Shkruan: Drenusha ZAJMI-HOXHA
Po të ishim të aftë aq sa t’i shohim të gjitha të metat tona dhe t’i pranojmë ato si pjesë e jona (për t’i korrigjuar nuk kemi iluzione), ndoshta dhe do të bëhej diçka.
Për shembull, nëse je vajzë e re, e cila ëndërron princin në kali të bardhë dhe pyetesh pse nuk ekziston ndonjë djalosh i bukur, tip sportiv dhe sharmant, plot mirëkuptim dhe i sjellshëm, i shkolluar e me intelegjencë të lartë, që fiton shumë dhe punon në një ndërmarrje prestigjioze me perspektivë… përgjigjja është kjo: djali i tillë ekziston, por ai nuk është duke kërkuar tipin tënd.
A je aq e gatshme as të pranosh të metat e tua para se të kërkosh shumë, varet vetëm nga ti.
Ose, për shembull, pse duhet të ankohemi se gjithmone partneri apo dikush tjetër merr ndaj nesh rolin e të rriturit apo prindit dhe na këshillon e qorton përherë? A mos është problemi aty se jemi ne fëmijëror? Pastaj ankohemi se askush nuk na dëgjon, askush nuk na e vë veshin, e askush nuk na kupton mirë dhe fare nuk koncentrohemi në atë se në të vërtetë çfarë flasim ne për t’i bërë të tjerët të na dëgjojnë me interesim. A kemi edhe ne aftësinë t’i dëgjojmë ata kur duhet apo vetëm kemi nevojë t’i qajmë hallet tona pa u lodhur për ato që i mundojnë të tjerët]
Se a do të kënaqemi me suksesin e tjetrit, a e flasim të vërtetën dhe a dimë t’i shërojmë plagën e mikut, duke e dëgjuar dhe duke ia thënë fjalën e mirë, varet vetëm prej nesh.
Një fjalë e urtë popullore thotë: nuk është ar çdo gjë që shkëlqen.
Bukuria e shpirtit është thesari më i çmueshëm që mund ta këtë qenia njerëzore...
Krijoni Kontakt