Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 130
  1. #41
    SHKENCA E DIKUJT TJETER?



    Le te marrim ne konsiderate ceshtjen e Venusit, nje planet qe ka qene i nje rendesie simbolike shume te madhe per te gjithe njerezit e lashte te Amerikes Qendrore te cilet e identifikonin me force me Quetzalcoatl (ose Gucumatz ose Kukulkan sic njihej Gjarpri me Pende ne dialektet Maja).
    Ne ndryshim nga Greket e Lashte por ne te njejten menyre si Egjyptianet e Lashte, Majat kuptuan qe Venusi ishte edhe ‘ylli i mengjesit’ edhe ‘ylli i mbremjes’. Ata po ashtu kuptuan dhe gjera te tjera per te. ‘Revolucioni Sinodikal’ i nje planeti eshte periudha kohore qe duhet per tu kthyer ne nje pike te caktuar ne qiell – sic shihet nga toka. Venusi rrotullohet rreth Diellit cdo 224.7 dite ndersa toka ndjek orbiten e saj paksa me te gjere. Rezultati i perbashket i ketyre dy levizjeve eshte qe Venusi ‘lind’ ne te njejtin vend ne qiellin e tokes pothuajse cdo 584 dite.

    Kushdo qe shpiku sistemin e sofistikuar kalendarik te cilin trasheguan Majat, ka patur dijeni te ketiij fakti dhe ka gjetur nje menyre shume te mencur per ta perfshire ate me ciklet e tjera te ngerthyera. Pak a shume nga matematika qe bashkoi keto cikle eshte e qarte qe mjeshtrat e kalendarit antik kishin kuptuar qe 584 dite ishte vetem nje perafersi dhe se levizjet e Venusit jane padyshim te crregullta. Sidoqofte ata kishin arritur numrin e sakte qe eshte percaktuar edhe sot nga shkenca per rrotullimin mesatar sinodikal te Venusit gjate nje periudhe shume te gjate kohe. Ky numer ishte 583.92 dite dhe ishte thurur ne cohen e kalendarit Maja ne menyre te komplikuar dhe komplekse. Per shembull, per ta koordinuar ate me te ashtuquajturin ‘viin e shenjte’ (tzolkin prej 260 ditesh i cili ndahej ne 13 muaj me nga 20 dite sejcili) kalendari kerkonte nje korrektim prej kater ditesh ne cdo 61 vjet Venusiane. Per me teper, gjate cdo pese ciklesh kryhej nje korrektim prej tete ditesh ne fund te rrotullimit te 57-te. Ne momentin qe keto hapa ishin kryer, tzolkin dhe rrotullimi sinodiakal i Venusit u nderthuren kaq nguste saqe shkalla e gabimit subjekti i te ciles ishte ekuacioni ishte tejet e vogel – nje dite ne 6 mije vjet. Dhe ajo qe e bente kete gje edhe me te mahnitshme ishte nje sere permiresimesh te llogaritura me precizion te cilat e mbanin ciklin e Venusit dhe tzolkin jo vetem ne nje harmoni te plote me njeri tjetrin por edhe ne nje relate perfekte me vitin diellor. Edhe njehere pra, kjo ishte arritur ne nje menyre qe siguronte qe kalendari te ishte ne gjendje te bente punen e tij, virtualisht pa asnje gabim per nje kohe shume shume te gjate.

    Po perse ju duhej Majava ‘gjysem te civilizuar’ nje precizion i teknologjise se larte? Apo e trasheguan ne gjendje te mire pune, nje kalendar te ndertuar ne menyre te tille qe te plotesonte nevojat e nje civilizimi me te hershem dhe shume me te avancuar?

    Le te shqyrtojme gjerdanin e cmuar te kalendareve Maja, te ashtuquajturin ‘Numerimin e Gjate’. Ky sistem i llogaritjes se datave po ashtu shprehte besimin rreth te kaluares – ne menyre te dukshme besimin e madh mbi faktin qe koha vepronte ne Cikle te Medhaja e cila behej deshmitare e krijimeve dhe shkaterrimeve te medhaja ne bote. Sipas Majave, Cikli i Madh aktual ka filluar ne erresiren e 4 Ahau 8 Cumku, nje date qe korrespondon me 13 Gusht 3114 p.e.s. sipas kalendarit tone. Sic e pame, besohej po ashtu qe cikli do perfundoje me nje shkaterrim global ne 4 Ahau 3 Kankin: 23 Dhjetor 2012 e.s. sipas kalendarit tone. Funksioni i Numerimit te Gjate ka qene qe te rregjistronte rrjedhen e kohes qe nga fillimi i Ciklit te Madh, pra fjale per fjale te numeronte njera mbas tjetres 5125 vitet e caktuara per krijimin tone aktual.

    Numerimi i Gjate mbase eshte me mire i hartuar si nje lloj makine qiellore e cila llogarit e perllogarit ne menyre te panderprere shkallen e borxhit tone ndaj universit. Edhe monedha me e vogel e ketij borxhi do paguhet kur shifra te arrije 5125. Kjo ishte menyra sesi mendonin Majat.

    Por natyrisht llogaritjet e Numurimit te Gjate nuk kryheshin me numrat tane. Majat perdornin sistemin e tyre te cilet e kishin trasheguar nga Olmecet te cilet e kishin trasheguar nga... askush se di. Ky sistem ishte nje kombinim pikash (te cilat percaktonin teket apo ciftet apo shumezime te njezetes), vija (te cilat percaktonin pesat apo shumezimet e peses me njezeten) dhe nje guacke te myset qe personifikonte zeron. Intervalet kohore numeroheshin me ditet (kin), periudha prej 20 ditesh (te njohura si katun) dhe periudha prej 20 katunesh (te njohura si bactun). Po ashtu kishte periudha 8000-tun (pictun) dhe periudha 160,000-tun (calabatun) per te perballuar llogaritje edhe me te medhaja.
    E gjithe kjo duhet te na beje te qarte faktin qe Majat ndonese besonin se po jetonin ne nje Cikel te Madh i cili padiskutim do kete nje fund te dhunshem, ata po ashtu e dininqe koha eshte e pafundme dhe se perparon me ciklet e saja misterioze pa perfillur jete individuale apo civilizime. Sic ka permbledhur Thompson ne studimet e tija madheshtore mbi kete subjekt:

    Ne skemen Maja, rruga mbi te cilen ecen koha zgjatohet ne nje te kaluar kaq te larget sa mendja e njeriut e ka te veshtire te kuptoje largesine e saj. E megjithate Majat kane pershkuar ate rruge duke u perpjekur qe te gjejne pikefillimin e saj. Nje kendveshtrim i fresket qe te con shume mbrapa, i shpalosur ne cdo hap; shekujt pjellore te perzjere me mijevjecaret dhe keta te fundit ne dhjetra mijera vjet, si ata kerkuesit e palodhur, eksploroi thelle e me thelle ne pafundesine e te kaluares. Ne nje mbishkrim ne Quiriaga ne Guatemale u gjet nje datim deri ne 90 milion vjet me pare; ne nje tjeter date gjejme nje shifer prej 300 milion vjetesh. Keto jane njehesime aktuale te cilat deklarojne me saktesi qe ditet dhe muajt pozicionohen dhe se jane te krahasueshme per tu llogaritur me kalendarin tone duke i dhene pozicionin e muajit ne te cilin Pashket do qellojne ne te njejten kohe me te kaluaren e larget ekuivalente. Nga figura te tilla astronomike fillon e te zjen truri...?


    A nuk eshte kjo ca si shume e avancuar per nje qyteterim i cili nuk e beri veten te famshem ne asnje menyre? Eshte e vertete qe arkitektura Maja ishte e mire brenda limiteve te saj. Por ka dicka tjeter te cmueshme qe keta indiane, banore te xhungles qe sugjeron se ata mund te kene patur kapacitetin (ose nevojen) per te konceptuar periudha kohore me te vertete te gjata.
    Ka mese dy shekuj qe kur pjesa me e madhe e intelektualeve Perendimore braktisen opinionin e Peshkopit Usher qe thoshte se bota ishte krijuar ne vitin 4004 p.e.s. dhe u pranua qe ajo duhet te ishte shume here me e vjeter se aq. Me qarte kjo do te thote se, Majat e lashte kishin nje perceptim me te sakte mbi pafundesine e vertete te kohes gjeologjike dhe lashtesine e madhe te planetit tone, sesa kushdo ne Britani, Europe apo Ameriken Veriore deri sa doli Darwin me teorine e tij te evolucionit.

    Pra si ka mundesi qe Majat ishin kaq te afte te trajtonin periudha te medha si qindra miliona vjete? Ka qene nje teke e zhvillimit kultural? Apo trasheguan pajisjet per te hartuar kalendaret dhe trajtuar matematiken te cilat thjeshtonin dhe i benin ata te afte per te zhvillua kete te kuptuar kaq te sofistikuar? Dhe nese ishte nje trashegimi atehere eshte me vend qe te pyesim qe cfare ka qene qellimi i shpikesve te ketij kalendari me cirkuite kompjuterike? Per cfare arsye e kane hartuar? A mos valle e krijuan kompleksitetin e tij thjesht per te sprovuar inteligjencen e tyre, nje lloj anagrame, sic eshte shprehur nje autoritet? Apo kane patur ne mendjen e tyre nje objektiv me pragmatik dhe te rendesishem?
    Deri tani kemi pare shqetesimin e fiksuar te shoqerise Maja dhe ne fakt te te gjitha kulturave te lashta te Amerikes Qendrore per te llogaritur dhe mundesisht shtyre fundin e botes. A mos valle ka qene ky qellimi i ndertimit te kalendarit misterioz? A mund te jete nje mekanizem qe parashikon ndonje katastrofe te temerrshme gjeologjike ose kozmike?

  2. #42
    KAPITULLI I NJEZET E DY



    QYTETI I ZOTAVE





    Mesazhi trondites i nje numri te madh legjendash te Amerikes Qendrore eshte ai qe thote se Epoka e Katert e botes perfundoi shume keq. Nje permbytje katastrofike u shoqerua nga nje periudhe e gjate ku u zhduk drita e diellit nga qielli ndersa ajri ishte i mbushur me nje erresire kercenuese. Me pas:

    Zotat u mblodhen sebashku ne Teotihuacan (vendi i perendive) dhe te merakosur vrisnin mendjen se kush do ishte Dielli tjeter. Vetem zjarri i shenjte (materiali perfaqesues i Huehueteotl, zoti qe filloi jeten) mund te shihej ne erresire e cila vazhdonte te sundonte mbas kaosit te fundit. ‘Dikush do t’i duhet te sakrifikoje veten e tij dhe te hidhet ne zjarr’ thane ata ‘vetem atehere do kemi perseri Diell’.

    Kjo u pasua nga nje drame e vertete ku dy perendeshat (Nanahuatzin dhe Tecciztecatl) dogjen veten per te miren e pergjithshme. Njera u dogj shpejt ne mes te zjarrit te shenjte ndersa tjetra i dogj fare ngadale pasi ishte ne cep ‘Perendite priten per nje kohe te gjate deri sa qielli filloi te ngjyrosej ne te kuqen e agimit. Ne lindje u shfaq sfera e madhe e diellit, jetedhenese dhe inkandeshente...’
    Ishte ky moment rilindje kozmike kur Quetzalcoatl shfaqi veten e tij. Misioni i tij ishte me njerezit e Epokes se Peste. Dhe per kete arsye ai mori pamjen e nje qenie njerezore te bardhe dhe me mjeker, ashtu si dhe Viracocha.
    Ne Andet, kryeqyteti i Viracochas ishte Tiahuanaco. Ne Ameriken Qendrore vendi i supozuar i lindjes se Quetzalcoatl ishte ai i Diellit te Peste, Teotihuacan, qyteti i zotave.






    KALAJA, TEMPULLI DHE HARTA E QIELLIT




    Teotihuacan, 50 kilometra veri-perendim te Mexico City

    Po qendroja ne zonen e mbyllur te Kalase dhe veshtroja ne drejtim te veriut duke soditur vagellimin mengjesor dhe me syte nga Piramida e Diellit dhe ajo e Henes. Te ngritura ne nje zone te mbuluar nga gjelberimi dhe te konturuara nga malet ne distance, keto dy monumente madheshtore luanin rrolin e tyre ne simfonine e rrenojave qe dergjeshin pergjate vijes kryesore te ashtuquajtur ‘Rruga e te Vdekurve’. Kalaja ndodhet pothuajse ne mes te ketij bulevardi te gjere i cili zgjatohet ne nje viije te drejte perfekte per me shume se kater kilometra. Piramida e Henes ndodhej ne ekstremin verior te Kalase ndersa Piramida e Diellit ndodhej ne lindje.

    Ne kontekstin e nje zone te tille gjeometrike mund te prisje nje orientim te sakte veri-jug apo lindje-perendim. Por ishte i papritur fakti qe arkitekti i cili kishte planifikuar Teotihuacan ne menyre te vullnetshme kishte zgjedhur nje prirje prej 15° 30’ ne lindje te veriut per Rrugen e te Vdekurve. Ka patur disa teori per psene e zgjedhjes se ketij orientimi eksentrik por asnje nuk ka qene bindese. Nje numer gjithe ne rritje studiuesish prej kohesh kane vrare mendjen nese kane qene ose jo te perfshira perllogaritjet astronomike. Per shembull njeri prej tyre ka propozuar qe Rruga e te Vdekurve mund te jete ‘ndertuar qe te shikoje drejt Pleiadeve, pra ne momentin e ndertimit’. Nje tjeter, Profesor Gerald Hawkins ka sugjeruar se ‘boshti Sirius-Pleiadet mund te kete luajtur nje rrol te rendesishem’. Dhe Stansbury Hagar (sekretari i Departamentit te Etnologjise ne Institutin e Arteve dhe Shkencave Brooklyn) ka sugjeruar se rruga mund te perfaqesoje Rrugen e Qumshtit.

    Ne fakt Hagar shkoi dhe me larg se kaq duke pare portretizimin e disa planeteve dhe yjeve specifike ne shume nga piramidat, tumat dhe strukturat e tjera te cilat rrine pezull si satelite te fiksuar perreth boshtit te Rruges se te Vdekurve. Teza e tij e plote ishte qe Teotihuacan eshte dizajnuar si nje lloj ‘harte qiellore’: ‘Riprodhonte ne Toke nje plan te supozuar qiellor te botes qiellore ku banojne perendite dhe shpirtrat e te vdekurve.’
    Gjate viteve 1960 dhe 1970-te intuita e Hagar u testua ne realitet nga Hugh Harleston Jr., nje inxhinjier Amerikan me banimne Meksike i cili kreu nje analize te detajuar matematikore te Teotihuacan. Harleston i raportoi zbulimet e tij ne Tetor te vitit 1974 ne International Congress of Americanists. Raporti i tij i cili ishte i mbushur me ide te reja dhe te guximshme, permbante ne menyre te vecante nje informacion interesant ne lidhje me Kalane dhe Tempullin e Quetzalcoatl i cili ndodhet ne ekstremin lindor te ketij sheshi madheshtor.

    Nga studiuesit Tempulli mbahet si nje nga monumentet arkeologjike ne gjendje me te mire te Amerikes Qendore. Kjo per shkakun se struktura origjinale prehistorike ka qene pjeserisht e groposur poshte nje tume e ndertuar shume kohe me pas. Germimet e tumes zbuluan piramiden elegante me gjashte nivele te cilen e kisha perballe meje. Ajo lartohej per 72 kembe ndersa baza e saj shtrihej ne nje siperfaqe prej 82 mije kembe katrore.
    Duke mbajtur ende gjurmet e ngjyrosjes shumengjyreshe origjinale te realizuara qe ne lashtesi, Tempulli i ekspozuar ishte shume i bukur dhe i cuditshem ne te njejten kohe. Motivi skulptural dominues perbehej nga nje sere gjarperinjsh gjigande me koken tre dimensionale qe ju del nga guri dhe qe shkojne paralel me anet e shkalles masive qendrore. Nofullat e zgjatuara te ketyre reptileve te cuditshem humanoide ishin te pajisura me dhembe te medhenj ndersa pjesa e siperme e buzes me nje lloj mustaqe. Cdo qafe e trashe e gjarperinjve kishte nje sere puplash apo pendesh te paraqitura me detaje – simboli i pagabueshem i Quetzalcoatl.

    Ajo qe tregoi hetimi i Harleston ishte nje mardhenie e plote matematikore qe dukej se ekzistonte midis strukturave kryesore qe ndodheshin pergjate Rruges se te Vdekurve (dhe pertej saj). Kjo marrdhenie sugjeron dicka te jashtezakonshme qe eshte fakti qe fillimisht Teotihuacan eshte dizajnuar si nje model i sakte i sistemit diellor. Nga cdo pike, nese linja qendrore e Tempullit te Quetzalcoatl merret si pozicioni i paraqitur i diellit, shenjat qe ndodhen ne pjesen veriore nga ai pergjate aksit te Rruges se te Vdekurve duket se tregojne pozicionin e sakte te distancave orbitale te planeteve, rripin e asteroideve, Jupiterin, Saturnin ( i perfaqesuar nga e ashtuquajtura Piramida e Diellit), Urani (nga Piramida e Henes), Neptuni dhe Plutoni i cili ndodhej ende i groposur ne njeren nga tumat disa kilometra me tej ne veri.

    Nese keto raporte ishin me shume se rastesi atehere me e pakta, ato tregonin pranine ne Teotihuacan te nje astronomie te avancuar observuese e cila u tejkalua nga shkenca moderne vetem ne kohet e fundit. Urani ka qene i panjohur per astronomet tane deri ne vitin 1787, Neptuni deri ne vitin 1846 ndersa Plutoni deri ne vitin 1930. Edhe perllogaritja me konservative e vjetersise se Teotihuacan, ne kontrast sugjeron qe perberesit kryesore te zones (perfshi Kalane, Rrugen e te Vdekurve dhe Piramiden e Diellit dhe te Henes) duhet te datojne te pakten ne kohen e Krishtit. Asnje civilizim i njohur i asaj epoke, si ne Boten e Vjeter ashtu dhe ne ate te Rene, sic supozohet, nuk ka patur asnje njohuri te planeteve te sistemit tone diellor e jo me te kishte njohurine e informacioneve te sakta ne lidhje me distancat orbitale nga njeri tjetri dhe nga vete dielli.

  3. #43
    EGJYPTI DHE MEKSIKA – ME SHUME KOINCIDENCA?




    Mbas perfundoi studimet e tija mbi piramidat dhe shetitoret e Teotihuacan, Stansbury Hagar doli ne perfundimin qe: ‘Ne ende nuk kemi arritur te kuptojme rendesine ose elegancen apo shperndarjen e gjere neper gjithe Ameriken te kultit astronomik pjese e te cilit ishte dhe plani qiellor dhe ku Teotihuacan ishte njeri nga vendet kryesore.’
    Po a ka qene ky vetem nje ‘kult’ astronomik? Apo ka qene dicka qe i afrohej me shume asaj qe ne quajme shkence? Dhe pavaresisht nese ishte kult apo shkence, a eshte realitet te thuash qe ka qene i shperndare gjeresisht ne Amerike kur ka kaq shume evidenca qe e lidhin dhe me pjese te tjera te botes antike?

    Per shembull, arkeologo-astronomet duke perdorur hedhjen kompjuterike ne harte te yjeve, kohet e fundit kane demonstruar qe tre piramidat me te famshme ne bote, ato te pllajes se Gizes ne Egjypt, formojne nje diagrame te sakte tokesore te tre yjeve ne rripin e konstelacionit te Orionit. Por ky nuk ishte limiti i hartes qiellore e krijuar nga prifterinjte ne rerat e bregut perendimor te Nilit ne Egjyptin e Lashte. Perfshire ne vizionin e tyre te pergjithshem, sic do shohim ne Pjesen e VI dhe te VII, ishte dhe nje vecori natyrore – lumi Nil – i cili ka qene ekzaktesisht aty ku do te ishte vizatuar per te perfaqesuar Rrugen e Qumshtit.
    Perfshirja e ‘planit qiellor’ ne zonat kyce te Egjyptit dhe Meksikes nuk ka perjashtuar aspak funksionet fetare. Ne te kunderten, cfaredo qofte arsyeja per te cilen ato ishin ndertuar, eshte mese e qarte qe monumentet e Teotihuacan ashtu si dhe ato te pllajes se Gizes, kane luajtur nje rrol te rendesishem fetar ne jeten e komuniteteve te cilave i sherbenin.

    Me pak fjale traditat e Amerikes Qendrore te mbledhura ne shekullin e gjashtembedhjete nga Fra Bernardino de Sahagun, dhane nje paraqitje elokuente te nje besimi te shperndare gjeresisht qe Teotihuacan ka luajtur te pakten nje funksion specifik dhe te rendesishem fetar ne kohet e lashta. Sipas ketyre legjendave Qyteti i Perendive njihej si i tille per shkak se Lordet e varrosur aty mbas vdekjes se tyre nuk u treten por u kthyen ne perendi...’ Me fjale te tjera ishte ‘vendi ku njeriu shnderrohej ne perendi’. Po ashtu ka dhe emra te tjere sic jane ‘vendi i atyre qe kishin rrugen e zotave’ dhe ‘vendi ku u krijuan perendite’.
    Vrisja mendjen nese ishte nje rastesi qe e njejta gje dukej te ishte edhe qellimi fetar i tre piramidave te Gizes? Hierglifet arkaike te Teksteve te Piramides, shkrimi me i vjeter i njohur sot ne bote, linte pak vend per dyshimin qe objektivi perfundimtar i ritualeve te zhvilluara neper keto struktura kolosale ka qene per shnderrimin e faraonit – ‘te hapeshin dyert kupes qiellore dhe te behej nje rruge’ dhe ne kete menyre ai do te mund ‘te ngjitej ne shoqerine e perendive’.

    Nocioni i piramides si pajisje te dizajnuara (presupozohet e nje lloji metafizik) ‘per te kthyer njerezit ne perendi’ ka qene, sic me dukej mua, shume ideosinkretik dhe i vecante qe te kete ardhur ne menyre te pavarur ne te dyja vendet, Egjyptin e Lashte dhe Meksike. E njejte ishte dhe ideja e perdorimit te planimetrise se zonave te shenjta per te perfshire planimetri qiellore.
    Pak a shume kishte dhe ngjashmeri te tjera te cuditshme te cilat meritojne te merren ne konsiderate.

    Ashtu si dhe Giza edhe ne Teotihuacan jane ndertuar tre piramida kryesore: Piramida/Tempulli i Quetzalcoatl, Piramida e Diellit dhe Piramida e Henes. Ashtu si dhe ne Giza, planimetria e zones nuk ishte simetrike sic mund te pritej por perfshinte dy struktura ne rrjesht me njera tjetren ndersa e treta duket te jete spostuar qellimisht ne njeren ane. Se fundi, ne Giza kulmet e Piramides se Madhe dhe e Piramides se Khafre ishin te niveluara ndonese e para eshte me e larte si ndertim. E njejta gje ne Teotihuacan, kulmet e Piramides se Diellot dhe asaj te Henes jane te niveluara ndonese Piramida e Diellit eshte me e larte. Arsyeja eshte e njejte ne te dyja rastet: Piramida e Madhe eshte ndertuar ne nje shtrat me te ulet sesa Piramida e Khafre/Cephren dhe Piramida e Diellit eshte ndertuar ne nje shtrat me te ulet sesa ajo e Henes.

    A mund te jete e gjitha kjo nje rastesi? Ne kapitullin e tetembedhjete dhe nentembedhjete kam nenvizuar dyshimin nese ka qene e perfshire ndonje lidhje direkte apo e rastesishme i cfare do lloj niveli qofte i faktorit kohe. Perseri si ne rastin e Kalendarit Maja dhe me hartat e hershme te Antarktides, a nuk ja vlente qe te mbaje nje mendje te hapur ne mundesine qe jemi perpara nje trashegimie; qe piramidat e Egjyptit dhe rrenojat e Tiahuanacos mund te jene shprehi te nje teknologjie dhe njohurie gjeografike, observator astronomie (dhe mbase fetare gjithashtu) e nje civilizimi te harruar te nje te kaluare te larget te cilet sic deklaron Popol Vuh ‘ekzaminuan kater qoshet, kater pikat e harkut te qiellit dhe faqen e rrumbullakte te tokes’?

    Ka patur nje marrveshje te gjere midis akademikeve ne lidhje me vjetersine e piramidave te Gizes te cilat mendohen se jane 4500 vjecare. Por nuk ekziston nje unanimitet i tille per ndertimet e Teotihuacan. As Rruga e te Vdekurve, as Tempulli i Quetzalcoatl dhe as Piramida e Diellit dhe ajo e Henes nuk jane datuar ne menyre perfundimtare. Pjesa me e madhe e studiuesve besonte se qyteti ka lulezuar midis viteve 100 p.e.s. dhe 600 e.s. por te tjeret kane kundershtuar me vendosmeri duke u shprehur se duhet te jete ngritur shume me heret, rreth viteve 1500 p.e.s. dhe 1000 p.e.s. Ka dhe te tjere qe duke u mbeshtetur ne shtresat gjeologjike e shtyjne themelimin e qytetit shume me heret, 4000 p.e.s., perpara shperthimit te vullkanit Xitli qe ndodhet ne afersi.

    Ne mes te ketyre paqartesive mbi moshen e Teotihuacan nuk u habita aspak kur zbulova se askush nuk kishte idene me te vaget te identitetit te atyre qe kane ndertuar aktualisht kryeqendren me te madhe dhe me te mrekullueshme qe mund te kete ekzistuar ndonjehere ne Boten e Re pre-Kolombiane. E vetmja gje qe mund te thuhej me siguri eshte kjo: kur Azteket gjate marshimit te fuqizimit perandorak u gjenden perpara qytetit misterioz ne shekullin e 12 e.s., ndertesat kolosale dhe shetitoret madheshtore ishin te vjetra prej kohesh dhe te mbushura dhe mbuluara kaq shume nga vegjetacioni sa me shume dukeshin si dore e natyres sesa ndertime te bera nga njeriu. Megjithate ne lidhje me ta ka nje legjende lokale e kaluar nga brezi ne brez e cila thote se monumentet jane ndertuar nga gjigandet dhe se qellimi i tyre ka qene te transformonte njeriun ne perendi.

  4. #44
    GRIMCAT E NJE URTESIE TE HARRUAR



    Duke lene nga mbrapa Tempullin e Quetzalcoatl ripershkova Kalane nga nje drejtim kete rradh perendimor.
    Nuk ishte asnje evidence arkeologjike qe ky rrethim madheshtor mund te kishte sherbyer ndonjehere si kala apo qe kishte patur ndonjehere funksione mbrojtese. Ashtu si dhe shumica e ndertimeve ne Teotihuacan edhe kjo ishte projektuar dhe ekzekutuar me mjeshtri por qellimi i vertete i saj mbeten ende i paidentifikuar nga studiuesit e sotem. Edhe Azteket te cilet kane qene pergjegjes per emertimin e piramidave si Piramida e Diellit dhe e Henes (nje atribut qe kishte dale thjesht si ide nga mendja e ndonjerit pasi edhe azteket se kishin idene e emertimeve origjinale te piramidave) deshtuan ne gjetjen e nje emri per Kalane. Kjo ju la spanjolleve te cilet e quajten La Ciudadela pasi parku qendror me nje siperfaqe prej 30 akrash ishte i rrethuar nga nje argjinature masivisht e trashe me nje lartesi prej me shume se 23 kembesh dhe 1500 kembe e gjate ne cdo krahe.

    Kembet me cuan ne ekstremin perendimor te parkut. Ju ngjita disa shkalleve te cilat me cuan ne maje te argjinatures dhe qe ktheheshin ne veri ne Rrugen e te Vdekureve. Perseri mu desh te kujtoja veten qe ky emer nuk ishte aspak ai te cilen Teotihuanaket (kushdo qofshin ata) kishin emertuar rrugen madheshtore. Emri Spanjoll Calle de los Muertos ishte me origjine Azteke qe mesa duket eshte bazuar ne nje spekullim qe tumat e panumerta ne cdo krah te Rruges ishin varre (te cilat sic u pa me vone nuk ishin aspak te tilla).

    Ne tashme e kemi marre ne konsiderate mundesine qe Rruga e te Vdekureve te kete vlejtur si homologe e Rruges se Qumeshtit. Ne lidhje me kete fakt eshte me interes te permendet puna e amerikani tjeter, Alfred E. Schlemmer i cili ashtu si Hugh Harleston Jr, ishte nje inxhinjer. Fusha e ekspertizes se Schlemmer ishte planifikimi teknologjik me referenca specifike ne parashikimin e termeteve mbi te cilet ai paraqiti nje material ne Eleventh National Convention of Chemical Engineers (ne Mexico City ne Tetor 1971).
    Argumenti i Schlemmer ishte qe Rruga e te Vdekureve mund te mos kete qene fare nje rruge. Por ne fillimet e saj mund te kete qene nje sere rezervuaresh te lidhur me njeri tjetrin te cilet mbusheshin me ujin qe rridhte nga disa te cara ne Piramiden e Henes, ne ekstremin verior per ne Kala ne jug.

    Ndersa vazhdoja te ecja me vendosmeri drejt Piramides se Henes e cila sidoqofte ndodhej ende larg, me dukej qe kjo teori kishte disa pika te vlefshme ne favor te saj. Si fillim “rruga” ishte bllokuar me intervale te rregullta nga pjeseza te larta muri ne fund te te cileve vazhdonin te dalloheshin rrenojat e kanaleve artificiale. Pak a shume menyra sesi ishte pozicionuar i gjithe ndertimi, mundesonte nje rrjedhje hidraulike nga veriu ne jug pasi baza e Piramides se Henes ndodhej ne nje shtrat i cili ishte pothuajse 100 kembe me i larte se zona perballe Kalase. Seksionet e pjesezuara mund te kene qene mbushur me uje dhe mund te kene sherbyer me te vertete si rezervuare ndihmese duke krijuar keshtu pamje fantastike, shume here me mahnitese se ajo e Taj Mahallit apo Kopshtet legjendare te Shalimarit. Se fundi Projekti i Hedhjes ne Harte te Teotihuacan (i financuar nga National Science Foundation ne Washington DC dhe drejtuar nga Profesor Rene Millon i Universitetit te Rochester) demonstroi ne menyre konkluzive qe qyteti i lashte ka patur ‘nje numer kanalesh te hapura me kujdes dhe nje sistem ujitje te degezuar e cila ne menyre artificiale mblidhej ne nje porcion te lumit dhe qe formonte networkun ne brendesi te Teotihuacan dhe qe me pas vazhdonte deri ne Liqenin Texcoco i cili tani ndodhet 10 milje larg por qe ne nje kohe te lashte mbase ka qene me afer.

    Ka patur shume debate mbi faktin e funksionimit te ketij sistemi hidraulik dhe arsyeja pse ishte ndertuar. Permbajtja e materialit te Schlemmer ishte qe kanali i cili ai kishte identifikuar eshte ndertuar per te sherbyer si nje ‘monitor sizmik me vale te gjata’ – pjese e nje ‘shkence te lashte qe tashme nuk kuptohet dot me’. Ai po ashtu vuri ne dukje qe termete te larget ‘mund te shkaktojne nje valezim te siperfaqeve te ujshme perreth gjithe planetit’ dhe sugjeroi se rezervuaret e ndertuar me kujdes dhe me saktesi ne Rrugen e te Vdekureve mund te jene dizajnuar qe ‘Teotihuacan te mund te lexonte nga valezimi i formuar ne to per lokalizimin dhe forcen e termeteve ne gjithe globin duke i dhene mundesi atyre qe te parashikonin nje ndodhi te tille dhe ne zonen e tyre’.




    Por natyrisht qe nuk kishte prova per teorine e Schlemmerit. Sidoqofte kur me erdhen nder mend idete fikse mbi termetet dhe permbytjet te cilat jane te pranishme kudo ne mitologjine meksikane si dhe shqetesimi po aq obsesiv per te parashikuar te ardhmen dhe ngjarjet te cilat jane evidente ne kalendarin e Majave, u ndjeva me pak i prirur per te lene pas dore konkluzionet tejet e pazakonta te inxhinjerit amerikan. Nese Schlemmer kishte te drejte, nese Teotihuacanasit e lashte kishin kuptuar parimet e rezonancave vibruese dhe i kishin vene ato ne jete ne parashikimet sizmike, dilte si rezultat qe ata ishin zoterues te nje shkence te avancuar. Dhe nese njerez si Hagar dhe Harleston kishin te drejte – nese per shembull nje model ne miniature i sistemit tone diellor ishte ndertuar po ashtu ne gjeometrine bazike te Teotihuacan – atehere dhe kjo sugjeronte qe qyteti ishte themeluar nga nje civilizim i zhvilluar shkencerisht dhe qe eshte ende i paidentifikuar.

    Vazhdova te ecja drejt veriut ne Rrugen e te Vdekureve dhe i ktheva ne lindje drejt Piramides se Diellit. Perpara se te mberrija ne kete monument madheshtor ndalova qe te ekzaminoja sheshin e kthyer ne rrenoje, vecoria kryesore e te cilit ishte nje ‘tempull’ i lashte i cili permbante nje mister te nderlikuar nen truallin e tij te gurte.

  5. #45
    KAPITULLI I NJEZET E TRETE




    DIELLI, HENA DHE RRUGA E TE VDEKUREVE



    Disa zbulime arkeologjike trumbetohen me te madhe; te tjera per arsye te ndryshme nuk tregohen fare. Ne kete kategori ben pjese dhe shtresa e trashe dhe e madhe e ‘tabakeve’ te micas (mikë ne gjeologji) e cila u gjet midis dy niveleve te siperme te Piramides se Diellit ne Teotihuacan kur u filluan restaurimet ne vitin 1906. Mungesa e interesit me te cilin u prit zbulimi so dhe mungesa e nje studimi te vemendshem per te percaktuar funksionin e plote, mund te jete deri diku e kuptueshme pasi mica e cila kishte nje vlere komerciale te konsiderueshme u zhvendos dhe u shit sapo u nxorr nga germimet. Fajtori mesa duket ka qene Leopoldo Bartres te cilit kundrejt pageses i ishte dhene detyra nga qeveria Meksikane qe te restauronte piramiden tashme te brejtur nga koha.

    Kohet e fundit eshte zbuluar me shume mica ne Teotihuacan (Tempulli i Micas) por edhe kjo ka kaluar pa krijuar pothuajse asnje lajm. Ne kete rast eshte e veshtire te gjehet nje arsye pasi nuk ka patur asnje vjedhje dhe mica vazhdon te mbetet aty ku ka qene.
    Njeri nga grupet e ndertesave, Tempulli i Micas, ndodhet perreth nje sheshi pothuajse 1000 kembe ne faqen perendimore te Piramides se Diellit. Direkt nen nje truall te shtruar me rrasa te medha guri, arkeologet e financuar nga Fondacioni Viking germuan dy shtresa masive me mica te cilat ishin vene me kujdes dhe qellimisht ne nje kohe shume te larget nga njerez te cilet duhet te kene qene shume te afte ne prerjen dhe trajtimin e ketij materiali. Shtresat jane 90 kembe katrore dhe formojne dy breza te vendosur njeri mbi tjetrin.

    Mica nuk eshte nje substance uniforme por permban gjurme elementash te metaleve te ndryshem ne varesi te llojit te formacionit te gurit ku eshte gjetur. Zakonisht keto metale perfshijne potasin dhe aluminin si dhe ne sasi te ndryshme permbajne hekur, magnez, litium, manganez dhe titanium. Gjurmet e elementave ne Tempullin Mica te Teotihuacan tregonin se shtresat e poshtme te nentruallit i perkisnin nje lloji i cili gjehet vetem ne Brazil, rreth 2 mije milje larg. Pra ne menyre te qarte ndertuesit e Tempullit duhet te kene patur nje nevoje te vecante per kete lloj mica dhe kane qene te pergatitur per te pershkuar distanca te medha per ta siguruar perndryshe, ne nje rast tjeter ato mund te perdornin shume mire ate qe gjendej ne zone e cila ishte me e lire dhe me e thjeshte.

    Nuk mund te konsiderosh perdorimin e micas si material per nje shtresim te nentruallit. Perdorimi i saj nen truall dhe si rezultat komplet jashte syrit te njeriut duket nje dicka shume e pazakonte nese kujtojme qe asnje strukture e lashte ne Amerike apo ne ndonje vend tjeter te botes nuk eshte gjetur qe te permbaje nje vecori te tille.
    Eshte paksa zhgenjyese qe ne sdo te mundim kurre te percaktojme pozicionin e sakte e jo me qellimin e perdorimit te shtreses se madhe te micas qe u germua dhe u hoq nga Bartres ne Piramiden e Diellit ne vitin 1906. Dy shtresat e paprekura ne Tempullin Mica te cilat qendrojne te paprekura dhe pa asnje dekoracion, duken sikur jane dizajnuar per te kryer nje funksion te vecante. Le te veme ne dukje faktin qe mica permban disa karakteristika te cilat plotesojne kushte shume te mira per nje sere aplikimesh teknologjike. Ne industrine moderne ajo perdoret ne ndertimin e kondensatoreve dhe konsiderohet si nje izolant shume i mire termal dhe elektrik. Po ashtu ajo eshte opake ndaj neutroneve te shpejte dhe mund te sherbeje si nje rregullator ne reaksionet berthamore.



    DUKE FSHIRE MESAZHET NGA E KALUARA




    Piramida e Diellit, Teotihuacan


    Mbasi ngjita me shume se 200 kembe neper shkalle te gurta mberrita ne maje dhe hodha syte drejt zenitit. Ishte mesdite e 19 Majit dhe dielli ndodhej pikerisht siper kokes sime, ne te njejten menyre sic do jete dhe ne 25 Korrik. Ne keto dy data dhe aspak aksidentalisht, faqja perendimore e piramides ishte e orientuar ne menyre te sakte ne pozicionin e perendimit te diellit.
    Nje efekt edhe me interesant por i paramenduar mund te vihet re gjate ekuinokseve, 20 Mars dhe 22 Shtator. Me pas, kalimi i rrezeve te diellit nga jugu ne veri rezultonte ne mesdite ne nje shuarje progresive te nje hije te drejte e cila binte pergjate shkalleve te poshtme te fasades perendimore. I gjithe procesi, nga hija e plote ne ndricimin e plote, zgjaste saktesisht 66.6 sekonda. Ka funksionuar keshtu pa asnje deshtim vit mbas viti qe nga koha qe eshte ndertuar piramida dhe do vazhdoje te funksionoje ne te njejten menyre deri sa ndertesa gjigande te kthehet ne nje dore pluhur.

    Kjo natyrisht do te thoshte qe te pakten njeri nga funksionet e shumta te piramides ka qene sherbimi si nje ‘ore e perhershme’ e cila sinjalizonte me saktesi ekuinokset duke thjeshtuar keshtu korrigjimet kalendarike kur keto ishin te nevojshme, sidomos per njerez si Majat te cilet ishin te fiksuar me kohen dhe matjen e saj. Nje tjeter tregues ishte dhe fakti qe mjeshtrat ndertues te Teotihuacan duhet te kene zoteruar nje sasi te madhe te dhenash gjeodezike dhe astronomike dhe ju jane referuar atyre per te ndertuar Piramiden e Diellit ne orientimin e sakte per te perfituar efektet e deshirueshme ekuinoksale.

    Ky ka qene nje planifikim dhe arkitekture e nje shkalle te larte. I ka mbijetuar kalimit te mijevjecareve dhe i ka perjetuar dhe demtimit me qellime perfitimi te pjeses me te madhe te shtreses se jashteme te piramides nga restauruesi pa skrupuj Leopoldo Bartres. Sikur te mos mjaftonte shkaterrimi i evidencave kaq te rendesishme te cilat mund te na kishin ndihmuar te kuptonim me mire arsyen e ndertimit te struktures enigmatike, lakeu i ndyre i diktatorit te korruptuar meksikan Porfirio Diaz, kishte hequr dhe shtresen e jashteme te gureve, llacin dhe suvatimin ne nje thellesi prej me shume se 20 kembesh nga te gjitha faqet veriore, lindore dhe jugore. Rezultati ishte katrastrofik: pjesa e zbuluar filloi te shperbehej nga shirat e rrembyer dhe shkarja e tokes e cila rrezikon te shkaterroje te gjithe strukturen. Ndonese shkarja u ndalua me disa masa emergjente, asnje nuk mund te ndryshoje faktin qe Piramida e Diellit eshte deprivuar nga pothuajse e gjithe paraqitja e saj origjinale e siperfaqes.

    Sipas standarteve moderne arkeologjike kjo natyrisht ka qene nje akt i pafalshem perdhosjeje. Per shkak te tij ne sdo mesojme kurre kuptimin e vertete te shume skulpturave, shkrimeve, relieveve dhe artifakteve te cilat padyshim jane hequr sebashku me shtresen prej 20 kembesh.
    Dhe kjo nuk ishte pasoja e vetme e vandalizmit grotesk te Bartres. Kishte evidenca te qarta te cilat sugjeronin qe arkitektet e panjohur te Piramides se Diellit ka mundesi qe te kene stisur qellimisht te dhena shkencore ne disa pika kyce dimensionale te struktures madheshtore. Kjo evidence u mblodh dhe u ekstrapolua nga faqja e paprekur perendimore (e cila aspak aksidentalisht ishte dhe faqja ku mund te vazhdoheshin te shiheshin efektet e qellimshme ekuinoksale), por fale Bartres asnje informacion i ngjashem nuk mund te mblidhet nga tre faqet e tjera per shkak te ndryshimeve arbitrare te imponuara mbi to. Ne te vertete duke shtrembruar ne menyre drastike formen dhe madhesine origjinale te pjeses me te madhe te Piramides, ‘restauruesi’ meksikan ka deprivuar gjithe njerezimin nga disa nga mesimet me te rendesishme qe Teotihuacan mund te na mesonte.

  6. #46
    NUMRAT E PERJETSHEM



    Numri transcendent apo i jashtezakonshem i njohur si pi eshte thelbesor ne matematiken e avancuar. Me nje vlere paska mbi 3.14 eshte raporti i diametrit te nje rrethi me perimetrin e tij. Me fjale te tjera nese diametri i nje rrethi eshte 12 inç, perimetri i ketij rrethi do jete 12 inç x 3.14 = 37.86 inç. Gjithashtu duke qene se diametri i nje rrethi eshte saktesisht dyfishi i rrezes, ne mund te perdorim pi per te llogaritur perimetrin e cdo rrethi nga rrezja e tij. Sidoqofte ne kete rast formula eshte gjatesia e rrezes e shumezuar me 2pi. Le ta ilustrojme duke marre perseri nje rreth me nje diameter prej 12 inç. Rrezja e tij do jete 6 inç dhe perimetri mund te nxirret ne kete menyre: 6 inç x 2 x 3.14 = 37.68 inç. Ne menyre te ngjashme nje rreth me rreze prej 10 inç do kete nje perimeter prej 67.8 inç (10 inç x 2 x 3.14) dhe nje rreth me rreze prej 7 inç do kete nje perimeter prej 43.96 inç (7 inç x 2 x 3.14).

    Keto formula qe perdorin vleren e pi per te llogaritur perimetrin nga rrezja ose diametri, aplikohen ne te gjithe rrathet pa patur rendesi sesa te medhenj apo te vegjel jane dhe po ashtu tek te gjitha sferat dhe gjysmesferat. Ato duken relativisht te lehta nga mbrapa. Por zbulimi i tyre, i cili perfaqeson nje revolucion madheshtor ne matematike, mendohet se eshte realizuar vone ne historine e njerezimit. Kendveshtrimi ortodoks eshte qe Arkimedi ne shekullin e 3 p.e.s. ka qene njeriu i pare i cili llogariti pi me saktesi 3.14. Studiuesit nuk e pranojne faktin qe ndonje nga matematicienet ne Boten e Re as qe mund ti jene afruar pi perpara se te mberrinin aty europianet ne shekullin e gjashtembedhjete. Por sidoqofte eshte shume corientuese te zbulosh se Piramida e Madhe ne Giza (ndertuar me shume se 2000 vjet perpara lindjes se Arkimedit) dhe Piramida e Diellit ne Teotihuacan, e cila e predaton shume kohe me pare pushtimin spanjoll, te dyja kane te perfshira vleren e pi. Kjo vlere eshte e nderthurur ne ate menyre qe nuk le asnje dyshim per faktin qe ndertuesit e lashte ne te dyja anet e Atlantikut kane patur njohuri per kete numer transcendental.

    Faktoret kryesore te perfshire ne gjeometrine e cdo piramide jane (1) lartesia e majes nga toka dhe (2) perimetri i monumentit rrafsh me token. Persa i perket Piramides se Madhe raporti midis lartesise origjinale (481.3949 kembe) dhe perimetri (3023.16 kembe) na del te jete i njejte me raportin midis rrezes dhe perimetrit te rrethit p.sh. 2pi. Si rezultat nese marrim lartesine e piramides dhe e shumzojme me 2pi (sic do benim me rrezen e nje rrethi per te llogaritur perimetrin e tij) na del nje rezultat shume i sakte i perimetrit te monumentit (481.3949 kembe 2 x 3.14 = 3032.16 kembe). Ne menyre alternative nese e kthejme ekuacionin mbrapsht me perimetrin e tokes ku eshte ndertuar na del i njejti rezultat i sakte i lartesise se majes ose kulmit (3023.16 kembe pjestuar per 2 pjestuar per 3.14 = 481.3949 kembe).

    Duke qene se eshte pothuajse e paimagjinueshme qe nje korrelacion matematikor kaq preciz te jete thjesht nje rastesi ne jemi te detyruar te dalim ne perfundim se ndertuesit e Piramides se Madhe kane patur njohuri te pi dhe e kane perfshire vlerat e saj ne dimensionet e monumentit te tyre.

    Tani le te marrim ne konsiderate Piramiden e Diellit ne Teotihuacan. Kendi i aneve te saj eshte 43.5° (qe i kundervihet 52° ne Piramiden e Madhe). Monumenti Meksikan ka nje pjerresi me te bute pasi perimetri i bazes se tij me 2932.8 kembe nuk eshte shume me i vogel sesa ai i nderteses ne Egjypt ndersa maja eshte ne menyre te konsiderueshme me e vogel (rreth 233.5 kembe perpara ‘restaurimit’ te Bartres).
    Formula 2pi qe funksionoi tek Piramida e Madhe nuk funksionon me keto matje. Por nje formule 4pi funksionon. Si rezultat nese marrim lartesine e Piramides se Diellit (233.5 kembe) dhe e shumezojme me 4pi perseri do marrim si rezultat nje shifer te sakte te perimetrit: 233.5 kembe x 4 x 3.14 = 2932.76 kembe ( nje mosperputhje fare minimale me pak se gjysem inç nga figura reale prej 2932.8 kembe).

    Kjo natyrisht qe nuk mund te jete nje koincidence ashtu si dhe ne rastin e monumentin Egjyptian. Gjithashtu fakti qe te dyja strukturat permbajne mardhenien e pi (kur asnjera nga piramidat e tjera ne te dyja anet e Atlantikut se ka) sugjeron me force jo vetem nje njohuri matematikore te avancuar ne lashtesi por edhe nje qellim thelbesor te perbashket.





    Sic e pame qe raporti i deshiruar lartesi/perimeter i Piramides se Madhe (2pi) kerkonte nje specifikim te komplikuar dhe kend idiosinkretik te pjerresise per anet e saj: 52°. Ashtu si dhe raporti i deshiruar lartesi/perimeter i Piramides se Diellit (4pi) kerkonte nje specifikim te nje kendi ne menyre te njejte eksentrike me pjerresine: 43.5°. Nese nuk ka patur ndonje motiv te caktuar atehere me siguri qe per Egjyptianet e Lashte dhe arkitektet Meksikane do kishte qene me e lehte per te synuar 45° (i cili do kishte qene me i lehte per tu realizuar).

    Kush mund te kete qene arsyeja e perbashket qe i shtyu ndertuesit e piramidave ne te dyja anet e Atlantikut qe te perfshinin vleren e pi me kaq precizion ne keto dy monumente madheshtore? Duke qene se (per aq sa dime) nuk ka patur kontakt direkt midis civilizimeve te Egjyptit dhe Meksikes ne periudhat kur jane ndertuar piramidat, a nuk do ishte e arsyeshme nese dilnim ne rezultatin qe keto dy kultura trasheguan kete njohuri dhe ide nga nje burim i perbashket ne kohera shume te lashta?

    A eshte e mundur qe ideja e perbashket e shprehur ne Piramiden e Madhe dhe ne Piramiden e Diellit mund te kete patur lidhje me Sferen pasi keto ashtu si dhe piramidat, jane objekte tredimensionale (ndersa rrathet per shembull kane vetem dy dimensione)? Deshira per te simbolizuar sferat ne monumente tredimensionale me siperfaqe te sheshte mund te shpjegoje arsyen pse gjithe ky mundim per te perfshire mardhenien e pagabueshme te pi. Per me shume duket i qarte qellimi i ndertuesve ne te dyja monumentet i cili nuk ishte simbolizimi i sferave ne pergjithesi por perqendrimi i vemendjes se tyre ne nje sfere te caktuar: Planeti Toke.

    Do kaloje disa kohe deri sa arkeologet ortodokse do jene te pergatitur per te pranuar faktin qe disa nga njerezit e botes se lashte ishin mjaftueshem te avancuar ne shkenca per te patur ne zoterim informacione mbi formen dhe madhesine e Tokes. Sidoqofte sipas llogaritjeve te Livio Catullo Stecchini, nje profesor amerikan i Historise dhe Shkences dhe nje ekspert i mirenjohur i matjeve te lashta, evidenca per ekzistencen e nje njohurie te pazakonte ne kohen e lashte eshte e parefuzueshme. Konkluzionet e Stecchinit te cilat lidhen kryesisht me Egjyptin jane vecanerisht mbreslenese pasi ato kane dale nga te dhenat astronomike dhe matematikore te cilat jane te pranuara pertej cdo debatimi serioz. Nje analizim i metejshem i ketyre konkluzioneve dhe natyra e te dhenave ne te cilat ato bazohen paraqiten ne Pjesen e VII. Ne kete pike mbase disa fjale nga vete Stecchini mund te hedhin pak drite mbi misterin qe kemi perpara:

    Ideja thelbesore e Piramides se Madhe ka qene qe ajo duhet te perfaqesonte hemisferen veriore te tokes, nje hemisfere e projektuar ne nje siperfaqe te sheshte sic behet dhe ne krjimin e hartave... Piramida e Madhe ka qene nje projeksion ne kater trekendesha siperfaqesor. Maja ose apogjeu perfaqeson polin ndersa perimetri perfaqeson ekuatorin. Kjo eshte arsyeja pse perimetri eshte ne mardhenie 2pi me lartesine. Piramida e Madhe perfaqeson hemisferen veriore ne nje shkalle 1:43.200.

    Ne Pjesen e VII ne do shohim pse ishte zgjedhur kjo shkalle.

  7. #47
    QYTETI MATEMATIKOR




    Ndersa ecja drejt fundit verior te Rruges se te Vdekurve perpara meje lartohej Piramida e Henes, e meshiruar nga demtimi i restoratoreve, kishte ruajtur formen e saj origjinale prej nje piramide prej kater pjesesh. Po ashtu dhe Piramida e Diellit perbehej nga kater pjese por Bartres ne menyre mizore kishte gdhendur nje te peste midis nivelit origjinal te trete dhe te katert.
    Por sidoqofte ishte nje vecori e Piramides se Diellit te cilen Bartres kishte qene i paafte qe ta plackiste: nje rrugkalim i nendheshem qe te conte ne nje shpelle natyrore nen fasaden perendimore. Mbas zbulimit aksidental te tij ne vitin 1971, ky rrugkalim u eksplorua teresisht. Shtate kembe i larte ai zgjatohej ne drejtimin lindor per me shume se 300 kembe deri sa arrinte ne nje pike afer qendres gjeometrike te piramides. Aty ai perfundonte ne nje shpelle te dyte me dimensione te bollshme e cila ishte zgjeruar artificialisht ne formen shume te ngjashme te nje terfili me kater gjethe. ‘Gjethet’ ishin dhoma, sejcila me nje perimeter prej 60 kembesh dhe qe permbanin nje shumellojshmeri artifaktesh si disqe guri te zbukuar me art dhe pasqyra shume te lemura. Po ashtu kishte dhe nje sistem kullimi kompleks per segmentet qe lidheshin me njeri tjetrin te tubacioneve te gdhendura ne gur.

    Ky detaj i fundit ishte shhume i mistershem pasi nuk kishte ndonje burim te njohur uji ne piramide. Por kanalet artificiale nuk linin asnje dyshim qe ne nje kohe te lashte uji ka qene i pranishem aty dhe ka mundesi qe ne sasira te medha. Kjo me solli ne mend perseri evidencen qe uji njehere e nje kohe mund te kete pershkuar Rrugen e te Vdekurve, kanalet dhe muret ndares qe kisha pare me heret ne veri te Kalase si dhe teorine e Schlemmer mbi polet reflektuese dhe parashikimet sizmike.

    Ne fakt sa me shume mendoja per kete gje aq me shume me bindesha qe uji ka qene nje motiv dominues ne Teotihuacan. Ate mengjes kisha vezhguar me kujdes Tempullin e Quetzalcoatl i cili ishte i mbushur jo vetem me shembelltyrat e Gjarprit me Pende por dhe me simbole te pagabueshme ujore, ne menyre te vecante nje dizajnim sigjestiv dallgesh dhe nje numer i madh guackash deti te gdhendura me mjeshtri. Me keto imazhe ne mendjen time mberrita ne sheshin e gjere ne baze te Piramides se Henes dhe e imagjinova te mbushur me uje sic mund te kete qene, me nje thellesi prej dhjete kembesh. Duhet te ishte dukur nje mrekulli; madheshtore, e fuqishme dhe e qete.
    Piramida Akapana ne pjesen me te larget te Tiahuanacos po ashtu ka qene e rrethuar nga uji i cili ka qene motivi dominues ashtu sic po gjehej te kishte qene dhe ketu ne Tiahuanaco.

    Fillova t’i ngjitesha Piramides se Henes. Ishte me e vogel se Piramida e Diellit, ne fakt me pak se gjysma e saj dhe ishte llogaritur qe te ishte perbere nga pothuajse 1 milion ton gure e dhe perkundrejt dy ton e gjysem ne rastin e Piramides se Diellit. Dy monumentet me pak fjale kishin kombinuar peshen e tre milion e gjysem ton. Pra ka qene e pamundur qe nje mase e tille materiali te kete qene manipuluar nga pak me shume se 15 mije njerez dhe eshte perllogaritur se me nje krahe te tille pune do ishin dashur te pakten 30 vjet per te perfunduar nje ndermarrje te tille.

    Nje krah i mjaftueshem pune duhet te kete qene me bollek ne afersi te zones: Projekti i Hedhjes ne Harte te Teotihuacan kishte demonstruar qe popullata e qytetit ne kulmin e saj duhet te kete qene rreth 200 mije banore duke e bere keshtu nje metropol me te madh se Roma ne kohen e Çezareve. Projekti po ashtu kishte vertetuar qe monumentet qe shihen sot kane mbuluar vetem nje pjese te gjithe qytetit te lashte te Teotihuacan. Ne kulmin e tij qyteti shtrihej perreth me shume se 12 milje katrore dhe permbante rreth 50 mije banore individual ne 2 mije komplekse apartamentesh, 600 piramida suplementare dhe tempuj dhe 500 zona ‘uzinash’ te specializuara ne qeramike, figurina, lapidare, guacka, bazalt, gur dhe punime guri.

    Ndalova ne maje te Piramides se Henes dhe u ktheva perreth me ngadale. Perreth shtratit te lugines i cili shkonte me nje pjerresi te bute drejt jugut, i gjithe Teotihuacan tashme dergjej perapra meje – nje qytet gjeometrik i dizajnuar dhe ndertuar nga arkitekte te panjohur ne kohen perpara se te fillonte historia. Ne lindje duke pare mbi Rrugen e te Vdekurve pervijohej Piramida e Diellit e cila kishte perjetesuar mesazhin matematikor me te cilin ishte programuar epoka te tera te shkuara, nje mesazh i cili dukej se e drejtonte vemendjen tone tek forma e Tokes. Dukej pothuajse sikur civilizimi i cili kishte ndertuar Tiahuanacon kishte marre nje vendim te vullnetshem per te koduar informacionin kompleks ne monumentet madheshtore dhe per te realizuar kete kishin perdorur nje gjuhe matematikore.

    Pse nje gjuhe matematikore?

    Mbase sepse pavaresisht nga ndryshimet e medha dhe transformimet qe nje civilizim njerezor mund te kaloje, rrezja e nje rrethi e shumezuar nga 2pi (ose gjysma e rrezes e shumezuar me 4pi) do te japi gjithmone numrin e sakte te perimetrit te rrethit. Me fjale te tjera, nje gjuhe matematikore mund te jete zgjedhur per arsye praktike: ne ndryshim nga cdo gjuhe verbale, nje kod i tille mund te deshifrohet gjithmone madje edhe nga njerez te ndonje kulture qe mund te jetoje me mijera vjet ne te ardhmen.

    Per te disaten here e ndjeva veten te perballesha me mundesine marramendese qe nje episod i tere i historise njerezore mund te jete harruar. Dhe ne fakt ndersa rishikoja qytetin matematikor te perendive qe nga maja e Piramides se Henes mendova se qenia njerezore mund te kete pesuar nje amnezi te temerrshme dhe se ne ate periudhe te erret qe i referohemi me kaq kenaqesi dhe lirshmeri si ‘parahistori’ mund te dali qe permban nje te vertete te paimagjinueshme mbi te kaluaren tone.

    Ne fund te fundit cfare eshte parahistoria nese nuk eshte nje kohe e harruar – nje kohe per te cilen ne nuk kemi asnje te dhene? Cfare eshte parahistoria nese nuk eshte nje epoke e nje erresire te papenetrueshme neper te cilen kaluan paraardhesit tane dhe qe ne nuk kemi asnje kujtese te ndergjegjshme? Ka qene gjate kesaj epoke erresire kur na u dergua Teotihuacan dhe gjeagjezat e tij. Dhe po nga e njejta epoke erdhen dhe skulpturat e madherishme Olmece, kalendari i sakte i pashpjegueshem i Majave te cilet e trasheguan ate nga paraardhesit e tyre, gjoeglifet enigmatike te Nazcas, qyteti misterioz i Andeve, Tiahuanaco... dhe shume e shume mrekulli te tjera per te cilat ne nuk e dime se nga e kane prejardhjen.

    Eshte pothuajse sikur te jemi zgjuar ne diten e historise nga nje gjume i gjate dhe i turbullt dhe vazhdojme te jemi te turbulluar nga jehona e mekur dhe e pandashme e endrrave tona...

  8. #48
    PJESA E IV




    MISTERI I MITEVE




    NJE SPECIE ME AMNEZI







    KAPITULLI I NJEZET E KATERT





    JEHONAT E ENDRRAVE TONA




    Ne disa nga mitet me te fuqishme dhe te qendrueshme qe kemi trasheguar nga kohet e lashta, specia jone duket se ka perftuar nje kujtese konfuze por rezonante mbi katastrofa te temerrshme globale.

    Nga vijne keto mite?

    Pse, ndonese ato rrjedhin nga kultura te palidhura me njera tjetren, jane historite kaq te ngjashme? Pse ato jane te veshura me nje simbolizem kaq te perbashket? Dhe pse ato shpesh ndajne kaq shume te njejtet personazhe dhe subjekt? Nese ato jane ne fakt nje kujtese atehere pse nuk ka te dhena historike per nje fatkeqesi ne rang planetar te cilat ato duket se i referohen?
    A eshte e mundur qe vete mitet te jene te dhena historike? A eshte e mundur qe keto histori te pavdekshme dhe finoke, te krijuara nga gjeni anonime, te jene ne fakt nje mjet i perdorur per te rregjistruar nje informacion te tille dhe ta kalojne ate nga koha perpara se te fillonte historia?



    DHE ARKA LUNDROI MBI MAJEN E UJRAVE



    Ne Sumerine e Lashte ishte nje mbret i cili kerkonte perjetesine. Emri i tij ishte Gilgamesh. Ne kemi njohuri per perpjekjet e tij pasi mitet dhe traditat e Mesapotamise kane mbijetuar te gdhendura ne shkrimin kuneiform mbi tabela argjili te pjekur. Me mijera nga keto tabela disa prej te cilave datojne ne fillim te mijevjecarit te trete p.e.s. jane nxjerre gjate germimeve ne reren e Irakut modern. Ato transmetojne nje pikture unike te nje kulture te zhdukur dhe na kujtojne ne se edhe ne ato dite kaq te lashta njeriu filloi te ruante kujtimet e kohes qe i perkisnin nje periudhe edhe me te lashte – kohe kur ata u ndane nga nje interval i nje permbytje te madhe dhe te frikshme:

    Do i deklaroj botes veprat e Gilgamesh. Ky ka qene njeriu i cili dinte cdo gje; ky ka qene mbreti i cili njihte te gjitha vendet e botes. Ai ishte i urte, ai pa misteret dhe dinte gjerat sekrete, ai solli tek ne nje rrefenjen e diteve perpara permbytjes. Ai shkoi ne nje kalvar te gjate, ishte i lodhur, i rraskapitur nga puna dhe kur u kthye pushoi dhe gdhendi ne gur te gjithe historine.

    Historia qe solli Gilgamesh ju tha atij nga nje fare Utnapishtim, nje mbret i cili kishte mbreteruar mijera vjet me pare dhe qe i kishte mbijetuar permbytjes se madhe dhe qe ishte shperblyer me dhuraten e pavdeksise pasi ai kishte ruajtur faren e njerezimit dhe te gjithe gjallesave.

    Ka qene kohe me pare, shume kohe me pare, tha Utnapishtim, kur zotat jetonin ne toke: Anu, zoti i Kupes Qiellore, Enlil, zbatuesi i vendimeve hyjnore, Ishtar, perendesha e luftes dhe e dashurise seksuale dhe Ea, zoti i ujrave, miku natyral dhe mbrojtes i njeriut.

    Ne ato dite bota gelonte, njerezit shumoheshin, bota pelliste si nje buall i eger dhe zoti i madh zgjohej nga gerthitjet. Enlil i degjoi zhurmat dhe ju drejtua zotave ne keshill, ‘Kjo potere e njerezimit eshte e patolerueshme dhe gjumi eshte i pamundur per shkak te babelit.’ Ne kete menyre zotat rane dakort qe te zhduknin njerezimin.

    Por Ea pati meshire per Utnapishtim. Duke folur nepermjet murit te kallamte te shtepise se mbretit ai i tha atij per katastrofen qe do vinte dhe e mesoi si te ndertonte nje anije ne te cilen ai dhe familja e tij mund te mbijetonte:

    Prish shtepine dhe nderto nje anije, braktis pronat dhe shiko per jeten, perbuz te mirat materiale dhe shpeto shpirtin tend... Prish shtepine tende te them dhe nderto nje anije me permasat dhe ne proporcion me te – gjeresine e saj dhe lartesine ne harmoni te plote. Merr ne bord farat e cdo gjallese.

    Brenda nje kohe rekord Utnapishtim ndertoi anijes si ju urdherua. ‘Ngarkova ne te cdo gje qe kisha,’ tha ai, ‘e ngarkova ate me faren e cdo gjallese’:

    Vendosa ne bord te gjithe miqte dhe sojin tim, ngarkova ne bord bageti, kafshe te egra nga natyra e gjalle, te gjithe llojet e zejtareve... Koha kishte mbaruar. Kur doli drita e pare e agimit u shfaq nje re e zeze ne mes te qiellit; gjemoi nga ku kaleronte Adad, zoti i stuhise... Nje shtangie deshperuese u ngrit ne qiell kur zoti i stuhise shnderroi driten e dites ne nje erresire te frikshme, kur ai e goditi token me nje kupe...

    Diten e pare furtuna fryu me ashpersi dhe solli permbytjen... Asnjeri nuk mund te shikonte tjetrin. As njerezit nuk mund te dalloheshin nga qielli. Edhe vete perendite ishin te friksuara nga permbytja. Ato u terhoqen, ato u ngjiten lart ne qiell tek Anu dhe u kruspullosen neper qoshe. Zotat u struken si qen pazot ndersa Ishtar vajtoi duke vikatur me ze te larte, ‘A nuk i kam lindur une keta njerez qe te ngop detrat me trupat e tyre si te ishin peshq?’


    Nderkohe, vazhdon Utnapishtim:

    Per gjashte dite e gjashte nete fryu era, rrekete dhe stuhia dhe permbytja pushtoi boten, stuhia dhe permbytja u terbuan si ushtri armike. Kur agoi dita e shtate stuhia u qetesua nga jugu, deti u qetesua dhe permbytja rreshti. Pashe ne faqe te dheut dhe nuk pipetinte asgje. Siperfaqja e detit shtrihej nga te gjitha anet. I gjithe njerezimi ishte kthyer ne balte... Hapa kapakun e hambarit te anijes dhe drita ra mbi fytyren time. Me pas u perkula dhe u ula ne gjunje ndersa lotet me pershkuan faqet pasi nga te gjitha anet pashe vetem uje... Ne distance, katermbedhjete lega larg dallohej nje mal dhe anija ndaloi aty; mbi malin e Nisir anija ngeci shpejt dhe nuk levizi me... Kur agoi dita e shtate mora nje pellumb dhe e leshova. Ai fluturoi larg por nuk gjeti asnje vend ku te ndalonte dhe u kthye mbrapsht. Me pas leshova nje turtull qe fluturoi larg por nuk gjeti asnje vend ku te ndalonte dhe u kthye mbrapsht. Me pas leshova nje korb, ai pa qe ujrat kishin rene, hengri, fluturoi perreth dhe nuk u kthye mbrapsht.

    Utnapishtim e kuptoi qe tashme ishte parrezik te zbarkonte:

    Hodha pak pije alkolike mbi majen e malit... Grumbullova dru dhe kallama dhe keder dhe mërsine... Kur perendite nuhaten eren e embel ata u mblodhen si miza perreth sakrifices...

    Keto tekste nuk jane aspak te vetmet qe na kane ardhur nga toka e lashte e Sumerise. Ne tabelat e tjera – disa pothuajse 5 mije vjecare, disa 3 mije vjecare – ‘figura Noah’ e Utnapishtim njihet me emra te ndryshem si Zisudra, Xisuthros ose Atrahasis. Por edhe me keto emra ai njihet menjehere si karakteri patriarkal i paralajmeruar nga e njejta perendi e meshirshme e cila drejton te njejten permbytje universale ne te njejten arke/anije pasardhesit e te ciles ripopullojne boten.
    Ka shume ngjashmeri te dukshme midis mitit te permbytjes te Mesapotamise me historine e famshme biblike te Noahs dhe permbytjes. Studiuesit debatojne pambarimisht mbi natyren e ketyre ngjashmerive. Por ajo qe ka rendesi me te vertete eshte qe ne cdo sfere influence ruhet e njejta tradite solemne – tradite e cila na thote me nje gjuhe grafike per nje katastrofe globale dhe per nje zhdukje pothuajse totale te njerezimit.




    AMERIKA QENDRORE




    Mesazhi identik u ruajt dhe ne Luginen e Meksikes, shume larg ne anen tjeter te botes nga Mali Ararat dhe Nisiri. Aty te izoluar nga ana kulturore dhe gjeografikisht nga influenca Judeo-Kristiane, shume epoka perpara ardhjes se Spanjolleve, jane treguar histori per permbytjen e madhe. Sic duhet ti kujtohet lexuesit nga Pjesa e III, besohej se kjo permbytje kishte perfshire gjithe faqen e dheut ne fund te Diellit te Katert: ‘Shkaterrimi erdhi ne formen e shiut me rrebesh dhe permbytje. Malet u zhduken dhe njerzit u transformuan ne peshq...’

    Sipas mitologjise Azteke vetem dy qenie njerezore mbijetuan: nje burre, Coxcoxtli dhe gruaja e tij Xochiquetzal te cilet ishin paralajmeruar per kataklizmen nga nje perendi. Ata iken ne arrati me nje anije te madhe te cilen ishin instruktuar ta ndertonin dhe ndaluan ne majen e nje mali te larte. Aty ata zbriten dhe me pas linden shume femije te cilet ishin pagoje deri sa nje pellumb ne maje te nje peme ju dha atyre dhuraten e gjuheve. Keto gjuhe ndryshonin kaq shume sa femijet nuk mund te kuptonin njeri tjetrin.
    Nje tradite e afert Amerikano Qendrore, ajo e Mechoacanesecs, eshte edhe me e ngjashme me historine qe kemi ne Librin e Gjenezes dhe burimet e Mesapotamise. Sipas kesaj tradite perendia Tezcatlipoca e vendosur te shkaterronte njerezimin me nje permbytje duke shpetuar vetem nje fare Tezpi i cili hipi ne nje varke te madh sebashku me gruan e tij, femijet e tij dhe nje numer te madh kafshesh dhe zogjsh si dhe nje sasi te madhe dritherash dhe farerash, ruajtja e te cilave ishte thelbesore per ekzistencen e metejshme te rraces njerezore. Anija ndaloi me majen e dukshme te nje mali mbasi Tezcatlipoca kishe vendosur qe ujrat e permbytjes te uleshin. Me deshiren per te mesuar nese ishte apo jo e sigurt qe te zbriste nga anija, Tezpi leshoi nje hute e cila u ushqye me kufomat me te cilat ishte mbushur toka dhe nuk u kthye mbrapsht. Me pas njeriu leshoi zogj te tjere nga te cilet vetem kolibri u kthye me nje dege ne sqepin e tij. Me kete shenje te qarte qe me ne fund toka kishte dale mbi uje Tezpi dhe familja e tij zbriten nga arka, u shumuan dhe ripopulluan token.

    Memorie te nje permbytje te temerrshme si rezultat i nje pakenaqesie hyjnore jane te ruajtura po ashtu dhe ne Popol Vuh. Sipas ketij teksti arkaik, Zoti i Madh vendosi te krijonte njerezimin menjehere mbas fillimit te kohes. Ishte nje eksperiment dhe ai filloi me ‘figura te krijuara prej drurit te cilat dukeshin si njerez dhe flisnin si njerez’. Keto krijesa u treguan mosmirenjohese dhe e harruan Krijuesin e tyre’:

    Dhe keshtu nje permbytje erdhi nga Zemra e Qiellit; nje permbytje e madhe u krijua dhe qe ra mbi koken e krijesave prej druri... Nje rreshire e rende ra nga qielli... faqja e dheut u erresua dhe nje shi i zi filloi te binte dite e nate... Figurat prej druri u asgjesuan, shkaterruan, thyen dhe vrane.

    Sidoqofte jo te gjithe u zhduken. Si Azteket dhe Mechoacanesecs, Majat e Jukatanit dhe te Guatemales besonin se nje personazh si Noah dhe gruaja e tij ‘Babai i Madh dhe Nena e Madhe’ i mbijetuan permbytjes per te populluar toka te reja duke u bere keshtu paraardhesit e gjeneratave njerezore qe pasuan.

  9. #49
    AMERIKA E JUGUT




    Tani le te levizim tek Amerika e Jugut ku gjejme Chibcas te Kolumbise Qendrore. Sipas miteve te tyre ata fillimisht kane jetuar ne gjendje te eger, pa ligje, agrokulture apo fe. Por nje dite midis tyre u shfaq nje njeri i moshuar i nje rrace tjeter. Ai mbante nje mjeker te gjate e te dendur dhe emri i tij ishte Bochica. Ai ju mesoi Chibcas si te ndertonin shtepiza dhe si te jetonin ne bashkesi si shoqeri.
    Gruaja e tij qe ishte shume e bukur dhe qe quhej Chia, u shfaq mbas tij por ajo ishte e lige dhe kenaqej duke sabotuar perpjekjet bujare te te shoqit. Duke qene se ajo nuk i tejkalonte dot ne menyre direkte aftesine dhe fuqine e te shoqit, ajo perdori magji per te shkaktuar nje permbytje te madhe ne te cilin vdiq pjesa me e madhe e popullates. Bochica u zemerua dhe e perzuri Chia nga toka per ne qiell ku ajo u shnderrua ne Hene dhe ju dha detyra qe te ndriconte naten. Ai po ashtu beri te mundur qe te uleshin ujrat e permbytjes dhe solli nga malet disa nga te mbijetuarit te cilet ishin fshehur aty. Me pas ai ju dha atyre ligjet, mesoi si te kultivonin token dhe institucionalizoi adhurimin e diellit nepermjet festivaleve periodike, sakrificat dhe pilgrimazhin. Me pas ai ndau pushtetin e qeverisjes tek dy kryetaret dhe shpenzoi kohen e mbetur te diteve te tij ne toke duke jetuar i qete dhe ne vetmi si nje asket i vertete. Kur u ngjit ne qiell ai u be nje perendi.

    Me poshte ne jug, ne Kanariet nje tribu indiane e Ekuadorit permend nje histori te lashte te permbytjes nga ku dy vellezer shpetuan duke u ngjitur ne majen e nje mali te larte. Ndersa ujrat ngriheshin po ashtu dhe mali lartesohej dhe ne kete menyre dy vellezerit i shpetuan katastrofes.
    Kur indianet Tupinamba te Brazilit u zbuluan ata adhuronin nje sere heronjsh civilizues dhe krijues. I pari i ketyre heronjve ishte Monan (i lashte, i vjeter) per te cilin thuhej se ishte krijuesi i njerezimit por qe me pas shkaterroi boten me permbytje dhe zjarr...
    Sic e pame dhe ne Pjesen e II, Peruja eshte e pasur me legjenda mbi permbytjen. Nje histori tipike tregon per nje Indian i cili ishte paralajmeruar nga nje llama per permbytjen. Te dy sebashku, njeriu dhe llama u larguan ne majen e nje mali te larte te quajtur Vilca-Coto:

    Kur ata mberriten ne maje te malit pane qe aty ndodheshin shume lloj zogjsh e kafshesh te ardhur qe me pare. Deti filloi te ngrihej dhe mbuloi te gjitha pllajat dhe malet pervec majes se Vilca-Coto; madje dhe aty dallget ngriheshin aq larte saqe kafshet u detyruan te mblidheshin grup ne nje zone te ngushte... Pese dite me pas ujrat rane dhe deti u kthye ne shtratin e tij. Por te gjitha qeniet njerezore pervec njerit u mbyten dhe nga kjo qenie kane rrjedhur te gjitha kombet ne toke.

    Araucnaians te Kilit pre-kolombian kane ruajtur nje tradite qe flet per nje permbytje te larget ku vetem disa indiane arriten te shpetonin. Te mbijetuarit gjeten strehim ne nje mal te larte te quajtur Thegtheg (‘gjemues’) i cili kishte tre maja dhe aftesine per te pluskuar mbi uje. Ne ekstremin jugor te kontinentit nje legjente Yamana nga Tierra del Fuego thote: ‘Gruaja Hene shkaktoi permbytjen. Kjo ka ndodhur ne kohen e trazirave te medha... Hena ishte e mbushur me urrejtje ndaj qenieve njerezore... Ne ate kohe te gjithe u mbyten pervec disave te cilet ishin ne gjendje te largoheshin per ne pese maja te larta malesh te cilat nuk u mbuluan nga uji.’

    Nje tjeter tribu e Tierra del Fuego, Pehuenche, e lidhin permbytjen me nje periudhe te tejzgjatur erresire: ‘Dielli dhe Hena rane nga qielli dhe bota qendroi ne ate menyre pa drite deri sa dy kondore gjigande ngriten diellin dhe henen perseri ne qiell.’



    AMERIKA E VERIUT




    Nderkohe ne anen tjeter te Amerikes, midis Inuiteve te Alaskes ekziston nje tjeter tradite mbi nje permbytje te temerrshme e shoqeruar nga nje termet i cili rrafshoi kaq shpejt siperfaqen e tokes sa vetem disa njerez te ngurtesuar nga tmerri arriten te shpetonin me kanoet e tyre dhe u fshehen ne majat e maleve me te larte.
    Luisenot e Kalifornise se Poshtme kane nje legjende mbi nje permbytje qe mbuloi malet dhe qe shkaterroi pjesen me te madhe te njerezimit. Vetem disa shpetuan pasi arriten te largohen per ne majat me te larta te maleve te cilat u kursyen ndersa pjesa tjeter e botes u permbyt. Te mbijetuarit qendruan aty deri sa mbaroi permbytja. Ne larg, ne veri, kemi nje tjeter mit te ngjashem te permbytjes qe eshte rregjistruar tek Huronet. Si dhe legjenda e Montagnais qe i perkiste familjes Algonquin tregon sesi Michabo ose Lepuri i Madh rikrijoi boten mbas permbytjes me ndihmen e nje korbi, vidre dhe urithi.

    Historia e Dakotave te Lynd, nje veper autoritare e shekullit te nentembedhjete e cila ruante shume tradita te indigjeneve te cilat pa kete liber do kishin humbur me kohe, raporton nje mit Irokas qe thote: ‘deti dhe ujrat njehere e nje kohe kishin pushtuar cdo gje dhe cdo jete njerezore ishte shkaterruar’. Chickasaws deklaronin se bota eshte shkaterruar njehere nga uji ‘por nje familje arriti te shpetonte sebashku me dy kafshe te cdo lloji’. Po ashtu Siouxs flasin per nje kohe kur nuk ka patur toke te thate dhe kur te gjithe njerezit pushuan se ekzistuari.



    UJE, UJE GJITHANDEJ’




    Sa larg dhe sa gjeresisht shtrihet miti i njerezimit mbi permbytjen e madhe? Shume. Mbi 500 legjenda permbytjesh njihen sot ne bote dhe sipas nje studimi te specialistit Dr Richard Andree u konkludua se 86 prej tyre (20 Aziatike, 3 Europiane, 7 Afrikane, 46 Amerikane dhe 10 Australiane dhe te Pacifikut) jane komplet te pavarura nga legjendat tradicionale te permbytjes ne rrefenjat e Mesapotamise dhe ato Cifute.

    Per shembull studiuesit e hershem jezuite te cilet ishin midis Europianeve te pare qe vizituan Kinen, kane patur mundesine te hynin ne Biblioteken Perandorake dhe te studionin nje veper gjigande qe konsistonte ne 4320 volume per te cilen thuhej se ishte kaluar dore mbas dore nga kohet e lashta dhe qe permbante “gjithe diturine”. Ky liber i mrekullueshem perfshinte dhe nje numer traditash te cilat flisnin per pasojat qe erdhen kur ‘njerezimi u rrebelua ndaj zotave te larte dhe sistemi i universit u pushtua nga rremuja’: ‘Planetet ndryshuan drejtimet e tyre. Qielli u fundos poshte drejt veriut. Dielli, Hena dhe yjet ndryshuan levizjen e tyre. Toka u be cope dhe ujrat nga thellesia e saj dolen me vrull dhe force ne siperfaqe duke permbytur token. ‘

    Ne pyjet tropicale te Malajzise populli Chewong beson se here pas here bota e tyre te cilen ata e quajne Toka Shtate, kthehet permbys dhe nga kjo cdo gje permbytet dhe shkaterrohet. Por nepermjet nderhyrjes te Zotit Krijues Tohan siperfaqja e sheshte e re qe ishte ne brendesi te Tokes Shtate, shnderrohet ne male, lugina dhe pllaja. Mbillen peme te reja dhe njerez te rinj lindin.

    Nje mit per permbytjen ne Laos dhe ne veri te Tailandes thote se qenie te quajtura Thens epoka te tera me pare jetonin ne nje mbreteri te siperme ndersa mjeshtrat e botes me te ulet ishin tre njerez, Pu Leng Seung, Khun K’an dhe Khun K’et. Nje dite Thens deklaruan se cdo njeri perpara se te hante vaktin duhet t’u jepte atyre nje pjese te ushqimit ne shenje rrespekti. Njerezit kundershtuan dhe Thens te zemeruar krijuan nje permbytje e cila shkaterroi te gjithe token. Tre mjeshtrat e medhenj ndertuan nje **** ne maje te te cilit ndertuan nje shtepi te vogel dhe hipen ne te sebashku me nje numer grash dhe femiijesh. Ne kete menyre ata dhe pasardhesit e tyre i shpetuan permbytjes.

    Po ashtu Karens te Burmes kane tradita te nje permbytje globale nga e cila shpetuan vetem dy vellezer me nje varke. Nje permbytje e tille eshte pjese dhe e mitologjise Vietnameze ku nje vella dhe nje moter thuhet se mbijetuan ne nje arke te madhe druri e cila mbante dhe dy nga cdo lloj kafshe.

    Disa nga banoret aborigjene te Australise, sidomos ata te cilet kane jetuar tradicionalisht pergjate bregut tropical verior, ja atribuojne origjinen e tyre nje permbytje te madhe e cila rrafshoi tokat dhe shoqerine e meparshme. Nderkohe ne origjiinen e miteve te disa tribuve te tjera, gjarperi kozmik Yurlunggur (i asociuar me ylberin) konsiderohet si shkaktari i permbytjes.

    Ka dhe tradita Japoneze sipas te cilave Ishujt e Paqesorit te Oqeanise jane formuar mbasi u ulen ujrat e nje permbytje te madhe. Ne vete Oqeanine nje mit i banoreve vendas te Hawaii thote se si u shkaterrua bota nga nje permbytje dhe si u krijua me pas nga nje perendi e quajtur Tangaloa. Samoanet besojne se njehere e nje kohe ka ndodhur nje permbytje e frikshme e cila pothuajse zhduku komplet rracen njerezore. Te vetmit te mbijetuar ishin dy njerez te cilet arriten te largohen me nje varke qe mesa duket ndaloi ne arqipelagun Samoa.

  10. #50
    GREQIA, INDIA DHE EGJYPTI



    Ne anen tjeter te botes, mitologjia Greke eshte e perhumbur nga kujtimet e permbytjes. Ashtu si dhe ne Ameriken Qendrore permbytja nuk shikohet si nje ngjarje e izoluar por si nje sere shkaterrimesh dhe rikrijimi te botes. Azteket dhe Majat flisnin ne terminologji ‘Diejsh’ te kaluar ose epoka (ne te cilat e jona eshte e pesta dhe e fundit). Ne nje menyre te ngjashme, traditat gojore te Greqise se Lashte qe u mblodhen dhe u shkruan nga Hesiodi ne shekullin e tete p.e.s. i referoheshin faktit qe perpara krijimit aktual ka patur kater rraca me te hershme ne toke. Sejcila prej tyre mendohet se ka qene me e avancuar se ajo qe e pasonte. Dhe sejcila, ne nje moment te caktuar eshte ‘gelltitur’ nga nje kataklizme gjeologjike.

    Krijimi i pare dhe me i lashti ka qene ‘rraca e arte’ e njerezimit te cilet ‘jetonin si perendite, pa asnje shqetesim, pa turbullira ose fatkeqesi... Me nje moshe te paplakshme ata vetem gezonin dhe festonin neper bankete... Kur vdisnin dukej sikur thjesht pushtoheshin nga nje gjume i qete.’ Me kalimin e kohes dhe me urdher te Zeusit, kjo rrace e arte mesa duket ‘u zhyt ne thellesi te tokes’. Ajo u pasua nga ‘rraca e argjende’ e cila u pasua nga ‘rraca e bronzte’ e cila u zevendesua nga rraca e ‘heronjve’ dhe kjo e fundit u zevendesua nga ‘rraca e hekurt’ – rraca jone, e pesta dhe e fundit nga krijimet.

    Eshte fati i rraces se bronzte ai qe ka shume interes te vecante per ne ketu. Te pershkruar nga mitet sikur kishin ‘forcen e gjigandeve dhe duar te fuqishme dhe kembe te fuqishme’ keta njerez te pushtetshem u shfarosen nga Zeus, mbreti i perendive, si denim per prapesite e Prometeusit, Titani rebel i cili i dha njerezimit dhuraten e zjarrit. Mekanizmi i hakmarrjes qe zgjodhen perendite per te pastruar token ishte nje permbytje e pashoqe.

    Ne versionin me te perhapur te historise Prometeusi la shtatezane nje femer njerezore. Ajo lindi nje djale te quajtur Deukalion i cili mbreteronte ne vendin e Phthia, ne Thesali dhe u martua me Pyrrha, vajza ‘kuqalasha-bjonde’ e Epimeteusit dhe Pandores. Kur Zeus mori vendimin e tij per te shkaterruar rracen e bronzte, Deukalioni i lajmeruar nga Prometeusi ndertoi nje arke prej druri dhe futi ne te ‘cdo gje te nevojshme’ dhe me pas hipi vete ne te sebashku me Pyrrha. Mbreti i Perendive beri qe shira madheshtore te binin nga qielli duke permbytur pjesen me te madhe te tokes. I gjithe njerezimi u zhduk ne kete permbytje pervec disa te cilet ishin fshehur ne malet me te larta. ‘Po ne kete kohe ndodhi qe malet e Thesalise u ndane vec e vec dhe i gjithe vendi deri ne Isthmus dhe Peloponez u shnderruan ne nje siperfaqe te vetme uji.’

    Deukalioni dhe Pyrrha lundruan mbi det me arken e tyre per nente dite dhe nete dhe me ne fund zbriten ne Malin Parnassus. Aty kur shirat pushuan ata zbriten dhe bene nje sakrifice per perendite. Ne pergjigje Zeusi dergoi Hermesin tek Deukalioni duke i dhene lejen qe ky i fundit te kerkonte cdo gje qe deshironte. Ai kerkoi per qenie njerezore. Dhe Zeusi i tha aij qe te merrte gure dhe ti hidhte mbrapa kraheve. Guret qe hodhi Deukalioni u shnderruan ne burra dhe ato qe hodhi Pyhrra u shnderruan ne gra.
    Ashtu si cifutet konsideronin Noah si paraardhes te tyre edhe per Greket ishte Deukalioni – si paraardhes i kombit te tyre dhe themeluesi i nje numri te madh qytetesh dhe tempujsh.

    Nje figure e ngjashme eshte nderuar ne Indine Vedike me shume se 3 mije vjet me pare. Nje dite (sic thote historia):


    Kur nje njeri i urte i quajtur Manu ndersa pastrohej ne uje ai gjeti ne pellemben e dores nje peshk te vogel i cili e luti qe ta lejonte te jetonte. Duke patur meshire per te ai e futi ne nje qyp me uje. Diten tjeter peshku ishte rritur kaq shume sa ai u detyrua ta conte ne liqen. Shume shpejt dhe liqeni ishte i vogel per peshkun. ‘Me hidh ne det,’ i tha peshku [qe ne fakt ishte perfytyrimi i zotit Vishnu] ‘dhe do jem me rehat’. Me pas ai paralajmeroi Manu per permbytjen qe do ndodhte. Peshku i dergoi Manuse nje anije te madhe dhe e urdheroi qe ta mbushte me dy nga cdo lloj qenie te gjalle dhe farat e cdo bime dhe me pas te hipte dhe vete.’

    Manu sapo kishte zbatuar keto urdhera kur oqeani u fry dhe mbuloi cdo gje dhe asgje nuk mund te shihej me pervec Vishnu ne formen e peshkut qe tashme ishte shnderruar ne nje krijese gjigande me nje bri dhe me luspa te arta. Manu ankoroi arken e tij ne bririn e peshkut dhe Vishnu e terhoqi permes ujrave te tejfryra deri sa arriti ne nje maje te dale mbi uje te ‘Malit te Veriut’.

    Peshku tha, ‘Te shpetova ty; lidhe varken tek nje peme ne menyre qe mos ta marrin me vete ujrat nderkohe qe ju jeni ne mal dhe ne proporcion me renien e ujrave ashtu duhet te jete dhe zbritja juaj.’ Manu zbriti ne te njejten kohe me ujrat. Permbytja kishte marre me vete te gjitha krijesat dhe Manu kishte mbetur fillikat.

    Me te dhe me kafshet e bimet qe ai kishte shpetuar nga shkaterrimi filloi nje epoke e re per boten. Mbas nje viti aty doli nga ujrat nje femer e cila e prezantoi veten si ‘vajza e Manu-se’. Cifti u martua dhe linden femije duke u bere keshtu paraardhesit e rraces njerezore aktuale.

    Po ashtu traditat e Egjyptit te Lashte permendin nje permbytje te madhe. Nje tekst funeral i zbuluar ne varrin e Faraonit Seti I flet per shkaterrimin e njerezimit mekatar nga nje permbytje. Arsyet per kete katastrofe jepen ne Kapitullin CLXXV te Librit te te Vdekurve i cili i atribuon fjalimin e meposhtem Perendise se Henes, Thoth:

    Ata luftuan beteja, perkrahen grindje, bene gjera djallezore, krijuan armiqesira, bene kasapana, ata shkaktuan turbullira dhe shtypje... [Si rezultat] do e hedh ne ere cdo gje te cilen kam krijuar. Kjo toke duhet te hyje ne thellesite e ujit nepermjet nje permbytje te madhe dhe do kthehet sic ka qene ne kohet e qemotshme.



    NE GJURMET E NJE MISTERI




    Me fjalet e Thoth ne plotesuam rrethin deri tek Sumeret dhe permbytjet biblike. ‘Toka u mbulua nga dhuna’, thote Gjeneza:

    Dhe Zoti pa mbi toke dhe vuri re qe ishte e korruptuar; pasi cdo qenie e gjalle kishte korruptuar veten mbi kete toke. Dhe Zoti ju drejtua Noah, ‘Fundit te gjallesave i ka ardhur koha pasi toka eshte mbushur me dhune prej tyre dhe do i shkaterroj ata bashke me token.’

    Si permbytja e Deukalionit, permbytja e Manu-se dhe permbytja qe shkaterroi ‘Diellin e Katert’ te Aztekeve, permbytja biblike ishte fundi i nje epoke te botes. Nje epoke e re e pasoi ate: e jona, e populluar nga pasardhesit e Noahs. Qe prej fillimit u kuptua qe edhe kjo epoke do perfundoje ne te njejten menyre si rezultat i nje katastrofe. Ashtu sic thote kenga e vjeter, ‘Zoti i dha Noah shenjen e ylberit; jo me uje por me zjarr heren tjeter.’
    Burimi shkrimor per kete profeci te shkaterrimit te botes gjehet ne 2 Pjeter 3:

    Ne duhet te kemi kujdes te kujtojme qe gjate diteve te fundit do dalin njerez te mbushur me percmim dhe [qe do thone], ‘Cdo gje do vazhdoje ne te njejten menyre sic ka filluar qe ne krijim’. Ata po zgjedhin te harrojne qe ka patur qiej ne fillese dhe se toka u formua nga fjalet e Zotit qe nga uji dhe midis ujit dhe bota e asaj kohe u zhkaterrua nga permbytja e ujit. Por nga e njejta fjale, qielli dhe toka aktuale jane te destinuara per zjarr dhe po ruhen deri ne Diten e Gjykimit ne menyre qe te gjithe mekataret te shkaterrohen... Dita e Perendise do vije si nje hajdut ne erresire dhe me nje gjemim qielli do zhduket, elementet do marrin zjarr dhe do coptohen dhe toka dhe cdo gje qe permban ajo do digjen.

    Si pasoje Bibla trajton dy epoka te botes ku e jona eshte e dyta dhe e fundit. Tjeterkund, ne kultura te tjera jane rregjistruar numra te ndryshem krijimesh dhe shkaterrimesh. Per shembull ne Kine epokat e zhdukura quhen kis dhjete prej te cilave thuhet se kane kaluar qe nga koha e krijimit deri ne kohen e Konfucit. Ne fund te cdo kis ‘me nje konvulsion te pergjithshem te natyres, deti spostohet nga shtrati i tij, malet burojne nga dheu, lumenjte ndryshojne drejtimin, qeniet njerezore dhe cdo gje tjeter shkaterrohen dhe gjurmet e lashta fshihen nga faqja e dheut...’

    Shkrimet budiste flasin per ‘Shtate Diej’ ku sejcili perfundon ose nga uji, zjarri ose nga era. Ne fund te Diellit te Shtate, ‘cikli aktual i botes’ pritet qe toka te perpihet nga flaket. Traditat aborigjene te Sarawak dhe Sabah kujtojne qe qielli njehere e nje kohe ‘ishte i ulet’ dhe na thone se ‘gjashte diej u sosen... aktualisht bota eshte e ndricuar nga dielli i shtate’. Perafersisht Libri Sibylline flet per nente Diej te cilat jane nente epoka dhe profecia per dy epoka qe duhet te vijne – ajo e Diellit te tete dhe te nente.’

    Ne krahun tjeter te Oqeanit Atlantik, indianet Hopi te Arizonas (te cilet jane kusherinjte e larget te Aztekeve) permendin tre diej te meparshem, sejcili duke kulmuar me nje shfarosje totale e pasuar nga nje rilindje graduale e njerezimit. Ne kozmologjine Azteke ka patur kater diej te tjere perpara ketij aktual. Ndryshime kaq te vogla ne lidhje me numrin e sakte te shkaterrimeve dhe krijimeve te skalitura ne kete apo ne ate mitologji nuk duhet te na shperqendrojne vemendjen nga ngjashmeria e madhe e traditave te lashta qe paraqita. Ne te gjithe boten keto tradita duket se perkujtojne nje numer te madh katastrofash me nje shperndarje te gjere gjeografike. Ne shume raste karakteri i sejciles prej kataklizmave eshte megulluar nga perdorimi i gjuhes poetike dhe mbufatja me metafora dhe simbole. Nga keto tekste del se te pakten dy fatkeqsi te ndryshme mund te kene ndodhur ne menyre simultane (permbytje dhe termete por ndonjehere dhe zjarre dhe erresire e frikshme).

    Te gjitha keto kontribuojne ne krijimin e nje pamje te ngaterruar dhe te paqarte. Mitet e Hopit sidoqofte spikasin per thjeshtesine dhe qartesine e tyre. Ajo qe ata na thone eshte kjo:

    Bota e Pare u shkaterrua nga nje zjarr perpires qe erdhi nga siper dhe nga poshte si denim per prapesite e njeriut. Bota e Dyte perfundoi kur nje globi toksor u spostua nga akset e tij dhe cdo gje u mbulua nga akulli. Bota e Trete perfundoi nga nje permbytje universale. Bota aktuale eshte e Katerta. Fati i saj do varet nga menyra sesi do sillen njerezit dhe nese kjo sjellje eshte ose jo ne perputhje me planet e Krijuesit.

    Ketu ne jemi perpara gjurmeve te nje misteri. Dhe ndersa lutemi duke shpresuar qe mos prishim planet e Krijuesit, ne duhet te jemi ne gjendje te arrijme nje gjykim ne lidhje me mitet kaq te gjalla mbi nje shkaterrim global. Nepermjet ketyre miteve zerat e te lashteve na flasin direkt.

    Cfare po perpiqen te thone ata?

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjurmët - Legjend e Rock-ut shqiptar
    Nga ILovePejaa në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-06-2019, 11:32
  2. Pyetje mbi librin Gjurmët e Civilizimeve të Zhdukura
    Nga Darius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 09:25
  3. Plan per te humbur gjurmet e kufirit Shqiperi - Kosove
    Nga brooklyn në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 22:51
  4. Në gjurmët e arkeologjisë otomane
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 10:52
  5. Hapet dosja e rrugëve të zhdukura.
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •