KAPITULLI I GJASHTE
AI ERDHI NE KOHEN E KAOSIT
Ne te gjitha legjendat e lashta te popujve te Andeve permendet nje figure e gjate dhe mjekroshe, fytyrzbehte dhe i mbeshtjelle me nje pelerine misterioze. Ndonese njihej me emra te ndryshem ne vende te ndryshme ai identifikohej gjithmone me nje personazh; Viracocha, Shkuma e Detit, nje mjeshter i shkencave dhe magjise i cili vringellonte arme te temerrshme dhe qe erdhi ne kohen e kaosit per te vendosur perseri rendin ne bote.
E njejta histori permendej ne versione te ndryshme nga te gjithe popujt e rajonit te Andeve. Fillonte me nje pershkrim te hollesishem te nje periudhe te temerrshme kur Toka ishte mbushur me uje nga nje permbytje gjigande dhe qe ishte zhytur ne erresire nga zhdukja e diellit. Shoqeria kishte degjeneruar dhe njerezit dergjeshin ne vuajtje dhe mjerim. Dhe atehere krejt papritur, duke ardhur nga jugu, shfaqet nje njeri i bardhe shtatlart dhe me nje menyre te sjelluri autoritative. Ky njeri kishte kaq shume fuqi sa kishte shnderruar kodrat ne lugina dhe luginat ne kodra duke bere perrenjte te kullonin nga guret dhe shkembinjte...
Kronikanet e hershem spanjolle te cilet dokumentuan kete tradite, shpjeguan se kjo histori i ishte treguar nga indianet me te cilet kishin patur kontakte gjate udhetimeve te shumta neper Ande:
Dhe ata e kishin degjuar nga baballaret e tyre te cilet e kishin degjuar nga kenget e vjetra te trasheguara nga kohe shume te lashta... Ata thane se ky njeri udhetoi pergjate rruges malore drejt veriut duke bere mrekulli ne cdo vend qe shkeli dhe ata nuk e pane me kurre ate. Indianet tregonin se ne shume vende ai ju dha njerezve instruksione sesi duhet te jetonin duke ju folur atyre me nje dashuri dhe miresi te madhe dhe duke i keshilluar ata qe te beheshin te mire dhe te mos demtonin njeri tjetrin por ta donin dhe te meshironin cdo gje ne kete bote. Ne shume vende ai quhej Ticci Viracocha...
Te njejtit personazh i jane atribuar dhe emra te tjere si, Huaracocha, Con, Con Ticci ose Kon Tiki, Thunupa, Taapac, Tupaca dhe Illa. Ai ishte nje shkenctar, nje arkitekt me aftesie te pakrahasueshme, nje skulptoj dhe inxhinjer; ‘Ai beri te mundur qe te formoheshin tarracat dhe fushat pjellore dhe te ngriheshin muret mbrojtese per to. Ai po ashtu i beri kanalet qe te furnizonin me uje... ai shkoi ne vend te ndryshme duke rregulluar shume gjera.’
Viracocha ishte edhe nje mesues dhe mjek i madh dhe e vuri veten e tij ne sherbim te njerezve ne nevoje. Thuhej se ‘kudo qe i shkeli kemba ai sheronte ata qe ishin te semure dhe ju kthente shikimin te verberve.’
Ky ‘supernjeri’ xhentil dhe civilizues, ky Samaritan i Mire kishte dhe nje ane tjeter te karakterit te tij. Nese i kercenohej jeta qe sic duket duhet te kete ndodhur disa here, ai perdorte nje arme hyjnore te cilen e mbante me vete:
Duke kryer mrekulli me fjalet e tij, ai erdhi dhe ne distriktin e Canas dhe aty, afer nje fshati te quajtur Cacha... njerezit u rebeluan kunder tij dhe e kercenuan se do e qellonin me gure. Ata e pane ate te ulej ne gjunje dhe te ngrinte duart drejt qiellit sikur te kerkonte ndihme. Indianet deklaruan se ne ate moment ata pane nje zjarr ne qiell i cili dukej sikur i rrethonte te gjithe. Te mbushur me frike ata ju afruan personit qe me pare kercenuan ta vrisnin dhe i kerkuan qe ti falte.
...Ne ate moment ata pane qe zjarri u mek prej urdherit te tij ndersa guret u shkrine nga flaka kaq shume sa blloqe te medhaja mund te ngriheshin nga toka vetem me dy duar sikur te ishin prej tape. Ata ju afruan sa me afer dhe u larguan nga vendi ku ndodhi kjo cudi. Viracocha mberriti ne bregdet dhe aty duke mbajtur mantelin e tij u drejtua per nga valet dhe nuk u pa me. Ndersa largohej ata i dhane emrin Viracocha qe do te thote ‘Shkuma e Detit’.
Keto legjenda persa i perket pershkrimit te Viracocha-s ishin unanime. Ne librin e tij Suma y Narracion de los Incas, kronikani spanjoll i shekullit te gjashtembedhjete, Juan de Betanzo deklaron se sipas indianeve
Viracocha ka qene nje njeri i gjate, me mjeker dhe i veshur me nje rrobe te bardhe ndersa ne raste koflikti ai paraqitej si nje person me veshje te badhe qe i shkonte deri ne fund te kembeve dhe qe ne bel shtrengohej nga nje rrip...’
Pershkrime te tjera qe jane mbledhur nga njerez te ndryshme te Andeve duket se kane te perbashket te njejtin personazh misterioz dhe enigmatik. Sipas njerit prej tyre, ai ishte...
Nje njeri me mjeker dhe i nje gjatesie mesatare , i veshur me nje pelerine te gjate... Sapo kishte hyre ne moshen e pjekurise se vonet (35-39). Ai ecte midis turmes se njerezve dhe ju drejtua vendasve me dashuri duke i quajtur ata djemte dhe vajzat e tij. Ndersa udhetonte ai kryente dhe mrekulli. Viracocha sheronte te semuret vetem me prekjen e tij. Indianet Vendas e quajne Thunupa ose Tarpaca, Vuracocha-rapacha ose Pachaccan...
Ne njeren prej legjendave Thunupa-Viracocha permendet si “njeriu i bardhe shtatmadh paraqitja dhe karakteri i te cilit fitoi rrespekt dhe adhurim ne rradhet e popullsise. Ndersa ne nje tjeter legjende ai pershkruhetsi ‘njeriu i bardhe me pamje te fisme, sy bojqielli, me mjeker dhe pa kesule ne koke dhe duke mbajtur te veshur nje cusma, nje lloj bluze pa menge e cila arrinte deri tek gjunjte. Po ashtu ne nje tjeter legjende qe mesa duket i referohet nje stadi me te vonet te jetes se Viracochas, ai pershkruhet si ‘keshilltari i mencur ne ceshtje shteterore’ dhe pershkruhet si nje njeri i bardhe dhe i moshuar qe mbante te veshur toniken e gjate, floke dhe mjeker e gjate.’
MISIONI I CIVILIZIMIT
Mbi te gjitha Viracocha ne legjendat mbahet mend si mesues. Thuhet se perpara se te vinte ai, ‘njeriu jetonte ne kushtet e nje kaosi, shume ishin lakuriq si njerez te eger; ata nuk kishin banesa ose ndertime te tjera pervec shpellave dhe prej ketyre shpellave dilnin per te mbledhur cfaredo lloj gjeje qe mund te gjenin per te ngrene.’
Viracochas i atribuohet ndryshimi i kesaj gjendjeje dhe fillimi i epokes se gjate te arte ne te cilen gjeneratat e mevonshme e kujtonin me nostalgji. Te gjitha legjendat i permbahen te njejtes linje kur permendin faktin qe Viracocha e kreu misionin e tij te civilizimit me nje perdellim dhe miresi dhe duke evituar me cdo mundesi perdorimin e forces: menyrat e tija kryesore ishin udhezime te kujdesshme dhe shembuj personale nepermjet te cilave i pajiste njerezit me teknika dhe njohuri te nevojshme per nje jetese me produktive dhe te kulturuar. Ne vecanti ai mbahet mend per ate qe solli ne Peru profesione te shumta si mjekesine, metalurgjine, bujqesine, blegtorine, artin e te shkruarit (qe sic thuhet nga Inkasit u prezantua nga Viracocha por qe me vone u harrua) dhe nje mirekuptim te sofistikuar te parimeve te inxhinjerise dhe arkitektures.
Qe me pare jam impresionuar nga cilesia e puneve ne gur te Inkasve ne Cuzco. Ndersa kerkimet e mija ne qytetin e vjeter vazhduan mbeta i shtangur kur zbulova qe e gjithe e ashtuquajtura pune ne gur e Inkasve mund ti atribuohet me ndonje shkalle sigurie arkeologjike vete Inkasve. Eshte e vertete qe ata kane qene mjeshtra ne manipulimin e gurit dhe shume prej monumenteve ne zonen e Cuzcos ishin padiskutim veper e duarve te tyre. Por dukej qe disa nga strukturat me mahnitese qe ju jane atribuar atyre mund te jene ngritur nga nje civilizim me i hershem; evidencat sugjeronin qe Inkasit shpesh kane funksionuar si restauratore te ketyre strukturave dhe jo ndertuesit origjinal te tyre.
I njejti fakt duket se eshte i vertete dhe ne sistemin tejet te zhvilluar te rrugeve qe lidhnin pjeset me te largeta te perandorise se Inkasve. Lexuesit do ti kujtohet fakti qe keto rruge kishin formen e autostradave paralele qe shtriheshin nga veriu ne jug, njera pergjate bregut dhe tjetra nepermes Andeve. Te gjitha sebashku per me shume se 15 mije milje keto rruge kane qene ne perdorim te rregullt shume kohe perpara pushtimit spanjoll dhe une supozova qe inkasit mund te kene qene ndertuesit e tyre. Por tani mesova qe eshte shume e mundur qe ata te kene qene trashigimtaret e nje sistemi te tille. Rroli i tyre ka qene ti mirembanin, riparonin dje bashkonin networkun ekzistues. Ndonese shpesh ky fakt nuk pranohet, asnje ekspert nuk eshte ne gjendje te perllogarisi me saktesi sesi u ndertuan dhe nga kush u ndertuan keto rruge.
Misteri u thellua me shume nga traditat lokale te cilat deklarojne se jo vetem sistemi i rrugeve dhe arkitektura e sofistikuar ka qene “e lashte qe ne kohen e Inkasve” por dhe fakti qe “te dyja ishin veper e njeriut te bardhe mjekrosh” i cili ka jetuar me mijera vjet perpara.
Nje legjende e pershkruan Viracochan si te shoqeruar nga “mesazhere te dy llojeve’, ‘ushtare besnike’ (huaminca) dhe ‘te ndritshmit’ (hayhuay-panti). Rroli i tyre ishte qe te shperndanin mesazhin e perendise se tyre ‘ne cdo cep te botes’.
Ne vende te tjera ka patur fraza si: ‘Con Ticci u kthye... me nje numer shoqeruesish’; ‘Con Ticci urdheroi dy nga viracochat qe te shkojne drej lindjes...’; ‘Qe nga nje Liqen i madh erdhi nje zot i quajtur Con ticci Viracocha duke sjelle me vete nje numer te caktuar njerezish...’; Ne kete menyre ata viracocha shkuan ne zona te ndryshme sic i kishte urdheruar Viracocha...’.
VEPRA E DEMONEVE?
Qyteza e lashte e Sacsayhuaman shtrihet ne veri te Cuzcos. Arritem aty pasdite vone nen nje qiell te ngarkuar rende nga re kercenuese ngjyre gri. Nje ere e ftohte frynte neper tunder ndersa ngjisja shkallet e gurta per te pershkuar dyert e gurta te krijuara per gjigande dhe ecja perbri mureve madheshtore te ndertuara ne forme zigzage. Ngrita koken dhe pashe siper tek nje gru i madh graniti te cilit po i kaloja poshte. Dymbedhjete kembe e larte dhe shtate kembe e gjere qe peshonte me shume se 100 ton dukej qarte qe ishte veper e njeriut dhe jo e natyres. Ishte prere dhe lemuar ne nje harmoni simfonike kendesh, e manipuluar me nje lehtesi te dukshme (sikur te ishte dyll ose stuko) dhe qendronte me fundin e saj mbi mur i perbere nga blloqe gjigande poligonale disa prej te cilave ishin te pocizionuara mbi te, disa poshte tij, disa nga te dyja anet dhe cdo gje dukej ne nje balance perfekte dhe te sistemuar me se miri.
Duke qene se njeri prej ketyre gureve te latuar kishte nje madhesi prej 28 kembesh dhe ishte llogaritur te peshonte 361 ton (pothuajse pesha e 500 automibileve te madhesise normale) me dukej sikur nje numer i madh pyetjesh ulurinte per pergjigje. Si ja kishin arritur inkasin apo paraardhesit e tyre te punonin gure te tille gjigande? Si kishin mundur te prisnin dhe jepnin forme ketyre blloqeve ciklopike me kaq saktesi? Si kishin arritur te transportonin ato per dhjetra milje nga guroret e largeta? Me cfare menyre kishin bere muret me to duke perzjere blloqet individuale dhe ngritur ato lart nga toka me nje lehtesi te dukshme? Keta njerez sic mendohet nuk kane patur as rrota, pa llogaritur makineri te afta per te ngritur dhe manipuluar duzina te tera blloqesh prej 100 tonesh dhe me forma te parregullta duke i stistur ato ne nje mozaik jigsaw 3 dimensional.
E dija mire qe kronikanet e periudhes se hershme koloniale kane qene po aq sa dhe une te shtangur nga ajo qe shikonin. I respektuari Garcilaso de la Vega i cili erdhi ne kete zone ne shekullin e gjashtembedhjete ka shkruar me nje admirim te pashoq per fortesat e Sacsayhuaman:
Proporcionet e tij jane te papershkrueshme nese dikush nuk e ka pare vete ate; dhe kur e shikon nga afer dhe studiuar me vemendje ato duken kaq te jashtezakonshme sa mendja te shkon tek ndonje magji e perdorur per te realizuar kete ndertim; qe mund te jete veper e demoneve sesa ajo e qenieve njerezore. Eshte realizuar me gure kaq te medhenj dhe te nje numri kaq te madh saqe menjehere pyet veten sesi kane arritur indianet te nxerrin gure te tille, si i kane transportuar ato ... dhe si i kane ngritur dhe stisur mbi njeri tjetrin me nje saktesi te tille. Ata nuk kane disponuar as hekur dhe as celik me te cilin mund te depertonin gurin dhe te lemonin ate; ata nuk kane patur vagona karro me qe per ti transportuar dhe ne fakt nuk ekziston asnje vagon apo karro me qe ne gjendje qe te jete ne gjendje te realizoje nje ndermarrje te tille, kaq te medhenj jane keto gure dhe kaq te ashpra jane shtegjet malore nga ku jane transportuar...
Garcilaso po ashtu ka rapotuar edhe dicka tjeter interesante. Ne vepren e tij Royal Commentaries of the Incas he pershkruan menyren sesi ne epokat historike nje mbret Inkas u perpoq qe te perseriste punen e kryer nga paraardhesit e tij qe ndertuan Sacsayhuaman. Perpjekja konsistoi ne sjelljen e vetem nje guri te madh nga nje distance prej disa milje dhe ti shtohej gureve te tjere ne fortifikimet ekzistuese: ‘Ky gur u bart apo terhoq zvarre neper mal nga 20 mije indiane duke zbritur dhe ngjitur cdo koder... Ne nje vend te caktuar ra nga duart e tyre ne nje rrepire dhe zene nen vete me shume se 3 mije njerez.’ Ne te gjitha historite qe studiova ky ishte rasti i vetem qe pershkruante perpjekjen e inkasve per te ndertuar ose tentativen per te ndertuar me gure te madhesive si ato te perdorura ne Sacsayhuaman. Materiali sugjeronte qe ata nuk kishin ne zoterim as eksperience dhe as tekniken e perdorur me pare dhe se perpjekja e tyre perfundoi ne deshtim te plote.
Kjo gje natyrisht qe nuk provoi asgje. Por historia e Garcilasos me shtoi dyshimet mbi fortifikimet madheshtore te cilat ngriheshin siper kokes sime. Dersa i shikoja, ndjeja ate qe ato mund te ishin ndertuar perpara epokes se Inkasve dhe padyshim nga ndonje rrace me e vjeter dhe teknologjikisht me e avancuar. Nuk ishte hera e pare qe kujtohesha sesa te veshtire e paten arkeologet te gjeninte dhena te sakta mbi punen inxhinjerike si rruget dhe muret prej guri te cilat nuk permbanin asnje organike. Ne rrethana te tilla, radiokarboni ishte i tepert po ashtu dhe termo-luminishenca ishte e kote.
Dhe ndonese tani po zhvillohen forma te reja datimi si ajo e Chlorine-36 qe analizon gurin, implementimi i tyre sidoqofte nuk ishte i lehte. Ne pritje te zhvillimeve te reja ne kete fushe, kronologjia “eksperte” vazhdonte te mbetej ne shkalle te gjere rezultati i hamendjeve dhe i supozimeve subjektive. Mbasi dihej qe Inkasit kane perdorur gjeresisht Sacsayhuaman mund ta kuptoja me lehtesi pse eshte supozuar qe ata jane ndertuesit e saj. Por nuk ka asnje lidhje te qarte apo te nevojshme midis ketyre dy propozimeve. Inkasit mund te kete gjetur strukturat aty ku ishin dhe te kene levizur apo transferuar per te jetuar ngjitur me to.
Nese ishte keshtu atehere kush kane qene ndertuesit e vertete te tyre?
Mitet antike thone, Viracochast, te huajt me lekure te zbehte dhe me mjekra, ‘te ndritshmit’, ‘ushtaret besnike.’
Ndersa udhetonim vazhdova te studjoja kronikat e aventuriereve spanjolle dhe etnografeve te shekullit te gjashtembedhjete dhe shtatembedhjete te cilet kishin rregjistruar me rigorozitet traditat e kontakteve te lashta te indianeve te Peruse. Ajo qe ishte mese e dukshme ne lidhje me keto tradita ishte theksimi i perseritur qe ardhja e Viracochave ishte i lidhur me nje permbytje te temerrshme e cila kishte tronditur token dhe shkaterruar pjesen me te madhe te njerezimit.
Krijoni Kontakt