Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 73
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Shume eksitoheni per nje veprim qe ka per qellim thjesht te kurseje ne kurset e shkembimit te brendshem.

    Uniformizimi i formes se pageses ne rubel, thjesht do kete perfitime per tregun e brendshem i cili nuk do vuaje nga diferencat e kursit te kembimit ne blerje/shitje.

    Eshte veprim me buonsens qe mund te kete vetem lidhje indirekte me implikimet qe nxirrni, po qe gjithsesi ka te beje se pari me nje operacion me qellime kursimi.

    E mos e beni qimen tra. Vete titulli i temes eshte jo vetem tendencioz, po i gabuar.
    Ignore List: Den Bossi

  2. #62
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Jemi ne 2006 dhe terroristet cecene me gjithe ndihmen nga Mosadi, Anglia e USA jane ose 6 pash nen dhe, ose ne strehim politik ne Londer dhe Washington!
    Nje apralajmerim indirekt Vladimir Vladimirovici u'a dha padroneve te tu (floricke e vogel) kur u tha qe "Qe ne jemi strategjikisht me USA, duket nga fakti qe nuk po u'a sheprblejme me te njejten monedhe sic beri USA kur furnizoi me arme terroristet afgane.....
    Ti antares per hire te simpative tua personale e perdhunon realitetin me dokrra te tilla.Dollari dhe Euro nuk mund te ndalohen se perdoruri per arsyen e thjeshte se Rusia perpunon pak,konsumon shume,dhe eksporton lende te pare ne menyre qe te barazpeshoje importimin e mallrave te perpunuara qe konsumon.Rubla mbetet e mjere ne dyluftim me Euron dhe Dollarin.Ekonomia Ruse nuk do perqendrohet ne duar te atyre qe jane ne interes te zhvillimit Rusise sepse jane interesat e jashtme qe e imponojne kete.

    "Terroristet Cecene" jane te justifikuar para opinionit boteror sepse kane te drejten supreme te kene shtetin e tyre.Barbaret Ruse i kane ngjyer thonjte me gjak te pafajshem.Kauza e rezistences Cecene eshte me e drejta dhe me e justifikueshmja ne bote.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #63
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ti mik ben me mire te shohesh se c'ndodh realisht ne bote (pasi te shohesh kalendarin qe nuk eshte 1995 po 2006) e jo te gelltitesh si miserok parafabrikatet ideologjike te "anglosferes"!
    Frika se mos anglosferes (si Britanise dikur) do i bien pendet ekonimiko-financiare (USA eksporton arme dhe produkte bujqesoro-blegtorale te paperdorshme edhe per minjte si rezultat i OMG), cdo gje tjeter deri edhe flamurkat plastike qe tundin budallenj te dobishem "patriotike" si ty jane Made in China! - te pengon te shohesh realitetin qe eshte e jo qe do Bushi te jete.......
    Rusia nuk ka ndermend te ndaloje (fjala jote kjo) Euron apo Dollarin, po si cdo shtet sovran do qe pasurite e veta ti kuotoje ne monedhe kombetare!
    Ty ndoshta te duket kjo si provokim dollarit, Rusise dhe analisteve te paanshem nuk i behet vone se si e sheh USA apo sahanlepiresat e saj vullnetare ne Forumin Shqiptar!
    Sa per Cecenine, mos ju fut kot nje debati per te cilin ti nuk e ke haberin as nga historia e as nga e drejta nderkombetare!
    ------------------
    Sot Duma kaloi nje ligj per rreptesim te kritereve per shpalljen e nje depozite - depozite strategjike, ku te huajt nuk do lejohen te kene me shume se 45.5% investime!
    Uuuuupssss - Rusia nuk ka ku te coje qindra miljard dollaret e tepricave te Fondit te Jshtezakonshem keshtu qe denglat prej krokodili bamires te Europes apo USA se do investojme ne Rusi, ajo u pergjigjet - pare kemi vete, keni ndonje gje qe na duhet realisht?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  4. #64
    Citim Postuar mė parė nga Kastrabeu

    E mos e beni qimen tra. Vete titulli i temes eshte jo vetem tendencioz, po i gabuar.
    Titulli nuk eshte aspak tendencioz. Aq me teper i gabuar. Eshte ai titull qe ne gazetari quhet "Spekulativ" per te terhequr lexuesin. Titulli ne kontekst ka efekt vetem terheqes. Eshte permbajtja ajo qe ka rendesi. Ne teresine e nje shkrimi mjafton nje fraze brenda tij ose nje kuptim i caktuar per ta shnderruar ne titull.
    Pra nuk eshte aspak gabim apo tendencioz.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,062
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Agjensia Associated Press (nepermjet Yahoo News) ka raportuar sot se Duma Ruse ka votuar me 375 vota pro, 2 kundra dhe 1 abstenim per te ndaluar dyqanet, restorantet dhe bizneset e tjera qe te kryejne sherbimet e tyre me dollare ose me euro. Ata po ashtu kane votuar ne menyre unanime per te zhdukur njehere e mire konceptin apo fjalen dollar dhe euro nga lajmet zyrtare te Qeverise. Masa jane marre dhe per nje shnderrim te Rubles ne nje monedhe te konvertueshme plotesisht brenda 1 Korrikut.

    Mbas kolapsit te vitit 1991 te Bashkimit Sovjetik, hiperinflacioni goditi rublen shume ashper dhe dollari amerikan dhe marka gjermane u bene monedhat me te preferuara per cdo shitblerje. Ne fund te viteve 90-te Rusia ndaloi transaksionet bankare te ketyre monedhave por sidoqofte shume biznese vazhdonin te trajtonin ne menyre rutine me dollar, marka dhe me vone euro.

    Levizja me e fundit vjen kryesisht kunder dollarit amerikan si dhe per te forcuar rublen e cila mbas rritjes se ekonomise per shkak te eksportimit te naftes, ka arritur nivele qe prej kohesh ruset nuk e kishin

    Ky lajm i bashkangjitet atij tjetrit i cili tregon per vendimin e qeverise se Putinit qe duke filluar qe nga 8 Qershori, Rusia nuk do shesi me nafte me dollare por me rubla dhe brenda 1 Janarit 2007 rubla duhet te kete arritur konvertimin e saj te plote. Per me shume: Russia tentatively OKs ban on dollar, euro

    darius

    kjo eshte nje arritje e qeverise ruse,dhe ka qene nje program qe ka qene vendosur prej kohesh ne rusi dhe nga lajmet qe degjojme dhe shikojme ne tv euronews , eshte arritur 6 muaj para afatit te caktuar , pra eshte nje sukses per rusine e cila kerkon te behet nje vend me ekonomi dhe me finance qe nuk varet me nga perendimi

    kjo nuk eshte lufte qe i shpallet monedhave te huaja por rusia qe eshte bere edhe anetar i G8 (dikur G7) kerkon te fitoje kohen e humbur ne arenen nderkombetare

    tani po iki ti fus nje dush

  6. #66
    Arturo lajmi eshte marre nga AP dhe titulli ishte ai qe kam vene une ne fillim te temes. Duhet te kishe lexuar temen me me shume vemendje dhe do gjeje dhe komentin tim aty. Pra nuk eshte konkluzioni im dhe as kam shprehur antipati apo simpatine time personale. Po e perseris qe eshte lajm i Associated Press..., komentet erdhen me pas.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,062
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Arturo lajmi eshte marre nga AP dhe titulli ishte ai qe kam vene une ne fillim te temes. Duhet te kishe lexuar temen me me shume vemendje dhe do gjeje dhe komentin tim aty. Pra nuk eshte konkluzioni im dhe as kam shprehur antipati apo simpatine time personale. Po e perseris qe eshte lajm i Associated Press..., komentet erdhen me pas.

    pikerisht ky eshte edhe gabimi i perendimit(edhe i joti si individ) qe cdo arritje te te tjereve qe nuk bejne pjese plotesisht ne perendim dhe nganjeher mendojne edhe ndryshe ,(per ceshtje p.sh financiare) , e shikojne si armik ose si demon ne kundershtim me perendimin ku ben pjese edhe kjo agjensia e lajmeve

    temen e lexoj me vemendje ne media te cilat jane vertet super-parters

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Mendimi jem asht se Rusia (rubla) nuk mundet me perballue konkurrencen me valuten perendimore dollar apo Euro.

    Kjo mbasi Rusia edhe pse pjestare e G8 (per arsye politike e jo ekonomike) asht nji vend gjys i falimentuem ekonomikisht.
    Eksportet e Rusise per ne perendim jane vetem Lande te para, gaz, nafte, kryesisht. Ndersa shet arme ne vendet e botes se trete.

    Asnje vend USA-EURO nuk shet lande te para, por prodhime Hi-Tec, makina, aviona, software, service (projekte etj). Ne keto artikuj qe tregojne shkallen e zhvillimit ekonomik Rusia asht blerese.

    Une mendoj se qeveria ruse kerkon qe nepermjet centralizimit monetar, te zhvase taksa te fshehta prej biznesit e popullsise, sepse me rublen mund te losin simbas qejfit, keshtu edhe kursimet e popullates vidhen nepermjet inflacionit, ndersa valutat e forta jane jasht kontrollit qeveritar.

    Kjo gja do te bjere mbi shpinen e popullsise per shpenzimet e qeverise.

    Mirepo populli thote "nuk nxirret dhjam prej pleshtit' e populli fukara rus si zor te nxjerre gja "pa ere" sado ta shtydhesh

  9. #69
    Citim Postuar mė parė nga arturo
    pikerisht ky eshte edhe gabimi i perendimit(edhe i joti si individ) qe cdo arritje te te tjereve qe nuk bejne pjese plotesisht ne perendim dhe nganjeher mendojne edhe ndryshe ,(per ceshtje p.sh financiare) , e shikojne si armik ose si demon ne kundershtim me perendimin ku ben pjese edhe kjo agjensia e lajmeve

    temen e lexoj me vemendje ne media te cilat jane vertet super-parters
    Jo pra jo se paske lexuar me vemendje fare temen. Une si individ skam asnje inat personal me asnjerin dhe as qe me intereson fare se ku ben pjese njeri apo tjetri, ne perendim ose ne lindje. Biles as qe marr ndonjehere per baze apo ndertoj gjykimin tim mbi lajmet e agjensive te medha perendimore. Tema u hap nga une me karakter informues. Komenti im qe ka ardhur me mbrapa ka qene ky:

    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Shume e vertete. Nga nje analize qe kam lexuar nga Phil Schneider, Rezerva Federale qe kur eshte krijuar (ne mos gabohem ne vitet 20) ka qene gjithmone nje institucion antikushtetues per shkak te faktit se nuk eshte miratuar nga Kongresi ne ate kohe dhe ka kaluar si bill ne menyre ilegale pa konsensusin e pjesen derrmuese te kongresit. Besoj se po te kerkohet ne internet mund te gjehet sepse eshte nje nga pikat ku kapen me shume teoricienet konspirativ kur analizojne kushtetutshmerine e institucioneve amerikane.

    Tani ne lidhje me faktin qe Rusia po ben nje veprim te gabuar duke u perpjekur te forcoje monedhen e saj dhe ta kaloje ne nivele nderkombetare konvertimi, une sjam ekonomist dhe mbase disa gjera nuk i shoh me ate sy por ndjek nje llogjik te thjeshte dhe kjo llogjik me con ne kete konkluzion (kur analizon disa gjera qe jane te thjeshta per te gjithe);

    Per me shume se 30 vjet dollari amerikan ka qene e vetmja monedhe me te cilen shkembehej nafta. Ketu ishte dhe "krimi" i Hugo Chavez ne Venezuela dhe i Sadam Huseinit ne Irak dhe tani ne fund i iranianeve qe duant e sfidojne hegjemonine e dollarit. Lajmi me i fundit ka qene ai i burses iraniane qe do kuotonte naften e saj me euro.
    Nese Amerika do pranonte te merrte pjese ne nje treg te lire kjo do sillte dhe pranimin nga ana e saj e idese qe nafta duhet shkembyer me cdo lloj monedhe. Por ekonomia gjithmonoe e me ne renie dhe ne krize amerikane kerkon qe sa me shume vende te blene dollarin e saj dhe shkembimi i naftes me dollarin e forcon me shume kete te fundit. Kjo do te thote qe pothuajse cdo vend ne bote merr nje perfitim aspak konvenient per shkak te mungeses se qendrueshmerise se dollarit dhe te tendencave te tij te inflacionit. Vendet duhet te blene me shume e me shume dollare i cili nga dita ne dite i ulet vlera.
    Me pak fjale ideja ime eshte kjo qe ne menyre qe bota te bleje nafte, fillimisht duhet te bleje dollarin dhe kjo gje e mban ekonomike amerikane te pluskueshme.
    Nese bota do e blinte naften ne nje monedhe me te forte dhe nese rubla fillon te konkuroje dollarin, ekonomia amerikane do dridhet akoma me shume sec po dridhet tani. Ky eshte dhe hapi shume i zgjuar i Putinit. Mos harrojme qe eshte Venezuela, Irani, Norvegjia qe po perpiqen te forcojne monedhat respektive ne te njejten menyre.
    Persa i perket Rusise sjam dakort me idene qe ekonomia e saj nuk do e perballoje nje hap te tille. Si vend eshte nje nga rezervat me te medhaja naftembajtese ne bote. Me perpara se kishin teknologjine e duhur per ta nxjerre pasi ju mungonin mjetet financiare por tani e krijuan ate baze dhe vetem ne vitin 2004 paten nje rritje prej 7 %, me shume se cdo vend i G8. Dhe per shkak te kerkesave te medhaja qe do jene per naften, Rusia shume shpejt do shnderrohet ne eksportuesin me te madh ne bote dhe kerkesa per rublen do forcoje automatikisht ekonomine e tyre.
    Nga ana tjeter mendoj se ndonese Amerika e ble naften kryesisht nga Canada dhe Meksika dhe vetem 17 % nga Iraku, ky presion qe po i behet dollarit do shkaktoje padyshim nje trazire ekonomike ne bote sepse do prishen balanca te vendosura prej dhjetra vjetesh.
    Megjithate edhe nga vete analistet ekonomiste levizja e fundit e Putinit nuk konsiderohet thjesht si nje veprim me karakter ekonomik por nje "hakmarrje" politike dhe shume strategjike ndaj Amerikes. Po ju citoj poshte nje koment qe lexova tek Forbes nga nje analist:

    Citim



    Hakmarrje e Embel! Rusia i deklaron lufte dollarit Amerikan!

    Ekonomia Amerikane mori nje goditje te forte gjate 2 javeve te kaluara... Duke zbritur 600 pike ne kuoten e Dow! Humbja ishte fale numrave te larte te papritur te inflacionit por kjo nuk eshte asgje ne krahasim me ate qe pritet te ndodhi... Hiperinflacioni!!!

    Me nje levizje shume te mencur Presidenti i Rusise Vladimir Putin deklaroi perpara gjithe kombit se Rusia do filloje te shkembeje rezervat dhe burimet e saja madheshtore te gazit natyror dhe te naftes, jo ne me PetroDollar por ne rubla ruse...!!!
    Kjo do jete hera e pare qe dollari amerikan sfidohet ka hapur per Supremaci. Iraku ishte gati ta bente por ne i pushtuam. Irani do ta bej afersisht brenda 2 muajsh dhe Amerika po ushtron presion ne Kombet e Bashkuara qe kjo gje mos ndodhi.
    Ndersa se fundi Rusia!!! KJO NUK ESHTE ASGJE TJETER VECSE nje Deklarate Lufte ndaj dollarit amerikan.
    Tani ju e dini me saktesi listen e armiqve te Amerikes... Kina, Lindja e Mesme, Rusia, Korea... tani qe skane me nevoje te mbajne dollarin amerikan si rezerve monetare per shkembimin me naften mendoni se do e kthejne ate mbrapsht tek Amerika? Nese ndodh keshtu me inflacionin qe eshte duke goditur ashper ekonomine per shkak te nje periudhe te stergjatur interesash te uleta... a nuk do shkaktonte kjo nje HIPERINFLACION?
    Nuk eshte asgje me shume se nje Arme e persosur, nje sulm ekonomik ekuivalent me nje bombe berthamore...!!!


    Me sakte dhe me qarte se kaq ska ku te shkoje
    Ja ku e ke dhe citimin nga shkrimi tjeter qe i jam drejtuar nje anetari ketu qe mbron idene e superioritetit amerikan:

    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Une bera nje paranteze ne fillim te shkrimit tim dhe thashe qe nuk jam ekonomist dhe cfare shkruajta eshte thjesht nje arsyetim i imi. Ndersa per ate faktin qe thua qe ekonomia amerikane eshte ne rritje .... Kam mbi nje vit qe lexoj vetem site amerikane dhe komente te vete amerikaneve, kam miq, shoke dhe te aferm ne Amerike, punoj me Ameriken dhe nga te gjithe pa perjashtim degjoj te njejten gje, Ekonomia Amerikane eshte duke shkuar poshte e me poshte. Une se di po sma percepton truri te qarte faktin sesi nje vend me nje borxh te brendshem 8.6 trilion dollare te kete nje rritje ekonomike apo stabilitet ekonomik. Ti besoj se jeton ne Amerike dhe po te them qe komenti qe degjoj me shume nga amerikanet eshte ky: Day after day american people are giving up their american way of life.
    Pra nuk them une qe ekonomia amerikane eshte e dobet sepse komenti im ne kete mes as nuk ul dhe as nuk ngre gje, e thone vete amerikanet. Ata amerikane qe gjate viteve te fundit e kane pare sesi ka ndryshuar standarti i jetes se tyre. Nga nje vend qe dikur ndihmonte nje bote te tere me para, sot nuk jane ne gjendje as te rindertojne New Orleans. Shikoji shikoji emisionet qe bejne vete amerikanet per New Orleans dhe sesi kane mbetur gjerat edhe mbas 9 muajsh dhe cfare katastrofe eshte...
    Une personalisht skam asnje ndjenje armiqesore ndaj Amerikes por dua te te keshilloj dicka qe mos lexo dhe shiko vetem CNN, kerko dhe burimet alternative dhe analiza qe si gjen neper faqet zyrtare se jane ato qe nxjerrin te palarat.
    Eshte shkruajtur qarte, e zeza mbi te bardhe...

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,062
    ok daruis

    po ti shkurtosh pak ato carcafet e tu do mundohem ti lexoj , por kaq te gjate sa i vendos ti , nuk e merr njeri mundimin ti lexoje.............

    sa per neutralitetin tend ate e kemi pare mire tek temat qe hap ti ......jane aq shume te neutrale temat e tua sa te vjen per te qare dhe per te qeshur ne te njejten kohe

    tani po iki ti fus nje gjume se eshte nate ketej nga italia

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dollari
    Nga Prototype nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 04-11-2010, 21:26
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Toni Bler i shpall luftė emigrantėve ilegalė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:13
  4. Shtajner shpall AKSH-nė organizatė terroriste
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 07:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •