Rusia i ka dhene Iranit nje perqafim prej ariu dhe paralajmeron Izraelin dhe Perendimin se nje sulm ndaj Teheranit do konsiderohet si nje sulm ndaj Moskes. Kercenimi rrit prespektiven e nje Lufte te Trete Boterore nese sulmohet Iranit. Ambasadorit rus ne NATO, Dmitry Rogozin shprehet perpara mediave se Irani eshte nje vend fqinj i Rusise dhe nje sulm i mundshem ndaj tij paraqet nje kercenim direkt per sigurine e vete Rusise. Kreu i Keshillit te Sigurise ne Kremlin, Nikolai Patrushev akuzoi Izrealin se po provokon Shtetet e Bashkuara te veproje kunder Iranit, njofton agjencia e lajmeve ruse Interfax. Sipas kesaj agjensie, Patrushev eshte shprehur se: "Ne te njejten kohe, ne besojme se cdo vend ka te drejten e tij te kete ate qe ka nevoje dhe ndihet mire, perfshi ketu Iranin".
Diten e premte, Rogozin paralajmeroi se nje sulm ndaj Iranit do shkaktoje "Nje Vere Arabe te Perzhitur", nje shprehje metaforike kjo qe insinuon ndezjen e situates konfliktuale. Qendrimi rus kohet e fundit ka qene haptaz kunder perendimit duke filluar me suportin qe Kremlini i tha presidentit sirian Bashar al-Assad duke paralajmeruar haptaz perendimin qe mos nderhyje ne Siri me forca ushtarake. Rusia eshte nje furnizuese e madhe me arme e Sirise dhe ka investime te rendesishme ne sektorin berthamor Iranian. Po ashtu dhe Japonia eshte duke e spostuar suportin e saj drejt Iranit duke devijuar nga premtimi i saj i javes se kaluar per te mbeshtetur sanksionet amerikane te cilat kane synim te detyrojne Iranin qe te heqe dore nga programi i pa kontrolluar berthamor.
Krijoni Kontakt