NJE LLOJ ERE...
Zbuluesi i shenjave ne gure ishte Koloneli Howard Vyse gjate germimeve shkaterruese qe ai kreu ne Giza ne vitin 1873. Duke zgjatur nje kalim te ngushte ekzistues ai hapi nje tunel ne nje sere zgavrash te ngushta te quajtura ‘dhoma ndihmese’ te cilat gjendeshin direkt mbi Dhomen e Mbretit. Gervishtjet ne gure u gjeten ne muret e tavanit ne kater nga keto zgavrat me te larta dhe shkruanin gjera te tilla:
BANDA E ZEJTARVE
SA E FUQISHME ESHTE KURORA E BARDHE E KHNUM –
KHUFU
KHUFU
KHNUM-KHUFU
VITI SHTATEMBEDHJETE
Cdo gje ishte shume bindese. Pikerisht ne fund te kesaj stine germimesh te pafrytshme dhe te kushtueshme, pikerisht kur ndihej nevoja e nje zbulimi te madh arkeologjik qe te legjitimonte shpenzimet e kryera, Vyse u gjend perpara zbulimit te dekades – prova e pare e padiskutueshme qe Khufu kishte qene ne fakt ndertuesi i te dertanishmes anonime Piramides se Madhe. Dikush mund te mendonte se nje zbulim i ketij dimensioni do i jepte fund ne menyre konkluzive cdo dyshimi mbi pronesine dhe qellimin e ketij monumenti enigmatik. Por dyshimet mbeten serisht pasi qe nga fillimi ‘nje lloj ere’ qendronte pezull mbi evidencen e Vyse:
1. Ishte e cuditshme qe gervishtjet qene te vetmet shenja me emrin e Khufu te gjetura ndonjehere brenda Piramides se Madhe
2. Ishte e cuditshme qe ato u gjeten ne nje kend kaq te erret dhe kaq pa kuptim ne ndertesen e madhe
3. Ishte e cuditshme qe ato u gjeten mbi te gjitha ne nje monument i cili ishte i privuar nga cdo lloj tjeter shkrimi
4. Dhe ishte tejet e cuditshme qe u gjeten ne maje te kater nga pese dhomave ndihmese. Ne menyre te paevitueshme mendjet dyshuese filluan te preokupoheshin per arsyen nese ‘gervishtjet ne gur’ mund te ishin shfaqur dhe ne guven me te poshtme nga keto te pesta nese vete guva do isihte zbuluar nga Vyse (dhe jo nga Nathaniel Davison shtate vjete me pare).
5. Se fundi, ishte e cuditshme qe disa nga hieroglifet ne ‘gervishtjet ne gur’ ishin pikturuar me koke poshte dhe disa ishin te padeshifrueshme ndersa te tjerat ishin shkruar gabimisht ose perdorur ne menyre jo te drejte gramatikore.
A ishte Vyse nje falsifikator?
Kam dijeni per te pakten nje rast qe konfirmon kete dyshim dhe ndonese prova perfundimtare duket se do te mungoje gjithmone, me dukej nje pakujdesi nga ana e Egjyptologjise qe e kishte pranuar autenticitetin e gervishtjeve ne gur pa i hetuar ato. Nder te tjera ka patur evidence alternative mbi hieroglifet me prejardhje te diskutueshme te cilat dukeshin se tregonin qe Khufu nuk mund te kishte ndertuar Piramiden e Madhe. Cuditerisht te njejten Egjyptologe te cilet i dhane rendesi shume te madhe gervishtjeve te Vyse, u treguan te shpejte qe te mohonin domethenien e ketyre hieroglifeve te tjera kontradiktore te cilat u shfaqen mbi nje shtylle drejtkendore prej guri gelqeror qe tashme gjendet ne Muzeumin e Kairos.
Shtylla e gurte me mbishkrime e inventarizuar, sic quhej, eshte zbuluar ne Giza ne shekullin e nentembedhjete nga arkeologu francez Auguste Mariette. Ishte dicka e papritur si bombe pasi teksti i saj tregonte qarte se te dyja, Piramida e Madhe dhe Sfinksi i Madh (si dhe disa struktura te tjera ne pllaje) ekzistonin shume kohe perpara se Khufu te merrte fronin. Shkrimi po ashtu i referohej Isis si ‘Zonja e Piramides’ duke lene te kuptohet qe monumenti i eshte dedikuar perendeshes se magjise dhe aspak Khufu. Se fundi ka patur nje sugjerim shume te forte qe piramida e Khufu mund te kete qene njera nga tre strukturat shtese pergjate krahut lindor te Piramides se Madhe.
E gjithe kjo dukej si nje evidence demtuese kunder kronologjise ortodokse te Egjyptit te Lashte. Po ashtu sfidonte kendveshtrimin e konsentuar qe piramidat e Gizes ishin ndertuar si varre dhe vetem si te tilla. Sidoqofte ne vend qe te studiojne deklaratat anakronike ne kollonen e gurte, egjyptologet zgjedhin me mire ti zhvleresojne ato. Sipas fjaleve te studiuesit amerikan me ze James Henry Breasted, ‘Keto referenca mund te jene te nje rendesie shume te madhe nese kollona do ishte bashkekohese me Khufu; por evidencat e saj ortografike te nje date me te re jane plotesisht konkluzive...’
Breasted kishte parasysh faktin qe natyra e e sistemit te shkrimit hieroglif e perdorur ne mbishkrim nuk ishte konsistente me ate te perdorur ne Dinastine e Katert por i perkiste nje epoke me te vonet: Te gjithe Egjyptologet ishin te nje mendje me kete analize dhe gjykimi perfundimtar, ende i pranueshem edhe sot, ishte qe kollona ishte gdhendur ne Dinastine e Njezet e Nje, rreth 1500 vjet mbas mbreterimit te Khufu dhe si rezultat ajo duhet konsideruar si nje veper fantazie historike.
Pra duke cituar evidencen ortografike, nje disipline e tere akademike gjeti justifikimin per te injoruar provat derrmuese te shkrimeve te kollones dhe per asnje moment nuk moren ne konsiderate mundesine qe ajo mund te kete qene e bazuar ne ndonje mbishkrim origjinal te Dinastise se Katert (si per shembull Bibla e Re Angleze e cila eshte bazuar ne nje origjinal shume me te vjeter). Pikerisht te njejtit studiues ne te njeten kohe kishin pranuar origjinalitetin e disa ‘gervishtjeve ne gure’ te dyshimta pa pike drojtje pa feksur syte fare mbi ortografine dhe vecantite e tjera.
Pse ky standart i dyfishte? A mund te jete sepse informacioni qe permbante ‘gervishtja ne gure’ ishte konform opinionit strikt ortodoks qe Piramida e Madhe eshte ndertuar si varr per Khufu? ndersa informacioni ne kollone binte ne kontradikte me kete opinion?
PERMBLEDHJE
Brenda ores shtate te mengjesit Santha dhe une kishim ecur majft larg neper shkretetire ne jug-perendim te piramidave te Gizes dhe ishim pozicionuar rehatshem nen strehen e nje dune madheshtore e cila na ofronte nje panorame te papershkrueshme te te gjithe zones.
Data, 16 mars ishte vetem disa dite larg Ekuinoksit Pranveror, njeri prej dy rasteve gjate vitet kur dielli ngrihet drejt lindjes ne cdo vend te botes te jeni. Tik-taku i kalimit te diteve si treguesi i nje metronomi gjigand kishte ndare ne dysh horizontin mengjesor vetem je fije floku ne jug te lindjes dhe tashme ishte ngritur lart mjaftueshem per te shperndare mjegullen e Nilit e cila mbulonte si nje pelhure pjesen me te madhe te qytetit te Kajros.
Khufu, Khafre, Menkaure... Keops, Kefren, Mycerinus. Sido qe ti quanit, me emrin e tyre egjyptian ose grek, nuk kishte asnje dyshim qe te tre faraonet e famshem te Dinastise se Katert jane perkujtuar nga monumentet me te shkelqyeshme, me te bukura dhe me te medhaja qe jane pare ndonjehere ne bote. Gjithashtu ishte e qarte qe keta faraone duhet te kene qene te lidhur ngushte me keto monumente jo vetem per shkak te folklorit te transmetuar nga Herodoti (i cili me siguri qe ka patur disa fakte te bazuara) por per shkak te mbishkrimeve dhe referencave mbi Khufu, Khafre dhe Menkaure qe jane gjetur ne sasi te mjaftueshme, jashte tre piramidave kryesore, ne zona te ndryshme te nokropolit te Gizes. Gjetje te tilla jane bere vazhdimisht ne dhe perreth gjashte piramidat plotesuese, tre prej te cilave gjenden ne lindje te Piramides se Madhe dhe tre te tjerat ne jug te Piramides se Menkaure.
Duke qene se pjesa me e madhe e ketyre evidencave te jashteme ishte e turbullt dhe e paqarte, e kisha te veshtire te kuptoja pse Egjyptologet ishin kaq te lumtur te citonin si nje konfirmim teorine ‘varre dhe vetem varre’.
Problemi ishte qe e njejta evidence ishte ne gjendje te mbeshteste – e vlefshme ne menyre te barabarte – nje numer interpretimesh te ndryshme dhe reciprokisht kontradiktore. Sa per te dhene nje shembull, ‘asociimi i afert’ i verejtur midis tre piramidave te medha dhe tre faraoneve te Dinastise se Katert mund te kete ardhur si rezultat qe keta faraone i ndertuan piramidat si varre per veten e tyre. Por mund te kete ardhur dhe si rezultat edhe nese monumentet gjigande te pllajes se Gizes te kene qene te ngritura kohe perpara agimit te civilizimit historik te njohur si Egjypti Dinastik. Ne kete rast atehere eshte e nevojshme vetem te pranosh qe gjate periudhes se mbreterimit te tyre Khufu, Khafre dhe Menkaure kane ndertuar nje numer te struktura shtese perreth tre piramidave me te vjetra – dicka qe ata do kishin cdo arsye per ta bere pasi ne kete menbyre ata mund te pervetesonin prestigjin e larte te monumenteve anonime origjinale (dhe padyshim nga brezat e ardhshem do shiheshin si ndertuesit e tyre).
Kishte dhe mundesi te tjera. Ceshtja eshte qe evidenca se kush ndertoi saktesisht cdo piramide te madhe, kur dhe per cfare arsye ishte shume e zbehte per te justifikuar dogmatizmin e theorise ortodokse ‘varr dhe vetem varr’. Ndershmerisht nuk eshte aspak e qarte kush i ndertoi piramidat. Nuk eshte e qarte se ne cfare epoke jane ndertuar ato. Dhe nuk eshte aspak e qarte cfare ka qene funksioni i tyre. Per te gjitha keto arsye ato jane te rrethuara nga nje mister te mrekullueshem dhe te papenetrueshem dhe ndersa qendroja ne rreze te dunes ne shkretetire duke pare drejt tyre me duke sikur marshonin drejt meje...
Krijoni Kontakt