
Postuar më parë nga
dodoni
Se pari, njerezit qe vijne e shkruajne ketu, kur bejne gabime duke fyer krahina te tera, ju terhiqet verejtja dhe nese e perserisin gabimin, perjashtohen fare. Por kur kjo behet nga vet stafi administrativ i ketij forumi, atehere ky eshte problem serioz ne kete forum.
Te thuash qe Kosova e beri gjuhe zyrtare Turqishten eshte shpifje antikrahinore qe nxit percarjen dhe ndasine ndershqiptare. Ketu u sollen te gjitha faktet qe deshmojne se turqishtja nuk u be zyrtare ne gjithe Kosoven por vetem ne Prizren ku kemi nje 5% te popullsise se ketij qyteti "minoritet turk". Pastaj, u sollen fakte qe deshmojne se kosovaret nuk e bene kete gje me deshiren e tyre, dy here u soll ne Kuvend ky projektligj nga paneli nderkombetar dhe u votua kunder, por kur nderkombetaret kercenuan me pasojat ne vendimin per statusin final te Kosoves, atehere Kuvendi u detyrua qe ta pranoj dhe aprovoj kete ligj. Pra, jo Kosova por UNMIK beri turqishten gjuhe zyrtare dhe ate jo ne gjithe Kosoven por vetem ne qytetin e Prizrenit.
Pastaj, te shash gjithe kosovaret me anadollak etj. etj. e tu thuash merrni leksione patriotizmi nga Shqiperia e jugut, eshte kunder rregullave te ketij forumi, dhe kur vet Albo e ti e une e ai tjeter i then keto rregulla, cfare pritet nga te tjeret pastaj.
Sa per punen e ndihmes, edhe kosovaret kane ndihmuar Shqiperine vec me shume se Shqiperia Kosoven. Sa kamionet me ushqime e veshje kane sjell kosovaret ne Shqiperi vetem gjate fillimviteve te 90-ta? Nuk ka biznesmen kosovar qe nuk ka investuar edhe ne Shqiperi duke u nisur nga Pacolli, Lluka, Ejupi, etj. etj. Kosovaret per te njejtat para mund te shkojne ne Kroaci, Turqi, etj. per pushime por prape zgjedhin Shqiperine per te bere pushimet dhe shpenzuar qindra miliona euro cdo vere atje. Pastaj, sa shqiptaret e Shqiperise punojne dhe jane pasuruar ne Kosove? Fillo nga goca e kryeministrit dhe me shume se gjysma e qeverise se tashme te Shqiperise e qindra e mijera tjere qe jane duke punuar ne Kosove. Ndihmat jane dhe duhet te jene reciproke, tamam puna mos te ndihmojme njeri-tjetrin. Poashtu, mos te harrojme edhe faktin tjeter qe per ndihmat ndaj refugjateve gjate kohes se luftes, Shqiperia ka marre ndihma te medha nga bashkesia nderkombetare.
Kosovaret po te donin muziken serbe, nuk kishin luftuar per ta hequr ate nga Kosova dhe vene muziken shqiptare ne kanalet dhe stadiumet e sallat kosovare. Ne vend te Bregoviqit ne Kosove mbajne koncerte Asgje Sikur Dielli, Adelina, Tingulli i Trente, Etno-Engjujt, Blero, e besa edhe Ardit Gjebrea, Pirro Cako, Flori, Elvana Gjata, etj.
Tek qe jemi vellezer, duhet te jemi me te kujdesshem kur shkruajme per njeri-tjetrin e jo te shpifim, ekzagjerojme e pastaj shajme njeri-tjetrin, sidomos stafi administrativ i ketij forumi. Nese dikush tjeter vjen e shan krahina te tera shqiptaresh, duhet ti terhiqet verejtja dhe paralajmerohet, nese prape vazhdon ne te njejten menyre, edhe te perjashtohet fare, por jo vet stafi administrativ te bej gabime te tilla, sepse pike se pari eshte kunder interesave tona kombetare duke nxitur percarje dhe ndasi ndershqiptare.
Krijoni Kontakt