Close
Faqja 12 prej 64 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 637
  1. #111
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Atëherë me informo qe mos te kem informacion te dobët. Me jep referencat ku i e lexuar këto gjera qe ti lexoj edhe unë.

    Pa fakte nuk te njeh njeri ne fushën e historie. Nuk mund te besh ty një deklarate se tyrhenia ka qene ne Shqipëri edhe kaq. Na e fakto ku e ke lexuar, cili historian ose ekspert e ka shkruajtur atë.

    Me pyet për Timeausin edhe me kaq po kuptoj qe se ke lexuar fare shkrimin e Platonit. Ato janë dy pjese, vëllime, njëra është Timaeusi edhe tjetra është kritias. Ata qe te dy ishin studentët e Sokratit gjithashtu edhe Hermati sebashku me Platonin. Po diskutonin për një shoqëri perfekte, demokratike. Një dite me pare Timeausi e përmend disi Atlantin, por biseda kryesore është ditën tjetër ne vëllimin Kritia ku ai i shpjegon Sokratit për ketë Qytetërim te humbur.

    Tani, genesis the qe Platoni mblodhi informacione qe diheshin me pare. Gabim, Greket nuk dinin as edhe një gjë për Atlantin, por ishte Prifti Egjiptian ai qe u dha ketë informacion. Ne literaturën Greke nuk ekziston as edhe një informacion për ketë gjë, pas Platonit por jo para tij. Platoni nuk ka bere as edhe një deklarate për atlantin, ai jep vetëm dialogun-përshkrim te Critias me Sokratin. Critias i mori këto te dhëna nga gjyshi te cilat kishin ardhur nga Soloni nëpërmjet Dropides. Solonit ia kishte treguar Prifti egjiptian kur ky kishte vizituar Egjiptin.

    The qe Platoni nuk e përmend luftën, kjo tregon qe se ke lexuar fare Kritiasin, pasi ai (ne fakt kritiasi) jep detaje për luftën gjithashtu edhe hollësira sesi kjo armate ishte e përberë, cfare veshje si edhe cfare madhësie kishte ajo:

    As to the population, each of the lots in the plain had to find a leader for the men who were fit for military service, and the size of a lot was a square of ten stadia each way, and the total number of all the lots was sixty thousand. And of the inhabitants of the mountains and of the rest of the country there was also a vast multitude, which was distributed among the lots and had leaders assigned to them according to their districts and villages. The leader was required to furnish for the war the sixth portion of a war-chariot, so as to make up a total of ten thousand chariots; also two horses and riders for them, and a pair of chariot-horses without a seat, accompanied by a horseman who could fight on foot carrying a small shield, and having a charioteer who stood behind the man-at-arms to guide the two horses; also, he was bound to furnish two heavy armed soldiers, two slingers, three stone-shooters and three javelin-men, who were light-armed, and four sailors to make up the complement of twelve hundred ships. Such was the military order of the royal city-the order of the other nine governments varied, and it would be wearisome to recount their several differences.

    n.q.s nuk e kuptoni ne anglisht po ua përkthej ne shqip.

    Tani Genesis, Fillimin ta thashë, fundi i Critias mbaron me Zeusin duke mbledhur te gjithë perënditë e tjera për tu thëne...... Fatkeqësisht pjesa tjetër nuk dihet se cfare ka ndodhur, ndoshta nuk e mbaroi Platoni ose mund te ketë humbur nga përkthimi nga Latinishtja.

    Genesis duhet te jesh me i matur kur me “Akuzon” mua për dobësi informacioni ne fushën e historisë. Leksionet ne Universitet nuk i sugjeroj unë por profesorë qe kane nevoje për ato. Unë kam dhënë shume leksione për Kohen e Sokratit, (Golden Age) Pasi kam një njohuri shume te madhe për te. Pasi unë flas edhe greqishten e vjetër. Tani, a mund te kem mangësi?!! S’diskutohet, nuk mund ti di te gjitha por ne krahasim me historiane te tjerë, me respekt te Greqisë se lashte, unë e kam bagazhin e duhur.

    Nuk ka vepër te Platonit mos ta kem lexuar ne te paktën 4 gjuhe, duke përfshire edhe shqipen.

    Megjithatë siç e përmenda edhe me larte nuk kam kohe per debate te tilla.

    DISKUTOJ VETEM PLATONIN EDHE VETEM ATLANTIN...........
    Ndryshuar për herë të fundit nga nikas : 15-12-2006 më 14:08

  2. #112
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    ME QE TE INTERESON TIMEAUSI JA KU E KE PERKTHIMIN E PJESES KU AI FLET PER ATLANTIN. ME PAS ESHE KRITIAS I CILI ESHTE VAZHDIMI I TIMEAUSIT KU FLET ME HOLLESISHT PER ATLANTIN.

    SHIKOJE KETU:

    PERKTHIMI

    Cfare kerkimi ke bere ty? a ka mundesi te me japesh detaje?! Me jep refernca ku i ke mare qe ti lexoj edhe une. Deklarata te kota mund te bej edhe une por nuk ti pranon njeri pa bazament. po do te shikosh kerkimet e mia ketu i ke:

    ATLANTIS

    TE GJITHA TE REFERENCUARA ME FAKTE SHKENCORE.

    KETU PO E MBYLL KETE DISKUTIM SE SKA ME LEZET .
    Ndryshuar për herë të fundit nga nikas : 15-12-2006 më 14:15

  3. #113
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    2.Atlantet e kishin te pushtuar Tyrrhenine e me pas shkojne drejt Athines. Puna eshte qe edhe Plato nuk thote gje hic rreth betejes. Ne versione te ndryshme permenden Anije, por ne versione te tjera thuhet qe Plato nuk ka thene kurre detaje rreth luftes.
    Nje sekonde se ketu me duket se po ngaterrohen gjerat. Deri tani nese 95 % e arkeologeve dhe historianeve informacionin e Platonit per Atlantiden e quajne fantazi, luften e tyre me greket e quajne 101 % fantazi. Mos harrojme se flitet per 9500 p.e.s. kur nuk ka ekzistuar as Greqi as Athine dhe as greke. Me duket se ne kete forum eshte permendur disa here qe helenet nuk jane greket e sotem dhe ne kete pike une jam me shume se dakort. Lufta midis grekerve dhe atlantasve pervec se nje ilustrim per dialogun e famshem, nuk eshte asgje me shume. Mbase ne kete kontekst mund te pretendohet qe e gjithe historia eshte nje fantazi. Per mua personalisht nuk eshte ashtu pasi referencat per Atlantiden pertej Platonit kane qene edhe me pare edhe me pas. Dihet dhe pranohet boterisht qe materiali me konkret dhe i plote vjen nga Platoni por nese ai nuk eshte i vetmi qe flet per Atlantiden, ai ne te njejten kohe eshte i vetmi qe flet per luften e tyre me greket.

  4. #114
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me jep informaten ku e ke lexuar ti kopjen origjinale te Platos, Me pas flasim.

    Darius, je i lire ta cosh kete teme tek fenomenet paranormale dhe te permbushesh detyrimet shkencore qe ke ose te kane dhene.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #115
    Genesis paranoja jote nuk do tolerohet me neper tema. Nese je aq i verber qe cdo anetari qe shpreh mendimin e tij do e portretizosh me misione apo detyrime ky nuk eshte problemi im dhe as i ketij forumi. Me tingellon shume i njohur me kete menyre te shprehuri dhe me sjell nder mend nje anetar te perjashtuar. Shpresoj te jesh me i permbajtur ndaj te tjereve dhe te respektosh ate qe thone dhe te tjeret pa i portretizuar si njerez me misione te caktuar apo disinformatore. Kjo teme ska pune me fenomenet paranormale dhe eshte ne vendin e duhur dhe sa per detyrimet e mija shkencore nuk i kam lene ti bej me llomotitje me ty ketu po kam se ku i shtroj dhe i mbroj tezat e mija.

    Tani te rikthehemi tek tema. Me thuaj cfare ka te gabuar ne ate qe thashe une, cfare nuk qendron dhe cfare eshte qe nuk perputhet me ate qe dihet nga te gjithe?
    Nga disa anetare ketu jane dhene dhe bere replika nga me te flaktat ne tezen qe greket e sotem skane asgje te perbashket me helenet. Dhe i gjithe argumenti im u ngrit ne kete pike. Madje po ta citoj edhe njehere se mbase te ka shpetuar:

    Citim Postuar më parë nga Darius
    Me duket se ne kete forum eshte permendur disa here qe helenet nuk jane greket e sotem dhe ne kete pike une jam me shume se dakort. Lufta midis grekerve dhe atlantasve pervec se nje ilustrim per dialogun e famshem, nuk eshte asgje me shume.

  6. #116
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Ti përmbahemi temës, “Atlanti ne Shqipëri”. Për ju qe vazhdoni te mendoni se ajo ka qene ne Durrës.
    Kjo fotografia me poshtë tregon vendodhjen e Durrësit ne kohen Atlantit me respekt te Adriatikut.

    Shikoni sa larg qëndron ajo, i bie te jete me larg se Tirana sot!!
    N.Q.S dëshironi te vërtetoni kredibilitetin e fotografisë mund te kontaktoni NASA ne kete e-mail: public-inquiries@hq.nasa.gov
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #117
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291

    Essay-about-atlantis!

    Per ata qe u intereson; ne webin tim kam postuar nje Hartim/ESSAY per punen time. eshte nje permbledhje e fundit e te gjithe punes qe kam bere une per Atlantin. Kam shume imazhe te reja. Ne qofte se e lexoni me vemendje do te kuptoni shume gjera per punen e Atlantit.

    WHY ATLANTIS WAS NEVER FOUND?!

    VONON PAK TA SHKARKOSH PO NUK KENI LINJE TE SHPEJTE. Hartimi eshte i bazuar ne Librin e Platonit te cilin kam disa dite qe e kam gjetur ne Librarine Qendrore te Athines, ne Greqi. Ai eshte ne te dya gjuhet si ajo e vjetra edhe e reja te cilen shume shqiptare qe jetojne ne Greqi e flasin. Eshte e tmershme por kam zbuluar arsyen perse Atlantin e kerkojne jashte detit mediateran. Perkthimi si ai ne Anglisht edhe ne Greqishten e RE eshte bere ne baze te punes se Benjamin Jowett. Po te lexosh versionin e vjeter ai nuk flet fare per Oqeanin Atlantik!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nikas : 18-01-2007 më 01:54

  8. #118
    E lexova Nikas. Shume interesante. Nje pyetje ne forme sugjeruese, a ke marre informacion per gjeologjine e zones dhe cfare transformimesh kane ndodhur gjate Last Ice Age? Arsyeja pse te pyes eshte qe nese informacioni qe une kam eshte i sakte, ne pershkrimin per Atlantiden permendet vazhdimisht nje mal i larte me ujra shume te rrjedhshem, lumenj te vrullshem dhe te gjere qe sic e kam shpjeguar ne njerin nga shkrimet ne kete ose ne temen tjeter per Atlantiden, qe te jene te tille duhet te jene patjeter pjese e nje kontinenti dhe jo ishulli. Mesa di une ska asnje te dhene gjeologjike te pakten per 25-30 mije vitet e fundit qe zona e Mesdheut te kete patur nje reliev te tille dhe lartesi te tille. Kur permendet ngritja e nivelit te detrave pervec faktit te 120 metrave qe permend Wikipedia (per te cilen miqesisht te keshilloj mos e perdoresh kurre si reference pasi jo vetem qe nuk eshte serioze por shpesh ka disinformacion te qellimshem) a ke ndonje burim tjeter qe te konfirmoje ngritjen e sakte te nivelit te ujit ne fundin e Pleistocenit? Dhe ne fakt megjithese kjo ngritje e nivelit si rezultat i shkrirjes masive e ndan Pleistocenin nga Holoceni qe ironikisht e quajne dhe Alluvium Epoch (them ironikisht per mohimin absurd qe i bejne permbytjes se Tokes, shkaktare e zhdukjes se Atlantides) niveli ka qene i ndryshem dhe jo kudo ai ishte 120 metra apo me shume. Arsyeja pse te bej nje pyetje te tille me nje shembull paksa jashte temes eshte qe mesa di une deri me sot, te pakten zyrtarisht ska asnje institucion ne bote apo software qe te jete ne gjendje te krijoje nje model ose imazh 3D te tokave si mund te kene qene perpara zhytjes ne uje. E perseris kjo eshte ajo qe di une. Por di dhe kete tjetren qe i vetmi qe posedon nje program ne gjendje te krijoje relativisht me saktesi nje pamje 3D te tokave ne periudhat e fundit gjeologjike, eshte nje gjeolog ne Universitetin e Durham. Fale tij dhe programit te krijuar nga nje grup programuesish te talentuar (programi nuk ekziston ne menyre komerciale) u be i mundur zbulimi dhe lokalizimi i nje qyteti shume te lashte ne Gjirin e Cambay (Khambhat) ne Indi qe daton pikerisht ne vitin 9600 p.e.s. Programi eshte ne gjendje te gjeneroje nje imazh duke perpunuar e dhenat gjeologjike dhe paraqitur nje harte te natyres topografike te nje zonte te caktuar perpara ndryshimit.
    Fatkeqesisht se mbaj mend emrin e gjeologut por do mundohem ta gjej pasi i kam patur dhe adresen e e-mail qe mu desh per nje material.

  9. #119
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Me jep informaten ku e ke lexuar ti kopjen origjinale te Platos, Me pas flasim.
    Ndaj te njejtin opinion. Le te shohim versionin e Platos te Athines per piken qe bie ndesh me perkthimin e Jowet. (Ne se perkthimi eshte ai qe ka ushqyer pasaktesi nder shekuj lidhur me vendodhjen e Oqeanit Atlantik/Atlantis, a nuk mund te jete i pasakte edhe per gjera te tjera ku mbeshtetet kjo hipoteze? Apo secili merr nje rresht Plato dhe perkthen sipas studimit te vet.)

    PS. Fotografite e Nases nuk jane marre ne kohe te Atlantisit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 18-01-2007 më 08:27
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #120
    Nikas e gjeta emrin e atij personit.

    Quhet Dr Glenn Milne i Universitetit te Durham, Department of Geology.

    Programi qe ai perdor trajton vetem ndryshimet qe jane shkaktuar vetem nga shkrirja e shtresave te akullit. Emri teknik i fenomenit eshte Eustacy
    Kam degjuar nga disa miq te mij qe eshte shume tip pozitiv dhe i gatshem te ndihmoje kedo. Besoj se mund te te hyje ne pune. Mjafton ti japesh koordinatat e sakta dhe periudhen kohore qe kerkon. Une do te te sugjeroja ti jepje nga 18 mije vjet me pare kur filloi shkrirja masive e akullit deri ne 10.600 vjet me pare. Madje mund ti kerkosh dhe reference per 2-3 mije vjet para eres sone per te bere krahasimin me permbytjen e tokave bregdetare. Kam pare disa harta te bera prej tij per brigjet perendimore te Indise dhe ishin fantastike.

Faqja 12 prej 64 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •