Postuar më parë nga Hoover
![]()
Ne fakt ai e flet anglishten me korrekte dhe me pa theks se cdo politikan i bardhe.
Postuar më parë nga Hoover
![]()
Ne fakt ai e flet anglishten me korrekte dhe me pa theks se cdo politikan i bardhe.
Keni mendime te tjera rreth zgjedhjeve, pervec racizmit apo shovinizmit anti-femer lol? Sidomos kjo e fundit ...
Tani fitorja e PD eshte e qarte ne te dyja dhomat. Sistemi qe krijuan "baballaret themelues" te kontrollit dhe balancimit te pushtetit rivendoset serish, per te miren e ketij vendi. Pushteti ekzekutiv, me ne fund, do kete kufizimet e duhura nga pushteti legjislativ.
Ne postimin e pare ne kete teme, shkruajta per imazhin nderkombetar te US si rrjedhoje e ketyre zgjedhjeve.
Ne kete post, fokusi mbetet tek politika e brendshme. Cdo te thote fitorja e PD? Nga njera ane, shume, por nga ana tjeter, pak, sepse zgjedhjet presidenciale jane ne dy vjet, dhe te dy partite jane koshiente qe cdo vote, cdo levizje, ligj, apo debat ne Kongres do reflektohet ne ato zgjedhje.
Shume ketu flasin per taksat qe do ngrihen. Nga njera ane, kujtojme presidencine e George Bush senior, qe tha: "Read my lips, no more taxes." Por kur fitoi, dhe e pa qe s'kishte asnje rruge tjeter pervec se te ngriheshin taksat, (Regani i kishte thare te ardhurat me "Star Wars") i ngriti dhe pagoi cmimin.
Vetem buxheti i Pentagonit qe ka arritur gjysem trilion dollare (si rrjedhoje e Irakut, ku harxhohen 10 mije dollare ne minute) vetem ai buxhet mjafton te gjymtyroje ekonomine.
Ceshtja nuk eshte nese do rriten taksat, ceshtja eshte cilat do rriten? Dhe shpresoj qe PD s'do te rrise taksat e klases se mesme, qe po vuan cdo dite e me shume. Ka plot segmente te ekonomise amerikane prej te cilave qeveria mund te mare te ardhura, duke filluar nga korporatat e medha ku fitimet net kane qene maramendese. Gjithashtu, uljet e taksave qe Bushi beri per te pasurit duhet te hiqen. Te mos harrojme, Bushi ishte i vetmi president ne historine e njerezimit, qe uli taksat gjate nje lufte.
Kongresi demokratik do beje disa gjera, do pengoje projekt-ligjin e Bushit per te bere uljen e taksave permanente. Gjithashtu, privatizim i "sigurimit social" s'eshte me ne tavoline. Ndoshta do ngrihet "rroga minimale" mgjth jam kunder kesaj ideje. Mund te arrihet nje kompromis per ligjin e emigracionit, Bushi me PD ndoshta jane aleate ne kete pike.
Por ne keto dy vjet, nuk do shohim projekt-ligje ekstreme si rrjedhoje e zgjedhjeve presidenciale ne 2008.
Me vone dicka tjeter per politiken e jashtme.
PS: Dicka tjeter, jo vetem per amerikanet por per te gjithe qytetaret kudo ne bote. Zgjedhjet ne Montana dhe ne Virginia u percaktuan vetem nga me pak se 10 mije vota. Ne Virginia, ku rreth 3 milione votuan, ndryshimi ishte 7000 vota. Keta 10 mije individe percaktuan fatin, pushtetin e Senatit Amerikan. Perfundimi? Per te gjithe ata qe nuk votojne sepse besojne qe vota e tyre nuk numerohet apo nuk ka rendesi, keta 10 mije qytetare jane prove e te kundertes.
Fituan Demokratet ne senat po ketu akoma qenkan Republikanet ne fuqi. Ca censure, edhe Bushi ja ka ziline.
![]()
![]()
As qe du me dit!
Apo çi ke te bukura keto sarkazmat ti,mos e pyt.Per ngjyren e lekures nuk kam gje une se jemi te gjithe krijesat e ALLAHUT dhe as per femrat nuk kam gje,por siç eshte ne nje hadithe te Profetit Muhamed a.s kur e kane pyetur per shenajt e kijametit ishte edhe nje nga shenjat ajo qe thahse me lart se kur te vihet ne drejtim te nje vendi grua atehere prite Kijametin.Postuar më parë nga Ujku_i_Ri
Gjithsesi une jam pro pro demokrateve dhe jam gezuar shume qe e moren pa rendesi se ke kane vene si kryetare ,ajo ak bindje te mira dhe eshte ne ndihme te emigranteve dhe jo luftes.
Ndryshuar për herë të fundit nga XX22 : 09-11-2006 më 22:42
Po pse e fusni allahun dhe profetin gjithandej neper shkrime? Clidhje ka me temen ketu dhe aq me pak me Problemet Nderkombetare?
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
SHUPLAKA AMERIKANE PËR BUSHIN - Shkruan: Enver Robelli
SHUPLAKA AMERIKANE PËR BUSHIN
Shkruan: Enver Robelli
I lodhur, i mllefosur, i zhgënjyer! Kështu dukej presidenti amerikan, George W. Bush, të mërkurën në mbrëmje (sipas kohës evropiane), kur doli para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Ai kishte kaluar një natë dhe një ditë dramatike. Që të martën në mbrëmje, parashikimet për partinë e Presidentit ishin rrëqethëse, të mërkurën pothuaj gjithçka ishte e qartë: demokratët, majtistët liberalë të Amerikës, kishin fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve; në Senat, në Dhomën e Dytë të Kongresit, gjasat për një triumf tjetër të demokratëve janë të mëdha, sepse kandidati i tyre në shtetin Virginia është ne epërsi, ndonëse të ngushtë, ndaj një sfiduesi republikan.
Pas humbjes së betejës zgjedhore, Bush bëri atë që ndoshta do duhej të bënte qëmoti: përzuri nga posti ministrin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, një politikan cinik, i cili kishte qenë ndër arkitektët kryesorë të luftës në Irak. Deviza e dinozaurit politik kishte qenë: Intervenim me sa më pak trupa në Irak, rrëzimi i Sadamit, sigurimi i fushave të naftës dhe tërheqja e pjesës më të madhe të ushtarëve. Rumsfeld dhe turma e republikanëve neo-konservatorë, të prirë nga zëvendëspresidenti Dick Cheney, e kishin ndezur luftën kundër diktatorit në Bagdad me gënjeshtra, duke përsëritur pa u lodhur, se regjimi i Sadam Huseinit mbante lidhje me Al-Kaidën e Osama Bin Ladenit; po ashtu, diktatori irakian akuzohej se dispononte armë bërthamore. Nën presionin e fraksionit të luftës, ishte detyruar të mashtrojë opinionin botëror edhe ministri i Jashtëm, Colin Powell. Në mars 2003, Powell kishte deklaruar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Iraku disponon armë bërthamore. Të dhënat e prezantuara prej tij, shpejt u zbuluan si fabrikime të Shërbimeve Sekrete amerikane.
Intervenimi në Irak, nuk doli të ishte një shëtitje e shkurtër për Amerikën e George W. Bush-it. Numri i ushtarëve të vdekur amerikanë në këtë vend, e ka tejkaluar numrin e viktimave të 11 shtatorit 2001. Iraku, praktikisht gjendet në luftë qytetare dhe rreziku i copëtimit të vendit në emirate, është shumë i madh. Pushtimi i Irakut nuk e dobësoi lëvizjen xhihadiste në botë, përkundrazi, për shkak të pranisë amerikane, Iraku është shndërruar në vatër të fanatikëve dhe nihilistëve islamistë, nga të gjitha anët e botës myslimane.
Zgjedhjet e së martës, për Kongresin e SHBA-ve, ishin një referendum kundër politikës iluzore të Bushit dhe mbështetësve të tij militantë. Populli amerikan, pas 45 muaj qëndrimi të trupave të SHBA-ve në Irak, i ka dhënë një shuplakë të rreptë Presidentit dhe ka votuar për tërheqje nga Iraku, i cili për superfuqinë botërore kërcënon të shndërrohet në një Vietnam në shkretëtirë. Amerikanët, me sa duket, janë ngopur me një president, i cili duke pasur shumicën në të dy Dhomat e Kongresit, shkurtoi liritë qytetare në një masë të palejueshme; i cili e keqpërdori frikën e arsyeshme të amerikanëve nga terrori islamik, për të çimentuar pushtetin e tij; i cili shkeli parimet e sistemit qeveritar amerikan; i cili synoi përgjimin e qytetarëve të pafajshëm dhe lejoi torturimin e të dyshuarve për terrorizëm; i cili nuk i kushtoi rëndësi të duhur mbrojtjes së ambientit dhe nuk u angazhua kundër ngrohjes globale; i cili favorizoi kompanitë e mëdha dhe injoroi mjerimin dhe varfërinë e shtresave të ulëta në Amerikë. Lista e punëve të mbrapshta të qeverisë republikane, është e gjatë. Në anketa, qytetarët amerikanë, si motiv kryesor për dënimin e Bushit, kanë përmendur edhe korrupsionin dhe skandalet seksuale në Partinë Republikane.
Pas humbjes historike, presidenti Bush tani ka dy mundësi: të bashkëpunojë me shumicën demokratike ose të vazhdojë si deri më tani, duke e polarizuar shoqërinë dhe duke dëmtuar edhe më shumë prestigjin e Amerikës. Në kohën kur ka qenë guvernator i Teksasit, Bush gëzonte imazhin e një politikani të kompromiseve të shëndosha me kundërshtarët politikë. Që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë, ai e harroi këtë fisnikëri. Tani ai ndoshta duhet të mësojë artin e respektimit të oponentëve. Hapin e parë ai e bëri, kur, pas humbjes i telefonoi zonjës Nancy Pelosi, e cila do të jetë Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, dhe i ofroi asaj bashkëpunim. Pelosi, tani gruaja më e fuqishme në SHBA, deklaroi se “nuk mund të vazhdohet më kështu në Irak”. Si të dilet nga qorrsokaku? Një përgjigje të qartë, nuk e kanë as demokratët.
Një rregull e pashkruar amerikane thotë se, pas zgjedhjeve për Kongres, fillon beteja për zgjedhjet presidenciale. Njëra ndër kandidatet e mundshme, senatorja Hillary Clinton, ka fituar në New York me 70 për qind, kundër kandidatit republikan John Spencer. Por, rruga e zonjës Clinton drejt Shtëpisë së Bardhë, mund të prishet nga ylli i ri i demokratëve, senatori nga Illinois, Barack Obama. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, duken ende larg. Njëherë, demokratët po festojnë fitoren e madhe në Kongres: Rock ’n’ Roll, Baby! Fitorja është e jona!
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ja dhe pergjigja qe jep Bushi ndaj 'rrufeve' te mediave![]()
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Asnje cudi fitorja e Demokrateve. Me duket se e kam thene edhe me pare qe kjo eshte formule fixe e USA, te pakten qe prej kohes qe mbaj mend une, ku 8 vjet e mbajne Republikanet dhe kerrcet lufta, fillojne pushtimet dhe mbillet gruri dhe pas 8 vjetesh vijne Demokratet, mbaron lufta, ndreqen marredheniet nderkombetare, rritet buxheti, pra, korret gruri! Ketu do jemi dhe po kete formule do perjetojme...Une per vete kesaj jave kam punu mire fort vallai, rroga persmari futet ne banke, marredheniet me miqte te mira po e po, ndonje vajze ja shkelim syrin dhe ne pacim fat e njollosim, pa per se c'ben Amerika dhe Indonezia, ne t'semes i qofte! And try to copy a bit, cause it works (lol)
Demokrated vertet e fituan por jo per meritene tyre por se populli nuk e do me bushin dhe luften ne irak. Shumica e amerikanve tani do qe trupat te terhiqen dhe irakenet te vriten e te rpiten ashtu sic e kan tradit, edhe un keshtu mendoj dhe nuk ka pse te vdesi asnje ushtar tjeter ne irak.
Sa per 2008 presidencen e kan te garantuar republikanet sepse kan john Mcain dhe rudi julianin. Nuk ka asnje menyr qe hilari apo obama te behen president, dhe nuk ka asnje tjeter qe ka aftesit.
Senatori demokrat Joe Biden eshte nje nga me te preferuarit.Postuar më parë nga friendlyboy1
![]()
As qe du me dit!
Krijoni Kontakt