Close
Faqja 8 prej 57 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 561
  1. #71
    Irani paralajmeron hakmarrje ndaj Izraelit

    Presidenti i Iranit ka leshuar nje mesazh se myslimanet ne gjithe boten do hakmerren ndaj shteteve qe mbeshtesin Izraelin kunder Palestines. Edhe kete here Mahmoud Ahmadinejad ngriti pyetje mbi dimensionet e Holokaustit ku Gjermanet vrane 6 milione cifute.
    Izraeli eshte themeluar mbi bazen e deklaratave per Holokaustin per te cilen jane Palestinezet qe po e paguajne cmimin, ju drejtua ai turmes ne Teheran.
    Presidenti po mbante nje fjalim ne diten e Jerusalemit ne te cilen behen demonstrata te medha ne te gjithe Iranin per te mbeshtetur Palestinen.

    Korrespondenti i BBC ne Teheran, Frances Harrison u shpreh se toni i fjalimit ishte shume i ashper, madje edhe sipas standarteve te vete zotit Ahmadinejad.


    Nje kercenim i vertete

    Z. Ahmadinejad i quajti liderete Izraelit "grup terrorrist" dhe u duk qarte qe kercenoi cdo vend qe e mbeshtet ate.
    "Ju impononi nje grup terrorristesh ne rrajon. Eshte ne vete interesin tuaj qe te distancoheni nga keta kriminele... Ky eshte nje ultimatum. Mos u ankoni me pas...
    Z. Ahmadinejad tha se Izraeli ska me asnje arsye qe te vazhdoje te ekzsitoje dhe se shpejti do zhdukej. "Ky rregjim, fale Zotit, ka humbur arsyen per te ekzistuar. Perpjekjet per te stabilizuar kete rregjim fallco, me ndihmen e Zotit, kane deshtuar totalisht."

    Me pas ai vazhdoi duke thene: "Edhe sikur te pranojme qe Holokausti ka qene i vertete, pse duhet te paguajne Palestinezet per te."
    Ai tha se milionat e izraeliteve duhet te kthehen ne vendet e tyre te origjines. Z.Ahmadinejad tha se militantet Hezbolla Libanez kane tronditur mitin e fuqise ushtarake izraelite dhe si rrjedhoje "Sionistet" ne shtepite e tyre ne kende te ndryshme te botes nuk mund te jene me te sigurt.

    Lajmi ne origjinal ndodhet ketu: Iran warns of revenge over Israel

  2. #72
    Irani kercenon se Europa do paguaje per Izraelin

    Ne vazhden e kercenimeve te tij Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad mbas perfundimit te dhunes verbale ndaj Izraelit ju drejtua qeverive Europiane qe te terhiqen nga mbeshtetja e tyre per Izraelin pasi nga kjo mund te demtohen prej shpagimit iranian.
    Ai haptazi e quajti Britanine e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes si armiq te Iranit perpjekjet e te cileve per te bllokuar programin berthamor te vendit ne Keshillin e Sigurise te Kombeve te Bashkuara eshte komplet i jashteligjshem.

    Ahmadinejad shtoi se vendet Europiane mund te paguajne nje cmim shume me te larte sesa USA per mbeshtetjen e tyre ndaj Izraelit.
    "Ne i kemi paralajmeruar europiane qe amerikanet jane shume larg por ju jeni fqinjet e vendeve ne rajon" tha ai. "Ne ju informojme se vendet jane si nje oqean qe thellohet dhe kur te filloje stuhia, dimensionet nuk do jete te kufizuara vetem per Palestinen dhe ju mund te demtoheni. Eshte ne interesin tuaj qe te distancoheni nga kriminelet...

    Zoti Ahmadinejad i cili vitin e kaluar u shpreh se Izraeli do zhduket nga harta dhe e mohoi holokaustin duke e quajtur nje mit, nuk ka shprehur ndonje here me pare nje dallim kaq te qarte midis suportit Amerikan dhe atij Europian per Izraelin.

    Lajmi ne origjinal ndodhet ketu: Ahmadinejad warns Europe it will pay for backing Israel


    Dy deklaratat e mesiperme jane nga me te ashprat te bera ndonjehere nga Irani zyrtar. Mbas fjales se tij ne OKB u duk sikur per nje fare kohe presidenti Iranian u qetesua dhe ne pozita paksa te terhequra ka pritur zhvillimin e ngjarjeve ne arenen nderkombetare, sidomos problemin gjithmone ne rritje me Korene e Veriut. Por dy deklaratat e mesiperme i dhane fund njehere e mire heshtjes se tij te perkoheshme.
    Toni i ashper i ketyre deklaratave mund te pritej sidomos mbas gjuhes se ashper te perdorur nga Olmert ne takimin e tij te para disa diteve ne Moske me Vladimir Putinin ku tha se Irani do paguaje nje cmim te shtrejte nese nuk terhiqet nga ambicjet e tija berthamore, duke bere te qarte se forcat izraelite mund te nderrmarin aksione ushtarake. Ndersa diten e premte duke ju drejtuar reportereve ai nuk tha asgje specifike per te sulmuar ushtarakisht programin berthamor te Iranit sic beri 25 vjet me pare kunder Irakut ndaj te cilit dergoi avionet luftarake per te shkaterruar nje reaktor berthamor te paperfunduar. Por ne menyre te perseritur ai tha se iranianet duhet te kene frike nga pasojat e kokfortesise se tyre.
    Ska per te patur ndonjehere qetesi ajo zone deri sa te haje koken ose njera ose tjetra pale. Sa per Izraelin qe ne diten qe eshte krijuar vetem probleme ka shkaktuar. Ahmadinejadi kur vjen puna tek Holokausti sikur te jete nxenesi i Zundelit. Lol...

  3. #73
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    =>> Ahmadinejad eshte "frustated" ne menyren si europa/amerika po i hedhin me shume benzine zjarrit sesa uje per ta fikur

    nje gje te kuptoni juve, fuqine ne iran e ka supreme leader dhe keshilli i tij jo presidenti.

    sipas scott ritter ne librin "target iran" eshte po ky supreme leader qe mbas fjalimit te bush ne 2002 "iran eshte axis of evil" iu drejtua zviceraneve, si ndermjetes, se ai ishte dakort qe izraeli dhe amerika te punonin se bashku, e perseris se bashku! me iranin te hiqnin qafe alkaiden. kerkoi bashkepunim direkt me izrael dhe amerike dhe sipas tij alkaida eshte kercenim po ashtu per iranin.

    sapo mbarova se lexuari kete liber

    Target Iran: The Truth About the White House's Plans for Regime Change (Hardcover)

    link
    http://www.amazon.com/Target-Iran-Ho...e=UTF8&s=books

    =>>> sipas autorit , qe ka bredhur ne lindjen e mesme, ne iran nuk ka diktature dhe nese ka eshte 100 here me e vogel se shtetet e tjera ne rajon.

    lexojeni do hapni syte. sipas autorit iranianet jane 100 here me pro-western se cdo banor i lindjes se mesme.

  4. #74
    Qe nuk ka deshire per paqe ne kete mes ajo duket qarte. Cfare do qe jete loja Amerika do me cdo kush nje lufte te re. Te pakten kjo eshte pershtypja qe kam une. Nga ca raporte financiare te 2 viteve te fundit del qe industria ushtarake si dhe kontraktoret think tank te tipit Bechtel apo Lockheed jane 10 fishuar fitimet e tyre. Dhe dihet qe lufta eshte ajo qe te krijon kete fitim kolosal, armet, mjetet luftarake, nje industri e tere qe i ka fijet shume shume thelle ne mbrapaskenen politike.
    Kjo puna e Izraelit duket sikur eshte bere si shtet vetem per kete qellim qe te mbajte gjithmone vatra te gatshme konflikti. Nuk besoj ne politiken e paqes amerikane sic nuk besoj ne pasivitetin fiktiv europian. Te shoim ca do sjelli takimi i ardhshem i Bilderbergers se dy heret e fundit direkt mbas mbledhjeve kane dale blue prints te konflikteve te ardhshme. Sa keq per njerezit e thjeshte dhe per popujt qe jane kaq te pafuqishem te kontrollojne fatet e tyre dhe akoma me keq qe keto fate jane ne duart e nje grushti njerezisht, te afte te shkaterrojne cdo gje per interesat e tyre. Irani ska si te jete ndryshe, eshte pjese e lojes dhe ka apo ska te drejte si vend do jete pawn ne kete mes.
    Kam disa shoke iraniane prinderit e te cileve kane emigruar ne Kanada ne kohen kur Khomeini mori pushtetin dhe ndryshoi komplet sistemin ne Iran. Jam habitur kur me kane treguar sesa e civilizuar ka qene si shoqeri dhe si vend. Kam pare dhe fotografi dhe Teherani sikur mos shikoje germa arabe nuk do e dalloje nga asnje kryeqytet perendimor, i zhvilluar, femra te pambuluara dhe madje te veshura me minifunde, kazino, bare dhe disko etj etj. Ska si te jete ndryshe qe mos e kene jeten perendimore ne gjak por qe kane diktature tani kane qe cke me te. Ndofta jo e permasave qe e ka patur Iraku po venia e fese ne sistem dhe ne qeveri e ka ndrydhur shume jeten aty. Faktori fetar nuk eshte esktremist sic eshte ne vendet perreth dhe e vetmja menyre per sistemin qe te mbaje pushtetin eshte diktatura.

  5. #75
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Irania eshte diktature or ti, tamam si ajo e Enverit, i mori ne qafe ideologjia ata, me keq se ne do perfundojne. Gjynaf rinia thuaj qe do te gezoje.

  6. #76
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga pitisoms
    Irania eshte diktature or ti, tamam si ajo e Enverit, i mori ne qafe ideologjia ata, me keq se ne do perfundojne. Gjynaf rinia thuaj qe do te gezoje.
    irani eshte teokraci dhe JO diktature, fuqia fetare influencon ne shume vendime por jo diktature. diktature eshte arabia saudite etj. por jo irani.

    sic e thote scott ritter ne librin qe postova nuk ka diktature ne iran. diktature gjen ne arabi jo ne iran.

    ok nje shembull. "Zirzamin" eshte =>> nje reviste i muzikes rock iraniane qe botohet ne iran =>> lexuar nga iranianet =>> shitur ne banaket e dyqaneve ne tehran per cfare diktature e ke fjalen ti?

    ka ndonje reviste i muzikes rock ne arabi saudite?????????
    kishte ne kohen e enverit? irani nuk eshte diktature

    nje shembull te vogel thashe.

    scott ritter ka permendur aty se ne shkollat e arabise saudite te krishteret dhe infidelet quhen derra dhe aspak nuk quhen te tille ne shkollat iraniane biles eshte e ndaluar

    biles shtohet se monarkia saudite i hedh benzine zjarrit ne te njejtin ritem dhe metoda sic i hedhin miqte e tyre amerikane dhe europiane.

    lexoni librin e scott ritter, iranianet jane po aq pro-western sa jane vete perendimoret westeners

    libri i scott ritter
    http://www.amazon.com/Target-Iran-Ho...e=UTF8&s=books


    ku eshte demokracia ne pakistan kur musharafi eshte 100% pronar i pakistanit?

    ku eshte demokracia ne arabi saudite kur monarket saudite jane po ashtu 100% pronare?

    ku eshte demokracia ne egjypt kur presidenti hosni mubarak per cudi fiton 98% te votave cdo votime? etj etj etj

  7. #77
    Gjehet plutonium ne stabilimentet nukleare ne Iran


    Ekspertet e International Atomic Energy kane gjetur ne nje stabiliment berthamor ne Iran gjurme plutoniumi dhe uraniumi te pasuruar dhe kane kerkuar shpjegime nga Teherani. Raporti i pergatitur per takimin e javes se ardhshme midis 35 vendeve pjesmarrse ne IAEA ka fshikulluar po ashtu Teheranin per mos bashkepunimin me perpjekjet e agjensise per te hetuar disa aspekte te dyshimta te programit berthamor Iranian qe ka ngjallur frike se ky program mund te kete si drejtim ate te prodhimit te armeve berthamore. Po ashtu nje tjeter material prej 4 faqesh i vene ne dispozicion te The Associated Press konfirmon faktin qe Irani vazhdon pasurimin e uraniumit ne kundershtim me kerkesen e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.

    Ne oret e para te dites se marte Presidenti Mahmoud Ahmadinejad tha se Irani se shpejti do festoje perfundimin e programit berthamor dhe deklaroi se komuniteti nderkombetar eshte gati te pranoje kete vend si nje shtet berthamor.
    Irani ka qene ne nje gjendje te acaruar me perendimin ne lidhje me kete program berthamor. Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet e saj Europiane kane kerkuar vazhdimisht nga Keshilli i Sigurise se OKB qe te dali me nje rezolute per sanksione ndaj Teheranit si pergjigje e refuzimit te kesaj te fundit per te pezulluar pasurimin e uraniumit.

    "Fillimisht, ata (Usa dhe aleatet e saj) ishin shume te zemeruar. Arsyeja ishte e qarte, ne thelb ata duan te monopolizojne energjine berthamore ne menyre qe te sundojne boten dhe ti imponojne vullnetin e tyre vendeve te tjera," u shpreh Ahmadinejad ne nje konference shtypi.


    Lajmi ne origjinal: Plutonium Found in Iran Waste Facility


    Ky lajm eshte per te gjitha ata tifozet e Iranit dhe patollogjiket ndaj cdo gjeje qe vjen era perendim apo "pro amerikanizem". Deri tani Irani po "perpiqej" te merrte asistencen e eksperteve te perendimit per stabilimentin ne Arak ku te mund te prodhonte plutonium ne sasi te tilla qe mund te arrinte te prodhonte 2 bomba atomike ne vit.
    Ndersa tani zbulohet qe jo vetem e kane prodhuar kete plutonim por e kane superuar me kohe problemin e izotopeve per te cilat kerkonin asistencen e perendimit.
    E kam thene me bindje te plote me pare qe ska pse te kalohet ne paranoje per faktin qe jo cdo tentative per energji berthamore duhet pare si perpjekje per armatim berthamor por veprimet e Iranit jane shume dyshuese dhe lene mjaft vend per deduktime.
    Vete menyra e te vepruarit ne dy plane; nga njera ane kerkojne ndihmen e eksperteve te huaj per te zgjidhur problemin e izotopeve ne prodhimin e plutoniumit, ndersa nga ana tjeter jo vetem qe e kane zgjidhur kete problem por e kane prodhuar plutoniumin me pare dhe ne menyre te fshehte ne stabilimente sekrete.

    Ne kete pike vetem nje miop mund te thote qe Irani eshte i paster ne veprimet e tij dhe ska asnje prapamendim apo synim tjeter pervec energjise nukleare.

  8. #78
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs down

    Presidenti i Iranit me duket mua si nje Hitler i ri...duhet bere dicka.
    As qe du me dit!

  9. #79
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Mos valle po perseritet gabimi qe fuqite e asaj kohe bene me Hitlerin, pra nenvleresimi. e pastaj e dime shume mire se si erdhen ngjarjet nga ky nenvleresim.

    ciao
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #80
    Ashtu me duket edhe mua. I njejti qendrim si me Hitlerin vetem se si ne rastin e tij ashtu dhe ne rastin tani me Ahmedinejadin nuk eshte nenvleresim i pavullnetshem por dicka e qellimte. Ishin planet e atilla nga the power that be dhe jane te njejtat plane per nje tjeter konflikt qe duhet te ndodhi.
    Industria e armeve ka nevoje per tregje te reja, gjeopolotika po ndryshon dhe duhen krijuar 'superfuqi' te reja. Dihet gjithmone qe luftrat kane nxjerre te tilla dhe nuk eshte gje tjeter vecse testi i rradhes.

Faqja 8 prej 57 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Irak
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  2. Situata epidemiologjike nė Kosovė konsiderohet e qetė
    Nga argjenddre nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 00:56
  3. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  4. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •