Irani paralajmeron hakmarrje ndaj Izraelit
Presidenti i Iranit ka leshuar nje mesazh se myslimanet ne gjithe boten do hakmerren ndaj shteteve qe mbeshtesin Izraelin kunder Palestines. Edhe kete here Mahmoud Ahmadinejad ngriti pyetje mbi dimensionet e Holokaustit ku Gjermanet vrane 6 milione cifute.
Izraeli eshte themeluar mbi bazen e deklaratave per Holokaustin per te cilen jane Palestinezet qe po e paguajne cmimin, ju drejtua ai turmes ne Teheran.
Presidenti po mbante nje fjalim ne diten e Jerusalemit ne te cilen behen demonstrata te medha ne te gjithe Iranin per te mbeshtetur Palestinen.
Korrespondenti i BBC ne Teheran, Frances Harrison u shpreh se toni i fjalimit ishte shume i ashper, madje edhe sipas standarteve te vete zotit Ahmadinejad.
Nje kercenim i vertete
Z. Ahmadinejad i quajti liderete Izraelit "grup terrorrist" dhe u duk qarte qe kercenoi cdo vend qe e mbeshtet ate.
"Ju impononi nje grup terrorristesh ne rrajon. Eshte ne vete interesin tuaj qe te distancoheni nga keta kriminele... Ky eshte nje ultimatum. Mos u ankoni me pas...
Z. Ahmadinejad tha se Izraeli ska me asnje arsye qe te vazhdoje te ekzsitoje dhe se shpejti do zhdukej. "Ky rregjim, fale Zotit, ka humbur arsyen per te ekzistuar. Perpjekjet per te stabilizuar kete rregjim fallco, me ndihmen e Zotit, kane deshtuar totalisht."
Me pas ai vazhdoi duke thene: "Edhe sikur te pranojme qe Holokausti ka qene i vertete, pse duhet te paguajne Palestinezet per te."
Ai tha se milionat e izraeliteve duhet te kthehen ne vendet e tyre te origjines. Z.Ahmadinejad tha se militantet Hezbolla Libanez kane tronditur mitin e fuqise ushtarake izraelite dhe si rrjedhoje "Sionistet" ne shtepite e tyre ne kende te ndryshme te botes nuk mund te jene me te sigurt.
Lajmi ne origjinal ndodhet ketu: Iran warns of revenge over Israel
Krijoni Kontakt