Close
Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 247
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121

    Turqishtja bëhet gjuhë e tretë zyrtare në Kosovë

    Nga Shekulli

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicën e votave propozimin për të njohur si gjuhë zyrtare edhe turqishten, duke e çuar në tre numrin e gjuhëve zyrtare në Kosovë, pas shqipes dhe serbo-kroatishtes. Parlamenti i Kosovës e kishte refuzuar dy herë më parë kërkesën. Refuzimi i fundit u bë më 14 shtator, gjë e cila bëri Ankaranë të shprehej “shumë e zhgënjuer nga votimi”.
    Sipas agjencisë turke “Zaman”, në Kosovë jetojnë 15 mijë turq, të cilët kanë dëshirë që gjuha e tyre të përdoret në dokumentat zyrtarë. Pas anullimit të vendimit të Parlamentit javën e shkuar, ministri i Jashtëm turk, i këkroi parlamentit kosovar të shqyrtonte edhe njëherë vendimin dhe theksoi interesimin e Turqisë në këtë çështje. Turqishta u deklarua si gjuhë zyrtare në Kosovë në vitin 1974, por administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë e hoqi në vitin 1999. Që nga ky vit, Kosova është nën drejtimin e forcave shumëkombëshe të NATO-s. Turqia ka pasur 350 forca paqeruajtesë në vend, nga 17,500 që numëroheshin në total në vitin 1999. Forcat ushtarake janë përgjegjëse për vendosjen dhe mbajtjen e sigurisë në vend.

    24/09/2006

    KATEGORIA: Ballkani

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Hajde parlament hajde po pse mo cdo 10-15 mije banore do bejme gjuhe zyrtare .............. ka lajthitur njerezia o njerez .......
    larguar forever

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Naivitet politik!

    Si mund te ndalosh minoritetin Grek ne Shqiperi tani te kerkoje Greqishten gjuhe zyrtare? Po maqedonasit? Po Romet? Po Arumunet?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kjo gjuh u be zyrtare vetem ne Prizeren ku jetoin 5% te pakices turke e jo gjuh zyrtare ne ter teritorin e Kosoves.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Në Kosovë BN ka vendosë standarde kështuqë jemi të detyruar t'i respektojmë, por në Shqipëri gjendja është më ndryshe, atje ka vendosë standarde Greqia e jo bashkëssia ndërkombëtare.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22
    Para disa vitesh, nje kryetar bashkie/komune ne Gostivar, Maqedoni, beri lajm duke e kthyer Turqishten si gjuhe zyrtare dhe duke ngritur flamurin turk krah flamujve te tjere te etnive qe jetojne ne Maqedoni. Lajmi nuk ishte se "turqishtja u be gjuhe zyrtare ne Gostivar", lajmi ishte "kryetari shqiptar i bashkise se Gostivarit e beri turqishten gjuhe zyrtare krahas gjuhes shqipe." Kjo behej ne frymen e Mareveshjes se Ohrit ku shqiptareve ne Maqedoni u njiheshin me ne fund disa te drejta kushtetuese, por ja qe nuk kish dallim midis gjuhes shqipe dhe turqishtes per kryetarin e Gostivarit.

    Sot mesojme se kuvendi i Kosoves, kuvendi i nje entiteti administrativ nen administrimin e OKB qe aspiron pavaresine, ka votuar dhe aprovuar njohjen e Turqishtes si gjuhe zyrtare. Justifikimi? Nese ne Maqedoni ishte "Mareveshja e Ohrit" (qe nuk i zinte ne goje fare pakicat turke), ne Kosove qenkan bere shkak institucionet nderkombetare qe kerkojne aplikimin e standarteve demokratike. Shume bukur. Nese ne Kosove jetojne 15000 turq, sic na pretendon Ankaraja, le te hapen shkolla turke dhe le te votojne keshillet e komunave dhe bashkive ku jetojne keto pakica kombetare. Perse duhet te votoje kuvendi i Kosoves? Perse turqishtja duhet te behet gjuhe zyrtare per mbare Kosoven?

    Presion nderkombetar?
    Pervec shtetit turk, asnje faktor nderkombetar nuk e ka kerkuar kete gje.

    Mbrojtja e lirive te pakicave kombetare?
    15000 shtetas me kombesi turke, perballe nje popullsie 2.5 milion banore eshte nje perqindje e paperfillshme jo vetem ne krahasim me shumicen shqiptar,e por ne krahasim edhe me pakicat serbe e rome.

    Ky nuk eshte thjeshte nje "turp", pasi kur kuvendi i Kosoves voton per nje ligj te tille kjo nuk eshte me nje kaprico e nje grupi te vogel njerezish, ky eshte nje realitet qe ato kartonat e deputeteve te Kosoves afirmojne. Dhe ky eshte vetem nje akt i fundit ne nje zinxhir veprimesh te burrave te shtetit qe ka nxjerre Kosova qe i dergojne femijet e tyre te shkollohen ne Turqi, qe i kalojne pushimet ne Turqi, qe nuk i shqeteson perdorimi i turqishtes ne rruget e qyteteve kryesore te Kosoves.

    Kryeministri i Serbise nuk ka perse te harxhoje miliona per te bere fushate ne opinionin nderkombetar perendimor per ti portretizuar shqiptaret ne Kosove si mbeturina te perandorise otomane, mjafton te marri nje kopje te atij dokumenti qe hyn ne fletoren zyrtare te Kuvendit te Kosoves, dhe tia faksoje te gjithe kancelarive dhe departamenteve te shtetit, duke u bere te qarte se "Kosova Evropiane" qe ata duan te ndertojne, eshte vetem nje shtojce e "Turqise Evropiane".

    Shqiperia nxorri nje Haxhi Qamil, por Kosova na nxorri nje Kuvend te tere me Haxhi Qamile!

    Albo

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Nga Shekulli
    Sipas agjencisë turke “Zaman”, në Kosovë jetojnë 15 mijë turq
    15mije apo 150mije apo 1.5milione?

    vetem ne shkoder me rregjistrim zyrtar te 1985 jetonin 12mije malazeze e perseri serbo-kroatishtja nuk eshte gjuhe zyrtare e republikes se shqiperise.

    maqedonas jane 100mije dhe greke 400mije e perseri as maqedonishtja as greqishtja nuk eshte gjuhe zyrtare e republikes se shqiperise.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    po pse mos ta njohim turqia e njohi gjuhen shqipe per 500 vjet ajo hapi shum "shkolla shqipe" ather i kemi popull vlla

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Albo

    Shqiperia nxorri nje Haxhi Qamil, por Kosova na nxorri nje Kuvend te tere me Haxhi Qamile!

    Albo
    Dhe jo vetem kjo po i tregoi gjithe komunitetit nderkombetar sesa turkoshak dhe anadollak mund te jete nje parlament i tere. Ca skandali o zot

  10. #10
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Nuk dini të lexoni shqip? Kuvendi i Kosovës dy herë e ka refuzuar kërkesën për njohjen e gjuhës turke, si gjuhë zyrtare në rrethin e Prizrenit, ku ka një popullsi disa mijëshe që flet turqisht. Vetëm herën e tretë, nën presionin e ndërkombëtarëve, u zyrtarizua turqishtja. Pra njohja e turqishtes në Prizren nuk u bë as me dëshirën, as me vullnetin e deputetëve shqiptarë, por u bë nën presionin e komunitetit ndërkombëtar. Edhe qëllimi i ndërkombëtarëve, apo më saktë i europianëve, tashmë është i qartë. Ata duan që Kosovën ta kthejnë nga një shtet nacional të shqiptarëve, në një shtet mu(l)tietnik. Para do kohe, parlamentarët europianë kërkuan që në Kosovë të zyrtarizohet edhe gjuha rome!
    Pra këto janë pisllëqet e ndërkombëtarëve (europianëve).

    Ju reagoni për të tjera arsye, kjo u shërben vetëm si shkas .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-09-2006 më 01:02
    ..... klerik politikan apo politikan klerik?

Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •