Close
Faqja 7 prej 64 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 637
  1. #61
    U detyrova bera nje perseritje te postes sime nga nje teme e hapur tek Shkenca dhe Jeta pasi gabimisht diskutimi per nje teme te tille u spostua aty qe eshte forumi i gabuar. Po citoj pergjigjen e bere nga nikas dhe Baptist (meqe e more per ters fshirjen e shkrimit) mund te vazhdosh ne kete teme te shtrosh mendimet e tua.

    Citim Postuar më parë nga nikas
    Po Darius, e kam vene re qe teoria ime është prezantuar ne shume forume. Ajo qe me bën shume çudi është se ka disa që e kundërshtojnë të cilët janë thjesht amatorë, kurse intelektualet janë disi me të rezervuar, por ajo që është me e rëndësishmja, ekspertët ne fushën e linguistikes nuk kane bere as edhe një kundërshtim.

    Me sa vura re nuk ka shume linguistë qe te jene te eksperte ne te tre gjuhet, Greqishte, Ilirishte si edhe entruskianishte. Edhe siç e kupton edhe vet ata s’mund ta kundërshtojnë atë pa fakte.

    Me kane kontaktuar shume ekspertë te fushave te ndryshme, emra te njohur si Arkitekti SARMAST, (ai që kërkon Atlantin në Qipro), E-pit një Eksplorues qe e kërkon ne Libie...e.t.c. Por me i rëndësishmi ishte një Genuine remote viewer, që emrin nuk e tregoj dot pasi ka punuar për CIA’n si Zbulues Psikik. Nejse, unë nuk besoj shumë në paranormalen, por thashë ta provoj një herë:

    E gjeta edhe i dërgova një e-mail:
    Si veprohet me ta;

    I jepet vetëm një datë: unë i dhashë 9,464 B.C pa koordinata. Tani ai duhet që të gjejë vendin (që unë mendoj) si edhe c’farë ka ndodhur aty.



    Citim



    For Mr. J K. CONFIDENTIAN:

    The date is 9464 B.C
    Can you tell me what you see within 30 miles Radius?


    Kjo ishte përgjigja e tij:


    Citim



    At 16:43 18/09/2006, J.K wrote:

    Thank you for your enquiry........

    ........I must confess that I am intrigued by your date. It would seem to relate to what Solon's Egyptian priest interlocutor referred to as "The Great Deluge of All" in about 9464 BCE, as told to us by Plato in the Timaeus. Assuming North latitude and East longitude, the site appears to be in the Mediterranean somewhat north and east of the Malta islands. If this is the location of an ancient, antediluvian civilization it would not be surprising. The bottom of the Mediterranean is littered with the remains of such civilizations, which go back at least one to two hundred thousand years, whatever present-day anthropologists may believe.

    I should be happy to learn more about this from you if you would be so kind.
    Sincerely, J**** K*******


    Dakord Data mund ti ketë kujtuar Atlantin, por pse Malta edhe North-East? Unë e dërgova nga një e-mail anonim si edhe pa emër. Është tepër e çuditshme, me beri shume përshtypje se me dha tamam vendin qe unë kam caktuar!

  2. #62
    Nikas, gjeta nje shkrim per disa zbulime arkeologjike nen uje ne Malta qe kane lidhje me temen tende dhe mund te japin nje ide me te mire te asaj qe ke shkruar.


    Zbulohen Ne Malta Struktura Te Nenujshme


    Nentor 1999

    Kohet e fundit ne shtratin e ujerave te Maltes jane zbuluar disa struktura tempujsh megalitike te cilat po studiohen per te pare nese me te vertete te tilla.
    Keto studime po kryhen nga nje arkeologjiste te huaj pasi zbulimi eshte konsideruar i nje rendesie shume te madhe dhe ka nje interes te jashtezakonshem ne rradhet e arkeologjisteve ne mbare boten.

    Nga informacioni qe ka Il-Mument duket sikur ky zbulim eshte shpallur ne Augsburg, Gjermani nga Profesori dhe Arkeologu Hubert Zeitlmar ne nje takim ne Paleo Astronaut Society ne 18 Gusht. Zbulimi u be ne 13 Korrik ne oren 10 te mengjesit dhe u filmua. Zhytesi dhe kameramani qe i filmoi strukurat ishte Shaun Arrigo ndersa zhytesi dhe fotografi qe kreu fotot ishte vellai i tij, Kurt.

    Il-Mument intervistoi Profesor Zeitlmar i cili shpjegoi se midis strukturave gjenden dy rrathe te gurte. Ka po ashtu struktura te tjera qe duken si drejtkendesha dhe te gjate por shumica jane te thyera dhe te demtuara.
    Keto struktura ndodhen ne nje si tip platforme dhe shtrihen ne nje thellesi nga 8 deri ne 15 metra dhe 3 km nga brigjet malteze. Profesor Zeitlmar tha se menyra sesi blloqet e gurit kane rene dhe jane demtuar tregon se dallge madheshtore kane vershuar aty ku dikur ka qene stere. Arkeologu gjerman tha se keto struktura ishin ne pjesen me te madhe te mbuluara me flore ujore por sidoqofte nga pamjet filmike mund te shikohen qarte qe ngjasojne me tempujt e tjere te periudhes Hagar Qim.

    Ne zonen ku ndodhen strukturat nen uje ka po ashtu nga ato si vija qe njihen me termin 'brazda karrosh' te cilat mund te gjehen dhe ne zona te tjera te Maltes. Duket sikur zbulimit te ketyre strukturave po i jepet nje tjeter shpjegim arkeologjik dhe shenjat e para treguese jane qe ato po krahasohen me tempujt e Hagar Qim, Hypogeum, Gnantija dhe Imnajdra te cilat mendohen se shkojne mbrapa ne vitet 3500 p.e.s.

    Kjo gjetje arkeologjike ka shkaktuar shume diskutime midis arkeologeve sidomos per periudhen ne te cilen mund te jete ndertuar. Arkeologet gjermane ngulin kembe qe keto struktura duhet te jene ndertuar shume me heret se tempujt megalitik te Maltes dhe pyetja qe ai po perpiqet ti japi pergjigje eshte se kush i ka ndertuar keto struktura, kur jane ndertuar dhe pse? Duket sikur shkaku qe shtyu arkeologun Zeitmar te kerkonte per keto struktura ishin librat e shkruar nga Zacheria Stitchin, Kronikat e Tokes (gjashte libra) te cilat tregojne me detaje origjinen e civilizimeve antike.

    Nga keto libra dhe nga menyra sesi jane ndertuar tempujt parahistorik ne malta dhe Gozo, arkeologu Zeitlmar studjoi mundesine e ekzistences se tempujve dhe strukturave te tjera parahistorike te cilat nuk jane germuar ose gjetur ende. Duket sikur kjo teori u ndertua e bazuar ne mundesine e gjetjes se ketyre strukturave diku ne ujerat territoriale te Maltes.

    Bazuar ne epoken e fundit te akullnajave, Zeitlmar llogariti se strukturat jane ndertuar 11.000-13.000 vjet me pare, kohe kur u shkri akulli dhe niveli i detit ne kete zone u ngrit 15 metra.

    Strukturat duken qarte se jane artificiale, dhoma te rrumbullakta, dhoma drejtkendore, dhoma rrethore, blloqe te medhenj guri te lidhura ne te njejten menyre si ne arkitekturen e Inkasve. Mbeturinat gjenden ne nje platforme (zone e sheshte) 80 metra te gjate.

  3. #63
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Po darius, doktor Zeitlmar e njoh personalisht. Ai ka edhe një website te tijen:
    http://www.maltadiscovery.com/

    Ku ai insiston qe Malta ka lidhje me Atlantin. E keqja është se Institucionet Malteze janë shume te rrepta me rregullat e arkeologjisë. Ata janë diktature fare për çështje te tilla. Ne rast se do te besh kërkime ne Malte duhet te raportosh çdo dite ne HERITAGE OF MALTA për çdo veprim si edhe për zbulimin me te vogël.

    Unë jam i bindur qe këto Tempuj kane te bëjnë me Atlantin. E keqja është se ata qe meren me datimin e këtyre tempujve nuk arrijnë te kuptojnë qe procesi i radio-karbon-dating është i vjetruar, pasi ai “ngacmohet” ne mënyrë direkt nga uji i kripur si edhe tymi i vullkaneve. Këto e shtyjnë datën e ndërtimit te tyre ne vite te mëvonshme (3,500 B.C) ne vend te datave te rregullta, të paktën 7,000 B.C.

    Ai e kërkon Atlantin ne pjesën Perëndimore te Maltës kur Qendra e vërtetë është ne veri-lindje kufi me Sicilinë.

    A ka mundësi dikush te me gjeje kufirin e sakte detar midis Italisë edhe Maltës? Me koordinata.

    Darius
    niveli i detit ne kete zone u ngrit 15 metra.
    Mos doje te thoshe 150 metra?

  4. #64
    Jo, e kam shkruar sakte. Niveli i ujit ne kete zone eshte ngritur 15 metra. Ja ku e ke ne origjinal:
    Based on the last ice age, Zeitlmar calculates that the structures were built 11,000 to 13,000 years ago - when the ice melted it raised sea level in this area by 15 metres.
    Mbase eshte shkruar gabim ne shkrimin e Zeitlmar po keto ishin shifrat. E di qe ne shume zona ujore niveli i ujerave ne perfundim te Epokes se Akullnajave eshte ngritur shume me nje variacion nga 25 metra deri ne 170 dhe ka patur zona ku eshte ngritur edhe me shume se kaq. Po mbase ka patur te beje relievi i vete zones. Sidoqofte nuk duhet harruar nje tjeter fakt. Ngritja e nivelit te ujit mund te kete qene 15 metra por vendndodhja aktuale e strukturave eshte spostuar akoma dhe me poshte per shkak te faktoreve te tjere. Eshte nje teori e hartuar nga Charles Hapgood qe quhet Earth Crust Displacement pra spostimi i kores se Tokes qe ndodh si shkak i shtypjes se madhe te akullit neper pole dhe qe shkaktojne nje distorcion i cili si rrjedhoje sjell spostimin e kores se Tokes. Ka shume kundershtime per kohezgjatjen e ketij fenomeni qe mund te varioje edhe deri ne 2-3 mije vjet. Por Hapgood ka ngulur kembe qe ne kushte te vecanta klimaterike kur presioni i akullit eshte shume i madh, ky spostim mund te kryhet shume me shpejt se kaq. Si rrjedhoje vjen dhe shkrirja e menjehershme e akullnajave. Sipas kesaj teorie vendndodhja e Antarktides se sotme, 10.500 vjet me pare ka qene rreth 2 miije milje me larg nga Poli i Jugut duke i dhene nje klime pothuajse mesdhetare. Kjo shpjegoj dhe pranine e shumte te flores dhe faunes gjetur nen shtresat e akullit ne Queen Maud Land dhe ne vende te tjera. KJo shpjegon dhe detajet e habitshme te hartes se Piri Reis qe jo vetem Hapgood po edhe Hancock, Anthony West dhe te tjere ngulin kembe duke e argumentuar shkencerisht qe ka qene e kopjuar nga nje harte tjeter shume me e lashte saktesia e te ciles te habit. Etj etj etj.... qe mos dal nga tema, ideja eshte kjo: Fakti qe shume struktura te lashta, pjese e nje qyteterimi te civilizuar nuk gjehen me sot eshte thjesht sepse ato ndodhen nen uje dhe tjetra eshte qe edhe nen uje eshte veshtire te hasen per shkak te fenomenit qe shpjegova me siper. E njejta gje ndodhi mbas tsunamit ne Oqeanin Indian kur spostimi i ujerave dhe largimi i tyre sbuloi struktura antike per te cilat se kishte idene njeri. Mire e ka thene Velikovski, dime me shume per planetin Aferdita dhe Mars sesa dime per shtratin e deteve dhe te oqeaneve ne Toke.

  5. #65
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Me se fundi UNESCO merr ceshtjen e Atlantit ne dore:

    artikulli

    eshte e cuditshme se ky Gazetari Italian ka 3 vjet qe e ka publikuar teorine e tij dhe askush nuk e mori seriozisht. 2 muaj pas daljes sime, edhe pasi i kontaktova si UNESCON edhe vete kete gazetar fillon gjithe kjo zhurme. Ironia eshte se ai perdor argumentimin tim per Siciline!!

    Me se fundi teoria e Maltes eshte teoria nr 1 ne chartin e pafundem te hypotezave.

  6. #66
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ku di gje un. Ti sme ngjan aspak si nje historian mua. Edhe Newtoni eshte marr me ket pune e nuk ja ka arritur dot te gjej me shume se datat ku mund te kene ndodhur permbytjet.

    Ne Mal te Dajtit, ka shtresa te caktuara ku gjenden guacka. Keto i kam pare vete neper analet e gjeologjise. Nderkohe qe sipas teje dhe shume te tjereve Adriatiku ka qene i tip liqeni, por eshte krejt e kunderta, uji atje ka pas qene ne nivele shume te larta, ka mundesi qe dhe Italia prandaj emrin e vjeter te saj ose origjina e emrit te saj ta kete pasur kuptim te jete quajtur Vetulla (VETULLA - jo Vitello sic pretendojne disa studiues italiane) nga shqipja, pasi ka qene vec i rrip i holle toke. Kjo Teori qe thua teoria jote, ka kohe qe ekziston. Ti siduket je me i afte me "thith" fondet ne keto momente te caktuara.

    Nuk po them se Atlanti eshte ne shqiperi, por dhe atje, vetem se ka disa gjetje arkeologjike qe te bejne te mendosh se mund te jete atje, prapseprapi me lejne pershtypjen se po gjehet thjeshte nje "Troje" tjeter si ajo alla Shliman. E ato alla-shliman nje studiues i shendoshe e di mire se kujt lemie i perkasin dhe ne interesin e kujt jane.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #67
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Ne Mal te Dajtit, ka shtresa te caktuara ku gjenden guacka. Keto i kam pare vete neper analet e gjeologjise. Nderkohe qe sipas teje dhe shume te tjereve Adriatiku ka qene i tip liqeni, por eshte krejt e kunderta, uji atje ka pas qene ne nivele shume te larta,.
    Kam degjuar the nga te tjere rreth kesaj qe thua ti por per mendimin tim nuk ka te beje aspak me nivelin e detit por me transformimin e rilievit te tokes,gradualisht ne baze te levizjes se pllakave tektonike dhe vershimeve vullkanike!Nje gje e tille ka krijuar malet,dhe nuk eshte niveli i detit qe ulet por niveli i tokes qe peson transformime! Keto lloj transformimesh kerkojne mijera vite qe te behen te dukshme.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites
    Kam degjuar the nga te tjere rreth kesaj qe thua ti por per mendimin tim nuk ka te beje aspak me nivelin e detit por me transformimin e rilievit te tokes,gradualisht ne baze te levizjes se pllakave tektonike dhe vershimeve vullkanike!Nje gje e tille ka krijuar malet,dhe nuk eshte niveli i detit qe ulet por niveli i tokes qe peson transformime! Keto lloj transformimesh kerkojne mijera vite qe te behen te dukshme.
    Nuk besoj se guaskat do te rezistonin nga gjithe keto transformime qe ti permend. Guaskat ne malin e Dajtit gjenden pothuajse ne siperfaqe, me aq informacion sa kam une.

  9. #69
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar më parë nga PRI-LTN
    Nuk besoj se guaskat do te rezistonin nga gjithe keto transformime qe ti permend. Guaskat ne malin e Dajtit gjenden pothuajse ne siperfaqe, me aq informacion sa kam une.
    Po eshtrat dhe fosilet e Dinozaureve nga 225 milion vite me pare...si kane rezistuar??
    Po edhe sikur ta supozojme qe ka qene niveli i detit aij qe ka rene,prapseprap per nje fenomen te till do duheshin qindra mijera vite.....perseri ne kete rast guaskat kane rezituar nje kohe te gjate apo jo?
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #70
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Zëri i Mirditës te faleminderit për përgjigjen, është e njëjta përgjigje qe do kisha dhënë edhe unë. Nuk e di sa e vërtetë është qe ka guaska ne Dajt por edhe po te ketë qene niveli i detit ne atë pik mendoj se Greqia si edhe Egjipti do ishin nene ujë. Mos harro se Dajti është një nga pikat me te larta te Ballkanit. Ne po flasim për një periudhe shume me te afërt e cila është vetëm 12,000 mije vjet me pare.

    Tani, unë nuk kam deklaruar qe jam historian. Vërtet qe kam shume njohuri për historinë e njerëzimit por megjithatë unë bashkëpunoj me historian, Arkeolog si edhe Oqeanograf. Unë thjesht nxjerr konkluzione ne baze te shume risercheve qe janë bere ne ketë fushe. Unë jam Theoretical Computer Scientist dhe kam qene i detyruar te studioj shume dege te tjera siç janë psikologjia, historia, filozofia...etc Me vjen keq qe vetëm Shqiptaret me shikojnë me një sy te keq. Ky blog është vetëm për Atlantisin ne Shqipëri. Ne qofte se keni fakte qe kundërshtojnë teorinë time “bujrëm”.... Mos kujtoni se mua me pëlqen ta gjej Atlantin ne Malte. Qe kur kam qene i vogël ëndërroja qe Atlanti është ne Shqipëri, por ja qe kërkimet e mia me nxorën diku tjetër.

    Para një muaji kam pasur takim me një Profesor te Universitetit te Saint Johnson ne Malte. Ai ishte një studiues Linguist (gjuhësor) i përkryer, një nga me te mirët e Evropës. Megjithatë ai kërkoi ndihme nga unë për shpjegimin e një fjale te cilën kishte 35 vjet qe nuk e gjente dot. Fjala ishte Eumelus. Unë ia shpjegova edhe ai ngeli i mahnitur.

    Prapëseprapë nuk do te thotë se unë jam gjuhësor, thjesht jam ekspert ne reversë linguistics, një ekspertize e Shkencëtareve te teorisë kompjuterike. unë nuk vi ne këtë forum qe te flas për veten time por për një temë shume interesante siç është Atlantis. Me bën çudi se te gjithë te huajt me bëjnë pyetje për temën kurse shqiptaret merren me Prejardhjen time, Nivelin tim intelektual etc.

    Me vjen keq qe shume prej jush sillen ne këtë mënyrë. Unë jam i hapur për çdo bisede qe ka te bej me Atlantis. Merrni shembull prej darius. Ai beson se Atlantis është ne Atlantic Ocean megjithatë ai nuk ofendon as nuk interesohet për personin tim, thjesht për teorinë time. Siç çdo teori tjetër i takon e drejta te aprovohet ose kundërshtohet ne baze te normave Intelektuale.
    Shpresoj qe përgjigjja ime to mos ketë ofenduar ndokënd. Mirepress opinionin tuaj reth temës.

Faqja 7 prej 64 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •