BIJTE E DIELLIT TE PESTE
Si shume njerez dhe kultura te ndryshme para tyre ne Meksike dhe Azteket besonin qe universi operon ne cikle te medhenj. Prifterinjte deklaronin si fare te thjeshte faktin qe kane ekzistuar kater cikle te tille ose ‘Diej’ qe nga krijimi i rraces njerezore. Ne kohen e pushtimit spanjoll ishte Dielli i Peste. Dhe eshte i njejti Diell i Peste ose epoke ne te cilen jeton sot njerezimi. Citimi i meposhtem eshte marre nga nje koleksion i rralle i dokumentave azteke te njohura si Vaticano-Latin Codex:
Dielli i Pare, Matlactli Atl: kohezgjatja 4008 vjet. Ata qe jetuan ne kete periudhe u ushqyen me miser uji te quajtur atzitzintli. Ne kete epoke jetuan gjigandet... Dielli i Pare u shkaterrua nga uji ne shenjen e Matlactli Atl (10 Ujrat). U quajt Apachiohualiztli (permbytje, vershim), arti i magjise i shiut te perhershem. Njerezit u kthyen ne peshq. Disa thone se vetem nje cift shpetoi, te ndihmuar nga nje peme e vjeter ne afersi te ujit. Te tjere thone se ishin shtate cifte te cilet u fshehen ne nje shpelle deri sa permbytja mbaroi dhe u ul niveli i ujrave. Ata me pas ripopulluan token dhe u adhuruan si perendi ne vendet e tyre...
Dielli i Dyte, Ehecoatl: kohezgjatja 4010 vjet. Ata qe jetuan ne kete periudhe u ushqyen me frutin e eger te njohur si acotzintli. Ky Diell u shkaterrua nga Ehecoatl (Gjarperi i Eres) dhe njeriu u kthye ne nje majmun... Nje burre dhe nje grua, duke qendruar mbi nje shkemb, arriten te shpetonin nga shkaterrimi...
Dielli i Trete, Tleyquiyahuillo: kohezgjatja 4081 vjet. Njeriu, pasardhesi i ciftit qe shpetoi ne Diellin e Dyte ushqehej me nje frut te quajtur tzincoacoc. Ky Diell i Trete u shkaterrua nga zjarri...
Dielli i Katert, Tzontlilic: kohezgjatja 5026 vjet... njeriu vdiq nga uria mbas nje permbytje gjaku dhe zjarri...
Nje tjeter ‘dokument kulturor’ i aztekve qe i mbijetoi mizorise se pushtuesve eshte ‘Guri i Diellit’ i Axayacatl, perandori i gjashte i dinastise mbreterore. Ky monolit gjigand ishte prere nga nje bazalt solid ne vitin 1479 e.s. Peshon 24.5 ton dhe perbehet nga nje sere rrathesh te koncentruar te gdhendur dhe sejcili prej tyre permban formulime simbolike te nderlikuara. Ashtu si dhe ne codex, keto formulime e fokusojne vemendjen ne besimin qe bota ka kaluar tashme nepermjet kater epokave ose Diejve. I pari dhe me i largeti perfaqesohej nga Ocelotonatiuh, perendia jaguar: ‘Gjate ketij Dielli kane jetuar Gjigandet te cilit ishin krijuar nga perendite por qe me pas u sulmuan dhe gllaberuan nga jaguaret.’ Dielli i Dyte perfaqesohet nga koka prej gjarperi e Ehecoatl, perendia e ajrit: ‘Gjate kesaj periudhe rraca njerezore u shkaterrua nga erera te forta dhe hurrikane dhe njerezit u shnderruan ne majmune.’ Simboli i Diellit te Trete eshte nje koke e perbere nga shiu dhe zjarri qiellor: ‘Ne kete epoke cdo gje u shkaterrua nga shiu dhe zjarri qe ra prej qiellit si dhe formimi i llaves. Te gjitha shtepite u dogjen. Njerezit u shnderruan ne zogj per ti shpetuar katastrofes.’ Dielli i Katert perfaqesohet nga koka e perendeshes se ujit Chalchiuhtlicue: ‘Shkaterrimi erdhi ne formen e shiut me rrebesh dhe permbytjeve. Malet u zhduken dhe njeriu u transformua ne peshk.’
Simboli i Diellit te Peste, epoka jone aktuale, eshte fytyra e Tonatiuh, vete perendia Diell. Gjuha e tij, e pershkruar me saktesi si nje thike obsidiane, varet jashte e uritur duke sinjalizuar nevojen e tij per tu ushqyer me gjak dhe zemra njerezore. Tiparet e tij jane te rrudhura per te treguar moshen e tij te thyer dhe ai po ashtu shoqerohet nga simboli i Ollin qe perfaqeson Levizjen. Pse Dielli i Peste percaktohet si ‘Dielli i Levizjes’ ? Sepse, ‘te mocmit thone: gjate ketij dielli do kryet nje levizje e tokes dhe nga kjo levizje te gjithe ne do shfarosemi.’
Po kur do ndodhi kjo katastrofe? Sipas prifterinjve azteke, SHPEJT. Ata besojne se Dielli i Peste ka qene i vjeter dhe duke ju afruar fundit te ciklit te tij (kjo eshte arsyeja e rrudhave ne fytyren e Tonatiuh). Traditat e lashta meso-Amerikane e datojne lindjen e epokes sone ne nje periudhe te larget qe korrespondon me mijevjecarin e katert p.e.s. te Kalendarit Kristian. Metoda e llogaritjes se fundit te tij prej aztekeve tashme ishte harruar. Ne mungese te ketij informacioni kaq thelbesor u kryen sakrificat njerezore me shpresen se do ndalonin apo shtynin ne kohe katastrofat. Ne fakt azteket e konsideronin veten e tyre si njerez te zgjedhur; ata ishin te bindur se ishin caktuar me nje mision te shenjte per te zhvilluar lufra dhe ofruar gjakun e roberve per te ushqyer Tonatiuh duke ruajtur keshtu jeten e Diellit te Peste.
Stuart Fiedel, nje autoritet ne prehistorine e Amerikes, e permblodhi te gjithe kete dokumentin ne keto fjale: ‘Azteket besonin se per te ndaluar shkaterrimin e universit, i cili kishte ndodhur kater here te tjera ne te kaluaren, perendite duhen furnizuar me nje diet te perhershme prej zemrave dhe gjakut njerezor.’ I njejti besim me disa ndryshime spikatese gjehet ne te gjitha civilizimet e Amerikes Qendrore. Ashtu si dhe Azteket, disa nga njerezit e hershem kishin llogaritur me saktesi se kur do ndodhi levizja e madhe e tokes dhe qe shkaktoje fundin e Diellit te Peste.
PRURESIT E DRITES
Nga epoka e Olmeceve skemi asnje dokument pervec skulpturave te erreta dhe kercenuese. Por Majat, ne menyre te justifikueshme te konsideruar si civilizimi me madheshtor qe ka ekzituar ndonjehere ne Boten e Re, kane lene nje numer te madh e me vlere dokumentash kalendarike. I shprehur ne terma te nje sistemi datimi modern, keto simbole enigmatike mbartin nje mesazh kurioz: Dielli i Peste duket se do perfundoje ne 23 Dhjetor, 2012.
Ne klimen intelektuale rracionale te fundit te shekullit 20-te eshte aspak e modes te marresh seriozisht profeci per fundin e botes. Konsensusi i pergjithshem eshte qe ato jane produkte te mendjeve supersticioze dhe qe mund te injorohen me lehtesi. Sidoqofte ndersa udhetoja perreth Meksikes, here pas here bezdisesha nga nje ngacmim intuitiv qe zerat e urtesise se lashte ne fund te fundit meritojne te pakten te degjohen. Dua te them qe le te mendojme per nje moment qe keto nuk jane zerat e cmendur te disa supersticiozeve te eger sic mendojme ne se ishin. Le te supozojme se ata dinin dicka qe ne se dime? Dhe ne vecanti, le te supozojme data e projektuar e tyre per fundin e Diellit te Peste del te jete e sakte? Me pak fjale le te supozojme se disa katastrofa gjeologjike jane duke u shfaqur ne thellesi te tokes sic parashikuan njerezit e urte te Majave?
Ne Peru dhe Bolivi me rane ne sy dhe terhoqen vemendjen llogaritjet obsesive te kohes te kryera nga Inkasit dhe paraardhesit e tyre. Tani, ne Meksike zbulova qe Majat, te cilet besonin se kishin arritur te gjenin daten e fundit te botes, kane qene te poseduar nga i njejti impuls. Ne te vertete per keta njerez cdo gje ishte e permbledhur tek numrat, kalimi i viteve dhe manifestimi i ngjarjeve. Besimi ka qene qe nese numrat te cilet ndodhen midis manifestimeve mund te kuptohen drejte atehere eshte e mundur qe te parashikohen me sukses momentet e vete ngjarjeve. U ndjeva aspak i gatshem qe te injoroja implikimin e dukshem te shkaterrimeve te meparshme te njerezimit, te pershkruara me kaq gjalleri ne traditat e Amerikes Qendrore. Se bashku me gjigandet dhe permbytjet, keto tradita ishin cuditerisht shume te ngjashme me te tjerat, shume larg zones se Andeve.
Nderkohe isha mese i vendosur qe te ndiqja nje tjeter linje hetimi, te lidhur ngushte me kontekstin e materialit te mesiperm. Interesimi per perendine lekurbardhe dhe me mjeker te quajtur Kecalkoatli (Per efekt te origjinalit do ja le emrin Quetzalcoatl –Darius) i cili besohej se ka lundruar per ne Meksike nga pertej detrave ne nje kohe shume te larget. Quetzalcoatl i eshte dhene merita e shpikjes se matematikes se avancuar dhe formulave kalendarike te cilat u perdoren me pas nga Majat per te llogaritur diten e fundit te botes. Ai po ashtu kishte nje ngjashmeri te madhe me Viracochan, perendine fytyrzbehte te Andeve i cili erdhi ne Tiahuanaco ‘ne kohen e erresires’ duke sjelle dhuraten e drites dhe civilizimit.
Krijoni Kontakt