Nezir Myrta / FLAMURI SHQIPTAR
Historik i shkurt i flamurit shqiptar. -
Flamuri shqiptar, apo flakadani, flakruesi shqiptar, si emërtim nga prijësi, që e mbajti lartë në dorë, ai i pari që prini në beteja të përgjakshme - pishtari, pishtari i lirisë, shih - këtu kemi fjalën pishtar, pishtari, që vie nga fjala - pishë, pisha, dru bjeshkor, që kallet shpejt dhe rri kallur - të cilin e përdorën edhe flamur, flakrues - pishtari flakrues, pishtari flamuri - si symbol shqiptar, ka shqiponjen dykrerëshe të zezë, në fushën e kuqe - gjaku i derdhur për lirinë!
Shqiponja si symbol u bë flamur gjatë epokave historike, tek disa popuj, e provuan dhe e sprovuan qëllimin e përdorimit dhe hyjnimit të saj, në rrethe politike e fetare - por pak popuj mbeten origjinalisht symbolikës së shqiponjes - që justifikuan emrin e tyre, që janë përgjegjësitë e vet shqiponjes, apo që janë ekuivalent, synonim të zogut mbretëror të qiellit - shqiponjes! Duhet të keshë diçka dhunëti natyrore, që t'i përkasish tënd, e posaqërisht t'i keshë vetitë, karakteristikat gjeniale të zogut të qiellit,të cilin pak e njohin, si aftësi, shkathtësi, symprehtësi, e të jeshë vet synonim i shqiponjes!
Shqiponja është symbol kosmik, symbol hyjnor hyllirik, që lidhet me emrin - Zojs - zeus, ku nga vet emri - zojs, rrodhi emërtimi shqip për Krijuesin - Zojs - Zot, si shkrepësi i rrufeve qiellore, si zoni i qiellit - Zojsi. Edhe nga mythet e legjendat kemi diç reale, kur Zojsi ishte vet adhuruesi i shqiponjes dhe kur ndrroi jetë - u shndërrua në shqiponjë!
Zojsi fliste shqip, gjuhën e shqipes, për atë thomë konceptin Bijt e Shqipes, apo bijt e zojsit, bijt e zotit edhe zoti fliste shqip - ai kryezoti i Olympit edhe na sot themi se jemi bijt e shqipes - shqiptar! Zojsi zoni i qiellit, zoni i rrufeve qiellore
ishte zoti i paraardhësve të shqiptarëve dhe shqiptarët me plot të drejtë janë bijt e zotit dhe flasin gjuhën e zotit - gjuhën e perëndive! Por, sa justifikohet sot emri shqiptar, si biri i zërit, krismës së shkreptëtimes së rrufesë, duhet ta ndjejë në shpirt e mendje e zemër secili shqiptar!
Shqiponja symbol kosmik, si lidhje shpirtërore me fuqitë qiellore, ishte symboli kombëtar i Hititëve, fisit të dardhanëve paratrojan egjean euro-aziatik, si symbol me dy krerë, duke personifikuar dy anët e jetës, dy anët e energjisë, dy anët e lidhjes së njeriut me hyjnitë qiellore: psikën dhe trupin, psikofiziken e njeriut, që janë në lidhshmëri me Krijuesin e universit, hapësirës infinit të paskajshme qiellore - Kaus (Chaos), që përbën filizofinë hermetike, sekrete, filozofinë e fshehtësisë qiellore, me të cilën kanë fat pak njerëz të lidhen!
Disa theori thonë se, mbeti shqiponja e zezë, nga dënimi i Prometheut nga Zojsi - Zeusi, si vjedhësi i zjarrit nga perënditë e Olympit dhe iu dhuroi njerëzimit, që zojsi e mallkoi Prometheun, që tradhtoi perënditë, iu dha zjarrin njerëzve edhe nuk dinë ta përdorin për të mirë, po për shkatrrime, kallje, luftëra zjarri! Prometheu u dënua lidhur në një shkemb në Kaukaz, ku Zojsi caktoi një shqiponjë, ta sqepojë përditë, derisa ta lëj pashpirt, si vdekje e tmerrshme, për tradhëtinë e tij ndaj perëndive edhe mbeti shqiponja e zezë!
Shqiponjen dykrerëshe e patën edhe dy anët e krishtërimit, kur u nda kisha e krishterë, në orthodokëse e katolike dhe zgjati mbi tre shekuj, por që ra nga përdorimi. Poashtu më zbulimin e flamurit shqiptar, nga atdhetari Faik Konitza, nga një arkivë frenge, në frengjishte, rrodhi përshkrimi me fjalë i symbolit kombëtar shqiptar - shqipja e zezë në fushën e kuqe të gjakut, por që nuk jepen skjarime të duhura, për domethënien e shqipes dykrenare - e ajoështë symbolika e dy vllazërve të një Ame trungu illirian - gegë e toskë!
Për shqipen e zezë në flamur, do të thoja se, nuk është pa një shkas e qëllim të caktuar - e zeza tradhëtia ndaj atdheut, që i bënë nëpër shekuj paritë, principatat shqiptare, duke bërë lidhje martesore edhe me armiqtë edhe duke tradhëtuar atdheun, ku dihen raste të tilla historikisht...!
Sot ma shumë se kurrë, duhet të jemi nëlidhje të gjithmonshme kombëtare, kur shihet reflektimi politiko-diplomatik euro-botëror, që të paksohet kombi numerikisht, sidomos me pavarësinëe Kosovës si shtet multietnik e nësër të ndonjë shteti tjetër, duke u larguar gradualisht nga etniteti - shqiptar, gjoja se nuk po bëjka dy shtete shqiptare në Ballkan, e po bëjka dy Kore (Veriore e Jugore), dy amerika (veriore e jugore), si kontinente.
Këtë vit duhet të jetë viti historik i mbajtjes sa ma madhështore të Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe le ta dij çdokushi, se kombi shqiptar nukndahet, edhepse ndahen shtete të pavarura dhe në një tëardhme do tëkemi Shtetet e Bashkuara Shqiptare - kur justifikojmë emtrin e shqipes si symbol kombëtar edhe symbol kosmik!
Flamuri i Kosovës, si flamur europian, i një shteti eksperiment multietnik, me një hymn pa tekst, sikur i ceremonive fetare, gjoja se nuk po bëjka të ketë historik shqiptar, kur shqiptarët mbi 90% të Kosovës, nuk paskan të drejtë fjale e hymni me tekst, duke shuar orekset servo-ruse
nga friga se nukdotë mbetet asnjë serv në Kosovë - se po mbetka Kosova etnike shqiptare! Sa komike me qeshë me gojë në grusht, kur dihet vizioni i bombes biologjike shqiptare, ku kah viti 2050, të gjith servët do të mbesin pakicë kombëtare në Ballkan (edhe shenim i akademisë serve).
Në Kosovë janë të ndara festat, festa shtetërore 17 shkurti 2008 dhe festa kombëtare 28 Nëntori 1912!
Këtë vit Gëzuar edhe ma madhërishëm se kurrë në histori - Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar! Të gjithë për Flamurin!
(09.11.2008)
Krijoni Kontakt