Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Alternativa per karburante - A mund te gjendet nje burim tjeter energjie pervec vajit

    Vaji ose me sakte produktet e tij perdoren si karburante ne fusha te ndryshme te jetes. Perdorimi numer nje i vajit eshte prodhimi i benzines dhe naftes per makina dhe lloje te tjera karbuarantesh per ngrohje shtepie si gaz natyror, ose gaz per "grillen", ose vajguri.

    Problemet kryesore me perdorimin e vajit si baze karburanti jane

    1. Ndot ambientin dhe po zmadhon vrimen e ozonit; qe mund te sjelle ndryshime katastrofike pas disa dhjetevjecaresh.

    2. Probleme nga ana politike sepse vendet qe kane vaj shihen me sy tjeter. Nuk i thone kot vajit "floriri i zi"

    3. Sa here qe behet ndonje krize tip "uragani",(a ndonje lufte per vaj) cmimi i vajit ndryshon. Ne shtetet ne jug te "SHBA" ne sezonin e uraganeve vaji rritet me hapa gjigande. Rritja e cmimit te vaj nis nje "reaksion zinxhir" qe sjell rritjen e produkteve te tjera psh:
    - rritet kostoja e transportit te mallrave atehere rritet dhe kostoja e mallit
    - produktet qe prodhohen direkt nga vaji kane gjithashtu cmime me te larta
    - Cmimi i ngrohjes qe eshte problematik ne zonat me kater stine ndryshon ne menyre te ndjeshme. Psh ne Amerike vitet e fundit kostoja e ngrohjes eshte rritur te pakten 25% nga viti ne vit thjesht si cmim vaji ose gazi per gallon ne varesi me se punon sistemi i ngrohjes ne shtepi. Vetem si varesi e cmimit te naftes dhe jo e kohes kostoja e ngrohjes rritet ne menyre marramendese.

    4. Shpirtin e kemi ne disa vende qe prodhojne vaj dhe sa here qe merren vesh me njera-tjetren mire ulin prodhimin dhe ngrene cmimin.

    Keto jane disa nga arsyet qe kane nisur kerkime per burime te tjera energjitike.
    Hapja i kushtohet vetem H2 si alternative duke patur parasysh qe ka dhe mundesi te tjera.

    Pse do te jete mire qe te perdorim Hidrogjen ne vend te "vajit"?

    1. Hidrogjeni nuk ndot ambientin. Kur do digjet prodhimi perfundimtar eshte uji. Keshtu ruajme ambientin dhe ne te njejten kohe veten tone. Cilesia e ajrit ne qytete si Los Angeles, New York City, Meksiko City, Tokyo, etj. eshte shume e ulet dhe nuk mund te shohesh as lindjen as perendimin e diellit. Ne keto qytete shitet ajer (psh ne Tokio eshte fakt). Njehere e nje kohe pinim uje nga lumi dhe burimi kurse tani duhet ta blesh ne shishe ose ta filtrosh. Me keto ritme qe po behet ndotja nuk jemi shume larg dites qe do bleme ajer per te marre fryme.

    2. Eshte nje burim energjie qe nuk do mbaroje kurre. Nga uji qe del si prodhim i djegjes mund ta formojme prape Hidrogjenin.

    3. Energjia e djegjes te Hidrogjenit eshte gati 2 here e gjysem me e madhe se ajo e metanit keshtu qe do jete me efikase.

    4. Nuk do te kete me beteja politike se pak a shume ne te gjitha vendet ka uje me bollek si i thone fjales.

    Tani lind pyetja kur Hidrogjeni qenka kaq i mire pse nuk perdorim hidrogjenin si burim energjia?

    Problemet e Hidrogjenit

    1. Ku mund te gjejme nje burim te lire (te prodhojme H2 me kosto te ulet)Hidrogjeni? Aktualisht burimi numer nje i Hidrogjenit eshte nga metani, me shume se 90 % prodhohet ne kete menyre. Pra serish do varemi nga vendet qe prodhojne vaj. Alternativa tjeter eshte ta marrim Hidrogjenin nga uji.
    Per te nxjerre Hidrogjenin nga uji ka 2 menyra:
    - te perdorim aq energji sa duhet per te ndare Hidrogjenin nga Oksigjeni. Kjo mund te realizohet kollaj ne vendet e Evropes te ulet qe kane uje me bollek. Mund te perdorin ujin per te prodhuar energji me kosto te ulet dhe ate energji ta perdorin per te prodhuar hidrogjen. Ne vendet e tjera kostoja e energjise eshte e larte dhe po ti hysh kesaj rruge nuk ja vlen barra qirane si i thone fjales. (Eshte si te vesh te besh nje rruge me makine per Filanin dhe ai te jep $ 100, kur benzina qe harxhon vete $150; pa llogaritur ketu kosto te tjera jemi $ 50 deficit)

    - Menyra tjeter eshte te gjesh nje katalist per te shpejtuar reaksionin e ndarjes te ujit dhe ne te njejten kohe te ulesh energjine qe duhet per te bere kete ndarje. Kjo mundesi nuk eshte enderr utopike po nje koncept i mundshem dhe i paarritur deri me sot nga NJERIU. Them i paarritur nga njeriu se te gjitha bimet jane te afta per ta ndare ujin dhe marrin Hidrogjen dhe Oksigjen. Nqse arrihet te kuptohet mekanizmi mund te prodhojme edhe ne (njerzit) Hidrogjen me kosto te ulet.
    Nje mundesi tjeter eshte "cold fusion" te arrish te ndash molekulen e ujit duke perdorur shume pak energji. Kjo mbetet nje teme e nxehte dhe sot e kesaj dite. Mendohet se eshte e mundur por deri tani nuk eshte realizur. Kete vit nje grup ne Amerike mendon se ja ka arritur qellimit por kostoja e procesit eshte e madhe. Procesi nuk eshte shume efektiv, por nqse shkencetare te tjere arrijne te marrin rezultatet e grupit te shkencetareve nga Kalifornia atehere ndoshta dicka mund te behet.

    2. Hidrogjeni merr flake shume kollaj dhe si i thone llafit nje shkendije e vogel mund te beje nje BUM qe le qe do te te djege si miu, por qe mund t'i jape ndonje infakt ndonje njeriu me zemer. Keshtu menyra si do mbahet Hidrogjeni (ku do ruhet) eshte akoma me nje pikepyetje te madhe. Transporti i hidrogjenit eshte gjithashtu shume problematik per arsyen e mesiperme.

    3. Po qe se perdorim H2 atehere te gjitha benzinatat duhen ndertuar nga fillimi. Kostoja e ndertimit te ketyre pikave nuk do jete e vogel duke patur parasysh problemet e pikes 2. Rradha per tu furnizuar ne keto pika do jete e gjate se nuk do ndertohen miliona karburante brenda nates.

    4. Ka dhe vende qe nuk kane dhe aq shume uje me bollek. Ndoshta andej nga shkretetira ne Afrike nuk kane po s'ka problem se ja u shesim ne.

    5. Problemi i fundit po ama qe eshte nje nga problemet me kryesore eshte mungesa e investimit. Te gjithe politikanet kane leka ne kompanite e vajit qe gjithmone dalin me fitime. Pse keta politikane do japin leka per te nxjerre nje produkt qe do t'iu ule mundesite e fitimeve.

    Do perpiqem te sjell me shume informacion rreth hidrogjenit dhe burimeve te tjera energjitike pervec vajit dhe hidrogjenit.

    jepni mendimet tuaja nqse H2 do arrije ta zevendesoje vajin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Isomer937 : 17-12-2005 mė 10:05
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Kam postuar ne nje tem tjeter per prodhimin e hidrogjenit dhe duket qart se eshte shum e veshtir sot per sot te flitet ekonomin me hidrogjen. Problemet jan shum disa nga ato jan then me lart. Njeher do duhen te shiten te gjitha makinat me benzin dhe naft, para se te filoj prodhimi atyre me oksigjen. Kjo gje po ndodh sot sepse cdo dit po shiten me shum makina hibrid( gas-electric) por hidrogjeni eshte nje shkall me lart ketyre. Prodhimi i hidrogjenit eshte dicka e aritshme, mund te perdoresh energjin e eres per reaksionin e elektrolizes. Mund te perdoret edhe energjia atomike dhe si katalist dihet se platinium punon mir. POr kostoja eshte shum e lart. Nje makin me hidrogjen sot kushton rreth $800K. Sot ka pak makina me hidrogjen ne rruget e amerikes evropes dhe japonis dhe pothuaj te gjitha jan pron e grupeve qe po ekseprimentojn.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Puna eshte se ka plot alternativa me efikase dhe te lira por gjithcka eshte politike.
    Kur te ngopen bosat e naftes me gjithe bushin bashke, atehere do te kete energji te lire dhe te paster.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga D@mian
    A ka mundesi te me shpjegoje dikush pse u fshi postimi im?
    flm
    D@mian sic e ka thene isomer shkrimet ne gjuhe te huaj nuk lejohen ne forumin tone dhe sidomos ketu tek shkenca. Do me falesh nese kam harruar te te dergoj lajmerin me mp por do me kete dale nga mendja. Eshte kollaj te mbushesh faqet me materiale ne anglisht kur interneti eshte i mbushur plot me to por ne duhet ti paraqesim ne shqip per lexuesit. Meqe po shkruaj per fshirje te shkrimeve dua te njoftoj dhe ata anetare qe kishini replikuar ne forme chit chati qe temat ketu tek shkenca duhen mbajtur te pastra dhe pa gjera te tilla qe e kane vendin tek padogana. Eshte normale te behen diskutime dhe te paraqiten njohuri apo kendveshtrime te ndryshme. Shpresoj qe anetaret qe ju jane fshire shkrimet ta kuptojne dhe te vazhdojne ta frekuentojne kete nenforum si me perpara.
    Faleminderit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    dG=TdS-dH cdo gje duhet ti permbahet ligjeve te termodinamikes.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga friendlyboy1
    dG=TdS-dH cdo gje duhet ti permbahet ligjeve te termodinamikes.
    kjo do vlente sikur ligjet e termodinamikes te vlenin kudo,
    a nuk mendon se mund te perftohet energji jo materiale me rendiment 10000%?
    ah jo se eshte ligji i ruajtjes se energjise.
    e po me gjithe keto ligje qe kufizojne cdo gje nuk besoj se shkenca do arrije shume perpara.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga xfiles
    Puna eshte se ka plot alternativa me efikase dhe te lira por gjithcka eshte politike.
    Kur te ngopen bosat e naftes me gjithe bushin bashke, atehere do te kete energji te lire dhe te paster.
    xfiles,
    Ke te drejte, alternativat jane te shumta. Por nuk jam dakord kur thua qe jane me efikase dhe me te lira. Ēdo alternative ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. Megjithese nuk mund te mohojme rolin e politikes, nuk eshte thjeshte ajo qe pengon shfrytezimin e alternativave te tjera.

    Ēa do te thush ne kete postin e fundit?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Ēa do te thush ne kete postin e fundit?
    Dua te them qe nuk duhet ta kufizojme trurin nga shkenca e sotme e cila eshte teresisht e ndertuar mbi llogjiken materiale.
    Ka njerez qe kane krijuar gjenerator elektrik antigravitacionale me rendiment 200%,300%,1000% dhe energjia vinte nga "asgjeja", pra nuk vlente me ligji i ruajtjes dhe i shendrrimit te energjise.
    Ka shume teorira qe sot injorohen si ne kundershtim me "ligjet" e fizikes por qe shpjegojne mire shume fenomene qe fizika e sotme nuk i vjen dot anes.
    Disa nga keto jane,
    Experimental Aethereometry nga dr.Alexandra & Paulo Correa.
    Living atom theory,
    Etj etj te cilat une nuk i di.

    Duket me shume se shkenca e sotme eshte nje teori gjysem e vertete qe mban ne injorance gjithe globin per interesat e disa njerezve qe e komandojne ate.
    Jemi ne shek.21 dhe akoma ne shkolla mesohet "ligji" i Newton,
    Newton ishte i madh, nuk e mohoj por koha e tij kaloi, ai beri aq sa kishte mundesi.

  9. #9
    Shume e vertete kjo qe thnote x-files. Nuk e di sa jeni familjar me te ashtuquajturin Disclosure Project qe drejtohet nga Dr Steven Greer dhe qe ka rreth 10 vjet qe po bent e pamunduren per sensibilizimin e opinionit amerikan dhe atij boteror mbi ekzistecen e energjise se lire ose free energy qe eshte e monopolizuar nga nje grup njerezish dhe qe nuk vihet ne perdorim pasi do minonte interesat dhe monopolet e korporatave shumekombeshe dhe do prishte balancat ekonomike globale. Nese ju intereson mund te lexoni informacion ne kete link : Zero Point Energy

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga xfiles
    Dua te them qe nuk duhet ta kufizojme trurin nga shkenca e sotme e cila eshte teresisht e ndertuar mbi llogjiken materiale.
    Ka njerez qe kane krijuar gjenerator elektrik antigravitacionale me rendiment 200%,300%,1000% dhe energjia vinte nga "asgjeja", pra nuk vlente me ligji i ruajtjes dhe i shendrrimit te energjise.
    Ka shume teorira qe sot injorohen si ne kundershtim me "ligjet" e fizikes por qe shpjegojne mire shume fenomene qe fizika e sotme nuk i vjen dot anes.
    Disa nga keto jane,
    Experimental Aethereometry nga dr.Alexandra & Paulo Correa.
    Living atom theory,
    Etj etj te cilat une nuk i di.

    Duket me shume se shkenca e sotme eshte nje teori gjysem e vertete qe mban ne injorance gjithe globin per interesat e disa njerezve qe e komandojne ate.
    Jemi ne shek.21 dhe akoma ne shkolla mesohet "ligji" i Newton,
    Newton ishte i madh, nuk e mohoj por koha e tij kaloi, ai beri aq sa kishte mundesi.
    Nuk je i qarte. Thua shume gjera, po asgje nuk e mbeshtet ne fakte.

    Nuk ka logjike materiale dhe nje logjike tjeter. Qe shkenca, ajo qe ne dime sot, mund te jete nje perafrim i diēkaje me te komplikuar e cila do zbulohet me kalimin e kohes, eshte diēka krejt normale per t'u besuar, dhe me shume mundesi keshtu eshte, po ketu nuk behet fjale per gjysem te vertete, 40% te vertete etj.

    Cili ligj i Newton-it u dashka hequr nga kurikulumi? A mos do shpjegosh me mekaniken kuantike, per shembull, dukurite e thjeshta fizike? Mos do u mesosh ne shkolla femijeve Dinamiken dhe Kinetiken duke u shpjeguar String Theory?


    xfiles...je gabim ne kete postin e fundit, per mendimin tim.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  3. Kumanova, informacione tė pėrgjithshme
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •