PJESA VIII
KONKLUZIONI
KU ESHTE TRUPI?
KAPITULLI I PESEDHJETE
JO NJE GJILPERE NE KASHTE
Vetem pak muaj mbasi isha perfshire ne kete hetim, asistenti im me dergoi nje leter prej pesembedhjet faqesh duke me shpjeguar pse ai kishte vendosur te jepte doreheqjen. Ne ate kohe nuk kisha filluar ende te bashkoja pjeset e mozaikut dhe po punoja me shume me hipoteza sesa me evidenca te forta. Isha pushtuar teresisht nga misteret, anomalite, anakronizmat dhe mozaiket dhe doja te mesoja per ato sa me shume qe te mundesha. Nderkohe asistenti im ishte perqendruar ne vezhgimin ne proceset e gjata dhe te ngadaleshme ne te cilat kishin dale ne drite disa nga civilizimet e njohura te historise globale. Sipas opinionit te tij perpara se nje civilizim qe evoluoje, i duhet te permbushi disa kushte domethenese ekonomike, klimaterike, topografike dhe gjeologjike:
Pra nese deri ne kete pike jeni duke kerkuar per nje civilizim te pazbuluar nga krijues madheshtore te cilet ja dolen mbane me forcat e tyre, te ndare nga ata civilizime te cilet ne tashme i njohim, atehere nuk jeni duke kerkuar aspak nje gjilpere ne kashte. Jeni duke kerkuar per dicka te ngjashme me nje qytet ne nje humbetire. Ajo qe jeni duke kerkuar eshte nje zone e gjere e cila zinte nje hapesire te pakten prej disa mijera miljesh perreth. Kjo hapesire eshte po aq e madhe sa Gjiri i Meksikes, ose dyfishi i madhesise se Madagaskarit. Duhet te kete patur vargmale te medha, sisteme madheshtore lumenjsh dhe nje klime mesdhetare deri ne nen-tropikale e cila zbuteshe nga lartesia gjeografike e saj prej efekteve te kunderta te ftohjes klimaterike afat shkurter. Do te kishte patur nevoje per kete klime relativisht te pandnryshueshme per te pakten dhjete mije vjet... Me pas nje popullate prej disa qindra mijera njerezish te sofistikuar te cilet na duhet te besojme se u zhduken sebashku me atdheun e tyre duke lene nga pas gjurme te pakta fizike, vetem me disa individe te mbijetuar te cilet ishin mjaftueshem mendjemprehte per te pare fundin qe po vinte, mjaftueshem te pasur dhe ne vendin e duhur, me mjetet e nevojshme qe kishin nevoje per ti mundesuar ikjes se kataklizmes.
Pra mbeta pa nje studiues asistent. Teoria ime ishte apriori e pamundur. Nuk mund te kete patur nje civilizim te avancuar qe ka humbur pasi nje terren kaq i madh qe te mundesonte nje civilizim te tille eshte shume i madh per te humbur pa lene gjurme.
PAMUNDESITE GJEOFIZIKE
Problemi ishte me te vertete serioz dhe me turbullonte mendjen gjithe kohes gjate udhetimeve dhe kerkimeve te mija. Dhe ne fakt ka qene i njejti problem qe ka shkaktuar mungesen e marrjes seriozisht te Atlantides se Platonit. Sic thote dhe njeri nga kritiket e kontinentit te humbur:
Nuk ka pasur asnjehere nje toke ure ne Atlantik qe nga ardhja e njeriut ne kete bote; nuk ka masive tokesore te mbytura ne Atlantik: Oqeani Atlantik duhet te kete ekzistuar ne formen e tij aktuale per te pakten nje milion vjet. Faktikisht eshte nje pamundesi gjeofizike qe te kete ekzistuar nje Atlantide e dimensioneve te Platonit ne Atlantik...
Prej kohesh e kisha mesuar se ky ze i sigurt dhe i paepur ishte teresisht i justifikuar. Oqeanografet moderne kane matur dhe studiuar me detaje shtratin e Oqeanit Atlantik dhe padyshim qe nuk ndodhet asnje kontinent i humbur aty. Por nese evidencat qe po mblidhja flisnin per gjurme te nje civilizimi te zhdukur atehere nje kontinent i zhdukur duhet te ekzistonte ne ndonje vend. Po ku? Per nje fare kohe perdora disa hipoteza te tjera qe me pershtateshin, pra qe mund te ndodhej ne ndonje tjeter oqean. Paqesori eshte shume i madh ndersa ai Indian duket me premtues pasi ndodhej me afer Zhvillimit Fertil te Lindjes se Mesme nga ku kane dale krejt papritur disa prej civilizimeve me te hershme rreth 3000 p.e.s. Kisha planifikuar te ndiqja zerat qe flisnin per piramida te lashta ne Ishujt Maldive dhe pergjate brigjeve te Somalise ne Afriken Lindore per te pare se mos gjeja ndonje gjurme te nje parajse te humbur te lashtesise. Madje me shkonte nder mend te kryeja nje udhetim edhe ne Seychelles.
Por problemi perseri ishte oqeanografet. Shtrati i Oqeanit Indian po ashtu ishte studiuar dhe kontrolluar me kujdes, si rrjedhoje nuk kishte nxjerre asnje kontinent te humbur. E njejta gje me te gjitha detrat dhe oqeanet e tjere. Dukej se asnje vend nen uje mund te fshehe ndonje terren aq te madh sa te mundesonte krijimin dhe zhvillimin e nje civilizimi te larte dhe qe me pas te jete zhdukur. Por ndersa kerkimet e mija vazhdonin, evidencat nuk pushonin se ushqyeri faktin qe pikerisht nje civilizim i tille ka ekzistuar. Fillova te mendoj se ky civilizim duhet te kete qene nje civilizim bregdetar: nje komb lundruesish. Ne ndihme te kesaj hipoteze, perpos anomalive te tjera, ishin hartat e mrekullueshme te vjetra te botes, ‘Anijet e Piramides’ te Egjyptit, gjurmet e njohurise se avancuar astronomike ne sistemin e pabesueshem kalendarik te Majave si dhe legjendat mbi perendite lundertare si Quetzalcoatl dhe Viracocha.
Atehere nje komb lundruesish. Por edhe nje komb ndertuesish: ndertuesit e Tiahuanaco, ndertuesit e Teotihuacan, ndertuesit e piramidave, ndertuesit e Sfinksit, ndertues te cilet mund te ngrinin dhe vendosnin ne pozicion blloqe guri gelqeror prej 200 ton me nje lehtesi te dukshme, ndertues te cilet mund te rradhisnin monumente gjigande ne pikat kardinale me nje saktesi te jashtezakonshme. Kushdo ishin ata, keta ndertues dukej se kishin lene gjurmet e tyre karakteristike te gishtave ne te gjithe boten, ne formen e gureve poligonal ciklopike, plane urbanistike qe perfshinin rradhitje astronomike, mozaike matematikore e gjeodezik si dhe mite mbi zota ne forme njeriu. Por nje civilizim i avancuar aq sa te kryente vepra te tilla – i pasur, i organizuar dhe i pjekur mese miri aq sa ishte ne gjendje te eksploronte dhe hidhte ne harte gjithe boten nga poli ne pol, nje civilizim aq i zgjuar sa te llogariste dimensionet e tokes – thjesht nuk mund te kishte evoluar ne nje zone cfaredo apo te paperfillshme. Atdheu i tij, sic e vinte ne dukje me te drejte asistenti im, duhet te kete qene i bekuar me vargmale te larte, sisteme ujore madheshtore dhe nje klime te pershtatshme si dhe me shume favorizime te tjera te ambjentit te cilat jane te domosdoshme per zhvillimin dhe avancimin e nje ekonomie te begate: toka te mira per agrokulture, burime minerale, pyje, e keshtu me rradhe. Por ku mund te ndodhet nje mase e tille tokesore nese nuk gjehet nen ujrat e oqeaneve te botes?
ENGJEJT E BIBLIOTEKES
Ku mund te kete qene i lokalizuar dhe kur mund te jete zhdukur? Dhe nese eshte zhdukuar (pasi nuk ka si te shpjegohet ndryshe) atehere si, pse dhe ne cfare rrethanash ka ndodhur? Seriozisht, si mund te humbasi nje kontinent? Llogjika te shtyn te mendosh se pergjigja duhet te gjendet ne kataklizmat e ndonje lloji, nje fatkeqesi planetare e afte qe te fshinte pothuajse te gjitha gjurmet fizike te nje civilizimi te madh. Por nese eshte keshtu atehere pse nuk kishte dokumentime te nje kataklizme te tille? Apo mbase ka patur.
Ndersa kerkimet e mija perparonin, studioja shume nga mitet e medha mbi permbytjen, zjarrin, termetet dhe akullin te kaluara brez pas brezi ne gjithe boten. Ne Pjesen e IV pame se ishte shume e veshtire ti rrezistoje konkluzionit qe mitet pershkruanin ngjarje te verteta gjeologjike dhe klimaterike, shume e mundeshme qe pershkruanin efekte te ndryshme lokale te te njejtave ngjarje ne te gjitha rastet. Gjate historise se shkurter te pranises e njerezimit ne kete planet kam zbuluar vetem nje katastrofe te permasave te tilla qe perputhet me kete hipoteze: shkrirjen dramatike dhe vdekjeprurese te Epokes se fundit te Akullnajave qe ka ndodhur midis 15.000 vjet dhe 8000 vjet p.e.s. Per me shume sic ishte edhe me e qarte ne rastin e relikeve artiketonike ne Teotihuacan dhe ne piramidat e Egjyptit, shume nga mitet qe lidhen duket se jane dizajnuar per te sherbyer si mjete udhetuese te nje informacioni shkencor te koduar, serisht nje tregues i asaj qe po filloja ta konsideroja si ‘gjurme te gishtave te perendive’ (‘gjurme te nje civilizimi te zhdukur’).
Por ajo per te cilin isha bere shume i ndjeshem ndonese nuk i kisha kuptuar mire ne ate kohe gjithperfshirjen, ishte mundesia qe mund te ekzistonte nje lidhje shume e forte midis kaosin rrenues te Epokes se Akullnajave dhe zhdukjes se nje civilizimi arkaik gje qe u be subjekti i legjendes per mijevjecare. Ishte saktesisht ky momenti kur me erdhi ne ndihme biblioteka e engjejve...
Krijoni Kontakt