I pashe imazhet po me shume duket si thundra e Panit se sa si sfurku i Poseidonit![]()
Nejse e fillova postimin e temes per Permbytjen. Mund ta lexoni ketu: A Ka Ndodhur Ndonjehere Permbytja E Madhe
I pashe imazhet po me shume duket si thundra e Panit se sa si sfurku i Poseidonit![]()
Nejse e fillova postimin e temes per Permbytjen. Mund ta lexoni ketu: A Ka Ndodhur Ndonjehere Permbytja E Madhe
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Nikas duke qene se ke akses ne imazhe satelitore do te lutesha nese eshte e mundur te kerkosh dicka per Malin e Tomorrit dhe nese veren ndonje anomali aty qe mund te mos jete dora e njeriut. Nese te krijohet mundesia, perpiqu te perqendrohesh ne kreshten jug-perendimore te malit ose dhe ate perendimore. Diku ne kete kreshte eshte nje si lloj xhepi ose prerje ne llojin e platformes e dimensionave te medhaja. Shiko te lutem nese i ben dot ndonje perpunim me algoritem.
Faleminderit
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
te mbijetuarit e atlantides duhet te jene shqiptaret ose basket
Qe te mos prekeni Nikas, ne kete imazh me siper une nuk e besoje se fshifet ndonje gjurme e Atlanteve e as ndonje mjet i gjysem zotrave si Tridhembshi i Posejdonit qe dyshoni ne kete rast....
Ne deshirojmi qe te na sjellish imazhe me bindese, pasi qe e zotroni kete lami...
Disa here Dariusi te eshte lutur qe te sjellni ndonje imazh nga Tomori, e tani as gjumi nuk me merr duke pritur kete imazh....
Pastaj une tu pata lutur qe te me beni nje foto aty te piramida(terrasatàt) e bosnjes por as kete nuk e pash askundi deri sot....
shendet Nikas
Postuar më parë nga nikas
Po te jap dhe ca hints te tjera qe te krijosh nje ide me te qarte. Historite e permbytjeve shpesh jane te shoqeruara dhe me shperthime vullkanike, termete dhe fenomene qiellore te cuditshme. Ja sipas disa legjendave dhe miteve qe i kam nga Hancock:
Arianet Avestike te Iranit te cilet dihet se kane emigruar per ne Azine perendimore nga toka te largeta, nuk jane te vetmit zoterues te traditave arkaike te cilat i bejne jehone ngjarjeve themelore te nje permbytje, tradita te cilat eshte e pamundur te jene njesoj thjesht per koincidence. Ndonese keto tradita jane te lidhura ne pergjithesi me permbytjen, tematika e njohur e nderhyrjes hyjnore dhe shpetimi i nje pjese fare te vogel te njerezimit nga nje fatkeqesi universale gjehen po ashtu ne pjese te ndryshme te botes ne lidhje me nje shperthim te menjehershem te kushteve te akullnajave.
Ne Ameriken e Jugut per shembull Indianet Toba te rrajonit te Grand Chaco qe shtrihet pergjate kufirit aktual te Paraguajit, Argjentines dhe Kilit vazhdojne te perserisin nje mit te lashte ne lidhje me nje ngjarje te cilen ata e quajne ‘I Ftohti i Madh’. Paralajmerimi vjen nga nje figure heroike gjysem perendi e quajtur Asin:
Asin i tha nje njeriu qe te mblidhte sa me shume drunj te ishte e mundur dhe te mbulonte kasollen e tij me nje shtrese te trashe kashte pasi po vinte koha e nje permbytje te madhe. Sapo perfundoi kasollja Asin dhe njeriu u futen brenda dhe priten. Kur erdhi e ftohta e madhe njerezit e mberdhire nga i ftohti i acarte ju luten per disa turra dru. Asin u tregua i ashper dhe ju dha vete atyre te cilet ishin sjelle mire me te. Njerezit po ngrinin dhe ankoheshin gjithe naten. Ne mesnate ata vdiqen te gjithe, te rinj e te moshuar, burra e gra... kjo periudhe akulli dhe debore zgjati per shume kohe dhe te gjithe zjarret ishin ndezur. Ngrica ishte e trashe sa lekura.
Edhe ne traditat Avestike duket se i ftohti i madh ishte shoqeruar dhe nga nje erresire e thelle. Sipas fjaleve te nje kryetari te moshuar Toba keto ndeshkime ishin derguar ‘pasi kur toka eshte e mbushur plot me njerez ajo duhet te ndryshoje. Popullsia duhet te zvogelohet per te shpetuar boten... Ne rastin e erresires se gjate dielli thjesht u zhduk ndersa njerezit vdiqen nga uria. Kur ju mbarua ushqimi ata filluan te hanin femijet e tyre. Perfundimisht ata vdiqen te gjithe...
Popol Vuh e Majave i bashkangjit permbytjes dhe ‘shume bresher, shi te zi dhe mjegull si dhe nje te ftohte te papershkrueshme’. Po ashtu thote se kjo ka qene nje periudhe ne te cilen ‘ishte vrenjtur dhe mugetire ne te gjithe boten... faqja e diellit dhe e henes ishin te mbuluara.’ Disa burime te tjera Maja konfirmojne se keto fenomene te cuditshme dhe te temerrshme u provuan nga njerezimi ‘ne kohen e te lashteve. Toka u erresua... Ndodhi ndersa dielli ishte i ndritshem dhe i qarte. Por ne mesdite ai u be i zi... Drita e tij nuk u kthye deri 26 vjet mbas permbytjes.’
Lexuesit mund t’i kujtohet se shume nga mitet mbi permbytjet dhe katastrofat permbajne referenca jo vetem per renien e nje erresire te thelle por edhe ndryshime te tjera ne menyren sesi dukej qielli. Per shembull ne Tierra del Fuego thuhej se dielli dhe hena ‘rane nga qielli’ dhe ne Kine thuhej se ‘planetet ndryshuan drejtimin e tyre. Dielli, hena dhe yjet ndryshuan levizjen.’ Inkasit besonin se ‘ne kohet e lashta Andet ishin ndare ne mes kur qielli i shpalli lufte tokes.’ Tarahumarat e Meksikes veriore kane ruajtur legjendat e shkaterrimit te botes te bazuara ne ndryshimet e levizjes se diellit. Nje mit Afrikan nga pjesa e poshteme e Kongos thote se ‘shume kohe me pare dielli u takua me henen dhe hodhi balte mbi te duke e bere me pak te ndritshme. Kur ndodhi ky takim u shkaktua nje permbytje e madhe...’ Indianet Cahto te Kalifornise thone thjesht ‘qielli ra’. Nje mit i lashte greko-romak thote se permbytja e Deukalionit u pasua menjehere nga ngjarje qiellore te pabesueshme. Keto ngjarje jane te simbolizuara grafikisht ne historine sesi Faetoni (Phaeton), biri i diellit mbrehu karron e te atit por nuk ishte ne gjendje ta ngiste paralal me kursin e te atit:
Shpejt kuajt e papermbajtur ndjene qe freret e tyre ishin ne duar te pamesuara. Duke u ngritur arithi dhe menjanuar anash ata e braktisen rrugen e tyre te zakonshme; dhe me pas toka u cmerit kur pa se Dielli i shndritshem ne vend qe te mbante rrugen e tij te perhershme perreth qiellit u duk sikur u hepua mbi kokat e tyre dhe filloi te binte nxitimthi si nje meteor.’
Ky nuk eshte vendi per te spekuluar se cfare mund te kete shkaktuar crregullimet alarmuese ne rutinen qiellore te cilat jane te lidhura me legjendat mbi kataklizmen nga e gjithe bota. Per ate qe na intereson per momentin eshte e mjaftueshme te nenvizojme se tradita te tilla duket se i referohen te njejtes crregullim qiellor qe shoqeroi nje dimer fatal dhe perhapjen e shtresave te akullit te pershkruara ne Avesta-n iraniane. Ndodhen dhe gjera te tjera. Per shembull, Zjarri shpesh pason ose paraprin permbytjen. Ne rastin e aventures se Faetonit me Diellin, ‘bari u vyshk; te korrat u perzhiten; pemet moren flake dhe tym; dhe poshte tyre toka e zhveshur kerciste dhe therrmohej ndersa guret e nxire shperthenin nga i nxehti i madh.’
Vullkanet dhe termetet permenden po ashtu shume shpesh ne lidhje me permbytjen, sidomos ne Amerike. Araukanianet e Kilit thone me qartesi se ‘permbytja ishte si rezultat i aktivitetit vullkanik i shoqeruar nga termete te fuqishme.’ Mam Maya te Santiago Chimaltenango ne malesite perendimore te Guatemales ruajne kujtime te ‘nje permbytje nga nje katran i ndezur’ i cili, thone ata, ishte njeri nga instrumentet e shkaterrimit te botes. Po ashtu ne Grand Chaco te Argjentines indianet Mataco tregojne per nje ‘re te zeze qe erdhi nga jugu dhe ne kohen e permbytjes mbuloi gjithe qiellin. Vetetimat pershkonin qiellin dhe degjoheshin bubullimat. Por pikat qe rane nuk ishin si shi. Ato ishin si zjarr...
I gjithe ky pershkrim qe eshte ruajtur ne kujtesen e njerezimit nuk eshte as koincidence dhe as lokal por global. Ka shume mundesi qe ngrohja globale qe shkaktoi shkrirjen e akullnajave te jete pasuar nga permbytja dhe me pas nga nje mini epoke akullnajash dhe fenomene te tjera natyrore dhe qiellore. Mjafton te kujtosh rastin e mamutheve qe jane gjetur ne Siberi ne gjendje te ngrire dhe qe datojne pikerisht ne fund te kesaj epoke. Ne gojet e tyre vazhdonte te kishte tufa bari apo ushqim te papertypur dhe nga pozicioni dallohej qarte qe ngrirja kishte qene e menjehershme. Filmi The Day After Tomorrow te kujton ndonje gje?
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Ne radhe te pare nuk prekem une fare. Faleminderit per konsideraten. Ne radhe te dyte une sthashe qe imazhi im i fundit ka te beje me Atlantin, por me Amazonet. Gjitonet e Atlantasve.Postuar më parë nga Kreksi
Lexoje me vemendje kete artikull te Diodorus
Myrina accorded a funeral to her fallen comrades on three pyres and raised up three great heaps of earth as toms, which are called to this day "Amazon Mounds".
edhe hidhi një sy atij imazhit “sfurkut”....si thua a ka ndonjë ngjashmëri?
persë i përket imazheve qe disa prej jush me kërkuat unë se kam pasur mundësinë ti gjej ato. Kur ta kem do ti postoj me gjithë qejf. Për momentin kam Access vetëm imazhe te fundit te detit. Kudo qe te jete ne gjithë boten. Ato te tokës përdorin algoritme te tjera edhe mua nuk me kane interesuar për momentin gjera "tokësore", vetëm ato "ujore"
Darius hydhi nje sy ketij forumit ku vetem me shkrimin e ketij historiani te madh grek kam vertetuar vendodhjen e Atlantit. Eshte me e mire se vete vepra e Platonit:
http://atlantisonline.smfforfree2.co...2.new.html#new
Amazonat qekan gjitonet e Atlantasve. Po gjitonet e Trojes nuk ishin? Po te jene Amazonat ku i vendos ti, Troja e vertete na del Afrike. Asnji problem, kur ka qene ne Turqi deri tani, pse mos e cojme nji xhiro edhe ne Etiopi.Postuar më parë nga nikas
Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 22-03-2007 më 07:39
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
E keqja me ju është se nuk I lexoni gjerat siç duhet. Kam vendosur një artikull te këtij arkaikut Greke. Ku ai shpjegon sesi Amazonat filluan koloninë e tyre nga Libia edhe e mbaruan Afër Sirisë jo shume larg nga Turqia e sotme. Ku u munden nga thracianet. Kjo I bën ata qe te ishin edhe gjitonë afër Trojës. Fatkeqësisht trojane t nuk ekzistonin akoma ne atë kohe.Postuar më parë nga Styx
Pervecse Darius nuk kam pare një prej jush ti lexoje këto shkrimet qe unë vendos ne këtë post. Ne përgjithësi te bie vlera përkundrejt një profesionisti apo eksperti te një fushe te tille kur sillesh ne këtë mënyrë. Kjo me tregoi mua Styx se ti I kalon gjerat përciptazi. Ik lexoje atë shkrimin edhe hec edhe me fol ç’fare mendon. Tregohu me I matur.
Këtu e ke:
mare nga:for since the race of these Amazons disappeared entirely many generations before the Trojan War,.
SHKRIMI
Nikas,Postuar më parë nga nikas
keto shkrime i kam lexuar me heret, edhepse nuk e njohe anglishten keto libra i kam lexuar ne frengjishte.
lidhjen mes Amazoneve dhe Trojanve kete e dijne te gjithe se ka egzistuar nje kontakt e kete e jep si referance edhe homeri, para Deodorit, ku mesojmi se gruaja e Priamit, e ema e Hektorit, Hekubja, ishte nje Amazone qe Priami e rrembeu...
Kreksi a ka mundesit e me tregosh ku tek iliada e tregon kete gje? Mua me nevojiten vbetem referencime te sigurta...![]()
Krijoni Kontakt