Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 104
  1. #51
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Kombetarja jone luajti shum mire duke pasur para syshe kudershtarin qe kishim perballe,sidomos pjesen edyte tanet luajten shum mire,aqe mundesi kemi,por per te qene realist fati na nenshkoi perseri.Kurse Nevil Dede na mohoj barazimin oksidentalisht,por ekeqja me emalle qendron se albitri Izrealit na mohoj fitoren duke na mohuar penalltin+qe dha shume faulla ne disfavorin tone.kurse traineri Baric duhej qe Bogdanin ta nxirrte jashte loje me pare, qe te fust Berishen.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po ai trajneri i sienes di dicka qe se aktivizon kete bogdanin
    ky kujton se ka bere gola vjet e e ka siguruar kombetaren per 100 vjet

  3. #53
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Perfundimisht, beme dy gola...kjo sa per te mos rene moralisht! Luajtem kundra Hollandes dhe te them te drejten, isha duke pare ndeshjen ne nje lokal shqiptaresh dhe pasi mbaroi pjesa e pare, erdha ne shtepi, thjeshte sepse nuk doja te shikoja Shqiperine te mundej me rezultat te thelle (duke pas parasysh sesi nisi lojen Hollanda). Ndoshta tingellon si paradox por jam pjeserisht i kenaqur me rezultatin. Shpresojme ne ndeshjet e tjera...

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    te bejme lojera dinjitoze dhe te marrim zero pike
    (vazhdova fjaline e DEUS)

  5. #55
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Rezultat pozitiv per Shqiperine duke marre parasysh se si kishte fillu neshja. Megjithate rezultat pozitiv quhet vetem kur merr pik. Pike s'morrem. Nje ver ne uje mbetet prap. Megjithate jam i kenaqur qe sperfundoi me ndonje rezultat tenistik.
    HOLLAND...

  6. #56
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une mendoj qe kombetarja zhvilloj nje nga ndeshjet me te mira te saj, sidomos pjesa e dyte. Kete here, me shpirt kane luajtur shumica e lojtareve, sidomos ne pjesen e dyte, e jo sikur herave tjera qe kishim vetem Canen keshtu me shpirt qe luante.

    Arian Beqaj - ka mbrojtur shume mire sot, ne te dyja rastet e golit nuk ka pasur faj, ka mbrojtur disa gola te 100%-te.

    Armend Dallku - lojtari me i mire i ndeshjes, Babel ka qene totalisht i izoluar, goditi transverzalen e Van der Sarit, kishte shume depertime dhe krose nga krahu i djathte, ndihmoj mesfushen, e gjeje kudo ne terren gjithe kohen, dhe eshte lojtari qe ka rekuperuar e larguar me se shumti topa ne kete ndeshje. Armend Dallkun besoj qe shpejt do ta shohim ne nje nga skuadrat me te forta europiane, nese vazhdon keshtu.

    Nevil Dede - ishte i pafat ne golin e dyte, dhe edhe ne golin e pare pergjegjesia bie mbi te dhe Hasin qe duhej te mbulonin Van Persin. Megjithese, qe te gjithe e njohim klasin e Van Persit, dhe ka pasur nje nga detyrat me te veshtira ne ndeshje. Ne shumicen e rasteve ka dalur fitimtare ne duelet me te, por ne ndeshje te tilla perqindja duhet te jete me e madhe.

    Besnik Hasi - edhe ky kishte nje nga detyrat me te veshtira ne ndeshje, ka pergjegjesi ne golin e pare, ka spastruar shume topa nga zona e mbrojtjes sone. Gabimi kryesor ne mbrojtjen tone eshte qe luajtem me dy qendermbrojtes shtatshkurter dhe jo te fuqishem nga fiziku i trupit, gje shume e rendesishme kjo, te gjithe kemi pare performancen e Rudi Vates apo Geri Cipit qe ishin edhe te gjate e edhe te fuqishem nga fiziku i trupit. Keshtu qe mendoj qe herave tjera duhet te kemi te pakten njerin nga qendermbrojtesit, te tille.

    Adrian Aliaj - Roben ka luajtur si maca me miun me te, pak edhe per vet aftesite e tij te jashtezakonshme dribluese, pothuaj i padegjuar gjate gjithe ndeshjes qe deshmon se nuk eshte ne formen e tij, nuk eshte ai Roberto Carlos Aliaj qe jemi mesuar ta shohim. Ne vend te tij duhej aktivizuar Edvin Murati. Bile mendoj qe Aliaj nuk duhet te ftohet ne kombetare nje kohe derisa te arrije formen e tij te meparshme.

    Edvin Murati - ka luajtur shume mire sonte, ka luajtur me shpirt dhe ka vrapuar gjithe kohen, dha shume asiste (bile edhe asistin e golit) dhe kishte shume depertime nga krahu i majte. Definitivisht eshte dashur te futej nga minuta e pare, bazuar ne grupin e lojtareve te grumbulluar.

    Altin Lala - ka vrapuar gjithe kohen, ka shkaterruar shume aksione (megjithese jo aq sa pritej dhe duhej), ka ndihmuar edhe sulmin por edhe kete jo aq sa pritej dhe duhej. Altin Lala ka mundesi shume me te medha se kaq.

    Devis Mukaj - i dha freski mesfushes dhe ishte nje nga lojtaret me te mire te ndeshjes sonte, ne gjysmelojen e dyte mesfusha shqiptare ka dominuar lojen. Kishte disa depertime fenomenale per vet aftesite e tij te zoterimit te topit dhe driblimit. Poashtu dha disa asiste te mrekullueshme. Plotesisht mendoj qe e justifikoj mendimin tim qe e dhashe para disa ditesh se duhej te luante nga minuta e pare.

    Debatik Curri - nje nga lojtaret me te mire te ndeshjes jo vetem ne mesfushe por edhe ne sulm. Ne pjesen e pare ishte ai qe i jepte kreativitet sulmit dhe i vetmi qe arriti te organizoj dy sulme dhe te bente dy gjuajtje drejt portes. Ne fillim te pjeses se dyte e kurorezoi edhe me gol. Vrapoi gjithe kohen, sa ne sulm, sa ne mesfushe, sa ne mbrojtje, rekuperoi shume topa, kishte shume depertime etj. Edhe kete lojtar, nese vazhdon keshtu besoj qe do ta shohim shpejt ne nje prej skuadrave me te mira europiane.

    Altin Haxhi - kishte nje paraqitje jo aq te mire sonte dhe nuk e di nese mjafton kjo per te qene titullar ne skuader.

    Ervin Skela - ne mesfushe shume mire ka luajtur ne pjesen e dyte por megjithate nuk arrinte te krijonte raste per sulmuesit dhe nga Skela pritet shume me shume. Ka vrapuar gjithe kohen dhe ka luajtur me shpirt.

    Erjon Bogdani - ende nuk eshte rikthyer ne forme, duhej te zevendesohej me heret sonte. Megjithese, ka vrapuar, eshte munduar, dhe ka luajtur me shpirt por pa sukses. Perfundimisht, sulmi Erjon Bogdani dhe Igli Tare, nuk funksionon si duhet, pervec nese luajme me tre sulmuesa dhe kemi edhe nje sulmues tjeter ne ndihme te tyre.

    Igli Tare - ka vrapuar shume dhe ka luajtur me shpirt, poashtu shume i mire ne stopimin e topave te gjate por topat jo vetem qe duhet ti stopoj per bashkelojtaret por edhe ti gjuaj ne porte dhe te shenoj gola. Mendoj qe Tare mund te kontribuoj edhe nje kohe ne kombetare deri ne ingranimin e plote te sulmuesve te rinje si Berisha e Salihi.

    Besart Berisha - per ato 12 minuta loje deshmoj kualitetet e veta, duke krijuar edhe nje penallti te paster por qe u mohua nga arbitri, vraponte gjithe kohen dhe e gjeje kudo, pas penalltise se mohuar menjehere e shihje ne mesfushe duke e rikuperuar nje top. Duhej aktivizuar me heret. Mendoj qe eshte nje lojtar qe premton shume dhe me kohen do jete nje nder sulmuesit me te mire jo vetem te kombetares sone por edhe te Hamburgut e te Bundesliges.

    Ne pergjithesi, mendoj qe kombetarja ka luajtur mire, ka luajtur me shpirt, kishte nje pergaditje fizike shume te mire dhe qe duhet te jete keshtu ne te gjitha ndeshjet, kane vrapuar shumicen e kohes te gjithe lojtaret, zhvilluan sidomos nje pjese te dyte goxha agresive gje shume e mire kjo, por calonte ne organizimin e lojes, kreativitetin ne sulm, dhe ne mbrojtje si gjithmone. Baric kishte deklaruar ne nje gazete kroate qe ka ne plan te bej reformimin e shpejte te kombetares, sidomos ne lojtaret e perzgjedhur. Mendoj qe angazhimi i Mergim Mavrajt dhe Blerim Rrustemit ne mbrojtje do forcoje mbrojtjen tone dhe poashtu Baric duhet ta bej si asistent kryesor te tij Xhelil Ramen e zyres se talenteve ne Gjermani dhe te sjelle sa me shume nga talentet tona qe luajne jashte. U-21 e Austrise e mundi U-21 e Italise me kater lojtare shqiptare ne perberje te saj Besian Idrizi, Emin Sulimani, Roland Gerxhaliu, dhe Butrint Vishaj. Duhet te behet gjithe c'eshte e mundur qe talentet tona ti sjellim ne kombetaren tone dhe mos te luajne per kombetaret tjera, duke i perfshire edhe ata shqiptare te Maqedonise jo vetem te Kosoves.


    I uroj me shume fat dhe shume fitore e suksese kombetares sone ne ndeshjet e ardhshme.

    PS: Do i kisha pyetur tani ata holandezet qe deklaronin se do bejne spektakel me Shqiperine se ku ishte spektakli i tyre? apo mos ishte goli i Currit e ngujimi shpesh i tyre para portes se tyre? apo zhagitjet e lojes nga Van Der Sar? Hehehe
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 11-10-2006 më 17:56
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #57
    per mua Dallku ka lozur shume mire , krahun e djathte e kishte te tijin teresisht , sidomos pjesen e dyte , akoma po mban shtyllen Van der sar !
    Berisha premtues , ja te shohim !
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  8. #58
    A dini ndonje link ku mund te shikohen golat cuna? Kam kerkuar tek keto faqet shqiptare po nuk kam gjetur gje deri tani.

  9. #59
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Nuk pashe ndeshjen ...Por highlight , qe po e vendos ketu poshte ....

    Me sa shof na kane mbyt pjesen e pare ,ndersa ne vetem nje gjujtje me Bogdanin ... Autogoli , shume pafat Beqaj ....

    Ne pjesen e dyte shtylla jone dhe goli shume i bukur i Currit ...


    Skandaloze prekja me dore e qellimshme ... penallti e paster ....

    Ja linku i ndeshjes :



    http://www.youtube.com/watch?v=mMoWdQpKyoM




    .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #60
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Aksioni i golit te Currit eshte fenomenal.Per mendimin tim eshte goli me i bukur qe kam pare prej vitesh, per vete faktin se vjen pas nje aksioni ku topin e prekin shume lojtare,dhe nuk qe nje gol rastesie apo fati.

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •