Close
Faqja 6 prej 64 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 637
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    ja nje link ku mudn te lexoni ne lidhje me atlantidën
    http://www.atlantia.de/atlantis_english/atlantis.htm

  2. #52
    nje shkrim per atlantiden ne Gazeten Koha Jone. Gazeta paska edhe fotografi, por ky linku ka vetem Artikullin.

    ATLANTIDA

    shume interesante flet per nje teori te vecante se atlanta ka qene ne Malte. Edhe une prisja te ishte ne Shqipni.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    28
    Citim Postuar më parë nga adrian101
    nje shkrim per atlantiden ne Gazeten Koha Jone. Gazeta paska edhe fotografi, por ky linku ka vetem Artikullin.

    ATLANTIDA

    shume interesante flet per nje teori te vecante se atlanta ka qene ne Malte. Edhe une prisja te ishte ne Shqipni .
    Adrian, lexoje mire artikullin e gazetes "Koha Jone".E thote fare mire cili eshte personi qe ka dale me teorine e atlantes. Eshte pjestar i ketij forumi dhe nickname i tij eshte nikas(Albert Nika).Lexo shkrimet me lart qe te shikosh se cfare thote ai.Me behet qejfi per shqipot qe bejne zbulime.
    Shqipetaret te bashkuar ne nje shtet!

  4. #54
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    Pergjigje per Darius!

    Citim Postuar më parë nga Darius
    E kam lexuar me shume vemendje observimin tend per Atlantiden dhe fillimisht te jem i sinqerte isha shume skeptik pasi kam bindjen time qe ndodhet aty ku jane zbuluar muret e Biminit. Por sa me shume qe e lexoj aq me shume me intrigon si ide. Nuk e kam te qarte se cfare te dhenash shkencore ke arritur te grumbullosh por do te ftoja te beje nje shkrim ne kete forum: www.abovetopsecret.com. Eshte i natyres se alternative thinking dhe eshte forumi me i madh ne bote i ketij lloji ku marrin pjese shume njerez kryesisht te moshave te pjekura. Ka nga te gjitha llojet e temave, qe nga conpsiracy theorie, ufo, aliene, cryptozology dhe mesa kam pare seksioni qe trjaton ancient civilisation eshte goxha i forte. Jane disa egjyptologe dhe arkeologe aty qe shpesh debatojne. Nese je me interes mund te rregjistrohesh dhe te shtrosh pikepamjet e tua.
    Let me know
    Përshëndetje Darius,

    Dëgjo, unë jam i sigurt qe Atlanti është ne Malta, ndoshta jo me saktësi ku ne Maltë. është mendimi im sigurisht e respektoj opinionin tënd për Bimin. Nuk e di po i pe edhe ato satellite images që kam vendosur ne faqen time.

    Duhet qe te jemi realistë ne ketë çështje. Mos u tërhiq prej fantazive te disave. Ai ubsiti që më dërgove nuk ishte i keq unë e pashe megjithatë unë veproj vetëm me fakte nga çdo lloj fushe shkencore. Paranormalet nuk janë cilësuar akoma Shkence me vete. Mund te jene te vërteta? Posi ka mundësi.

    Nejse, Atlanti nuk ishte edhe kaq i zhvilluar, ndoshta me tepër se Shtetet-qytete te asaj kohe, por nuk mund të krahasohet me Amerikën Moderne. Nuk e di po jeton ne Amerikë por te shikosh ura edhe ndërtesa qe kane bere Amerikanet nuk afrohen Piramidat. Kane ekzistuar shume civilizime te hershme, prej te cilave disa kane arritur edhe përdorimin e elektricitetit por asnjë nuk ka arritur zhvillimin tonë.

    Pse nuk jemi ne në gjendje te ndërtojmë piramida edhe me te mëdha sot? Ne jemi njerëz praktike nuk na nevojitet piramida, edhe perse, që ti falemi zotit?! Thjesht na intrigon mendimi se ato janë ndërtuar para shume viteve edhe nuk mund te ndërtohen lehte pa një njohuri te mire inxhinjerike.

    Unë e lexoj mire greqishten e lashte edhe sipas përshkrimit te Platonit ai flet vetëm për detin Mesdhe. Ai nuk përdor fjalën oqean ne asnjë fjali, pavarësisht se unë e përdor si një argumentim timin. Ai përdor këto fjale:

    Limni=Liqen
    Ponton=Bregdet
    Ipiros=Perëndim. (mos e ngatërro me Epirus)
    Pelagos=Det. I vetmi det qe e përdor shume emrin Pelagos është deti jon. Greket e thërrasin Ionios Pelagos.

    Po dëshiron unë te jap përkthimin qe unë kam bere nga Platoni. Është me i sakti qe mund te gjesh ne internet. Ai përkthimi qe unë kam ne ueb është i Jowett, Benjamin i cili ka gabime te pafalshme. Se shpejti do vendos përkthimin tim. Do të cudisi jashte mase. Është ai qe i ka inicilizuar gjithë këto fantazi për Bimini, Cuba...e te tjera.

    Mere përshkrimin qe te jep platoni edhe shiko hartën e Mesdheut. Do shikosh se vetëm Malta e përmbush atë shpjegim. Me vjen keq por si mund te jetë Bimini? Ndoshta ka ekzistuar ndonjë qytetërim aty ne bimini por jo Atlanti.

    Qe te jete ne gjendje një ushtri te vije nga Kontinenti amerikan ne Mesdhe për te pushtuar Greqinë do te thotë qe janë te zhvilluar teknologjikisht. Por si u munden ata nga Grekerit e lashte atëherë? Kështu tregon Platoni. Nuk duhet te ishin edhe greket kaq te zhvilluar?

    Ata u përmbyten nga Katastrofa e madhe qe ka ndodhur diku aty nga përfundimi i ngrirjes (Ice Age) rreth 15,000 -10,000 vjet përpara. Ne Atlantik nuk është shënuar as edhe një përmbytje te përmasave te mëdha.

    Po te shikosh me vëmendje thellësia midis Maltës edhe Sicilisë është nga 100-1000 metra. Sikur te ishte niveli i ujit rreth 150 metra me poshtë atëherë do dilte toke ne sipërfaqe. Ketë gjë e fakton Gjeologia e marinës qe thotë se niveli i ujit ne Mesdhe ka qene te paktën 150 metra me poshtë. Kjo tregon se ka qene shume vështire për anijet e asaj kohe te kalonin nga Malta për ne Sardenja sipas Platonit.

    Mos harro se Atlas përkthehet Malta ne Entruskianishten e vjetër, gjithashtu Atlant përkthehet Malta nga Egyptianishta Hieroglifë.

    S=M ne Entruskianishte si edhe N = M ne egyptianishte. Tis ose is është një prapashtese qe Greket i japin Qyteteve. Shembull Saranda Quhet (Ajiu) Sarandis e.t.c
    Te 2-ia gjuhet e vjetra lexohen mbrapsht nga e djathta ne te majtën. Gjithashtu ne Malta përdoret shume fjala Atlam.

    Shiko www.atlam.org

    Entruskianishtja edhe Ilirishtja janë dy gjuhe shume te vjetra qe po ti studiosh mire mund te plotësosh boshllëqet e historisë.

    Ioan (deti) përkthehet Noah ne entruskanisht.
    Sicili lexohet ilikis nga entruskianishtja, por ne Ilirishte do te thotë Hercules (Ilikis). Mos harro qe Greket e konsideronin Sicilinë Pillaret e Hercullit përpara se Alexandri i madh te shtonte Perandorinë e tij edhe ti zhvendoste ato ne Gjibraltar. Ne qofte se ke ndonjë pikëpyetje për çdo lloj fakti unë mund te ti referencoje nga Site ose libra serioze.

    Do me pëlqente qe kushdo te me bënte pyetje edhe te me kundërshtoje ne qofte se ka fakte bindëse për çfarëdo argumentimi qe unë kam bere. Pranoj kritike për punën por jo siç veprojnë disa shqiptare qe shkojnë tek ubsiti im edhe ofendojnë punën ose prejardhjen time. Ju lutem beni pyetje vetëm për Atlantin as edhe një gjë tjetër,


    Përshëndetje,
    NIKA.S

    www.superatlantis.com

    P.S Nuk mund te kuptosh greqishten e vjetër por nuk kuptove Ilirishten, pavarësisht qe i takojnë dy degëve te ndryshme kane qene gjuhe “gjitonë” kështu qe te pyesësh për dike kur bën krushqi ke pyet ne fillim?...............ahahaha

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ju pershendes nikas,

    Shkrimet e juaja i lexoje vazhdimishtë me vemendje dhe deri diku me bindin teorit tuaja se Atlantida gjindet ne Malte ku edhe para jush, ju e dini se kan dalur teori te ngjajshme nga hulumtues tjere. Njehere me ra rasti te shof nje dok. film ku aty bente kerkime edhe i famshmi Hazerdall por kam lexuar edhe tjera teori per Atlantiden e qe me siguri edhe juve ju nka rene ne dore teorija e nje gjermani Jorgen Spikesi cili atlantiden e qone ne detin verior, ndoshta afer shteteve balte....
    Sa i perkete spjegimit me etruskishten edhe une besoje se ka ketu diçka ama asgje precize, sikur une per shembull mund te hedhi nje teori timen se emri ATLANT= del ne shqipe TNALTA, pra qe ka kuptimin e dy fishte, ose ata njerez qe e sulmuan Athinen ishin te naltë pra te mdhenje me shtate si vigajë ose ata kan zbritur nga larte, pra nga deti i veriut, ashtu si i pershkruajne edhe tekstet egjiptiane, pra njerez me brire si Vikingët ose paraardhsit e tyre ?

    Te flitet per Atlantiden ne ditezt e sotme mua nuk me duket edhe aqe interesante se kjo eshte nje legjende qe po zgjate me shume se dy mije vite por si dashamire i arkeologjise qe jame, eshte e pa mundur qe te mos i qoje mendet sote tek zbulimet e atyre terasave madheshtore qe po zbulohen ne bosnje, pra pran nesh e para syve tanë andaj jam edhe kurreshtar ne lidhje me keto ngjarje me shume se per Atlantiden, vetem me nje kushte qe kjo atlantida te ishte me te vertete ne shqiperi atehere ndryshe do ishte por tema ka marrur tjeter kahje e ka dalur ne Malte .... e tani veshtire e kemi te rikthehemi mbrapa po nejse....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 21-09-2006 më 19:50

  6. #56
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Posi, qe ne vitin 1800 ka qene arkeolog Maltës ai qe e ka hedhe teorinë i pari. Shumë te tjerë edhe tani po e bëjnë atë gjë. Unë kam lidhje me shume prej tyre. Megjithatë asnjë prej tyre nuk ka formuluar teorinë time gjuhësore, ata mbështeten vetëm ne zbulime arkeologjike. Nje akademik nga shkolla e larte San Jon universit me kontaktoi se iu duk interesante Fjala ATLAM=ATLAS unë nuk e di por ne gjuhen e tyre ata e thërrasin Maltën edhe ATLAM. Tani te gjitha vendet ku ata e kërkojnë Maltën është ne perëndim, pozicioni im është ne Lindje. Shume gjera kane mundësi edhe ajo mund te jete qe TNALTA te jete por nuk besoj.

    shikoi këto fotografitë edhe me thuaj:

  7. #57
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    fotografite:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #58
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    disa fotografi te tjera, shiko se kur aplikon nje algorithm timin se cfare shikon poshte reres. Me thuaj qe nuk eshte Artificiale, se natyra nuk mund te krijoje kend te drejt ne uje eshte "ligj" natyror!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  9. #59
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    I zoti ky Albertua i Spiridhis te Nikajve bre. I ka rene me te Atlantisit. Keto pejsazhet jane tepke si kanalet rrethore qe ndertoi Poseidoni, vetem se me kalimin e kohes coc jane ndukur e bere katrore...me siguri pe algave e shtazeve injorante te detit.

    Po ajo ekspedita tjeter qe filloi vjet ne Mesdhe ku e shpuri Atlantisin?
    Nuk po llafos ketu per ate francezen ne Gjilbrartar nja 2 vjet me pare, i cilla ne mos tjeter shtyllat e Irak(l)ise i identifikoi.

    Neser do vete edhe une me nje shate e gjenj Baccus ne Baku te Rusise. Tani po e kupetonj qe kam nje damar pe te zbulonjesve greke, qe te kullandrisin jo vetem lidhje ne gjuhete e zogfrafisura, po edhe ta vertetojne ne terren me relike eksport. Ka nonje shqipetar te vije te marre foto dhe t'i vere ne forum?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #60
    Nikas teoria jote eshte prezantuar dhe ne forumin e revistes shume te njohur Atlantis Rising qe eshte organi nga me te njohurit sot ne bote qe studion Atlantiden dhe qe jep shpjegime te ndryshme per faktet. Faqja jote eshte prezantuar aty dhe ka patur goxha interes mesa lexova. Kliko ketu: Atlantis Rising

    Ja nje koment qe me terhoqi vemendjen;

    I think he is talking about the sea level around Europe. According to this guy the Tyrrhenian Sea was called Atlantic Ocean or Atlantic Monaeko. That’s why nobody can find the lost city.

    I am Greek from Cyprus so I do speak Ancient Greek myself. The word Ocean comes from the Greek word OKEANOS. If you translate this word into Ancient Etruscan S=M and C=K and it has to be read backwards as in ancient time. It becomes MONACO. That’s why I am telling you this guy has the best arguments.

    Have a look at the Etruscan alphabet.



Faqja 6 prej 64 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •