Close
Faqja 5 prej 64 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 637
  1. #41
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ekspedita italo-shqiptare, Do te nisin ne detin Adriatik kërkimet nënujore, për mbetje arkeologjike

    Ora 19:25
    Nga I.K.


    TIRANE (24 Korrik)-Së shpejti në detin Adriatik do të nisin kërkimet nënujore, për mbetje arkeologjike. Ekspedita do të përbëhet nga 10 zhytësa italianë dhe shqiptarë dhe do të mbulohet me fonde nga qeveria italiane, e cila ka dy vjet që është e pranishme në arkeologjinë e Durrësit. Për këtë qëllim në mjediset e muzeut arkeologjik të Durrësit u organizua një seminar ku morën pjesë figura të njohura të arkeologjisë

    (News24/Balkanweb)

    DUHET ME QENE SHUME SHUME SHUME TE KUJDESSHEM ME KETE EKSPEDITE. BOLL NA KANE MARRE HISTORINE. Asgje nuk ndodh pa nje aresye. Sa here ne jemi ndergjegjesuar si komb gjithmone na kane shkaterruar dhe bastisur piratet qe kemi fqinje. Ky esht shansi jone historik per ti treguar botes se kush ka me te vertete gjenealogji hyjnore dhe kush ka abuzuar me nje popull te begate, puntor qe ka mijera vjet qe eshte ne kerkim te lirise dhe jeteses me dinjitet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Edhe une jam i mendimit qe duhet te tregohemi shume te kujdesshem dhe mendoj se media duhet ti beje nje monitorim te fuqishem kesaj ekspedite, pasi nenuji i Durresit fsheh te verteta qe mund ti prishin pune disave.

  3. #43
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Durres, Zbulohet Nje Godine Madheshtore Mbi Amfiteatrin Antik

    Ancient Building/Palace found in Durres amphitheater

    --------------------------------------------------------------------------------

    DURRES, ZBULOHET NJE GODINE MADHESHTORE MBI AMFITEATRIN ANTIK


    Arkeologet shqiptare dhe italiane kane zbuluar disa pjese te nje pallati madheshtor te ndertuar mbi amfiteatrin antik te qytetit te Durresit. Funksioni qe ka pasur godina nuk dihet ende dhe specialistet po punojne per te percaktuar kohen e ndertimit te saj.
    Prof. Sara Santoro nga universiteti i Parmes, bashkedrejtuese e ekspedites ne amfiteater, tha dje per ATSH ne se "ky zbulim ishte nje befasi edhe per vete arkeologet, pasi ndertime te tilla mbi amfiteatrot romake vihen re shume rralle ne boten antike". Sipas prof. Santoros, ende nuk dihet nese godina ka karakter privat, publik apo eshte nje institucion kulti.

    "Ajo eshte ndertuar pas mbylljes se amfiteatrit ne shek. V pas Krishtit. Arkeologet dhe studiuesit po punojne per te percaktuar edhe moshen e kesaj godine", u shpreh Santoro, sipas se ciles deri tani po germohet ne nivelin e shek. XII pas Krishtit.

    "Ne shpresojme qe kjo godine t'i perkase periudhes antike, njelloj si ndertimet e kryera mbi arenen dhe muret e amfiteatrove te Taragones ne Spanje dhe Padoves ne Itali", vazhdoi me tej prof. Santoro. Sipas saj, rezultatet e dy fushatave te meparshme ne vitet 2004 2005 kane nxjerre ne drite nje seri strukturash banimi dhe disa puse te periudhave veneciane dhe turke ne pjesen jugore te amfiteatrit. Vitin e kaluar me ane te aparaturave u vertetua prania e disa ndertimeve mbi arenen e amfiteatrit, e cila ende nuk eshte çliruar nga pesha e dherave.

    Gjate tre javeve te fundit, studimet diagnostikuese mjat te sofistikuara me ane te mikrogravimetrise, gjeosizmikes dhe gjeoradareve kane ndriçuar edhe me tej zonat e ardhshme te zbulimit dhe gjeometrine e ketij monumenti madheshtor, i krahasueshem me amfiteatrot me te medhenj te botes antike.

    Parku arkeologjik urban ne qendren antike te qytetit

    Prof. Afrim Hoti, bashkedrejtues i ekspedites, thote se "kjo eshte java e fundit e germimeve, qe realizohen pas nje financimi prej 25 mije euro nga Universiteti i Parmes (Itali)". Kjo eshte ekspedita e trete verore radhazi, ne kuader te projektit italo shqiptar per realizimin e nje parku urban arkeologjik ne qender te qytetit antik. Sipas prof. Hotit, itinerari i ketij parku do te perfshije Muzeun arkeologjik, forumin rrethor dhe termat ne qender te qytetit, muret dhe kullat e kalase mesjetare, si dhe amfiteatrin 1900 vjeçar, si monumenti me i madh antik ne vendin tone.

    Prof. Hoti u shpreh se "parku arkeologjik perben temen qendrore te projektit italo shqiptar. Prandaj, ne po punojme ne bashkepunim me specialiste te universiteteve te ndryshme italiane, si dhe me arkitektet e Universitetit Politeknik te Peskares, te cilet kane realizuar edhe studimin urbanistik te qendres urbane te qytetit te Durresit".

    "Ne mendojme se vitin e ardhshem do te vazhdojme ekspediten, nese do te kemi fondet, pasi, ne pergjithesi, fondet per germinet jashte Italise po zvogelohen. Ekspedita jone eshte e kushtueshme, sepse duhen edhe mjete te renda per te hequr dherat dhe materialet e shumta qe dalin nga germimet, pasi qyteti eshte permbysur nga termeti i vitit 1273", thote Prof. Sara Santoro. Amfiteatri i Durresit eshte ndertuar ne fund te shek. I pas Krishtit dhe eshte zbuluar 40 vjet me pare nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi.


    Amfiteatri i Durresit

    Amfiteatri i Durresit eshte zbuluar ne vitin 1966.
    Te dhenat me te rendesishme per ekzistencen e amfiteatrit i ka dhene historiografi i shquar shqiptar Marin Barleti ne shek. XVI, i cili shkruan se ne Durres "ndodhet nje arene ose amfiteater, i ndertuar me zgjuarsi dhe mjeshteri te admirueshme":

    Amfiteatri eshte zbuluar nga bashkepunetori i vjeter shkencor Vangjel Toçi. Me vone, aty kane zhvilluar ekspedita edhe arkeologet Lida Miraj dhe Afrim Hoti.

    Ne fund te viteve 1960 per zbulimin e amfiteatrit jane zhvendosur 50 familje dhe jane prishur 33 banesa private. Ekspeditat intensive jane zhvilluar ne vitet 1967 1970.

    Amfiteatri i Durresit ka arkitekture romake dhe eshte ndertuar ne fund te shek. I pas Krishtit, ne periudhen e perandorit Hadrian.

    Amfiteatri eshte shfrytezuar per dyluftimet e gladiatoreve dhe te kafsheve te egra. Ne shek. V pas Krishtit u ndaluan ndeshjet e gladiatoreve dhe amfiteatri nisi te braktisej. Ne mjediset e tij u ndertua nje kapele (kishez) bizantine, ne muret e se ciles ndodhen disa afreske dhe mozaike.

    Amfiteatri ndodhet ne qender te qytetit dhe 350 metra larg detit ne drejtimin jugor. Ndertimi i tij fillon ne rrafshin e arenes ne kuoten 5.50 metra mbi nivelin e detit. Dy te tretat e tij mbeshteten ne koder.

    Boshti i madh i amfiteatrit eshte 127 metra, ndersa boshti i vogel 103 metra. Permasat e arenes me forme ovale jane perkatesisht 63 dhe 39 metra.

    Deri tani eshte zbuluar me shume se gjysma e amfiteatrit, me pjesen perendimore dhe veriore te shkallareve, si dhe nje pjese e galerive

    Ne fund te viteve 1990 forcat e KFOR it punuan per hapjen e arenes. Specialistet e Departamentit te Arkeologjise te qytetit te Durresit, si dhe ata te Universitetit "La Sapienza" te Romes dhe te Universitetit te Parmes, qe germojne qe prej tre vitesh ne amfiteater me ndihmen e aparaturave dhe teknologjive moderne, kane konstatuar se ne arene ka ndertime ende te pazbuluara, si dhe kane zbuluar muret e nje godine madheshtore.

    Nga te dhenat e deritanishme mendohet se amfiteatri mirepriste mbi 15 mije spektatore njeheresh.

    Amfiteatri i Durresit ka permasa mesatare mes 30 amfiteatrove te zbuluar te botes antike nga Roma deri ne Budapest dhe Lion.

    Dhjetera artikuj shkencore jane shkruar per amfiteatrin e qytetit 2.700 vjeçar. "Amfiteatri i Durresit dhe raportet urbanistike me qytetin bashkekohes", titullohet libri i doc. Koço Miho, kushtuar kesaj vepre madhore te arkitektures.

    Qe prej dy vitesh, bashkia e qytetit ka nisur procedurat per transferimin dhe sistemimin e 18 familjeve qe banojne mbi arenen e amfiteatrit.

    Ne shtator te vitit 2004, amfiteatri u shfrytezua per here te pare pas afro 1500 vjetesh. Nen kujdesin e Bashkise se Durresit, ne arenen e ketij monumenti te lashte 43 vajza nga e gjitha bota konkuruan ne konkursin e bukurise "Miss Globe International 2004".
    ATSH

    ----
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #44
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Akoma po e kerkoni Atlantiden mer Cyclo? Po edhe sikur te kete egzistuar informacionet e vetme vijne nga Platoni i cili e thote qarte se eshte pertej Shtyllave te Herkulit. Pra pertej Giblartarit. Nuk do habitem ne qofte se ti mund ta gjesh edhe tek liqeni i Tiranes...
    Fakti qe Platoni tek Kritias dhe Timaios permend Atlantiden dhe te dhenat per te qe ishin percjelle nga Soloni (mbas bisedes me prifterinjte egjytpian) sdo te thote se Atlantida ka qene ne Mesdhe. Per njohurine gjeografike qe kane patur ne ate kohe cdo gje qe ndodhej ne detrat apo trupat ujore pertej Gjibraltarit sdo te thote se ishin pjese e Mesdheut. Sic ngrihen teori qe Atlantida mund te kete qene Santorini apo ne Mesdhe apo ne oqeanin Indian apo Atlantik (dhe se fundi ne Antarktite) nuk ka ndonje dem pse thuhet qe mund te kete qene ne Adriatik

    Sidoqofte mundesia qe Atlantida te kete ekzistuar ne detin Mesdhe eshte hedhur poshte. Arsyetimi eshte ky; Qe te kete ekzistuar nje kontinent i tille duhet te kete patur male dhe lumenj te rrjedhshem qe zbrisnin vrrullshem nga shpatet e maleve (sic pershkruhej nga prifterinjte e Setit), hapesira te gjera dhe terraferma te pamasa. Pra relievi duhet te kete patur karakteristikat me normale te nje kontinenti.
    Analizat gjeodezike, oqeanografike dhe gjeologe nuk konfirmojne asgje te tille ne detin Mesdhe. Ska asnje te dhene qe te tregoje nje reliev te tille ne shtratin e detit Mesdhe dhe ka nje vazhdimesi te shtratit deri ne brendesi te Atlantikut. Relievet e gjetura jane minimale dhe mund ti perkasin strukturave me te vona, shume me te vona si rezultat i veprimtarise tekntonike ne mijevjecarin e katert. Ndersa Atlantida presupozohet qe eshte zhdukur 12 mije vjet me pare. Kjo kohe perkon me valen e parafundit te Epokes se Akullnajave ose sic e quajne gjeologet Wiskonsin Ice Age (e para ka filluar ne mijevjarin e 15-te 15000 dhe tjetra rreth mijevjecarit te 13-te 13500 dhe e fundit ka qene ne miijevjecarin e 8-te 8000).
    Kohet e fundit ka dale nje teori qe mund te justifikoje deri diku mosgjetjen e gjurmeve te nje masivi tokesor te tille ne shtratin e deteve apo oqeaneve. Ajo qe quhet Mantel Displacement ose Zhvendosja e Mantelit te Tokes si rezultat i peshes se madhe te akujve (trashesia e te cilit arrinte ne 2-3 milje). Cdo vit qe kalon (edhe sot e kesaj dite) trashesia e akujve rritet ne 235 milje kub qe do te thote madhesia e Liqenit te Ontarios ne Kanada (qe eshte sa dyfishi i Adriatikut) peshon dhe streson koren e Tokes. Si rezultat forca centrifugale e Tokes peson devijim duke sjelle spostimin e Mantelit ose Kores ne mase te madhe. Ky spostim mund te zgjasi disa mijera vjet ose edhe shume me shpejte dhe i gjithi ne te njejten kohe. Kjo eshte arsyeja pse Antarktida 13 mije vjet me pare ndodhej 2000 milje larg Polit te Veriut .... etj etj etj...

    Dikur kam lexuar nje albanolog qe jepte nje shpejgim per punen e gjuhes shqipe ne lidhje me ate egjyptiane dhe me pas ate te atlantasve por te them te drejten sme kujtohet se ku dhe se nga kush. Si rezultat sbesoj se do e gjej megjithese do perpiqem ta kerkoj.

  5. #45
    Citim Postuar më parë nga arturi-pz
    une kisha per te shtuar vetem nje fjal ne ket tem qe me ka shtuar kurreshtjen
    fjala ATLANTİD -------- zberthimi i fjale

    atlantid

    at--- baba
    lan--e len ose trashiguar

    atlantid ----- at-lant

    e len nga baballaret ose te ikur nga atje
    Sa per etimologjine e emrit nuk di cfare te them. Por kam nje liste me menyren sesi emertohej Atlantida nga kulturat e lashta.

    Greket - Atlantis Popull qe jetonte ne nje ishull ne oqeanin Atlantik.

    Romaket - Atlas Vargmal ne bregun perendimor te oqeanit Atlantikdhe qe vazhdon nen det.

    Fenikasit dhe Kartagjenasit - Antilia, Antihla ishull ne oqeanin Atlantik, gjate rrugeve te tyre sekrete ne det.

    Egjiptianet - Amenti, Aalu Parajse ne mes te oqeanit perendimor Atlantik.

    Babilonasit dhe Sumeret - Aralu Ishull parajse ne perendim te oqeanit Atlantik.

    Celtiket e Uellsit - Avalon Ishulli i Parajses ne perendim te oqeanit Atlantik.

    Nordiket - Valhalla Parajse ne Perendim.

    Celtiket spanjolle - Antilla, Atlantida Qyteterim ne nje ishull te oqeanit Atlantik prane Spanjes.

    Berberet dhe popujt e lashte te Afrikes - Atarantes, Atlantioi, Attala Pushtues qe erdhen nga veri-perendimi i Afrikes. Ishulli ne veriperendim, me pare perandori.

    Arabet - AD Toka perpara permbytjes ne perendim te Mesdheut.

    Guançet (ishujt Kanarie) - Atalaja Perandori e mbytur ne oqeanin Atlantik, ne te cilin benin pjese ishujt Kanarie por qe nuk u mbyten.

    Basket - Atalaintika Ishull i mbytur ne oqeanin Atlantik nga ku erdhen basket.

    Acteket - Aztlan, AZ Ishull me nje mal te larte ne detin Lindor (oqeani Atlantik), origjina e actekeve.

    Maja - Actlan, Atlan Toke qe ekzistonte me pare ne detin e Lindjes nga ku erdhen majate.

    Tolteket -Tlapalan Ishull ne Detin e Lindjes, vend i perendive te qyteteruara.

    Fiset e Amerikes Veriore, Qendrore dhe bregut Verior te Amerikes Jugore - Atlan

    Ishull ne Detin Lindor nga ku erdhen stergjysherit e ketyre fiseve.

  6. #46
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    Ku eshte Atlanta?

    Kjo eshte Atlanta e sotme:

    http://www.geocities.com/nikas_usa/atlanta.png



    Doni te dini me te vertete historine e Atlantit?

    Atlanta ka egsistuar ne oqeanin Atlantic. Perballe Kolonave te Herkulit (Giblartar). Atlanta ishte Qyteti kryesor i Njerezeve te njohur si Atlaset. Lere c'thone greket. Tani per nje arsye ose tjetren me qe ishte edhe fundi i Botes se ngrire, u ngrit niveli i ujit ne Atlantic. Ne kete kohe giblartari ka qene i mbyllur. keshtu qe Mesdheu ka qene i vecuar. Me tu ngritur niveli nga ana e Atlantikut. nuk e mbajti dot giblartari edhe u hap, ne forme cunami edhe permbiti Dynjane. Tani ka pasur dy pjese te atlantes. Ata te perendimit kishin kohe te iknin per ne amerike, kurse keta te mesdheut u kapen te befasuar, keshtu qe kush mundi u ngjyt neper male.

    shume prej tyre u vendosen ne malet e Shqiperise pasi ishte edhe vendi malor, ata e emeruan ate vend Tau-lant qe do te thote i thate-toke. Pra toka e thate.
    Ata u asimiluan me vendasit, Illiret duke sjelle edhe nje kulture te vecante. Ata smund te shkonin ne Greqi pasi greqia u permbyt keq, prandaj ke shume ishuj ne Greqi. sikur te ngryhet niveli i adriatikut do permbytet pjesa me e madhe e shqiperise, keshtu qe malet do kthehen ne Ishuj.

    Mos prisni qe ti referencoje keto te dhena pasi une i kam "Zbuluar" vet. Ne qofte se zbesoni shikojeni Atlanten e vertete. Fotografia eshte e imja edhe eshte origjinale. Nje scanim i fundit te detit Atlantic. Por me duhej te beja nje Aplikim programi per Computer Vision qe te haria te merja Keto rezultate.

    Mos u frikesoni Ky eshte tempulli kryesor: Me nje gjatesi prej 90 kilometrash edhe nje gjeresi prej 30-40 kilometra.

    Do te thoni pse nuk e dergoje diku. nuk eshte aq e thjeshte pasi ka shume probleme. Ne radhe te pare cdo njeri qe do i tregoja Vendodhjen do ta mirte ate per vete, (Si zbulues i saj).

    Mos u zhgenjeni se nuk ndodhet ne shqiperi. Megjithate tani po punoj per scanimin e detit Adriatic, te vetmen gje qe kam gjetur eshte nje mur katror sa gjysma e Shqiperise, por mund te jete natyrore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nikas : 12-08-2006 më 20:31

  7. #47

  8. #48
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Ore nikas, po sme duket teme qe meriton te tallet menderja
    Me vjen keq Darius qe mendon se po tallem. Une kam muaj qe po punoj me keto foto-satellite. Ne shikim te pare nuk mund te shikosh gje por kur Aplikon nje Algorithm qe e kam bere vet dalin keto imaxhet. Algorithmi “pastron” gjera jo-te dendura sic eshte rera edhe balta edhe kap vetem ato qe kane dendesi sic eshte guri natyror ose nje mur i ndertuar nga njerez intelligent. Kjo godine ndodhet ne njerin prej ishujve te Atlantikut ku nje arkieolog i madh po e kerkon. Por ai ska per ta gjetur kure me menyren qe ai zbaton. Sepse kjo godine eshte reth 55 milje e gjate edhe 35 milje e gjere, pak a shume. So I bie shume me e madhe se edhe Sazani. Edhe eshte shume thelle nen Balte.

    Une u tregova juve te pareve sepse eshte nje zbulim i madh. Une nuk po tallem. Fotografite qe u tregova juve jave te dobeta per arsye qe te mos gjeni se ku ndodhet. Por imaxhet e verteata (HD) une ia dergova NASA’S per verifikim. Tani egziston mundesia te mos jete asgje, por prape nje mur 55 milje i gjate edhe pastaj nje kthese 90 degre perfekte? Eshte e pamundur. Gjithashtu ploteson te gjitha kushtet e Platonit.

    Ajo qe me beri pershtypje eshte nje symbol, te cilin nuk po u tregoj per momentin, I cili ngjason me symbolin e Hitlerit (eshte pak i demtuar). Edhe me e cuditshmja eshte se secili cep drejtohet per nje vend te vecante, sic eshte Giblartari, Qyprua, Athina+Santorini, Meksika+Bahamas kurse Faqja kryesore e godines drejt italise+Butrintit.

    Tani ndoshta eshte nje rastesi, une po ju tregoje se cfare kam zbuluar. Mos prisni qe Algorithmi im te pastroje balten ne menyre perfecte. Edhe mos haroni se nje algorithm i tylle mer shume kohe te pastroj nje milje.

    Te tallet natyra ne kete menyre eshte e pamundur. Edhe po nuk eshte Atlanta eshte ndonje Civilisation qe ka egsistuar shume kohe perara.

    Shikojini me kujdes edhe me thoni:






    kjo me poshte eshte adriatiku po nuk ka mbaruar procesimi mer shume kohe, eshte cuditshme por ajo qe duket si vize(eshte mur), po te ecesh drejt te nxer tek ai ishulli i atlantes, por humbet fillimisht poshte Sicilise.

    Ato katroret mos mendoni se janer katrore nen uje. Eshte pjese e programit tim, sjane gje me vlere, tregon qe programi nuk eshte perfekt.


  9. #49
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Fakti qe Platoni tek Kritias dhe Timaios permend Atlantiden dhe te dhenat per te qe ishin percjelle nga Soloni (mbas bisedes me prifterinjte egjytpian) sdo te thote se Atlantida ka qene ne Mesdhe. Per njohurine gjeografike qe kane patur ne ate kohe cdo gje qe ndodhej ne detrat apo trupat ujore pertej Gjibraltarit sdo te thote se ishin pjese e Mesdheut. Sic ngrihen teori qe Atlantida mund te kete qene Santorini apo ne Mesdhe apo ne oqeanin Indian apo Atlantik (dhe se fundi ne Antarktite) nuk ka ndonje dem pse thuhet qe mund te kete qene ne Adriatik
    Nuk eshte problemi se kemi ndonje dem po te themi per Adriatikun. Problemi eshte se Platoni permend edhe disa shifra (perimeter te atlantides etj, gjatesine e kanaleve qe hapen rreth saj etj) qe nuk mund te pranohen per Adriatikun (se eshte teper i vogel). Ai greku qe permenda me larte dhe ishte shprehur per Santorinin kishe bere nje ekuacion te tij ku pergjigjeshin te gjitha te dhenat e Platonin me Sandorinin por nuk e them ekuacionin se do me kopjojne keta balozet me larte. Ne kete aspekt ishulli i Sandorinit (Thira) ploteson me te shumtat e kushteve por jane disa qe i le mangut. Ne qofte se e ke lexuar me kupton ku e kam fjalen.

  10. #50
    E kam parasysh ku e ke fjalen sic besoj se edhe ti e ke parasysh se cfare doja te thoja me Adriatikun.
    Po ideja kryesore qe une i mbahem dhe qe po me intrigon gjithmone e me shume eshte ajo qe permenda me siper. Struktura e shtratit te Mesdheut apo dhe cdo deti tjeter ne afersi nuk tregon asnje shenje te nje fundosje apo ndryshimi struktural te pakten qe prej 30 mije vjetesh. Argumentat e te qenurit te nje vendi si Atlandita i shpjegova ne shkrimin tjeter.
    Megjithate cfare nuk ndodh. Spara i besoj shume shkences se sotme jo sepse eshte e paafte por sepse shpesh ka demonstruar qe parapelqen disinformacionin ne rastet kur e verteta krijon kontroversialitet.
    Personalisht Atlantiden e kerkoj ose midis Bermudes dhe Florides (ku paraitet struktura e shtratit qe thashe) ose me poshte ne jug andje nga Queen Maud Land

Faqja 5 prej 64 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •