dy vendeve është një absurditet, ne s‘mund ta ndërtojmë logjikën tonë mbi baza absurde, se do rrëzohej medoemos. Prandaj, qeveria jonë duhet të bëjë çmos që emigrantët tanë kudo qofshin, të gëzojnë të drejta të plota. Aq më tepër që një pjese të mirë të emigrantëve tanë në Greqi u takon që ta marrin dyshtetësinë, se ata janë bërë të domosdoshëm për mbarëvajtjen e ekonomisë atje. Vlen të përmenden Lojërat Olimpike që rrezikonin të ishin një dështim total dhe që falë punës së emigrantëve u kthyen në një sukses. Paçka se Ministria e Jashtme aktuale, në fjalën e saj në ceremoninë e mbylljes së lojërave falënderoi VETËM popullin e saj, ne nuk duhet harrojmë që 7 vëllezër tanët humbën jetën duke ndërtuar komplekset olimpike. Pra, shqiptarët e kanë paguar me gjak e me djersë të famshmen dyshtetësi dhe s‘kanë pse e paguajnë duke mohuar të parët e tyre, emrat e tyre, fenë e tyre cilado qoftë dhe ç‘është më e rëndësishmja KOMBËSINË e tyre. Mirë do qe që të punohet për organizim më të mirë të emigrantëve. Se në qoftë se ata do flisnin njëzëri, do dëgjoheshin patjetër, e askush s‘do kishte guximin të rrihte 500000 veta bashkë.

    Natyrshëm lind pyetja se ç‘mund të bëjmë. Patriotizmi, për shkak të vështirësive të ndryshme, është zbehur te një pjesë e atyre që kanë ndërmend ta marrin kartën e djallëzisë, ai nuk mund të jetë zhdukur nga ADN-ja e çdo shqiptari. Prandaj, ne duhet të reagojmë fuqishëm, në mënyrë që pasiviteti aktual i Kuvendit dhe qeverisë të mos vazhdojë më gjatë e të na çojë në një tragjedi për kombin tonë. Kuvendi t‘i harrojë sherret për një moment dhe të analizojë se si mund të ndalohet ky mashtrim dhe të jetë në gjendje t‘i garantojë shqiptarët se askush nuk do mund ta mohojë historinë tonë. Se mohimi i Kombësisë është mohim i atyre që me gjak e shkruan historinë e këtij vendi. Në qoftë se, në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nuk flitet për Kombësinë, atëherë le të bëhet një ligj apo urdhëresë që çdo nënshtetas shqiptar që pretendon se ka një kombësi tjetër, duhet ta provojë atë pranë gjykatave shqiptare dhe më pas pranë organeve të vendeve të huaja. Më pas, me apo pa qeverinë tonë, ne duhet ta denoncojmë këtë formë të re spastrimi etnik në organet kompetente të KE që të bëhet presion për kontrollin dhe analizimin rast pas rasti të dhënies së kartës së djallëzisë. Në mënyrë që ajo të kthehet në të vërtetë në kartën e homogjenisë. Gjithashtu, duhet të na thuhet qartë se kur do futet në axhendën e Kuvendit, diskutimi i çështjes çame. Është absurde që për këtë çështje diskutohet në Bruksel dhe akoma s‘është diskutuar në Tiranë.

    Franca, pak kohë më parë, bëri një ligj për njohjen e asaj që ata e quajnë gjenocidin turk ndaj armenëve dhe që dënon deri me burg ata që e mohojnë atë. Është turp që Shqipëria akoma nuk ka një ligj të tillë për gjenocidin serb në Kosovë dhe atë grek ndaj arvanitasve e çamëve.

    Vetëm atëherë do mund t‘i bëjmë të heshtin ata që kanë guximin të krahasojnë problemin e Kosovës me atë të minoritetit helen në Shqipëri, apo të deklarojnë se çështja çame nuk ekziston. Se kjo nuk bëhet vetëm nga ekstremistë helenë në Amerikë si Nikollas Gage, por edhe në mes të Tiranës nga njerëz si Stavri Marko e Vangjel Dule që janë qytetarë apo edhe deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Si është e mundur që Stavri Marko gjen hapësirë te "Koha Jonë" për të bërë propagandë helenizimi e për të na treguar se shqiptarët duan më shumë Greqinë sesa Shqipërinë (e premte 24 nëntor) apo se ata që do marrin kartën e djallëzisë qenkan pjesa më me vlera e shoqërisë shqiptare. "Hë vëllezër, thoni a i durojmë ne fyerjet?" Se ai vërtetë; "Na ka fyer rëndë".

    Unë do doja që edhe komuniteti minoritar t‘i zgjidhte më me kujdes përfaqësuesit e tij. Nuk është në nderin e tyre që të tregohen kaq mosmirënjohës ndaj atyre që u hapën dyert baballarëve tuaj kur shteti i tyre i detyroi të largohen nga Greqia. Ne ju hapëm dyert se ishit në hall e shqiptari po i trokite në derë nuk të le jashtë. Por sot ju, ndoshta pa dashje, po bëheni një vegël e atyre që ndërtuan Kalin e Tiranës, që ndryshe nga ai i Trojës që ishte legjendë, është një realitet. Shumë prej jush e pranojnë se kanë ndier në Greqi një përbuzje që s‘e kanë ndier kurrë në Shqipëri. Ndaj, dhe një pjesë e madhe sapo kanë marrë pasaportën janë larguar nga Greqia. Ju e dini shumë mirë se shteti shqiptar ju ka dhënë të njëjtat të drejta (ose më mirë të themi të padrejta për 50 vitet e komunizmit) si të gjithë qytetarëve shqiptarë. Vëllezër që një ditë të mos na nxihet faqja e të ulim kokën para nipërve tanë kur të na pyesin: "Si e humbët një pjesë të Shqipërisë?", ne duhet ta ngremë zërin. E le të dalin të parët ortodoksët shqiptarë që të tregojnë se ata ndryshe nga pretendimet e ndokujt nuk janë asgjë tjetër përveçse shqiptarë. Sot nuk është më viti 1913 kur zërin tonë s‘e dëgjonte njeri. Sot ne e kemi në dorë ta amplifikojmë çdo brohoritje shqiptari që këndon: "O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!", derisa ajo të mbërrijë në veshët e duhura. S‘është nevoja të presim të luajë Kombëtarja që të veshim një bluzë me Shqipen tonë të dashur apo të mbajmë në dorë një flamur. Le ta bëjmë të paktën për festën e 28 Nëntorit që t‘i tregojmë gjithkujt se ajo tokë ka mbart e do mbartë gjithmonë bijtë e shqipes.

  3. #343
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Kisha autoqefale shqiptare shkrihet ne ate greke

    Janullatos bekon nje grek si Mitropolit te Gjirokastrit


    Pas me shume se 46 vjetesh Mitropolia e Gjirokastres do te kete me ne fund nje peshkop te fronezuar ne krye te saj. “Çuditerisht” bariu i kesaj dioqeze te Kishes Ortodokse Shqiptare nuk ka kombesine shqiptare por ate greke. Ne nje meshe te zhvilluar paraditen e se dieles ne kishen e “Kryeengjejve” ne lagjen “18 shtatori” te Gjirokastres, Kryepeshkopi Anastasios Janullatos ne prezencen e Mitropoliteve te Korçes e Beratit ka fronezuar priftin grek Hieromonak Dhimiter Sinaiti Peshkop te Mitropolise se Gjirokastres. Ceremonia dhe mesha tradicionale jane zhvilluar teresisht ne gjuhen greke edhe pse qindra besimtare te mbledhur ne kishen e “Kryeengjejve” ishin shqiptare dhe flisnin gjuhen shqipe. Ne meshe kane marre pjese perfaqesues te trupit diplomatik te shtetit Grek ne Shqiperi si dhe klerike te larte te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Vemendjen e besimtareve te te pranishem e ka terhequr dhe prania e grupeve te xhirimit te disa mediave kryesore greke qe kishin ardhur per te pasqyruar kete “dite historike” siç e percaktoi dhe Kryepeshkopi Anastas. Mitropolia e Gjirokastres ishte e vetmja dioqeze e kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare qe kishte mbetur pa drejtues te saj qysh nga viti 1991. Lenia vakant i drejtuesit te kesaj Mitropolie ku perfshihet pjesa derrmuese e minoritareve greke qe banojne ne Shqiperi eshte bere shpesh here molle sherri ne debatet mes politikaneve te ndryshem ne te dyja vendet fqinje. Fronezimi, Mitropolit i Gjirokastres i klerikut me kombesi dhe shtetesi greke, Hieromonak Dhimiter Sinaiti deshmoi se dyshimet e ngritura nga media kane qene jo te pabazuara.
    Ceremonia
    Paraditen e se dieles qindra besimtare ortodokse nga rrethet e jugut te vendit jane grumbulluar ne kishen e “Kryeengjejve” ne lagjen “18 shtatori” te Gjirokastres, per marre pjese ne meshen e fronezimit te Mitropolitit te ri. Ceremonia ka nisur rreth ores 10.30 te paradites ne pranine e Kryepeshkopit Anastas, te Mitropolitit te Korçes, Imzot Joani, Mitropolitit te Beratit, Imzot Ignati dhe te kryesekretarit te pergjithshem te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare Jani Trebicka. Ka rene ne sy prania e perfaqesuesve te larte te trupit diplomatik Grek ne Shqiperi si dhe e disa mediave kryesore te vendit fqinj. Pavarsisht faktit se pjesa derrmuese e besimtareve te pranishem ishin shqiptare dhe se ceremonia zhvillohej ne nje qytet shqiptar, mesha tradicionale eshte zhvilluar e gjitha ne gjuhen greke. Gjate ceremonise ka rene ne sy pjesemarrja e priftit te Permetit, Ikonom Vasil Thomollari, i cili eshte marre i pandehur ne lidhje me skandalin e zhvarrimeve ne kishen e “Shen Merise” ne Kosine. Po ashtu kane qene te pranishem edhe disa perfaqesues te larte te Mitropolise se Gjirokastres, te cilet jane akuzuar si te implikuar ne skandalin e zhvarrimeve ne Permet dhe ne ndertimin e varrezes-mauzeleum per ushtaret greke ne Gryken e Kelcyres.
    Mitropolia
    Mitropolia e Gjirokastres eshte nje nga dioqezat me te rendesishme te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Prania e madhe e minoritareve greke ne hapsiren e mbuluar prej kesaj dioqeze ka bere qe ajo te shihet gjithmone me interes te madh jo vetem nga perfaqesuesit e shtetit dhe interesave greke ne Shqiperi por dhe nga drejtuesit e Kishes Ortodokse Greke. Pikerisht per kete fakt kjo Mitropoli ka qene e vetmja qe ka mbetur pa drejtues te saj per nje kohe te gjate. Statusi i KOASH-it i miratuar ne vitin 1937 parashikon qe brenda 40 diteve duhet te fronezohet drejtuesi i çdo Mitropolie. Ne rastin e Gjirokastres vendi i peshkopit ka mbetur i lire per me shume se 15 vjete. Per te mbuluar kete vakuum Kryepeshkopi Anastas kishte marre persiper te qendronte krye te saj me statusin e “Mbikqyresit te Mitropolise”. Peshkopi i sapozgjedhur ka patur statusin e “Protosingjel-it” ne kete Mitropoli.

  4. #344
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    A ka mundesi te sillen dhe burimet e ketyre lajmeve, pra gazeta(t) nga eshte(jane) marre dhe data e shkrimeve?

    Flm.

  5. #345

    Dhire-plomacia Perendimore Greke

    Panorama, Faqe 20 - Opinion
    “Kutamara”, Qirie Kokosis!
    Martin Leka

    Nuk gjeta dot fjalë më diplomatike për një veprim kaq të nxituar dhe kaq absurd, sa ky që mësova për heqjen e listës së njerëzisë që duhet të paraqiten në ambasadën greke për vizë! (shqip: “budallallëk, zoti Kokosis”) Nuk fola me gjuhë diplomatike jo vetëm pse kjo nuk është detyra jonë, e gazetarëve, por edhe sepse sinqerisht, ende më rëndom dilema personale mbi mundësinë e ndërmarrjes së një veprimi të tillë nga një ambasador perëndimor, për më tepër, një vendi krenar si Greqia, nga ka rrënjën e fjalës edhe vetë demokracia Dilemën që kam e shton edhe fakti se, veçanërisht kjo ambasadë ka qenë mjaft korrekte me gazetarët në përgjithësi.

    Por ç’ka ndodhur në fakt? Fabula është e thjeshtë. Kolegu Minxhozi shprehu opinionin e tij të lirë e të pavarur, si gjithnjë, lidhur me një nga problemet më mediatike të kohëve të fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë, atë të dyshtetësisë ose kartave të homogjenitetit. Pikërisht ky shkrim e ka bërë të ndjeshëm ambasadorin e vendit fqinj. Këtu fillon edhe “hataja”: thirren zyrtarët e të përditshmes “Panorama”, më saktë drejtori dhe i komunikohet nga nëpunësit e specializuar të ambasadës se nuk do të respektonte kontratën me gazetën për publikimin e listës së personave që duhet të paraqiten në ambasadë. Deduksioni është mëse i qartë, por kurrsesi i kuptueshëm për qytetarë normalë e i papranueshëm e fyes për diplomacinë. Kaq absurd tingëllon veprimi në fjalë, saqë më kujton birin e kurbetliut të Samuel Beckett-it, ku thotë se “hëna është më e dobishme nga dielli se na ndriçon natën”… Sepse e gjithë historia është tamam si një muhabet i rëndomtë kafeneje, ku me shokun të mbetet qejfi pse ky të paska sharë fisin?!...
    Liria e fjalës është e shenjtë! Këtë postulat e kanë në themel të punës së tyre të gjithë kolegët, grekë e shqiptarë. Madje nuk gabohem nëse konstatoj se në vendin që përfaqëson zoti ambasador, ky postulat respektohet si në asnjë vend tjetër në rajon e ndoshta më gjerë. Unë i respektoj përpjekjet e kolegëve të mi, si zotin Minxhozi në rastin konkret, të cilët përpiqen pa kompromis as me vetveten, të hyjnë në labirintet e ndonjë tabuje të konsideruar deri tani.

    Dhe meqë është rasti, presim me kënaqësi nga zoti ambasador i Greqisë të na japë opinionin e tij jo më për kartat e homogjenitetit e as të zhvarrimeve të Kosinës, por të na thotë se si i shpjegon ai thirrjet nacionaliste për “Vorio Epirin” që vijnë nga një radio e Konicës për “rezistencë ndaj policisë shqiptare dhe bashkim me Greqinë”?!

    Për t’i ardhur në ndihmë zotit Kokosis, ne, jo vetëm kolegët, por gjithë ambientin e shëndoshë publik, “kumara”(lexo-budallallëqe) të tilla nuk se na bëjnë ndonjë përshtypje të madhe. Këto që ndodhin, si kjo puna e kësaj radios greke, për historitë bajate nacionaliste, për ne janë thjesht një objekt humori “patriotik”. Ndërsa për diplomacitë e shteteve nuk duhet të jetë i tillë. Ndaj si një diplomat dhe mik i Shqipërisë, ne presim të dëgjojmë opinionin e zotit Kokosis. Presim dhe njëkohësisht besojmë edhe në një refleksion ndaj qëndrimit të gazetës “Panorama”. Do të ishte një gjest mirëkuptimi i dyanshëm, madje pa e konsideruar si një sfidë, një problem të lindur thjesht nga gabime njerëzore!

  6. #346
    Citim Postuar më parë nga honzik
    Kali i Tiranës


    Gazeta "Stohos", 05 mars 1997
    "Oficere vorioepirote drejtojnë kryengritësit: e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë...

    Kanali televiziv "Mega", 5 mars 1997, lajmet e orës 14:00
    "Sot, grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio-Epirit...

    Kanali televiziv "Sky", 6 mars 1997, lajmet e orës 17:00
    "Para disa minutash, kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilat kanë vendosur të sulmojnë sonte në darkë Gjirokastrën.

    Gazeta "Stohos", 7 mars 1997
    "Partia Demokratike po mundohet të bindë njerëzit se të gjithë oficerët minoritarë, të liruar nga detyra, janë ata që drejtojnë kryengritjen ndaj Shqipërisë...


    Kanali televiziv "ANTENA", 08 mars 1997 - lajmet e orës 14:00, 18:00
    "Vazhdojnë edhe sot luftimet e përgjakshme për të marrë "Argjirokastron", midis popullit të armatosur dhe forcave proqeveritare të dërguara nga Tirana...

    "CNN International", 8 mars 1997
    "Intervistë me ministrin e Jashtëm të Greqisë Z. Pangalos": "Në radhë të parë, Greqia duhet të mbrojë komunitetin që ka në Jug të Shqipërisë, të cilin ne e quajmë Vorio-Epir dhe më pas duhet të mundohemi të marrim pjesë në zgjidhjen e krizës në Shqipëri."

    Kanali televiziv "ANTENA", 10 mars 1997
    "7 qytete janë tani në duart e kryengritësve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara, Vlora, Tepelena dhe Memaliaj. Synimi i këtyre forcave efshtë që të marrin nën kontroll Fierin dhe Ballshin. Në këtë mënyrë ato do të kontrollojnë gjithë Shqipërinë e Jugut."...

    Kanali televiziv "ET1", 15 mars 1997 - lajmet e orës 21:00
    (Lajm direkt nga Gjirokastra)
    "Në Gjirokastër po festohet dorëheqja e Berishës. Populli këtu e mësoi këtë lajm nga kanalet greke. Në çdo shtëpi të Jugut, në çdo shtëpi të Gjirokastrës dhe Sarandës kuptohet lehtë, se të vetmet kanale që ndiqen nga të gjithë njerëzit janë kanalet televizive greke dhe radiot greke. Lajmin për dorëheqjen e Berishës ashtu si dhe shumë të tjera njerëzit këtu e mësuan nga kanalet greke. Kanali i vetëm televiziv nuk ka asnjë interes për t‘u parë nga populli. Sot Z. Gjolek Malaj deklaroi për kanalin tonë se pas dy ditësh, Berisha nuk do të jetë më"...

    .
    Jane thene e sterthene te gjitha ne kete teme. Po jo pa qellim i citova keto te sipermet. Qe greku e ka patur ca si shume per zemer ate Jugun e Shqiperise nuk doli as sot e as dje. Qe ka bere gjithmone nje politike aneksuese ndaj Jugut edhe kjo nuk eshte aspak gje e re. Po ajo qe smarr vesh une me disa prej jush qe fryni e shfryni jo Greqia keshtu jo Greqia ashtu harroni se sjane greket qe i vune zjarrin Jugut te Shqiperise po ishin Gjoleke Malaja e kermat e tjera si Zani Caushi me shoke. Nuk ishte greku (po dora greke), ishte shqiptari qe fliste shqip, lindur e rritur ne Shqiperi qe udhehoqi turmat qe te digjnin institucionet dhe i vuna flaken gjithe vendit. Nuk ishte as gjeneral dhe as kolonel grek ai qe drejtoi ushtaraket ne jug po ishte Kico Mustaqi qe kishte 4 vjet qe hante buken e agjentures greke. Ishte Arben Imami ai qe u vesh si ushtarak grek. Ishin shqiptare ate qe ngriten flamurin grek ne Sarande e Gjirokaster. Po tani i erdhen trute disave. Ne ate kohe ferkonin barkun dhe o burra ti hame temen gjithe vendit se na iken parate per lesh. O burra ti hame koken Berishes se na kendoi nonat me kursimet dhe tymi ti dale, jo Greqia te vije po edhe djalli vete, mjafton te iki maloku...

    Dhe na e ka fajin Greqia ne pse jemi te pacivilizuar, pa karakter, e moral? Na e ka fajin greku ne qe shesim ****** per ca euro dhe as e cajme ate daulle per vendin ku u lindem dhe rritem? Na e ka fajin greku ne qe slame vrime prostitucioni, droge, armesh, vjedhjesh, vrasjesh pa mesuar dhe perfeksionuar aq sa e kemi vulen tani ne gjithe boten? Na e ka fajin greku ne qe zgjdhem Nanon per 8 vjet deri sa ja dha Shqiperine ne dore Greqise me qe e qereste? Apo na e ka fajin greku qe sdime dhe su beme njehere mbare te kemi nje mendje te gjithe si popull po ku ti hame kokat njeri tjetrit, ku tja ngulim dhe fusim sa me shume njeri tjetrit?

    E ka thene njehere e nje kohe Konica Shqiperi te kam dhjere se ste njoha asnjehere po as ai vete se ka ditur se sa fjale me vend tha dhe qe jane aktuale edhe sot mbas pothuajse 75 vjetesh.

  7. #347
    Ne kemi faj sa te duash por ama nuk duhet te presim te gjithe njerezit te veprojne ne menyre te llogjikshme.
    Turmat nuk kane shume inteligjence dhe prandaj eshte e lehte te manipulohen. Bashkimi ben fuqine por jo gjithmone zgjuarsine.

    Per kete arsye eshte e llogjikshme ti kerkojme llogari atyre qe organizojne keto gjerat dhe jo te dorezohemi duke thene qe "e kemi fajin vete".

    Te gjejme fajtoret dhe ti denojme sipas ligjeve. Nuk behen shume trima pastaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kinezi : 29-11-2006 më 04:46
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    mos flisni kaq hapur kunder rraces grekojevgolegene se do ja u fshine shkrimet adhuruesit e tyre qe jane moderatore ne forum.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #349
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    uku uku briti lulashi.. bariu i dhenve e tu turr gjith katundi me i ardh ne ndihme lulashit..
    hahaha.. filloj me kesh lulashi.. bana hajgare or shoqa..
    u kthyn fshataret .. e shkun neper shpija..
    nji dit tjetr prap lulashi briti.. uku uku burra ka ra nder berra..
    aii bre than katundaret ban hajgare ai fem.ut..
    dhe nuk shkoj askush.. per ndihme..
    e uku e hangri lulashin me gjith dele..

    ---

    kto problemet me gërqinë.. kur thone andej na jugu.. behen probleme kur ps-ja ka probleme me problemet e veta..
    ahere kujtonet ajo te beje probleme me probleme te problemeve nga sektori i problemeve greko-shqiptare..

    e si e zonja qe eshte ka per borxh ta ndez qiriun ne uje.. kur e do interesi i saje e ka per borxh ta shoh zjarrin e te mos hedhe nje kov uje kur ja do puna..

    me nje fjale kto problemet greke jane bere nashi aq boze sa qe te gjithe mendojne se ska problem greqi shqiperia po zp-ja dhe partia socialisto specialiste dhe jo me grek e ka problemin po me malokin..
    kur vjen maloki ne pushtet zp sajon probleme me greqine dhe nuk i cfaq vete po con kopilat e saje sa ne shoqat cameria ndonje idriz dubajxhi e sa ne omunia e pbdnj-era e sa andej e sa ketej.. e po prap zp i ben kongreset e partise vet ne mes te athines..
    menji fjale zp e ka bere problemin grek qe dhe kur te jete vertet problem asnje te mos tundet se do thone.. he mo se ashtu e ka ps-ja.. si ai bariu rrenacak.. asht tu ba hajgaren e radhes..

    e kjo sjell probleme sepse problemet e verteta i fsheh e problemet e saja i paraqet si probleme greko- shqiptaro.


    e ec e merre vesh pastaj..
    prandaj rrena eshte e keqe se edhe kur del uku sja fut kush ne p.ordh.. ps-se dhe burizanve te saje ne 100 topchanellat e gazetat e saje.. shqipotare..


    e kan bere gerqine vet si haxhinjte meken.. dhe prap krruhen sa here i shkon tymi drejt berishes..

    ce o me greqi do e rrezoni berishen ju o..

    me vota me vota po qet burra..


    kemi kosoven problem..tani.. mo hapni fronte kot..

    nashi nje pershendetje per minoritaret.. qe i tmerroni me kto fushatat e kota.. ata jan shoket tone e bashkqytetaret tone..

    http://muzika.albasoul.com/artist.php?id=272

    sagapo.. kendon tukic nertila..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-11-2006 më 08:31

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    simas teje brar qenka alarm kot a?si ato te kur kemi qene ushtar
    me duket se ujku ka ardh megjith mend kesaj radhe duhet me hap syt se kane kohe qe po na e pregatisin drakulakun kojshit me ndihmen e disave nga brenda vendit.dhe problemi nuk qendron ke minoriteti vertet por ke ai fallco qe e nxit skamja dhe grreku.
    nje pytje kisha ky Gjolek Malaj minoritar esht apo mos eshte i aferm i atij deputetit me te varfer te parlamentit (simbas MJAFTit)Arben Malajt?
    po qe se e di kush po pat mundesi te me sqaroni.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 35 prej 42 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •