Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 104
  1. #61
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ka ardhur koha,te mos kenaqemi kur humbasim "denjesisht",pa shume gola diference.
    Ka ardhur koha te kerkojme rezultate pozitive,sidomos kur behet fjale per ekipe te nivelit te mesem,tip Rumani,Bullgari,Hollande.

    Arbitri e mbyti fare penalltine,super e paster,per te kuqte,qe tronditen edhe shtyllen e Van der Sar.
    Van Basteni.lol,po e con Hollanden shume mbrapa.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #62
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Bullgari,Rumani,Hollande ekipe te nivelit te mesem?
    C'merke vesh nga futbolli ti mer daj...

  3. #63
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga murik
    Bullgari,Rumani,Hollande ekipe te nivelit te mesem?
    C'merke vesh nga futbolli ti mer daj...
    Jo mer daj jo,nuk marre vesh nga futbolli.
    Ku i fut ti rumunet,Hollandezet,Bullgaret,ne nje thes me Brazil,Gjermani,Itali,Argjentine,France?Se keto jane ekipet e medha.

    Kemi pare ne sy Gjermanine e Beckenbauerit,Rumeniges,Mattheus,Spanjen e Hulio Albertos,Victor,Butraguenjo,Suedine e Glen Hisen,e jo me Rumanine e Mutut,apo Bullgaret e Petrov..............
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #64
    Bullgaria dhe Rumania jane ekipe te nivelit te mesem qe cke me te. Hollanden se konsideroj te tille po ka disa kohe qe ben loje te mefesht (mendimi im). Ekipin se ben te madh emri qe ka patur para 15 vjetesh apo me shume. Ne sport emri iken dhe vjen po nuk i luajte kembet ashtu sic jane per tu luajtur.

  5. #65
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shko blej ca aspirina Kolomb, se ke kohe qe te nevojiten...

  6. #66
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Dallku ma ka heq trunin dje. E filloi pak keq dhe jo fort i sigurte po pastaj e vdiq fare Babelin. Me nervin qe tregoi dje e mbushi boshlikun e Canaj nga ana morale ne kombtare. edhe beqaj ishte shume mire. per mendimin tim ndeshja dje ja ka vlejt vetem per zbulimin e ketyre dy futbollisteve
    To look life in the face....

  7. #67
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Hollanden nuk do e quaja ekip te nivelit te mesem pasi ka lojtare me klas boteror si Roben, Kujt dhe Van Pearse pa harruar Van Nilsteroi qe iku nga ekipi.
    Eshte dhe ka qene gjithmone fabrike talentesh, lojtaret e se ciles jane aktivizuar ne klubet me te medha te botes.
    Eshte e vertete qe nuk ka patur aq sukses sa pritej por si Kombetare mbetet ne eliten e futbollit boteror.

    Persa i perket ndeshjes se djeshme, ne u dominuam plotesisht nga Hollanda. Patem disa raste aty ketu nga pjesa e dyte por Hollanda ne pergjithesi e dominoi lojen me kontrollimin e mesfushes.
    Gabimi kryesor qe ben Baric eshte qe mban Lalen dhe Skelen akoma ne Kombetare dhe si titullare ne mesfushe.
    Tjeter gabim eshte aktivizimi i sfungjerit Igli Tare qe eshte kot fare, nuk luan asnje rol ne sulm dhe eshte shume i ngathet.
    Bogdanit i duhet nje sulmues alternativ tip Berisha apo Salihi.
    Nuk me pelqen fare strategjia qe perdor Baric me lojtaret qe perzjedh.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Edhe per mendimin tim, Dallku ishte me i miri ne fushe. Me kujtoi Cafu-ne e para 4-5 viteve.
    Pika me e dobet e jona mbreme ishte sulmi. Bogdani nuk duhet te ishte futur ne pjesen e dyte ku pati dhe 2-3 raste te cilat i perdori si mos me keq, mbase Berisha me Salihin do ti kishin shfryteuar me mire rastet. Nje rast te mire pati dhe Skela i cili e mbajti me shume se c'duhej topin.
    Bravo Currit dhe Beqajt.
    Ne pergjithesi nuk luajtem keq, nje barazim nuk do te kish qene i tepert mbreme.

  9. #69
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Holanda eshte ne vendin e gjashte ne ranklisten e FIFA-s dhe eshte nje nga ekipet me te medha te futbollit boteror. Ekipe te mesme jane Rumania e Bullgaria. Mirepo, keto ndryshojne gjithe kohen. Dhe ne si kombetare po mundohemi qe te behemi ekip sa me i madh.

    Ne 15 minutat e para te ndeshjes kishte nje dominim total te holandezeve ne fushe. Disa raste te qindperqindta te holandezeve por vetem nje i konkretizuar. Gabimet e shqiptareve me shume vinin nga frika prej emrit te madh te Holandes. Mesfusha dhe sulmi i ngurte ndikoj per keq ne mbrojtjen tone qe edhe ashtu ishte me shume probleme. Rreshtimi katastrofal i murit mbrojtes ne gjuajtjen nga goditja e denimit te Van Pirsit dhe pastaj gabimi i Aliajt me kthimin e topit edhe nje here tek Van Pirsi nga Aliaj, qe per fat te mire na shpetoj Beqaj me dy pritjet e mrekullueshme te tij. Pastaj edhe disa raste te qindperqindta tjera ne kete 15 minutesh por qe disa i shpetoj Beqaj e disa i humben holandezet me gjuajtjet jashte porte. Mbrojtja duhet te jete me sycele dhe me luftarake.

    Pas ketyre 15 minutash, kombetarja jone filloj ta merrte veten dhe rastet e holandezeve u ndaluan e edhe filluam te krijojme disa gjysmeraste (nje Bogdani dhe dy Curri). Ne fund te pjeses se pare, Dede (ndjeva keqardhje per te sepse nuk e meritonte nje fat te tille dhe u demoralizua paksa, bashkelojtaret tjere te kombetares ne te tilla raste duhet te mbeshtesin lojtaret qe bejne gabime te tilla sepse ju ndodh edhe lojtareve me te medhenje ne bote nganjehere dhe qe keta te ndjehen me mire ne vazhdim te ndeshjes e te mos perserisin gabimin) me gabimin e tij, e ngriti rezultatin ne 2:0.

    Holandezet u binden se perballe Shqiperise do bejne spektakel. Me kete bindje u futen ne loje ne pjesen e dyte. Mirepo, nuk ju dolen llogarite. Shtylla e Dallkut qe ne fillim te pjeses se dyte ja theu bindjen. Mesfusha shqiptare me Muken vecanerisht filloi te marre kontrollin e ndeshjes. Shpejt erdhi edhe goli i Currit. Pas shenimit te golit, mesfusha dhe mbrojtja holandeze u corientua, kombetarja jone dominonte gjithe lojen, por mungesa e kreativitetit ne sulm e Bogdanit dhe Tares dhe Skeles ne mesfushe, na lane pa shfrytezuar shume mundesi qe kishim ne ato minuta. Po te kishte qene sulmi ne nje dite me te mire apo po te ishin Berisha e Salihi jam i sigurte qe golat do vinin nje pas nje, te pakten edhe nje tjeter gjate kesaj periudhe kohe. Me futjen e Berishes, krijuam edhe nje penallti te paster qe na mohoi arbitri. Holandezet kishin vetem tri raste ne pjesen e dyte qe ishin gjuajtje jashte porte dhe pritje te Beqajt. Shumicen e kohes topin e kishte kombetarja jone ne zoterim dhe shansat kishim me shume e mbrojtja e corientuar holandeze bashke me Van Bastenin perjetonin minuta ferri. Pjesa e dyte eshte dominuar plotesisht nga kombetarja jone. Shume lehte jo vetem qe e kishim marre nje barazim por edhe fitore nga ky takim.

    Lojtaret tane me te mire ne kete ndeshje ishin Dallku, Muka, Curri, dhe Beqaj.

    Ndeshjen e ardhshme e kemi me te lehte me Sllovenine dhe per kete ndeshje kthehen edhe Lorik Cana, Elvin Beqiri, Bekim Kastrati, dhe Klodian Duro. Poashtu per kete ndeshje do kemi te gatshem edhe Mergim Mavrajn e shpresojme edhe talentet tjera si Blerim Rrustemi, Valdet Rama, Faton Toski, etj. Ne kete ndeshje do mungoj Erjon Bogdani per shkak te kartonave.

    Ne miqesoret e nentorit dhe janarit duhet te provohen skema te ndryshme sulmi si Tare-Berisha, Tare-Salihi, Berisha-Salihi (jo Sali Berisha por Besart Berisha dhe Hamdi Salihi ), poashtu me Bogdanin, Kapllanin e Kastratin. Poashtu, edhe skema te tjera ne mesfushe dhe mbrojtje me inkorporimin e lojtareve te rinje qe do luajne ne kombetare tani. Pergaditja fizike duhet te jete gjithmone e njejte ose edhe me e mire se kjo qe shfaqen sonte. Duhet trajnuar nje motivim dhe shpirt gare edhe me i madh i lojtareve tane dhe duhet kushtuar rendesi organizimit te pergjithshem te lojes, syceltesise me te madhe ne mbrojtje, tekniko-taktikes ne fushe etj.

    Igli Tare ka pervoje te madhe ne Serie A dhe Bundesliga e poashtu edhe me kombetaren tone, luan ne nje nga ekipet me te mira europiane Lazion, poashtu Ervin Skela dhe Altin Lala, e jo vetem ne por edhe asnjeri nga ekipet e grupit tone pervec Holandes natyrisht, nuk do e kishte privilegjin e penzionimit te tyre nga kombetarja. E thashe kete vetem sa per tju pergjigjur disa zerave qe kerkonin penzionimin e tyre. E edhe Edvin Murati, edhe pse luan ne ligen e dyte greke, paguhet me shume se pothuaj te gjithe lojtaret e kampionatit shqiptar, dhe mund te luaj per cilindo ekip te kampionatit shqiptar, pra ky mund te mos grumbullohet vetem nese kemi lojtare me te mire se Murati per krahun e majte te mesfushes, sot Murati ka luajtur shume mire dhe ka vrapuar gjithe kohen. Kjo nuk dtth. qe keta duhet te jene gjithmone titullare.

    Mendoj qe Aliaj nuk duhet te grumbullohet me kombetaren per nje kohe tani. Duhet percjellur vazhdimisht ecuria e lojtareve tane si te atyre qe luajne ne kampionatet e huaja ashtu edhe ata ne kampionatin shqiptar dhe natyrisht te perzgjidhen me te miret dhe ata qe jane me ne forme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 12-10-2006 më 04:58
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ma mire m.. se sa i vogel i thone atij llafit. Penalltia e paster fare + minimalisht e verdhe pas golit te 2-1'shit. Por nga ana tjeter dhe shume raste te pastra te hollandezve. Sa per grupin, me nivelin aktual te futbollit nuk kemi kellqe per tu mat ne menyre te vazhdueshme me Bullgarine, Rumanine, aq me pak Hollanden. Ketyre maksimumi qe mund te kerkojme eshte nje barazim/fitore ne fushe tone dhe humbje dinjitoze/barazim ne fushe te huaj. Me kete cilesi miserabel qe prodhon kampionati shqiptar nuk pretendon dot me teper. Legjionaret e kane kaluar me te miren, dhe ishalla qe ne eliminatoret e 2010, Kosova do kete kombetaren dhe nuk do kemi me mundesine me marr "Hase", "Cane" apo "Berishe" te tjere ne ekip. Nuk do doja ta mendoja cilesine e ekipit pa kosovaret. Nejse, gara jone reale ne grup eshte me Sllovenine dhe Bjellorusine, duhet te dalim te katertit nga ky grup.

    Po ti plase sado pak drejtuesve te federates dhe kombetares, mund te marrin si shembull Maqedonine dhe kampionatin maqedonas. Deri para nje viti ka qene ne nje nivel me ne ne renditjen e FIFA-s, tani eshte nja 25 vende siper nesh dhe me rezultate shume me te mira.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •