Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592

    Raporti i ri, shqiptarët: 38% myslimanë dhe 35% kristianë

    Jobesimtarët dhe ateistët shtohen si komponent i ri i përllogaritjes fetare në vend

    Raporti i ri, shqiptarët: 38% myslimanë dhe 35% kristianë

    Ish-presidenti Meidani bën të ditur raportin e përgatitur nga Oksfordi



    Ylli Pata

    Të dhëna të ndryshme mbi raportet fetare në Shqipëri janë ofruar dje, të cilat rrëzojnë mazhorancën në mbi dy të tretat e popullsisë së besimit mysliman. Ka qenë ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, i cili ka paraqitur të dhëna të reja mbi shifrat e besimtarëve në vendin tonë, duke iu referuar një burimi serioz, siç është Universiteti i Oksfordit. Profesor Meidani, duke mbajtur një fjalim gjatë konferencës për rolin e besimeve fetare në rritjen e sigurisë, ka bërë të ditur një bazë të dhënash, sipas së cilës, në Shqipëri rreth 38 për qind e popullsisë janë të besimit mysliman, 35 për qind janë të besimit kristian (katolik, ortodoks dhe protestantë", 16 për qind janë jobesimtarë (ateistë, por edhe të padeklaruar), ndërsa me shifra të ulëta janë të besimeve të tjera, si bahai, budistë etj. Në fjalën e tij, Meidani i është referuar "Christian Oxford Dictionary", i cili është ndërtuar mbi bazën e një studimi të bërë në Shqipëri para pak vitesh, duke zhvilluar një hulumtim në popullsinë shqiptare. Shifrat e deklaruara nga ish-presidenti i Republikës, në fakt rrëzojnë të dhënat që ende shikohen si të referueshme, sipas të cilave rreth 65 deri në 70 për qind e popullsisë shqiptare është myslimane, 20 deri në 30 për qind janë ortodoksë dhe 10 për qind i përkasin besimit katolik roman. Përmbysja e shifrave të besimeve fetare në vend, në fakt ka si tregues të rëndësishëm pikërisht pjesën "jobesimtare" apo abstenuese ndaj feve, të cilat i heqin besimit mysliman dominimin absolut dhe e dërgojnë në shkallën e rreth 38 për qind të popullsisë. Shifrat e deklaruara nga ish-kreu i shtetit shqiptar, Rexhep Meidani, i cili është dhe një nga akademikët më të njohur të vendit, pritet që të diskutohen në ditët që vijojnë, duke u nisur pikërisht nga një tregues, për të cilin nuk është bërë fjalë më parë në statistikat e përkatësive fetare në vend. Tregues që llogarit dhe shtresën e atyre që nuk e konsiderojnë veten besimtarë dhe shpallin një abstenim me institucionet e kultit. Gjatë fjalimit të tij, në ditën e dytë të aktivitetit të mbështetur nga NATO-ja mbi rolin e besimeve në sigurinë e vendit, Ish-presidenti Meidani ka mbajtur një fjalim që vinte në pah modelin pozitiv shqiptar në marrëdhëniet ndërfetare. Duke elaboruar temën e përplasjeve të civilizimeve, profesor Meidani theksoi se lufta ndaj terrorizmit nuk është përplasje mes civilizimeve, por një manipulim i lig i besimeve të ndryshme fetare, duke përdorur disa nga mangësitë e shoqërisë së sotme. Ish-kreu i shtetit shqiptar, në fjalën e tij theksoi se duhet që në situatën aktuale të luftohet fuqishëm varfëria në rritje dhe ndarja teknologjike. "Ideologjia e lirisë dhe të drejtave të njeriut është filozofia e shekullit", tha profesor Meidani, i cili bëri thirrje që instrumentet ndërkombëtare të drejtësisë dhe sigurisë të arrijnë në një përpjekje të përbashkët për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt. Ndërkaq, në fjalën e tij, në ditën e dytë të konferencës së organizuar nga "Milenium Club Center", kreu i Komunitetit Mysliman Italian, Shaykh Abd Wahid Pallavicini, theksoi se janë të dëmshme idetë e përcaktimeve që bëhen shpesh, se "civilizime të reja" apo "fondamentalizma", duke ndarë me thikë botën dhe njerëzit e saj, vetëm e vetëm se ata kanë besime të ndryshme e këndvështrime jo të njëjta fetare". Sipas kreut të myslimanëve italianë, ndarjet e kufijve ndërmjet kristianëve të mirë dhe myslimanëve fondamentalistë, janë dy brirët e djallit, i cili kërkon të na sjellë lajmëtarin e së keqes.

    Shifrat

    Myslimanët

    Sipas të dhënave të paraqitura nga "Oxford Christian Dictionary", popullsia që i përket besimit mysliman në Shqipëri është ulur në shifrën e rreth 38 përqindjeve


    Kristianët

    Po sipas studimit të përgatitur nga qendra e Oksfordit, besimtarët e besimit kristian, ku futen ortodoksët, katolikët dhe protestantët, e kalojnë shifrën 35 për qind


    Jobesimtarët

    Sipas statistikës më të re mbi raportet e besimeve fetare, jobesimtarët shkojnë te shifra e 16%


    Ateistët

    Në një kategorizim të veçantë futen ata qytetarë, të cilët e kundërshtojnë ekzistencën e Zotit

    Nga Gazeta shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    po qe se eshte e vertete atehere duhet me dal organizata haxhi qamilit

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga skampin
    po qe se eshte e vertete atehere duhet me dal organizata haxhi qamilit
    ne rregjistrimin qe beri naltmadhnia zog nxorri 70% myslymane dhe 30% te krishtere. kta deomos kane lene pasardhesit e tyre.

    por, perzierja familiare krishtere+myslymane dhe anasjelltas ka detyruar nje perqindje e madhe te mos deklarojne fene.

    ne kohen qe jemi sot e dini mire se zor njeri beson ne shqiperi me vetedije.

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Statistikat e fundit zyrtare datojne nga vitet 30,pra qe nga kjo kohe nuk ka patur asnje te dhene per kete ceshtje.Te dhenat qe jepen per Shqiperine nga organizata dhe institucione nderkombetare i referohen pikerisht ketyre statistikave te kohes se mbreterise.Se c'ndodhi ne kohen e diktatures kete te gjithe e dime.Perderisa nuk do te kete nje numerim te ri ku njerezit do te mund te deklaroheshin se cilit besim i perkasin, c'do pretendim tjeter eshte interpretim.Nga i nxorren keto konkluzione Mejdani me shoke?Nu ka asnje baze te pranueshme menyra se i si jane bere keto perllogaritje.Shqiptaret edhe ne kohen e Zogut jane martuar ndermjet feve te ndryshme.Sigurisht qe keto u shtuan ne kohen e aksioneve dhe zboreve,por kush mund te thote me saktesi se sa prej tyre jane besimtare,se sa martesa mikste ka,se ku pozicionohen femijet e ketyre qe kane prinder te besimeve te ndryshme?Keto shifra nuk i sherbejne askujt,pervecse nxisin konflikte te panevojshme ndermjet besimeve te ndryshme.Nga nje vend me 70% myslimane dhe 30% te krishtere ne nje vend ateist per gati tri dekada,kush i nxorri keto shifra te reja?Une them se duhet te jene qarqe te ndryshme evangjelistesh radikale te cileve nuk i intereson gje tjeter pervec numrit sa me te madh te adepteve te tyre.Shqiperia dihet qe eshte bere han pa porta,ku jo vetem na vijne lloj lloj sektesh dhe na mesojne edhe statistikat,por na vijne edhe pedofila e biseksuala nga c'do cep i botes dhe na degjenerojne brezin e ri.
    Edhe akademiku i trapit tim Mejdani behet zedhenesi i ketyre pederave.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    ne rast lufte civile dmth numrat qekan pak a shum te barabarte

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga hi, ryder
    ne rast lufte civile dmth numrat qekan pak a shum te barabarte
    LOL, e forte kjo

    Ne rastet kur kane qene martesa te te dyja feve nga sa kam pare dhe degjuar personalisht femijet nese pyeteshin per perkatesine fetare ne pjesen derrmuese per te mos thene 100 % zgjidhnin ate te krishteren. Kam patur shume shoke qe emrat e baballareve i kishin psh Haxhi, Qemal, Myslym, Nexhat etj etj ose emrat e nenave i kishin Xhemile, Myftie, Nexhmije, Makbule etj etj etj dhe kur vinte puna shpreheshin se ishin te krishtere. Kjo i perket viteve te para te demokracise ose edhe perpara saj. Ndersa tani lexoj qe raporti paska ndryshuar ndjeshem. Dhe faktoret mund te jene ose per shkak te asaj qe po ndodh vitet e fundit me terrorrizmin islamik ose pastaj per faktin qe shqiptaret kane qene dhe jane te ndergjegjshem qe bejne pjese ne Europe dhe si lidh asgje me nje fe qe i perket dunave te reres dhe minareve te botes arabe.

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Numri i kripto katolikeve ne mesin e muslimaneve ka qene gjithmone mbi 50%, me kohe disa familje kishin harruar sa cfare ishn ne te vertete dhe filluan te deklaroheshin muslimane. Edhepse nuk kishin lidhje me kete fe, per shkak se kishin emra arab menduan se ishin muslimane dhe ja ku i ke tek e festojne shen Gjergjin (shenjtorin e famshem shqiptar) tradicionalisht.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Une per vete nuk besoj asnje sondazh apo statistik qe vjen dhe behet ne shqiperi.

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ndryshime te tilla jane duke u bere jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove, ne gjithe Europen, e edhe ne Amerike. Shumica e europianeve sot jane jobesimtare. Para disa kohesh pata lexuar nje studim ku thuhej se ne Europe sot eshte shume jashte mode te thuash se je fetar, vetem nje milion anglez nga 65 milione anglez shkojne ne Kishe, me shume se 85% e italianeve nuk dijne te bejne as shenjen e trinitetit etj. etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 03-10-2006 më 01:54
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •