Shume njerez te njohur te shkronjave, politikes dhe filozofise, kane lene manifestet e tyre per boten tjeter. Keto manifeste kane pasur shume ngjyra. Here cmendurine e dikujt qe kerkonte te kthehej ne Zotin e Tokes (Mein Kampft), here naivitetin e dikujt tjeter qe kerkonte te sillte revolucionin e qenjes njerezore (das Kapital) e here shpresa dhe premtime te pafundta qe i servilosnin njeriut nje shpetim nga realiteti i hidhur (Talmud, Bibel, Kuran etj.).
Thash edhe une te lej nje manifest te vogel ketu ne kendin e harxhimit te kohes -qe sido qe ta bejme pa kuptim vjen e pa kuptim iken, megjithese disa thone qe koha nuk ekziston fare.
Nuk do ju them gjeagjeza, nuk do ju jap premtime, nuk do ju shpjegoj se kush jeni, pse jeni, nga jeni dhe si duhet te jeni. Jo, jo. Asnjeri nuk eshte ne ate gjendje qe t'ja u sqaroj keto pyetje -mbase ky eshte disfati dhe triumfi i cdo kujti... mosnjohja dhe misteri. Thjesht do i shtoj edhe une dy fjali keshtu prej koti... (pse Nicja dhe jo une?)...
Te gjithe enderojne, te gjithe premtojne, te gjithe kane iluzione, te gjithe shpjegojne por askush nuk ka guxim te thote se jeta eshte nje perjashtim i vogel i vdekjes kurse gjithesia eshte nje pike e vogel mes hicit!
Krijoni Kontakt