Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Agideba Maska e AgiDeeba
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    17

    POEZI - Nëse një ditë...

    Nëse një ditë


    Nëse një ditë
    Ti do të jesh duke qarë...
    Më thirr mua
    Që të jem me ty.
    Unë
    Nuk të premtoj të bëj të qeshësh,
    Por ne
    Mund të qajmë të dy.

    Nëse një ditë
    Ti dëshiron të shkosh larg
    E unë të mos të shoh dot me sy,
    Mos nguro të më thërrasësh.
    Unë
    Nuk të premtoj të ndal...
    Por më beso,
    mund të vij me ty.

    Nëse një ditë
    Ti nuk dëshiron të dëgjosh askënd...
    Thirrëm.
    Unë të premtoj të jem aty
    Dhe të jem
    Pa asnjë fjalë
    Njësoj
    Sikur ti të ishe vetëm
    E jo ne të dy.

    Por nëse
    Një ditë më thërret...
    Dhe nga unë nuk merr përgjigje...
    Eja ti
    Shpejt të më shohësh në sy,
    Ndoshta unë
    Kam nevoje për ty.

    New York, Tetor 2003






    Agim Bacelli
    Njeriu që s'ka nënë ose baba është jetim por ai që nuk lexon një libër është fukara.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Shume e bukur poezia , dhe shume domethenese .
    Urime ai qe e ka krijuar


    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    Plagjiatur shume e bukur !

    Kjo poezi eshte e perkthyer nga nje poezi angleze me titull "If one day"

    U mundova te shkarkoj te njejten poezi ne gjuhen Angleze por pata veshtersi teknike nese dikush nga ju do me ndihmonte te shkarkoj do ju isha mirenjohese !


    Mjellma
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mjellma : 16-05-2004 më 16:16

  4. #4

    nje pyetje!!!

    Citim Postuar më parë nga AgiDeeba
    Nëse një ditë


    Nëse një ditë
    Ti do të jesh duke qarë...
    Më thirr mua
    Që të jem me ty.
    Unë
    Nuk të premtoj të bëj të qeshësh,
    Por ne
    Mund të qajmë të dy.

    Nëse një ditë
    Ti dëshiron të shkosh larg
    E unë të mos të shoh dot me sy,
    Mos nguro të më thërrasësh.
    Unë
    Nuk të premtoj të ndal...
    Por më beso,
    mund të vij me ty.

    Nëse një ditë
    Ti nuk dëshiron të dëgjosh askënd...
    Thirrëm.
    Unë të premtoj të jem aty
    Dhe të jem
    Pa asnjë fjalë
    Njësoj
    Sikur ti të ishe vetëm
    E jo ne të dy.

    Por nëse
    Një ditë më thërret...
    Dhe nga unë nuk merr përgjigje...
    Eja ti
    Shpejt të më shohësh në sy,
    Ndoshta unë
    Kam nevoje për ty.

    New York, Tetor 2003






    Agim Bacelli

    Une jam i mendimit se ... parafolsja u tregua paksa e nxituar. Me miresi i drejtoj nje pyetje personit, ... a ka shkruar kete "dicka" ne kete faqe, per autoresine.

    P.S.: nje mendje me thote, se ... derisa ky krijim eshte me date dhe me emer mbiemer, eshte nje krijim origjinal; gjithesesi ... pres pergjigjen e Agimit.

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Këtë pamje ma nisi në email Mjellma meqë nuk mundej ta postonte, e unë e zvoglova që ta postoj këtu. Është e njëjta poezi në anglisht, por nuk thotë se nga cili autor.

    Drini.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    Agideba Maska e AgiDeeba
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    17
    Eshte e vertete qe nje pjese e poezise eshte nje pershtatje ne shqip nga une dhe ne publikimin e saj te pare kam shkruare "Pershtatur ne shqip nga Agim Bacelli" por ne perpunimin e dyte dhe dergimin ne kete forum, ajo eshte teresisht poezia ime pasi i kam dhene nje stil tjeter nga origjinali...gje qe vihet re me kujdes. Kjo poezi ne anglisht nuk ka autor.
    Sinqerisht A. Bacelli
    Njeriu që s'ka nënë ose baba është jetim por ai që nuk lexon një libër është fukara.

  7. #7
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    I nderuari "autor"

    duke e njohur gjuhën angleze aq sa mund ta bëj fare lehtë dallimin mes origjinalit dhe përkthimit, mund të them se ai ndryshim është fare i vogël. Poezia është nga ndonjë "greeting card" që vërtiten pandërprerë nëpër Internet (të lezeçëm qenushet e macet aty) ku teksttet janë në "plain English" që të jenë të kuptueshëm për të gjithë, pra në një stil që nuk kërkon domosdo ta hapësh fjalorin e ta kërkosh ndonjë fjalë të rrallë.

    Çdo përkthim, posaqërisht i poezisë, kërkon dhe përshtatje. Por, kjo nuk të bën autor.

    Nëse shton, heq apo ndryshon ndonjë fjalë apo varg, kjo prapë nuk të bën autor.

    Fakti se nuk dihet kush është autori i poezisë, kjo prapë nuk të bën ty autor.

    Ajo poezi patjetër ka ndonjë autor, por autori në këtë rast është ANONIM, ashtu siç jemi gati të gjithë në forum. Pra, nëse dikush do të merrte ndonjë poezi të dikujt nga ky forum e ta postojë nën emrin e vet në ndonjë forum tjetër apo ta botojë në ndonjë revistë apo libër, kjo nuk do të thotë se ajo poezi nuk ka AUTOR, e aq më pak që kopjuesi/plagjiatiori është AUTOR.

    Pra, sille kah ta sjellësh, në pyetje është një PLAGJIAT i pastër.

    Nuk është rasti i parë që në forum haset në plagjiate, ka qenë edhe një rast kur një forumist kishte postuar përkthimin e një poezie të një poeti të famshëm arab (me siguri duke shpresuar se askush nga forumistët nuk ka lexuar poetë arabë), me ç'rast reagova se kështu e dojnë rregullat e lojës fair-play, pra kam bërë të njëjtën gjë që ka bërë Mjellma në këtë rast.

    Unë në librarinë dhe bibliotekën time kam libra të shumtë me poezi të autorëve të ndryshëm botërorë, antologji të poezisë shqipe, turke, arabe, frënge, anglosaksone, spanjolle, japoneze, kineze, bullgare, serbe, rome, etj... Sikur ta zgjedhja ndonjë poezi të shkëlqyer prej aty të ndonjë autori më pak të njohur e ta përktheja që ta postoj pastaj në forum, A DO TË ISHA UNË AUTOR?

    Përgjegjia nënkuptohet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 17-05-2004 më 12:45
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga AgiDeeba
    Eshte e vertete qe nje pjese e poezise eshte nje pershtatje ne shqip nga une dhe ne publikimin e saj te pare kam shkruare "Pershtatur ne shqip nga Agim Bacelli" por ne perpunimin e dyte dhe dergimin ne kete forum, ajo eshte teresisht poezia ime pasi i kam dhene nje stil tjeter nga origjinali...gje qe vihet re me kujdes. Kjo poezi ne anglisht nuk ka autor.
    Sinqerisht A. Bacelli
    Zoteri Agim,
    Jeni shume konfuz ne pergjegjen e juaj...

    Askush nuk ju mohon te drejten qe te perktheni nje poezi nga ndonje gjuhe e juaj por egzistojn ca rregulla.
    Pajotohem se poezia 'If one day" eshte nga nje autor i panjohur por edhe po ju tregoj edhe burrnin Amerikan pasi qe ate burrnin e Shqiptarit e paskeni harru ne Shqiperi.
    Burreria Amerikan eshte e drejta e mbrojtur autoriale edhe nese ajo poezi eshte nga nje autor i panjohur!

    http://www.indianchild.com/i_will_be_there.htm

    Posht ne ate faqe shkruna citoj "Copyright?2000.Indianchild.com. inspiring friendship poetry - Inspiring poems, Motivational poem. All rights reserved. No Content from our pages can be used/copied/downloaded for any use/publication/website in whatsoever manner without our written permission. If you wish to spread the message of safe surfing and use any content from Indianchild.com, please indicate the source and give the article courtesy to www.Indianchild.com.

    Keni marre ju autorizimin qe ta perktheni ate poezi ?!?!?!

    Ja edhe ne mes te kesaj faqe e keni poezin e huazuar nga ju
    http://www.quality-dating-services.c...-forwards.html


    Po edhe ne kete faqe eshte e njejta poezi
    http://www.pets-among-us.com/poems.htm

    Po edhe ne kete faqe eshte poezia e njejte!
    http://www.angelonmyshoulder.org/

    Shpresoj se keto jan deshmit e mjaftushme qe poezia "Nese nje dite " eshte nje plagjiatur!

    Tung
    Mjellma

  9. #9
    nea
    Anëtarësuar
    08-05-2004
    Vendndodhja
    diku larg
    Postime
    9
    Nese nje dite une do te vdes,
    a do te qaj njeri per mua?
    Apo do te jete si zakonisht,
    sikur te mos kisha ekzistuar!
    Do not cry if the sun sets at the end of the day,because the tears will not let you enjoy the beauty of the stars!!!

  10. #10
    Agideba Maska e AgiDeeba
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    17
    Lulja e Vrarë

    Një ditë një djalë jo i vogël shumë
    mbante një burbuqe trëndafili,
    mundohej djali ta hapte me zor
    e fletët i thyente tërë inat e dhunë.

    - Kjo punë s'bëhet, - i fola me zë bilbili,
    - Lulet lihen të çelin vetë,
    ndryshe,ti nuk do të kesh një lule
    por disa të vyshkura fletë.

    E pashë, djalit i erdhi inat
    që petalet nuk u hapën hiç,
    përplasi burbuqen për tokë,
    e vrapi tutje
    sic vrapon një i zemëruarë viç.

    Unë ngrita lulen, si të qe një zog
    dhe ajo u shkrih në lot e vaj,
    dhe ndjeva se dora mu lag,
    sigurisht, nga lotët e saj!

    Ca fjalë i dëgjova me shpirt:
    - Pse djali më vrau,
    unë s'i kam bërë asnjë faj?


    Agim Bacelli
    Njeriu që s'ka nënë ose baba është jetim por ai që nuk lexon një libër është fukara.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •