Close
Faqja 20 prej 64 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 637
  1. #191
    Ne fakt e kisha fjalen per perdorimin e tingullin ne levitimin (ngritjen) e masiveve te gurte. Ka disa imazhe ne Olmece qe e tregojne ngritjen e blloqeve te gurit ndersa prane tyre eshte nje person me nje instrument frymor dhe nje tjeter me nje si kuti te cilen e ka drejtuar nga blloku i gurit.

  2. #192
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Si per cdo gje, edhe ne rastin ne fjale eshte me lehte te shkaterrosh se sa te ndertosh. Le te themi per tani qe te tere kemi degjuar per forcen shkaterruese te ultratingujve. Mbase ndonjeri ka c'te na thote se si e ka ndertuar pallane me tinguj?

    PS. Procesi i shkaterrimit pershpejtohet nga lumejte imagjinare.

    “Gjate nje vizite ne nje manastir Tibetian ne jugperendim te Lases….e shpune ne nje lendine ku ne veriperendim ndodhej nje shkemb. Rreth 200 m nga baza e shkembit ndodhej hyrja e nje shpelle. Nje gur rreth 1 meter e gjysme i gjate, nje meter i gjere dhe nje i larte u vendos me duar mbi nje grope rrethore ne shpelle. Murgjit me instrumeta muzikore prej te cilave trembedhjete qene daulle dhe gjashte trumpeta te gjata, qene vendosur ne nje hark 90 gradesh.. Daullet e celura nga njera ane i drejtoheshin shkembit.

    Murgu ne mes te Harkut filloi te kendonte nderkohe qe i binte ne menyre ritmike nje daullje te vogel. Instrumentet e tjere u baskun me te. Pas rreth kater minutash blloku shkembor filloi te lekundej dhe me pas te rrinte pezull ne ajer duke u luhatur sa nga nje ane ne tjetren. Te gjithe instrumentet punonin ne menyre konstante, nderkohe qe guri u ngrit lart me shpejtesi te pershpjetuar dhe me ne fund u perplas ne kanal. Murgjit vazhdun te njejtin process duke zhvendosur rreth 5-6 gure ne ore. Nuk dihet cfare roli kishin nja 200 murgj prapa instrumenteve., qe mbase perdornin ndonje forme psikenergjie per te ndihmuar levizjen e gureve.”


    Cfare eshte Harku?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 22-02-2007 më 22:49
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Po, priremi me shume te besojme ne ate qe na e kap arsyeja si psh goditja me ultra tinguj .Ka patur tenore qe kane bere te dridhen gotat ne tavoline apo te thyejne xhamat e nje salle.Fundja goditja zanore dihet ,por problemi eshte si ta drejtosh dhe ta kontrollosh kete goditje jo vetem orizontal por dhe nga posht lart

  4. #194
    ajzberg eshte e provuar shkencerisht forca e tingullit. JO vetem qe ka aftesi te thyeje xhamat dhe te plasi daullet e veshit kur eshte ne frekuence te larte por ka aftesi dhe ngritese apo shkaterruese. Po te citoj nje pjese nga nje teme qe kam shkruar tek nenforumi Shkenca dhe Jeta:

    Ndonese kjo duket shume e pabesueshme po ju kujtoj George Makefield nga Toronto, Kanada i cili kreu nje eksperiment me nje shpikje te ngjashme ne vitin 1931. Makina qe ai prodhoi u konsiderua nga dy qeverite, ajo Britanike dhe Amerikane si nje mashtrim dhe qe nuk mund te funksiononte. Po ne demonstrimin ne Ottawa, George Makefield provoi makinen e tij antigravitacionale duke ngritur pezull ne ajer nje automobil e markes Buick Sedan, 1930 dhe duke e mbajtur lart nga toka pothuajse 1.85 cm per me shume se 2 ore e gjysem. Per shkak te cmimit te larte te energjise qe ai perdori nuk u konsiderua si shpikje e vlefshme dhe te dy qeverite refuzuan ta pranonin shpikjen deri sa Makefield vdiq dhe mori me vete ne varr sekretin e shpikjes. Ai vdiq ne mjerim te plote si shume shpikesa dhe shkenctare te tjere.

    Ne nje situate te ngjashme, George Worl nga Philadelphia eksperimentoi me nje makine identike ne vitin 1937 ku ai kishte rregjistruar tingullin dhe vibracionin e notes DO ne nje oktave shume te larte ne instrumentin e violines dhe e aplifikoi ate 20 mije here. Ky tingull dhe vibracion i padegjuar ndonjehere ishte ne gjendje te ngrinte nga toka nje bllok solid betoni me peshe prej 5 tonelatash. Ndejti ashtu pezull deri sa shpikesi morri perseri ne dore kontrollin e violines duke i rene nje akordi. Ne vend qe blloku te binte ngadale u perplas me force ne pllakat prej qeramike te dyshemese se laboratorit. Worl ishte ne rruge te drejte per te perfeksionuar shpikjen e tij por vdiq krejt papritur. Pra kjo lloj aparature ishte e njohur qe ne vitet 30-te dhe ajo qe shikonim perpara syve tane nuk paraqiste ndonje cudi te madhe. Shume shpikje te tilla jane realizuar gjate 2 gjeneratave te fundit po per shkak te skepticizmit te atyre qe kontrollojne fondet qeveritare si dhe te investitoreve private, shuhen dhe publiku as qe e merr vesh ndonjehere se cfare arritjesh madheshtore mund te gezonin.

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Besoje se Nikos duhet te kthehet keto dite nga ekspedita ne Malte...
    ku do na sjelli lajme te reja per Atlantiden e fundosur...

  6. #196
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga nikas
    Shikoni fjalën μειζων ne katharevousa ajo përkthehet me e madhe kurse ne arkaiken se bashku. Do thoni ju pse e ka përkthyer se bashku, e cila është e rregullt, edhe jo me e madhe. Pasi ky përkthyesi grek e ka pasur shume te veshtyre ta përkthente edhe ka përdorur versionin Anglisht për ta ndihmuar.
    Le te kthehemi tek shembulli arkaik.
    (greqishte e vjeter) η δε νησος αμα Λιβυης ην και Ασιας μειζων,
    Shikoni sa bukur tingëllon ajo ne Shqip: Një ishull sa Libia ose/edhe Asia sebashku.

    (ilirishte) Ne ysol se Libi os ethe Asi bashk (kaq mund ti afrohem ilirishtes 60%-reversë linguistics)
    Këtu duhet te kemi shume kujdes, nuk mund te themi greqishtja vjen nga ilirishtja apo anasjelltas. Ato vine nga e njëjta gjuhe mëmë. Arkaikja greke evoluoi nga struktura e fjalisë, por jo Shqipja.
    E perjashton ti mundesine qe greqishtja e vjeter (ajo arkaike) te jete nje gjuhe tjeter nga kjo "greqishtja" e sotme ?

    Po mendoj duke mare parasysh ndikimin e greqishtes se vjeter ne katharevousa dhe ndikimin e katharevouses ne greqishten e sotme...

    Une per vete e pyes veten se si do te tingllonte shqipja e sotme po te ishte Katharevousa gjyha e vetme zyrtare ne Shqipri dhe po te na kishin detyruar neve disa Diktatore qe neper te gjitha institucionet shtetrore ta flasim vetem kete gjuhe dhe po te na detyronin femijet tone neper Shkolla ta mesojme vetem kete gjuhe aq kohe te gjate sa kishte ndodhur kjo ne kete Greqine e sotme, pra 185 vite.

    185 vite jan ma shum se shum, dhe ma merr mendja qe po te kishte ndodhur kjo ne Shqipri, gjuha shqipe sot do ti ngjante SHUM Katharevouses dhe pa kurrfar problemi gjuha shqipe do te mund te quhej greqishte e evoluar. Shiko se çka ka ndodhur me dialektet tona per vetem 35 vite gjuhe standarde. Te dy dialektet e gjuhes shqipe kan ndryshuar shum (po e perseris) per vetem 35 vite.

    Dy pyetje per perfundim:

    1. çka do te ndodhte me shipen po te ishte Katharevousa 185 vite ne te gjitha institucionet shtetrore Shqiptare dhe neper shkolla shqiptare, gjuha e vetme zyrtare ne Shqiperi ?

    2. Pasiqe i kupton keto gjuhe (shqip, greqishte e vjeter, Katharevousa dhe greqishte e sotme te quajtur Dimotiki) po te pyes se a ekziston mundesia qe e ashtu quajtura greqishte e vjeter dhe gjuha Dimotiki para vitit 1821 e ketyre Grekve te sotem te jene dy gjuhe tersisht te ndryshme ?

    Shpresoj qe nuk po me keqkupton, dhe shpresoj qe te kem zgjuar interesin tek ti qe te studiosh dhe te analizosh ngjajshmerit dhe dallimet ne mes ketyre gjuheve (inkluziv gjuhen shqipe) pasiqe i flet/kupton (siç the ti) ne mënyrë te përsosur. Faleminderit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 10-03-2007 më 22:04

  7. #197
    Nikas

    Lexova letren tende te hapur drejtuar editorit tek Mysteries Magazine #15. Nuk e di nese ishte materiali i plote i derguar prej teje apo ishte edituar por jam kurioz brenda mundesive qe te di pergjigjen (nese eshte pergjigjur) te Kim Guarnaccia. Kam vite qe e lexoj ate reviste madje kam qene dhe i abonuar dhe eshte interesante. Dikur kam derguar dhe une nje material modest tek ajo reviste por m'u botua me shume reduktime. Ishte me teper nje survey sesa material i plote por eshte nje auditor interesant per te paraqitur ide te reja.

  8. #198
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Përshëndetje te gjithëve. Kam qene i zënë ketë muaj me një projekt prandaj nuk kam qene ne linje. Darius, nuk e dija qe e kishin botuar ata te misterise atë artikullin. Megjithatë po e ke me be një fotokopje edhe ma dërgo. Unë u kisha dërguar shume kohe me pare.

    Kam shume lajme te mira për punën time. I kishte rene ne dore ministrisë se kulturës ne Malte, vete ministrit, edhe e kishin bere te madhe. U kishte bere përshtypje përkthimi ATLAS=ATLAM=MALTA. Diçka qe unë nuk e dija; Ne gjuhen e tyre malteze ata e thërrasin njeri tjetrin ATLAM (jo-zyrtare) siç themi ne shqipe. E keqja është se ata kujtojnë se unë jam Grek ose diçka e tille dhe për ta është një diçka e madhe një deklarate e tille. Tani për tani unë u kam thënë qe jam Amerikan deri sa te beje pak buje kjo teoria ime pastaj u them; jam prej andej ku ju mundnin 4 me zero ne vitet 80. Shqipëria e mundte Maltën gjithnjë.

    Nejse, ky personi qe me kontaktoi është delegat i Maltës ne Parlamentin Evropian. Duket si patriot I vërtete Maltez. Ka disa vite qe merret me gjetjen e identitetit te popullit te tij. Jashtë Maltës mendohet qe ata e kane prejardhjen (Gjuhësore) nga një dege sakrite, diçka e tille. Unë pa e kuptuar, pa dashje, u kam përmbysur gjithçka sepse u del qe kane lidhje me gjuhen entruskiane. Këtu hyn shume nacionalizmi i Maltës me demek. U thonë Italianeve qe kane prejardhjen nga Maltezet. Imagjino greket tu thonë Shqiptareve e keni prejardhjen nga turqit edhe te dali një i huaj edhe te thotë JO grekët edhe Italianet e kane prejardhjen nga shqiptaret (SHEMBULL). Kjo është diçka e madhe për një komb te vogël.

    Siç e thashë edhe me pare, mua me intereson vetëm gjetja e Atlantit. Unë e bëra këtë gjë qe te shpjegoja fjalët ATLAS, MONAEKO, IONIAN …e.t.c

    Megjithatë, dua te them qe ka bere buje ne universitetin e Saint Johns ne MALTE. Punën time e ka mare ministria e kulturës edhe po e përpunon. Janë disa arkeologe ne Malte (gjermane) qe po kërkojnë Atlantin. Ata kane gjetur shume tempuj nënujor por atyre u mungon teoria te cilën unë e zotëroj. Kështu qe këta te ministrisë po i bashkojnë te gjitha për te bere një teori te Vetme. E kane mare shume seriozisht.

    http://maltadiscovery.com/

    Ky doktori me ka kontaktuar shume here për përkthime nga Greqishtja e vjetër. Është një arkeolog me shume përvojë. Kontaktohemi gjithnjë nëpërmjet internetit.

    Ketu eshte nje E-mail nga ky delegati:
    Hi Alberto

    Yesterday I came across your paper concerning Malta / Atlantis. I was immediately interested because I have believed this for the past 5 years - not through Plato, but though my observations of Malta, where I lived until 2003. (I now work at the European Parliament in Brussels).

    But as you say, Plato must be held as the main source, and your translation makes a very significant point. Another interesting point is the Etruscan aspect.

    Your paper needs better presentation to make it more... - not just academic - but more credible. Not only in the choice of words, but also in the general presentation of the design, images, captioning... and also the presentation of the argument... the flow... these are all minor details that vindicate the greatness of a great idea. It has to flow in a logical and clear way, clearing all questions that may crop up, quoting what others say, and explaining why they are wrong, or right (There are interesting works by Grongnet, the 19th cent Maltese architect) and more recent others, like Savona-Ventura, A. Mifsud and Frances Galea.)

    Hope you can take this constructive criticism. But I am only saying this because I am very interested in promulgating this idea.

    I work on political campaigns and I also write - so I can help you with words and design - mainly by editing your paper (my graphic-designer Maltese friend would be happy to be a part of this project).... I can indicate which excerpts are extra, which ones need some detailed clarification, which aspects can be expanded and where more research is needed. (then there is the aspect of references and sources...)

    You can give more detail into the Etruscan aspect. How does the Etruscan language relate to it historically? This ATLAS thing is exceptionally interesting. As are your translations. But it needs clearer explanations.

    The paper needs a lot more research - the problem is time. But I am interested in this and I would try to fit it into my heavy schedule. Let me know where you stand on this... and whether you are ready to accept my advice and criticisms (which concern mainly the linguistic and presentational aspects, not the idea)

    Thanks for your fine work.

    Kevin Ellul-Bonici
    (by specialty I have 2 degrees in criminal justice... not in linguistics, history or archeology, unfortunately, although I speak 4 languages and have a good grasp of history.)
    Një gjë qe ky nuk kupton është se unë ne research paper kam vene vetëm 20% te te dhënave për arsye sigurie.

    P.S Ajo Kim Guarnaccia me ktheu pergjigje vetem me e-mail. Me tha qe ti shkruaja nje artikull me te plote po skam pasur kohe edhe e kam lene pas dore.

  9. #199
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s
    E përjashton ti mundësinë qe greqishtja e vjetër (ajo arkaike) te jete një gjuhe tjetër nga kjo "greqishtja" e sotme ?
    Jo qe nuk e përjashtojë por e Përforcojë një deklarate te tille. Po te tregoje rrugën e vërtetë te gjuhës Greke te cilën nuk e gjen ne as edhe një libër shkollor Grek.

    Nga indoevropiania dolën tre gjuhe motra. Ilirishtja, Gjermanikja (jo gjermanishtja!) si edhe Helenikja, jo arkaikja qe deklarojnë Greket. Me vone dolën edhe dege te tjera.

    Tani ta zbërthejmë disi rrjedhojën e gjuhës Greke;

    Ilirishtja me Heleniken duhet te kenë qene kaq te ngjashme sa mund edhe te kenë qene ne gjendje te merreshin vesh me njërin tjetrin. Flasim për te paktën 3,000-1,500 B.C. Prandaj çfarëdo lloj emërtimi ne Iliade shpjegohet me ilirishten edhe vetëm!!!

    Tani, rreth 1,500 B.C Greqia pësoi shume Katastrofa edhe vjen epoka e erret nga cila nuk dimë shume gjera. Shume civilizime te vjetra greke humben siç ishin Minoanet e Santorinit edhe te Kritit. Mendohet qe Athina vet te ketë qene nen ujë për shume vjet.

    Gjuha helenike mbizotëroi por fatkeqësisht u transformua pasi Grekët e asaj epoke filluan te udhëtonin neper vende te tjera kështu qe gjuha evolon edhe pasurohet me fjale te huaja. Vet struktura e fjalisë nuk ndryshoi por fjalët si edhe kuptimet e fjalëve ndryshuan shume nga HELENIKJA (para Homerit).

    Këtu lindi gjuha Arkaike ose e njohur si gjuha klasike (600 b.c-100 a.d.). Kjo gjuhe është e ngjashme me greqishten e sotme por jo nga ana e strukturës se fjalisë. Kjo gjuhe mbizotëroi për shume vjet edhe ne epokën e bizantinit, pavarësisht se u evoluua shume. Gjithashtu Latinishtja beri punën e vet. Një veçori e gjuhës latine është se ata i bashkëngjitën gjuhës Arkaike greke shkronjën s (ne fund te çdo emërtimi). Po te shikosh gjuhen arkaike nuk përdor shume s ne fund te fjalës por v (e cila përkthehet n).

    μεν ηρχον μεχρι προς Αιγυπτον

    Deri para 200 vjetëve gjuha arkaike vazhdonte te flitej ne Greqi por pasi fituan lirinë nga turqit shteti grek përforcoi shume nacionalizmin.

    Këtu lindi një ide për një gjuhe te pastër te cilën e thërrasin “E pasterta” Katharevusa. Kjo gjuhe, fatkeqësisht, nuk erdhi si pasoje e evoluimit por një përpunim i gjuhës Arkaike me latinishten e bizantinit. Si mund te thuash lindi brenda disa muajsh pune intensive te një gjuhëtari Grek. Arsyeja e kësaj gjuhe ishte se ne Greqi ne atë kohe ekzistonin 3 gjuhe zyrtare, turqishtja, greqishtja si edhe arvanitja (arbërishtja) te cilat fliteshin edhe ne parlamentin grek deri para 100 vjetëve. Ne 1900 Greqia vendosi qe vetëm katharevusa te flitej ne gjitha institucionet shtetërore duke përfshire edhe shkollat.

    Citim Postuar më parë nga Zëu_s
    Unë per vete e pyes veten se si do te tingllonte shqipja e sotme po te ishte Katharevousa gjyha e vetme zyrtare ne Shqipri dhe po te na kishin detyruar neve disa Diktatore qe neper te gjitha institucionet shtetrore ta flasim vetem kete gjuhe dhe po te na detyronin femijet tone neper Shkolla ta mesojme vetem kete gjuhe aq kohe te gjate sa kishte ndodhur kjo ne kete Greqine e sotme, pra 185 vite.
    Do te ishte një katastrofë e vërtetë, një krim përkundrejt kulturës edhe gjuhës shqipe. Mos haro se është një nga gjuhet e pakta gjuhe qe zotëron te dhëna për historinë e vjetër botërore. Ekzistojnë kaq shume fjale te cilat ilirishtja na i shpjegon kaq thjeshte!

    Citim Postuar më parë nga Zëu_s
    1. çka do te ndodhte me shqipen po te ishte Katharevousa 185 vite ne te gjitha institucionet shtetrore Shqiptare dhe neper shkolla shqiptare, gjuha e vetme zyrtare ne Shqiperi ?
    Këtë s’ka nevoje te ta shpjegoje shiko Greqinë qe po jetojnë ne epokën e injorancës. Para disa muajsh po ndodhesha ne një ëmbëltore Greke ne Astoria te NY. Është si komunitet Grek. Po bisedoja me një profesor filolog Grek nga qiprua. Filloi muhabeti për platonin edhe muhabetit tone iu futen edhe shume greke te tjerë. Me beri çudi qe te gjithë greket intelektual me dëgjonin me vëmendje, madje mbanin shënime. Disa injorante qe punonin ne ndërtim gjithë ditën filluan edhe te me ofendonin duke me thënë mua se kush isha unë tu mësoja atyre historinë e Greqisë. Kur u ndava nga miku im profesor nga Qiprua me tha disa fjale qe nuk do ti harroje kurrë; “mos u mërzit se ç’fare thonë ata injorantet, po ti bashkosh te gjithë filologet grek nuk do jene ne gjendje te thonë as 10% te asaj qe ty tregove sot!”

    Citim Postuar më parë nga Zëu_s
    2. Pasi qe i kupton këto gjuhe (shqip, greqishte e vjeter, Katharevousa dhe greqishte e sotme te quajtur Dimotiki) po te pyes se a ekziston mundesia qe e ashtu quajtura greqishte e vjeter dhe gjuha Dimotiki para vitit 1821 e ketyre Grekve te sotem te jene dy gjuhe tersisht te ndryshme?
    Hmmm..kjo është pak me spec. Ta parafrazoje se ç’fare the; po me pyet për gjuhen e vjetër arkaike edhe dimotikine para revolucionit grek. Katharevusa ta sqarova njëhere qe është një “shpikje” e një gjuhëtari grek. Dimotikia është një gjuhe e evoluar e cila me te vërtetë vjen prej asaj arkaikes por fatkeqësisht u eliminua nga gjuhetaret per arsye se kishte shume influence nga arvanitet e greqise. U pasurua shume me fjale Arbereshe. Ishte thjesht pune nacionalizmi. Prandaj katharevusa eshte e pasteta. Dhe me te vertete qe nuk ka fjale te huaja fare...fatkeqesisht nuk i ka te rregullta.....

    (sipas meje.)Helenikja-arkaikja-katharevusa bizantine-katharevusa helenike-dimotiki-modernja

    (Sipas grekut) arkaikja-helenikja-katharevusa-modernja.
    Dimotikine nuk e pranojnë si gjuhe zyrtare medemek!>>>

    Perse e bëjnë greket këtë gjë? Shiko sot greket e quajnë veten Elines qe vjen nga fjala hellines ose heleniket. Kjo fjale vjen nga emri helios=ilios e cila është edhe ne ilirishte si illi (ylli).

    E di qe do te duket e çuditshme por ellines vjen nga fjala Iliret. Ne ilirishte yll do te thoshte diell sepse vet dielli është një yll.........e pabesueshme por ama e vërtetë! Kështu qe grekët e sotëm e bujane veten (pa e ditur) Iliret...ahahahaha hajde mbushu mendjen atyre për këtë gjë.

    Unë nuk po bej politiken shqiptare, sepse ajo do te quhej nacionalizëm. Është një sëmundje e keqe qe ka zënë shume shqiptare kohet e fundit. Nuk mund te thuash kurrë qe greket e kane origjinën nga ne ose anasjelltas, thjesht jemi te te njëjtës origjinë duam apo jo!

    Po te deklaroj diçka dhe mbaje mend; Shqiptaret e sotëm janë shume me afër kulturës Arkaike greke se vet greket modern. Kurse greket e sotëm janë shume me afër Ilirjaneve sesa vet shqiptaret. Pse e them këtë gjë?! Sepse ka ndodh diçka qe unë e quaj shkëmbim kulturor “reciprok”. Si ka ndodhur? Do me marri shume kohe qe ta shpjegoje por do te jap vetëm një te dhënë, qe kultura Bizantine, te cilën greket e quajnë kulture greke, ishte komplet një kulture asimilimi Ilir.....

  10. #200
    Citim Postuar më parë nga nikas
    Përshëndetje te gjithëve. Kam qene i zënë ketë muaj me një projekt prandaj nuk kam qene ne linje. Darius, nuk e dija qe e kishin botuar ata te misterise atë artikullin. Megjithatë po e ke me be një fotokopje edhe ma dërgo. Unë u kisha dërguar shume kohe me pare.

    .
    Nikas me vjen mire qe puna jote ka marre konsiderate dhe po shkon ashtu sic shpresoje. Ne lidhje me Mysteries Magazine nuk e kam por e lexova ne nje Book Shop. Besoj se e gjen ne cdo dyqan te tille. Eshte numri #15.

    Per pjesen qe i je pergjigjur Zeus kam rezervat e mija dhe spajtohem ne disa prej tyre por nuk besoj se ka rendesi ne kete teme pasi eshte trajtuar gjeresisht tek tema per Dodonen te cilen mund ta konsultosh kur te kesh kohe.

Faqja 20 prej 64 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •