GJURMET E CIVILIZIMEVE TE ZHDUKURA
PJESA I
HYRJE
MISTERI I HARTES
KAPITULLI I PARE
HARTA E VENDEVE TE FSHEHTA
Skuadra Teknike e Zbulimit 8
Forcat Ajrore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes
Westover Airforce Base
Massachusetts
6 Korrik 1960
Subjekti: Harta e Botes se Admiralit Piri Reis
Per: Profesor Charles H. Hapgood
Keene College,
Keene, New Hampshire.
I dashur Profesor Hapgood !
Kerkesa juaj per te analizuar disa te dhena te pazakonta ne Harten e Botes se Piri Reis te vitit 1513 eshte marre parasysh nga organizata jone.
Deklarata se pjesa e poshtme e hartes paraqet Brigjet e Princes Martha te Queen Maud Land ne Antarktike dhe Gadishullin Palmer, jane te arsyeshme. Ne mendojme se ky eshte shpjegimi me llogjik dhe mbase me i sakti i hartes. Detajet gjeografike te treguara ne pjesen e poshtme te hartes perputhen ne menyre te habitshme me rezultatet e profilit sizmik te kryera perreth majes se kupoles se akullit nga ekspedita Anglo-Suedeze e vitit 1949 ne Antarktike. Kjo tregon se vija bregdetare eshte hedhur ne harte perpara se te mbulohej nga shtresa e akullit. Shtresa e akullit ne kete zone tani eshte e trashe rreth 1 milje.
Nuk kemi asnje ide sesi eshte e mundur qe te dhenat e kesaj harte te perputhen ne njohurine gjeografike te vitit 1513.
Harold Z. Ohlmeyer
NenKolonel ne Komanden e USAF
Pavaresisht nga gjuha e qete, letra e Ohlmeyer eshte nje bombe e vertete. Nese Queen Maud Land ishte hedhur ne harte perpara se te mbulohej nga akulli, kartografia origjinale duhet ta kete realizuar kete gje jashtezakonisht shume kohe me pare.
Por saktesisht sa kohe me pare?
Shkenca konvencionale na meson se shtresa e akullit ne Antarktike ne shtrirjen dhe gjendjen aktuale eshte me miliona vjet e vjeter. Mbas nje studimi te kujdesshem ky nocion pesoi nje krisje serioze, aq serioze sa skemi nevoje te supozojme se harta e vizatuar nga Admirali Piri Reis paraqet Queen Maud Land sic ka qene me miliona vjet me pare. Evidenca me e fundit sugjeron se Queen Maud Land dhe zonat e tjera ne afersi qe dallohen ne harte kane kaluar nje periudhe te gjate kohe pa akull gje qe mund te mos kete perfunduar deri 6 mije vjet me pare. Kjo evidence te cilen do te na duhet ta analizojme perseri ne kapitullin e ardhshem na heq barren e te shpjeguarit se kush (ose cfare) kishte teknologjine per te ndermarre nje rilevim te kujdesshem gjeografik te Antarktikes, te themi 2 milion vjet me pare, shume kohe perpara se te ekzistonte njeriu. Duke ndjekur te njejten llogjike meqe kartografia eshte nje kompleks dhe aktivitet i civilizuar na detyron te shpjegojme sesi ka mundesi qe edhe 6 mije vjet me pare te ishte krijuar nje harte e tille, shume kohe perpara se te zhvillohej civilizimi i pare i njohur nga historianet.
BURIME ANTIKE
Ne perpjekje per te shpjeguar kete fakt ja vlen qe te kujtojme veten tone mbi disa fakte gjeologjike dhe historike:
1. Harta e Piri Reis qe eshte nje dokument autentik dhe jo nje falsifikim eshte bere ne Konstandinopoje ne vitin 1513 te Eres Sone.
2. Ajo perqendrohet ne brigjet perendimore te Afrikes, brigjet lindore te Amerikes se Jugut dhe brigjet veriore te Antarktikes.
3. Eshte e pamundur qe Piri Reis ta kete marre kete informacion ne lidhje me rajonin e fundit nga eksploratore bashkekohes me te pasi Antarktika u zbulua ne vitin 1818, pra me shume se 300 vjet me pas nga koha kur ai vizatoi harten.
4. Brigjet e cliruara nga akulli te Queen Maud Land sic tregohen ne harte jane nje mister kolosal pasi evidencat gjeologjike konfirmojne faktin qe data me e fundit kur kjo toke mund te jete vezhguar dhe si rrjedhoje hedhur ne harte mund te jete vetem viti 4000 Para Eres Sone.
5. Eshte e pamundur te percaktohet datimi me i hershem per kryerjen e kesaj harte por mesa duket Queen Maud Land ka mbetur e paprekur nga akulli per te pakten 9000 vjet perpara se te perpihej komplet.
6. Nuk ka asnje civilizim te njohur nga historia qe mund te kete patur aftesine ose nevojen per te kryer rilevim (ose vezhgim) te brigjeve ne nje periudhe qe lidhet midis 13.000 p.e.s. dhe 4000 p.e.s.
Me fjale te tjera, enigma e vertete e hartes se 1513-es nuk eshte dhe aq perfshirja e nje kontinenti qe u zbulua vetem ne 1818-en por paraqitja e nje pjese te bregdetit te ketij kontinenti pa pranine e akullit i cili ka ne kete toke te pakten qe 6.000 vjet me pare dhe nuk eshte shkrire qe nga ajo kohe.
Si mund te shpjegohet kjo gje? Piri Reis me bujari na ka dhene disa pergjigje ne nje sere doreshkrimesh te kryera prej tij mbi vete harten. Ai na thote se nuk eshte pergjegjes per rilevimin origjinal dhe per kartografine. Ne te kunderten, ai pranon se rroli i tij ka qene thjesht ai i i vizatuesit dhe kopjuesit dhe se harta ishte si rrjedhoje e nje numri te madh hartash dhe burimesh te tjera informacioni. Disa prej tyre ishin vizatuar nga eksploratore bashkekohes ose pothuaj bashkekohes (perfshi ketu dhe Kristofor Kolombin) i cili nderkohe kishte mberritur ne Ameriken e Jugut dhe ne Karaibe ndersa dokumentat e tjera datonin shekullin e katert p.e.s. ose dhe me heret.
Piri Reis nuk ka tentuar asnje shpjegim mbi identitetin e kartografit qe e kishte prodhuar harten e hershme. Sidoqofte ne vitin 1963 Profesor Hapgood paraqiti nje zgjidhje provokuese te problemit. Ai debatoi mbi faktin qe disa nga burimet e hershme te cilat ishin perdorur nga admirali turk, ne vecanti ato qe i perkisnin shekullit te katert p.e.s. ne vetvehte ishin bazuar ne burime akoma dhe me te hershme dhe si rrjedhoje ato vete ishin bazuar ne burime te cilat e kishin origjinen ne nje kohe edhe me te hershme. Hapgood argumenton se ka patur evidenca te pakundershtueshme qe toka eshte hedhur ne harte perpara vitit 4000 p.e.s. nga civilizime te panjohura dhe te pazbuluara ende te cilet kishin arritur nje nivel te larte dhe te avancuar teknologjik.
Duke ju referuar rivizatimit te Hapgood, nga Aleksandria kopjet e ketyre si dhe disa nga hartat origjinale ishin transferuar ne qendra te tjera te dijes ku njera prej tyre ishte Konstandinopoja. Si perfundim kur Konstandinopoja ra ne duar e Venedikasve gjate Kryqezates se Katert ne vitin 1204, hartat filluan te bien ne duart e lundertareve dhe aventuriereve Europiane:
Shumica e ketyre hartave ishin te Mesdheut dhe te Detit te Zi. Por edhe harta te zonave te tjera mbijetuan. Ketu perfshihen dhe hartat e Amerikes dhe hartat e oqeanit Arktik dhe atij Antarktik. Nga kjo behet e qarte qe udhetaret e lashte kane shkuar nga poli ne pol. Sado e pabesueshme te tingelloje, evidencat tregojne se disa njerez te lashte kane eksploruar Antarktiken kur brigjet e kesaj kane qene te pa mbuluara nga akulli. Po ashtu eshte e qarte se ata kane patur aparatura lundrimi per te percaktuar me saktesi gjatesite gjeografike, gje qe ka qene shume me teper superiore nga sa ishin te pajisur njerezit e koheve te lashta, atyre mesjetare dhe koheve moderne deri ne pjesen e dyte te shkekullit te tetembedhjete.
Kjo evidence per nje teknologji te humbur do mbeshtesi dhe do i japi besueshmeri dhe shume hipotezave te tjera te cilat kane ardhur ne ditet tona nga nje civilizim i humbur ne nje kohe te larget ne te kaluaren. Studiuesit i kane zhvleftesuar shume nga keto evidenca duke i konsideruar si mite por ja ku e kemi nje evidence te cilen ata se kundershtojne dot. Kjo evidence kerkon me force qe cdo evidence tjeter qe eshte anashkaluar duhet rianalizuar nga e para dhe me nje mendje te hapur.
Ndonese mbeshtetja e Albert Einstein dhe pohimi i mepasshem i John Wright, presidenti i American Geographical Society qe u shprehen se Hapgood ka paraqitur “nje hipoteze qe meriton me plot gojen te studiohet me vemendje”, asnje studim shkencor nuk eshte kryer mbi anomalite e ketyre hartave te vjetra. Por ndodhi e kunderta, ne vend qe te duartrokitej dhe te pershendetej per kontributin serioz ne debatin e vjetersise se civilizimit njerezor Hapgood deri sa vdiq, ju kthyhen krahet nga pjesa me e madhe e shokeve te tij te profesionit te cilet shprehen mendimet ne nje menyre te tille qe eshte konsideruar si “nje sarkazem e trashe dhe e papritur duke zgjedhur, gjera pa rendesi dhe faktore qe nuk ishin subjekt verifikimi, si baze per te denuar punen e tij, duke kerkuar ne kete menyre te shmangnin ceshtjet thelbesore”.
Krijoni Kontakt