Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    DRUDGE REPORT: Luftë bërthamore në 22 gusht?

    Perpara se te hedh ketu lajmin dua te sqaroj qe ky lajm nuk paraqet aspak kenveshtrimin apo bindjen time dhe as qe ka lidhje me ndonje profeci apo parashikime per perbysje te botes. Titullin e gjykoj spekulativ por po e paraqes ashtu sic eshte dhe mendoj se ja vlen qe ta diskutojme bashkarisht.

    Scholar Warns Iran's Ahmadinejad May Have 'Cataclysmic Events' In Mind For August 22
    Tue Aug 08 2006 10:22:35 ET


    WALL STREET JOURNAL hapet diten e marte me nje artikull nga shkenctari Bernard Lewis i Universitetit Princeton ku shkruhej: "Ka nje ndryshim radikal midis Republikes Islamike te Iranit dhe qeverive te tjera qe posedojne arme berthamore. Ky ndryshim shprehet vetem nepermjet asaj qe mund te pershkruhet si nje kenveshtrim apokaliptik mbi boten qe kane drejtuesit aktual te Iranit."
    "Ne Islam ashtu si dhe ne Judaizem dhe Kristianizem ka disa besime qe lidhen me nje katastrofe kozmike dhe fund te botes - - Gog dhe Magog, Anti-Krishti, Armagedoni dhe per Myslimanet Shiite kthimi i shumepritur i Imamit te Fshehur qe do perfundoje me nje fitore madheshtore te forcave te se mires ndaj atyre te se keqes, cfare do kuptimi te kete kjo e fundit."

    Presidenti Mahmoud Ahmadinejad "dhe pasuesit e tij besojne me bindje se kjo kohe tashme ka ardhur dhe se perpjekja titanike ka filluar, madje eshte ne faza te avancuara. Mund edhe te kete nje date te caktuar qe indikohet nga burime te ndryshme referencash nga vete presidenti i Iranit qe ndikuan ne pergjigjen e tij perfundimtare ndaj USA ne lidhje me zhvillimin e programit berthamor ne 22 Gusht, "qe korrespondon me diten e 27-te te muajit te Rajab te vitit 1427. Kjo, sipas tradites eshte nata kur shume myslimane perkujtojne naten e fluturimit te profetit Muhamet i kaleruar mbi Kalin me Krahe Buraq, fillimisht per ne 'xhamine me te larget' qe zakonisht identifikohet me Jeruzalemin dhe me pas drejt qiejve per ne parajse (Kurani, XVII.1).

    "Kjo fare mire mund te konsiderohet si nje date e pershtatshme per nje fund apokaliptik te Izraelit dhe nese eshte e nevojshme edhe te gjithe botes. Eshte shume larg te qenurit e qarte nese Zoti Ahmadinejad ka plane per nje ngjarje te tilla kaq kataklizmike per daten 22 Gusht por e quaj dicka te zgjuar nese e mbajme nder mend kete fakt si te mundshem."


    Lajmi ne orgjinal eshte ketu: DRUDGE REPORT

    Sic e thashe dhe ne fillim te temes, ky material nuk paraqet fare bindjet apo besimin tim (personalisht keto lloj "profecirash" i quaj spekullime por kete rradhe shkrimi vjen nga nje personalitet ne nje Universitet kaq prestigjioz sac eshte ai i Princeton ne New Jersey. Ne lidhje me artikullin e mesiperm gjeta dhe nje tjeter burim informacioni te nje artikulli tjeter por qe trajton pak a shume te njejtin subjekt.

    Vijon si me poshte:

    Iran's Day of Terror?

    By Robert Spencer
    FrontPageMagazine.com | July 27, 2006


    Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka zemeruar zyrtaret perendimor duke refuzuar ti erpgjigjet ofertave te tyre dhe paketes me propozime si shkembim te nderprerjes se programit berthamor nga ana e Iranit brenda dates 22 Gusht. Qeverite perendimore i kane kerkuar Ahmadinejad te pergjigjet brenda dates 29 Korrik (gje qe Irani se ka bere); pse Teherani ka nevoje per 2 muaj te tjere?

    Farid Ghadry, presidenti i Partise Reformiste te Sirise ka dhene nje shpjegim shume provokues per kete vonese. Ai shprehet se Keshilli Suprem Kombetar i Sigurise te Iranit ka zgjedhur daten 22 Gusht "per nje arsye te vecante".
    21 Gushti, 2006 (Rajab 27, 1427) njihet ne kalendarin Islamik si Nata e Sira'a dhe Miira'aj, nata ne te cilen Profeti Muhamet (saas) i ngjit ne parasje qe nga Xhamia Aqsa ne Jeruzalem mbi nje Bourak (gjysem kafshe, gjysem njeri) i shoqeruar nga nje drite e madhe qe ndricoi qiellin e nates dhe vizitoi Parajsen si dhe Ferrin, al-Saada dhe Beit al-Shaqaa (Shtepine e Lumturise dhe Shtepine e Mjerimit) dhe me pas zbriti ne Meke..."

    Pra ndodhia e asaj Nate ose Miraj eshte kryesore per deklaratat e Islamikeve ne pretendimin e tyre per Jerusalemin si nje qytet i shenjte i Islamit.
    Sipas tradites Islamike, Muhameti kaleroi mbi Buraq, nje kal legjendar me koke njeriu nga Meka per ne Jerusalem nga ku u ngjit ne Parajse dhe u takua me profetet e tjere. E vetmja gje qe Kurani thote per kete ngjarje eshte kjo: "Lavdi (Allahut) qe mori sherbetorin e tij per nje udhetim te tille qe nga Xhamia e Shenjte per ne Xhamine me te Larget te cilen ne e bekuam ne menyre qe ti tregojme Atij disa nga Shenjat Tona...."

    Nuk ka asnje gje qe te identifikohet si Xhamia e Larget ne Jerusalem por ne Hadith eshte shume e qarte qe behet fjale per kete vend ne Jerusalem...

    Ketu ndodhet lajmi ne origjinal: Iran's Day of Terror?

    Eshte i gjate dhe skam kohe ta paraqes te gjithe por mund ta lexoni vete dhe ja u keshilloj sepse analiza eshte shume interesante dhe mbi te gjitha ka lidhje shume me lajmin e pare ne fillim te temes.

    Nga ana tjeter sipas nje lajmi te Reuters te dates 30 Korrik, administrata e Bushit ka refuzuar kerkesen e Iranit per kohe shtese ne lidhje me pergjigjen per programin berthamor. Ketu eshte lajmi ne origjinal REUTERS

    Per mendimin tim shkruesi i analizes fillestare eshte duke bere thjesht nje hamendesi dhe sic e thashe nuk me duken bindese shkrimet per profecira mbi luftra apokaliptike apo parashikime profetesh. Por ajo qe me terhoqi vemendjen ishte fakti qe gjithmone e me shume studiues dhe profesore apo shkenctare (perfshi ketu institucione nga me prestigjioze dhe universitete me fame ne bote) po bejne lidhje te ngjarjeve te koheve te fundit me profecira biblike apo kuranore dhe gjithmone e me shume po ndertojne analizat e tyre mbi keto baza. Sbesoj se behet fjale per ndonje histeri kolektive apo paranoje nga shumica. Kjo eshte ajo qe me terhoqi vemendjen dhe prandaj vendosa ta postoj si lajm ketu me qellimin qe ta diskutojme bashkarisht (do ju lutesha qe mos ngaterrohet me fene).

  2. #2
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Ku ka tym ,ka edhe zjarr thot populli.

    A mund te ekzistoj skenari per kete gje nga qarqe te New World Order?

    A ka mundesi qe israelitet te futen ne brendi te teritorit iranian ,dhe ta lancojne nga atje nje bombe nukleare kunder cfaredo shteti europian e sidomos atyre qe jane kunder luftimeve ne Liban?

    S'eshte cudi te nderrmarri nje hap te tille.

    Nuk do te ishte hera e pare qe do te vepronin ne kete menyre sepse dicka te tille ndermoren edhe ne Libi ne vitet e tetedhjeta,por jo me bombe.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Darius lajmi qe ke postuar me kujtoi atentatet e pa realizuara ne LONDER keto dite te Gushtit , bota gjithmon ka qene ne fije te perit qe kur u prodhua bomba e pare atomike te lusim zotin qe te mos ndodhe s kemi cte themi tjeter........

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Gjithëcka është e cuditshme dhe asgjë e pamundshme! Por, le të jetë kjo një profeci, si shumë të tjera, por që të mbajnë nën ethe dhe me veshë të mbyllur nga pritja e një krisme të një plasje të pritur, qoftë nga plasja edhe e një shkume sapuni!

  5. #5
    Jo ska te beje me profeci ne kuptimin e mirefillte te fjales. Personat qe jane shprehur ne artikull sjane aspak misticiste apo paranormale. Jane thjesht studiues dhe shkenctare te fushave te ndryshme dhe bejne vetem nje analize llogjike te fakteve duke perdorur dhe disa nga profecite e Kuranit qe duket se merren shume ne konsiderate sot prej Iranit.
    Pra nuk duhet trajtuar aspak si profeci.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Jo ska te beje me profeci ne kuptimin e mirefillte te fjales. Personat qe jane shprehur ne artikull sjane aspak misticiste apo paranormale. Jane thjesht studiues dhe shkenctare te fushave te ndryshme dhe bejne vetem nje analize llogjike te fakteve duke perdorur dhe disa nga profecite e Kuranit qe duket se merren shume ne konsiderate sot prej Iranit.
    Pra nuk duhet trajtuar aspak si profeci.
    Megjithatë, ndonjëherë është më mirë të mos besosh në parashikime ogurzeza!

  7. #7
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Secili, Kamikazet E Vet

    SECILI,KAMIKAZET E VET

    Sokol Balla



    Po lexoja para dy ditësh për një teori konspirative që flet për shpërthimin e një konflikti global në datën 22 gusht në Lindjen e Mesme. Shkrimi ishte kaq i bazuar në fakte, sa mendimi i parë që më shkoi në mendje ishte të tërhiqja nga banka kursimet e mia. Në fakt, konflikti në Lindjen e Mesme dhe për më keq konflikti mes modeleve të ndryshme të civilizimit, duket se po qartësohet, thjeshtëzohet dhe për fat të keq afrohet. Tashmë askush nuk ka më dyshim se gjithçka bëhet për fushat e naftës dhe teoria konspirative e 22 gushtit këtë e quante si fazë finale: pikërisht rënien e maskave dhe përplasjen direkte për arin e zi. Por është shumë interesante të tentosh të kuptosh sesi futen në lojë aktorë të ndryshëm dhe sa naivë janë disa prej tyre. Në fakt, të mbytur nga hallet tona të brendshme, shpesh harrojmë të ngremë pak kokën e të shohim se çfarë ndodh jashtë mureve tona. Vetëm kur ndonjë alarm i frikshëm për sulme terroriste, si ai që e ka futur edhe Rinasin nën masa të rrepta sigurie, na troket në derë, arrijmë të ndiejmë sadopak sesa ka ndryshuar bota sot. Është bërë më e pasigurt, e frikshme dhe e pabesë. Ti mendon se rrugës në avion për në Uashington ke pranë teje një ezmer që pi Red Bull, po ai fare mirë mund të jetë Bin Ladeni i radhës që po bën gati të hedhë avionin në erë me eksploziv të lëngshëm. Ti ecën në Londër dhe të duket vetja në Perëndim, por befas të shfaqet minarja e një xhamie dhe nga ajo dalin qindra pantallontatreçerekësh, që jo vetëm të tundin në ajër pasaportat britanike dhe të bëjnë të ndihesh më ekstrakomunitar se marokenët, por të habisin ndërsa kozmpolitanizmin që ta ofron një shoqëri liberale e përdorin pikërisht si argumentin kryesor për ta urryer këtë shoqëri, deri në pikën sa ta hedhin në erë atë- në kuptimin e parë të fjalës. Ti sheh lajmet dhe Presidentin e shtetit më të fortë në botë të akuzojë ata që i quajti “fashistë islamikë”, por më pas del të mbushësh makinën me benzinë te karburanti tek ekspozita “Shqipëria Sot” dhe ndjen se 140 lekë për litër të benzinës janë pjesë e kostos së luftës që “antifashisti” nga Teksasi u ka hapur arabëve, që për fat u kanë rënë për hise fushat më të pasura të botës me naftë krudo. Para pak netësh më la pa gojë një film, SYRIANA, i stilit të ngjashëm të kinematografit Stivën Sodeberg. Me gojë hapur, pasi përmes disa historish paralele, një biznesi korruptiv në Amerikë me investime në Gjirin Persik, një funksionari të Departamentit të Shtetit që përdoret si mish për top, dhe një pakistanezi të varfër, që përfundon dhe ai njëlloj, arrije të kuptoje se çka po ndodh sot në Lindjen e Mesme bëhet vetëm për naftën dhe kontrollin fizik mbi të, se gjërat nuk janë vetëm bardhezi dhe se konflikti izraelito-libanez është përplasja mes dy popujsh viktima të rrethanave dhe historisë. Po të bësh një bilanc të tematikës së lajmeve ekonomike, përfshirë edhe Shqipërinë muajt e fundit, kupton se sa frikshëm është rritur numri i lajmeve për tubacionet e naftës dhe gazit dhe lufta e madhe që po bëhet në këtë drejtim për territore. Dikur ishte vetëm AMBO, po tani është edhe “Gazprom”. Janë rishfaqur edhe grekët dhe secili kërkon të shtrijë edhe në Shqipëri linjat e tij të trafikut të karburanteve dhe gazeve. Energjia në mënyrën konvencionale të prodhimit, përmes shndërrimit të saj, është drejt shterimit, pasi drejt shterimit janë edhe burimet e saj natyrore, nafta dhe gazi. Lufta e madhe e tubacioneve është në fakt përpjekja finale e prodhuesve: 1. Për të ulur koston; 2. Për të maksimalizuar fitimet; 3. Për të kontrolluar këto burime. Por shtimi i tubacioneve me naftë e gazsjellësve është edhe shenjë e përpjekjeve të vendeve prodhuese për t’i hequr Shteteve të Bashkuara kontrollin mbi naftën dhe natyrisht edhe përpjekje për ta vënë superfuqinë botërore dhe makinën e saj gjigante të luftës në gjunjë. Është një përpjekje për të shpërndarë në mënyrë sa më të barabartë ato pak triliona tonë naftë, që kanë mbetur në Gjirin Persik ende pa u nxjerrë, dhe për të përdorur paratë për të siguruar të ardhmen e ekonomive me një drejtim të këtyre vendeve. Më shumë se një luftë për influencë, është një luftë për mbijetesë. Nga të gjitha palët. Çka e bën përplasjen finale të paevitueshme. Por natyrisht zgjedhja e aktorëve që kryejnë veprimet në terren, është thuajse diabolike. Shikoni për shembull kamikazët myslimanë dhe marinsat amerikanë. Të parët vijnë nga familjet më të varfra të botës islame. Të pasurit shëtisin me çarçafë të bardhë dhe kufje celulari në vesh, bredhin me “Rolls Roys Phantome” dhe “privat jets”, që ua japin amerikanët si pjesë e modelit perëndimor të mirëqenies, në shkëmbim të kontratave për naftën. Të varfrit vijnë nga getot e Gazës, Bejrutit, Marrakeshit dhe Kajros. Janë të këputur dhe të pangrënë. U japin pilaf dhe mish qengji. U japin këpucë dhe pantallona (të shkurtra deri te kyçi natyrisht). I dehin me lëng frutash dhe paralel me versione të padëgjuara të besimit islam. U premtojnë parajsën në shkëmbim të sakrificës. U premtojnë para dhe ndihmë për familjet në shkëmbim të përplasjes me një petroliferë, që tenton të nxjerrë jashtë Gjirit Persik ngarkesën e radhës së naftës. Sepse vetë arabët që rriten mes pusesh nafte, u duhet t’i mbajnë fort ato, por pa i dorëzuar privilegjet e kësaj bote. Edhe amerikanëve u duhet të sigurojnë që naftëmbajtëset të çojnë karburantin në portet e Teksasit. Dhe për këtë nuk u dalin bijtë e tyre amerikanë, që janë kaq të lëçitur sa të kuptojnë thelbin e kësaj lufte dhe të kthehen në pacifistë. Ndaj më së shumti, sot në Irak, Afganistan e Gjirin Persik, nën flamurin amerikan luftojnë bijtë e emigrantëve, edhe ata të varfër, edhe ata nën premtimin mashtrues të parajsës- green card- në shkëmbim të vetësakrificës. Dhe që nafta të arrijë në portet e Teksasit, kush mund të punojë më shumë se një bir i Teksasit. Ja sepse Presidenti i Amerikës është sot një kauboj, ose e thënë ndryshe, ja sepse Xhorxh Bush është i pari ndër kamikazët e luftës së re globale. Shikoni çfarë ndodh në Lindjen e Mesme. Izraeli sfidon rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe sulmon Libanin, një komb fakirësh dhe të keqpërdorurish. Izraeli sfidon OKB-në pikërisht organizmin që e bëri atë ndoshta shtetin-komb të vetëm në botë, në fund të viteve ’40-të. Shumë çuditen se si hebrenjtë, një popull i kulturuar dhe i nënshtruar, befas ringjallin instinktin vrasës, më shumë se dy mijë vjet pasi ekzekutuan Jezu Krishtin. Por po t’i rikthehesh pak historisë, sheh se këtij populli propaganda kryesisht amerikane për Holokaustin, ia injektoi kaq shumë kompleksin e Aushvicit dhe të mosrezistencës, sa nuk e patën shumë vështirë t’i ringjallin këtij kombi të zgjuar dhe praktik, ndjenjën e revanshit të verbër. Pasi i vendosën në një tokë të rrethuar nga armiq- lexo armiq të amerikanëve- pasi i futën në një konflikt me palestinezët lidhur me pronësinë e një toke historikisht të përbashkët, i drejtuan nga veriu dhe u thanë: “Hezbollahët janë nazistë, janë armiqtë tuaj”. Dhe hebrenjtë e kompleksuar nga poshtërimi i Aushvicit, turren dhe rreken të marrin hak, duke sfiduar OKB-në. Hezbollahët, që kanë mbështetje nga Irani, përdorën territorin libanez dhe vetë popullsinë për të goditur Izraelin, se Teherani dhe Siria u thanë: “Shpëtoni vëllezërit palestinezë nga hebrenjtë e pabesë”. Irani në fakt ka shumë naftë. Por atë nuk dëshiron t’ua shesë amerikanëve me çmim të lirë, të cilët m’u për këtë, e jo për centralet bërthamore, i kanë marrë ata shumë inat. Bile Irani kërkon ta çojë naftën në Kinë e Siri, por amerikanët nuk mund të rrezikojnë kështu të humbin naftën dhe vendin e parë në renditjen ushtarake. Ndaj u thonë izraelitëve, se pa goditur Hezbollahun, nuk shpëtoni nga terrorizmi dhe Hezbollahu nuk shuhet pa goditur Sirinë dhe Iranin që i mbështesin. Kështu nis lufta, e cila nuk bëhet as në Amerikë, as në Iran, bile as në Palestinë. Lufta bëhet në Libanin pa zot dhe pa asnjë pikë rëndësie në gjeopolitikën globale, një poligon lufte që qëllon të bjerë mbi ca qytete të banuara nga ca miliona banorë të harruar nga bota. Por jo se hebrenjtë në këtë rast tregohen më të zgjuarit në botë. Në fakt ata nuk ndryshojnë aspak nga arabët e Gjirit. Por në vend të makinave të shtrenjta dhe xhetëve privatë, atyre si karamele u japin “Fantom 14” dhe raketa “Patriot”. Secilit lodrën që meriton, sipas kompleksit përkatës. Por ja që kjo nuk është vetëm një histori e thënë bukur dhe as e pavërtetë. Për më keq, kjo është historia e një konflikti që po na afrohet. Nëse përcillni me makinë për në Rinas një të afërm tuajin që jeton në Amerikë, përgatituni për dy gjëra: së pari t’i thoni atij se në Rinas ka kontrolle të rrepta dhe vonesa në avionë dhe së dyti: se udhëtimi prej njëzet kilometrash do t’ju kushtojë më shumë, për shkak se nafta është bërë më e shtrenjtë. Tashmë jemi në luftë!

    Gazetashqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 13-08-2006 më 14:47

  8. #8

  9. #9
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    shi sa ters.. thoja mos merrja leje ato dite
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Forum 126 e lexova me shume vemendje postimin tend. Ndoshta eshte ajo cka ti ke cituar. Lufta per burimet natyrore strategjia, ose gjeja primare zoterimin e ketyre pasurive. Ndoshta kapitalizmi eshte kaq i avancuar si sistem sa ta zevendesoje naften me dicka tjeter. atehere del pyetja arabet si do te jetojne? pak a shume e imagjinojme te gjithe pergjigjen e kesaj pyetje.
    mateo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fox news per per manipulimet ne Shqiperi
    Nga Traboini në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-03-2009, 13:02
  2. Gjashte Vende Arabe Vendosin Te Kene Teknologjine Berthamore
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-11-2006, 16:39
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Perkujtohet 60 vjetori i Hiroshimes!
    Nga ~Geri~ në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 17:25
  5. Lumi fle Hasmi nuk fle.
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-06-2002, 03:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •