Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Lightbulb Bukuria dhe shëmtimi i Kishës greke

    Shënime udhëtimi nga Korça, Shtator-Tetor 2005

    Bukuria dhe Shemtimi i Kishes Greke

    Shkruar nga Agim Bacelli *

    Gjatë kthimit për në shtëpi, bëmë një vizitë tek Katedralja Metropolitane Orthodokse “Ngjallja e Krishtit” në qëndër të Korçës, ose Kisha Greke siç e quajnë korçarët. Një kishë e madhe, e bukur, e gjitha mermer i kuq nga ai i Polenës. Kjo katedrale është ndërtuar në formë kryqi, me katër apsida , me një kupolë qendrore, e rrethuar me hajat dhe me dy kambanore të larta. Ajo zë një sipërfaqe prej 1100 m2, ka volum rreth 12500 m3, lartësi 28 m. Në katin e nëndheshëm (970 m2), ka mjedis për pagëzimet, paraklis dhe sallë mbledhjesh. Për ndërtimin e saj u shpenzuan më shumë se 2.5 milion USD.

    Ngjitëm shkallët e shumta. Në portën e madhe tek hyrja, ndezëm disa qirinj për shpirtërat e të dashurve tanë të vdekur, hodhëm disa para në vëndet e caktuara dhe pastaj hymë brënda në sallën e madhe të lutjeve e cila më habiti. Ishte vërtet e bukur, shumë e bukur në pamje, dhe gjëja më e bukur që më më plqeu më shumë, ishin shqiponjat e shumta dykrenare që gjendeshin kudo; në rrugicat, në qilimat, në shpinoret e karrikeve e në shandanët e mëdhenj të ndriçimit. Ndërsa në brëndi të dhomës së popit (priftit) që është përballë sallës, vinin zëra të gëzuar në gjuhën greke. Çdo i mënçur e kupton menjëherë se ka të bëjë me një instutucion të lartë të fesë orthodokse që nga jashtë është shumë shqiptare dhe nga brënda është tërësisht greke! Një Kalë i Mrekullueshëm Troje në zemër të qytetrimit shqiptaro-trojan.

    Një grua që shërbente atje, na drejtoi dhe na ndihmoi të shinim gjithëçka dhe në fund na tha, “Përballë, në pjesën pas vëndit ku prifti drejton meshën, është zyra e priftit dhe sot atje është Mitropoliti i Follorinës, Hirësia e Tij Theokliti i cili ka erdhur nga Follorina prandaj ju lutem mos bëni zhurmë dhe kur ai të dalë jashtë, puthini dorën dhe i thoni jassou (geia sou) e kur ai tju thotë, ti kanete (geia sou), ju përgjigjuni efkaristo (Eucaristw) !” E pyeta zonjën e nderuarë pse duhet të flasim greqisht këtu në kishën tonë, në tokën tonë, në Shqipërinë tonë?! Boll ju është ndaluarë shqipja shqiptarëve në Greqi!


    Skandali në kishën greke

    Kur doli peshkopi grek së bashku me disa priftërinj të tjerë, i pari u sul drejt tij David, australiani pak i leshtë, dhe i puthi dorën, Mark nuk lëvizi nga vëndi, gruaja e tij Carolyn shkoi pas David duke marrë edhe vajzën Judy dhe të dyja i puthën dorën popit. Unë dhe djali i Mark-ut, Scott, u ngritëm në këmbë në shënjë respekti por nuk u afruamë që ti puthim dorën. Mark vazhdonte të mos lëvizte nga vëndi! Popi grek na u afrua dhe na dha dorën, dhe ne, sigurisht ja dhamë, duke u përkulur pak por pa ja puthur, ndërsa Mark përsëri nuk lëvzi nga karrikja. Popi foli diçka greqisht por ne ja kthyemë shqip dhe ai për çudinë tonë na foli po shqip! Një shqipe të keqe por gjithësesi kuptohej mirë. Ai na tha, ”Gëzuarë bij!” dhe pastaj ju drejtua Mark, “Ju biri im eni keq? Zoti ju ndihtë.” Unë ja përktheva Mark dhe ai ja ktheu në anglishten e tij me një ‘bombë’, “Unë nuk e njoh zotin tuaj! Unë kam një Zot tjetër që e ka tërë bota, ju keni një zot që është vetëm juaj!” Siç duket askush nuk kuptonte anglisht dhe kërkuanë ndihmën time por unë ju thashë se nuk dija shumë dhe smundesha dot ti përktheja ato fjalë, kështu u mbyll një skandal që nuk fyeu popin grek dhe tërë Greqinë por tim kushëri Mark, i cili më bërtiti që tja përktheja atij qeni gjithë sa ai tha!


    “Armiqtë më të mëdhenj të Shqiptarve janë grekët fanatikë me fenë e tyre”

    Më pas e pyeta Mark pse nuk tregoi aspak respekt për Priftin e Madh por përkundrazi e sulmoi aq ashper! Ai më shpjegoi i nevrikosur se grekët i ka njohur mirë kur ne bashkë ishim në Greqi dy vjet më parë dhe se kurrë nuk i harronte edhe fjalët që i jati (xhaxhai im) i kishte lënë si amanet se, “armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë grekët fanatikë dhe feja e tyre.”

    Im kushuri kishte shumë të drejtë. Në Shqipëri është vrarë Pavarësia e Kishës Orthodokse Shqiptare, e fituar me gjak, vështiresi dhe sakrifica, që në vitin 1909 nga përpjekjet titanike të Nolit dhe shqiptarëve të Amerikës që shpallën Pamvarsinë e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare nga kisha greke e cila qëllim kryesor kishte dhe ka gllabërimin shpirtëror dhe psikologjik të orthodoksëve shqiptarë, që nëpërmjet fesë shqiptarët ta ndjejnë veten grekë. Kjo gjë ka qënë dhe është edhe sot një marifet dinak grek i praktikuar prej shekujsh për të
    shkombëtarizuar dhe aneksuar trojet e jugut të Shqipërisë.

    Autoqefalia (vetanekësia) e Kishës Shqiptare po merr goditje të rënda vdekjeprurese nga revanshi që ka marrë kisha greke në Shqipëri dhe nga disa antishqiptarë - shqiptarë të Shqipërisë dhe jashtë saj.

    Vërtetë priftërinjtë orthodoks (një pjesë e tyre) mundohen të predikojnë në shqip por në një shqipe të mbushur plot e përplot me fjalë kishtare greke dhe të huaja që synojnë të futen me dhunë në gjuhën shqipe! Si psh, “liturgji”, në vend të “meshë”; “eukaristi”, në vend të “falënderim”; “triadik”, në vend të “trinik”; “enori”, në vend të “famulli”, e shumë terma të tjerë, të dokumentuar këto në shypin dhe botimet e përditëshme, janë të huaja dhe si rrjedhojë shpirtërisht të dëmshëme për besimtarët ortodoksë shqiptarë, të cilët ndodhen në fazën e “rizbulimit” të besimit të tyre stëratëror, siç thotë At Foto Cici.


    Greqizimi i Korçës dhe tërë Shqipërisë

    Mllefi i shqiptarit të lindur në Australi nuk do mbaronte me daljen jashtë nga Katedralja Orthodokse, më e madhja e këtij lloji në Shqipëri. Mark la pa parë më tutje Korçën turistike dhe mu drejtua mua që ta njoh me veprimtarinë e fesë greke dhe veprimtarinë e tërë Greqisë në Shqipëri. I thashë se nuk kam shumë njohuri pasi unë jam shkëputur prej Korçës 11 vjet më parë dhe se vij çdo vit si bir - mysafir i Korçës dhe jo si bir - vëndali. Më pa shumë i habitur sikur s’më kishte parë kurrë. Diçka deshte të më thoshte por e mbajti gojën.

    Sidoqoftë, unë i bëra një panoramë të shkurtër duke i thëne se Greqia është ulur këmbëkryq në Shqipëri. I pari i fesë orthodokse është një grek që quhet Janullatus dhe që asnjë qeveri nuk bën dot pa i marrë dorën hirësisë së tij, ja psh kur u hartua kushtetuta Shqiptare, në tavolinën e bisedimeve për bërjen e saj qe i ftuarë edhe Kryepeshkopi Janullatos! Toka të shqiptarëve në jug u janë dhënë minoritarëve grekë dhe ligji për dhënien e tokave pronarëve nuk bëhet në Shqipëri sepse nuk duanë grekët! Disa toka të tjera, ish prona shtetrore, u janë shitur grekëve të Greqisë për një kothere buke! Një bazë e rëndësishme detare u është dhënë po grekëve! Ministria e Kulturës Greke kontrollon tërë historinë e shkruarë shqiptare dhe nuk lejohet të shkruhet historia jonë ashtu siç ka qënë po qe se nuk u pëlqen grekëve! Një marveshje Greko-Shqiptare ka bërë që në Shqipëri të ndërtohen shkolla dhe kisha greke! Në Shqipëri është ngritur një Universitet Grek dhe 12 shkolla të mesme. Ndërsa shkolla tetëvjeçare greke ka në tërë fshatrat shqiptare ku banon qoftë edhe një orthodoks shqiptar!!

    - Stop it!! Po më çmënd! Të gjitha sa më thua janë të vërteta apo kërkon të tallesh me mua?! - Do të më ndërpriste Mark.

    - I dashur Mark, fatkeqësisht të gjitha sa të thashë janë të vërteta por ka edhe më…

    - Menjëherë dua të shoh një shkollë greke!

    U nisëm menjëherë në Bulgarec dhe ndalëm tek shkolla greke që sapo kishte filluarë të ngrihej. Takuamë një bulgarecar që na u prezantua me emrin Engjëll Plepi dhe e pyetëm sesa grekër ka Bulgareci.

    - Grekër!? A jeni në metro? Pse më pyesni mua për këtë gjë?! Agimi është bulgarecar dhe e di më mirë se unë që në Bulgarec ska patur kurrë grekër!

    - Unë e dij, - ndërhyra, - por kushuriri im don të dëgjojë nga ju që banoni këtu rreth këtij problemi pasi aty po ndërtohet një shkollë greke! Si është e mundur që ju ta lejoni këtë gjë kur Bulgareci ska asnjë minoritar grek?

    - Kush na pyet neve o derzi! Ata që drejtojnë fshatin, Korçën apo Shqipërinë, mbushin xhepat nga paratë greke dhe as pyesin nëse ka grekër apo marsianë aty!

    Takuamë dhe një orthodoks, një shokun tim, nga Bulgareci. Ai quhet Theodhori Piperi. I bëmë të njëjtën pyetje:

    - Sa minoritarë grekër ka Bulgareci?

    Ai na pa të habitur dhe na u përgjigj me një pyetje retorike:

    - Ti Agim je grek apo shqiptar?

    - Sigurisht që jam shqiptar.

    - Po nuk e di ti që në fshatin tonë ska patur kurrë grekër dhe askush nuk di greqisht me përjashtim të tyteti që dinte pak greqisht?!

    Kur e pyetëm pse po ndërtohet shkolla greke, ai na dha të njëjtën përgjigje si Ëngjëlli.

    - I dashur Mark, nëse dëshiron, unë kam akoma për të treguarë disa të zeza greke nga ato që të thashë? - E pyeta unë.

    - Po të dëgjoj, - më tha Mark.

    - Do thuash ti pse ata kanë filluarë të ndërtojnë një shkollë greke në Bulgrec? Grekët nuk kanë shumë faj pasi në Bulgarec, nja 50 familje janë deklaruarë grekër! Ata janë regjistruarë si grekë tek shoqata “Omonia” ose tek Partia e të Drejtave të Njeriut që është parti greke duke u thënë se, “ne nuk dimë greqisht dhe nuk kemi asnjë identitet grek pasi Enver Hoxha ta priste kokën po të flisje greqisht apo të thoshe se je grek!!” Këta tipa që janë regjistruarë grekër, kanë shumë privilegje të veçanta si psh marrin viza për në Greqi, shkojnë e punojnë atje, marrin pensione greke, bile disa djem kanë kryerë edhe ushtrinë në Greqi siç qe rasti i atij djalit të pronarit që takuamë tek restoranti “Kristpal” në të hyrë të Drenovës e që na tha se ksihte kryerë ushtrinë në Greqi! Në Korçë dhe në disa fshatra si psh Drenovë, Boboshticë, Voskopojë e gjetke, ka shumë vllehë të cilët janë arumenë dhe flasin një gjuhë të përafërt me rumanishten por, sot ata janë deklaruarë pothuajse të gjithë grekë!

    - What? Did you say the most of them don’t want to be considered Aromunians, but Greeks? Why? (Çfar? Ti the se shumica e tyre nuk duanë të konsiderohen Arumenë por grekë)! Përse?

    - Po ti pyesësh vllehët, ata të thonë, “Sepse, Greqia sot është i vetmi shtet në Ballkan ku janë kthyerë sytë e tërë ballaknasve!!” - Ju përgjigja.

    - Ndërsa për ata shqiptarë që nuk deklarohen grekë, Greqia përdor “Fshesen” -vazhdova unë, - ose i mban në Greqi pa dokumente, i shfrytëzon barbarisht nëpër punëra të zeza, përdor gjithashtu një torturim të emigrantëve me lejët e qëndrimit (edhe pas kushedi sa vitesh qëndrimi, atyre iu duhet të presin muaj të tërë për një vizë gjashtëmujore, apo në rastin e mirë njëvjeçare), mosnjohje e minoritetit shqiptar në Greqi, (mos shkojmë më tej të së drejtës së shkollimit në gjuhën amtare shqipe), mosdhënie e të drejtës se pronave çameve. Shteti grek nuk njeh minoritete etnike brënda kufirit të vet, ama shikon t’i kërkojë shtetit shqiptar që populli të këtë të drejtën e vetëdeklarimit të kombësisë dhe fesë, gjë që qeveria Berisha po ngul këmbë që ta bëjë!!

    Një bulgarecar na tha se ka fshatra që skanë fare shkolla shqipe por greke si psh Polena te ciles i kane marre falas mermerin per te ndertuare FERRIN!



    Më zuri një dhimbje koke edhe mua që fillova ti kujtoj të gjitha veprimtaritë e njohura antishqiptare që bën Kisha Greke dhe Qeveria Greke në Shqipërinë Vakante! O Zot, thashë, pse nuk hapet dheu e të na përpijë të gjithëve kur nuk jemi të zot të bëhemi zotër të shtëpive tona!



    Dita do të mbaronte e “nxehtë” dhe Mark nuk do të flinte atë natë gjumë duke thënë, “Si mundet vallë që shqiptari të punojë për Greqinë dhe jo vëndin e vet?! Kjo gjë do të më mundojë për tërë jetën.”


    * Shpërndarë në listën Alb-Shkenca

    [ Vijon ]

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    O injorante katila (kujto ti takoje merita e ketij shkrimi diasporesk), po Kisha, aq me teper ajo e Korces, kryesohet nga nje Metropolit shqiptar.
    Persa i takon shkollave, nuk flas se nuk e di konkretisht se si eshte situata.

    Persa i takon terminologjise fetare, K.O natyrshem huazon nga ajo lindore ortodokse (dmth greke), ashtu sic huazon katolikja nga ajo latine, apo islame nga arabishtja.

    Termi 'Meshe' nuk e pershkruan dot kuptimin ortodoks te Sherbeses Hyjnore. Eshte term Latin katolik dhe me nuanca teologjike perendimore.

    Pastaj, pse mos te themi qe ne Kosove ju katoliket duhet te thoni Krye-peshkop dhe jo Arki-(i)peshkev nga italishtja archivescovo etj?

  3. #3
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    I dashur Seminarist,
    te nderuar antare te forumit shqiptar,


    problemi i ngritur ne kete shkrim eshte nje problem kardinal pasi na tregon ne symbyllurve se para pushtimit territorial te nje vendi vjen se pari pushtimi i mendjeve dhe shpirtrave te njerzve te atij vendi.

    Eshte fatkeqesisht mese e vertete se jugu i Shqiperise dhe gati e tere Shqiperia nuk eshte me ne doren e shqiptareve por te grekeve. Per cilindo nga ne, i cili ka nje llogjike te shendoshe dhe shkon e vezhgon me vemendje ate se cfare ndodh ne "Vorio Epir", realiteti atje do te jete befasues, skandalizues, revoltues dhe shokues. Disa shqiptare llupes e zullumqare, per pak para te qelbura, jane gati te shesin edhe prapanicen e tyre tek greket dhe kjo ka sjelle pushtimin e mendjeve dhe zemrave te tyre.

    Vjet kur isha ne shetitje ne Korce, per aq sa pashe dhe degjova ne lidhje me pushtimin greke te Korces, u skandalizova. Pushtimi grek ka hyre atje si ai krimbi i drurit qe e ha ate pak e nga pak derisa ta kethje derurin krejt ne tallash qe nuk i hyn askujt ne pune!

    Une po ju tregoj juve (shkurt) disa nga gjerat me shokuese qe pashe atje te cilat i kam shkruare si kujtime ne nje blog timin dhe nuk i kam botuare ne asnje liste, forum apo gazete shqiptare. Nese ai shkrim do te jete i mirepritur nga forumi shqiptar une jua dergoj si shkrim me vehte.

    Greku dhe jo shqiptari eshte aktualisht zot i Korces. Shtepine me te mire zakonisht e ka prijesi i nje vendi dhe ne Korce kjo shtepi eshte e grekut, Kisha Metropolitane, "Ngjallja e Krishtit." Gjithcka atje komandohet nga Greqia nepermjet priftit te Follorines.



    me respekt,
    NoName

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    NoName

    ket person te artikullit qe ben ket veprim:


    Popi foli diçka greqisht por ne ja kthyemë shqip dhe ai për çudinë tonë na foli po shqip! Një shqipe të keqe por gjithësesi kuptohej mirë. Ai na tha, ”Gëzuarë bij!” dhe pastaj ju drejtua Mark, “Ju biri im eni keq? Zoti ju ndihtë.” Unë ja përktheva Mark dhe ai ja ktheu në anglishten e tij me një ‘bombë’, “Unë nuk e njoh zotin tuaj! Unë kam një Zot tjetër që e ka tërë bota, ju keni një zot që është vetëm juaj!” Siç duket askush nuk kuptonte anglisht dhe kërkuanë ndihmën time por unë ju thashë se nuk dija shumë dhe smundesha dot ti përktheja ato fjalë, kështu u mbyll një skandal që nuk fyeu popin grek dhe tërë Greqinë por tim kushëri Mark, i cili më bërtiti që tja përktheja atij qeni gjithë sa ai tha!


    Eshte nje injorant dhe fondamentalist i se keqes. Pastaj dihet mire se njerez te cfare mendesie e perdorin termin "popi grek".

    Une nuk mohoj se greket kane pretendime ne Jug dhe se per kete ndjekin politika te caktuara - kjo eshte tematike krejt tjeter.

  5. #5
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    A. Bacelli?

    Nëse një ditë


    Nëse një ditë
    Ti do të jesh duke qarë...
    Më thirr mua
    Që të jem me ty.
    Unë
    Nuk të premtoj të bëj të qeshësh,
    Por ne
    Mund të qajmë të dy.
    ...

    New York, Tetor 2003


    Shkëputur nga këtu.


    Lexim të këndshëm!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 22-07-2006 më 09:23
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga NoName
    I dashur Seminarist,
    te nderuar antare te forumit shqiptar,


    problemi i ngritur ne kete shkrim eshte nje problem kardinal pasi na tregon ne symbyllurve se para pushtimit territorial te nje vendi vjen se pari pushtimi i mendjeve dhe shpirtrave te njerzve te atij vendi.

    Nuk ka kurrfare reziku pushtimi territorial te Shqiperise. Nga ana tjeter KOASh-i lehteson ate pushtimin tjeter.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22
    E ftoj Agim Bacellin qe te vizitoje Korcen Javen e Madhe te Pashkeve Orthodhokse dhe mbase clirohet nga injoranca dhe erresira e vete shpirterore.

    Nje qytet i tere (orthodhokse + muslimane + bektashij) festojne se bashku Pashken tek katedralia(mitropolia) e qytetit. Kuptohet qe Bacelli eshte nje "jabanxhi" korcar dhe si i tille ai nuk ka se si te njohe apo vleresoje bukurine dhe madheshtine e tradites orthodhokse ne qytetetin e tij.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-07-2006 më 15:35

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  3. Mithat Frashëri për autoqefalinë
    Nga murik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22
  4. 101 personalitete dënojnë qëndrimin e At Foti Cicit
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 05:05
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •