Close
Faqja 30 prej 64 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 637
  1. #291
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    El Dorado Antike

    Atlantida = Altanida = El Dorado = Mit i Pasurise.

    Pavaresisht faktit se une jam i sigurt se vendi per te cilin flitet ne ato mite ka ekzistuar edhe historikisht. Mbi 80% te atyre qe jane thene per te, -nuk jane te verteta!

    Realisht imagjinaten e sharllataneve ne lidhje me Atlantiden e ndezi flake Shlimani. Gjetjet e tij te bazuara ne epiken shqiptare [e them keshtu pa ngurrim], i dhane shprese nje numri te madh fantastesh rretherrotull globit qe jeten e tyre t'ia dedikojne hulumtimit dhe gjetjes se ketij vendi utopik.
    Tash 150 vjet c'prej zbulimit te Trojes dhe disa prej vendeve me te rendesishme te historise antike, -Atlantides nuk i gjindet as fija!

    Shlimani nuk e pat veshtire te barazonte ekuacionin. Epike = Histori, sepse kishte degjuar epiken shqiptare te kohes dhe e kuptoi se ne kenget tradicionale epike u kendohet heronjeve te vertete historik dhe te bemave te tyre. Prandaj ne kete tradite pernjohu se babai i epikes se ketyre malesoreve kishte qene Homeri dhe se ai s'kishte kenduar fabula artistike si te renesances por se kishte rrefyer te bera historike te shekujve te shkuar ne lidhje me farefisnine e vet.

    Rrefimi per Atlantiden nuk eshte Ep!

    Per fat te keq rrefimi per Atlantiden eshte Mit dhe miti kerkon nje qasje krejtesisht tjeter ne lidhje me ekstraktimin e te vertetes historike qe mund te ekzistoje ne te. Por imituesit e padenje te Shlimanit nuk dinin ta benin kete dallim dhe as qe deshen ta benin nje gje te tille: "Iu shperblye 'besimi' Shlimanit, -ka per te mu shperblyer edhe mua... "
    Por Shliman nuk ishte sharlatan. Ai nuk "besonte" ai e kuptonte ate qe thoshte epi. ["besimi" ky koncept kaq i panjevojshme dhe i demshem per shendetin psiqik te njeriut, si nuk heqin dore prej ketij koncepti primitiv njerezia?!!]

    Atlantida eshte El Dorado i shekullit XV ose Utopia e shkekullit te kaluar e cila ne realitet nuk u be popullore asnje here dhe tani eshte e hartruar plotesisht. Nje vend utopik qe kishte per qellim te frymezonte njerezimin, shoqerine njerezore per te bere ndermarrje te medha dhe pozitive. Ketu fillon dhe perfundon rendesia e miteve utopike per gjera sic eshte Atlantida. Ketu perfundon edhe ambicja e narratorit.

    Platoni (qellimisht) shtremberon edhe te dhenat gjeografike e historike ne menyre qe ate mbreteri, ta bej sa me magjike, sa me te mjegullt dhe sa me fascinante, ne menyre qe, -te populli te cilit i drejtohej, te arrinte efektin psikologjik qe kishte ndermend; t'iu shmangej sulmeve te njohesve bashkekohes ne lidhje me shtremberimet historike qe i kishte bere. Gjeografikisht e mbeshtolli ne mjegull, ndersa per vendin perdori nje emer te huaj te cilin nuk e kuptonin vendasit e tij.

    Asnjeri prej kerkuesve te Atlantides nuk ka metode, prandaj te gjithe kane deshtuar dhe do te vazhdojne te deshtojne pambarimisht deri sa te vije dikush dhe tua tregoje metoden e hulumtimit. Shliman ishte bixhozxhi por kishte metode, keta bixhozgjinje nuk jane, ndonese luajne bixhoz me historine, te pajisur me me "shprese" dhe "besim" keta hedhin zerin ane r kend globit! -Ndoshta ma kap kesaj radhe ne Malte? Nese jo, s'ka gje, e hedh heren e radhes diku tjeter. -Bota, gjere e gjate..., pse jo?!~


    Proshendetje.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #292
    Ti je shume kontradiktor ne gjerat qe shkruan. Ose ke nje qendrim me dy standarte. Pse e them kete?

    Po e filloj me komentin tend ne disa postime me siper ne lidhje me piramidat e Egjypti kur mbeshtetesh ne datimin e tyre:

    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Piramida e Gizes eshte ndertuar ne v 2570 pes bile edhe kjo me duket date e tepruar.
    Deri ketu je ok me Egjyptologjine (hiq 10 vjet). Thua qe kjo date te duket e tepruar? A mund ta argumentosh pse? Pa pritur pergjigje per kete pyetje (nese ke nder mend te pergjigjesh) sic e thashe deri ne kete moment, pra ne kete pike je ne linje te drejte me ate qe pretendon Egjyptologjia sot.

    Nga ana tjeter thua qe ska piramida te tjera ato te Amerikes Qendrore dhe Jugore i quan thjesht altare apo observatore (e para sipas asaj qe di une nuk eshte korrekte per te gjithe piramidat ndersa e dyta eshte e pranishme pothuajse ne te gjitha rastet). Ne kete aspekt krahasimor mos valle do me thuash qe Piramida e Madhe eshte thjesht nje varr? Nuk e di ku bazohesh qe thua qe keto nuk jane piramida kur ato jane te pranuara boterisht si piramida ndonese kulmin e kane te sheshte por te njejten karakteristike. Si nuk qenkan keto piramida kur ajo e Cholulas eshte konsideruar me e madhja ne bote? Apo ajo diellit ne Teotihuacan qe eshte madheshtore? Apo ajo e Uxmal (te treja ne Meksike)? Apo ajo e Kines qe ka filluar te pranohet dhe nese vertetohet 100 % qe eshte piramide artificiale atehere do zeje vendin e pare ne bote pasi eshte gjigande. Sipas teksteve te Tikalit gjithe bota ne lashtesi ka qene e mbushur me piramida, disa me funksion religjioz, disa si varre, disa si observatore dhe disa te tjera mbase si rregullatore harmonike (qe e kemi prekur dhe tek tema e Dodones). Permenda me te medhajat pa llogaritur qe vetem ne Meksike me mbi 17 te tilla (flas Piramida dhe jo tempuj apo faltore). Dhe sic ka ne Meksike ka ne gjithe Ameriken Jugore, deri ne Kamboxhia e madje edhe nen uje si ajo e Yonagunit ne Japoni. Une personalisht me aq sa kam pare per ate te Bosnjes nuk them dot asgje pa patur material me shume pasi nuk besoj ne komentet 'shkencore' te tipit Zahi Hawas sic nuk besoj dhe ne teorine qe Ballkani ska pse te kete patur piramida.

    Dhe tjetra eshte ne lidhje me Shlimanin ku padrejtesisht e quan si iniciatorin e Atlantides kur Shlimani ne 1867 filloi studimet per arkeologji ndersa Donelli sapo u be kongresmen ne 1860 kishte hedhur tashme faqet e para te librit te tij mbi Atlantiden (pavaresisht se sa i sakte ishte apo jo). Spo e zgjas me shume per Shlimanin pasi e di qe e ke qejf, te pakten kete pershtypje me ke lene nga komunikimi njehere e nje kohe mbi Shlimanin.

    Pra ne kete permbledhje fare te shkurter qe bera mund te thuhet qe arsyetimi jot (pervec faktit te piramidave) eshte i bazuar ne scientific standpoint.
    Por kjo bie ne kontradikte gjigande me pjesmarrjen tende ne te gjithe temat e tjera. Nese ti pranon drejtimin e tanishem te arkeologjise ne lidhje me Piramidat, Trojen, Atlantiden atehere nga vjen qendrimi jot ne lidhje me gjithe aspektet e tjera historike qe jane diskutuar ketu ne forum duke perfshire hittitet e doret, pellzget e etrusket etj. A nuk eshte ky double standart? Ti injoron Platonin duke e konsideruar si fantazist ndersa mund te jete (e perseris MUND te jete) qe Platoni te kete pershkruar ate qe ne fakt ka qene ne realitet. Platoni, te pakten sipas pershkrimit te Proclus ska qene aspak as fantazist dhe as imagjinar, perkundrazi. Per me teper qe vepra e tij eshte jo e plote dhe nuk dihet se kush do ishte vazhdimi.

    Citim Postuar më parë nga baptist
    Asnjeri prej kerkuesve te Atlantides nuk ka metode, prandaj te gjithe kane deshtuar dhe do te vazhdojne te deshtojne pambarimisht deri sa te vije dikush dhe tua tregoje metoden e hulumtimit. Shliman ishte bixhozxhi por kishte metode, keta bixhozgjinje nuk jane, ndonese luajne bixhoz me historine, te pajisur me me "shprese" dhe "besim" keta hedhin zerin ane r kend globit! -Ndoshta ma kap kesaj radhe ne Malte? Nese jo, s'ka gje, e hedh heren e radhes diku tjeter. -Bota, gjere e gjate..., pse jo?!~
    Jam kurioz te di veprat e sa nga studiuesve te Atlantides ke konsultuar per te dale ne perfundimin e mesiperm dhe ne te njejten kohe kush qenkan keta studiues qe e konsiderojne Shlimanin si metodolog? Mesa di une ne ka gje per te cilen Shlimani sulmohet eshte pikerisht metodologjia e tij skandaloze dhe mungesa e plote e profesionalizmit ne germime.

    P.S. jemi kapur dhe ngrene me fjale me pare por ky koment ne kete teme nuk eshte tendencioz nga ana ime. Thjesht per debat dhe per shkembim mendimesh.

  3. #293
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Se mora vesh kete punen e piramidave ,jane apo sjane...Qe ka gur ja ben mu.mos ka qene thjesht ndonje siperfaqe e madhe,ti tempulli ne ajer te paster,ku iliret i luteshin
    hyjnive...nese ka ndonje lloj ndertese aty,sma ha mendja kurrsesi te jete 14 mijevjecare...koha me e lulezuar e ilireve te bosnjes eshte periudha e mbreterise Autariate shek 7 - 4 p.l.k e cdo lloj ndertese besoj se i perket kesaj periudhe kohore...
    Persa i perket Atlantides,deri tani eshte perralle me mbret,po duke qene se perrallat me mbret supozojne ekzistencen e dikurshme te mbretit,mendoj se nje ishull i mbytur ka ekzistuar vertet....Per momentin atlantida me reale me duket ishulli i santorinit,ku kishte kulture kreteze e u mbyt rreth 1450 p.l.k .... Ajo e madhja matane shtyllave te herkulit eshte plotesisht hamendje per momentin

  4. #294
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu
    ....Per momentin atlantida me reale me duket ishulli i santorinit,ku kishte kulture kreteze e u mbyt rreth 1450 p.l.k .... Ajo e madhja matane shtyllave te herkulit eshte plotesisht hamendje per momentin
    Bravo, ti dhe Galanopoulos jeni ne te njejten gjatesi vale

    E keqja eshte se nuk mund te behen komente dhe te mbahet nje teme me materiale nga wikipedia. Madje personalisht do impenjohem te fshij cdo citim te tille.

  5. #295
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Bravo, ti dhe Galanopoulos jeni ne te njejten gjatesi vale

    E keqja eshte se nuk mund te behen komente dhe te mbahet nje teme me materiale nga wikipedia. Madje personalisht do imenjohem te fshij cdo citim nga wikipedia.
    Kam pare emisione te ndryshme si dhe kam lexuar edhe libra mbi Atlantiden apo Lemurin ....keshtu qe....Per mendimin tim Santorini ka qene banuar nga ilire ,ndermjet te cileve kishte edhe elemente nordike te marre ne poloni e ceki,e bjondet mbyten shumicen derrmuese brune ne mendjen e mediterraneve,pa llogaritur faktin qe vete dinariku eshte shume me i bardhe se mediterrani i kretes apo egjyptit keshtu qe krijohen konceptet e gabuara ne mentalitetin e njerezve....

    Atlandida ilire ka bere luften me athinen(po ilire) e prandaj ekzistonte si mit,vetem se u idealizua dhe shtremberua (njesoj si lufta civile e trojes) dhe sot genjehen njerezit....Ne teorine time ilirike(iliret ishin hyjnite e vertet te asaj kohe,kot sdoli Hyj-Njeriu) nuk ka vend per paradoksalen apo greqizma.....

  6. #296
    Degjo teorine e Santorinit mos e permend me se do te qeshin te gjithe. Eshte nje bote e tere qe qesh me Galanopoulos dhe me mungesen totale te sadopak ngjashmerive qe mund te kete me Atlantiden. Teoria e Santorinit eshte e vlefshme vetem per megaloide. Asgje me shume, asgje me pak !!!

  7. #297
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Degjo teorine e Santorinit mos e permend me se do te qeshin te gjithe. Eshte nje bote e tere qe qesh me Galanopoulos dhe me mungesen totale te sadopak ngjashmerive qe mund te kete me Atlantiden. Teoria e Santorinit eshte e vlefshme vetem per megaloide. Asgje me shume, asgje me pak !!!
    Shiko se i vetmi fakt historik qe kemi realisht eshte tronditja apo termeti qe shkaterroi kreten rreth 1450 p.l.k ....Pastaj mund te jete megaloide,patjeter,po per mua ahere gjithe egjeu banohej nga ilire ,keshtu qe quaje iliromadhe....
    Ajo PYTJA e famshme ekziston tek Filistejte si PYGN ,kurse terminologjia hiperborej eshte terminologji qe e sollen iliret ne greqi,ata mbiboren....kudo nenvleresohet roli i invazioneve ilire ne mesdhe,po sic kam thene edhe ne vend tjeter sekreti jane popujt e detit qe erdhen nga adriatiku vale-vale per 4 shekuj ....

    Atlantida eshte e famshme apo doli se beri lufte me qytezen apo fshatin Ilir te Athanes(kodrion eshte mbreti i pare a i dyte mitologjik i athines) Fshati i Thanes kjo perendeshe mbareilire .... Ekzistenca e saj varet plotesisht nga Fuqia e mevonshme e qytetit te athines qe beri te dale ne drite,e biles sherbente si epike athinase ... U hiperbolizua gjithcka si e kane mitet e doli fuqishem ne europe si pasoje e njerezve gjoja bjonde qe krijuan civilizimin,per te forcuar teoriste raciste nordike..dhe biles mbahet gjalle po nga shkrimtare nordike qe here pas here i kthehen asaj teorie...pse sipas teje ne nje periudhe kur njihej gjithe mesdheu ku do cohej atlantida pervec se jashte mesdheut .....

    Sic e kam thene (edhe me shume se ckam qef) nuk eci aspak duke marre parasysh
    teorine nordiste te atlantides....

  8. #298
    Hyj-Njeriu nuk po flas as per teori nordiste dhe as per Filistejte. Nuk me pelqejne keto daljet pa fund nga tema dhe ngarkimi i shkrimeve me informacion jo vetem pa vend por edhe gabim.

    Po flasim per Atlantiden dhe Santorinin. Ska nevoje te kalohet hu me hu e gardh me gardh. Nuk ka as nevoje te me permendesh mua se cfare ka qene dhe si ka qene Atlantida se kam bere tema me dhjetra faqe ne kete forum per ate pune.
    Pash zotin se sja vlen te bymehen temat kot me kot. Te dhashe nje keshille. Nuk do ta pranosh, mos e prano. Por te lutem me kurse komentet e tjera qe per me teper jane komplet pa vend.

    Duhet te vesh re dicka me vemendje ne kete nenforum. Jo gjithmone ka nevoje per pergjigje dhe jo gjithmone informacioni duhet te behet carcaf. Nuk te keshillova me kot qe te konsultosh me pare temat e hapura ketu dhe pa vene aspak ne dyshim dijen dhe njohurine tende, do ishte ndihmese nese lexon komentet midis anetareve si Styx, Baptist, Genesis, Barat etj dhe do e vesh re qe informacioni i tepert shmanget pasi sic ta kam thene: Kush futet ne kete nenforum ka njohuri te mjaftueshme per te marre pjese neper tema.

    Ne lidhje direkte me temen; edhe sikur gjithe Egjeu te ishte i banuar nga Iliret ne ate kohe perseri Santorini nuk i permbush aspak kushtet per nje kataklizem te permasave te Atlantides. Nuk i permbush kushtet aspak as si madhesi dhe sidomos kushtet gjeologjike qe te mund te shkaktojne nje kaos qe solli fundosjen e ishullit ( i cili shume mire mund te kete edhe pjese kontinenti -Darius).
    Egjeu ka patur vazhdimisht aktivitet tektonik por te pakten ne 10 mije vjetet e fundit nuk ka asnje aq te fuqishem sa te kete shkaktuar fundosje masive toke. Argumentat per kete i kam dhene ne diskutime me Nikas si dhe me te tjeret.

  9. #299
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Dakort,por ajo qe jam plotesisht kunder jane permasat e Atlantides,te ekzagjeruara ne cmenduri me qellim qe te nxirrej forca e lavdia e athines qe i rezistoi kesaj superfuqie...Normalisht skishte as athine e as egjipt e asgje 12 000 vjet perpara si dhe asnje popull nuk ka kujtese 12 000 vjecare..pastaj secili mund te besoje cte doje...Rezistenca e nje fshati si athina e zeme ndaj nje perandorie sa europa dhe libia bashke nuk ka si te ekzistoje...miliona kunder disa qindrave e lufte qe zgjat..... Sado pak njerez te shpetojne nga nje civilizim(atlantida),jane gjithsesi ne gjendje te ruajne elementet themelore te nje civilizimi e jo te barbarizohen krejtesisht si ndodhi me nordiket....

    Mendoj se po te zhveshesh mtologjine nga hiperbola lufterat e perendive dalin luftera prijsa fisesh e atlantida nje ishull i thjeshte.....

  10. #300
    Ndersa per mua si Darius kontradikta fillon ne perkufizimin MITOLOGJI. Ajo qe ne e konsiderojme sot mitologji (vetem kohet e fundit) ka rezultuar te mos jete aspak e tille. Te pakten ne disa raste.
    Nuk ka kujtese 12.000 vjecare? Ok dakort. Kujtese te tille te mirefillte nuk ka. Dhe ato te tipit te Platonit quhen fantazi dhe hiperbola. Kjo eshte fatkeqesia. Nuk e di sa mund te te kete rene rasti te ndeshesh me dogmen ne arkeologji dhe me mendjengushtesine e profesoreve te katedrave dhe te ashtuquajtureve shkenctare por personalisht e kam provuar ne kurriz. E njoh mire ate lloj mentaliteti dhe e di mire qe edhe prova me e forte per ta eshte gjithmone e pamjaftueshme per te shembur modelin e ngritur me aq zell po nga ata.
    Vetem 5 vjet me pare ne Gjirin e Combay ne Indi u zbuluan rrenojat dhe muret masive me gure ciklopike te nje qyteterimi i cili eshte datuar si me i vjeter se 9 .000 vjet. Natyrisht kontroversiteti eshte gjigand edhe sot mbas 5 vjetesh. Me thuaj, ke lexuar ne ndonje reviste shkencore, organ zyrtar universiteti apo material arkeologjie per detaje ne lidhje me kete zbulim? Ta them une me 100 % qe jo. Sepse se pranojne dot. Se gelltisin dot faktin qe te shtyjne timeline te zhvillimit njerezor kaq shume. Deri me sot jane nxjerre mbi 2000 artifakte qe perfshijne vegla pune, arme, kocka njerezish, mjete te perdorimit shtepiak etj qe jo vetem konfirmojne ekzistencen por edhe vete vjetersine e ndertimeve. E megjithate nga mainstream archeology do vazhdojme te degjojme edhe per shume kohe qe ky eshte nje natural formation. Me ironike eshte nje koment i nje profesori te arkeologjise i pyetur mbi kete zbulim. Pergjigja ishte koncentrati i te gjithe meskinitetit qe ka mbushur sot rradhet e arkeologjise: Faktet tregojne qe ky qyteterim ka ekzistuar por ekzistenca e nje qyteterimi 9000 vjecar eshte nje tronditje e madhe per shkencen e sotme. Nuk e di nese jemi te gatshem te pranojme te shtyjme afatin kohor te zhvillimit te civilimizit njerezor me 4000 vjet me shume.

    Hajde merru ti po deshe me keta njerez.

Faqja 30 prej 64 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •