Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 130
  1. #101
    KAPITULLI I DYZET E PESTE






    VEPRAT E NJEREZVE DHE TE PERENDIVE







    Midis morise se tempujve te rrenuar te Egjyptit te Lashte eshte njeri qe spikat per vecantine e tij, jo vetem per gjendjen e mrekullueshme te ruajtjes (e cila perfshin nje cati te tere te pademtuar) por per cilesine elegante te shume hektareve me relieve te bukura qe dekorojne muret e larta. E gjendur ne Abydos, tete milje ne perendim te rrjedhes aktuale te Nilit, ky eshte Tempulli i Seti I, nje monark i shume te ndritures Dinasi e Nentembedhjete, i cili sundoi nga viti 1306-1290 p.e.s.
    Seti se pari njihet si babai i nje biri te famshem: Ramesses II (1290-1224 p.e.s.), faraoni i Eksodit biblik. Pra me te drejte ai ka qene nje figure e madhe historike qe kreu fushata te shumta ushtarake jashte kufijve te Egjyptit, njeriu qe ishte pergjegjes per ndertimin e disa ndertesave elegante dhe qe me kujdes dhe me ndergjegje restauroi dhe riparoi shume te tjera te vjetra. Tempulli i tij ne Abydos i cili ne menyre evokuese njihej si ‘Shtepia e Miliona Viteve’, i ishte dedikuar Osiris, ‘Lordi i Perjetesise’ te cilit ne Tekstet e Piramides i thuhej:

    Ju iket por ju do ktheheni, ju fjetet por ju do zgjoheni, ju vdiqet por ju do jetoni... Kushtojani vetvehten rrjedhes se ujit, udhetimin ne rrjedhen e siperme... udheto per Abydos ne formen tende te shpirtit te cilen perendite urdheruan qe te ishte pjesa jote.






    KURORA E ATEF





    Ishte ora tete e mengjesit, ende fresket ne kete lartesi gjeografike, kur hyra nen vezullimin e zbehte te Tempullit te Seti I. Seksione te mureve te tij ishin te ndricuara deri poshte nga nje llamba me voltazh te ulet: pervec tyre ndricimi i vetem ishte ai qe arkitektet e faraonit kishin planifikuar: disa rreze dielli te cilat pershkonin carjet neper muret e jashteme si rreze te nje vezullimi hyjnor. Duke u endur nen perden e dendur te pluhurit qe behej me i dukshem nen keto rreze dielli dhe duke hyre ne mes te ajrit te dendur e te ndenjur midis kollonave te medha qe mbanin catine e Hollit Hypostyle ishte e lehte te imagjinoje se forma-shpirt e Osiris mund te vazhdonte te ishte ende e pranishme. Dhe ne fakt kjo gje ishte me shume se nje imagjinate pasi Osiris ishte fizikisht pranishem ne morine mahnitese te relieveve qe zbukuronin muret – relieve te cilat paraqisnin mbretin-civilizues te njehere e nje kohe ne rrolin e tij si perendia e te vdekurve, ne bashkefron me Isis, motra e tij e bukur dhe misterioze.

    Ne keto skena Osiris vishte nje sere kurorash te ndryshme dhe te larmishme te cilat i studiova nga afer ndersa ecja nga relievi ne reliev. Kurora te ngjashme ne shume pikepamje kane qene pjese e rendesisshme e garderobes te te gjithe faraoneve te Egjyptit te Lashte, kjo me e pakta dilte nga vete studimi i relieveve. Por cuditerisht gjate gjithe viteve te germimeve arkeologet nuk kane gjetur asnje monster te vetme te nje kurore mbreterore apo ndonje pjese sado te vogel te ndonjeres e jo me te permendim ndonje speciment te veshjes se kokes e cila lidhet me perendite te Epokes se Pare.

    E nje interesi te vecante ishte Kurora e Atef. Duke permbajtur uraeus, simbolin e gjarperit mbreteror ( qe ne Meksike perfaqesohej nga nje gjarper me zile ndersa ne Egjypt nga nje kober me koken e gjere karakteristike dhe ne pozicion sulmi), pjesa kryesore e ketij koncepti te cuditshem njihej si nje shembull i hedjet, helmeta e bardhe luftarake ne forme konike e Egjyptit te Siperm (serisht e njohur vetem prej relieveve). E spostuar mbrapa ne te dyja anet e kesaj pjese kryesore ishin ato qe mund te thuhej se dukeshin si dy gjethe te holla prej metali ndersa perballe ishte e bashkangjitur nje pajisje e perbere nga dy tehe te valezuar te cilat studiuesit i perkufizojne si nje pale brire dashi. Ne disa nga relievet e Tempullit te Seti I Osiris pershkruhej i veshur me Kuroren e Atef e cila dukej se ishte dy kembe e gjate. Sipas Librit te te Vdekureve te Egjyptit te Lashte ajo i ishte dhene atij nga Ra: ‘Por ne diten e pare fare qe ai e vuri ne koke, Osiris kishte shume dhimbje dhe kur Ra u kthye ne mbremje e gjeti Osiris me koken e enjtur dhe te infektuar nga nxehtesia e Kurores se Atef. Me tej Ra u kujdes ti clironte hemoragjine dhe qelbin nga koka.

    E gjitha kjo tregohej si nje gje normale por – nese e mendon me hollesi – cfare lloj kurore ishte ajo qe clironte nxehtesi dhe shkaktonte hemorragji ne lekure dhe dhimbje te forta?







    SHTATE SHEKUJ ME MBRETER





    Vazhdova te ecja edhe me tej ne erresiren e thelle duke e gjetur rrugen per tek Galeria e Mbreterve. Ajo ndodhej ne fundin lindor te brendesise se Hollit Hypostyle, rreth 200 kembe nga hyrja e tempullit. Te kaloje permes galerise ishte sikur te kaloje permes vete kohes. Ne murin ne te majten time ishte nje list me 120 perendi te Egjyptit te Lashte, sebashku me emrat e faltoreve te tyre kryesore. Ne te djathte time, duke perfshire nje siperfaqe mbase rreth dhjete kembe me gjashte kembe, ndodheshin emrat e 76 faraoneve te cilet kishin paraprire Seti I ne fron; cdo emer ishte gdhendur me hieroglife brenda nje boshti vezak. Kjo tabele njihej si ‘Lista e Mbreterve e Abydos’. Duke rrezelluar nje ngjyre floriri te shkrire ajo ishte dizajnuar qe te lexohej nga e majta ne te djathte dhe ndahej ne pese rregjistra vertikale e tre horizontale. Ajo perfshinte nje periudhe te madhe kohore prej pothuajse 1700 vjetesh, duke filluar rreth vitit 3000 p.e.s. me mbreterimin e Menes, mbreti i pare i Dinastise se Pare dhe duke perfunduar me Seti dhe mbreterimin e tij rreth vitit 1300 p.e.s. Ne te majten ekstreme qendronin dy figura te gdhendura me shije ne nje reliev te larte: Seti dhe djali i tij i vogel, i ardhshmi Ramesses II.





    HYPOGEUM




    Duke i perkitur te njejtes kategori dokumentash historike si dhe Papirusi i Torinos apo Guri i Palermos, lista fliste me elokuence per nje vazhdimesi tradite. Nje pjese e pandare e tradites ishte besimi ose kujtesa e nje Epoke te Pare, shume shume kohe me pare, kur zotat sundonin Egjyptin. Kryesori nder keta zota ishte Osiris dhe si rezultat ishte e arsyeshme qe Galeria e Mbreterve te mundesonte kalimin ne nje korridor te dyte qe te conte ne pjesen e mbrapme te tempullit ku ndodhej nje ndertese e mrekullueshme – njera qe ishte e asociuar me Osiris qe nga fillimi i historise se shkruar ne Egjypt dhe e pershkruar nga gjeografi grek Straboni (i cili vizitoi Abydos ne shekullin e pare p.e.s.) si nje strukture mahnitese e ndertuar nga gur solid... [duke permbajtur] nje burim i cili gjendej ne thellesi te medha ne menyre qe dikush te zbriste poshte ne galerite e fshehta te brea nga monolite te nje madhesie dhe mjeshtrie te pabesueshme. Aty ndodhet nje kanal qe te ne vend dhe qe vjen nga lumi i madh...’

    Disa qindra vjet mbas vizites se Strabos, kur feja e Egjyptit te Lashte ishte zevendesuar nga kulti i ri i Krishterimit, lluca e lumit dhe rera e shkretetires filloi te hynte ne Osirieon duke e mbushur ate kembe mbas kembe, shekull mbas shekulli deri sa muret e larta anesore dhe qemeret madheshtore u varrosen dhe u harruan. Dhe te tilla mbeten, larg syrit dhe mendjes se njeriut, deri ne fillim te shekullit te njezet kur arkeologet Flinders Petrie dhe Margaret Murray filluan germimet. Ne sesionin e tyre te germimeve ne vitin 1903 ata zbuluan pjese te hollit dhe kalimeve te cilat dergjeshin ne shkretetire rreth 200 kembe ne jug-perendim te Tempullit te Seti I dhe e ndertuar sipas stilit arkitektonik te njohur te Dinastise se Nentembedhjete. Po ashtu te mbeshtjelle nga keto rrenoja dhe fundit te Tempullit ata gjeten shenja te pagabueshme qe ‘nje ndertese e madhe’ gjendej e vulosur aty. ‘Ky hypogeum’, shkruan Margaret Murray, ‘profesorit Petrie ju duk si vendi qe pershkruan Strabo, i njohur rendom si Kulla e Strabos. Kjo ishte nje hamendje pozitive e Petrie dhe Murray. Mungesa e te hollave nuk mundesoi testimin e teorive te tyre deri ne germimet e tjera ne sezonin e vitit 1912-1913. Gjate ketij sezoni, nen drejtimin e Profesor Naville i Fondit te Eksplorimit te Egjyptit u pastrua nje dhome e terthorte ne fund te te ciles, ne veri-lindje, u gjet nje hyrje masive e gurte e bere nga blloqe ciklopike graniti dhe guri ranor.

    Ne sezonin e ardhshem, 1913-1914, Naville dhe skuadra e tij u rikthyen sebashku me 600 ndihmesa nga banoret lokale dhe me vendosmeri pastruan gjithe ndertesen e nendheshme:

    Ajo qe zbuluam [shkruan Naville] eshte nje ndertese gjigande prej rreth 100 kembesh ne gjatesi dhe 60 ne gjeresi, e ndertuar me guret me masive qe mund te jene pare ndonjehere ne Egjypt. Ne te kater qoshet e mureve ndodhen hojeza, gjithsej 17, ne lartesine e trupit te njeriut dhe pa asnje zbukurim. Vete ndertesa eshte e ndare ne tre pjese ku mesi eshte me i gjere se pjeset anesore; ndarja behet e mundur nga dy kolonada prej monoliti gjigand te cilet mbajne peshen e arkitrareve te te njejtes madhesi.

    Me nje lloj befasie Naville komentoi mbi nje bllok te cilin e mati ne qoshen e nderteses, nje bllok prej me shume se 25 kembe te gjate. Po aq befasues ishte dhe fakti qe hojezat e germuara ne muret rrethuese nuk kishin dysheme por, sic doli me pas nga germimet e metjeshme, ato ishin te mbushura me dhe, rere dhe lageshti:

    Hojezat lidhen nga nje si parvaz i ngushte tre kembe ne gjeresi; po ashtu ka nje parvaz dhe ne krahun e kundert te dhomes po jo dysheme dhe gjate germimeve ne nje thellesi prej 12 kembesh hasem uje. Edhe poshte kalimit kryesor nuk ka dysheme dhe kur perballe tij ka patur uje, eshte e mundur qe hojezat te jene arritur nepermjet varkave te vogla.


  2. #102
    NDERTIMET E GURTA ME TE LASHTAT NE EGJYPT





    Uje, uje kudo – kjo dukej te ishte tema e Osireionit qe ndodhet ne fund te nje krateri shume te madh, i germuar nga Naville dhe njerezit e tij ne vitin 1914. Ai ndodhej rreth 50 kembe poshte nivelit te dyshemese ne Tempullin e Seti I, pothuajse i rrafshuar nga ujrat nentokesore dhe behej e mundur te hyje nepermjet nje shkalle moderne e cila harkohej perposhte drejt jug-lindjes. Ndersa zbrisja kete shkalle kalova nen arkitraun kaba te gurte e korridorit madheshtor qe Naville (dhe Straboni) e kishin pershkruar dhe pershkuar nepermjet nje ureze te vogel te drunjte – edhe kjo moderne – e cila me shpuri perpara nje bazamenti te madh prej guri ranor.

    Me permasa prej 80 kembe ne gjatesi dhe 40 ne gjeresi, ky bazament ishte i perbere nga rrasa gjigande guri dhe ishte i rrethuar i gjithi nga uji. Dy pellgje, njeri drejtkendor dhe tjetri katror ishin germuar ne bazament pergjate qendres se boshtit te tij te gjate dhe ne cdo krah shkalla te conte ne nje thellesi prej 12 kembesh poshte nivelit te ujit. Bazamenti po ashtu mbeshteste dy kollona masive qe Naville permendte ne raportin e tij, sejcila e perbere nga pese masive ne ngjyre te kuqe prej moniliti graniti, rreth tete kembe katrore dhe 12 kembe e larte me nje peshe mesatare prej rreth 100 ton. Majat e ketyre kollonave gjigande priteshin nga dy trare horizontale prej graniti dhe kishte evidenca qe e gjithe ndertesa dikur kishte patur nje cati me nje sere shtyllash te medha monoliti.





    Per te kuptuar me mire strukturen e Osireionit e pashe te arsyeshme qe te krijoja nje pamje nga siper ne menyre qe ta shikoja te plote. Kjo u mundesua nga mungesa e catise e cila e beri me te lehte perfytyrimin planimetrik te te gjithe nderteses. Po ashtu nje ndihme ishte dhe fakti qe uji tashme kishte mbushur cdo grope te nderteses, hojez dhe kanale ne nje thellesi prej disa inc poshte vijes se bazamentit qendror sic ishte hartuar mesa duket nga projektuesit.

    Duke pare poshte menjehere u be e qarte se bazamenti formonte nje ishull drejtkendor, i rrethuar nga te katra anet nga nje hendek rreth 10 kembe i gjere i mbushur me uje. Hendeku mbahej nga nje mr drejtkendor permbylles jo me shume se 20 kembe i gjere, i bere nga blloqe shume te medhaja guri ranor te vendosur ne formen e nje mozaiku jigsaw. Ne trashesine e madhe te ketij muri ishin krijuar hojezat e permendura ne raportin e Naville. Gjashte ndodheshin ne lindje, gjashte ne perendim, dy ne jug dhe tre ne veri. Ne qender te tre ketyre hojezave veriore gjendej nje dhome e gjate me cati te perbere nga guri gelqeror. Nje dhome e ngjashme po ashtu prej guri gelqeror por tashme jo me nje cati te plote, gjendej menjehere mbas te pares ne jug te korridorit te madh. Se fundi, e gjithe struktura permbyllej nga nje mur i jashtem prej guri gelqeror duke kompletuar nje sekuence drejtkendeshash te nderthurur brenda njeri tjetrit.

    Nje tjeter vecori e dukshme dhe e pazakonte e Osireionit ishte ajo qe vete linjezimi nuk ishte as minimalisht brenda pikave kardinale. Ashtu si dhe Rruga e te Vdekurve ne Teotihuacan ne Meksike, ajo orientohej nga lindja ne veri. Duke qene se Egjypti i Lashte ka patur nje civilizim i afte te realizonte nje rradhitje precize ne ndertimet e tij, mua me dukej e pamundur qe ky orientim ne dukje i gabuar ishte thjesht nje aksident. Per me shume, ndonese 50 kembe me siper, Tempulli i Seti I orientohej saktesisht pergjate te njejtit bosht – e perseri aspak ne menyre aksidentale. Shtrohej pyetje: kush ishte ndertesa me e vjeter? A ishte paracaktuar boshti i Osireionit nga boshti i Tempullit apo e anasjellta? Sic doli me pas, kjo ishte njera nga pikat ku ishte debatuar shume me pare dhe qe tashme eshte harruar. Ne nje debat i cili ka shume te beje me rrethinat e Sfinksit dhe Tempullit te Lugines ne Giza, arkeologet fillimisht kane diskutuar se Osireioni ka qene nje ndertese e nje vjetersie shume te madhe, nje kendveshtrim i paraqitur nga Profesor Naville ne London Times te dates 17 Mars 1914:

    Ky monument ngre disa pyetje te rendesishme. Ne lidhje me datimin e tij, ngjashmeria e madhe me Tempullin e Sfinksit [sic njihej ne ate kohe Tempulli i Lugines] tregon se i perkasin te njejtes epoke kur ndertesat beheshin me gure gjigande dhe pa asnje ornament. Kjo eshte nje karakteristike e arkitektures me te vjeter ne Egjypt. Madje duhet te them se mund ta quajme kete ndertese si ndertimin e gurte me te vjeter ne Egjypt.





    Duke e pershkruar veten si te mrekulluar nga ‘madheshtia dhe thjeshtesia mbreselenese’ e hollit qendror te monumentit, me monolitet e bukura prej graniti dhe nga ‘fuqia e atyre te lashteve te cilet ja dolen mbane te levizinin nga distanca te gjata blloqe te tille gjigande’, Naville beri nje sugjerim ne lidhje me funksionin e Osireionit ne fillimet e tij: ‘Mesa duket ky ndertim gjigand ka qene nje rezervuar ku uji grumbullohej gjate fryrjes se Nilit... Eshte interesante se ajo qe ne mund te konsiderojme si fillmi ne arkitekture nuk eshte as nje tempull dhe as nje varr por nje rezervuar gjigand uji...’
    Dhe ne fakt kjo eshte shume interesante dhe e vlefshme per tu studiuar me tej gje qe Neville kishte shpresa ta bente ne stinen qe vijonte. Fatkeqesisht, Lufta e Pare Boterore u be pengese dhe asnje ekspedite arkeologjike nuk mund zhvillohej ne Egjypt per disa vjet. Si rezultat u desh te pritej viti 1925 kur Fondi i Eksplorimit te Egjypt ishte ne gjendje te dergonte nje tjeter mision i cili nuk drejtohej nga Naville por nga nje egjyptolog ne moshe te re i quajtur Henry Frankfort.

  3. #103
    Meqe shkrimi i mesiperm flet per Osireonin po postoj nje foto qe nuk bene pjese ne liber dhe qe eshte realizuar nga John Anthony West ne tempull.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  4. #104
    FAKTET E FRANKFORT






    Mbasi fitoi prestigj dhe influence si profesor i Antikitetit Pre-klasik ne Universitetin e Londres, Frankfort kreu disa sesione rradhas ne ripastrimin dhe thellimin e germimeve te Osireonit nga viti 1925 deri ne vitin 1930. Gjate ketij procesi ai beri disa zbulime te cilat sipas bindjes se tij ‘vulosen daten e nderteses’:

    1. Nje kllape prej graniti e pozicionuar ne maje te krahut jugor te hyrjes kryesore per ne hallin qendror e cila ishte e mbishkruajtur me figuren e Seti I.

    2. Nje kllape e ngjashme e pozicionuar nre brendesi te murit lindor te hollit qendror.

    3. Skena astronomike dhe mbishkrime nga Seti I te gdhendura ne reliev ne tavanin e dhomes se ndermjetme veriore.

    4. Mbetjet e nje skene te ngjashme ne dhomen e ndermjetme jugore.

    5. Nje ostracon (cope e nje vazoje te thyer) e gjetur ne hyrjen e kalimit qe mbante mbishkrimin ‘Seti eshte ne sherbim te Osiris’.

    Lexuesit duhet ti kujtohet sjelljen jo te zakonte e cila coi ne nje ndryshim dramatik te opinionit shkencor mbi vjetersine e Sfinksit dhe te Tempullit te Lugines (per shkak te zbulimit te disa statujave dhe nje mbishkrimi qe dukej se tregonte nje lloj lidhje me Khafre). Gjetjet e Frankfort ne Abydos shkaktuan nje ndryshim te ngjashem opinioni mbi lashtesine e Osireonit. Ne vitin 1914 ajo ishte ‘ndertesa e gurte me e lashta ne Egjypt’. Brenda vitit 1933 ajo ishte spostuar perpara ne kohe ne mbreterine e Seti I – rreth vitit 1300 p.e.s. – monumenti mortuor te cilit tashme besohet se i perket. Brenda nje dekade tekstet standarte te Egjyptologjise filluan te shtypeshin duke ja atribuar Seti I sikur ky te ishte nje fakt, i verifikuar nga eskperienca apo observimi. Por nuk eshte aspak nje fakt, eshte thjesht nje interpretim i Frankfort mbi evidencat qe ai kishte zbuluar.

    Faktet e vetme jane qe disa nga mbishkrimet dhe dekorimet e lena nga Seti shfaqen ne nje strukture komplet anonime. Nje shpjegim i mundshem eshte se struktura duhet te jete ndertuar nga Seti, sic propozoi dhe Frankfort. Mundesia tjeter eshte qe dekorimet e pakta dhe te pamjaftueshme, statujat dhe mbishkrimet e gjetura nga Frankfort mund te jene vendosur ne Osireon si pjese e nje rinovimi dhe riparimi te kryer ne kohen e Seti (duke supozuar qe struktura, sipas Neville, duhet te kete qene qe ne ate kohe shume e lashte). Por kush jane meritat e ketyre teorive reciprokisht kontradiktore te cilat e identifikojne Osireonin si (a) ndertesen me te vjeter ne Egjypt dhe (b) nje strukture relativisht te vjeter te Mbreterise se Re?

    Teoria (b) – qe eshte mortuari i Seti I – eshte i vetmi atribut qe pranohet nga egjyptologet. Me nje shikim nga afer sidoqofte ky konkluzion mbetet i bazuar ne evidencat rrethanore te mbishkrimeve dhe gdhendjeve te cilat nuk provojne asgje. Dhe ne fakt nje pjese e kesaj evidence bie ne kontradikte me ceshtjen e Frankforte. Ostraconi qe mban shprehjen ‘Seti eshte ne sherbim te Osiris’ duket me shume si nje fraze qe i kushtohet restauruesit i cili ka rinovuar dhe mbase ka shtuar gjera ne nje strukture te lashte te identifikuar me zotin e Epokes se pare Osiris sesa puna e nje ndertuesi origjinal. Po ashtu ka dhe nje detaj tjeter qe shpesh nuk eshte vene re. ‘Dhomat pershkuese’ jugore dhe veriore te cilat permbajne dekorimet dhe mbishkrimet e detajuara te Seti I shtrihen jashte murit permbylles prej 20 kembe te trashe i cili percakton me madheshti qendren gjigande dhe te padekoruar te nderteses megalitike. Kjo me te drejte, ne mendjen e Neville kishte ngritur pyetjen (ndonese Frankforte zgjodhi ta injoronte) se dy dhomat ne fjale nuk ishin ‘bashkekohore me pjesen tjeter te nderteses’ por ishin shtuar shume kohe me pas gjate mbreterimit te Seti I, ‘ka mundesi kur ai ndertoi tempullin e tij’.

    Per ti rene shkurt, pra cdo gje ne lidhje me teorine (b) eshte e bazuar ne nje menyre ose tjetren mbi intepretimin jo te pagabueshem te Frankforte te disa pjeseve te ndryshme te evidencave te nderfutura.

    Teoria (a) – qe qendra e nderteses se Osiris ka qene ndertuar mijera vjet perpara kohes se Seti – mbeshtetet ne natyren e vete arkitektures. Sic observoi Naville, ngjashmeria e Osirionit me Tempullin e Lugines ne Giza ‘tregonte te ishte e te njejtes epoke kur ndertimet beheshin me blloqe masive guri’. Gjithashtu, deri ne fund te jetes se saj, Margaret Murray ishte e bindur qe Osireoni nuk ishte aspak nje monument mortual ( te pakten jo i Seti). Ajo ka thene:

    Eshte krijuar per te celebruar misteret e Osiris dhe deri me sot eshte i vecante ne seren e ndertesave te mbijetuara ne Egjypt. Eshte shume e hershme pasi blloqet masive me te cilen eshte ndertuar jane padyshim te stilit te Mbreterise se Vjeter; thjeshtesia e nderteses aktuale po ashtu tregon se ajo i perket nje date me te hershme. Dekorimet u shtuan nga Seti I i cili ne kete menyre pretendoi se ishte ndertesa e tij por duke pare sesa shpesh Faraonet ‘rrembenin’ punen e paraardhesve te tyre duke vendosur emrat e tyre ne to, ky fakt nuk ngre aspak peshe. Eshte stili i ndertimit, lloji i gureve, perpunimi i tyre dhe jo emri i nje mbreti ai qe daton nje ndertim ne Egjypt.

    Kjo ishte nje keshille ndaj te ciles Frankfort duhet t’i kishte kushtuar me shume vemendje ndersa kundronte me adhurim ‘mortuarin’ e tij duke u shprehur, ‘Duhet pranuar se nuk ka asnje ndertese te ngjashme te njohur te Dinastise se Nentembedhjete.’ Por ne te vertete nuk eshte thjesht nje problem i Dinastise se Nentembedhjete. Pervec Tempullit te Lugines dhe disa ndertesave te tjera ciklopike ne pllajen e Gizes, nuk njihet asnje ndertim tjeter qe ti ngjaje sadopak Osireonit, nga asnje epoke e historise se gjate te Egjyptit. Ky numer strukturash te supozuara si pjese e Mbreterise se Vjeter, te ndertuara me megalite gjigande duket se i perket nje kategorie te vecante. Ato i ngjajne njera tjetres shume me teper sec mund ti ngjajne ndertimeve te tjera te nje arkitekture te njohur dhe ne te gjitha rastet ato ngrene pikepyetje te shumta ne lidhje me identitetin e tyre.

    A nuk eshte kjo ajo qe duhet pritur nga ndertesa te ngritura prej asnjerit nga faraonet historike por qe datojne nga kohet prehistorike? A ka kuptim menyra misterioze me te cilen Sfinksi dhe Tempulli i Lugines dhe tani dhe Osireoni te jene lidhur turbullt me emra te faraoneve te vecante (Khafre dhe Seti I), pa patur as shenjen me te vogel te evidences e cila me qartesi dhe pagabueshmerisht provon qe keta faraone ndertuan strukturat ne fjale? A nuk tregon kjo pune me shume perpjekjen restauruese te cilet jane munduar te bashkangjisin veten e tyre me monumente te lashta sesa arkitektet origjinale te ketyre monumenteve – kushdo qofshin ata apo ne cfaredo epoke te kene jetuar?

  5. #105
    DUKE LUNDRUAR PERRETH DETRAVE TE RERES DHE TE KOHES





    Perpara se te largohesha nga Abydos kishte dhe nje tjeter mister te cilin doja ta sqaroja. Ndodhej i varrosur ne shkretetire rreth nje kilometer ne veri-perendim te Osireionit, ne mes te rerave te mbushura me mbeturina dhe rrenoja te varrezave te lashta. Ne mes te ketyre varrezave, shumica e te cilave datojne nga kohet e hershme dinastike dhe paradinastike, perendite cakall Anubis dhe Upuaut kishin mbreteruar tradicionalisht. Hapesit e udhes, ruajtesit e shpirtrave te te vdekurve, e dija qe ata kishin luajtur nje rrol kryesor ne misteret e Osiris dhe qe eshte inskenuar cdo vit ne Abydos – mesa duket pergjate gjithe historise se Egjyptit te Lashte.

    Me dukej se kishte nje kuptim ne menyren sesi ata vazhdonin te ruanin misteret. Perse ishte Osireioni nese nuk e konsideroje si nje mister gjigand ende te pazgjidhur qe meriton nje studim nga afer gje qe nuk e ka kryer ende askush nga studiuesit puna e te cileve eshte pikerisht te bejne kete gje? Dhe cfare tjeter ishte varrosja ne shkretetire e dymbedhjete anijeve me bash te larte nese nuk do e quanim nje mister qe bertet per zgjidhje? Dhe ishte pikerisht vendi ku ishin varrosur keto anije per te cilin po pershkoja varrezat e perendive cakall:

    The Guardian, Londer, 21 Dhjetor 1991: Nje flote 5000 vjecare anijesh mbreterore eshte gjetur e varrosur tete milje nga Nili. Arkeologet amerikane dhe egjyptiane zbuluan 12 anijet e medha te drunjta ne Abydos... Ekspertet thone se anijet – te cilat jane 50 deri ne 60 kembe te gjata – jane rreth 5000 vjecare duke i bere ato anijet mbreterore me te vjetra egjyptiane, madje anijet me te hershme te gjetura ndonjehere...Ekspertet thone se anijet, te zbuluara ne Shtator, ishin bere enkas per tu varrosur ne menyre qe shpirtrat e faraoneve te mund te transportoheshin ne to. ‘ Nuk e prisnim kurre qe te zbulonim nje flote te tille, sidomos kaq larg nga Nili,’ tha David O’Connor, kryetari i ekspedites dhe kuratori i Seksionit Egjyptian ne University Museum te Universitetit te Pennsylvania...

    Anijet ishin te varrosura nen hijen e nje muri prej qerpici gjigand qe mendohet se ka qene tempulli mortor i faraonit te Dinastise se Dyte i quajtur Khasekhemwy, i cili sundoi Egjyptin ne shekullin e njezet e shtate p.e.s. Sidoqofte O’Connor ishte i sigurt se ato nuk ishin te lidhura direkt me Khasekhemwy por me nje ‘permbyllje kulti funeral’ te afert (dhe masivisht te shkaterruar) te ndertuar per Faraonin Djer, heret gjate Dinastise se Pare. Varrezat e anijeve nuk ka mundesi te jene me te hershme se kaq dhe shumica jane ndertuar per Djer megjithese kjo eshte dicka qe mbetet te provohet.

    Je shkulm i papritur ere fryu neper shkretetire duke shperndare shtresa rere. U fsheha per pak kohe mbrapa mureve hijerende te rrethimit te Khasekhemwy, afer pikes ku arkeologet e Universitetit te Pennsylvania per arsye te kuptueshme sigurie kishin rivarrosur dymbedhjete anijet e gjetura rastesisht ne vitin 1991. Ata kishin shpresuar qe te riktheheshin ne vitin 1992 per te vazhduar germimet por kishte patur burokraci te ndryshme dhe deri ne vitin 1993 germimet vazhdonin te shtyheshin.

    Gjate studimeve te mija O’Connor me kishte derguar raportin zyrtar mbi germimet e vitit 1991 ku nder te tjerat permendte se disa nga anijet mund te kishin qene edhe rreth 72 kembe ne gjatesi. Ai po ashtu vinte ne dukje se varret prej tulle ne forme anije ne te cilat ato ishin vendosur dhe qe ndodheshin mjaftueshem mbi nivelin e shkretetires rrethuese ne kohet e hershme dinastike, duhet te kene shkaktuar nje efekt mjaft te dukshem vizual kur kane qene te reja:

    Cdo varr ne fillimet e tij ka qene i suvatuar me balte dhe me pas lustruar me gelqere te bardhe ne menyre qe pershtypja qe krijohej ishte ajo e dymbedhjete ose me shume ‘anije’ madheshtore te ankoruara ne shkretetire dhe qe rrezellenin shkelqyeshem nen diellin Egjyptian. Nocioni i te qenurit te tyre te ankoruara ishte marre me kaq seriozitet sa edhe prane anijeve u gjet i vendosur nje gur jo i rregullt dhe i vogel i vendosur prane ‘anijes’ ose ‘kuvertes’ se disa prej tyre. Keto gure nuk mund te jene gjendur aty rastesisht ose aksidentalisht; vendosja e tyre ka qene e vullnetshme dhe jo padashje. Ne mund t’i konsiderojme ato si ankora te krijuara per te ndihmuar anijet te ankorohen.

    Ashtu si dhe anije lundruese oqeanike prej 140 kembe qe u gjet e varrosur prane Piramides se Madhe ne Giza (shiko kapitullin e tridhjet e tre) edhe ne anijet e Abydos kishte dicka qe te behej menjehere e qarte – ato ishin te nje dizajnimi te avancuar ne gjendje per te lundruar perballe dallgeve me te fuqishme dhe kohes me te keqe ne det te hapur. Sipas Cheryl Haldane, nje arkeolog nautikal ne Universitetin A dhe M ne Teksas, ato tregonin ‘ nje shkalle te larte teknologjie te kombinuar me elegance’. Saktesisht sic ishte dhe rasti me anijen e Piramides edhe flota e Abydos (ndonese 500 vjet me pas) dukej se tregonte se nje grup njerezish te afte te ndertonin bazuar ne nje eksperience te akumuluar tradite te gjate lundrimi, kane qene te pranishem ne Egjypt qe nga fillimi fare i historise se tij 3000 vjecare. Gjithashtu kisha dijeni se vizatimet murale me te hershme te gjetura ne Luginen e Nilit, qe datonin mbase edhe 1500 perpara varrimit te flotes se Abydos (rreth vitit 4500 p.e.s.) tregonin te njejtat anije te gjata, te forta dhe madheshtore ne lundrim.

    A eshte e mundur qe nje rrace lundruesish antike te kete qene e perfshire me banoret indigjene te Lugines se Nilit ne nje periudhe te papercaktuar kohore perpara fillimit zyrtar te historise perreth vitit 3000 p.e.s. ? A do e shpjegonte kjo fiksimin interesant dhe paradoksal – ne te njejten kohe konstant – te Egjyptit ndaj anijeve ne shkretetire (dhe referencat per ate qe tingellon si anije te sofistikuara ne Tekstet e Piramides, perfshi ketu nje qe flet per nje anije 2000 kembe te gjate)?

    Duke ngritur keto pikepyetje nuk kisha aspak dyshim se simbolizmi fetar ka ekzistuar ne Egjyptin e Lashte ne te cilin vazhdimisht studiues te ndryshem kane vene pa fund ne dukje qe anijet jane ndertuar si mjete transporti per shpirtrat e faraoneve. Sidoqofte ai simbolizem nuk zgjidhi problemin e ngritur nga arritjet e nivelit te larte teknologjik te varrosjes se anijeve; dizajne kaq te evoluara dhe te sofistikuara te krijuara gjate nje peridhe te gjate zhvillimi. A ja vlente te shikoje mundesine – edhe sa per ta marre ne konsiderate – qe anijet e Gizas dhe te Abydos mund te kene qene pjese e nje trashegimie kulturore, pjese jo e nje popullate te dashuruar mbas bujqesise, tokes dhe brigjeve lumore sic ishin Egjyptianet e Lashte por e nje kombi te avancuar detar? Detare te tille kuptohet qe duhet te kene qene udhetare ne gjendje te orientoheshin nga yjet dhe qe mund te kene zhvilluar dhe aftesite e nevojshme per te vizatuar harta dhe skica te sakta te oqeaneve qe pershkonin.

    Po ashtu a mund te kene qene arkitektet dhe gurpunuesit, vecoria e te cileve ka qene poligonali, blloqet megalitike si ato ne Luginen e Tempullit dhe ne Osireon? Dhe mbase ata mund te asociohen ne nje fare menyre me zotat legjendare te Epokes se Pare per te cilet thuhet se sollen ne Egjypt jo vetem civilizimin dhe astronomine dhe arkitekturen dhe njohurine matematikore dhe shkrimin por dhe nje sere njohurishe dhe dhuratash te tjera nder te cilat me e dallueshmja dhe kuptimplota ishte dhurata e agrokultures?

    Ka evidenca per nje periudhe befasisht shume te hershme avancimi agrokulturor dhe eksperimental ne Luginen e Nilit nga fundi i Epokes se Fundit te Akullnajave ne hemisferen e veriut. Karakteristikat e ketij ‘zhvillimi te avancuar’ egjyptian sugjerojne se duhet te kete qene vetem rezultat i influksit te ideve te reja nga nje burim ende i paidentifikueshem.

  6. #106
    KAPITULLI I DYZET E GJASHTE






    MIJEVJECARI I NJEMBEDHJETE P.E.S.






    Nese nuk do te ishte per mitologjine e fuqishme te Osiris dhe nese kjo perendi civilizuese dhe ligj krijuese nuk do mbahej mend ne menyre te vecante si qenia qe solli dritherat e zbutur ne Luginen e Nilit ne nje epoke tejet te lashte te njohur si Epoka e Pare, mbase nuk do kishte patur interes te madh fakti qe ne nje pike te caktuar kohore midis 13.000 p.e.s. dhe 10.000 p.e.s. Egjypti shijoi nje periudhe e cila eshte pershkruar si ‘zhvillim i parakoshem agrokulturor’ – ka mundesi qe te jete revolucioni me i hershem agrokulturor ne bote, sic identifikohet nga historianet.

    Sic pame ne kapitujt e meparshem, burime si Guri i Palermos, Manetho dhe Papirusi i Torinos permbajne disa kronologji te ndryshme dhe kontradiktore. Por sidoqofte te gjitha keto kronologji perputhen ne kohen shume te vjeter te Epokes se Pare te Osiris: epoken e arte kur perendite besoheshin te kene sunduar Egjyptin. Per me shume, burimet demonstrojne nje konvergjence te habitshme mbi rendesine qe ato i japin ne vecanti mijevjecarit te njembedhjete p.e.s., Epokes precesionale te Luanit kur shtresat e medha te akullit ne hemisferen veriore po i nenshtroheshin shkrirjes masive perfundimtare. Mbase rastesisht, evidenca e zbuluar qe nga viti 1970 nga gjeologet, arkeologet dhe prehistorianet si Michael Hoffman, Fekri Hassan dhe profesor Fred Wendorff ka konfirmuar se mijevjecari i njembedhjete p.e.s. ka qene me te vertete nje periudhe interesante ne prehistorine Egjyptiane, kohe gjate te ciles permbytje te medha dhe shkaterruese vershuan vazhdimisht ne Luginen e Nilit. Fekri Hassan ka spekuluar se keto episode te stergjatura fatkeqesish natyrore te cilat arriten kulmin rreth ose fill mbas 10.500 p.e.s. (dhe vazhduan te ndodhin ne menyre periodike deri rreth 9000 p.e.s.) mund te kene qene pergjegjese per shkaterrimin e eksperimenteve te hershme agrokulturore. Pra kushdoqofte arsyeja keto eksperimente perfunduan dhe duket se nuk u provuan perseri per te pakten 5000 vjet.





    FILLIMI I HERSHEM





    Ka dicka misterioze ne te ashtuquajturen ‘revolucioni paleolitik agrokultural’ i Egjyptit. Ketu, te cituara nga tekstet standarte ( Egjypti perpara Faraoneve, Hoffman dhe Prehistoria e Egjyptit nga Wendorff dhe Schild) jane disa fakte kyce nga ajo pak qe njihet rreth ketij hapi madheshtor i cili ndodhi kaq papritur dhe pashpjegueshmerisht nga fundi i Epokes se fundit te Akullnajave:

    1. Menjehere mbas vitit 13.000 p.e.s. gure te dhembezuar dhe draper te harkuar me shkelqim vezullues (si rezultat i silices te perftuar nga prerja e rrenjeve dhe e bashkuar me pjesen prerese te draperit) u shfaqen ne seren e veglave ne Paleolitin e vonet... Eshte e qarte se guret e dhembezuar perdoreshin per te pergatitur ushqim nga bimet.’

    2. Ne shume vendqendrime buze lumenjeve, saktesisht gjate kesaj kohe, peshku pushoi se qeni burimi kryesor i ushqimit pasi u rrallua, kjo mungese vazhdon edhe sot: ‘Pakesimi i peshkimit si burim ushqimi eshte i lidhur me shfaqjen e burimeve te reja ushqimore te perfaqesuara nga drithi. Pjalmi i pranishem sugjeron me force se ky lloj drithi ishte elbi dhe kjo sasi masive drithi e identifikuar si elb shfaqet krejt papritur fare pak para kohes kur u krijuan vendbanimet e para ne kete zone...

    3. Po aq spektakolare ne dukje sa ishte lindja e protoagrokultures gjate Paleolitit te Vonet ne Luginen e Nilit po aq ishte dhe renia e tij e pershpejtuar. Askush nuk e di me saktesi pse-ne por mbase rreth vitit 10.500 p.e.s. draperit e hershem dhe bluarja u zhduken ne Egjypt per tu zevendesuar nga fiset Epipaleolitike me gjuetine, peshkimin dhe veglat e tyre prej guri.

    Sado e pakte te jete evidenca, eshte e qarte ne teresine e saj: Egjypti perjetoi nje epoke te arte agrokulturale e cila filloi rreth vitit 13.000 p.e.s. dhe qe perfundoi krejt papritur rreth mesit te mijevjecarit te njembedhjete p.e.s. Nje shtyse ketij procesi duket se i ka dhene futja e elbit te zbutur ne Luginen e Nilit e pasuar menjehere nga krijimi i nje numri venbanimesh bujqesore te cilat kerkonin burime te reja. Vendbanimet ishin te pajisura me mjete e vegla te thjeshta bujqesore por tejet efektive. Mbas sidoqofte mijevjecarit te njembedhjete p.e.s. pati nje regres te tejzgjatur menyre primitive jetese.

    Imagjinata e bazuar ne te dhena te tilla ka nje tendence te fluturoje e lirshme per te kerkuar nje shpjegim – dhe shpejgime te tilla mund te jene vetem hamendje. Ajo qe eshte e qarte eshte se asnje nga provat nuk sugjeron se ‘revolucioni agrokultural’ paleolitik egjyptian mund te kete qene nje iniciative lokale. Ne te kunderten, ajo duket ne te gjitha menyrat si nje transplantim. Ne fund te fundit nje transplant shfaqet papritur dhe mund te lihet menjeane ne te njejten menyre kur ndryshojne kushtet, sic duket te jene lene menjeane vendodhjet agrokulturore ne Egjyptin e Lashte mbas permbytjeve te medha te Nilit ne mijevjecarin e njembedhjete p.e.s.





    NDRYSHIMI I KLIMES





    Po si ishte klima ne ate periudhe?

    Ne kapitujt e meparshem vume re se Saharaja, nje shkretetire relativisht e re, ka qene nje savane e gjelberuar deri pothuajse ne shekullin e dhjete p.e.s.; kjo savane e lulezuar dhe e pasur me liqene, e mbushur me gjallesa shtrihej ne pjesen me te madhe te Egjyptit te Siperm. Me tej ne veri, zona e lumit ishte e djerre por vende vende kishte ishuj te medhenj fertile. Ne teresi klima ishte ndjeshem me e fresket, me re dhe me shira sesa sot. Ne fakt per dy ose tre mije vjet perpara dhe rreth nje mije vjet mbas vitit 10.500 p.e.s. ra, dhe ra, dhe ra shi pa nderprerje. Me pas sikur te percaktohej nje moment ekologjik ndryshimi erdhen permbytjet. Kur ato mbaruan klima u transfomua ne te ashper dhe te thate. Kjo periudhe thatesire zgjati deri ne rreth vitin 7000 p.e.s. kur filloi periudha Subpluviale (shi) Neolitike e cila zgjati mijera vjet me shira te dendur dhe qe u pasua nga 3000 vjet reshje te moderuara te cilat edhe njehere krijuan kushte ideale per agrokulturen: ‘Per nje periudhe kohe shkretetira lulezoi dhe shoqerite njerezore kolonizuan zonat qe me pare nuk ishin ne gjendje te suportonin nje popullate te dendur.’

    Sidoqofte kur lindi Egjypti Dinastik rreth vitit 3000 p.e.s. klima perseri ndryshoi dhe nje tjeter periudhe thatesire kishte filluar – e njejta qe vazhdon dhe sot e kesaj dite. Me pak fjale keto jane fazat klimaterike gjate te cilave jane zhvilluar misteret e civilizimit Egjyptian: shira dhe permbytje nga 13.000 p.e.s. deri ne 9.500 p.e.s.; nje periudhe thatesire deri ne vitin 7000 p.e.s.; perseri shira (ndonese ndjeshem me pak frekuente) deri perreth vitit 3000 p.e.s.; dhe qe nga ajo periudhe kemi rikthimin e kushteve te thatesires se stergjatur. Shtrirja nder vite eshte e madhe por nese shikohet Epoka e Pare e cila perkon me epoken e arte te zotave atehere ne menyre llogjike mendon mbi epoken misterioze te eksperimenteve te hershme agrokulturore te cilat eklipsojne shirat dhe permbytjet e medha nga 13.000 deri ne 10.500 p.e.s.





    LIDHJE TE PADUKSHME?






    Kjo epoke ishte vendimtare jo vetem per egjyptianet e lashte por per shume njerez ne zona te tjera. Ne fakt, sic e pame dhe ne Pjesen e Katert, ishte epoka e ndryshimeve dramatike klimaterike, ngritjeje te shpejte te nivelit te detrave, levizje te tokes, permbytje, aktivitet vullkanik, shi bituminoz dhe qiej te erresuar gje qe ka mundesi te jete burimi i shume nga miteve ne te gjithe boten mbi nje kataklizem universale.

    A mund te kete qene dhe nje epoke gjate te ciles ‘zotat’ me te vertete barisnin ne rradhet e njerezve, sic thone legjendat?

    Ne Pllajen e Larte Boliviane keto perendi njiheshin si Viracocha dhe ishin te lidhura me qytetin e mahnitshem megalitik Tiahuanaco i cili mund te kete qene ne ekzistence para permbytjeve gjigande te Andeve ne shekullin e njembedhjete p.e.s. Qe nga ky moment, sipas Profesor Arthur Posnansky, ndonese ujerat e permbytjes rane ne nivel, ‘kultura e Pllajes se Larte (e njohur ndryshe si Altiplano) nuk mundi ta mbante gjendjen e larte te zhvillimit por ra ne nje dekadence totale dhe perfundimtare.’

    Natyrisht qe konkluzionet e Posnanskyt jane te debatueshme dhe duhen pare brenda suazes se tyre. Sidoqofte eshte interesante qe te dyja, Altiplano Boliviane dhe Egjypti duhet te jene perfshire nga permbytje gjigande ne shekullin e njembedhjete p.e.s. Ne te dyja zonat ka shenja se eksperimente te jashtezakonshme agrokulturore – ne dukje te bazuara mbi teknika te ofruara – jane provuar dhe me pas braktisur. Po ashtu ne te dyja zonat jane ngritur pikepyetje te rendesishme mbi datimin e monumenteve: per shembull, Puma Punku dhe Kalasasaya ne Tiahuanaco per te cilat Posnansky debaton duke thene se mund te jene ndertuar shume heret, ne 15.000 p.e.s. dhe, ne Egjypt, strukturat megalitike si ajo e Osieronit, Sfinksi i Madh dhe Tempulli i Lugines se Khafre ne Giza te cilen John West dhe gjeologu i Universitetit te Bostonit Robert Schoch e kane datuar mbi provat gjeologjike si me te hershme se 10.000 p.e.s. A mund te kete nje lidhje te padukshme qe bashkon te gjitha keto monumente te bukura enigmatike, eksperimentet jo normale agrokulturale te 13.000 – 10.000 p.e.s. dhe legjendat mbi perendite civilizuese si Osiris dhe Viracocha?







    KU ESHTE PJESA E MBETUR E KETIJ CIVILIZIMI?






    Ndersa u vume ne udhe nga Abydos per ne Luxor ku duhej te takoheshim me John West, kuptova se kishte nje baze mbi te cilen te gjitha lidhjet mund ti jepnin kuptim vetvetes mbi problemin kryesor te lashtesise se monumenteve. Me fjale te tjera, nese evidencat gjeologjike te West provonin se Sfinksi ishte me shume se 12.000 vjet i vjeter atehere historia e civilizimit njerezor duhet te filloje te rishkruhet. Si pjese e ketij procesi eksitues, te gjitha ‘gjurmet e gishtave te perendive’, gjurme keto te cuditshme dhe anakronike te cilat shfaqen kudo ne bote dhe ndjesia e nje nenrrjedhe te lidhjeve antike qe bashkojne ne dukje civilizime pa lidhje me njeri tjetrin duhet te fillojne te kete kuptim...

    Kur evidenca e West u prezantua ne vitin 1992 ne takimin vjetor te Shoqerise Amerikane mbi Avancimin e Shkences u mor ne konsiderate seriozisht, mjaftueshem qe te debatohej publikisht ne egjyptologu Mark Lehner i Universitetit te Chicagos, drejtor i Projektit te Hartimit te Gizes i cili – per habine me te madhe te pothuajse te gjithe te pranishmeve – ishte i paafte qe te paraqiste nje kundershtim bindes. ‘Kur thua dica kaq komplekse si Sfinki eshte i vjeter nga 9.000 ne 10.000 p.e.s.’ perfundon Lehner:

    Natyrisht qe perfshin faktin qe ka ekzistuar nje civilizim ne gjendje qe te prodhoje Sfinksin ne ate periudhe. Pyetje qe duhet te ngreje nje arkeolog eshte kjo: nese Sfinksi eshte krijuar ne ate kohe, atehere ku eshte pjesa e mbetur e ketij civilizimi, ku eshte pjesa e mbetur e kesaj kulture?

    Mirepo Lehner nuk po kapte thelbin. Nese Sfinksi i perket periudhes 9.000 – 10.000 p.e.s. nuk ishte pergjegjesia e West qe te paraqiste prova te tjera per ekzistencen e civilizimit i cili e krijoi por ishte e egjyptologeve dhe arkeologeve qe te shpjegonin se si per kaq kohe kishin dale ne konkluzione te gabuara. Pra a mund ta provonte West vjetersine e Sfinksit?

  7. #107
    KAPITULLI I DYZET E SHTATE





    SFINKSI







    ‘Egjyptologet,’ thote John West, ‘jane te fundit njerez ne bote qe paraqesin ndonje anomali.’ Natyrisht qe ka shume anomali ne Egjypt por ajo qe West po i referohej ne momentin e kesaj deklarate ishte anomalia e piramidave te Dinastise se Katert: nje anomali per shkak te asaj qe ndodhi gjate Dinastise se Trete, Peste dhe te Gjashte. Piramide me Shkalle e Zoserit ne Saqqara (Dinastia e Trete) ishte nje ndertese imponuese por e ndertuar me blloqe guri relativisht te vegjel dhe lehtesisht te manovrueshem te cilet mund te mbaheshin nga pese ose gjashte njerez sebashku dhe dhomat e brendeshme ishin te prishura si struktura. Piramidat e Dinastise se Peste dhe te Gjashte (ndonese te stolisura me Tekste te bukura te Piramides) ishin te ndertuara kaq dobet dhe u shemben plotesisht duke lene nga mbrapa jo me shume se nje grumbull rrenojash. Ndersa piramidat e Dinastise se Katert ne Giza ishin te ndertuara me mjeshtri dhe i kishin rrezistuar peshes se mijevjecareve pak a shume te paprekura.

    Ishte kjo sekuence ngjarjesh ose me mire implikimi qe ato krijonin fakti qe e beri West te ndjente se Egjyptologet duhet t’i kishin kushtuar me shume vemendje: ‘ka nje mosperputhje ne skenarin qe lexon “ndertimi i piramidave pa nivel te cilat jane te rrenuara ne strukture dhe krejt papritur ndertimi i piramidave qe jane te pabesueshme nga ana strukturore, gjeja me e mrekullueshme e krijuar ndonjehere dhe me pas krejt papritur shkohet mbrapa ne ndertimin e piramidave pa nivel.” Nuk ka asnje kuptim... Skenari paralel si psh ne industrine e automobileve mund te paraqitet me kete shembull, fillimisht ndertohet Fordi Model-T dhe me pas krejt papritur shpiket dhe prodhohet Porsche 93 duke krijuar vetem pak prej tyre dhe me pas harruar si ti besh dhe te regresohet tek Fordi Model-T perseri... Civilizimi nuk funksionon keshtu.’

    ‘Pra ku e keni fjalen?’ e pyeta. ‘Mendoni se piramidat e Dinastise se Katert nuk jane ndertuar fare nga Dinastia e Katert?’

    ‘Intuita me thote qe nuk jane ndertuar. Ato nuk ngjajne me mastabate perballe tyre. Ato nuk ngjasojne aspak me asnje nga ndertimet e Dinastise se Katert... Nuk duket te jene pjese e tyre...’

    ‘As Sfinksi nuk ngjason?’

    ‘As Sfinksi. Por ndryshimi i madh eshte qe ne nuk pse ti referohemi intuites ne lidhje me Sfinksin. Mund te provojme se ai eshte ndertuar shume kohe me pare se Dinastia e Katert...’






    JOHN WEST






    Santha dhe une kemi qene fansa te John Anthony West qe nga koha kur filluam te udhetonim ne Egjypt per here te pare. Guida e tij Celesi i Udhetarit ka qene nje prezantim i shkelqyer dhe i pacmueshem mbi misteret e kesaj toke te lashte dhe ne vazhdojme ta mbajme me vete. Ne te njejten kohe puna e tij prej studiuesi dhe sidomos Gjarper ne Qiell kishte hapur syte tane mbi mundesine revolucionarizuese qe civilizimi egjyptian – me pjesezat e tij te nje shkence ne dukje jashte vendit per kohen – mund te mos kete qene zhvilluar teresisht ne kufijte e Lugines se Nilit por mund te kete qene nje trashegimi e nje civilizimi me te madh dhe te hershem ende te paidentifikuar ‘qe paradaton me mijera vjet Egjyptin dinastik dhe te gjitha civilizimet e tjera te njohura’.

    West me nje trup te gjate dhe te ngjeshur sapo kishte hyre ne te gjashtedhjetat. Ai mbante nje mjeker te vogel te bardhe, ishte i veshur me nje kostum safari ne ngjyre kaki ndersa ne koke mbante nje helmete eksentrike nga ato te shekullit te nentembedhjete. Sjellja e tij ishte shume me e re se mosha po ashtu dhe energjia ndersa syte i ndriconin nga nje grimace hileje. Ne te tre ishim ulur ne kuverten e hapur te anijes se Nilit e ankoruar ne buze te Luxorit, vetem disa jarde larg nga Hoteli Winter Palace. Ne perendim te krahut tone pertej lumit, nje diell i madh i deformuar nga valezimi atmosferik sapo po perendonte mbrapa kodrave te Lugines se Mbreterve. Ne lindje dergjeshin rrenojat e derrmuara por perseri fisnike te tempujve te Luxor dhe Karnak. Poshte nesh e transmetuar nga perplasja ne trupin e anijes ndjenim rrjedhjen dhe gurgullimen e ujit ndersa ndiqte rrugen e tij drejt deltes se larget.

    Per here te pare West e kishte prezantuar tezen e tij per nje Sfinks me te vjeter ne librin Gjarperi ne Qiell, nje ekspozicion gjitheperfshires i punes se matematikanit francez R.A. Schwaller de Lubicz. Studimet e Schwaller ne Tempullin e Luxor te kryera nga viti 1937 deri ne vitin 1952 kishin zbuluar nje evidence matematikore e cila sugjeronte se shkenca dhe kultura egjyptiane ka qene shume here me e avancuar dhe moderne sesa eshte vleresuar nga studiuesit. Sidoqofte sic thote West, kjo evidence eshte paraqitur ne nje ‘gjuhe komplekse dhe te thelle... Pak lexues mund te ndihen rehat me materialin e Schwaller. Eshte njesoj sikur te perpiqesh qe te perfshihesh ne mesimin e fizikes se energjise se larte pa patur trajnimin e duhur te meparshem.’

    Publikimet kryesore te Schwaller, te gjitha ne frengjisht ishin tre volume masive Temple de l’Homme i cili fokusohet ne Luxor dhe me i pergjithshmi Roi de la theocratie Pharaonique. Ne kete veper te mevonshme e perkthyer rishtaz ne anglisht si Shkenca e Shenjte, Schwaller ben nje reference ndaj permbytjeve dhe shirave te temerrshme te cilat shkaterruan Egjyptin ne shekullin e njembedhjete p.e.s. Ne formen e nje mendimi me gjysem zeri ai thote:

    Nje civilizim madheshtor duhet te kete paraprire levizjet e medha te ujit te cilat kaluan mbi Egjypt gje qe na shtyn te mendojme se Sfinksi ekzistonte qe me pare, i gdhendur ne gurin e kodres perendimore ne Giza – ky Sfinks trupi prej luani i te cilit, pervec kokes, tregon shenja te padiskutueshme te erozionit nga uji.’

    Ndersa punonte me librinb Gjarperi ne Qiell West ju ndricua mendja nga kuptimi i mundshem i kesaj fraze dhe vendosi qe ta ndiqte me kujdes: ‘Kuptova se nese do arrija te provoja menjehere observimin empirikal te Schwaller atehere kjo do te ishte prova e hekurt mbi ekzistencen e nje civilizimi te meparshem ende te paidentifikuar ne nje lashtesi shume te hershme.’

    ‘Pse?’

    ‘Kur siguron proven qe uji ka qene elementi i cili krijoi erozionin ne Sfinks atehere pergjigjja eshte pothuajse femijenore e thjeshte. Mund ti shpjegohet kujtdo qe lexon The National Enquirer ose News of the World. Eshte shume e thjeshte... Sfinksi supozohet se eshte ndertuar nga Khafre rreth vitit 2500 p.e.s. por qe nga fillimi i kohes dinastike – le te themi 3000 p.e.s. e me pas - nuk ka rene mjaftueshem shi ne Pllajen e Gizes qe te shkaktonte nje erozion kaq te madh te cilin ne sot e shohim ne gjithe trupin e Sfinksit. Qe te justifikohet kjo duhet shkuar mbrapa ne kohe, perpara 10.000 p.e.s. qe te gjesh nje klime mjaftueshem te lagesht ne Egjypt per te marre ne konsiderate nje efekt eroziv te ketij niveli. Pra llogjikisht Sfinksi duhet te jete ndertuar perpara vitit 10.000 p.e.s. dhe po llogjikisht duke pare kete veper mjeshterore arti rezulton te jete bere nga nje civilizim i zhvilluar.’

    ‘Por John,’ pyeti Santha, ‘si mund te jesh kaq i sigurt qe grryerja eshte bere si rezultat i ujit te shirave? A eshte e mundur qe te njejtin efekte te kene krijuar ererat e shkretetires? Ne fund te fundit edhe vete egjyptologet ortodokse pranojne se Sfinksi eshte 5.000 vjecar. A nuk eshte kjo moshe e mjaftueshme qe efektet e mesiperme te jene shkaktuar nga erozioni i eres?’

    ‘Fillimisht kjo ishte njera nga mundesite e para qe mu desh te lija mbas dore. Vetem nese nuk do provoja se rera abrazive e shoqeruar me ere s’mund te kishte sjelle Sfinksin ne gjendjen ne te cilin ai eshte atehere nuk do kishte patur nevoje qe te kerkoja me tej ne faktorin eroziv te ujit.’

  8. #108
    GJEOLOGJIA E ROBERT SCHOCH: DUKE SHPJEGUAR SFINKSIN






    Nje ceshtje kyce doli te ishte hendeku i thelle nga i cili ishte rrethuar ne te gjitha anet monumenti: ‘Duke qene se Sfinksi eshte vendosur ne nje boshllek,’ shpjegon West, ‘rera grumbullohet deri ne qafen e tij brenda disa dekadave nese lihet pa mirembajtur... Gjate koherave historike eshte lene shpesh pas dore. Ne fakt nepermjet nje kombinimi referencash tekstuale dhe ekstrapolime historike eshte e mundshme qe te provohet se gjate 4500 vjeteve qe kane kaluar nga ndertimi i pretenduar nga Khafre, Sfinksi ka qene i varrosur deri ne gryke per 3300 vjet. Kjo do te thote se gjate gjithe kesaj kohe trupi i Sfinksit ka qene objekt i efektit eroziv te eres vetem per pak me shume se 1000 vjet; pjesen tjeter te kohes ka qene i mbrojtur nga ererat e shkretetires prej shtreses madheshtore te reres. Pra ceshtja eshte qe nese Sfinksi ka qene ndertuar me te vertete nga Khafre ne Mbreterine e Vjeter dhe erozioni i eres ka qene ne gjendje qe te shkaktoje deme te tilla mbi te brenda nje kohe kaq te shkurter atehere dhe strukturat e tjera te Mbreterise se Vjeter ne ate zone, te ndertuara nga i njejti gur gelqeror duhet te tregojne te njejtat gjurme erozioni. Por asnjera nuk tregon – absolutisht as varret qe i perkasin Mbreterise se Vjeter, te mbushura me hieroglife dhe mbishkrime - asnjera prej tyre nuk tregon shenja te te njejtit efekt eroziv si Sfinksi.’



    Dhe me fakt asnjera nuk tregon. Profesor Robert Schoch, nje gjeolog i Universitetit te Bostonit dhe specialist i erozionit te gureve i cili ka luajtur nje rrol kryesor ne vertetimin e evidences se West, ishte mese i bindur per kete gje. Erozioni i Sfinksit – dhe mureve qe rrethojne guret e latuar permbylles – nuk eshte shkaktuar aspak nga rrahja e eres por nga mijera vjet rreshjesh te fuqishme, epoka te tera me pare sesa Mbreteria e Vjeter te krijohej. Duke triumfuar mbi koleget e tij te profesionit ne Mbledhjen E Shoqerise Gjeologjike te Amerikes ne vitin 1992, Schoch avancoi me shume duke shpjeguar zbulimin e tij nje audience edhe me te gjere dhe eklektike (perfshi ketu dhe Egjyptologjiste) ne Mbledhjen Vjetore te Shoqerise Amerikane per Shkencat e Avancuara (AAAS) ne vitin 1992. Ai filloi duke vene ne dukje para delegateve se ‘trupi i Sfinksit dhe i mureve te hendekut rrethues are te gerryera thellesisht dhe me erozion... Ky erozion eshte disa metra i trashe ne disa vende, te pakten neper muret rrethuese. Sipas mendimit tim eshte shume i thelle, shume i vjeter dhe jep nje profil te valezuar dhe rrotullues...’

    Keto valezime jane te thjeshta per tu dalluar per stratigrafet dhe paleontologet si te krijuara si ‘grryerje e induktuar nga rreshjet’. Sic indikonin fotot e Sfinksit dhe te piedestalit te Sfinksit te bera nga Santha Faiia, erozioni do kohe qe te marri formen e nje carje te thelle vertikale dhe grykeza horizontale te valezuara – ‘nje shembull klasik ne tekstet e librave,’ sipas fjaleve te Schoch, ‘te asaj qe i ndodh nje strukture prej guri gelqeror nen rreshjet e dendura gjate mijera vjeteve... Eshte mese e qarte qe vetem rreshjet e dendura prodhojne kete lloj vecorie erozioni.’

    Erozioni ere/rere paraqet nje profil shume te ndryshem kanalesh horizontale me buze te mprehta te cilet grryen ne menyre selektive ne shtresat e buta te gurit ku ndodhen. Ne asnje rast nuk shkakton carjet vertikale te cilat dallohen vecanerisht ne rrethimin e Sfinksit. Keto mund te jene krijuar vetem nga ‘rrjedhja e vazhdueshme e ujit neper mure’, rezultat i shirave ne sasira te medha duke krijuar rreke te cilat kane rrjedhur nga shpatet e pllajes se Gizes deri poshte ne rrethimin e Sfinksit. ‘Ka hyre ne vendet e dobeta te gurit,’ vazhdon Schoch, ‘dhe krijoi keto carje – evidence e qarte per mua si gjeolog qe kjo vecori erozioni eshte shkaktuar nga rreshjet.’

    Ndonese ne disa vende eshte mbuluar nga blloqet riparuese te vendosura nga restauratoret e shumte gjate mijevjecarit te kaluar, i njejti observim mbetet edhe per gropezat dhe harkimet qe ndodhen ne te gjithe trupin e Sfinksit. Perseri, keto jane karakteristika te gerryerjes nga rreshjet pasi vetem nje periudhe e gjate rreshjesh te dendura te rena mbi pjesen e siperme te struktures masive eshte ne gjendje te krijoje efekte te tilla. Konfirmimi per kete vjen nga fakti qe guri gelqeror nga i cili eshte gdhendur Sfinksi ne perberjen e tij nuk eshte i njejte por konsiston ne nje sere shtresash te buta dhe te forta ku disa nga guret me te durueshem ndodhen me larg se ato me pak rezistente. Nje profil i tille nuk mund te jete krijuar thjeshte nga erozioni i eres ( i cili ne menyre selektive do kishte copezuar shtresat e gurit te bute) dhe eshte ‘teresisht ne perputhje me gerryerjen e shkaktuar nga rreshjet ku perfshihet uji, uje shiu qe bie nga siper. Guret e siperm jane me te durueshem por ata jane te vendosur me larg se guret me pak te durueshem ne pjesen e poshteme, seksion ky ne te cilin ata jane me te mbrojtur.

    Ne permbledhjen gjate takimit te AAAS Schoch konkludon:

    Eshte mese e njohur qe rrethimi i Sfinksit mbulohet me rere shume shpejte, vetem brenda disa dekadave, nen kushtet e shkretetires se Saharase. Dhe duhet pastruar ne menyre periodike. Kjo gje eshte bere qe nga kohet e lashta. Por perseri na shfaqen keto valezime dramatike, nje profil erozional ne rrethimin e Sfinksit... E thene me thjeshte ajo qe po sugjeroj eshte se ky profil valezues, keto vecori qe shikohen tek Sfinksi dhe rrethimi i tij shkojne mbrapa ne kohe ne nje periudhe shume me te hershme kur ka patur me shume rreshje, me shume lageshtire dhe uje ne Pllajen e Gizes.’

    Ashtu sic pranoi dhe vete Schoch, ai nuk eshte gjeologu i pare qe ka hasur ‘vecorite e gerryerjes jo normale te induktuara nga rreshjet mbi trupin e Sfinksit’. Por sidoqofte ai ishte i pari i cili u perfshi ne nje debat publik mbi implikimet gjigande historike te ketij erozioni. Qendrimi i tij ishte ai i te fokusuarit ne provat gjeologjike:

    Me kane thene vazhdimisht qe banoret e Egjyptit, per aq sa dime ne, ne kohet paradinastike nuk kane patur as teknologjine dhe as organizimin shoqeror qe te ishte ne gjendje te gdhendnin trupin e Sfinksit...Por sidoqofte si gjeolog ky nuk eshte problemi im. Nuk po kerkoj qe te le kete barre nga shpatullat e mija por i takon egjyptologeve dhe arkeologeve qe te zbulojne se nga kush eshte gdhendur. Nese gjetjet e mija jane ne konflikt me teorine e tyre mbi lindjen e civilizimit atehere mbase ka ardhur koha per ata qe te rishikojne teorine e tyre. Nuk po them qe Sfinksi eshte ndertuar nga atlantasit apo njerez nga Marsi, apo jashtetokesore. Thjesht po ndjek rrugen ku me shpie shkenca dhe ajo me con ne konkluzionin se Sfinksi eshte ndertuar shume me heret sesa mendohej me pare...’





    CIVILIZIME LEGJENDARE







    Sa me heret?

    John West na tha se ai dhe Schoch po debatonin miqesisht mbi moshen e Sfinksit: ‘Schoch e vendos daten diku midis 5000 p.e.s. dhe 7000 p.e.s. si minimum [epoka e Neolitit Subpluvial] kryesisht duke mbajtur kendveshtrimin e kujdesshem te lejuar nga te dhenat qe zoteron. Si profesor i Gjeologjise ne nje unviersitet te madh ai ishte pothuajse i detyruar qe ti permbahej nje kendveshtrimi konservativ – dhe eshte e vertete qe ka patur shira te shumte midis miijevjecareve 7000 – 5000 p.e.s. Sidoqofte per nje sere arsyesh si studimore ashtu dhe intuitive mendoj se data eshte shume here me e vjeter dhe pjesa me e madhe e erozionit mbi Sfinks ka ndodhur ne nje periudhe me te hershme rreshjesh, perpara 10.000 p.e.s... Nese do kishte ndodhur ne nje periudhe relativisht me te vonet, 5000 ne 7000 p.e.s. mendoj se ka mundesi qe te kishim gjetur evidenca te tjera te civilizimit i cili e gdhendi. Shume evidenca nga ajo periudhe jane gjetur ne Egjypt. Me duhet te pranoj qe ne mes te tyre ka disa anomali por pjesa derrmuese e ketyre gjetjeve eshte teresisht fillestare.

    Pra kush e ndertoi Sfinksin nese nuk kane qene egjyptianet paradinastike? Supozimi im eshte qe e gjithe gjeagjeza eshte e lidhur ne nje fare menyre me ato civilizime legjendare per te cilat flitet neper mitologjite perreth gjithe botes. E dime tashme qe ka patur katastrofa te medha nga ku mbijetuan vetem pak njerez te cilet u shperndane neper glob dhe ajo pak njohuri u ruajt sa ne nje vend, ne vendin tjeter... Pra mendimi im eshte se Sfinksi ka lidhje me te gjithe kete. Nese do me kerkohej qe te vija nje bast do thoja se ai e paradaton shkrirjen e Periudhes se Fundit te Akullnajave dhe se eshte mbase me i vjeter se 10.000 p.e.s., mbase edhe me i vjeter se 15.000 p.e.s. Bindja ime – ne fakt eshte me teper se nje bindje – eshte qe Sfinksi eshte tejet i lashte.

    Kjo ishte nje bindje qe gjithnje e ne rritje vazhdoja ta ndaja me veten – dhe sillja nder mend shumicen e egjyptologeve te shekullit te nentembedhjete te cilet ndanin te njejten bindje. Sidoqofte aparanca e Sfinksit debatonte kunder ketyre intuitave pasi pa asnje dyshim koka e tij duket konvencionalisht faraonike. ‘Nese eshte aq i vjeter sa mendon’ pyeta John, ‘atehere si e shpjegon qe skulptoret e kane paraqitur duke veshur veshjen karakteristike te kokes nemes dhe uraeus te koheve dinastike?

    ‘Nuk me shqeteson aspak ky fakt. Ne fakt sic e di dhe ti, egjyptologet debatojne se fytyra e Sfinksit ngjason me fytyren e Khafre – njera nga arsyet pse ata deklarojne se eshte ndertuar prej tij. Schoch dhe une jemi perqendruar me kujdes ne kete fakt. Ne mendojme se nga proporcionet relative te kokes ne raport me trupin, ajo eshte rigdhendur gjate koheve dinastike – ja pse duket shume dinastike. Por mendojme se nuk ka patur aspak qellim qe te perfaqesoje Khafre. Si pjese e vazhdimit te hetimeve tona mbi kete fakt kemi sjelle togerin Frank Domingo, nje artist mjeko-ligjor ne Departamentit e Policise te qytetit te New York qe te beje nje krahasim pike per pike midis fytyres se Sfinksit dhe fytyres se statujes se Cephrenit ne Muzeumin e Kairos. Konkluzionet e tij ishin se nuk ka asnje mundesi qe Sfinksi te jete ndertuar per te perfaqesuar Khafre. Nuk eshte thjesht fakti i dy fytyrave te ndryshme – po ka mundesi dhe rraca te ndryshme. Pra ky eshte nje monument shume i vjeter i cili eshte rigdhendur ne nje periudhe shume me te vonshme. Madje ne fillimet e tij mund te mos kete patur fare fytyren e nje njeriu. Mbase u ideua si fytyra e nje luani sic ka dhe trupin e nje luani.

  9. #109
    MAGELANI DHE KOCKA E DINOSAURIT TE PARE






    Mbas eksplorimeve vetjake ne Giza me interesonte me shume qe mesoje nese studimet e West kishin hedhur ndonje dyshim mbi datimin ortodoks te ndonje nga monumentet e pllajes – vecanerisht e ashtuquajtura Tempulli i Lugines se Khafre.
    ‘Ne mendojme se ka mjaftueshmerisht objekte aty qe mund te jene me te vjetra,’ me tha ai. ‘jo vetem Tempulli i Lugines por edhe Tempulli Mortuar siper ne koder, mbase dicka qe ka lidhje me kompleksin e Menkaure, mbase edhe vete Piramida e Khafre...’

    ‘Po ne kompleksin e Menkaure?’

    ‘Tempulli Mortuar. Dhe aktualisht ketu jam duke perdorur mveshjen konvencionale te Piramidave...’

    ‘OK. Pra ti mendon se eshte e mundur qe piramidat te jene po aq te vjetra sa Sfinksi?’

    ‘Eshte e veshtire ta thuash. Mendoj se me perpara aty ku tani jane piramidat ka patur dicka tjeter dhe kjo per shkak te gjeometrise. Sfinksi ka qene pjese e nje master plani. Dhe mbase Piramida e Khafre ne lidhje me kete eshte me interesantja pasi padyshim eshte ndertuar ne dy faza. Nese e shikon me vemendje – mbase dhe e ke vene re – do shikosh qe bazamenti i saj konsiston ne disa sere blloqesh vigane te ngjashme me stilin e blloqeve qe perbejne zemren e Tempullit te Lugines. E ngritur mbi baze pjese tjeter e piramides eshte e perbere nga blloqe me te vegjel, nga gjera me pak precize ne pikepamjen inxhinjerike. Por kur e shikon ate duke e ditur se cfare shikon, ve re menjehere se eshte e ndertuar ne dy pjese te ndara. Nuk rri dot pa thene qe ndjej se nje mori blloqesh nga te bazamentit i perkasin nje date me te hershme – koha kur eshte ndertuar Sfinksi – dhe pjesa e dyte eshte shtuar me pas – por edhe atehere jo domosdoshmerisht nga Khafre. Kur shikon kete detaj fillon te kuptosh qe sa me shume meson aq me komplekse behet cdo gje. Per shembull, mund te kete ekzistuar dhe nje civilizim i ndermjetem i cili aktualisht mund te korrespondoje me tekstet egjyptiane. Ato vete flasin per dy periudha te gjata pararendese. Ne te paren e ketyre Egjypti sundohej hamendesisht nga perendite – Neteru – dhe ne te dyten sundohej nga Shemsu Hor, ‘Shoqeruesi i Horus’. Pra sic po them problemet behen gjithmone e me te komplikuara. Per fat te mire thelbi sidoqofte mbetet i thjeshte. Pra thelbi eshte qe Sfinks nuk eshte ndertuar nga Khafre. Gjeologjia provon se eshte shume here me i vjeter...’

    ‘Sidoqofte egjyptologet nuk e pranojne kete per te qene. Njeri nga argumentat qe ata kane perdorur kunder teje – Mark Lehner ishte ai – eshte dicka e tille: “Nese Sfinksi eshte bere perpara 10.000 p.e.s. atehere pse nuk na tregon pjesen e mbetur nga civilizimi qe e ndertoi?” Me fjale te tjera, pse nuk ke evidenca te tjera per te mbeshtetur pranine e civilizimit tend te humbur legjendar pervec disa strukturave ne pllajen e Gizes? Si do i pergjigjeshe kesaj?’

    ‘Se pari, ka struktura te tjera jashte Gizes – per shembull Osireioni ne Abydos nga ku ti sapo erdhe. Ne mendojme se ajo ndertese e mrekullueshme mund te kete lidhje me punen tone ne Sfinks. Edhe sikur te mos ekzistonte Osireioni, mungesa e evidencave te tjera nuk do me shqetesonte aspak. Dua te them qe te perdoresh si argument faktin qe nuk ka patur konfirmime te metejshme evidencash qe nuk jane gjetur ende dhe ta perdoresh kete si sulm ndaj argumentit per nje Sfinks me te vjeter eshte teresisht jo llogjike. Ne analogji eshte njesoj sikur ti thuash Magelanit... “Ku jane njerezit e tjere qe lundruan perreth botes? Natyrisht qe ajo vazhdon te jete e sheshte.” Apo ne vitin 1838 kur u zbulua kocka e dinosaurit te pare ata patjeter qe do thoshin, “Natyrisht nuk ekziston ndonje gje e tille si kafshe gjigand e zhdukur. Ku jane skeletet e tjera? Ata gjeten vetem nje kocke.” Por ne momentin qe disa njerez filluan te kuptonin qe kjo kocke duhet te ishte pjese nje kafshe te zhdukuar atehere brenda 20 vjetesh muzeumet e botes u mbushen me skelete te plota dinosauresh. Pra eshte dicka e ngjashme. Askush nuk ka menduar qe te shikoje ne vendet e duhura. Jam shume i sigurt se evidenca te tjera do fillojne te gjehen ne momentin qe disa njerez do kerkojne ne vendet e duhura – pergjate brigjeve te Nilit te lashte, i cili eshte me milje larg nga rrjedha aktuale e tij, ose dhe ne fund te Mesdheut i cili ka qene i thate gjate Epokes se Fundit te Akullnajave.’





    PROBLEMET E TRANSMETIMIT






    E pyeta John West qe pse ai mendonte se egjyptologet dhe arkeologet ishin kaq te pavullnetshem te konsideronin faktin qe Sfinksi mund te jete nje e dhene per ekzistencen e nje episodi te harruar te historise njerezore.

    ‘Mendoj se arsyeja eshte se ata jane shume te fiksuar me idente per nje evolucion linear te civilizimit. Ata e shohin shume te veshtire te pranojne faktiin qe mund te kete patur njerez me shume se 12 mije vjet me pare te cilet kane qene me te sofistikuar sesa jemi ne sot... Sfinksi dhe gjeologjia e cila provon vjetersine e tij dhe fakti qe teknologjia e perfshire ne ndertimin e tij eshte ne shume drejtime pothuajse pertej mundesive tona sot, bie ne kontradikte me besimin se civilizimi dhe teknologjia kane evoluar drejtperdrejte ne nje menyre lineare... Pasi sot edhe me teknologjine me te perparuar ne pothuajse nuk mund te realizojme detyrat e ndryshme qe jane perfshire ne projekt. Sfinksi ne vetvehte nuk eshte ndonje gje kush e di se cfare. E kam fjalen qe nese ke nje numer te mjaftueshem skulptoresh qe te presin gurin ata mund te arrijne te gdhendin nje statuje 1 milje te gjate. Ndersa prania e teknologjise eshte ne marrjen e gureve, nxjerrjen e tyre per te cliruar Sfinksin nga shtrati i tij dhe me pas ti levizje keto gure duke i perdorur ato per te ndertuar Tempullin e Lugines disa qindra kembe me tutje...’

    Kjo ishte dicka e re per mua: ‘Do te thuash se blloqet prej 200 ton ne muret e Tempullit te Lugines jane nxjerre direkt nga rrethimi i Sfinksit?’

    Po, ska asnje dyshim ne lidhje me kete. Gjeologjikisht ato bejne pjese ne te njejtin gur identik. Ato u nxorren, u levizen per ne vendndodhjen e Tempullit – nje Zot e di sesi – dhe u lartuan ne mure te larte 40 kembesh – perseri nje Zot e di sesi. Jam duke folur per blloqet gjigande prej guri gelqeror qe perbejne zemren dhe jo ato prej graniti te fasadave. Mendoj se graniti eshte shtuar shume kohe me pas, ka shume mundesi nga Khafre. Por nese shikon blloqet prej guri gelqeror te zemres se objektit do vesh re se ato permbajne shenjat e te njejtit efekt erozioni te induktuar qe gjehen dhe tek Sfinksi. Pra Sfinksi dhe zemra e struktures se Tempullit te Lugines jane bere ne te njejten kohe nga te njejtit njerez – kushdo te kene qene ata.’

    ‘Dhe ti mendon se keta njerez dhe egjyptianet e mevonshem dinastike kane qene te lidhur me njeri tjetrin ne nje fare menyre? Tek Gjarpri ne Qiell ti sugjeron se nje trashegimi duhet te kete kaluar brez pas brezi.’

    ‘Vazhdon te jete nje sugjerim. E gjitha ajo qe di me siguri ne lidhje me punen tone ne Sfinks eshte se ne nje te kaluar shume te larget, ne Egjypt ka ekzistuar nje civilizim shume shume i larte dhe i sofistikuar ne gjendje qe te nderrmari projekte ndertimore ne nje shkalle madhore. Me pas pati shume rreshje. Dhjete mije vjet me pas, ne te njejtin vend, krejt papritur lulezoi civilizimi faraonik plotesisht i formuar, ne dukje nga asgjeja me njohurine e tij te plotesuar. Dhe kaq eshte mese e sigurt si fakt. Por ishte apo jo e njejta njohuria qe zoteronte Egjypti i Lashte me ate te Sfinksit, kete nuk mund ta them.’

    ‘Po ne nje rast te tille,’ fillova te spekulloja: ‘Civilizimi qe prodhoi Sfinksin te mos kete qene bazuar ketu, te pakten jo fillimisht... Nuk ka qene ne Egjypt. Kjo e vendos Sfinksin ketu si nje shenje ose dicka jashte vendit...’

    ‘Shume e mundeshme. Ka mundesi qe Sfinksi per ate civilizim te kete qene sic ishte, le te themi, Abu Simbel [ne Nubia] per Egjyptin dinastik.’

    ‘E me pas ketij civilizimi i erdhi fundi, u zhduk per shkak te ndonje katastrofe masive dhe ja sesi trashegimia e nje diturie kaq te larte u la per brezat e ardhshem... Pasi ata kishin Sfinksin ketu, ata dinin per Egjyptin, e njihnin kete toke, e njihnin kete vend, kishin nje lidhje me te. Mbase grupe njerezish i mbijetuan fundit te atij civilizimi. Mbase ata erdhen ketu... A vlen kjo per ty?’

    ‘Po, kjo eshte nje mundesi. Perseri duke ju referuar mitologjise dhe legjendave neper bote, shume prej tyre tregojne per nje katastrofe te tille dhe per nje grusht njerezish – historia e Noahs eshte konsistente gjate civilizimeve te panumerta – te cilet ne nje fare menyre ose tjetren e mbajten dhe e lane trashegim ate dituri. Sipas kendveshtrimit tim problemi me i madh me kete teori eshte transmetimi i procesit: ne cfare menyre saktesisht kalon dituria nga brezi ne brez gjate mijera e mijera vjeteve nga ndertimi i Sfinksit deri ne lulezimin e Egjyptit dinastik. Ketu teorikisht ti ke ngecur – apo jo? – me kete periudhe shume te madhe kohore gjate te ciles dituria duhet te jete transmetuar. Kjo nuk eshte e lehte ta argumentosh. Nga ana tjeter ne e dime qe keto legjenda te cilave po i referohemi kane kaluar fjale per fjale neper gjenerata te panumerta. Dhe ne fakt transmetimi oral eshte nje menyre me e sigurt sesa transmetimi i shkruar pasi gjuha mund te ndryshoje por perderisa dikush tregon historine ne menyre te drejte, cfare do qofte gjuha e momentit... ajo shfaqet 5000 vjet me pas ne formen e saj origjinale. Pra mbase ka menyra – ne shoqerite sekrete dhe kultet fetare, ose nepermjet mitologjise per shembull – ku mund te jete ruajtur dituria dhe trasheguar perpara se te lulezonte perseri. Ideja ime eshte qe me probleme kaq komplekse e te rendesishme si keto eshte e thjeshte qe te mos eleminohet asnje mundesi, pavaresisht sesa e pabesueshme mund te duket ne shikim te pare, pa i hetuar ato me detaje...’





    OPINION DYTESOR




    John West ndodhej ne Luxor ne drejtim te nje grupi studiuesish ne vendet e shenjta te Egjyptit. Te nesermen heret ne mengjes ai dhe studentet e tij shkuan ne jug te Aswan dhe Abu Simbel. Santha dhe une vazhduam udhetimin perseri ne veri, mbrapa drejt Gizes dhe mistereve te Sfinksit e te piramidave. Aty do takoheshim me arkeo-astronomin Robert Bauval. Sic do shohim, korrelacioni i tij yjor dha nje pohim befasues te pavarur per evidencen gjeologjike te lashtesise se madhe te Gizes.

  10. #110
    KAPITULLI I DYZET E TETE






    MATESIT E TOKES







    Ndiq me kujdes keto instruksione:

    Vizato dy viza te drejta paralele vertikale ne nje flete letre, rreth shtate inc te gjata dhe rreth tre inc larg njera tjetres. Vizato nje vize te trete po ashtu vertikale, paralele dhe me gjatesi te njejte, saktesisht ne mes te te dyjave. Shkruaj germen J per Jug ne pjesen e siperme te fundit te diagrames dhe germen V per Veri ne pjesen e poshtme te fundit te diagrames. Shto germat L per Lindje dhe P per Perendim ne pozicionet e tyre perkatese ne te dyja krahet e diagrames, ne te majte per Lindje dhe te djathte per Perendim. Ajo qe shfaqet eshte skicka e hartes gjeometrike te Egjyptit e cila perfshine nje prespektive shume te ndryshme nga ajo jona (ku Veriu eshte gjithmone i barazuar me Siper). Kjo harte ku Siper eshte Jugu duket se eshte perpunuar nje kohe jashtezakonisht te gjate te kaluar nga kartografet me nje njohuri shkencore mbi formen dhe madhesine e planetit tone.

    Per te kompletuar harten tani duhet te caktoni nje pike ne qender te tre vijave paralele rreth nje inc ne jug te (siper nga) fundit verior te diagrames. Me pas vizato dy vija te tjera diagonale poshte nga kjo pike, respektivisht drejt veri-lindjes dhe veri-perendimit deri sa ato arrijne fundet veriore te dy vijave me te largeta paralele. Se fundi bashko keto vija paralele direkt me vija horizontale qe kalojne nga lindja ne perendim ne fundet jugore dhe veriore te diagrames.

    Forma e hartuar eshte nje drejtkendesh meridional (i orientuar veri-jug). Ky drejtkendesh eshte shtate inc i gjate dhe rreth me pak se tre inc i gjere dhe po ashti ka nje trekendesh te kufizuar ne fundin (e poshtem) verior. Trekendeshi perfaqeson Delten e Nilit ndersa pika ne kulmin e trekendeshit perfaqeson kulmin e Deltes – nje pozicion ne toke i cili eshte 30° 06’ ne veri dhe 31° 14’ ne lindje, shume afer me vendndodhjen e Piramides se Madhe.







    PIKESHENUSI GJEODETIK





    Cfare do gje tjeter qe te jete, prej kohesh nga matematicienet dhe gjeografet eshte kuptuar se Piramida e Madhe i sherben funksionit te nje pikeshenusi gjeodetik (gjeodetika eshte nje pjese e shkences qe merret me pozicionin e sakte te pikave gjeografike, formes dhe madhesise se tokes). Kjo u kuptua fillimisht ne fund te shekullit te tetembedhjete kur ushtrite e Frances revolucionare te udhehequra nga Napoleon Bonoparti pushtuan Egjyptin. Bonoparti i cili kishte kultivuar nje interes te thelle ne enigmat e piramidave, solli me vete nje numer te madh studiuesish, gjithsej 175, perfshi ketu disa ‘mjekerthinjur’ te mbledhur nga universitete te ndryshem te cilet njiheshin me nje reputacion si te kishin perftuar ‘nje njohuri te madhe mbi antikitetet egjyptiane’ dhe sidomos nje grup shume i nevojshem matematicienesh, kartografesh dhe vezhguesish.

    Njera nga detyrat qe ata kishin menjehere mbasi te perfundonte pushtimi ishte krijimi i hartave te detajuara te Egjyptit. Gjate ketij procesi ata zbuluan se Piramida e Madhe ishte e drejtuar ne menyre perfekte nga Veriu i vertete – (quhet Veriu i vertete per ta dalluar nga Poli Verior magnetik. Me fjale te tjera Veriu i vertete eshte nje term navigues qe i referohet drejtimit te Polit te Veriut ne raport me pozicionin e naviguesit ose lundruesit. Ose e thene ne nje tjeter menyre eshte drejtimi i Polit gjeografik te Veriut nga nje pike e dhene. Koncepti u zbulua per here te pare nga polimati kinez Shen Kuo ne shekullin e 11-te. – Darius). – dhe natyrisht drejt jugut, lindjes dhe perendimit, sic e pame ne Pjesen e VI. Kjo do te thoshte se strukturat misterioze krijonin nje reference dhe pike trekendore perfekte, per kete arsye u mor nje vendim per te perdorur meridianin qe kalonte nepermjet kulmit te tij si linje baze per matjet dhe orientimet e tjera. Me pas ekipi studimor vazhdoi te krijonte hartat e para te sakta te Egjyptit ne kohen moderne. Kur ata mbaruan vune re me habi se meridiani i Piramides se Madhe e priste rrajonin e Deltes se Nilit ne dy pjese te barabarta. Ata po ashtu zbuluan se nese do zgjasnin diagonalet qe fillonin nga kulmi i piramides ne kendet veri-lindje dhe veri-perendim (duke formuar ne harte vija te cilat kalonin veri-lindje dhe veri-perendim deri sa arrinin Mesdheun) trekndeshi qe formohej perfshinte teresisht ne perfeksion gjithe zonen e Deltes.

    Le te kthehemi perseri tek harta jone e cila po ashtu perfshin trekendeshin qe perfaqeson Delten. Pjeset e tjera perberese te rendesishme jane tre meridianet paralele. Meridiani lindor eshte ne gjatesine gjeografike 32° 38’ lindje – kufiri zyrtar lindor i Egjyptit te Lashte nga fillimi i koherave dinastike. Meridiani perendimor eshte ne gjatesine gjeografike 29° 50’ lindje – kufiri zyrtar perendimor i Egjyptit te Lashte. Meridiani qendror eshte ne gjatesine gjeografike 31° 14’ lindje, saktesisht ne mes te dy te tjereve (1° 24’ larg nga sejcili).

    Ajo qe kemi tani eshte nje paraqitje e nje rripi ne siperfaqen e planetit toke qe eshte saktesisht 2° 48’ e gjere. Sa i gjate eshte ky rrip? Kufijte ‘zyrtare’ veriore dhe jugore te Egjyptit te Lashte (qe nuk permbanin me lidhje me seren e vendndodhjeve po as sa dhe kufijte zyrtare lindore e perendimore) jane te shenuara nga vijat horizontale ne fillim dhe ne fund te hartes dhe ndodhen respektivisht ne 31° 06’ veri dhe 24° 06’ veri. Kufiri verior, 31° 06’ veri bashkon dy fundet e jashteme te grykederdhjes se Nilit. Kufiri jugor, 24° 06’ veri, shenon gjeresine e sakte gjeografike te ishullit te Elephantine ne Aswan (Seyene) ku ishte lokalizuar nje observator i rendesishem astronomik dhe diellor gjate gjithe historise se Egjyptit. Duket sikur kjo toke arkaike, e shenjte qe kur filluan epokat – krijimi dhe banimi nga zotat – fillimisht ishte perceptuar si nje trup gjeometrik, saktesisht shtate grade tokesore ne gjatesi.

    Perbrenda ketij konstrukti Piramida e Madhe duket se eshte zgjedhur me kujdes si nje pikeshenus gjeodetik per kulmin e Deltes. E dyta, te cilen e kemi treguar ne harten tone, ndodhet ne 30° 06’ Veri 31° 14’ Lindje – nje pike ne mes te Nilit ne cepin verior te Kajros moderne. Nderkohe vete piramida qendron ne gjeresine gjeografike 30° Veri (e korrigjuar per refrakcion atmosferik) dhe ne gjatesine gjeografike 31° 09’ Lindje, nje gabim prej vetem disa minutash nga harku tokesor drejt jugut dhe perendimit. Ky ‘gabim’ nuk duket se ka rezultuar nga pakujdesia ose pasaktesia e ndertuesve te piramides. Perkundrazi, nje veshtrim i kujdesshem i topografise se zones sugjeron se shpjegimi duhet kerkuar ne nevojen qe dilte per te gjetur nje zone e cila ishte e duhur per observime astronomike te cilat do kryheshin per te ndertuar nje strukture gjeologjike ne te cilen do nderthurej perjete gjashte milion ton monument, pothuajse 500 kembe i larte dhe me nje siperfaqe prej trembedhjete hektare.

    Pllaja e Gizes perputhet me cdo llogari: afer me kulmin e Deltes, e ngritur mbi Luginen e Nilit dhe e pajisur me nje bazament te shkelqyeshem prej shtrati solid guri gelqeror.

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjurmët - Legjend e Rock-ut shqiptar
    Nga ILovePejaa në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-06-2019, 11:32
  2. Pyetje mbi librin Gjurmët e Civilizimeve të Zhdukura
    Nga Darius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 09:25
  3. Plan per te humbur gjurmet e kufirit Shqiperi - Kosove
    Nga brooklyn në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 22:51
  4. Në gjurmët e arkeologjisë otomane
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 10:52
  5. Hapet dosja e rrugëve të zhdukura.
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •