Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 105
  1. #51
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Nata e fundit e Sadamit

    Lajmet me te fundit nga agjensite e lajmeve flasin se Sadami mund te ekzekutohet sonte, thuhet se gjate dites se sotme ate e kane vizituar per te fundit here dy gjysem-vellezerit e tij te cileve ai ua ka dhene gjerat personale.
    Sipas televizionit shteteror Sadami do te ekzekutohet deri para ores 6 a.m te dites se shtune.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  2. #52
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    U ekzekutua tani u konfirmua. Edhe ai mori fund ne moshen 69 vjecare.




    Saddam reportedly executed
    Iraqi TV, Arab media report that the former Iraq dictator has been hanged.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MICHI : 30-12-2006 më 00:50

  3. #53
    FiErAk4EvER Maska e ILLUZION
    Anëtarësuar
    27-12-2006
    Vendndodhja
    united state of america
    Postime
    29
    struggled briefly after American military guards handed him over to Iraqi executioners before dawn Saturday. But as his final moments approached and masked executioners slipped a black cloth and noose around his neck, he grew calm.


    iku edhe nje kriminel lufte die ne dark e varen ciao
    PrOuD To Be AlBaNIAN

  4. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ekzekutohet Sadam Huseini

    Televizioni shtetëror irakian ka transmetuar pamje të trupit të Sadam Huseinit të mbështjellë me pëlhurë pas ekzekutimit të tij për krime kundër njerëzimit.
    Ish presidenti u shfaq në momentet e fundit para vdekjes, me fytyrë të qetë ndërsa u drejtua drejt gijotinës, duke mos pranuar ofertën e mbulimit të kokës, ndërsa rreth qafës iu vendos litari.


    Momenti i ekzekutimit nuk u paraqit.

    Në një deklaratë të lexuar në tv, kryeministri irakian, Nuri al Maliki tha se ekzekutimi i Sadam Huseinit kishte mbyllur një kapitull në historinë irakiane. Televizioni irakian njoftoi se ekzekutimi u bë në orën gjashtë të mëngjesit me orën lokale. Të pranishëm ishin një përfaqësues i kryeministrit irakian dhe një klerik sunit.

    Dy personat e tjerë që u dënuan me Sadam Huseinin, vëllai i tij dhe një ish-gjykatës, pritet të ekzekutohen më vonë. Të tre u dënuan me vdekje nga një gjykatë irakiane në 5 nëntor pas një procesi gjyqësor që zgjati një vit për vrasjen e 148 shiitëve në qytetin e Dujailit në vitin 1982. Dëshmitarë në ekzekutim, i cili u bë në një burg të sigurisë së lartë në lagjen Kadimeja, në veri të Bagdadit, ishin një grup i vogël irakianësh.

    Ata panë gjykatësin duke i lexuar vendimin Saddam Husseinit. Ish-udhëheqësi irakian mbante në duar një kopje të Kuranit dhe kërkoi që libri t'i jepej një mikut të tij. Trupat amerikane dhe ato irakiane të sigurisë janë vendosur në gjendje të lartë gadishmërie në pritje të sulmeve të mundshme hakmarrëse. Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar gjithë ambasadave amerikane në botë të rrisin nivelin e gadishmërisë.

    'Fund i një periudhe të errët'

    Lajmi i ekzekutimit të Sadam Huseinit u transmetua nga televizioni shtetëror, Iraqya, i shoqëruar nga muzikë patriotike dhe pamje të monumenteve kombëtare. Televizioni njoftoi se fillimisht u var Saddami, i pasuar nga vëllai dhe gjykatësi. Por më vonë, një këshilltar i qeverisë për çështje të sigurisë kombëtare, tha se ishte varur vetëm Saddam Husseini.

    'Ne donim që ai të ekzekutohej në një ditë të veçantë," Mouwafak al-Rubaie i tha kanalit televiziv dhe shtoi se Saddam Husseini ishte 'dorëzuar tërësisht' dhe nuk kishte rezistuar.Stacione të tjera televizive arabe transmetuan pamje nga rënia e agimit mbi sheshin Fordous ku marinësat amerikanë rrëzuan një statujë gjigande të Saddam Hussesinit pas rëzimit të tij nga pushteti në vitin 2003. Korrespondenti i BBC-së në Bagdad, Peter Greste thotë se në përgjithësi shiitët e kanë mirëpritur lajmin e vdekjes së Saddam Husseinit dhe e kanë cilësuar ekzekutimin si vënien në vend të drejtësisë për vuajtjet që ata kaluan gjatë kohës së diktaturës. Por sunitët janë të indinjuar nga trajtimi që i është bërë njeriut të tyre.Ndërkohë orë pas ekzektuimit të Sadamit, në Irak pati disa shpërthime me bomba gjatë të cilave humbën jetën të paktën gjashtëdhjetë e tetë persona. Tridhjetë e shtatë u vranë nga shpërthimet në një zonë kryesisht sheite në Bagdad. Ndërsa tridhjetë e një të tjerë u vranë nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin sheit të Kufas.

    Reagime

    Presidenti amerikan George Bush e vlerësoi ekzekutimin si një hap të rëndësishëm në rrugën për ndërtimin e demokracisë në Irak, por paralajmëroi se ai nuk do t'i jepte fund dhunës në vend."Është dëshmi e vendosmërisë së popullit irakian për të ecur përpara pas dekadave të shtypjes (fakti) që pavarësisht nga krimet e tmerrshme që ka kryer ndaj njerëzve të tij, Saddam Husseini u gjykua në një proces të ndershëm gyjqësor," tha presidenti amerikan. Ministrja e Jashtme britanike, Margaret Beckett, mirëpriti faktin që Sadam Huseini u gjykua nga një gjykatë irakiane "për të paktën disa nga krimet e tmerrshme që ai kreu".

    Franca u bëri thirrje irakianëve "të shihnin drejt së ardhmes dhe të punonin për pajtim dhe unitet kombëtar".Kisha katolike është shprehur kundër ekzekutimit. Vatikani tha se ashtu si të gjitha dënimet kapitale, varja ishte ngjarje tragjike që rrezikonte sipas tyre të mbillte farë të më shumë veprimeve të dhunshme në Irak. Megjithëse ky lajm pritej gjerësisht në rajonin e Lindjes së Mesme, është vënë re një përzierje tronditje dhe zemërimi në disa pjesë dhe heshtje totale në disa të tjera.

    Për shumë në Lindjen e Mesme, Sadam Huseini ishte përkrahës me zë të çjerrë i çështjes palestineze, një udhëheqës i fortë që pati guxim të sfidojë si SHBA ashtu dhe Izraelin. Libia ka shpallur tre ditë zie kombëtare dhe një zëdhënës i grupit militant Hamas e përshkroi Sadamin "si të burgosur lufte", ekzekutimi i të cilit shkelte ligjet ndërkobëtare. Por shumica e qeverive në rajon kanë heshtur.

    BBC
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #55
    Vatikani e denoncon ekzekutimin e Sadamit si tragjik



    VATICAN CITY — Vatikani denoncoi diten e shtune ekzekutimin e Sadam Huseinit si 'tragjik' dhe u shpreh se kjo mund te rrisi tensionet, hakmarrjen dhe ti japi shkas fillimit te nje dhune te re ne Irak.

    "Nje ekzekutim eshte gjithmone nje lajm tragjik, nje arsye per trishtim edhe ne rastin kur nje person eshte pergjegjes per krime te renda," u shpreh zedhenesi i Selise se Shenjte Reverend Francesco Lombardi ne nje deklarate per shtypin.

    Sot heret ne mengjes Lombardi beri nje koment te ngjashem ne Radio Vatikan.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Nuk ka qene momenti me e varr sot. Le te kalbej ne burg. Situates ne Irak i kane hedhur benzine. Mua me bene pershtypje pse diten e bajramit kane zgjedhur ta varin? Dhe dicka tjeter ne Usa duhen mbi 15 vite qe nga dhenja e vendimit deri te ekzekutimi.

    Drejtesia vonon por nuk harron.

  7. #57
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    jo pa qellim eshte bere diten e bajramit. Ai vdiq me kuran ne dore i shkreti, Sa rracista fetar jane ca.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e buffa
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    21
    nuk ishte as per tu denuar me vdekje per mendimin tim.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga MICHI
    jo pa qellim eshte bere diten e bajramit. Ai vdiq me kuran ne dore i shkreti, Sa rracista fetar jane ca.

    Sadami kuranin e ka marr ne dore kur varej dmth ja ka ditur vleren por kur ka qene president i irakut as nuk e ka dashur me dite per kuran. Ta kishte ne zemer aq shume kuranin sdo kishte qene diktator ose te pakten ata qe i ka varr ai ti linte me kuran ne dore te vdisnin.

  10. #60
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Gjeja qe nuk kaperdij do eshte manipulimi; dhe ky proces qelbet era.
    "Ligjerisht" apo "juridiksihst", Sadami u denua me vdekje per rreth 120 vrasje
    diku ne nje fshat, pas nje atentati ndaj tij. Nderkohe qe miljona vrasje e krime
    lufte te bera nen bekimin e qeverise Amerikane; ne Iran, ne Kurdistan, ndaj
    Shiiteve as u permenden fare. Ne vend te drejtesise, me kete varje maskarad
    Amerikanet krijuan nje martir ne sy te shume myslymaneve ne Bote.

    Sadami Hyseni meritonte vdekjen nga dora e popullit Iraken! Po a egziston ky
    popull? Ku ishin keta trima deri para 3 vjetesh!!!

    Kur arsyeja i le vendin arrogances, fundi eshte jo larg!

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Sadam Hysein denohet me vdekje.
    Nga GJENERALI në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 10:45
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •