Close
Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 425
  1. #181
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga malo666
    une do pergjigjem ne temat qe me interesojne. vetem idiotsira kam degjuar ketu nga ca pseudo-patriot dhe detyrimisht mu duk e pershtatshme te pergjigjesha. besoj se hapa nje pyetje legjitime.

    ky hajvan ky uzurpuar dicka qe s'i takon, ka dhunuar ligjin, pse svepron asnje trup shteteror?

    asnjeri nuk me dha nje pergjigje tamam, vetem idiotsira.

    p.s. une nuk e di se kush mendon ti se une jam, ose cfare po perpiqem te fshej. te them te drejten ky eshte i vetmi emer me te cilin kam postuar ne kete forum. neqoftese dyshon dicka thuaj moderatorit te kontrolloj ip time me ate te ndonje tjetrit(qe ti kujton se eshte une).

    Malo ja po ipergjigjem une pyetjes tende

    Ai objekt kulti eshte ngritur nga komuniteti Elbasanas eshte prone e atij Komuniteti dhe eshte faktikisht ne sherbim te atij Komuniteti pra nuk eshte dhunuar asnje ligj, perderisa Ortodoksit e Elbasanit e perdorin ate kishe qe ESHTE PRONE E TYRE dhe biles e mbrojne nga sulmet e te shitureve


    Tani meqe po thua se ne "patriotet" e tjere bejme "shpifje" a mund te na e tregosh pak me specifikisht se kush jane shpifjet tona

    Une personalisht arsyet pse e urrej Janullatosin i kam dhene ne faqen e 7te te kesaj teme.

  2. #182
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga malo666
    sinqerisht e kam, lexoje dhe njeher ate fjaline e pare te pergjigjes sime se do te ndihmoje shume. po nga e nxorre kishen prone te te gjithe popullit shqiptar o tunxh? po po qe keshtu kush ***** e ka bo niko drogen perfaqesues te gjithe popullit shqiptar? shoqata heroike patriotike nacionaliste shqiptarve ne internet?
    Populli shqiptar, eshte ai popull qe ato kisha ja ka ngritur Zotit. Prona shpirterore i takon popullit shqiptar dhe askujt tjeter. Kisha nuk eshte dhe nuk duhet te jete ne pozicione te tilla. Apo jeni duke bere gare me Katoliket ?

    Meso te shkruash shqip nje here, dhe ai nuk quhet Niko droga por At. Nikolle Marku, bij dhe udhezues shpirteror i mbareshqiptareve orthodokse qe kane dy gram tru dhe po aq dinjitet sa te dallojne se mesazhi i Zotit eshte universal, dhe nuk duhet te kaloj doemos nga Greqia apo ndonje vend tjeter.

    Mire e kishin Puritanet, prandaj ne spo bejme hajer, se varemi akoma nga dy institucione qe kane monopolizuar fene, Vatikani dhe Stambolli(nuk me behet ta quaj me emrin origjinal qe ka patur, pasi me vjen keq qe qyteti i nje nga perandoreve me te medhenj Ilir ka rene pre e hordhive mongoloaziatike(perfshi Greket)).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Genesis, Vatikani eshte tjeter dhe patriarkana e Stambollit eshte tjeter. Ne nje kohe qe cdo vend ortodoks ka kishat e veta kombetare ortodokse, eshte turp qe e ashtuquajtura kishe "autoqefale" shqiptare kryesohet nga nje grek. Nga ana tjeter, kisha katolike shqiptare, ka lidhje me Vatikanin si cdo kishe tjeter katolike. Ndersa kisha bizantine ortodokse e ka demtuar shume ceshtjen tone kombetare dhe nuk ka lejuar gjuhen shqipe ne mesha (kujtoj ketu qe mbajne per shenjt Kozmain ) , kisha katolike shqiptare ka dhene nje kontribut te pakrahasueshem si per gjuhen, ashtu dhe per identitetin shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D&G Feminine : 26-04-2007 mė 17:46

  4. #184
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne aparence cdo gje ngjan ndryshe ironikisht. Aresyeja pse Kisha Katolike "ka lejuar" ne shqiptaret te dalim vec, eshte sepse kishte halle te tjera ku duhet ti conte resurset e veta, 1) tek Reformimi dhe Post-Reformimi 2) tek Masonet dhe shoqerite e tjera qe po ngriheshin dhe cenonin fronin mistik te tyre. Malos666 vec vertetoi me fjalet e tia se koncepti prone ekziston ne Kishen Orthodokse dhe madje ka gjasa te jete dhe me i forte se ne ate Katolike, duke qene se ka nje fare kamuflimi qe quhet "Kishe Kombetare".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Albo videot nuk i bej une dhe as i sajoj une. 16 vjet apo 6 vjet apo edhe vetem disa dite kjo nuk ndryshon aspak faktin se kush eshte ne krye te KOASH. Pashket ne Tirane i kam bere dhe gezuar me besimtare te tjere ortodokse (sic jam dhe vete ne fe) por me beso qe nuk shkonte njeri aty per Janullatosin. Shkojne te gjithe tek Kisha Ortodokse dhe ne shtepine e Perendise per te kremtuar.
    Jam ortodoks ne besim dhe ne origjine por mbi te gjitha jam shqiptar dhe ska fe e perendi qe te me beje te harroj gjakun dhe vendin tim. Per mua vjen me pare qenia shqiptar pastaj feja dhe besimi. Te kerkosh mbi te gjitha qe ne vendin tend feja te perfaqesohet nga nje bashkekombas i joti nuk do te thote qe ke harruar as rrugen per ne kishe dhe as besimin ne fene tende. Per hir te besimit nuk jam aspak gati te sakrifikoj integritetin (qofte ky dhe hierarkik kishtar) te vendit tim
    .

    Bravo Darius me vjen shume cudi me Albo perse mbron Janullatosin me duket shume absurde . Albo ne rradhe te pare vendi jot gjaku pastaj besimi .
    ore Janullatosin nuk e mori malli per Shqiperine qe erdhi ketu kur ai mund te jetonte mire e bukur ne Athine . perse erdhi ne shqiperi ai se ne nuk kishim nje drejtues per KOASH.??? ne shume mire mund te vinin me nje Shqiptar aty .
    dhe qe Janullatos eshte agjent grek ne shqiperi dhe po na ha nga brenda kjo eshte mese e sigurte , ai duhet varur ne mes te Tiranes dhe jo te na drejtoje ne , po shpik gjera qe jane budallalleqe vetem per te mbrojtur interesat greke ne shqiperi . Janullatosin le ta respektoje kush te doje por kur te jete ne greqi dhe i nje figure greke dhe jo ne Shqiperi ai nuk ka asnje pike lidhje me shqiperine , fundja fare ai nuk ka akoma pashaporte shqiptare ...... kulmii ka ku te veje me .


    Krenar qe jam Shqiptar .
    Janullatos ik nga shqiperia sa nuk eshte vone
    .

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    darius,
    besoj se tu pergjigja dhe bile te thash sepse besoj se qendrimi i tij eshte i drejte.

    Citim Postuar mė parė nga majtasdjathtas
    Malo ja po ipergjigjem une pyetjes tende

    Ai objekt kulti eshte ngritur nga komuniteti Elbasanas eshte prone e atij Komuniteti dhe eshte faktikisht ne sherbim te atij Komuniteti pra nuk eshte dhunuar asnje ligj, perderisa Ortodoksit e Elbasanit e perdorin ate kishe qe ESHTE PRONE E TYRE dhe biles e mbrojne nga sulmet e te shitureve


    Tani meqe po thua se ne "patriotet" e tjere bejme "shpifje" a mund te na e tregosh pak me specifikisht se kush jane shpifjet tona

    Une personalisht arsyet pse e urrej Janullatosin i kam dhene ne faqen e 7te te kesaj teme.
    o zoteri,
    ajo kishe nuk eshte bere per komunitetin elbasanas por per komunitetin ortodoks. eshte ndertuar qe ne kohen e qepes dhe kur u krijua koash, ajo kishe bente pjese ne pronesine e saj. pra koashi e ka me ligj, me c'do gje, ate kishe. tashti kush ka hedhur vote diku dhe e ka bere kete papafillo kryetar te komunitetit te ortodoksve ne elbasan? a i kupton mangesite llogjike te argumentit tend apo jo? po te qe keshtu mundet te zaptoj dhe une nje kishe tjeter dhe ta bej veten kryepeshkop te nje kishe fantazme si i lartpermenduri.

    dhe njeher te thash per gjithe shipfjet qe thoni juve dua fakte konkrete. opinioni i nikos nuk me intereson, sikur te thoshte qe e hena vjen mbas e djeles une do kishe probleme ta besoja ate njeri.

    ne qoftese thoni se janullatosi ka qene kundra bombardimit te natos atehere me jepni nje adrese online ku ta gjej deklaraten e tij, thashethemet e gazetarve nuk me iteresojn. e njejta gje vlen dhe per supozimet e tjera, janullatosi mutli-miljoner, agjent grek, e ben liturgjine ne gjuhen greke, zhvarros kufoma, apo ku ta di une.

    p.s. genesis, aman mer daj, ule pak ate elokuencen dhe retoriken tende se do i besh lexuesit te qajn edhe ajo na duhet tashti.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    tashti kush ka hedhur vote diku dhe e ka bere kete papalillo kryetar te komunitetit te ortodoksve n elbasan
    malo666

    Nje pyetje kisha une e njeh personin ne fjale nga afer apo historine e tij qe flet ne kete menyre per te ?
    Une jam nga Elbasani dhe e njoh dhe nga afer dhe kjo qe thua ti eshte dicka shume e ulet . Ai eshte nje figure shume e nderuar dhe e respektuar , nqs nuk e njeh lexo per te . Ne ne Elbasan e kemi figure te nderuar dhe nuk te lejoj te thuash keto lloj gjerash per te .

    dhe nqs ti mban anen e Janullatos ose ke ndonje perfitim prej tij ose nuk je shqiptar !!!


    Dhe nje pyetje tjeter pse nuk reagoi Janullatos per deklaraten qe dha Bollano ???
    Kurse At Nikolla Marku e denoi ashper ate deklarete !!!

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar mė parė nga King_Arthur


    malo666

    Nje pyetje kisha une e njeh personin ne fjale nga afer apo historine e tij qe flet ne kete menyre per te ?
    Une jam nga Elbasani dhe e njoh dhe nga afer dhe kjo qe thua ti eshte dicka shume e ulet . Ai eshte nje figure shume e nderuar dhe e respektuar , nqs nuk e njeh lexo per te . Ne ne Elbasan e kemi figure te nderuar dhe nuk te lejoj te thuash keto lloj gjerash per te .

    dhe nqs ti mban anen e Janullatos ose ke ndonje perfitim prej tij ose nuk je shqiptar !!!


    Dhe nje pyetje tjeter pse nuk reagoi Janullatos per deklaraten qe dha Bollano ???
    Kurse At Nikolla Marku e denoi ashper ate deklarete !!!
    mua nuk me intereson as personaliteti i janullatosit dhe as i nikolles, e thashe dhe me pare, njerezit i gjykoj nga veprat. cfare ka bere ky nikolla pervec percarjes se nje komumuniteti te tere? o njerez, po po tju beheshe vone per koashin ju nuk do donit nje njeri si ku qe s'esht as prift te beheshe kryepeshkopi i saj. ne nuk jemi kalamaj te vegjel qe te tallet bota me ne.

    pastaj pse duhet qe te komentoj janullatosi per idiotsirat e bollanos? cfare e ka ai bollanon? ore ai kujdeset per nje kishe jo per nje shtet, ne qoftese bollano cenon integritetin e ketij shteti le ti dalin para kryehajvanet qe i kemi per udheheqes, edhe mja me ultimatume idioteske se po na beni per te vjell, o je me nikon o sje shqiptar, hajde gallate hajde

  9. #189
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65

    Cool

    O malo666, pse more djale i dashur edhe ty te eshte bere fiksim Janulla?!!! . Une kujtoja se ishte vetem Albo qe e mbronte!!!. Po mire mo, gjithe ato perpjekje te patriotit tone Fan Noli pse u bene?!!! Qe te vinte nje dite nje me emrin Janulla dhe te ulte prapanicen e tij greke ne karrigen kryesore te kishes shqiptare dhe mos te shkulej qe andej derisa sa te jete gjalle?!!! 15 vjet dhe akoma su pregatit nga ana akademike nje prift shqiptar qe te drejtoje kishen ortodhokse?!!!. Nuk e di, po mbase ne shqiptaret e meritojme te na drejtojne te huajt sepse derisa na mungon nderi kombetar dhe jemi te percare me njeri tjetrin, nuk ka rrugezgjidhje tjeter vec kesaj.

  10. #190
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Genesis, Vatikani eshte tjeter dhe patriarkana e Stambollit eshte tjeter. Ne nje kohe qe cdo vend ortodoks ka kishat e veta kombetare ortodokse, eshte turp qe e ashtuquajtura kishe "autoqefale" shqiptare kryesohet nga nje grek. Nga ana tjeter, kisha katolike shqiptare, ka lidhje me Vatikanin si cdo kishe tjeter katolike. Ndersa kisha bizantine ortodokse e ka demtuar shume ceshtjen tone kombetare dhe nuk ka lejuar gjuhen shqipe ne mesha (kujtoj ketu qe mbajne per shenjt Kozmain ) , kisha katolike shqiptare ka dhene nje kontribut te pakrahasueshem si per gjuhen, ashtu dhe per identitetin shqiptar.
    I kam qejf njerezit qe paditurine e tyre e shesin per dije dhe patriotizem pasi gjithmone me dhurojne nje buzeqeshje ne fytyre sa here qe i lexoj. Por qe te mos ngelesh pre e injorances tende:

    1. Nje Kishe eshte Autoqefale kur ajo ngrihet mbi nje Sinod te Shenjte konform te gjitha kanoneve te Kishes. Prandaj KOASH sot eshte me Autoqefale se sa ka qene ndonjehere ne historine e saj pasi vetem sot ajo ka nje Sinod te Shenjte me 7 peshkope qe perfaqesojne 7 dioqezat ne mbare vendin.

    2. Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare dhe ata 20% te popullsise shqiptare qe ngelen deri ne vdekje "mik te virtytit dhe jo te fatit" jane arsyeja perse flamuri yne kombetar vazhdon te jete ai bizantin i Gjergj Arianitit dhe Gjergj Kastriotit dhe jo flamuri me gjysem henezen turke qe u valevit ne Shqiperi per 500 vjet. Ai komuniteti orthodhoks dhe ajo KOASH me ekzistencen e saj edhe sot e kesaj dite jane deshmia e vetme e gjalle per mbare kontinentin Evropian qe shqiptaret nuk jane mish i huaj per qyteterimin greko-romak por djepi i tij qe ka prodhuar vlera te jashtezakonshme. Bej edhe nje vizite ne Muzeun Kombetar ne Tirane per tu njohur me trashegimine e jashtezakonshme orthodhokse si ne doreshkrimet e hershme te krishterimit, si ne ikona e ikonastase qe sot ruhen si trashegimi boterore e jo vetem shqiptare.

    3. Shen Kozmai, ashtu si Kryepiskopi Anastas, edhe pse i lindur ne Greqi, lipsani i tij ruhet ne Tirane e jo ne Greqi. Ai eshte nje shenjtor shqiptar pasi ai u martirizua ne Shqiperi dhe po te lexosh disa prej profecive te tij 2 shekuj me pare, do te mesoje qe ta nderoje sic e nderojne te gjithe besimtaret orthodhokse shqiptare qe e njohin jeten e shenjtoret sipas tradites se Kishes dhe jo sipas gojes se Sherif Delvines qe gjuhe te nenes ka turqishten e jo shqipen.

    4. Dhe sa per gjuhen shqipe, djepi i rilindjes shqiptare nuk ishte as ne Shqiperine Veriut e as ne Shqiperine e Mesme, ishte ne Shqiperine e Jugut, ne djepin e orthodhoksise shqiptare. Dhe te gjithe ata rilindasit vargjet e te cileve ti ke mesuar ne bankat e shkollave shqiptare, kane kryer studimet ne Zosimea Skoli ne Janine, shkolle greke qe ishte kontakti i pare i tyre me idete perparimtare te kohes te cilat ia percollen edhe popullit te tyre.

    5. Une e kam per nder e jo per turp te kem ne krye te Kishes sime nje njeri qe misheron virtytet me te mira njerezore dhe qe me ka provuar mua me vepra e jo me fjale dashurine dhe respektin qe ai ka per mbare popullin shqiptar, si per ata qe jane orthodhokse edhe per ata qe nuk jane orthodhokse, si per ata qe jetojne ne Shqiperi edhe per ata qe jetojne ne Kosove. Ashtu sic nuk ka nder me te madh per KOASH te kete ne krye te saj njeriun qe mbare bota e krishtere e nderoi duke e zgjedhur unanimisht Kryetar te Keshillit Boteror te Kishave.

    Por une e kam te qarte qe ne moralin anadollak te ngritur mbi mikun dhe armikun, nuk ka vend per vleresimin e njeriut per jeten dhe veprat qe ka bere ne jete. Prandaj mos tu genjeje mendja se jeni duke denoncuar Kryepiskopin Anastas jeta e te cilit eshte nje pasqyre per mbare boten qe ka sy ne balle, ju jeni duke deshmuar moralin dhe erresiren shpirterore ne te cilen ju si njerez jetoni. Dhe kjo eshte fatkeqesia e vertete e Shqiperise.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-04-2007 mė 04:22

  11. #191
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Po mire mo, gjithe ato perpjekje te patriotit tone Fan Noli pse u bene?!!
    Kancelari i dioqezes shqiptare ne Amerike, At Artur Liolin qe e njihte Imzot Nolin me mire se kushdo, ne nje interviste per nje media shqiptare para pak muajsh tha se Imzot Theofan Noli nuk do ta kishte armik por mik Kryepeshkopin Anastas pasi te dy ata gezojne nje kulture dhe perkushtim te madh ndaj popullit shqiptar. Intervisten e plote e gjen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=69530


    Tjeter, cfare doni te mesoni se e shoh qe ju qan shpirti per KOASH?

    Albo

  12. #192
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Bravo Darius me vjen shume cudi me Albo perse mbron Janullatosin me duket shume absurde . Albo ne rradhe te pare vendi jot gjaku pastaj besimi .
    Kryepiskopi Anastas nuk ka nevoje as per mbrojtjen time e as per mbrojtjen e askujt pasi ai ka me vete Perkujdesjen Hyjnore te Perendise qe e solli ne Shqiperi. Une ketu nuk po mbroj Kryepiskopin Anastas qe e nderon nje bote e tere, une ketu po luftoj injorancen e bashkeatdhetareve te mi qe jetojne e mendojne ende me nje moral anadollak. Ne vend qe te vleresoni nje njeri nga veprat qe ai ben, ju e vleresoni ne baze te paragjykimeve qe kini ne mendje.

    Lexoni jeten e Kryepiskopit Anastas qe te mesoni se me ke keni te beni!

    Dhe le te dali edhe Nikolle Marku e te na rrefeje jeten dhe veprat e tij ne sherbim te popujve dhe Kishes. Mbase atehere e kuptoni se ku po ju shpie ajo mushka.

    Albo

  13. #193
    Pse duhet ndertuar diskutimi me sharje apo mbrojtje te Janullatosit? Ai mund te jete nje personalitet dhe figure e nderuar. Gjithe thelbi i temes pervec At Nikolles me duket se eshte te pyetja e madhe: Pse ne krye te KOASH te mos jete nje klerik shqiptar? A mos valle mungojne klerike te denje ortodokse shqiptare qe te meritojne kete pozicion?
    Mbase nuk jane te te njejtit rang si Janullatosi por prape jane shqiptare dhe do jene ne drejtim te nje kishe shqiptare.

  14. #194
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Jam ortodoks ne besim dhe ne origjine por mbi te gjitha jam shqiptar dhe ska fe e perendi qe te me beje te harroj gjakun dhe vendin tim. Per mua vjen me pare qenia shqiptar pastaj feja dhe besimi. Te kerkosh mbi te gjitha qe ne vendin tend feja te perfaqesohet nga nje bashkekombas i joti nuk do te thote qe ke harruar as rrugen per ne kishe dhe as besimin ne fene tende. Per hir te besimit nuk jam aspak gati te sakrifikoj integritetin (qofte ky dhe hierarkik kishtar) te vendit tim.
    Mos te te genjeje mendja se ti je besimtar orthodhoks, ti je nje "shqiptar i lindur ne nje familje me tradite orthodhokse" por se sa mire e njeh ti besimin orthodhoks, jeten kishtare dhe vete historikun e KOASH ne keto 2 dekadat e fundit qe Kryepeshkopi Anastas ka qene ne krye te saj, kete e ben mese te qarte me mendimet qe shpreh ne kete teme.

    Ti pretendon te jesh pasues i Krishtit kur ti nuk je ne gjendje te "sakrifikosh integritetin e vendit tend". Ja qe ndryshe nga ty, Kryepiskopi Anastas e sakrifikoi integritetin e vendit te tij kur e kaloi jeten e tij misionare sa ne Afriken e larget sa ne Shqiperine e afert, larg vendlindjes se tij. Dhe ajo qe eshte interesant eshte se me pak fjale ti thua se Kryepiskopi Anastas duhet te jete shqiptar si une, e jo une nje njeri me zemer te madhe si ai qe eshte gati te beje edhe sakrifica te tilla te permasave biblike.

    Nuk eshte rastesi qe shume njerez ne mbare boten e quajne Kryepiskopin Anastas "Apostull te Diteve Tona".

    Albo

  15. #195
    Ke te drejte per dicka. Jam ortodoks ne trashegimi familjare por si i brezit qe i perkas sme la rregjimi te behem besimtar (jo aq sa ty). Dhe njohuria fetare si e jotja me mungon. Por sidoqofte besoj dhe respektoj fene qe i perkas. Shume njerez mund te thone qe besimi eshte nje dhe ska forma te ndryshme. Mbase eshte ashtu por une mjaftohem me faktin qe besoj ne ate zot dhe ne besimin ndaj tij ndjek traditen e familjes sime. E perseris qe une nuk gjykoj personin e Janullatosit dhe as perkushtimin e tij apo se sa ka bere per rimekembjen e fese ortodokse ne Shqiperi.

    Ti pretendon te jesh pasues i Krishtit kur ti nuk je ne gjendje te "sakrifikosh integritetin e vendit tend". Ja qe ndryshe nga ty, Kryepiskopi Anastas e sakrifikoi integritetin e vendit te tij kur e kaloi jeten e tij misionare sa ne Afriken e larget sa ne Shqiperine e afert, larg vendlindjes se tij
    O Ilir, une po te isha ne gjendje te beja ate lloj sakrifice qe ben Janullatosi per hir te fese do isha bere prift. Pastaj une s'pretendoj te jem pasues i Krishtit. Ta thashe qe brezi im u rrit komplet ateist. Dhe mbase ketu qendron dhe moskuptimi midis teje dhe meje apo te tjereve qe nuk ndajme te njejtin dedikim ndaj fese. Ti je shume besimtar dhe mire ben. (Megjithate Historia e Popullit tone ka plot raste te njerezve te fese qe para Shqiperise nuk kane vene besimin e tyre) Per hir te ketij besimi ti shume gjera i mbeshtjell nen suazen e fese por kjo sdo te thote se duhet te jete absolutisht e drejte. Pra le te themi se sic nuk te kuptoj une dot ty ashtu dhe ti nuk me kupton dot mua. Por duhet te kete nje vije te mesme. Duhet te ekzistoje dicka qe te bashkjetojne besimtaret dhe ata me pak besimtaret me njeri tjetrin. Duhet te kete nje arsye madhore qe ti bashkoje dhe ti beje te afert me njeri tjetrin. Nuk ma ha mendja se feja eshte e vetme ajo qe e realizon kete. Te pakten sipas tradites ne si popull na ka bashkuar ai vend dhe mbi te gjitha, dashuria per ate vend.

  16. #196
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Pse ne krye te KOASH te mos jete nje klerik shqiptar?
    Nga vete pyetja qe ben e tregon se sa ortodoks je, dhe mos te te ngelet qejfi per kete. Megjithate ben mire qe pyet pasi duke pyetur meson dicka qe nuk e di.

    1. Ne krye te KOASH nuk eshte 1 peshkop por 7 te tille, 3 te tyre shqiptare, 1 arvanitas dhe 1 murg grek qe ka 2 dekada qe sherben ne dioqezen e Gjirokastres. Kryepeshkopi Anastas eshte "i pari mes te barabarteve" pasi eshte ai qe i ka hirotonisur me duart e tij te gjithe peshkopet e tjere te sinodit. E ka emrin Sinod i Shenjte i KOASH dhe ky eshte institucioni kanonik qeverises i Kishes Orthodhokse Shqiptare, te gjitha deklaratat dhe vendimet nuk jane vepra te Kryepeskopit por te Sinodit te Shenjte. Pra pyetja tende eshte perseri e pavend pasi ne Sinodin e Shenjte raporti eshte 4 shqiptare me 2 greke dhe po te futesh edhe sekretarin e sinodit, eshte 5 me 2. Pra jane shqiptaret ata qe jane ne krye te KOASH fale udheheqjes shpirterore dhe perkushtimit maksimal te vete Kryepiskopit. Lexo me shume per Sinodin me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=77179

    Pra pyetja tende retorike qe ben eshte: A nuk do te ishte me mire qe ne krye te KOASH te kishim nje peshkop te lindur ne Shqiperi? Sigurisht qe kjo do te ishte e preferueshme nga te gjithe orthodhokset, por ne te njejten kohe te gjithe besimtaret orthodhokse, bile edhe vete peshkopet qe bejne pjese ne Sinod e dine se asnje peshkop shqiptar nuk do te mund te arrinte te sillte ate ringjallje shpirterore dhe fizike ne nje kohe kaq te shkurter sic e solli Kryepiskopi Anastas pasi askush nga ata nuk ka eksperiencen misionare te jetes, kontaktet dhe mbeshtetjen e permasave boterore qe Kryepeshkopi Anastas ka.

    Ju po akuzoni Kryepiskopin Anastas i cili eshte arsyeja perse KOASH sot ka nje Sinod te plotesuar me peshkope per te gjitha dioqezat, per here te pare ne historine e KOASH. Dhe ai eshte arsyeja qe sot KOASH numeron 140 prifterinj shqiptare te hirotonisur ne keto 2 dekadat e fundit. Pra ju po e akuzoni jo me shkak por pa shkak se ai po realizon ate qe paraardhesit e tij shqiptare u munduan te krijojne dhe deshtuan ta realizojne.

    Kur kete pyetje qe ben ti ia bene Peshkopit te Korces, Imzot Joan Pelushit, se perse te mos zgjidhet ai Kryepeshkop i KOASH, ai u pergjigj me pak fjale: "eshte i rende kryqi i kryepeshkopit per shpatullat e mia". Intervisten e plote e lexon me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...00#post1481100

    Albo

  17. #197
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga majtasdjathtas
    Eshte ky problemi qe Shqiptaret Ortodokse dhe Arvanitasit qe ndodhen jashte skane me asgje te bejne me KOASH sic e pohon edhe vete.

    Kurre skishte per te qene keshtu me nje FAN NOL ne krye te KOASH

    Dhe jo vetem kaq por Janullatos i ka penguar Shqipet e Greqis qe te ngrene kisha Shqiptare ne Greqi.












    A jeni ju te njejtit person ju dhe Kryeengjelli se po beni te njejta konstatacione kot me kot


    Kush jane te pabaza ?

    1) Qe Janullatos ka deklaruar qe Shqiptaret jane Islamiste

    2) Qe ka deklaruar se eshte i perkohshem ne krye te KOASH dhe ka


    M A SH T R U A R

    e qendron akoma aty ne kundershtim me statusin e KOASH ku eshte e qarte se kreu i KOASH duhet Shqiptar me kombesi Shqiptare

    3) Qe ka qene kunder nderyrjes se Natos ne Kosove kur edhe vete Papa i Romes (SLLAV) nuk ishte kunder se smund te jesh kunder ardhjes ne ndihme te femijeve dhe grave te vrare e te perdhunuar edhe kur je nje njeri i zotit SLLAV.

    4) Qe financohet nga terroristet e MAVIT ( qe kane vrare Shqiptare ne Peshkepi) dhe nga qarqe shoviniste Greke te tjera.

    5) Qe ne jug te Shqiperise ne cdo vend ku mund te kete nje minoritet te sado qofte te pakte Grek mesha behet ne GREQISHT edhe per shumicen Shqiptare

    6) Qe jo vetem ka futur hundet por eshte ndoshta kryetari i fronit te Helenizimit ne Shqiperi.

    etj etj mund te vazhdojme sa te doni deri tek varrezat e Shqiptareve te marre per ushtare Greke


    Te gjitha keto jane te verteta e smund te kundershtohen dot se ne te gjithe Shqiptaret i kemi pare me syte tane i kemi jetuar dhe po i jetojme


    ESHTE NORMALE QE MINORITARET GREKE E MBESHTESIN JANULLATOSIN EDHE UN PO TE ISHA NE VEND TE TYRE DO E MBESHTESJA

    Jam kurioz te lexoj pergjigjet ne keto ''akuza'' ne qofte se ka mundesi dikush prej jush te sqaroj ?

    Ju falemnderit

  18. #198
    janullatos eshte grek dhe surrat greku,por ca ti besh qe shume shqiptare kane mbetur ende ne kohen e babaqemos kur i thonin se perendia flet greqisht.

  19. #199
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Nga nje veshtrim i shpejte i gjendjes se KOASH-it sot, shikojme jo pa keqardhje se teologe shqiptare ne drejtimin e KOASH-it nuk ka.
    Ne keto kushte natyrshem shtrohet pyetja:

    Ku jane teologet shqiptare ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise?


    Po ta analizosh qete dhe te deduktosh mbi gjendjen e KOASH-it sot, pas 15 viteve drejtim te kryepeshkopit Anastasios Yanullatus shume shpejte konstaton se:

    a) Vendet kyce ne KOASH vazhdojne te drejtohen nga misionar greke qe sherbejne ne KOASH.

    b) Drejtimi i Akademise Teologjike dhe nje numer i konsiderueshem i pedagogeve te saj jane misionare greke te ardhur nga Greqia ose greko-amerikane te perzgjedhur me kujdes nga kryepeshkopi.

    c) Drejtimi i shkolles se mesme kishtare ne Gjirokaster dhe nje numer pedagogesh te saj jane po misionare te ardhur nga Greqia.

    Pare ne kete prizem, KOASH-i duket sikur ndodhet ende ne vitin 1992, drejtohet pergjithesisht nga misionare te huaj dhe kryesisht greke. Cfare e pengon kryepeshkopin Anastasios Yanullatus te vendose ne vende te tilla drejtuese, teologe shqiptare te cilet sot jane disa dhjetra, te cilet jane perzgjedhur nga vete ai dhe stafi i tij, kane kryer studimet ne universitetet me te njohura te Greqise me burse nga ana e tij.

    Duke mos mohuar asgje nga ato arritje te realizuara nga KOASH-i nen drejtimin e Anastasios Yanullatus, kjo qe po trajtojme, krijimi i nje plejade teologesh dhe vendosja e tyre ne drejtimin e KOASH-it ishte detyra kryesore e tij. Per kete arsye u arrit marreveshja midis Patriarkanes Ekumenike dhe drejtuesve te shtetit shqiptar te viteve 1991-1992, qe ne vitet ne vijim kjo kishe te drejtohej nga kleriket dhe teologet e saj. Thene shqip, kete detyre Anastasios Yanullatus e sabotoi. Pikerisht ky veprim e zbulon qarte misionin e tij ne Shqiperi.

    Ku jane teologet shqiptare e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous
    Nga nje veshtrim i shpejte i gjendjes se KOASH-it sot, shikojme jo pa keqardhje se teologe shqiptare ne drejtimin e KOASH-it nuk ka.
    Ne keto kushte natyrshem shtrohet pyetja:

    Ku jane teologet shqiptare ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise?


    Po ta analizosh qete dhe te deduktosh mbi gjendjen e KOASH-it sot, pas 15 viteve drejtim te kryepeshkopit Anastasios Yanullatus shume shpejte konstaton se:

    a) Vendet kyce ne KOASH vazhdojne te drejtohen nga misionar greke qe sherbejne ne KOASH.

    b) Drejtimi i Akademise Teologjike dhe nje numer i konsiderueshem i pedagogeve te saj jane misionare greke te ardhur nga Greqia ose greko-amerikane te perzgjedhur me kujdes nga kryepeshkopi.

    c) Drejtimi i shkolles se mesme kishtare ne Gjirokaster dhe nje numer pedagogesh te saj jane po misionare te ardhur nga Greqia.

    Pare ne kete prizem, KOASH-i duket sikur ndodhet ende ne vitin 1992, drejtohet pergjithesisht nga misionare te huaj dhe kryesisht greke. Cfare e pengon kryepeshkopin Anastasios Yanullatus te vendose ne vende te tilla drejtuese, teologe shqiptare te cilet sot jane disa dhjetra, te cilet jane perzgjedhur nga vete ai dhe stafi i tij, kane kryer studimet ne universitetet me te njohura te Greqise me burse nga ana e tij.

    Duke mos mohuar asgje nga ato arritje te realizuara nga KOASH-i nen drejtimin e Anastasios Yanullatus, kjo qe po trajtojme, krijimi i nje plejade teologesh dhe vendosja e tyre ne drejtimin e KOASH-it ishte detyra kryesore e tij. Per kete arsye u arrit marreveshja midis Patriarkanes Ekumenike dhe drejtuesve te shtetit shqiptar te viteve 1991-1992, qe ne vitet ne vijim kjo kishe te drejtohej nga kleriket dhe teologet e saj. Thene shqip, kete detyre Anastasios Yanullatus e sabotoi. Pikerisht ky veprim e zbulon qarte misionin e tij ne Shqiperi.

    Ku jane teologet shqiptare e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?


    Po te hysh ne krypeshkopate do ta kuptosh se nuk ka aq greke sa ti mendon por jane shume pak ndoshta vetem Kryepeshkopi kurse te gjitha te tjerat drejtohen nga staf shqiptar.

    Ne Akademine teologjike ne momentin qe flasim nuk asnje pedagog grek, te gjithe jane shqiptare dhe nje amerikan madje ortodok qe vjen nga nje tradite familjare protestante.

    Shkola e Gjirokastres ka ne stafin e saj edhe petagoge greke dhe eshte shkolle dy gjuheshe, si shume shkolla te tjera dy gjuheshe ne shqiperi, qe kane ndoshta staf shume me te madh te huajsh.

    Sa per marreveshjen dua te them gjera qe shume nuk i dine dhe qe fatkeqesisht flasin kot sikur te ishin njerzit me te afert te Kryepeshkopit. Marrveshja ishte kjo, qe Kryepeshkopi do te pranonte ate vend vetem nese KOASH do ti njihej Autoqefalia, sepse qe nje Kishe te jete Autoqefale duhet te kete te pakten tre peshkope. Kjo eshte marrveshja qe Kryepeshkopi do te qeveriste KOASH me nje keshill deri sa te plotesohej numri i peshkopve, gje qe patriarkana e pranoi dhe se bashku me kete kusht pranoi qe te njhte edhe autoqefaline, e cila per arsye te mungeses se peshkopeve mungonte. Keshtu qe Imzot Anastasi eshte ruajtes i Autoqefalise se KOASH dhe per kete duhet te jemi mirenjohes. Ndone se shkurt besoj se mjafton shija per te kuptuar situaten. Po e keqja eshte kur keto gjera marrin persiper ti zgjidhin forumesh njerez qe nuk e njohin menyren se si funksionon Kisha, cilat jane rregullat nder orthodhokse per keto ceshtje dhe si dhe cfare kostosh do te kishte per KOASh nese nuk do te ishte vepruar sic u veprua. po jap vetem nje shembull: Duke mos pasur ryepeshkop dhe Kishe Autoqefale do te ndodhte ajo tendencat e se ciles u duken qarte ne vitet 1991-93. Shtete fqin filluan te dergojne misionare te pa kontrolluar, te cilet nuk ishin ne vartesi te askujt, si greke, serbe, maqedonas madje edhe rumune, me pretekstet qe tu sherbenin komuniteteve te tyre si atyre serbomalazeze, arumune, greke, maqedonas dhe me mendime qe te nulitnin ne keto troje kisha te cilat do te vareshin direkt prej tyre. Si rrjedhoje nje mish mash. Madje probleme te tilla ka pasur deri para pak vitesh edhe ne zonen e prespes, minoritet maqedonas. Kjo gje u evitua me vendosjen e Kryepeshkopit, sepse Kisha kisht nje primat dhe cdo veprim i tille ndalohet me kanone kishtare, per aq kohe sa Kisha ka nje Krye.
    Ka edhe gjea te tjera por besoj se vetem keto argumenta hedhin mjaft drite mbi kete ceshtje.
    Sa per pregatitjen e te rinjve Janullatosi nuk e sabotoi aspak, por vazhdon te investoje ne kete drejtim. Nje prej ketyre te rinjve jam edhe une, por mos mendo se eshte nje pergjegjesi qe ndokush mund ta mare lehte, te flasesh per dicka ne teori eshte shume gje e bukur, pot kur ndodhesh ne terren perpara realitetit e kupton se cfare do te thote kjo gje.
    Une jam i bindur qe megjithe re rinjte qe jane pregatitur ende nuk mund te themi se dikush mund ta realizoje kete detyre, te pakten edhe per disa vite kur keta te rinj te marrin eksperiencen e duhur dhe te fillojne te piqen dhe te rriten si teologe. Por nuk mund te veprojme edhe sic thote ajo shprehja popullore "hodha lumin te dhjefsha kalin" duhet te ekzistoje dhe nje lloj respekti dhe falenderimi per te gjithe ata njerez qe na kane ndihmuar

    Nuk eshte personale, por mendoj se mund te jepja nje sqarim te vogel, duke pare dhe menyren tuaj te te shkruari, sepse ne kete forum me shume se rrahje idesh ka sharje dhe ofeza.

    Respekte!

Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dita e Shėn Nikolla - 6 dhjetor
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 12-12-2023, 15:16
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  4. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  5. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •