gjuha jone mund te na nihmoj shume per qetjen e atlantides se gjuha shqipe esht e para gjuhe indoe.
gjuha jone mund te na nihmoj shume per qetjen e atlantides se gjuha shqipe esht e para gjuhe indoe.
Ndryshuar për herë të fundit nga Dorian88 : 16-11-2006 më 10:47
Ja dhe nje artikull qe mund ti hapi pak pune hulumtuesit Nikas.
Cunami i harruar, permbyti Shqiperine 8 mije vjet me pare
Tetë mijë vjet më parë një valë kolosale prej 35 kilometrash kub llavë, gati një e dhjeta e të gjithë përbërjes së Etnës, u shkëput nga krahu lindor i vullkanit dhe u derdh në detin Jon duke shkaktuar një cunam, krahasuar me të cilin ai i vitit 2004 në juglindjen aziatike nuk është asgjë. Ndoshta ky ka qenë edhe cunami më i madh që prej shfaqjes së njeriut në Tokë dhe ka përfshirë mes të gjithë zonës lindore të Mesdheut edhe vendin tonë, Shqipërinë. Në dhjetë minutat gjatë të cilave llava e nxehtë u derdh në fundin e detit, u ngrit në sipërfaqen ujore një dallgë e stërmadhe në formën e një amfiteatri që arriti deri në 50 metra. Më pas dallga, duke udhëtuar me shpejtësi mes 200 dhe 700 kilometrave në orë (më ngadalë në zonat e cektinës dhe më shpejt në zonat me thellësi të madhe) ajo iu drejtua lindjes duke përfshirë me shumë shpejtësi Siçilinë Lindore, Kalabrinë, Pulian, Shqipërinë, Greqinë, Turqinë, Qipron, Sirinë, Izraelin dhe më në jug goditi Afrikën Veriore, nga Tunizia deri në Egjipt.
Provat
Provat e kësaj katastrofe të lashtë, që shkatërroi plotësisht të gjitha vendbanimet prehistorike të Mesdheut lindor dhe verior janë zbuluar para pak kohësh nga studiuesit e Institutit Kombëtare të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Itali, falë një sërë projeksionesh nën det dhe një analize kompjuterike të formës së depozitimeve nënujore. Studimi i sapopublikuar në revistën shumë prestigjoze shkencore ndërkombëtare “Geophysical Research Letters” me titullin “Cunami i harruar” është financuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm për të vlerësuar rrezikun e tërmeteve nënëujore në Mesdhe.
Tërmeti
“Nuk dimë se cili ishte shkaku i kësaj përmbytjeje gjigande; ndoshta një shpërthim më i madh se zakonisht, ndoshta një tërmet i nëndheshëm”, shpjegon profesor Enzo Boschi, presidenti i Institutit Kombëtare të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë dhe autor i studimit së bashkë me gjeofizikantët Maria Tereza Pareschi dhe Masimiliano Favalli. Fakti është se një sasi shumë e madhe e llavës së depozituar brenda Etnës që ndodhet përballës Detit Jon precipitoi poshtë dhe përfundoi në bregdetin përballë vullkanit dhe pjesa më e madhe në fund të detit, në një sipërfaqe prej 20 kilometra larg bregut. Provat e këtij megacunami dhe të epokës në të cilën ai ndodhi janë mbledhur në këtë studim që vërteton se si fundi i Mesdheut ka të depozituara sedimente të tij. Në majën e Etnës, atë që sot quhet Lugina e Boves ka një të çarë të madhe në anën e saj lindore që është edhe shenja e këtij shpërthimi gjigand që më pas shkatërroi bregdetin e mesdheut.
Cunami i harruar
Po pse flitet për një cunam të harruar? “Sepse gjurmët nën format e depozitimeve kaotike të shkaktuara nga dallgët e tërmetit nënujor në bregun e Mesdheut sot nuk janë më të dukshme”, thekson autorja tjetër e librit, profesoresha Maria Teresa Pareschi e katedrës së Institutit Kombëtare të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Piza. Në fakt, në 8 mijë vitet e fundit, nivelit i detit është rritur gjithandej me disa metra për shkak të uljes së nivelit të tokës. Ato që në atë kohë ishin vendbanime historike sot janë të zhdukura nën ujë. “Me qëllim rindërtimin e pasojave të kataklizmës, shpjegon Pareschi, ishin të nevojshme dy lloj kërkimesh: nga njëra anë një fushatë e projektimeve sizmike, me tërmete artificiale nënujore të kryera në detin Jon përballës Etnës që u ka mundësur studiuesve të rindërtojnë profilin e shkatërrimeve dhe krijimin e volumit të materialit që sot është nën ujë”. Pikërisht ky vëllim përkon me atë që u shkëput nga mali, duke krijuar Luginën e Boves. Nga ana tjetër një cunam i kryer nëpërmjet kompjuterit, falë të cilit është bërë e mundur rikrijimi i modaliteve e të katastrofës natyrore, ka arritur të krijojë të gjitha efektet e kërkuara. Duke analizuar hartat barometrike, ato të topografisë nëndetare, është arritur në llojin e konfiguracionit të përshkruar nga cunami kompjuterik.
Rikrijimi
Por, ja më në fund riprojektimi i “cunamit të humbur”, apo të harruar, një rikrijim tredimensional me ngjyra që studiuesit e ilustrojnë me imazhe që shfaqen në një ekran gjigand në laboratorët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Romë. Kjo tregon në radhë të parë atë “murajë” uji që pak minuta pas shpërthimit u përplas në bregun lindor të Siçilisë, Katania, Sirakuzë, Mesinë, pa kaluar në Tiren për shkak të pengesës së ngushticës. Pra pas një çerek ore, duke udhëtuar në Jon, dallga e stërmadhe arriti në Kalabri, ku valët arritën lartësinë 40 metra. Pas një ore apo dy orësh u prekën edhe brigjet e Shqipërisë dhe Greqisë që u fundosën 10-15 metra nën ujë. Dy-tre orë më vonë ishte radha e Libisë, Tunizinë dhe Egjipti për t’u përmbytur pasi këto vende u përfshinë nga dallgët e larta 8-13 metra. Tre ose katër orë më vonë, dallgët mbërritën në plazhet e Libanit, Izraelit dhe Sirisë, por kësaj here nuk ishte aq të fuqishme dhe kishin një lartësi vetëm 4 metra. Në atë kohë, qytetërimi neolitik ishte në lulëzim të plotë në Mesopotami (zonën mes Tigrit dhe Eufratit), ku shumë fshatra merreshin me agrikulturë dhe rritjen e kafshëve. Në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore duhet të ekzistojnë ende shumë vendbanime bregdetare që u përmbytën nga uji. Pikërisht në Izrael ka, sipas shkencëtarëve, dëshmi të përmbytjes së jashtëzakonshme nga cunami i madh dhe një prej tyre është fshati neolitik i Atlit Yam-it që ashtu siç rezulton edhe nga kërkimet arkeologjike, u braktis menjëherë. Në këtë vend tashmë po kryhen kërkimet paleoambientale.
Santorini dhe
Atlantida
Studiuesit italianë thonë se rezultat i rëndësishëm i kërkimit të tyre qëndron në faktin se ëhstë vërtetuar se disa depozitime të nënujshme në Mesdheut Lindor që më parë i atribuoheshin një shpërthimi të vullkanit Santorini në Greqi, por që në fakt i përkasin shpërthimit të madh të Etnës tetë mijë vjet më parë. Dhe pse jo edhe vetë miti i Atlantidës, ishullit misterioz të “gëlltitur” nga dallgët për të cilin na flet Platoni, mund të ketë lindur pikërisht nga megacunami i shkaktuar nga Etna. Hapi tjetër që synojnë të kryejnë shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë është verifikimi i periodicitetit të shpërthimit të llavës së Etnës që mund të shkaktojë tërmete të tjera nënujore. “Kërkimi për gjurmët në formën e depozitave të veçanta tokësore dhe nënujore është hapur tashmë. “Me qëllimin e të qenit të vetëdijshëm për rreziqet që na kanosen, ne mund të punojnë për marrjen e masave mbrojtëse dhe parandalimin e tragjedive të mëdha”, thekson profesor Boschi.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Prit se paska akoma. Dolem te Durrsi tani.
Cunamet në lashtësi, ja si u zhduk Durrësi 2 herë
Qyteti i Durrësit në historinë e tij të lashtë është goditur nga disa tërmete, prej të cilave 2 kanë qenë me pasoja katastrofike. Madje, mendohet se njëri prej tyre epiqendrën e ka pasur në det, njëlloj si cunami që goditi në Azi. Pasojat e këtyre tërmeteve kanë qenë mijëra të vdekur dhe dy qytete të shkatërruara plotësisht, të cilët gjenden të groposur mbi njëri-tjetrin.
Sipas historisë, tër-meti i parë ka rënë në vitin 346 pas erës së re. Në bazë të gërmimeve arkeologjike, rezulton se ka pasur djegie gjatë këtij tërmeti. Pra, tërmeti është shoqëruar me zjarre. Madje, sipas të dhënave, rezulton që për një periudhe kohe jeta në këtë qytet është ndërprerë, pasi baniorët janë larguar nga Durrësi në drejtim të viseve fqinje. Më pas tërmeti ka goditur ashpër në vitin 1273, në kohën e Bizantit. Në atë kohë Durrësi ishte një qytet në lulëzim dhe numëronte mbi 30 mijë banorë. Sipas historianit bizantin Pahimeri, bashkëkohës i asaj periudhe, “tërmeti ishte i llahtarshëm. Vdiqën me mijra vetë. Në qytet ra kolera dhe banorët për 6 muaj e braktisën atë”. Sipas historianëve, banorët e Durrësit, në pjesën më të madhe, u vendosën në Berat dhe vetëm pas 6 muajsh u kthyen në qytetin e tyre, i cili ishte shndërruar në gërmadhë. Shumë kufoma u dogjën me gëlqere, teknikë e përdorur në atë kohë në të gjithë Europën, e cila është përdorur deri vonë.
Ka pas i statuje shume shume te madhe ne Durres.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
babai im kur beheshe fjal per atlantiden thoshte qe ka qene Durresi, per keto katostrofa kam degjuar edhe un, e ka mundesi te jete akoma ne gjirin e durresit nen det ?
Lyco Jay
Pyt Nikasin dhe gjeoloqet e forumit, se ai e gje me satelit. Thuji ene te perdori satelit nderkombetar kesaj rradhe, jo nga ato qipriotet. Mos kujto se kan bere ndonje zbulim Italianet. I kane librat ata, gjerat dalin kur je me i pafuqishem se kurre te besh dicka, ose qe neser te thone qe "i gjetem ne".
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 04-12-2006 më 13:51
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
meqe ju intereson durresi le ta "kerkojme" Atlantin aty pra;
Ky imazh eshte i NASES jo Google!
a ka mundesi te me thoni ku eshte Atlanti ketu?
Permasat e qytetit te humbur jane reth 400 km x 600 km!!!!
Ky reth zor se i kalon 2 km.
Ne Adriatik nuk ka asgje te jashte zakonshme................
Ndryshuar për herë të fundit nga nikas : 10-12-2006 më 18:49
Rri rri ti, mbahu vec me nje "fakt". Un po te ndihmoj mer plak, qe te pakten mos na i gjejne te tjeret gjithmone gjerat.
Nesje e gjetsh ne Malte Atlantiden.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Ne cmenyre po ndihmon ti Genesis? Duke thene qe se ke aty po e ke ketu?
Pse nuk behesh me konkret nese di dicka me shume se te tjeret dhe shoqeroi ato me nje minimum studimi sa cereku i atij te Nikasit. Nqs po flet per shkence (arkeologji/histori) nuk ecen dot as me nacionalizma dhe as me pasione te semura.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
rënia e llavës ne det/oqean vetëm rit nivelin e ujit nuk krijon Cuname. Vetëm tërmetet mund te krijojnë gjera te tilla. Por edhe ato krijojnë cuname te vogla. Cunamet kolosale, si ne rastin e fundit ne Azi krijohen vetëm nga lëvizja e pllakave tektonike. Ne rastin konkret lart/poshtë paralel me rezen e tokës.
Gjithashtu, meqë ju interesojnë cunamet e Adriatikut po ju tregoje pra me te madhin e te gjitha kohërave.....Shikoni asteroidin me te madh qe ka rene ne Adriatik. Juve jeni te paret qe po e shikoni ketë imazhe. Nuk është as e google as e Nases........
Përmasat: rezja rreth 20-30 km. Unë vet besoj se mund te ketë ndodhur miliona vjet përpara, ku i dihet mund te jete edhe arsyeja qe u eliminuan dinozaurët. Ka edhe mundësi te ketë ndodhur tani afër, koha e Nohes bie fjala.
Është shume thjesht qe te vërtetosh se kur ka rene. thjesht një sample nënujore do e mundësonte atë gjë.
Megjithatë, kjo teme është për Atlantin kështu qe le ti kthehemi asaj.
E kam thënë edhe here tjetër se i vetmi burim për ekzistencën e Atlantin na vjen nga Platoni, çdo gjë tjetër është llafe pazaresh. Pra, le te punojmë me paragrafin i cili tregon vendndodhjen e tij.
Pervec levizjes se pllakave tektonike cunami krijohet dhe nga renie asteroidi apo meteori. Ka patur nje te tille qe ra rreth 6000 vjet me pare dhe disa mendojne se mund te behet fjale per permbytjen biblike por dhe kjo eshte e gabuar. Meteori i 6 mije vjeteve me pare ishte vetem njeri ose me sakte nga te fundit qe ka rene dhe qe ka krijuar turbullira te tilla ne siperfaqen e tokes. Renia e ketij meteori ka ndryshuar seriozisht brigjet e Adriatikut, Jonit dhe deri diku Mesdheut. Ka permbytur brigjet perendimore te Shqiperise, ato lindore te Italise dhe nje pjese te mire te Sicilise si dhe ne Malte.Postuar më parë nga nikas
Referencat per kete i keni neper analet gjeologjike te pllakes tektonike subkontinetale.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt